Categories

Showing posts with label Etimologji. Show all posts
Showing posts with label Etimologji. Show all posts

Sunday, April 14, 2019

Etmiologji mbi fjalën shqipe "Dele"


Literatura shkencore: Dele = Pordhë (???)
Gjuha sanskritishte, gjuha e parë e njohur dhe e deklaruar, mbirë mbi këtë Dhe, kjo gjuhë sigurisht e lindur së bashku me njeriun e parë, normal është një ndër pikat kryesore – krahasuese  e të gjitha gjuhëve më të vjetra njohur por edhe më gjerë.

Sanskritishtja bazë, provë, laborator i gjuhës më të vjetër.
E pikërisht në këtë gjuhë; “Delja” është quajtur: “Pardate

Ka një fakt të dukshëm e të pakundërshtueshëm, në shumicën në mos krejt ato, mbi fjalët-etimologjinë e tyre, deklarohen të pasigurta ose paragreke dhe historia mbyllet me kaq. 
Delja një emër i gjinisë femërore: DELE, kjo një kafshë e urtë shtëpiake, përtypse, leshi i saj krejt i butë “borë e bardhë”  mbahet për qumështin – t’amlin e saj, leshin, mishin, lëkurën, ajo është femra e dash-it “Dac”. Këto janë karakteristikat kryesore të saj, por ajo që vlen të përmendet këtu është se delja njihet si kafshë e bardhë kryesisht, (e sigurisht që ka raste të veçanta ku ajo nuk është e tillë), vetë emri “DELE” na i ofron mundësinë të shohim qartë se ajo është e bardhë e shndritshme, ashtu si: “Ylli – EL” rrënja e saj ndërtuar kjo fjalë: DELE.
Gjuha e bukur shqipe ka një thënie:
DELE f.
* U bë dele iu zbardhën fare flokët, u thinj krejt.
– Lule deleje – krejt e bardhë, bot. shih te LUL/E,~JA.
 Madje vet emri “lule” buron prej aty fjalës shqipe: “Yll” (L'yle); në latinisht kemi; lule = flos – dritë, ashtu si në ang. lule = flower dhe në kopjacen greke; lule = loul/oúdi, (luludhi)

Pra siç lexuam më lartë emri Dele, origjina e saj më e vjetër në gjuhën po më të vjetër në atë sanskritishte quhet: PARDATE.
Në fakt të vërtetës nuk i shmangesh dot, e vërteta  është dritë dhe drita është jetë, e pra dhe një fëmijë i çfardo lloj kombi, në rast se do ti jepej ta lexonte fjalën: PARDATE në çfarë do lloj gjuhe, ai do të shprehej ashtu fiks siç shkruhet: “Pardate = Pardhate; Bardhate” Studiuesit e kësaj etimologjie i shmangen krejt fjalës në origjinal; “Pardate” shkronja “A” devijohet dhe lexohet: “E”  ajo ngelet e njëjtë vetëm tek gjuha angleze por aty si karakteristikë e gjuhës së saj shkronja; p = f  dhe gjithmonë sipas tyre; dele = pordhë, (pierdh) në ang. kemi: fart = pordhë = dele.

Në literaturën shkencore kjo fjalë sanskritishte: “Pardate” në gjuhët  që shikoni në tabelë marë nga burimi, shikoni edhe tabelën si më poshtë vijon:
Sanskrisht    Grek      Russian        Lituane      Ang.       Shqip
PARDATE  → Perdo  →  Perdet’    →  Perdzu   → Fart   →  Pordhë

Një katasrofë e vërtet, a mundet të quhet delja; Pordhë ???
E në se po, përse duhej të quhej kështu?
Kurrsesi, fjala; “Pardate” në sanskritisht ka kuptimin e diçkaje të mbirë – nxjerrë dalë me shpejtësi (me forcë) nga trupi amë → ky është Dielli dhe rrezet; “Pardate” përreth tij.
Pra: PARDATE, do të thotë; “e bardhë, të bardhat – Pardhate” ashtu si rrezet e Diellit të “Arta” neon krejt të bardha, kjo sigurisht dhe natyrshmërisht e përforcuar ende trashëguar tek emri: “Dele” në të gjitha gjuhët respektivisht krahasuar por edhe të tjera gjuhë me bazë latine apo më saktë IE, ku kjo fjalë ka për rrënjë fjalën “i/e bardhë”

Shqip. ……....Dele
Ang. ………....Ewe
Grek. ……. ...Provatína
Russ. …….....овца, ovtsa
Letuan. ….....avis
Latin. …… ... ovem,
Katalone …...ovell-a

