Showing posts with label Poezi. Show all posts
Showing posts with label Poezi. Show all posts

Tuesday, April 4, 2017

Poezi: Kushtuar Malit, të shenjtërimit si simbol i bashkimit.

Kushtuar Malit, te shenjterimit si simbol i bashkimit.

Dija malet e shqiperise
Por asnjehere s'kisha mesuar
Qe ai vend i shenjterise
Te ishte fron i perendise
Tani teper, teper vone
Mesova fjalen dodone

Qe ne shqipen e lashtesise
Desh te shosh DOTE DUAM
Asnjehere s'kisha ditur
Asnjehere s'kisha mesuar
Qe ne ate mal te shenjteruar
Gjithe te mirat kishin qendruar
Atij mali aq te mire, e te bekuar
Frasherllinjte dhe Cajupi
gjithemone i kane kenduar
Por asnjehere kot se koti
Por ishte fron qe rrinte ZOTI
Ne ate kohe qe qemoti
E kish thene dhe Heradoti
Qe ne ate mal te shenjteruar
Kish pasur shtepi dhe ZOTI
Kur dolli dieli dhe qielli ndriu

Shpejt u duk dhe Abas Aliu
E ndjente veten teper krenar
Prane flamurit tone KOMBETAR
Te gjithe besnike ndaj betimit
I shkrojten malit te shenjterimit
S e per te gjithe shqiptaret
Ka qene simbol i bashkimit
Kujtoj vitet qe kane shkuar
Ku prane malit te shenjteruar
Mijra vete kane peligrinuar
Nga gjithe fete te BASHKUAR
Ky ishte humanizmi shqipetar
Me baze tolerancen fetare
Qe Rilindja jone KOMBETARE
Te drejtohej nga tre besimet FETARE
Siiç e pane vete ata te udhes nga
NJEREZ TE PENES DHE TE PUSHKES
Eshte shkruar per kete Atdhe
Per ndjenjen e shqiptarizmit
Porasnje vlere sdo kish per ne
Pa binomin e arte, PA ATDHE NUK KA FE


Mirgjin Frasheri

Tuesday, March 28, 2017

LIRIA – ILUZION “LIRI, BARAZI, VËLLAZËRI“

SERISH AKTUALE...!


25.03.2015 · 
LIRIA – ILUZION
“LIRI, BARAZI, VËLLAZËRI“

Emblema – zjarr e një revolucioni
U dashuruam pas saj dhe unë edhe ti
Jemi mashtruar miq, më...mos besoni
Kur u ngjize dhe kur linde kush të pyeti
A do, a s’do të vish në këtë jetë...?!

Me vargun romantik të një poeti
Nuk ardhka paqja as barazia e vërtetë.

Prindët kur të përkëdhelen nuk u shtirën 
Por shume nuk të pyetën si për dreq
Të edukuan me bindjen për të mirën 
 As qe e mendonin se po benin keq...!?!!

Tatëpjetën - rrokullimë kur merr jeta
Dhe "komb" i burrit e humb burrërinë
E çoroditur nga zullumet mendje – shkreta
Rrokulliset e pabusull në greminë .

Mos vallë instiktet e pushtuan botën
Dhe njerëzimi drejt absurdit shkon 
E qorruar Politika s’e ndjen shqotën… 
Që pa u ndalur na tërheq në hon … ?!

Do presim Zotin, Krishtin, Muhametin ?
A Budën, që ta ndalin këtë batërdi … 
Apo të gjithë, në këmbë do ngremë SHTETIN
Sa vite Politika na gënjen në sy …?

Lirinë, drejtësisë së SHTETIT ja besoj 
 Dhe nuk dëgjoj më fjalë magjistricash
Që të më mbushin mendjen, nuk denjoj
T’i përkund ëndrat nëpër erza picash…!

Por nëse SHTETI i paturp na gënjen
Me njerëzinë tallet, sillet me dredhi
Instikti qënien dhunshëm e rrëmben
Dhe vjen ajo që s’do ta doja... ANARKI…!

