Categories

Showing posts with label Speciale. Show all posts
Showing posts with label Speciale. Show all posts

Thursday, February 2, 2017

I kam dy fjalë me Mehmet Krajën!


   I kam dy fjalë me Mehmet Krajën!
Shkaktarët e të keqes në Kosovë kanë emër dhe mbiemër dhe dihet se kush janë, pra klasa e tanishme politike dhe hyzmeçarët e tyre të shumtë nga të gjitha shtresat shoqërore. Kjo duhet të thuhet me guxim në mënyrë që keqbërësit të apostrofohen në përputhje me fajin e bërë në vend se me "filozofema joshëse stilistike" dedikuar adoleshencës intelektuale dhe atyre që hanë dushk për gogla, pamoralshëm, të barazohen vrasësit me viktimat e tyre! Në këto rrethana që unë i quaj me qenë ose mos me qenë, krijuesit e përgjegjshëm duhet t’i përdorin “armët” e tyre, që të mbrohet një ideal për të cilin është derdhur aq mund, dije dhe gjak madje gjatë më shumë se një shekulli. (nga Jusuf Buzhovi)
Ku ishe më herët  Mehmet Kraja?  
“Arsyeja e kësaj pyetje është se mu ky njeri - prapë me gjithë respektin për vlerën në shoqërinë kosovare që i është pranuar, së paku me tituj dhe statuse- ka qenë tërë kohën para dhe pas 1999, para dhe pas 2008, në disa nga pozitat më të besueshme, më të fuqishme dhe më të dëgjueshme në Kosovë, e bile edhe në Shqipëri. Pra ku ishte Kraja kur të gjitha këto ndodhën?” (Ballsor Hoxha)
Çka ndodhën? E çka ndodhën, një pyetje shumë e vështirë. Ja që na ndodhën shumë të pa pritura pas kësaj lufte e ti na dole vetëm  me “Letër myslimanëve të Facebook-ut “. Letër impozante, por me një qëllim pompoz; minimizimin e të keqes që e kaploi Kosovën. Sikur mos të kisha qenë këto 10 vjetët e fundit, t`isha diku larg duke të lexuar në këtë letër, kisha menduar e thonë: ” Sa të pamëshirshëm këta armiqtë e Kosovës që po na e shpifen, se ekstremi islam është vetëm “shfrenim“ i disa njerëzve që iu ka dhënë rasti të shkruajnë në facebook. 
E, mik i nderuar i  asnjë fjalë nuk të doli nga goja për të gjitha ata valavitje që i patëm (edhe i kemi) duke u ballafaquar me tmerrin botëror. Ata nuk ishin (dhe nuk janë edhe sot) vetëm të facebookut por i kemi në Universitet, në Akademi, në Qeveri në Parlament, në mediat e të gjitha llojeve… në….
Akademik i nderuar, ti duhet të jesh bukur shpesh në publik, mos të them edhe për ditë që me letra më konkrete të shihet “aroma “ akademike  në çështjen kombëtare .

Unë e mora letrën tënde të fundit: “Letër askujt“ që aq shumë bëri bujë në shtypin tonë; të cilën duhet lexuar mirë e mirë se edhe aty i ke futur do miza të kalit që nuk largohen nga burimi  i tyre i jetës. Vetë titulli shumë qesharak: Letër askujt”, d.m.th. letër pa vlerë
Ti shkrove: “Pse t’i zhgënjej njerëzit edhe më shumë me punën e Akademisë, kur edhe ata që e kritikojnë, nuk premtojnë ditë më të mira, përveçse zëvendësimin e një klani me një klan tjetër. Kosova nuk humb as fiton gjë, nëse Akademinë e sundon klani i gjakovarëve, i preshevarëve, i llapjanëve apo i Rexhep Qoses. Çfarë do të ndryshonte, nëse në vend të LDK-së, Akademia të dominohej nga PDK-ja, nga AAK-ja apo nga “Vetëvendosje”? “ Çka mendove me këtë? Akademia qenka pra grumbull njerëzish të dirigjuar nga klanet. Ti po e thua, sot. Pse nuk e the më herët ?
Të kujtohet ky arsyetim i Akademisë? “Me propozim të Kryesisë së ASHAK-ut (11. 09. 2012), Dr. Oliver Jens Schmitt, profesor për Historinë e Evropës Lindore në Fakultetin e Shkencave Historike të Universitetit të Vjenës, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, Përgjegjës i Albanien-Institut, u kandidua për anëtar të jashtëm të ASHAK-ut. Kryesia i ngarkoi të nënshkruarit e këtij teksti për të hartuar një raport për punën dhe veprimtarinë e profesor Schmitt-it. 
Ishim të vetëdijshëm se kishim marrë një barrë tepër të rëndë për ta bërë vlerësimin për këtë kandidat nga se opusi i tij shkencor është shumë i gjerë dhe cilësia shkencore e studimeve të tij shumë e lartë. Mblodhëm të dhëna biografike e bibliografike, vlerësime të shkencëtarëve e historianëve me renome për këtë studiues të njohur jo vetëm për studimet historike shqiptare, të vështruara në kontekst të gjerë të zhvillimeve historike të Evropës. 
Në vlerësimet e ekspertëve të historisë, veçanërisht të historisë së Evropës JL, gjetëm se vepra e Schmitt-it është shkencore, e hartuar me kompetencë, e argumentuar me të dhëna dhe fakte shkencore dhe e mbështetur në dokumente relevante arkivore.. Kishte shprehur edhe gadishmërinë për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë. (http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 , 25.12.1912 ) . 
Oliver Schmitti u pranua në ASHAK-un tonë dhe me librat e tij u shërbeu vetëm humbjes se identitetit tonë . Ku ishe ti?
Tjetra me “rëndësi“ që e shkrove dhe e tregon një papjekuri tënde të qëllimshme:” Por ka ardhur koha që njerëzit Kosovës të lihen të qetë, të mos ua përzihen rropullitë me punët e historisë. Për LNÇ-në në Kosovë, sekush le të shkojë të lexojë ditarin e Miladin Popoviqit në Arkivin e Shtetit në Tiranë dhe mos na e çajnë më bythën me heronjtë e paqenë të asaj “epopeje”.  Sa e pa menduar mirë ?
E ke menduar mirë që historia shqiptare fillon me vet shqiptarin? E di që edhe Skenderbeu thirrej në Pirron e Aleksandrin e Madh dhe nuk i jepte të drejtë vetës e të thotë që me te filloi historia shqiptare?
LNÇ -ja në Kosovë i ka vlerat e saja të pa mohuara kurrë, se mos të ishte ajo nuk kishte me pasë më Kosovë e as luftë të UÇK- s, se nuk do të kishte shqiptar. Kujtoje Çamerinë, kujtoje arsyetimin e grekërve për dëbimin e shqiptarëve  nga aty pas Luftës së Dytë  Botërore .