Qartësojmë se “A’b’” ashtu si në  latinisht – alba; rusisht – belyy; letuanisht – baltas, por dhe greqisht – lefkó, (lebʰ) do të thotë i/e B(a/r)dhë dhe në këtë rast të gjitha fjalët e sipër përmendura kanë për rrënjë: 'El dhe Ab', ose të dyja bashkë: Ovell = Dele, ashtu si në gjuhën simotër, Ar’mëne – (vllahe) ku Delja quhet: O'yli → Oili. 
Ja çfarë na ofron gjuha e jonë shqipe në këtë rast:
BALË I f.
Pullë e bardhë që kanë disa kafshë në kokë ose në trup. Ka me balë. Dhi me bala.
Kafshë shtëpiake (zakonisht dele, dhi ose lopë), që ka një pullë të bardhë në ballë, në turi ose në trup. Moli balën.
BEC m. – Qengj i vogël. Bec i bardhë. Kullosin becat.
BEBE II f.
Vrimë e vogël dhe e rrumbullakët në të zezën e syrit, nëpër të cilën hyjnë rrezet e dritës brenda në sy; bebëz, ninëz. Iu zgjeruan bebet. I shkëlqejnë (i ndritin) bebet.
E ruaj si beben e syrit. (si dritën e syve)
Pra Bebe, do të thotë “dritë”, dhe kjo fjalë  “Be” në bashkëveprim me emërtimin: El (yll)  jep rezultatin në cdo gjuhë IE barz kjo: Bel, Leb → lefkó, Bal/tas, lab, (lámpo) Alb, alba, alpe, etj, pa mbarim në çdo gjuhë që do të thotë; “e bardhe e shndritshme”, ndriçuese –vezulluese, Venus – yll i shndritshëm, por jo vetëm duke patur parasysh barazvlerën e shkronjave buzore; “b = v” kemi fjalën: Allb <> Bell –Vell, Vello ashtu si Beligrad –Veligrad, por edhe fjalën Lab, lebrit të bardhë – lefki.
Kjo është gjuha sanskritito-shqipe, gjuhë e parë lindur mbi Dhe, ajo ende vazhdon të ruaj me fanatizëm të artat–fjalë sigurisht, në euvolim të plotë por pa e ndryshuar si gjuhët e tjera strukturën bazë të saj.
Etimologjia [white ]
Nga Middle English çikë, hwit, nga Old English hwīt, nga Proto gjermanike * hwītaz (prej nga edhe West Frisian wyt , Holandez domethënë , gjermane weiß , Norvegjez hvit ), ngaProto-Indo-evropiane * weytos (“të ndritshme; shkëlqejë” ). Krahaso Lituanisht švisti ( “tëshkëlqej”),šviesa ( “dritë”), Kishën e vjetër Sllaveсвѣтъ (Svetu, “dritë”), свѣтьлъ (světĭlŭ,“të qartë, bright”), Persian سفید ( sefid ), Avestan (spaēta , “ white ” ), Sanskritश्वेत ( śvetá , “ white, ndritshme “).
Në shqip; kemi Ba = i bardhë dhe  Ve/tit, vezullon, Vet/us, vetëtimë = dritë e B/a/r/dhë

Së fundi një pyetje mbi studiuesit europiane: Përse tek fjala sanskritishte: PARDATE,  pse shkronja: ‘D’ nuk lexohet si në gjuhën greke: Δ = Dh; e rezultati vjen vetvetiu; PARDATE = PARDHATE, të Bardhat, e bardhë – si Dele.
Bec e Bardhë. Beke e bardhë borë
Njëjtë si tek fiset ilire dikur; Parthët, bardhët, Bardhylët, Labardhatë po jo vetëm; (S’part’a, sparthanët), Ardët-ar’dianë, d’ardanë, ARB-Ar’bët – Arban-Alban (Allb) bijtë pjellë e parë rrezet e Zeusit vet.

Shënim: Fjala shqipe: bebe, në gjuhë të tjera ka kuptimin; i ngrohtë, i dashur, i ëmbël, rreze drite – jeta vetë!

Ref; http://www.e-reading.club/chapter.php/73183/32/Diamond_-_The_rise_and_fall_of_the_third_chimpanzee.html

Mili Butka # Aleksandër Hasanas
Korçë më 18-7-2016.


Sunday, December 23, 2018

“Bota” dhe “botanika” fjalë-emërtime krejt të veçanta shqipe.

“Bota” dhe “botanika” fjalë-emërtime krejt të veçanta shqipe.