Lame Qirka
Tirane …Mars 2015

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sunday, March 26, 2017

Poezi, Kushtuar Vëllezërve Frasheri.



Poezi, Kushtuar vellezerve frasheri
Me Avdyl e kam filluar
Si nje trim e burre i shquar
Kur Shqiperia ish duke coptuar
Per ne Londer ka udhetuar
Me Bismarkun eshte takuar
Ai burre shteti mjaft i i degjuar
E kish pritur e kish nderuar
Ekish pyetur e kish degjuar
Pse ke ardhur e munduar
Avdyli i i tha vetem dy fjale
S,kam asnje kerkese per vete
Por dua qe, gjithe shqiptaret
Ju ti njihni si komb me vete
Bimarku si e kish degjuar
Ekish mesuar e keshilluar
Qe asnje shtet s,ka egzisuar
Pa gjuhen e vet te shkruar
Dhe me pas e ka sqaruar
Se Shqiperia gjithe keto vite
Do te mbetet veç nje shprehje
gjeografike

Po te mos shkruhet gjuha shqipe
Nuk ka vend per te mohuar
Por eshte shume per te desheruar
Qe kjo e vertete historike
Qe nga Bimarku eshte theksuar
S,duhej manipuluar e,injoruar
Por me kohe dujhej zbuluar
Sikur Avdyli te ishte gjalle
Me te drejte, do te na kish
Qortuar
Dhe per te madhin Naim dime
Ka bere shume per Shqiperine
Na kamesuar si asnjehere kurre
Qe si te jesh trim e te jeshburre
Dhe kur ishte ne shtrat semure
Ishte ngritur dale nga dale
Semundjes i beri balle
Theriste kerkonte arme
Qe bashke me shoket prane
Te mbronin te gjithe vatane
Te gjithe shqiptaret e dine
Ka qene si Getja per Gjermanine
Porsi Shekspiri per Angline
Ne cdo veper qe dota gjesh
Ish si Hygoi per çdo frances
Por shqiptaret shume dine
Dhe per te shquarin SAMINE
Qe ka shkruar perShqiperine
Per Shqiperine ai ka thene
Qe çfar ishte e çfar ka qene
Fjalet e tij si margaritare
I kujton sot çdo shqiptar
Pa Shqiperi s,do kish shqiptare
Kemi mesuar gjithe ato vite
Se s,do kishte asnjehere Shqiperi
Po mos kishim shkollla shqipe
Per here ka shkruar e thene
Qe ta duam Shqiperine meme
Dhe nje gje per te te dime
Se per Sqiperine punoi shume
Se sa here qe ai shkruante
Mbante jastekun mbi gjunje
Endjej veten te nderuar
Qe per keta burra te shquar
Me deshire per ta kam shkruar
Se nje jete te tere punuane
Qe Shqiperine ta shihnin ZONJE



Mirgjin Frasheri
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tuesday, March 21, 2017

Prindërit - Poezi nga Mirgjin Frashëri

Prinderit e mi

Se si nena me babane
Per origjine Frasherin kane
Shume vite kane kaluar
Kane vdekur dhe s'jetojne
Ne shpirt e ndjej perhere
Sikur te ngjallen dhe njehere
Dote ndjeheshin te gezuar
Kur te me kishin shikuar
Me femije te martuar
Qe kane lindur dhe jane shtuar
Fotografine jam duke pare
Ndjehemi per ta krenare
Qe trungu jone familjar

Nga ato rrenje ka dale
Kur dhe ne tu veme prane
Ato rrenje nga kemi dale
Asnjehere s'do kene te thare
Sepse jane rrenje te saj fare
Ku mbiu dhe lulezoi
Rilindja jone Kombetare
Duke ndjere i nderuar
Perhulem perballe tyre
Me gjithe respektin e merituar







Korçë  04.08.2016 

-----------------------------------------------------------------------------------

