Showing posts with label Arkiva. Show all posts
Showing posts with label Arkiva. Show all posts

Thursday, February 23, 2017

Qytetëza etruske e të vdekurve


                
               
Qytetëza etruske e të vdekurve 

Emri i Pellazgëve është një emër i « përgjithshëm », sikur nodhi më Ilirianët dhe Trakët. Ky emër « Pellazg » kujton një popull parahistorike pasardhësit e « popullit të Shpellave » (shtëpitë e tyre e parë ishin shpellat dhe guvat) që përcaktonin një grup njerëzve të përbërë nga disa grupe shoqërore (tribu) që rrjedhnin nga një popull të vetëm me të njëjtën etnie, duke folur të njëjtën gjuhë në dialekte të ndryshme dhe gati duke pasur të njëjtat tradite : Trakët, Ilirët, Trojanët, Dardanët, Frigianët, Moskët, Liqët, Karianët, Mizianët, Etruskët, Mesapienët, etj. (nga Mathieu Aref)




E pra, kur jemi edhe tek etruskët  si pasardhës të pellazgëve , do të flasim për një trashëgimi të madhe botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO Nekropolet Etruske  (Varrezat Etruske)
Në Çerveteri janë edhe sot  “varrezat” etruske në të cilat gjënden me mijëra varre të organizuara  me një plan (të ngjashëm  me një qytet); me rrugë, sheshe të vogla dhe fqinjësi. Pra ky quhet edhe "qyteti i të vdekurve", por është trashëgimia më e jashtëzakonshme e Civilizimit të lashtë Etrusk. Pra një civilizim unik para romak plan të urbanizuar.

Të spjegojmë, çdo varr i nekropolit është i ndryshe nga të tjerët me trajta të ndryshme varësisht nga periudha e ndërtimit  dhe teknik a kohës. Ky lokalitet etrusk i Çerveterit daton diku nga shek.9 pra Kr.
Fotot e tregojnë më së miri arkitekturën etruske.

Një vepër shumë me rëndësi për historinë dhe shkencën  shqiptare në fushën e hulumtimeve të qytetërimeve të lashta mesdhetare, me një fokusim dhe orientim të përqëndruar në zbulimet e së vërtetës për pellazgët, ilirët, etruskët dhe për shqiptarët. 
Ç’është e vërteta kësaj fushe hulumtimi iu kanë rrekur shumë studjues si të pasardhësve të tyre po ashtu edhe të huaj por me veprën “Pellazgët, Ilirët, Etuskët, Shqiptarët” Nermin Vlora  ka dhënë një kontribut shumë të madh  duke vënë në spikamë shumë zbulime  të cilat deri vonë kanë qenë sa e diskutueshme po aq edhe të panjohura. Ajo konstaton se ”shqipja  që flitet në trojet indigjene Shqiptare ishte gjuhë e përbashkët e pellazgëve, ilirëve dhe e etruskëve të lashtë, prandaj nëpërmjet saj mund të rindërtohet edhe historia e tyre”.
 Në veprën që po ua propozojmë, të nderuar lexues, do t’i gjeni këta kapituj: “Qytetërimet e lashta mesdhetare”, “Etruskishtja gjuhë e gjallë”, “Lashtësia e gjuhës shqipe”, “Shqipja çelësi i gjuhëve” dhe “Prona gjuhësore dhe gjenetika”.
Për t`u përmendur janë Muzeu Nacional I Romës, Muzetë e Vatikanit dhe muzetë tjera botërore  ku ruhen gjetjet e ndryshme në këto varreza Etruske.



Monumentet etruske ishin deri vonë gati të panjohura sepse më parë i kthyen në monumente romake dhe më pas në monumente të krishtera. Vetëm varret që janë zbuluar në kohët moderne dhe që ishin ende të pa dhunuar, na kanë dhënë idenë e origjinalitetit të atij qytetërimi të shkëlqyer.

 
Fahri Xharra,23.02.17
Gjakovë



Saturday, February 4, 2017

Migjeni dhe Arshi Pipa - Shkruan Fahri Xharra.


Migjeni  dhe   Arshi Pipa
Arshi Pipa (1920 - 1997) është një poet i njohur. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, Arshi Pipa studioi për filozofi në Universitetin e Firences (Itali).

Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e shfarrosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut", që është vepra poetike më e mirë e poetit.

Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).
Shkrimet e tij të botuara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në:
1) poezi, 2) estetikë e filozofi dhe 3) kritikë letrare.  

Në poezi janë vëllimet shqip: "Lundërtarë", "Libri i Burgut", "Rusha" dhe "Meridiana", me përjashtim të vëllimit të parë, të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe për këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar.
Përsa u përket studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm disa nga ato që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe: "Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare, "Fan Noli si një nga figurat komëtare dhe ndërkombëtare shqiptare", "Humanistët italoshqiptarë", "Bisedë përmbi Kadarenë", "Fenomeni Kadare" etj.

Arshi  Pipa i kishte disa pargjykime të gabuara të shkruara për Migjenin të cilat sjellin dezinformim tek shqiptari : “Pipa i qaset Migjenit nga disa pikëvështrime derisa arrin në konkludimin që Migjeni, edhe pse nuk është shqiptar, është poet i madh i letërsisë shqipe”. Pra, Migjenin e vlerëson sipas veprës letrare, jo sipas përkatësisë nacionale.

"Pipa nënvizon rëndësinë e Migjenit që lidhet ekskluzivisht me letërsinë shqipe, pasi po të ishte “në Jugosllavi fjala vjen, ku poezija shoqnore ka qenë e njoftun kaherë, poeti i “Vargjevet të Lira” nuk do t’ishte dallue fort”, por “në Shqipni Migjeni asht nji i vetëm, asht pionier”. Në këtë ese jepet edhe konstatimi: “Mos ta harrojmë se ai që ka sjellë nji fletë të re në letërsín shqipe ka qenë nji mësues katundi".