Bota, historia e saj si “mbiu” (si u krijua) sigurisht fillon shumë miliona vjet para, ajo ngelet një enigmë për shkencën dhe atyre shpjegimeve të tjera qofshin ato edhe fetare ...
Bota që na “rrethon” është e mbushur plot mistere, për mendjen tonë njerzore, ajo madje ndaj quhet; “Bot’” diçka e mbyllur rrethore, rrumbull, vjen ajo në vizionin tonë si një “Top<>Bot e pa kore” ku jashtë saj ende më të pa fuqishëm ta parafytërojmë atë, ndjehemi “bosh” në mendim, parafytërim, vizion, dhe njohje shkencore apo filozofike ...

Tek gjuha shqipe gjejmë shprehi:
Pi me bote. Një bote me verë.
BOTANIKË f.
2. Lënda mësimore që jep njohuritë e kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Mësuesi i botanikës. Libri i botanikës. Ora e botanikës.








Ky është “ka/os-i” hapësira e jonë që na rrethon, botë – boshe mbi një bosht, dhe një pike 'O' me qendrën e saj 'x'-infinite.

Fjala “botë” e gjuhës shqipe ka kuptim tëpër të gjerë mbi “botën” mbi  botën e gjallë,  atë bimore, organike dhe joorganike, njerëzore,  atë shtazore, mbi  botën e ngjyrave e tingujve, botën e yjeve, ashtu si dhe botën e përrallave. 
Tek të gjitha gjuhët e tjera indoeuropiane kjo fjalë e shqipes “Bot”nuk përkthehet tet a tet – kokë për kokë, fjalë për fjalë, por zëvendësohet me sinonime të përafërta jashtë botkuptimit të fjalës botë.

 Shqip                  Shqip                Shqip 
Botë                    bota                 botanik
  Ang ............. World                   globe                botany
 Greek .......... Kósmo/s                   ?                    votanikí
  Latin ........... Orbis                    orbis                Herbarium
  Freng .......... Monde                     ?                   botanique

Ajo që e bën të dallueshme këtë fjalë tek gjuha shqipe është pikërisht se me fjalën “botë”, kuptojmë në plan të parë një krijesë - një mbirje të pa njohur, dalje mbi/të,  shfaqje e një “mite” i/e të re.

Në fjalorin e shqipe sonë gjejmë:
BOT m. bised.
Një njeri i panjohur dhe i papërcaktuar, dikush. Erdhi njëherë një bot.

BOTE f.

Enë prej balte; shtambë me përmasa të ndryshme që përdoret për ujë, për verë etj.
Dhe këtu do shtoja, vet fjala; “Top” vjen si imazh në anagrmë i fjalës “bot”, gjithashtu rruzulli i Tokës; Dheu me gjithçka që është në Të, por edhe, mi-të; mbi të, mbir, mbjell, “bimë” nga sipërfaqja e Tokës quhen “bot”
Po “botanika” vet cfarë është, ç’kuptojmë prej saj?
Dhe gjuha shqipe na thotë:


1.     Shkencë natyrore, që studion bimët. Botanika e përgjithshme.

Pra bota e bimëve bimësisë quhet botanikë, pikërisht sepse vet fjala “Bimë” do të thotë; m’bi-j, i/e mbir, m’biu, m,bimë mbi të, mbi dhe, mbille, mbolli (polli), shikoni zhvillimin e mëtejshëm të kësaj fjale shqipe 24/karat, kemi;  ‘bi- mi të = vi mi të; vi = fi, (mbi të) fi të; fidan, fidanishte, por edhe; 'bi/të, vi/të – vitola, “Bitola”  viton; fitore = fidanishte në gjuhën greke. (Viktore = Nik/tore = fitore, ajo që për/fitojmë, nga dal/ja  (neto) mbi të shpenzimeve ashtu si fidani i ri që fitojmë nga dalja sipër mbiTë; Tokës; Tok – Dhe = + (plus).

Pretendohet se fjala; “Botanik” është greke “Votanikós” ??? (b/v)
Para se të sjellim një krahasim midis gjuhëve përmendur edhe më sipër ku dallimi është i dukshëm kujt gjuhe i përket fjala “bimë” (botanik) shohim në gjuhën shqipe:
BIMË f.
1. Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji, që mbin, rritet e jeton zakonisht e ngulur në një vend, që e merr ushqimin nga toka dhe nga ajri me rrënjë e me gjethe dhe që shumëzohet me fara ose me lastarë;


Shqip   një bimë mbiu.
Greq.   éna vlastári fytó (ένα βλαστάρι φυτό)    
Latin.  et virens herba
Ang.    a sprout plant (fabrikim)
Freng. une usine de germination (rritje) plante.

BIMËZ f.
Fija e parë e bimës, që del nga fara kur mbinbima e re që sapo ka dalë mbi tokë. 
FIDAN m.


    Bimë a pemë e re, që ka dalë nga fara a nga një shartesë dhe që shkulet për t'u rimbjellë në një vend tjetër; mënjollë, njomëz. Fidanë duhani (qepësh). Fidanë orizi. Fidanë arrash (gështenjash, mollësh, kumbullash). Mbjell me fidanë, etj.
   