Fahri Xharra,02.02.17

Gjakovë

Thursday, January 19, 2017

TRUMP - Vë në Garë - Politikanët shqiptarë - Kush paguan 1000 dollarë është i Ftuar.

Arben Llalla 

Kush do ftesë nga politikanët shqiptar të Tiranës për tek zyrtarizimi i presidentit të SHBA 
Trump më 20 janar, mund të sigurohet lehtë për 1.000 dollarë. 
Le ti lënë përrallat Meta, Dule, Basha, etj., 
Ato ftesa blihen lehtë. 
Mundet për 1.000 dollarë edhe ftesë për tek balloja e mbrëmjes.


Wednesday, January 18, 2017

Ilia S. Karanxha: Për mëmëdhenë - motoja e një atdhetari në një studim monumental.

Monday, January 16, 2017

Shën Niketa i Dardanisë: Autori i Himnit "Te Deum" Simbol i Krishtërimit Katolik - Botëror.

Shën Niketa i Dardanisë


Në kohën kur nuk ishte ky kufi që është sot, e që Dardani i thoshin deri lartë të Danubi sllavët ishin ende larg nesh . Ishte koha kur fisi nomad KashKai nuk e dinte që lagë tyre është një civilizim. Bredhësit KashKai dhe sllavët nuk e dinin që në Dardani jetonin dardanët , e ndër ta edhe Niketa .

Niketë Dardani ishte ndër të parët kompozitor i cili shkroi shumë vepra të ndryshme si ato laike dhe fetare. Niketë Dardani (340 – 414), njihet si autori i “Te Deum” hymnit bazë dhe simbol të krishterimit, ky artist nga Dardania është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishterimit dhe një nga themeluesit e kësaj kulture.

Dardania, me një popullsi të lashtë, më e lashtë se vetë lashtësia, me një popull me histori mbi mijëra- vjeçare, një popull me origjinalitetin e vet, mbushur me shumë shenjtorë, të cilët dhanë jetën e tyre në shërbim të njerëzimit e veçanërisht të këtij populli. Në historinë e popullit tonë mijëvjeçarë ka ngjarje e figura aq të shquara sa denjësisht mund të nderohen prej gjithë botës të krishterë apo myslimane si martirë, si të bekuar bile edhe si shenjtorë.


Shen Niketa e shkroi hymnin e përjetshëm të kishës katolike botërore Te deum Laudamus (Ty Hyj të lavdojmë). Ipeshkvi Niketa thuhet se përveç shkrimeve të tij dhe poezive në latinisht, ai shquhet në përkthimin e Biblës në gjuhën Ilire të Besëve… Te paktën qe nga fillimi i shekullit te kaluar, kur britaniku A.E. Burn botoi neCambridge(1905) monografinë “Niceta of Remessiana”, doli botërisht se ky shenjtor doli prej botes iliro-shqiptare. Vete Shën Niketa shkruan me dorën e tij: “Dardanus sum” jam dardan..

Zhvillimi i muzikës shqiptare, krahasuar me vende të tjera evropiane, ka pësuar një zhvillim jolinear të saj. Studiuesit kanë bërë ç’është e mundur për ndriçimin e rrugës së zhvillimit muzikor të përshkruar, duke nxitur kështu që të flet “koha memece” e kësaj muzike.