PÈRTEJ HIPERBOLÈS - poezi kushtuar Perikli Jorgoni - Nga Ylli Mece‎

PÈRTEJ HIPERBOLÈS
(Kjo poezi i kushtohet pedagogut tim tè Gjuhè-Letèrsisè ne shkollen Ushtarake "Skenderbej", Perikli Jorgonit, ‟aksidentuar” me pasojè vdekjen né rrethana shumè misterioze)
------
Kush i solli gèrmat shqipe ?!.. Qoftè i mallkuar !
Teksa jargèt e vrera (oh me sa helm) ranè mbi veladonin e tij tè zi
Shqiptarèt tè gjithè pa pèrjashtim kam pèr t'i shkishèruar!!
Çmendurisht ulèrinte patriarku, nga njè meshè mbajtur
Larg sa larg nesh... tutje né Greqi.
------
Ata na e vranè At Kristo Negovanin, pèr gèrmat shqipe
Kryqèzatèn filluan priftèrinjtè e Athinès si tè marrè
Tè etur ia ngulèn thikat tejpèrtej kraharorit
Blasfemi... blasfemi èshtè vèrtetè - kur djallit i lutet
Vet djallit me temjan, por tashmè… vendosur né altar!
------
Ata bukèn e helmèt ia dhanè dhe Petro Kolonjarit
Si né Mesjetè i,a shtruan dhe me ‟verè tè vyer”
Tè marrèt as mund ta kuptonin se vetè ata ishin tè helmuarit,
Se vdekjet pèr alfabet kurrèsesi jo… jo nuk mund tè mbyllin
Por hapin me mijèra e mijèra dyer!!
-----
Èshtè dhe ndofta do tè ngelet pèrtej çdo imagjinate
Njè shqiptar né trung sa njè rrap… né mos mè i vjetèr
(Mè ndieni miq mos e merrni kurrè jo as pèr hiperbolè)
Nga djajtè e njè shpirti, tè njè kishe tè pashpirt ,u mallkua:
Mos tè gjetèt kurrè ndèr tè gjallèt.. viti tjetèr !
-----
E shkishèruan dhe atè, se né gjuhèn e nènès pat mèsuar
Nga Kristoforidhi apo Noli i madh... gjigandi pa pèrmasa
Tragjeditè ka raste marrin forma tè rènda e apokaliptike
Jo vetèm nga lumenjtè e gjakut derdhur
Por dhe kur jetèn e japim pèr gèrmat e arta!
----
Mèsuesi im ! Ti qè germat i deshe pèrtej ç'do dashurie !
Mos vallè pèr ty i ranè aq fort oshtimat e kèmbanès ?!
Nèse do tè ishin gjallè Noli,Nini e Nevogovani
Patjeter qè do tè tè thonin : - Bèj kujdes bir !
Kujdes , nga ‟buka dhe vera e vyer” e Patriarkanès !..


 për

Sunday, March 19, 2017

Nje koment mbi poezine Diellin pres - Mirgjin Frasheri.


Nje koment mbi poezine
Diellin pres


Keto vargje qe kam shkrar
Sofies ja kam kushtuar
Sepse ka gjithe nje kohe
Po pret diellin qe ta ngrohe
Shume bukur ajo ka shkruar
Se brenda shpirtit saj te bekuar
Nje zog i vogel ka ciceruar
Ndjehej teper e emocionuar
Kur syte e saj ishin duke lotuar
Por mencuria i fliste persemiri
Heshtja dote ish kapak floriri
Per te shkruar prape ka nisur
Endrat e saj ka qendisur
Nje nga nje ajo bukur i thurte
Porsi nje buqete plot me lule
Prandaj hatri mos i mbese
Qe do na mbetet ne kujtese
Si nje burrereshe trimereshe
Sepse me diellin eshte takuar
I premtoj dhe i dha shprese
Qe prane saj dote zbrese
Dhe si nje trimereshe sokolese
Me ate shpirt aq te vyer
Ju drejtua bute bute atij dielli
Ty o diell qe i premtove
Dhe i dhe asaj shprese
Qe prane saj dote jesh
Krahe hapur dhe buzeqeshur
Ty Sofija, do te te prese
Sepse ti o diell i gjithesise
Zerri Sofies s'eshte ere
Por eshte zjarri i dashurise
Qe te pret ta ngrohesh pehere



Wednesday, March 15, 2017

Ç’u bë ai, që aq shumë të desh?!