Në asnjë gjuhë të Botes mbarë njeriu nuk quhet edhe Bot = Njeri, Krijese e krijuar; e bo, e bon', e bërë; bo-t, bo/tân.

    Gjuha shqipe falenderon!
    Ajo është dhe do të mbetet sa të jetë Bota, përjetë të jetëve; gjuhë e Zogut-Shqipe Birit të Tij Atit Zeus.
    Milibutka@Gjuhashqipe
    _____________________________________________________________________________

    Për më tepër, etimologjia e fjalëve: 'World" dhe "Glob"

    “World”
    Old English, me origjinë gjermanike; në lidhje me fjalën e holandeze dhe gjermane Wort, nga një rrënjë indo-evropiane të përbashkët nga Latine Verbum 'fjalë'.

     Globe (n.) 14c vonë, "një masë të madhe;". mes-15c., "trupi sferike solid, një sferë," nga rruzull e Mesme francez (14c.), dhe direkt nga Globus Latine "në masë të rrumbullakët, sferë, top" (edhe, e njerëzve, "një turmë, turmë, trupit, në masë "), e cila është e lidhur me gleba" kufomë, e madhe e tokës "(shih Glebe) dhe ndoshta glomus" një top, top i fije ", por de Vaan thotë se dy të fundit ndoshta janë jo-IE kredi-fjalë. Sens e "planetit tokë", edhe "hartën e tokës apo qielli tërhequr mbi sipërfaqen e një sfere artificiale" janë vërtetuar nga 1550s. Që do të thotë "rruzull në formë anije qelqi" është nga 1660. "Një rruzull shpesh është solid, një sferë shpesh uritur Shqisat e mesme e rruzull janë fizike,.. Ato të sferës janë moral" [Century Dictionary "].

    Monday, December 18, 2017

    Dialekti geg i gjuhës Shqipe – dhe gjuha Greke – Etimologji



    Dialekti geg i gjuhës Shqipe – dhe gjuha Greke – Etimologji



    Tek dialekti Geg i gjuhës shqipe duke u mbeshtetur fuqishëm tek fjalët e saj njërrokshe dhe të lashta, mundemi të zbërthejmë dhe të njohim burimin e qindra mijra fjalëve të përbëra të gjuhës shqipe, po e po, por ndërkohë nëpermjet saj tashmë e provuar mundemi ti themi edhe gjuhës së ashtuquajtur nga më të vjetrat asaj greke se ajo është krejt një gjuhë “gjahtare” e ndërtuar mbi gjithë dialektet pellazge – jo greke, fiseve të ndryshme doriane, joniane, aeoliane, brygiane, lydiane, kretiane, etj., dhe aq më shumë prej gjuhës më të lashtë asaj “dardane – trojeve-trojane”
    Gjuha e lashtë shqipe midis shumë zanoreve krejt të veçanta dhe specifike të cilat vështirë ende sot të artikulohen nga gjuhë dhe popuj të tjerë IE – folës, ka midis tyre zanoren  “â” të mbyllur (hundore) – burim ky i zanores “ë” të shqipes së sotme, një tjetër zanore kjo e cila e bën gjuhën shqipe krejt të veçantë, një gjuhë e lashtë; amë, e cila mundet të aplikojë dhe artikulojë tinguj fonetike të shumtë.
    “Shkëmbi” një emërtim ky nga më  i lashti lindur mbi këtë Dhe mbi këtë Tokë, emërtim, fjalë e vetme, gjendet krejt e papërkthyer tek asnjë gjuhë tjetër, qofshin ato semite, hametike, dhe simotrat e gjuhës shqipe ato japetike, pra kësaj fjale të pastër shqipe është krejt e pamundur ti gjenden në gjuhë të tjera, edhe sinonime të saj.
    Në gjuhën shqipe “Shkëmbi’ me kuptimin e plotë të tij, i fortë, i n’gurtë, i “rrahur; i ngjeshur” – i pjekur; (hegur)- hekur, quhet:  “Ragam”
    Kjo është ajo që duam të sjellim sot, është masivi, lidhje “m’ ni”më nji lidhje – monolite, bërë “nji trup i ngurtë”, mbirë sipër, la-rt, sa “Ska Ma = Scambi”; Shkâmbi, Shkêmbi, masiv ky i cili vjen në vizionin tonë figurative si një materie i/e mbirë më “Kam; kamb’” i lartë, krep, i mbrehtë “kamë” drejt lartësive sa më ska, “ska/më”, masive të tilla të cilat gjenden kudo nëpër Europë dhe më gjerë me të njejtin emertim quajtur si Skom/er, Skamer, etj.
    Ashtu si edhe në teritoret e sotme shqiptare, këto lidhje masive unike të larta drejt “skajeve”, qiellore “Sky” gati krejt  të gjitha kanë marë të njëjtin emërtim “guri i Kamjes”- pikërisht sepse qëndrojnë të mbira, “krep” të mbrehta “kamë”, më kambë, madje ka dhe shume vendbanime prane tyre të cilat quhen “Kamenicë”
    Fjala ndërnacionale “MAX”; Maksimum, buron po prej këtu prej gjuhës së lashtë shqipe e cila tregon lartësi, aq sa “ska mâ <>mâ ska” – duke patur parasysh se: X = sk, ks, (ξ) esc, hi, etj.  Pra fjala “maksimum” është thjesht një anagram e fjalës shqipe “skam-ë” – ashtu si fjala tjetër shqipe: Mad = Mag; i/e madhe, mag <>gam, tregon po ashtu lartësi tw madhe më kambë; gam, gama, gamila, apo plot “gad/ishuj” në formën e kambës stërgjatur, (këmbës)  (Mag/na Greacia = Këmba e Italisë në jug të saj) si dhe Megara – këmba që lidh Attiki me Morea (Pelepones).
    Eshtë pikërisht kjo shkronjë, kjo zanore dhe folje njëkohësisht e lashtë e gjuhës shqipe e dialektit geg, (A = Ashtë, është, oshtë) me vlerë pozitive e cila shpesh herë  tek gjuhët e huaja ka vlere negative baraz (jo) dhe në shumë raste të tjera tek gjuha greke dhe ajo latine kjo vlerë pozitive fshihet qëllimisht sepse shumë fjalë, emra, emëritime të ndryshme, etj.
    Në gjuhën greke tek fjalori i saj i lashtë paragrek por edhe te ajo e sotmja greke, në rast se folja shqipe (A = Ashtë) i jepet vlera e saj pozitive, sigurisht që ato do dilnin ashtu si në të vërtetë, krejt të gjitha fjalë të gjuhës shqipe, si psh kemi: Amalthea, Akile, Angéllo, Aleksandr-os, (Ágalma-Statujë) , Akropolo,  (Adelfós = vëllai), (Ἀήρ; Aír = a’eras, ashtë erë – aier; ajèr) e plot shembuj të tjerë si,  “ᾄdis” (adhes) = zot i nëntokës, dheut- vendi i të larguarëve nga kjo jetë (shentri/a’dhes)