Sa gabim nga Arshi Pipa!
Ky përfundim i Arshi Pipes është më problematiku, “sepse poetin aq të dashur për lexuesit shqiptarë e nxjerr me prejardhje sllave. Pipa tregon se Migjeni, pos prejardhjes, edhe edukimin e kishte sllav (maqedonisht dhe rusisht) dhe kontributin arsimor e dha për sllavët (u dha mësim nxënësve serbë në Vrakë, e pastaj nxënësve shqiptarë në Pukë). Në shtëpi fliste serbisht, pasi shqipen nuk e njihte mirë. Kështu, nënvizohet e meta gjuhësore e shfaqur aq shpesh në poezinë e Migjenit. Ai shkroi serbo-kroatisht dhe pastaj shkrimet i përktheu shqip.

Po ashtu, mesianizmi i shfaqur në poezinë e Migjenit, sipas Pipës, është i huaj për psikologjinë shqiptare, por është familjar për mendjen sllave. Konkluza është e qartë: “stili dhe skeleti i mendjes së tij janë thelbësisht sllavë”, pasi ai është një “fenomen i hibridizimit kulturor: shpirt sllav që flet shqip”.

Edhe interesimi tematik i tij kushtëzohet nga formimi sllav: si ortodoks i Shkodrës  “ , Migjeni tërhiqej nga marksizmi dhe i hapi portat për trajtimin e letërsisë sociale. Madje shpesh vepra e tij ka një gjuhë liturgjike me mesazhe socialiste. Po ashtu, tek ai nuk dihet ku mbaron Marksi e ku fillon Niçe.
Largimin nga tradita “ Pipa e gjen edhe te refuzimi që Migjeni ia bën vargut kombëtar shqiptar, tetërrokëshit, i cili nuk shfaqet kurrë në poezinë e tij. Pjesa më e madhe e vargjeve të lira nuk është në varg të lirë; metafora është forma e tij e shprehjes; përdorimi i kohës dhe i mënyrës është i gabueshëm, ashtu si përemri, nyja etj.; sintaksa e tij nuk është tamam shqip.

Kështu, del që Migjeni, pos gjuhës së vet serbe, kishte mësuar edhe këto gjuhë: maqedonisht, rusisht, greqisht, latinisht, frëngjisht dhe shqip, nga të cilat shqipen e zgjodhi si gjuhë për t’u artikuluar artistikisht.”

Per spjegim te drejtë “I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me këtë mbiemër gjenerik,  se familja e kishte origjinën nga Dibra e Madhe,  nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te 19-te.
Kemi plot familje të shperngulura ne kete qytet te Veriut: Gjergaj,  Siliqi,  Banushi,  Kadiqi,  Dibra,  e te tjera.

Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thonë se mori pjesë në ndërtimin e kishës ortodokse në Shkoder. Kur shkonte si murator nëpër katundet e ndryshme,  ne Mal te Zi,  Nikolla u njoh dhe u martua me një vajzë nga Kuçi,  me Stake Milanin,  e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e asaj krahine,  shqipen per gjuhe amtare.

Nikolla Dibrani,  kur humbi jetën në Mal te Zi,  aty nga moti 1876,  la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston,  fare te vegjel.( http://www.zemrashqiptare.net/news/id_40465/Fahri-Xharra:-Migjeni,-shqiptari-ortodoks-i-Maqedonis%C3%AB!.html )

Kurse Fritz Radovani e thotë:  Kjo mungesë  për  të vërtetën e Migjenit  vjen nga mos njohja dhe studimi i At Gjergj Fishtes, i cili e ka thane mbi 73 vjete perpara kush asht Milloshi i Gjergjit....
   
     




Fahri Xharra,04.02.17

Gjakovë

Friday, January 27, 2017

Gjirokastër - Shkolla e Parë Shqipe "Liria"- MONUMENT KULTURE.

  

PËRSHKRIMI
Pas përpjekjeve shekullore të patriotëve shqiptarë, të cilët edhe pse ndiqeshin e persekutoheshin, në qytetin e Gjirokastrës hapet shkolla e parë shqipe me emrin “Liria”, aty ku sot ngrihet Obelisku, kushtuar kësaj ngjarjeje. “Patrioti gjirokastrit Panajot Dhima dhe mësuesit e parë ishin Thoma Papapano, Iliaz Hoxha, Asaf Çipi, Bastri Beqiri, Safet Canole, të cilët me shumë vështirësi siguronin libra e fletore për nxënësit e tyre.

Janë dashur tre vjet luftë dhe përpjekje që Këshilli Ministror Turk të vendoste lejimin e përdorimit të shkronjave latine nëpër shkolla shqipe”,shkolla e parë shqipe “Liria” u njoh zyrtarisht nga një dekret imperial i Sulltan Reshatit, më 14 prill 1911. Kështu, në vitin 1926 qyteti i Gjirokastrës, si qendër e prefekturës kishte një lice me 137 meshkuj dhe 6 femra, si dhe 30 shkolla fillore me 1353 meshkuj dhe 668 femra.


https://milibutka.blogspot.al

Monday, January 23, 2017

Cilët ishin arnautashët? - Shkruan Fahri Xhara.

Cilët ishin arnautashët?


‎"Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popull kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. ” (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.)