Ç’u bë ai, që aq shumë të desh

Kur mërzia të ulet pranë,
Dhe pikë e lotit nuk të shterr,
Ndonjëherë ke pyetur vallë,
Ç’u bë ai, që aq shumë të desh.
 
Thonë e vrau trishtimi i shkretë,
Thonë buzëqeshja s’iu khye më,
Thonë zemrës i nguli një heshtë,
Thonë u hodh në det e s’doli më.

Thonë u çmend e mori malet,
Thonë s’i zë më vendi vend,
Thonë me zërin e zogjve çmallet,
Se i ngjasojnë me zërin tënd.

Thonë e panë të shkonte tutje,
Herë ngrihej, herë shembej,
Përpiqej të mblidhte lule
Se i ngjasojnë me aromën tënde.

Humbur pyjeve me ahe
Qan me lot shkëmb më shkëmb,
Përgjon vallen e sorkadheve,
Se i ngjasojnë me hapin tënd.

Qëndron shpesh tek burimet,
Uji rrjedh, vështron me ëndje,
Qan e qesh me gurgullimet,
Se i ngjan me të qeshurën tënde.

Prehje s’gjeti asnjë ditë,
Në çdo çast të sjell ndërmend
Lisave vështron hardhitë,
Se i ngjajnë me gërshetin tënd.

Kujton ditët e asaj moshe,
Trazuar krejt, njëlloj me detin.
E mban mend kur ti i thoshe,
Mos të lutem, mos gërshetin!

Ti jeton, je shënd e verë,
Por shpirti brengës s’i shpëton,
A ke pyetur ndonjëherë
Në është gjallë; a rron, a s’rron.

Në të thënçin që ka vdekur,
Në të thënçin që është gjallë,
Lajmin vallë si do ta presësh
Do të qeshësh a do të qash


Vepror Hasani


Thursday, March 9, 2017

TA DIJE SE SA ME KA MARRE MALLI




TA DIJE SE SA ME KA MARRE MALLI 
.
Ah.., sikur ta dije se sa m ka marre malli
Per ata syte e tua te bukur
Qe shkelqejne si gure zmaraldi

Aty , thelle , ku jane futur 
.
Ah.., sikur ta dije se sa m ka marre malli
Per ato floket e tua te arta
Kisha kenaqesi kur ti ledhatoja un djali 
Me keto duart e mia te forta 
.
Ah.., sikur ta dije se sa m ka marr malli
Per ate gushen tende si kanarine
Kur e puthja une , m binte zali
Se kundremonte era trendeline 
.
Ah.., sikur ta dije se sa m ka marre malli
Per ato gjokset e tua te " vogla "
Kur i prekja , m digjte zjarri 
E me dilnin syte , si " googla "
.
Ah.., sikur ta dije se sa m ka marre malli
Per burimin tend ku freskohesha une 
Po tani qe me bie mbi kok ai djelli
Nuk me le rehat qe t zë nje sy gjume
.
Ah.., sikur ta dije se sa m ka djegur ky malli
Tani , nuk fsheh dot as lotin 
Nuk e di sesi do ti vere halli 
Malli me dogji shum e un nuk zë dot as vitin ...

--------------------------------------------------------------------------------

Monday, February 6, 2017

Ngreu, Rozafa jonë, 2500 vjeçare, ngreu 25 shekuj, boll, u dergje nën gurë po vjen sulltani, se vdiq Skënderbeu se të ishte buçkua, nuk do shkelte kurrë



Meti Fidani 
  Saint Petersburg, Florida, United States· 
DIL PREJ GURËVE, MOJ MOTËR ROZAFË
Thonë se, Erdoganosulltanoturqit, qënkan te interesuar që të ringrene xhamine e Sulltan Mehmetit, brenda ne Kalane e Rozafës në Shkodër.. Kalaja 2500 vjecare, per te cilen, sipas legjendes, u flijua, nusja Rozafë, eshte objekt i trashegimise tone kulturore, nuk mund të kthehet ne objekt fetar, aq me shume në nje xhami, me emrin e pushtuesit, aq me shume me ndihmen e atyre qe na pushtuan per 500 vjet… Mendimi im.
Dil, moj e gurosura, në kalanë e vjetër
ngreu Rozafa e Ilirisë,ngreu moj motër
zgjo edhe burrin, zgjo, dhe tët kunetër
ngreu,se Sulltani,asht nis, për Shkodër