    Ἀδελφός; Adelfós (=aftós poú genníthike ap’ tín ídia mí- tra). Apó tó a athroist. + delfýs (=mítra gy- naíkas
    Vëllai (ai që lind nga e njëjta mitër). Nga shuma:  A+ del-fis (nga barku i gruas). vëllain, A’del/fýsin = Vëllai; (blla; vlla; vi/la; dal, vi/la=vlla, (fi-s).
    Kjo është gjuha e lashtë shqipe ku në këtë rast vetëm duke ju referuar foljes: A = ashtë; oshtë, është, pra zanores hundore “â” – nga dialekti geg, mundemi të gjejmë me qindra, mijra fjalë të gjuhës shqipe në mesin e fjalorit të lashtë  (pellazg) -paragrek , si dhe tek fjalori i greqishtes së vjetër, atij latin, etj gjuhë të vjetra fise pellazge, tashmë jo në përdorim.
    Se fundi po sjellim një shembull të këtij tipi, në gjuhën greke kemi fjalën, αγκάλιασμα; angaliazma = përqafoj, e marr për qafe, e rrok, e gush “a’nga la = përqafoj
    Në fjalorin e gjuhës shqipe domosdoshmerisht është ora-koha, çasti që midis shumë fjalëve të larguara me qëllim apo pa dijeni, të rivendosen sërish, sa nuk është tepër vonë, një prej tyre fjala e lashtë shqipe: “La” fjalë kyçe kjo; hapës, çelësi, burim i mijëra fjalë-emërtimesh krejt në gjithë gjuhët e folura, lindur mbi këtë dhe, ndaj sot vështirësohemi te gjejme burimin e fjalaëve “Kala – kështjellë” “Kala – kali” (A ‘la = Alla; Zot), (Vila – ndërtesë e madhe 2-3 katëshe), “Bala-ballë, balli, ballkon, Ballkan, por edhe, Bala = Mbret i pari La, sipër në krye, në Ballë” pa përmendur këtu emërtime si Laba; lamba, LLambi<> a’mbi la, lab; labi – Labëri  fis, krahinë në jugun e Shqipërisë së sotme, etj, etj shembuj pa mbarim.
    Në gjuhën greke kemi:
    Ἄθυρμα (=παιχνίδι, χαρά). Ἀπό τό ἀθύρω (=παίζω) πού ἡ ἐτυμολογία του εἶναι ἀβέβαιη.
    A’thirma = lojë e gëzueshme, plot “hare”, plot zëra “të thirura” fëminore, gjallëri
    Vërejmë sërish raste pambarim ku “A” e dialektit geg, ka kaq vlerë të madhe, të pa tjetërsueshme, ku nëpërmjet saj, ska gjuhë ti përballet vlerës së saj: A = Zot. (asht’)
    Mili Butka
    aleksanderhasanas
    www.etimologji.com  / December 15, 2017