Ishim të panjohur,sepse nuk donin të na njihnin. ” Lahyvlevelatë” na sundonin ,na shkombëtarizonin ,na ndërronin fenë ,me çdo lloj metode ; dhe ne mbeteshim të panjohur për të tjerët. Z.Tunman e dinte këtë dhe donte që botës së civilizuar t`ia rikujtonte se në mesin e tyre ishin edhe shqiptarët. Shikoje dhe lexoje Zotin Tunman ,1774 !,
Sot bota e di se ne ku jemi dhe si jemi ,por na dalin të rinjtë që mundohen në “ emër të shkencës së të pavërtetës historike “ të na i rrumcullojnë rrënjët dhe të na paraqesin pak a shumë si jashtëtokësorë (E.T.) të ardhur diku në fillimin e lulëzimit të Perandorisë Osmane., apo jo miq të nderuar ?
Një sqarim para se të kaloj në shtjellimin e temës qe e keni parasysh. Me qenë se serbët janë “telalli “ më antishqiptar në Europë , atëherë duhet të lundrojmë nëpër publikimet e tyre të shpërndara anë e kënd Europës duke na paraqitur si “mbetje osmane “ . Ju lutem lexoni shkrimin me vëmendje dhe mos komentoni pa e kuptuar mirë se për çka flitet këtu.
Kush ishin Arnautashët? Serbët për të hedhur sa më shumë baltë mbi ne e shpiken edhe termin “arnautash ‘ – dmth. serb i shqiptarizuar dhe i islamizuar. Pra, kjo daton që moti .
“Pas Betejës së Kosovës (1389) ,serbët e këtuhit u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. 
Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithmonë e paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm- spjegon historiani Gjuretiq duke shtuar se mbi 80% të shqiptarëve të sotëm ,nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.” …” dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.” – kjo përputhet me ligjërimet e Mero Bazes dhe Baton Haxhiut

“Por islamizimi më i madh i serbëve,sipas burimeve të tyre ,qenka rritur shumë në shek.XVII dhe në fillim të shek.XVIII-të se pse si arnautashë ata paskan pas më shumë të drejta ose sipas burimeve tjera shumë serb e paskan pas pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të konvertuara në islam e paskan pas ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare. .” E shihni që serbet gjithmonë kanë menduar që neve do të na përpijnë me dhunë ose me “hater”?

“Por ,vazhdohet më tutje në shkrimet e tyre (e që janë me mijëra),pra albanizimi i serbëve të islamizuar u bë të ata serbë që nuk ju ndiente më për ndjenjën kombëtare,dhe u martuan me vajza të komuniteteve fisnore shqiptare.(?) Për një kohë të gjatë historike ata të konvertuarit u quajtën nga serbet ortodoks, si Arnautashë.
Por për çudi ata arnautashët nuk e paskan pas ndier vetën as si turq e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po e ndiekan vetën më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër ;në Drenicë paskan pas qenë Dokiqt,Veliqt,Marushiqt, Zoniqt,Raçiqt ,Geciqt, të cilët shihet që ishin me origjinë “serbe “. Situatë e njëjtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,Bojkoviqt, Dekiqt,Lekiqt ,Stojkoviqt etj.

Të mbajmë në mend atë çka e lexojmë, dhe mos të mashtrohemi me këta kasnecët ( kasnec , emër i vjetër shqiptar për lajmëtarin , postierin )e Serbisë që në emër të islamizmit mundohen të na humbasin historinë .
Duke kaluar nëpër Kosovë e Metohi. S. Gopçeviq ,paska pas qëndruar gjatë në Prizren. Të dhënat që ai paska pas mbledhur , i paskan pas treguar një shkallë të lartë të islamizimit të serbëve të Prizrenit;kurse Gjakova shënohet si vend i 4.100 familjeve nga të cilat 161 të serbëve kristian ( shkijet e rajës;shqiptarët ortodoks f.xh.),130 të shqiptarëve katolikë e të tjerët shqiptarë të islamizuar.

Bogdanoviqi (Knjiga o Kosovu, Dimitrije Bogdanoviq1985), spjegon se “ populli serb ishte viktimë e jo vetëm një stihijeje por e një plani për zhdukjen fizike te tij”. Kurse për Samargjiqi ,1989 ,shkruan “Arbanasit” ,që në shek.XVI –të ishin ekspanziv ,dhe se turqit ishin ata që i lejuan mbi serbët që “si gozhda e ndryshkur të mbijnë mbi dheun e tyre të lashtë. ( të Serbisë?)”
Autorët e vjetër serb i përshkruanin shqiptarët si “zullumqarë”, “bisha të tërbuara”( Ristiq ,1864) ; si dhe “arbanasët e egjër” të cilët ishin “ thjeshtë barinj të egjër” ( Sreqkoviq,1888) Thjesht shkruhej ashtu ,si atyre iu shkonte për shtati.

Pra ,herë shkruhej për ne që ishim si “bisha”, “barinj të egjër” që nuk dinim të bëjmë shtet ,kur ishte ne pyetje ndarja e tokave , e herë shkruhej për ne se ishim arnautashë , (serbë të islamizuar dhe të albanizuar.), kur iu duhej përvetësimi i ynë karshi botës.
Një burrë i mençur i Europës ka pas thënë ,se vetëm atëherë kur shqiptarët e shkruajnë vetë historinë ,atëherë ajo është historia e tyre.

Të vazhdojmë me arnautashët e serbëve. Së pari një pyetje tjetër ,pse Turku nuk na thirri ashtu si quheshim ,por na e tha se jemi arnautë? Pse kurrë nuk duel ti shpjegon botës se këtë racë që po e shtypi me shekuj ,edhe këta e kanë origjinën e tyre? e kishte të vështirë? Jo ,thjesht nuk donte.
Po ,me çfarë dokumente e fakte historike ,serbet e morën guximin që të përvetësojnë një popull dhe ti qitet hi syve të botës se këtu paska pas vetëm serb? E ne ,historia e jonë që daton që nga pellazgët,ilirët, arbrit dhe shqiptarët,të heshtim dhe të pranojmë atë se çka shkruanin serbët, apo jo të nderuar lexues ?