Thuhet se muzika, si një gjuhë universale, shfaqet tek popuj të ndryshëm, në mënyra të ndryshme, duke marrë formën e një arti muzikor të thjeshtë ose jo linear, por që kuptohet nga të gjithë.

Në Iliri arti muzikor ishte në kufirin e një gjuhe universale, nga e cila vështirë se mund të identifikohet, për shkak të mungesës së dokumenteve të drejtpërdrejta, por edhe se “Arti qytetar I vendbanimeve ilire, si pasqyrim i një shoqërie me strukturë dinamike gjithnjë më të ndërlikuar, nuk paraqet shumë unitet stilistik…”, megjithëse njësia etnike kulturore-historike ekziston.

I kemi dy rreze drite, te cilat ndriçojnë veprën e muzikantëve tanë, ndër të cilët veçojmë emrat e Niketë Dardanit (shek. IV) dhe Jan Kukuzelit (shek.XII), të dy proftërinj, njëri katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë të gjatë, u lidh ngushtë me institucionet e kultit fetar, vend i përbashkët prej nga morën rrugë edhe veprat e para të letërsisë sonë.

Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjecare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij më e njohur është himni “Te Deum Laudamos”, i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj.

Megjithatë gjenet shqiptare të krijimtarisë nuk shterruan, ato u fashitën për një kohë nga flaka e dyndjeve por pa reshtur nxorën vazhdimisht filiza të rinj. Mjafton të përmenden ketu himnografët e atij harku kohor, krijimet poetike-muzikore të Justinianit (527-565), ligjvënësit më të madh të Perandorisë Bizantine që ishte me prejardhje dardane, i cili kompozoi himnin famëmadh “0 Movoyvns Vois Kai Tojos Toi Oeov”.


Pra , sa për dijeni të gjithë atyre që nuk e dinë se ne e kemi vendi në Unesko , sepse nga ne dolën burrat e mëdhenj të fesë dhe të historisë .

Fahri Xharra
Gjakovë 16.10.17





Saturday, January 14, 2017

Nata e Vitit të Ri TVSH-ja, sfidon televizionet më të mëdha të vendit - shkruan Vepror Hasani.

Nata e Vitit të Ri
TVSH-ja, sfidon televizionet më të mëdha të vendit




Nga Vepror Hasani

Ishte çelja gazmore e programit që na mbajti mbërthyer te Televizioni Shqiptar. Kontrolluam disa herë stacionet televizive më të mëdha të vendit dhe përsëri mbetëm aty. Programi kishte nisur bukur dhe me humor dhe nuk dinim çfarë do të ndodhte më pas. Dy konferencierët: “gjiganti”  Romir Zalla dhe “e vogla” Ervina Kotolloshi, e njohur si “Ponja”, personazh i interpretuar me sukses prej saj, paralajmëronin prezantim të këndshëm të spektalit. Ata të dy na kujtonin Olion dhe Stelion. Zalla njihet për finesë në humor, Kotolloshi ngjall kërshëri edhe pa folur. 

Qeshnim edhe kur ata të dy nuk kishin filluar të flisnin. Përzgjedhja e konferencierve ishte një
zgjidhje e mirë. Që në start TVSH-ja ishte disa pikë më përpara me stacionet e tjera televizive. Kamera, si padashur, na tregoi këngëtarët që merrnin pjesë: Luan Zhegu, Kozma Dushi, Valbona Halili, Eli Fara etj. Kërshëria u shtua së tepërmi. Po aktorët kush do të ishin? Prej kamerave u shfaq një pjesë e tyre: Marjana Kondi, Zyliha Miloti, Zef Deda, Zamira Kita, Gent Hazizaj, Elvis Pupa etj. Fillimi i spektalit intrigonte kujdesshëm për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Kritikë
Regjia e spektaklit paralajmëroi natyrshëm edhe diçka tjetër. Programi festiv, përveç këngëve dhe humorit, do të përcillte edhe kritikë ndaj të metave të vërejtura në art dhe muzikë. Nuk do të bëhej humor për humor, ashtu siç ndodh rëndom ditëve të sotme. Edhe kjo gjë i nxiti njerëzit ta ndiqnin me vëmendje programin e Televizionit Shqiptar. Kozma Dushi, bie fjala, nuk dëshironte të ishte qoftë edhe për një çast të vetëm këngëtar i një teksti të pavlerë, i shoqëruar nga një kor që përsërit të njëjtat fjalë pa asnjë ide. Komi u ngrit të këndojë dhe nuk e çoi këngën deri në fund sepse kërkonte që kënga e tij, ose të ishte e përkryer, ose të mos ekzistonte fare. Kështu e përcolli së paku regjia mesazhin e këtij aspekti. Për Komin, vetëm gjërat e vërteta jetojnë gjatë, dhe ai kishte të drejtë. Humori i viteve të shkuara  e tregoi më së miri këtë gjë. Pjesa humoristike “Sheqer apo krypë”, u kujtoi të gjithëve lojën e shkëlqyer të aktorëve Durrsakë. Sërish u ndoq me vëmendje të veçantë, njësoj sikur të shfaqej për herë të parë. Çdonjëri kujtonte sa shumë kishte qeshur me këtë skeç të 30 viteve më parë dhe prapë qeshte po njëlloj. E pabesueshme! Artin nuk e zbukurojnë pantallonat e grisura, as harresa e këngëtarve të vjetër, as ftesat për pjesëmarrje pa pagesë,  tha Kozma Dushi, jo pa ironi. 
    