Ngreu, Rozafa jonë, 2500 vjeçare, ngreu
25 shekuj, boll, u dergje nën gurë
po vjen sulltani,se vdiq Skënderbeu
se të ishte buçkua,nuk do shkelte kurrë

Do vijë, me gjysmën e hënës ,mbi flamur
siç erdhën Dobiça,Viçiça,Venizellë
do vijë, siç erdhi ,dhe malazezi dikur
e një kishë të ngriti,në obor,në kështjellë

Thonë, dhe emrin kalasë,sulltani, do tja ndrojë
dhe ty Rozafë, do të thrresim Xhemile
e bën Sulltan Mehmeti, e bën kur të dojë
se do sjellë para, e florinj, me kile

Për para , moj Rozafë,ç'nuk bëjmë ne, për para
kollomaqen, ja puthim Sulltanit,hasmit të vjetër
për para, dhe grekut dhe serbit,ja shesim gjithçka
dhe emrat i shesim,dhe kështjellat, dhe detin patjetër

Për para ,ne e nxjerrim në ankand,dhe Ilirinë
veç xhepat ti mbushim, e florinj, të na varin në qafë
ngreu moj motër,ngreu, e hasmit i trego tapinë
moj nusja iliriane,moj e bukura ,Rozafë





Meti Fidani 
  Saint Petersburg, Florida, United States
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------


Saturday, February 4, 2017

Në kampin e përbuzjes, kolisterina haet me lugë. - Poezi nga Gentjan Hasanas.



Te çadrat
e perkohshme
në kampin e përbuzjes
kolisterina haet me lugë


ha 
pjatën që më servirin;
biles te kesh
buzëqeshje në fytyrë, 
dhe miratim me koke:
''Faleminderit për begenisjen!”

Ne çastin,
kur duket 
sikur ju ke rënë në qafë… 
Bie çanga, 
ora për të zbritur në minierë.

Oh,
kjo zemra e malit 
ma fsheh gurin e çmuar.
(e vetmja punë që bëra me pasion 
dhe kurrë s'u pagova!)

Harroj 
kur zhytem në errësirë, 
koha 
e humbet fillin, 
derisa 
një xhevair më mbetet në dorë.

Në sipërfaqe 
më nxjerrin anshensorët e gëzimit.

Serish në kamp
metabolizmi im qenka i mallkuar: 
Tani, hani gurë të çmuar, o njerez
e me jepni
pjatën e përbuzjes!...

Thursday, February 2, 2017

A E DI KUSH SA ZGJAT UDHA?! - Poezi nga Xhevdet Ukalli.

A E DI KUSH SA ZGJAT UDHA?!
Shikoni! Udha mund të jetë e gjatë
Dhe nuk mbaron, aty ku sos rruga
Nuk matet, as me ditë e as me natë
S’matet me thinja, as me rrudha!

Shikoni ! Kjo udhë është e gjatë
E gjatë sa nuk ua merr mendja
Sa jetë e bukur, sa jetë e paqtë
E zgjat, gjersa përpara t'i bie perdja!

Shikoni! Kjo udhë zgjat pa masë
Dhe nuk mvaret, se sa zgjat rruga
Veç udhës i prijmë e i shkojmë pas
Thellë në atë pafundin plot gunga!

Dhe kurrë nuk arrijmë që të themi
Ja ku erdhëm, arritëm ne, në cak!
Se atëherë, fatkeqësisht më s’jemi
S’i bëhemi dot vetes, marathonomakë!
@ Xhevdet Ukalli
----------------------------------------------------------------------
______________________________https://milibutka.blogspot.al_______________