Nuk jemi fejtonista ,por letrat e shkruara janë të lexueshme ,ato edhe komentohen . A nuk është e vërtetë ?  Me shpartallimin e perandorisë osmane trojet shqiptare u nxorën në pazar nga vetë perandoria për ti joshur apetitet sllavo-ortodokse të Moskës, Beogradit e Athinës.
Prej më shumë se 100 mijë km², Shqipëria londineze ngeli vetëm me rreth 28 mijë km² , sepse të tjerat u aneksuan nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, me ndihmën e Rusisë dhe me pamundësinë e mbrojtjes nga shtetet perëndimore . Edhe kjo pak Shqipëri , përveç përpjekjeve dhe gjakut të derdhur , është një dhuratë e bërë për popullin shqiptar nga ana e disa shteteve mike euro-perëndimore dhe SHBA-ve.

“Alfabeti me shkronja latine u miratua kundër rezistencës së ashpër të klerit mysliman.” po shkruajnë edhe sot; por jo vetëm për këtë por edhe për të vazhduar aty ku kishim mbetur. Apo jo?
Ne e dimë edhe këtë që e thoni ju: “Përhapja e ideve kombëtare shqiptare ishte një ndërmarrje tejet e vështirë, madje rreth vitit 1900 Perandoria Osmane ndaloi përdorimin shkrimor të shqipes. ( po ,ajo s`e kishte lejuar kurrë f.xh.) Gjuha shqipe, sipas pikëpamjes osmane, mund të dëmtonte besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë”. Pastaj vazhdohet ;” Të ndarë e të përçarë (1912), shqiptarët u shndërruan në top loje të fuqive ballkanike dhe evropiane . Të bëhemi edhe sot ?

“Shqiptarë, osmanë, mercenarë, orientalë, perëndimorë, të paorganizuar, kaotikë, të degjeneruar historia shqiptare është plot drama dhe absurde na shkruan E.R. , “ . Jo nuk është e vërtetë. Kemi drama që pa fajin tonë janë luajtur mbi kurrizin tonë ; por nuk jemi kaotikë dhe absurdë.


Fahri Xharra
Gjakovë,23.01.17
---------------------------------------------------------------------
https://milibutka.blogspot.al

TRADHTI E LARTË (Cili është rekordi që theu Eva)

TRADHTI E LARTË
(Cili është rekordi që theu Eva)

Po t’i besojmë Biblës, (dhe s'ka arsye që të mos i besojmë; këtu janë dakord Jahudinj, të Krishterë e Muhumedanë), Perëndia në krye bëri Adamin; pastaj, me marifet, si një kirurg i mbaruar, hoqi një brinjë prej Adamit dhe nxori Evën. Dhe kështu doli femra në botë; prej brinjës së burrit!
Pasi duall në botë Adami dhe Eva, u paraqitën përpara Zotit lakuriq (se atëherë s’kishin dalë stofrat Engleze), dhe i thanë:
- Tani ç’të bëjmë? Cili është qëllimi i jetës?
Zoti iu mbajti një fjalim (në gjuhën Jahudiçe) dhe midis të tjerave u tha:
- Këtu në Parajsë, i kini të gjitha të mirat, bota ka nevojë për njerëz, prandaj filloni ta shtoni; pillni djem e çupa; vetëm, mos hani nga pema e mallkuar; se ay që do t’i shmanget porosisë sonë quhet tradhtar dhe i mallkuar. Adami dhe Eva ulën kokën dhe me respekt u larguan
Këto ngjanë në ditën e parë të krijimit të njeriut, por Eva nuk e mbajti fjalën; kurioze prej natyre vajti dhe hëngri nga pema e helmuar; një ëngjëll e pa dhe vrapoi te Zoti duke i thënë:
- Zot, gruaja të tradhtoi, hëngri nga pem’ e mallkuar e pashë që po fjalosej në inimitet me gjarprin; sigurisht i vuri brirë Adamit të gjorë
Dhe Zoti i vrenjtur, ngriti dorën dhe bërtiti:
- Grua e mallkuar; gjashtë orë pas daljes në botë, tradhëtove burrin tënd; u bashkove me lanetin; shporru që këtej
Eva, ashtu siç ish lakuriq, mori lanetin prej krahu dhe zbritën në botë; pas ca vjet, bota filloj të shtohet!
Njerëzit u shumëzuan pa e ditur se ishin bijt e një gruaje që kish tradhëtuar burrin e saj, më von e muarr vesh. Sa për Adhamin, (i shkreti do të jetë mplakur tani) ay, mbeti në parajsë si gjysm' i ve; një grua e hodhi në gjirin e dëshpërimit
Tradhëtia e naltë me të cilën filloi bota, vazhdon; shumë gra tradhtojnë burrat e tyre; por s'ka bërë vaki që, një grua, gjashtë orë pas lindjes së saj; të tradhëtonjë burrin; Eva theu një rekord.
Këshu thotë Bibla; dhe bibla është një libër e shenjtë.
Gazeta “Rilindja” 1934. Nr.1.
-------------------------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------

Thursday, January 19, 2017

Ministri shqiptar Kolë Bibë Mirakaj që shpëtoi 2000 Hebrenj.


Urdhëri i ministrit të Brendshëm për të pajisur me pasaportë shqiptare hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri në vitin 1943.

Ishte vitit 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm
hebrenjsh ndodhej në territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët gjermanë. Në atë kohë, ishte ministër i Brendshëm Kolë Bibë Miraka, i cili drejtoi këtë dikaster në periudhën maj 1943 – shtator 1943

Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportave shqiptare ata mund të udhëtonin e të gjenin strehim në Italinë jugore, pjesë e çliruar në atë kohë prej forcave aleate anglo-amerikane.

Faik Quku, autori i librit “Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore” (1941-1944), ka paraqitur disa të vërteta rreth jetës dhe veprës së Kolë Bibë Mirakës. Një moment shumë i rëndësishëm në rrëfimet e Qukut është refuzimi që Kolë Bibë Miraka i bëri shumës së parave që hebrenjtë kishin vendosur t’i jepnin atij si shpërblim, për kohën kur shpëtoi 2000 prej tyre nga nazistët gjermanë.