    Sunday, March 19, 2017

    Etimologji e fjalës "Pikë - Telonio - Doganë"



    Si fillim po shkruaj se çfarë nënëkuptojmë më fjalën; Pikë? 

    Një fjalë apo emërtim i hershëm ky, e sigurisht shqiptare, prej të cilës burojnë mijra fjalë të tjera në gjuhën shqipe, por edhe në shumë gjuhë të tjera të huaja. Madje shumë fjalë të njohura ndërnacionale ato tashmë, burojnë nga fjala shqipe “Pikë” si psh; Pikante, Pikatore, Pikturë, “Pikerinë” “Pikto-Sfikto”, Piks-mpiks “Fiks” e plot të tjera që do shohim në vazhdim.

    Me fjalën “Pikë” nënëkuptojmë skajin më të fundit “Cakun takun” takimin e dy drejtzave apo më shumë në një pikë të vetme konkrete ose vizionale,(X) kulmi i një objekti çfardo, shkalla më e lartë e arritur në zhvillimin e diçkaje, pika më e lartë e shfaqjes së një dukurie apo përsosmërisë, përpikmëri. Kulmi i gëzimit, i suksesit, i dijes, i lumturisë - Pika infinite: X = Zë = Zot.

    Në rregullat e drejtshkrimit “Pika” vendoset në fund të fjalisë, ashtu siç përdoret ne rastet kur duam të tregojmë një veprim të pa diskutueshëm, p.sh “Kjo punë është e mbaruar dhe Pikë”

    Në gjuhën angleze fjala “Pike” quhet “Point” në ate greke quhet; “Teli”
    Shikojme një tabele krahasuese të fjalës “Pikë” nga gjuha shqipe me atë angleze dhe greke, tek gjuha e jonë shqipe të gjitha fjalët e mara si shembuj kanë për rrënjë fjalën “Pikë” e ndërsa në gjuhët e tjera kjo gjë nuk ndodh ato largohen nga rrënjet e tyre përkatësisht në anglisht nga “Point dhe tek grekja nga fjala rrënjë “Telio” 
    • Shqip …………. Ang. …………...Grek
    1. Pikë …………... Point ………….Telio (Simeío)
    2. Piku …………... Peak …………. aichmís
    3. Pikoj ………….. Drip ………….. Stagóna
    4. Pikatore ……... Dropper ……... Stagonómetro
    5. Pikëllim …….... Pain ………….. Pónos
    6. Pis …………….. Dirty. ………... Simádi
    7. Pikas ……….....Spot……………… Entópise
    8. Pikante ………. Spicy ………… Pikántika
    9. Mpiksje ……… Clot …………... Thrómvon
    10. Piktor ………… Painter ………. Zográfos
    11. Pikerin ………..Egg box ……... Koutí avgón
    12. Shpikje ..............invention .............efévresi

    Pra fjala greke; Télos = Pikë, quhet kështu sepse tregon fundin e një rreshti, fraze, fjale, apo diçkaje tjetër, aty ku përfundon ashtu si në rastin e fjalës “Pikë” të gjuhës shqipe etj.

    Në greqisht kemi:
    • Τέλος …………….. télos……………….. Fund
    • Τελειώνει …….….teleiónei………. Perfundon
    • Tελωνειο ………. teloneio……………Doganë


    Pas kësaj duke ditur tashmë kuptimin e fjalës, “télos” baraz kjo “fund” aty ku përfundon; 
    “Ana -Tokë”⇔ "Dog/anë"

    Në dialekin e shqipes në gegenisht kemi; Anë = On’;  pra Del - në Andel në Onë = Tel/on-io = Dog/anë, Tok/anë, në anën tjetër të; Tokës Anë - Doganë.