 Vlera dhe antivlera
Pas këtij momenti teleshikuesi kuptoi mirë çfarë do të shihte dhe do të dëgjonte nga programi i natës së Vitit të Ri. Vlerat e vërteta nuk braktisen nga askush. Nuk do të kishte zhgënjim. Në skenë u ngjitën instrumentistët e talentuar të familjes Qerimi. Në lokalin ku festohej nata e Vitit të Ri mbretëroi heshtja. Deri në përfundim të interpretimit nuk u dëgjua asnjë zë. Arti i tyre nuk ka “silikon”, gjithçka është bio, ashtu sikurse pjesa humoristike e aktorit Sejfulla Myftari me “Alooo, Lushnja... më jepni munalen....”.  E njëjta gjë ndodhi edhe kur këndoi aktori i mirënjohur Erion Mustafaraj, i njohur ndryshe si “Beni ecën vetë”. Përmes humorit, ai ironizoi me antivlerat: “Këngët nuk dëgjohen më, - tha Mustafaraj, - por shikohen, që një këngë të jetë e përbotshme, duhet të ketë pak rrok, pak tallava, pak nga të gjitha…”. Pas tij, aktorët shkodranë interpretuan pjesën  e mirënjohur humoristike “Kunati i shokut Xhemal”. Edhe pse që nga ajo kohë kanë kaluar gati 30 vjet, shumë fenomene janë përkeqësuar. Qeveritarët sillen si pashallarë; të kesh mik një ministër të hapen të gjitha dyertë. Kritika e spektaklit shoqërohej vazhdimisht me humor. Nga të pranishmit u tha se gjithçka ishte realizuar nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.

Artistët
Këngëtari Luan Zhegu i dha atmosferës festive një bukuri tjetër. “Këngët e rinisë” të kënduar prej tij, u shoqëruan nga të pranishmit që gjendeshin në ambientet ku festohej. Këshu ndodhi edhe me këngën  tjetër të tij “A do të vish”. Refreni: “Alo, alo, ty të dëgjoja dhe zërin tënd të ngrohtë unë pranë e doja, se fsheha lumturinë dhe në çast të thashë të dua, dhe kjo ndodh me çdo njeri”. Edhe kënga e fqinjës ngjalli emocionin e viteve të shkuara. Ndërkaq, aktorja Marjana Kondi bëri një rrëfim artistik për gratë e viteve të shkuara. As kondi nuk ndenji pa qëlluar mbi zhvlerësimin e asrtit të sotëm. Mjeshtëria e lojës aktriale të saj i bëri njerëzit të qeshnin me gjithë shpirt, por Kondi sikur ta dintë ç’po ndodhte në një nga lokalet e Korçës, tha: Sot është më lehtë ti bësh njerëzit për të qarë dhe shumë e vështirë ti bësh të qeshësh. Shumë nga ata që bënin humor shtoi Kondi, nuk jetojnë më. Ndoshta aktorja donte të thoshte: Nuk është mirë kur artistët ndahen nga jeta të harruar. Pas Kondit këndoi Zyliha Miloti. Spektakli vahdonte të mbante mbërthyer vëmendjen e njerëzve

Përmbyllja
Nuk mund të ndalemi në çdo aspekt të spektaklit madhështor të Televizonit Shqiptar. Shkurtimisht po bëjmë një parkalim të tyre: Valbona Halili këndoi këngën e dadës; Elvis Pupa, tregoi për djemtë emigrantë dhe për vajzat e mbetura pa martuar; aktorja Zamira Kita solli botën e thashethemeve të qytetit të Korçës. Rrëfeu një histori si e bënë me barrë një vajzë të beqare. Njerëzit qeshnin me të madhe. Ia njohin këtë dobësi qytetit të Korçës. Nuk bën dot pa thashëetheme. Me të qeshura të shumta u shoqërua edhe pjesa humoristike e aktorëve të Fierit, të quajtur “Globalizmi, ku njerëzit për filxhanë përdornin kana uji, për lugë përdornin garuzhde, për qirasje përdornin tepsi etj. Krahasuar me ditët e sotme ngjarja paraqitej tejet anakronike. Kjo ishte dhe arsyeja e qeshjeve të mëdha. Gent Hazizaj rrëfeu një ngjarje që shkonte shumë mirë më zotimet e politikanëve të sotëm, që premtojnë gjithçka që u kërkohet dhe nuk bëjnë asgjë. Pas tyre këndoi Eli Fara. Gjithçka ishte mbresëlënëse. Spektakli i natës së Vitit të Ri ishte një festë që do të mbahet mend, gjithkush ka çfarë të tregojë prej saj, për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndiqnin. Ishte vërtetë një sfidë për gjithë televizionet e tjera.  
       