“Në verën e vitit 1943, Leon Thuri shkoi në zyrën e Kol Bibë Mirakaj, ministër i Punëve të
Mbrendshme dhe i ofroi një shumë napolonash për përkrahjen që u kishte dhënë hebrenjve, kur kishte qënë ministër. Por, ai nuk i pranoi këto para dhe e përcolli me sjellje bujare Leonin.”
Në atë kohë Kolë Bibë Miraka ishte në mërgim në Romë, hebrenjtë që jetonin në Romë e njohën ministrin që iu kishte shpëtuar jetën  dhe vazhduan këmbënguljen për ta ndihmuar atë si shenjë mirënjohje për ndihmën që u kishte dhënë. Ishte koha, kur Kolë Biba kishte tre vjet që po jetonte me ndihmë bamirëse të një kuvendi françeskan. Megjithatë, ai e refuzoi sërish shumën e parave që i ofruan hebrenjtë e Italisë.

“Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj me pjesë qelibari si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme. Një shkop ishte i zi e tjetri bojë kafe. Kush e ka pa Kolë Bibën tue ecë me nji shkop duhet ta dijë se ishte po i njajti që ja kishin dhurue në Romë hebrenjtë. Nuk ka pasë kurrë tjetër dhe me të ka ecë deri në fund të jetës së tij.

Shumë shqiptarë janë dallue per ndihmën që ua kanë dhanë hebrenjve në Shqipëri, katolikë e muslimanë pa dallim feje, e për këtë arsye Shqipnia njihet si E Drejtë ndër Kombet prej Yad Vashem-it”, shkruan Quku.
Ja dokumenti përmes të cilit, Kolë Bibë Miraka shpëtoi dy mijë hebrenj. Dokumentit është regjistruar me numër protokolli 9/110 i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme.
Nga - GAZETAEXPRESS
E martë, 17 Janar 2017 13:57

https://milibutka.blogspot.al

Wednesday, January 18, 2017

NGA PROCESVERBALI I DEPONIMEVE TE DIVERSANTIT SEIT BYLIKBASHIT ( SPIUN ANGLEZ)

PJESË NGA PROCESVERBALI I DEPONIMEVE TE DIVERSANTIT
 SEIT BYLIKBASHIT ( SPIUN ANGLEZ)

Seit Bylykbashi: Në mesnatën e 15 nëntorit zbarkova me varkë në pyllin e Divjakës

Në arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Deponimet e diversantëve të viteve ' 50 “Ishim katër persona që u nisëm atë natë nga brigjet e Italisë, ku drejtori anglez na pajisi me hartën e Shqipërisë, 10 copë trakte të Komitetit ‘ Shqipëria e Lirë’ Veprimtaria e emigracionit reaksionar shqiptar", të cilat kryesisht përmbajnë dokumente të viteve ' 50, kur në Shqipërinë komuniste të asaj kohe ishte intensifikuar puna e Perëndimit, e cila në bashkëveprim me komitetin " Shqipëria e Lirë" synonte rrëzimin e pushtetit komunist të Enver Hoxhës. 
Shumë ngjarje dhe dëshmi janë thënë për atë periudhë aksionesh të heronjve antikomunistë, të cilat edhe janë besuar, edhe nuk janë besuar plotësisht për vetë faktin se për të thënë të vërtetën, është kërkuar më shumë se rrëfim. Më së shumti historitë dhe ngjarjet e njerëzve që kanë dhënë kontribut personal për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, aq sa kanë rënë në krye të këtij misioni, në shumë raste kanë tingëlluar si të stisura dhe si legjenda. 
Pikërisht për këtë arsye redaksia e gazetës sonë po përqendrohet në dosjet e këtij arkivi, ku flitet për gjyqet dhe deklarimet e atyre, që në gjuhën e kohës quheshin diversantë. Në zbardhjen e këtyre dosjeve, ne po u qëndrojmë besnikë dokumenteve të njëpasnjëshme të kësaj dosjeje, që do të anonçojmë përditë. 
Gjuha e dialektike dhe terminologjia e të shkruarit në dokumentin e arkivuar zbardhet me rigorozitet absolutisht të plotë. Në numrin e sotëm zbardhet dokumenti që bën fjalë për procesverbalin e deponimeve të Seit Bylykbashit, ardhur në Shqipëri nëpërmjet detit, i nisur prej brigjeve të Italisë në 15 nëntor të vitit 1949. 
Pse Seit Bylykbashi është akuzuar si bashkëpunëtor i zbulimeve sekrete angleze? 
Çfarë ka deponuar ai në procesin e zhurmshëm të ngritur për të dhe grupin që bashkëpunonte? Cila ishte historia e shkollës së zbulimit që kishin ndërtuar anglezët në interes të luftës së ftohtë për përmbysjen e komunizmit shqiptar? Cila është historia e jetës dhe përgatitjes së Seit Bylykbashit që prej përgatitjes deri në zbarkim në bregdetin e Divjakës në Lushnjë prej nga përfundoi në grackën e Sigurimit komunist, si pasojë e organizimit të Radiolojës " Bredhi i Gjelbër"? 
Këto dhe shumë hollësi tepër interesante në shërbim të historisë së luftës së ftohtë për rrëzimin e komunizmit mësohen pikërisht në shkrimin e mëposhtëm, referuar fjalës ekzakte të mbajtur nga vetë i pandehuri Bylykbashi para trupit gjykues të procesit të tij. Ajo që marrim përsipër të reduktojmë në këtë lloj zbardhjeje dokumenti historik është ndërhyrja për korrigjime sporadike të gabimeve ortografike, kjo gjithmonë në rastet kur nuk ndryshon kuptimi. 
PJESË TË NXJERRA NGA PROCESVERBALI I DEPONIMEVE TE DIVERSANTIT SEIT BYLIKBASHIT
 ( SPIUN ANGLEZ) I ARDHUR ME 15 NËNTOR 1949 NË VENDIN TONË NGA ITALIA, 
ME ANË TË NJË BARKE ZBRITUR NË BREGDETIN SHQIPTAR NË PISHAT E DIVJAKËS.