    Diçka e përfunduar krejtësisht, e tëra, por edhe e përkryer pra e kryer me sukses, në gjuhën shqipe kemi; Ja Del“Ia doli M’Anë” ashtu si edhe në greqisht kemi; “Tel, Telia = krejt” dhe po nga e njëjta fjalë "telia = pikë" tek gjuha greke kemi persëri; “telia = e përkryer”

    Fjala; “Tel” e greqishtes nuk është asgjë tjetër përveçse fjala e pastër shqipe “Del” “Dal” (Delete) por edhe “n’Dal”, e cila tregon fundin “extrem” të një diçkaje në hapësirë, largësi dhe lartësi e në fakt ajo buron pikërisht prej aty, epiqëndrës (X) së këtij universi … Aty ku ku përfundon e rinis Gjithësia …!

    Mili Butka @ Gjuha shqipe
      (Aleksander Hasanas)

    Friday, March 17, 2017

    Gjuha shqipe – dhe ajo fenikase


    Gjuha shqipe – dhe ajo fenikase
    Kur qenia njerëzore zhvilloi për herë të parë gjuhën, ato sigurisht  u ndërtuan mbi të njëjtën pikë fillese: A dhe B; dhe shtrirje X – pafundësi Game” zhvilluar në versione të shumta, ky diversitet në vazhdimësi.
    Gjuhët semite janë një grup i të së njëjtës familje, ato kanë një numër karakteristikash thelbësore të veçanta në ndërtimin strukturor të gjuhës së tyre me anën e të cilave mund të identifikohen si të tilla të cilat përbëjnë thelbin e tyre:
    Gjuhët semite janë: abisine, fenikase, akade, herreje, arameje, kanane arabe, etj; e përbashkëta e gjuhëve semite janë fjalët e tyre, të cilat përbëhen nga rrënjë me tribashkëtingëllore secila (triliteralitet).
    Një karakteristikë krejt e veçantë e vetëm gjuhëve semite është se ato kanë një fjalor të tej bollshëm, me shumë fjalë-emërtime për të njëjtin objekt, psh; ato i japin dritës 21 emra; vitit 24; Diellit 29; reve 50; errësirës 52; shiut 64; burimit të ujit 88; ujit 170; gjarprit 100; devesë 255 dhe luanit 350 të tilla.
    Ky një thesar burim emërtimesh për shumë gjuhë të tjera, mendoj se nuk mund ti shmangesh dot, teksti më i hershëm i gjuhës semite është, mesazhi hyjnor, që përmban pretendimin e një shenjtërie të tillë, Kodi i Hamurabit. Gjithashtu të mirënjohura kemi vepra letrare: Libri Hebraik i Mbretërve, Psalmet, Kënga e Këngëve, mbishkrimet mbretërore akadiane, Epi i Gilgameshit, etj.
    E vetmja gjuhë e familjes semite që nuk shkruhet me alfabetin arab, por me shkronja latine, është ajo malteze.
    Alfabeti fenikas i përket po kësaj gjuhe e cila u zhvillua nga alfabeti “Proto-Sinaitic” rreth vitit 1050 para erës sonë, ky alphabet është shkruar gjatë Periudhës së Bronzit, në gadishullin Sinai, në Egjipt, shkrimet e para fenikase  ishin ato me sistemin “kuniform” (shpikur nga sumerët në Mesopotami).
    Alfabeti fenikas kishte 21 shkronja të formave të ndryshme dhe shkronjat ishin bashkëtingëllore, shkronja të cilat ishin përvetësuar nga hieroglifët e semitëve në Egjiptin e Lashtë, siç e lexuam edhe më lart gjuha e fenikaseve i përkiste gjuhës semite e cila u përhap në Mesdhe nga markantet, që nga Siria, Izraeli, Palestina Libani, por dhe Tunizia.
    Më poshtë po sjellim një listë fjalësh emërtime shkëputur prej fondit gjuhësor asaj gjuhe proto semite, ku shumë prej tyre duket sikur flasin qartas shqip, mos ndoshta kemi të bejmë direkt me gjuhën e lashtë fenikase?
    Përpara se te lexojmë tabelën e mëposhtëme nevoitet të shpiegojmë barazvlerën e shkronjave të paraqitura në tabelë si psh; shkronja e madhe semite: V = A, psh; në proto semitic kemi; bVn = Ban, bëj  (gegërisht; Ban) -(eng. build), ndërkohë, shkaku i evolimit gjuhësor tek shumica e gjuhëve të sotme me bazë latine kryesisht, kalime të aprovuara shkencërisht si; leximin e shkronjës nga: B = V,  si psh; bayṣ̂ = vezë (egg), ashtu si dhe shkronjën; ḳ = s; sh, etj, … duke lexuar tabelën – qartas do i kuptoni ato.
    Proto-Semitic dictionary; – b c d g ġ h k l m n p r s ś ŝ š t w y ɬ ʔ ʕ ʾ ʿ θ
                                                      Mili Butka @ Gjuha shqipe
                                                          #Aleksander Hasanas

    Wednesday, March 8, 2017

    Gruaja: Kroi - Burimi i Jetës - Mëmë Hyjnore - Energji!