Nga:
       Vepror Hasani

https://kanunitv.blogspot.al/

Friday, January 13, 2017

Gjelosh Biku 83-vjeçari nga Tuzi i Malit të Zi - “Unë pashë vrasjen e Aleksandër Kondos”

Flet Gjelosh Biku
 83-vjeçari nga Tuzi i Malit të Zi
Unë pashë vrasjen e Sandër Kondos” nga i dërguari ynë në Tuz Luan Kondi

Rreth 2 kilometra larg qendrës së Tuzit, pak pasi lë gjimnazin e këtij qyteti, ndodhet shtëpia e Gjelosh Bikut, personazhit tonë.
Ai i ka kaluar të 83-at dhe jeton në një shtëpi njëkatëshe, ndërtuar sipas stilit të njohur shqiptar. Mbahet mirë dhe, madje, thotë se do të jetojë aq sa e ka shkruar zoti. Në shtëpinë e malësorit Gjelosh Biku gjithçka është shqiptare, pritja sipas traditës sonë, e madje edhe përkujdesja gjatë gjithë kohës. Edhe pse ka vite që është larguar nga Shqipëria, ai e ruan të gjallë gjuhën shqipe në familjen e tij. E ke të lehtë ta gjesh edhe pse pyet shqip Bikun, pasi atë e njohin me emrin “emigranti”, sepse është larguar nga Shqipëria në vitin 1953, menjëherë pas arratisjes nga burgu i diktaturës, ku vuante prej tetë vjetësh dënimin. 
Gjykata komuniste e shtetit të Hoxhës kishte vendosur për të burg të përjetshëm. Historia e arratisjes së Bikut dhe e dy bashkëvuajtësve dhe vendosja e tij në Jugosllavi, është subjekti i tërë i një romani, por na duhet të ndalemi në një moment të veçantë të kujtimeve të Bikut, në dëshminë e tij për vrasjen e Aleksandër Kondos, peshëngritësit që u arratis në 25 maj të vitit 1985, në Titograd (Podgoricë) kur ekipi kombëtar i peshëngritjes kthehej nga Kampionati Evropian në Katovicë të Polonisë. 
Gjelosh Biku thotë se e ka parë me sy momentin e ekzekutimit të Kondos, aq sa ka mbetur i shokuar nga ajo që i ka ndodhur peshëngritësit të mirënjohur shqiptar. “Nuk e di në ka të afërm në Shqipëri, por them se ajo ngjarje ishte vërtet një tragjedi”, thotë Gjeloshi. E ka ruajtur të fshehtën e tij për 17 vjet me radhë, e, megjithatë, sot mendon se ka ardhur koha të rrëfejë për “Panoramën” gjithçka di për të zbardhur misterin e vrasjes së Kondos më 1 maj të vitit 1987
I urtë dhe fjalëpak, ai rrëfen pa u nxituar ngjarjen më të hidhur të jetës së tij.
Zoti Gjelosh, ju keni lindur dhe jeni rritur në Malësinë e Madhe. Çfarë kujtoni nga fëmijëria juaj?
Dua t’ju them se u linda në vitin 1921 dhe jetova si të gjithë fshatarët e asaj kohe. Kryesisht ne malësorët merreshim me blegtori. Pra edhe unë me bagëti e punë të tjera të fshatit jam marrë. Në vitin 1938, kur isha vetëm 17 vjeç më ka marrë Prengë Cali, njeri i dëgjuar në Malësinë e Madhe, së bashku me motrën dhe më pas jemi bashkuar me të familjarisht. Ai na tha se duhet të jetonim bashkë. Prengë Cali ka pasur një vajzë të cilën e kishte martuar. Pas kësaj jetonte vetëm me gruan. Vendosi të jetonte me ne, pasi nuk kishte njeri tjetër e malësorët nuk rrinë me dhëndrin.
Familjet e malësorëve ishin të mëdha, a qëndron kjo edhe për tuajën?
Them pak a shumë, pasi ishim një familje e vogël që përbëhej nga katër persona, unë, motra, nëna dhe babai. Nëna dhe babai erdhën në emigrim më vonë dhe me ardhjen e tyre jeta u bë dhe më e lehtë për ne. Prenga na tha se pas vdekjes së tij çdo gjë e tija do të na mbetej neve.
Përse e bëri Prengë Cali këtë me familjen tuaj dhe jo me ndonjë tjetër?
Ne me gruan e Prengës ishim kushërinj, kishim lidhje gjaku dhe ai duke parë që ishim një familje e vogël donte të na bashkonte me atë të tijën. Pra, me këtë rast ai donte të bashkonte familjen tonë Vikaj që ishim me të tijën që ishte prej tjetër bajraku, prej Selcës, ndërsa ne prej Niktit. Prengë Cali i tha babait tim se duhet të vdisnim së bashku dhe se gjithçka kishte pasuri do ta gëzonte djali i tij, pra unë.
Ju sa vjeç keni qenë atëherë?
Unë në atë kohë kam qenë rreth 16 - 17 vjeç.
Prengë Cali njihet si udhëheqësi i kryengritjes antikomuniste të Malësisë së Madhe të vitit 1945. Ju çfarë kujtoni nga kjo ngjarje?