Aty në kamp u hapën disa kurse për gjuhë anglisht, këpucëbërës e të tjera.
Pas mbarimit të kursit, ne të katërt në mesnatë arritëm me makinë në anë të detit pranë Barit. Atje gjetëm tre vetë. Njëri prej këtyre mori makinën dhe iku, ndërsa ne të katërt, unë Hasani dhe ata të dy që gjetëm aty, hipëm në një barkë që gjetëm aty dhe erdhëm të nesërmen mbrëma në breg të detit shqiptar me pisha, në Divjakë, që quhej Fobishell.
Pyetje: Kush i organizoi shqiptarët e arratisur? Përgjigje: Italianët, anglezët, amerikanët, për t'i rikthyer në Shqipëri për të luftuar, duke i ndihmuar anglezët dhe amerikanët. Anglezët dhe amerikanët formuan Komitetin " Shqipëria e Lirë" për të organizuar kundra Shqipërisë. Drejtimin e këtij komiteti e kishin anglezët e amerikanët.
Në kamp kam ndenjtur gati 8 muaj.
Pastaj na thërritën në Drejtori mua, Mustafa Toshën dhe Shahin Çosen.
Në Drejtori gjetëm Fobishek dhe Robot.
Fobishek na tha se ju do të sh-koni me këtë civilin, i cili kishte vetëm pseudonimin Hasen, ishte një anglez, ai më tha se ne kemi marrë emrat tuaj në Romë te njëri i quajtur Halil Maçi, i cili kishte lidhje me anglezët.
Pastaj na çuan në një vend në veri- perëndim të Barit, ku gjetëm dhe ushtarët anglezë.
Kjo ishte një shtëpi. Këtu Hasani na tha se ju do të mësoni radion se së shpejti do të niseni për në Shqipëri dhe do të punoni për veten tuaj. Do të na jepni ne informata, Hasani na tha se unë kam qenë në Shqipëri në Dukat, në Shkodër, etj., dhe kam marrë angazhime të punoj për llogari të spiunazhëve anglezë dhe amerikanë. 
Si instruktor kemi pasur vetëm Hasanin, të gjithë neve të Barit jemi lidhur me spiunazhin e huaj me anglezë- amerikanë, mbasi na thirrën që të vinim në Drejtori, atje gjetëm nëndrejtorin Fobicekun dhe një anglez e një sekretar. Na pyetën kush di shkrim dhe këndim, nga ne Mustafa Dushati dinte më mirë, pastaj unë, një që nuk dinte e la, në kurs na mësonte shifra, p. sh numri 13 çfarë shkronje është, numri 7 çfarë shkronje është etj. 
Këtu do të qëndronim më shumë, por erdhi urdhri të niseshim se erdhi dimri dhe na dhanë urdhër se duhet të shkonim në Shqipëri, Abazi, Xhemal Brahimi, Turhan Aliko, Petrit Butka, Mustafa Doke, Pëllumb Feriku, Vehip Smokthina, ndërsa Ago Dautin e hoqën më vonë, por nuk dihet se ku e shpunë.
Pyetje: Nga Malta a kanë ardhur grupe të tjera në Shqipëri? Përgjigje: Kanë ardhur në vitin 1949 dhe 1950.
Në vitin 1949 janë 7 grupe: Grupi i parë përbëhej nga: Hysen Lepenica, Sami Lepenica, Zagoll Gjormi dhe Safet Abazi




https://milibutka.blogspot.al
=========================================================================

Tuesday, January 17, 2017

Skenderbeu jeton dhe Sot - Pergatiti Skënder Jashari.

Skenderbeu jeton dhe Sot


Si sot,  më 17 janar 1468 në Lezhë, në moshën 63 vjeçare, kaloi në  amshim, por për të mos  vdekur kurrë, në  Shpirtin dhe Zemrën e Kombit tonë, por dhe të mbarë  njerëzimit liridashës!

Janë bë 549 vite më parë, që mbetëm pa: Shqiptarin e Vërtetë, Burrështetasin, Komandantin, Diplomatin, Profetin dhe Shenjtin më të madh  Shqiptarë.
Gjergj Kastrioti, u bë Shembulli i luftëtarit më të mirë që ka njohur njerëzimi.
Edhe sot, për ne Shqiptarët, mbetet figura më e Shenjtë, që si fëmijë rritemi me  kujtimin e tij, jetojmë dhe duam ta ndjekim Rrugën e tij-Bashkimin e Atdheut. Gjergj Kastrioti realizoi bashkimin e parë të shqiptarëve në  Lidhjen e Lezhës, guri i parë drejt krijimit të Shtetit të Pavarur.

Ushtarët  osman  eshtrat  e tij i bënë “hajmali”( për t’i sjell fat në luftë), sipas ushtarve osman, derisa luftonte ai( Gjergj Kastrioti), kishte  aftësinë  e  Bilokacionit( në dy vende në të njejtën kohë)-asgjë nga Shpata e tij nuk i shpëtonte!
Bota perëndimore e  personifikoi që në kohën sa ishte  gjallë, si penguesin kryesor që Perandoria Osmane të mos  arrijë të hyjë në Europë, si dhe si modelin e  të Krishterit  shembull për të  rezistu  pushtimit Osman-islam!
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i lindur më 6 maj 1405, që u mor peng nga pushtuesi osman, që në moshë 6,  9, 11, 19 vjeçare etj( sipas burimeve të ndryshme  historike, ndryshojnë dhe  datat), duke  mbaru shkollimin ushtarak, përmes së  cilës  arriti deri në hierarki të larta  ushtarake Osmane, duke u dallu  gjithëherë  nëpër  fushëbeteja!