    Grua, gruaja, çfarë është gruaja, pse u emërtua ashtu, mendja të shkon tek Eva krijesa e parë femërorë nga “Brinjët e Adamit

    Dhe ashtu padashje gjithë që kanë shkruar e do shkruajnë për të, është krejt e pamundur të mos i thurin lavde, e të mos i bëjnë krahasime nga më të ndryshmet; Yll, Hënë, Pishtar, Frymëzim, Shtylla e familjes, Mëmë, Hyjnore, më e bukura “Krijesë” quajtur ndryshe: “Grua”

    Studiuesi i madh Xhuzepe Krispi sjell për emërtimin: Grua” fjalën “γραία – grea” e ngjashme me γρȢια, γρȢα (gruia, grua). Dhe kjo fjalë ka kaluar në “γράια – gria = grua plakë.
    Ndërkohë, Gustav Majeri përballë gjuhës shqipe si gjithmonë e ndjen veten “ngushtë” i bije sharra në “gozhdë” dhe e quan këtë fjalë shqipe, të “errët” njëkohësisht ofron rrënjën; “GRŌN” ashtu si edhe nga indishtja e vjetër “GNÁ”, irlandishtja e vjetër MN etj, por pa rezultat.

    Gjuha shqipe, jo rastësisht dhe për “Hobi” u luftua ndërshekuj, nga të zinjtë “Pantera-Hiena” krejt të zeza.

    Fjala “Grua” ka për rrënjë grup-bashkëtingëlloret “GR”, rrënjë kjo e pandryshueshme; në gjuhën shqipe kjo rrënjë fjalëformuese në të gjitha rastet tregon “Ritje – n'gri/tje, kreativitet, risi, fortësi, dallueshmëri por edhe ashpërsi-grindje – grindavec – gria = i/e moshuar” etj.

    Gjokë Dabaj, publicist i njohur, studiues dhe autor i disa librave historikë, studimor dhe artistik, sjell në këtë rast, mbi fjalën, “Grua” krejt një mendim të ndryshëm, nga shumë autorë të tjerë, pavarsisht se niset nga fjala e ashtu quajtur latine “GENERO”, me lindë, GENS, fis, pasardhës, greqisht “γένος” lindje, krijim.
    *GENUE- *GËRUA-GRUA (GRUO, GRUE). Do të kishim një rotacizëm të hershëm.

    Tek gjuha shqipe kemi një fjalë të bukur, fjalën; “Krua” e cila tregon rrjedhshmëri, burim, jetë gjallëri, ashtu si; “e krijuara – krijesa – krijuesja – krua – grua”
    Edhe në rast se i referohemi gjuhës greke ku gruaja quhet; “gynaíka, gineka” dallojmë qartë se kemi të bëjmë me fjalën “Gen” që do të thotë lindje, rilindje, krijimtari – vazhdimësi, etj sinonime të këtij lloji, (gjenetika).

    Në gjuhën angleze kemi; wo/man = grua, ndërsa “Crea/ture = Krijesë”
    “Grua” do të thotë; Krua-Burim, jetë, gjallëri e ashtu si në mungesë të ujit pa “Grua” nuk do kishte jetë nuk do të kishim “Genin–Një i Ri” nuk do të kishim përtëritje; ri/gjene/rim, do ishte si toka me Diell por pa Hënë, pa Nënë, e ne të gjithë do të ishim veç “Adam”, që në shqip do të thotë i paaftë për të krijuar krijesën e vet Njeri.


    Në mitologjine e herëshme kemi: Eva - kri/jesa e parë "grua"-krijuar prej brinjëve të At/amit-Diell, ishin rrezet-birinjë të tij të cilat shfaqën Hënën-Evë-Mëmën-Nën'.
    --------------------------------------------------------------------------------------------

    Fjala: Gria = Grua plakë, Jo nuk rrjedh prej fjalës Grua, në gjuhën shqipe të moshuarve qoftë edhe burrave ju është thirur “Gërxho” për arsyen e vetme sepse janë pleq të “palosur”, të "Krusur" të vushkur të thatë si; “Grxhap” dru i tharë dhe i shtrembër, njëjtë si edhe majat “Shkrepat” e maleve të lartë shkëmborë gjithë “Gërxha, ku të “Grin” e ftohta dhe ngjyra e tyre në “Gri”.

    [Nje pyetje për studiuesit: Duhej të plakej Gruaja të quhej "Gria" e pastaj kemi lindjen e fjalës "së quajtur-greke": A'gria = i/e egër, egërsisrë?]

    Mili Butka
    Korçë më 22-4-2016