Me sa mbaj mend, në vitin 1944 shtëpia e Prengës u rrethua prej ushtarëve serbo-malazezë, atëherë nuk ishte çliruar akoma Shqipëria. Kështu, në atë kohë donim të merreshim vesh me një roje të afërt të Prengë Calit, që e thërrisnim “Cubi”, e që në të vërtetë quhej Filip, se çfarë po ndodhte. Ai lajmëroi Prengën se malazezët donin ta sulmonin. Prenga organizon parinë e Vermoshit që të shpërndante rojet rreth e rreth kufirit të Vermoshit. Dhe kështu u bashkuan nja tetë krerë të zonës së Vermoshit te shtëpia e Prengës. Prenga urdhëroi të shtrohej darka për miqtë. Më pas kanë ndodhur shumë gjëra, për të cilat duhen netë dimri për t’i kujtuar. 
Në vitin 1945 e pashë veten në burgjet e diktaturës. Gjykata, kryetari i së cilës ishte Aranit Çela, më dënoi me burg për jetë. Por pas tetë vjetësh në burg u arratisa nga burgu dhe kalova kufirin për në Jugosllavi. Që prej asaj kohe jam këtu ku më shikoni dhe kam plot fëmijë, nipër e mbesa. Dy prej të cilëve edhe sot ndodhen në Amerikë.
Sa herë keni qenë në Amerikë?
Në Amerikë kam qenë dy herë. Kam qëndruar në Nju-Jork, pasi atje jetojnë dy djemtë e motrës. Njëri prej tyre ka jetuar këtu, në Tuz. Atë, kur ishte vetëm një vjeç e gjysmë, ia kam dhënë motrës, sepse ajo nuk kishte fëmijë. Një tjetër nip e kam mbajtur këtu, kur erdhi nga Shqipëria për të shkuar në Amerikë. Ai ka jetuar te ne deri kur doli urdhri që kush do të largohej drejt Amerikës, mund të ikte, dhe ai s’e bëri dy, madje e kam përcjellë vetë. 
Me Amerikën më lidh edhe një kujtim tjetër, atje jetonte edhe një shok i vjetër burgu, që quhej Sami Rrepishti. Ai ishte doktor profesor dhe një njeri shumë i mirë. Dikush pati thënë për mua se isha spiun jugosllav, por Samiu ka thënë: Ai është engjëlli i burgut. Nëse është fjala për shërbim, ai e ka bërë këtë vetëm në dobi të Shqipërisë.
Në ç’vite keni qenë në SHBA?
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës isha në vitin 1971 dhe në vitin 1987. Herën e parë kam ndenjur atje tre muaj, kurse herën e dytë dy muaj. Në qëndrimin tim të dytë atje kam asistuar rastësisht në vrasjen e
një shqiptari, që atë kohë kishte bërë emër në Amerikë, quhej Aleksandër Kondo. Edhe pse ishte arratisur dy vjet më parë nga Podgorica, ndërsa ekipi shqiptar kthehej nga një aktivitet ndërkombëtar, unë e kam ndeshur për herë të parë emrin e tij në SHBA. Nuk e di në ka njerëz në Shqipëri, por për herë të parë dua të them atë që kam parë ditën e ekzekutimit të tij. 
Kam lexuar në shtypin shqiptar se kur shkruhet për të shkohet deri te vdekja, e atje thuhet se ajo ishte aksidentale. Por them se kjo nuk është e vërtetë. Unë kam një tjetër mendim, nga sa kam parë me sytë e mi ditën e “aksidentit”.
Si jeni ndodhur në vrasjen e Aleksandër Kondos?
Kam qenë rastësisht. Mbase fati i keq është ai që të çon të asistosh në ngjarje kaq tragjike. Mbase askush nuk e mendon kur del për shëtitje se mund të bëhet dëshmitar i një vrasjeje. Po ju them se unë isha bujtës te njerëzit e mi, te nipërit në Nju-Jork, të cilët mundoheshin të më plotësonin çdo dëshirë, pasi nuk ua kisha lodhur derën, siç themi ne malësorët. Kështu, ata më nxirrnin të shëtisja në qytetetin e madh të Nju-Jorkut. E kam parë me sy se si e kanë ekzekutuar Alksandër Kondon. 
Me sa më kujtohet, ngjarja ka ndodhur pak para mesditës. E kam parë se si e morën dhe e “pushkatuan”. Edhe pse ishte e vështirë të merrej vesh se si ishin ato “punë”. Nga shqiptarë të Amerikës kam mësuar se Aleksandri ishte njeri i përmendur në grupimin e tyre, për karakterin, mirësinë dhe të qenit kundërshtar i betuar i regjimit komunist. Aleksandri kishte dalë në një manifestim me flamurin shqiptar pa yllin mbi shqiponjë, pra pa simbolin e komunizmit. Këto ide që manifestonte dhe shprehte ishin ndoshta arsyet për ekzekutimin e tij. 