Gjergj Kastrioti, shërbeu në  Perandorinë  Osmane në  vitet  1423 deri kur më 3 nëntor 1443, ku nga  beteja  e Nishit, u kthy me 300 kalorës Shqiptarë, për  t’i shërby Atdheut tone- e për t’a bë Shqipërinë e Bashkuar!  Skenderbeu, gëzoi  titullin e Zotit të  Shqipërisë, Mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Epirit etj e deri edhe si Atlet i Krishtit dhe jo vetëm kaq! Derisa në vitin 1463, u kurorëzu si Komandanti Suprem i Kryqëzatës Anti-osmane, të cilën e  emëroi Papa Piu II, por që kjo aleancë nuk qe jetëgjatë!

 Lugina e Preshevës, me krenari kujton që Mbreti ynë, Burrështetasi ynë, Komandanti ynë, Profeti dhe Shenjti ynë, kaloi nëpër këtë pjesë të Trollit Arbëror!
Me kthimin e  tij,  duke  marr  kështjellat e  Krujës, pastaj edhe të  Sopotnicës-“Svetigradit” dhe  Modricës, e  në  vazhdimsi duke  mbrojtur   suksesshëm gjitha  trojet  Shqiptare, madje edhe  më gjerë, duke  i ardhur në  ndihmë, si aleat edhe  princit Huniad, Venedikut, Papatit, Napolit etj, në luftë  si kundër  Perandorisë  Osmane ashtu dhe  kundër  armiqëve të aleatëve!
Gjergj Kastrioti më 2 mars 1444 në Lezhë,  bashkoi  fiset  Shqiptare, të njohur si  Besëlidhja e Lezhës[1]- që edhe në ditët  e sotme mbetet  inspirim për ne Shqiptarët dhe Bashkimin e Shqipërisë!

Për 25 vjet, nga  1443-1468, luftoi  duke komandu ushtrinë  e Lavdishme  Shqiptare që nuk kishte kurrë mbi 10.000 ushtar të rregullt, e veçmas  Gardën e tij deri në 5000 mijë ushtar( që për kohën e tërë bota i admironte për  përgatitjen dhe  profesionalizmin e tyre), duke  fitu kundër ushtrive osmane që  varionin në numër nga 100.000 deri në 250.000 ushtar, pos saj edhe të  furnizuar  me armë dhe paisje të  kohës.[2]

Duke fillu nga beteja  e  parë  e Torviollit më 29 qershor 1444( ku disa mijra ushtar osman u vranë), të pasuar nga  Betejat tjera të  lavdishme si: Beteja e Parë e Mokrës, Beteja e Otonetës, Beteja e Parë e Oranikut, Beteja e “Svetigradit”, Rrethimi i Parë i Krujës, Beteja e Modricës, Beteja e Parë e Meçadit, Beteja e Pollogut, Rrethimi i Beratit, Beteja e Dytë e Oranikut, Beteja e  Albulenës, Beteja e Dytë e Mokrës, Ekspedita nëpër Maqedoni e më gjerë, Beteja e Ohrit, Beteja e Parë e Vaikalit, Beteja e Dytë e Meçadit, Beteja e Dytë e Vaikalit, Beteja e Kasharit, Rrethimi i Dytë i Krujës, Rrethimi i Tretë i Krujës, por edhe misionet  ushtarake  në  Napoli, Lufta kundër Venedikut, por edhe  nëpër vende të tjera të Ballkanit( në ndihmë të Huniadit, kundër sllavëve-Serbisë etj).

Pra Shqiptarët në  kohën  e Lavdishme, të Gjergj Kastriotit, arritën të luftonin :
1.     Kundër superfuqisë së kohës Perandorinë Osmane, që çdo kë tjetër  e kishte  mposhtur-por jo Shqipërinë;
2.     Kundër Venedikut, po ashtu një  fuqi e madhe e kohës, madje paralelisht i fitoi betejat si kundër  Venedikasve dhe Osmanve;
3.     Luftimet  në  Napoli, kundër armiqëve të aleatit të tij;
4.     Luftoi kundër sllavëve( Serbisë, që nuk ekzistonte si  nacionalitet i ndarë!).
Vlen  të theksohet që sulltani i cili mposhti tërë Europën,  duke   pushtu  Konstantinopojën në maj 1453, u gjunjëzu në  pushtimin e Trojeve Shqiptare, njejtë po ashtu edhe sulltani Mehmeti II përgatitej për të  kalu  Otrantin për të zbarku në Itali, për t’a bë Vatikanin seli të Islamit dhe të tij( si  i pari i Fesë Islame), dështoi edhe në  Rrethimin e II të Krujës-e që Europa shpëtoi nga  Lufta  Heroike  e Kombit Shqiptarë!

Asnjë Shqiptarë dhe Luftëtarë Shqiptarë kurrë nuk  e harroi  këtë Simbol që Identifikon  Kombin, Atdheun tonë- gjithëmonë  do na prijë  Gjergj Kastrioti, si në Paqe e si në Luftë!
Pas kalimit në  amshim të Gjergj Kastriotit, Luftarët  Shqiptarë, mbetën jetim, pa krahun  e  atij që fitonte çdo betejë- por  vazhduan ende  rrugën  e tij! Masivisht ikën për  në Italinë Jugore, Venedik etj, prej nga edhe sot kemi vllezërit tonë  Arbreshë!

