PÈRTEJ HIPERBOLÈS
(Kjo poezi i kushtohet pedagogut tim tè Gjuhè-Letèrsisè ne shkollen Ushtarake "Skenderbej", Perikli Jorgonit, ‟aksidentuar” me pasojè vdekjen né rrethana shumè misterioze)
------
Kush i solli gèrmat shqipe ?!.. Qoftè i mallkuar !
Teksa jargèt e vrera (oh me sa helm) ranè mbi veladonin e tij tè zi
Shqiptarèt tè gjithè pa pèrjashtim kam pèr t'i shkishèruar!!
Çmendurisht ulèrinte patriarku, nga njè meshè mbajtur
Larg sa larg nesh... tutje né Greqi.
------
Ata na e vranè At Kristo Negovanin, pèr gèrmat shqipe
Kryqèzatèn filluan priftèrinjtè e Athinès si tè marrè
Tè etur ia ngulèn thikat tejpèrtej kraharorit
Blasfemi... blasfemi èshtè vèrtetè - kur djallit i lutet
Vet djallit me temjan, por tashmè… vendosur né altar!
------
Ata bukèn e helmèt ia dhanè dhe Petro Kolonjarit
Si né Mesjetè i,a shtruan dhe me ‟verè tè vyer”
Tè marrèt as mund ta kuptonin se vetè ata ishin tè helmuarit,
Se vdekjet pèr alfabet kurrèsesi jo… jo nuk mund tè mbyllin
Por hapin me mijèra e mijèra dyer!!
-----
Èshtè dhe ndofta do tè ngelet pèrtej çdo imagjinate
Njè shqiptar né trung sa njè rrap… né mos mè i vjetèr
(Mè ndieni miq mos e merrni kurrè jo as pèr hiperbolè)
Nga djajtè e njè shpirti, tè njè kishe tè pashpirt ,u mallkua:
Mos tè gjetèt kurrè ndèr tè gjallèt.. viti tjetèr !
-----
E shkishèruan dhe atè, se né gjuhèn e nènès pat mèsuar
Nga Kristoforidhi apo Noli i madh... gjigandi pa pèrmasa
Tragjeditè ka raste marrin forma tè rènda e apokaliptike
Jo vetèm nga lumenjtè e gjakut derdhur
Por dhe kur jetèn e japim pèr gèrmat e arta!
----
Mèsuesi im ! Ti qè germat i deshe pèrtej ç'do dashurie !
Mos vallè pèr ty i ranè aq fort oshtimat e kèmbanès ?!
Nèse do tè ishin gjallè Noli,Nini e Nevogovani
Patjeter qè do tè tè thonin : - Bèj kujdes bir !
Kujdes , nga ‟buka dhe vera e vyer” e Patriarkanès !..
No comments:
Post a Comment