Duhet të dini se shqiptarët në Amerikë ishin të ndarë, ka pasur të djathtë dhe të majtë. Aq thellë ishte futur ndër ta Sigurimi i Shtetit. Kishte mes tyre të kuq, komunistë që dukej sikur kishin lindur në një ditë me Leninin. Këta madje ishin njerëzit më të favorizuar ndër shqiptarët, pasi gjenin punë më lehtë dhe, për rrjedhojë, stabilizoheshin pa shumë probleme. Ndryshe ndodhte me të tjerët, të cilët e kishin të vështirë, qoftë dhe gjetjen e një vendi pune. Duhet të thuhet tashmë se kush influenconte për të bërë këtë dasi.
Si e vranë Aleksandër Kondon?
Në një karburant ka ndodhur tragjedia, ekzekutimi makabër i Aleksandrit. Ndërsa ky furnizonte makinën një krep e mori përpara dhe e përplasi në mur. Ishte shumë e dhimbshme. E pamë trupin e të ndjerit të dëmtuar, të shtypur plotësisht. Më pas me një barrelë e morën dhe e hodhën në një makinë. Ishte një gjë e paligjshme dhe dukej që ishte një vrasje e pastër. U fol shumë për këtë ngjarje në Amerikë, por asnjëherë nuk doli në shesh e vërteta. 
Askush nuk dilte të kërkonte apo të thoshte publikisht se kjo ishte një vrasje e pastër. Edhe unë nuk kam dashur të flas mbi këtë ngjarje për vite të tëra me radhë. Kur isha në Amerikë, miq dhe shokë më thanë të heshtja, sepse isha edhe i dënuar me burg të përjetshëm nga sistemi i Enver Hoxhës dhe mund të kisha probleme, nëse flisja për të vërtetën e ngjarjes ku vdiq Aleksandër Kondo.
Gjelosh Biku, 83-vjeçari nga Tuzi i Malit të Zi, dëshmitar okular i eliminimit të Aleksandër Kondos, më 1 maj të vitit 1987, nuk di të ndalet së treguari për ngjarjen e bujshme. Vizita e tij e dytë në SHBA nuk ishte e këndshme si e para, në vitin 1971, pikërisht për faktin se pa të vritej një njeri. Me Sandrin nuk ishte njohur apo takuar më parë, por për të kishte mësuar sapo kishte vënë këmbën në Nju-Jork, teksa kishte shkuar të vizitonte njerëzit tij të afërt. 
Biku thotë se Aleksandri kishte bërë një veprim tejet të guximshëm, kur kishte dalë të manifestonte me shqiptarët e të valëviste mbi kryet e tubuesve flamurin shqiptar pa yllin, simbol të komunizmit. Kjo bëri jehonë ndër shqiptarët e Amerikës dhe njëkohësiht u bë një shkak më shumë për ekzekutimin e tij, pasi Kondo duhet të ketë qenë me kohë objekt i goditjeve të shërbimit të fshehtë të diktaturës. Ajo që i ka mbetur në mendje Gjeloshit, ende sot e kësaj dite, është transmetimi i lajmit në mediat amerikane.
Vdekja e Kondos u quajt aksident dhe askush nuk hodhi dyshimin se emigranti shqiptar kishte ardhur në
Amerikë për një jetë më të mirë, të ndryshme nga ajo që bëhej nën komunizëm dhe se për këtë ai mund të ishte në shënjestër të Sigurimit të Shtetit. Duke shpjeguar ngjarjen e vitit 1987, Biku thotë se pas ardhjes së policisë në vendngjarje aty nuk mbeti thuajse asnjë dëshmitar, të gjithë ishin u larguan në punën e tyre. Askush nuk dëshmoi apo u mor në pyetje për atë ngjarje. Ndiqni në vijim intervistën e Gjelosh Bikut.
Të nesërmen gazetat shkruanin se vdekja e Kondos ishte aksidentale apo jo?
Gazetat u munduan ta fshehin të vërtetën, duke thënë se vdekja e Kondos ishte aksidntale, por për mua, që e pashë, ishte një vrasje e pastër. Të bën përshtypje kjo, aq sa mund të lërë shteg të mendosh se shërbimi famëkeq shqiptar mund të ketë paguar shuma të majme për të mos lejuar publikimin e së vërtetës në media. E atëherë ky shërbim nuk duhej neglizhuar, pasi ishte në gjendje të bënte gjithçka, aq sa njerëzit i ruheshin shumë. Sigurimi i Shtetit e kishte manipuluar situatën mes komunitetit shqiptar në Amerikë aq sa ata ishin të ndarë në dy grupe, të majtë dhe të djathtë, kjo nuk ishte pak.
A e patë trupin pa jetë të Aleksandër Kondos?
Trupi i tij ishte shtypur plotësisht, por unë nuk mund të afrohesha e ta shikoja, pasi nuk mund ta duroja një skenë të tillë të llahtarshme.
Ju ku ishit në këtë kohë, si u ndodhët në vendngjarje?
Isha atje, pasi kisha shkuar me pushime te njerëzit e mi.
Kumuniteti shqiptar atje kishte organizuar një demonstratë. Ju asistuat në të?