Më vitin 1474,  sulltan Mehmeti II, rrethoi Krujën, Shkodrën, por dështoi, sepse  Luftarët  Shqiptarë, ishin  shembullorët më të mirë të  figurës së Gjergj Kastriotit. Pas  dy  vitesh, 1476 sërish i kthehet  Perandoria Osmane  Trojeve tona. Edhe Venediku ndihmoi  Shqiptarët,  sa që u kriju më 1477 një ushtri  e përbashkët  Shqiptaro-venedikase, që e sulmuan  ushtrin Osmane, duke i shkaktu dëme të mëdha, mirëpo të dhënë  pas  plaçkës së luftës( siç duket gabimi taktik i  komandimit), bëri që  të riorganizohen trupat  osmane dhe të  korrnin  fitore  nga  humbja  e tyre![3]

 Ndërsa në pranverën  e vitit 1478, trupa të  freskëta osmane vërshuan mbi tokat  Shqiptare, ku më 14 maj  rrethuan  Shkodrën, e që u përforcuan në  vazhdimsi me trupa të  reja të  ardhura nga  Stambolli( erdhi edhe sulltan Mehmeti II) por edhe  bejler të tjerë  të Rumelisë( Ballkanit)! Më 16 qershor 1478, pra pas dy vite rrethimi, Luftarët  Shqiptarë të  Kështjellës së Krujës, mbetën  pa ushqime, gjë që u detyruan të  dorëzoheshin, me kusht të largoheshin të lirë nga  vendi![4] Osmanët nuk e  mbajtën fjalën, pos  venecianve, të  gjithë  Shqiptarët u vranë, derisa fëmijët dhe gratë e  tyre u bënë skllevër.[5]

Vazhdoi rrethimi i Shkodrës, e cila goditej me 10 topa të rëndë,[6] që për një muaj  vazhdimisht kanë  shkrepur projektil mbi muret e Kështjellës, duke mos theksu edhe  tërë  armatimin  e rëndë të topave, katapultave, bombardave etj etj, që përdorën ushtritë osmane, Luftarët  Shqiptarë jo vetëm të  Shkodrës por edhe të  rrethinave, luftonin trup me trup- duke shembëlly figurën  e Gjergj Kastriotit. Perandoria Osmane, për t’a  mposht Rozafën, përdori taktikën  e ndërprerjes së çdo furnizimi me ushqim dhe ujë të saj,  arriti të pushtoj pa rezistencën  Kështjellën e Zhabjakut, zotërues i së cilës ishte Gjon Gjurashi( Cërnojeviqi).[7]

Më 25 janar 1479, me  marrëveshjen  Venedik-Stamboll, Shkodra kalonte  në  duart  e  këtyre të fundit, kurse  më 25 prill ushtritë  osmane hynë  në Shkodër.[8]
Në çdo luftë, Shembëlltyra e Gjergj Kastriotit n’a priu në Paqe dhe Jetë, por edhe në Luftë.

Nën robërinë 550 vjeçare të Perandorisë Osmane, pas së cilës Shqiptarët  formuam  Shtetin Amë, në 550 vjetorin e Amshimit të  Gjergj Kastriotit, uroj që të  Çlirohemi Shpirtërisht nga  robëria Osmane, të sjellur nga  feja e këtij pushtuesi- siç edhe Gjergj Kastrioti dëshmoi, mbi çdo gjë, pozitë, pagesë, fe, kishte  Atdheun! Derisa ishim dhe jemi në disa pjesë të Trojeve tona, nën robërin e  Osmanve, e sllavëve( Serbë, Maqedonas, Malazias, Grek), dhe nën  robërinë  e Shpirtit të Lirë e të Shenjtë  të Shqiptarve, nuk  patëm shtet, e nuk patëm gjë!

E bekuar qoftë  Shqipëria( me gjitha  trojet  tona)!

Më:17.01.2017
Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1]  Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 348 dhe 370;
[2]  Norman Housley, The Later Crusades 1274-1580:from Lyons to Alcazar, Oxford University press, p.90

[3]Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 411;
[4] Po aty faqe 411-412;
[5] Po aty faqe 412;
[6] Po aty faqe 412;
[7] Po aty faqe 412;
[8] Po aty faqe 413;

Thursday, January 12, 2017

DIKUSH MA KA NJE "BORXH" - Shkruan Ani Fidani.



DIKUSH MA KA NJE BORXH

Jo vetëm për tim At që ma torturoi burgjeve e internimeve por për të gjithë ata që e donin këtë vend.
Ma ka një borxh për Gjergj Fishtën që edhe varin ja zhdukën vetëm se ai e donte këtë vend. 
Ma ka një borxh për Lef Nosin që mori atë dënim vetëm pse ishte firmëtar i Pavarsisë.
Ma ka një borxh për Safet Butkën që u vetëflijua për të shmangur një luftë civile vllavrasëse.
Ma ka një borxh për Çamët se me marveshje të fshehta nuk i lejoi të riktheheshin në shtëpitë e tyre. 

Dikush ma ka një borxh për Kosovën martire 
që si ajo femra që lind një femije jashtë martese dhe e çon në befotrof e la në dorë të sërbit. 
Po, dikush ma ka një borxh edhe për ata partizanë
 që luftuan e dhanë jetën që mëma e jonë Shqipëri të ishte një Zonjë, mes zonjave të Europës 
por dikush na i ktheu në prostitutë, ku një natë e kalonte me Titon,
 një natë me Stalinin, një natë me Mao Ce Dunin, e ndërkohë një natë me Xhorxh Sorosin.

Prandaj e kam për detyrë ta kërkoj këtë borxh 
ashtu sic e ka për detyrë borxhliu të mos fshihet mbrapa dosjeve të sigurimit
 e arkivave të shtetit, si gjarpri që fshihet nën gur
 ta thotë të vërtetën …! 
E pas kësaj do mësojë një të vërtetë edhe më të madhe,
 se natyra ka krijuar gjarprin për të pickuar, por ka bëre edhe njeriun për të falur … !
Se në fund të fundit Shqipërinë e kemi të përbashkët dhe dua që një ditë ta shoh Zonjë mes Zonjave të Europës!

Ani Fidani
Korçë

--------------------------------------------------------------------------------