Nuk kam qenë në demonstratë, por më thanë se ishte zhvilluar një e tillë. Në atë kohë shqiptarët që jetonin atje ishin të ndarë në dy rryma. Një ishte rryma që përkrahte regjimin komunist dhe thërriste Parti - Enver ndërsa tjetra ishte kundër atij regjimi. Në qoftë se shkoje te grupimi i parë dhe u thohe se ishe me ta, ata menjëherë të siguronin punë, në të kundërt, ata ishin të gatshëm të bënin gjithçka të keqe. Paguante sitemi komunist për të krijuar situata të tilla në atë kohë. Thonë se me flori paguheshin njerëz të tillë atëherë. Grupi i dytë u trishtua shumë nga vdekja e Sandrit.
A ia keni treguar ndokujt atë që patë në vendngjarje?
Askujt. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se askush nuk më ka pyetur për të. E kam bieduar pas viteve ‘90 me mikun tim nga Malësia e Madhe, Gjon Kaçajn. E ky më ka mbushur mendjen se duhet ta them gjithçka që di. Dhe po e them për herë të parë për një gazetë shqiptare.
E keni njohur më parë, apo kishit dëgjuar për Kondon?
Të jem i sinqertë, nuk e dija se kush ishte. Si emër e kisha dëgjuar të lakohej në komunitetin shqiptar të Nju-Jorkut. Nuk më është dhënë rasti të bisedoja ndonjëherë me të.
A është diskutuar nga njerëzit e tu në Amerikë vrasja e Aleksandrit?
Po. Menjëherë pas ngjarjes njerëzit e mi dhe miqtë e tyre, që ishin kundër sistemit të Hoxhës, ndryshe nga të tjerët që ishin enveristë, mendonin si edhe unë që vdekja e Kondos erdhi nga atentati që kishte kurdisur Sigurimi i Shtetit. Me të u bë një krim i cili u kalua lehtë dhe ngjarja u mbulua qëllimisht me mister. Flitej atëherë se Aleksandri kishte paguar një veprim të tij, ngritjen e flamurit pa yllin e komunizmit në një tubim të shqiptarëve të Amerikës. Për këtë nuk mund ta falte krahu tjetër, i manipuluar nga shërbimi i fshehtë shqiptar. Unë nuk mund të them se cili ka qenë plani për eliminimin e ish-sportistit, por ngjarja që ndodhi më 1 maj të vitit 1987 ishte kriminale.
Përse nuk e denoncuat këtë krim?
Kjo që po bëj është të themi një denoncim. Dua t’u them njerëzve se në atë kohë ishte e vështirë ta bëj një gjë të tillë. Nëse do të kisha folur, kjo do të kishte pasoja për mua. Edhe pse Hoxha kishte vdekur, pasuesit e tij do të bënin gjithçka për të më eliminuar. Ata paguanin shuma marramendëse për ta bërë një gjë të tillë. Edhe shokët e miqtë e mi më porositën me këmbëngulje të heshtja, pasi kisha qenë dhe i dënuar përjetë nga regjimi diktatorial, për shkak të të cilit u detyrova ta lë vendin në vitin 1953. 
Kjo përbënte edhe një motiv më shumë që ata (Sigurimi) të ishin të interesuar për vdekjen time. Shokët më thoshin se nuk duhet të paraqitesha si dëshmitar i ngjarjes në fjalë. Pra, me të drejtë, shokët mendonin se, po të veproja ndryshe, do të kisha fatin e të ndjerit Aleksandër Kondo dhe i thashë arsyet që më duket se më justifikojnë disi. Dua të them diçka që m’u kujtua. Menjëherë pasi trupin e Aleksandrit e hodhën në një makinë që nuk e di për ku shkonte, mbërritën patrulla të shumta policie dhe në moment gjithkush u largua që andej, pra s’mbeti kush. Me ta ika edhe unë, që hipa në një makinë për të jetuar për rreth 17 vjet me radhë me atë çka kisha parë në vendngjarje.
Gjelosh Biku në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë dy herë, në vitin 1971 dhe në vitin 1987. Herën e parë ka qëndruar atje tre muaj, kurse herën e dytë dy muaj. Në qëndrimin e tij të dytë në SHBA është ndodhur rastësisht në vrasjen e një shqiptari, që në atë kohë kishte bërë emër në Amerikë, e që quhej Aleksandër Kondo. Biku, edhe pse Sandri ishte arratisur dy vjet më parë nga Podgorica, ndërsa ekipi shqiptar i peshëngritjes kthehej nga një aktivitet ndërkombëtar, e kishte ndeshur për herë të parë emrin e tij në SHBA, sapo kishte mbërritur në Nju-Jork. Ai madje nuk e di në ka Aleksandri të tjerë njerëz në Shqipëri, e, megjithatë, ai për herë të parë është shprehur rreth asaj që ndodhi më 1 maj 1987, ditën e ekzekutimit të peshëngritësit.

E këtë e Biku thotë që e bën pasi ka lexuar në shtypin shqiptar se vdekja e Kondos ishte aksidentale. E kjo, sipas tij, nuk është e vërtetë.
Shkruan Luan Kondi
Huazuar nga Agustin Miraka