Showing posts with label Botim libri. Show all posts
Showing posts with label Botim libri. Show all posts
Monday, May 1, 2017
Wednesday, January 18, 2017
Ilia S. Karanxha: Për mëmëdhenë - motoja e një atdhetari në një studim monumental.
SPECIALE » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Për mëmëdhenë - motoja e
një atdhetari në një studim monumental.
NGA ILIA S. KARANXHA
Në prill
të këtij viti, në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarsisë,
studjuesi i mirënjohur Prof. Asc. Dr. Thanas L. Gjika, i dha publikut shqiptar studimin monografik Mihal Grameno – jeta dhe vepra 1871-1931 (500 f.), botuar në shtypshkronjën Milenium i Ri – Durrës prej shtëpisë botuese DDS me redaktor gjuhësor Halim Malokun.
studjuesi i mirënjohur Prof. Asc. Dr. Thanas L. Gjika, i dha publikut shqiptar studimin monografik Mihal Grameno – jeta dhe vepra 1871-1931 (500 f.), botuar në shtypshkronjën Milenium i Ri – Durrës prej shtëpisë botuese DDS me redaktor gjuhësor Halim Malokun.
Nga njëra anë figura e kulluar
e një atdhetari si Mihal Grmanoja dhe nga ana tjetër pena e një studiuesi e hulumtuesi të
palodhur e të kualifikuar si z. Gjika, që jeton prej vitesh në SHBA, pasuruan
shkencën dhe kulturën tonë me një vepër monumetale.
Binomi Grameno-Gjika i është
prezantuar publikut shqiptar më shumë se 30 vjet më parë fillimsht me një sërë
studimesh në revistën Studime filologjike e pastaj me botimin e veprës Mihal Grameno - publicist
demokrat (1980, 250 f.). Qysh nga ky momet nisën për autorin
tonë hulumtimet e studimet
e reja për një monografi të plotë që të pasqyronte gjithë jetën e veprën e
këtij mëmëdhetari të rallë e krijuesi të shumanshëm, siç ishte Gramenoja.
Si rezultat i kësaj pune
studimore shkencore në vitin 1984 u përfundua varianti i parë i kësaj
monografie, i cili, si na sqaron autori, nuk mundi të shikonte dritën e
botimit.
U duk se gjithçka do të humbiste, por ndryshimet rënjësore në
strukturat politike, sociale e kulturale të vëndit, si dhe të vetë studjuesit,
krijuan mundësi që ky, jo vetëm të thellohej e të zgjeronte më tej shkallën e
njohjes mbi Mihal Gramenon me dokumenta, shkrime e studime të reja, por
njëkohësisht të rishikonte gjithë punën e bërë më parë duke e ndriçuar
tashmë figurën e atdhetarit dhe
shkrimtarit korçar nën një këndvështrim të ri, më objektiv dhe jashtë
kufizimeve apo paragjykimeve ideore të imponuara e të diktuara nga regjimi
totalitar.
Vepra është shkruar me një
gjuhë të rrjedhshme, të pastër e të pasur. Jetëshkrimi i familjes Grameno
harmonizohet me një kompetencë të plotë brenda kontekstit historik e social-ekonomik
qysh kur të parët e kësaj
familje me stërgjyshin Papa Nasto, u larguan prej fshatit Plasë dhe u vendosën
në qytetin e Korçës rreth vitit 1830.
Nëpërmjet ndërtimit të jetës së
heroit, kemi kënaqësinë të ndjekim rritjen e përpjekjeve të popullit shqiptar,
në trevat jug-lindore dhe nëpër kolonitë, për çlirim nga zgjedha osmane.
Banorët e qytetit dhe të krahinës së Korçës, sidomos emigrantët e saj në
Rumani, fillojnë të luajnë rol parësor, i cili dalngadale nis të ndikojë e rezatojë mbarë lëvizjen kombëtre shqiptare.
Në këto ambjente atdhetare
rritet dhe formohet Mihali ynë, i cili aktivizohet që herët në shoqatat atdhetare Drita e Shpresa të Bukureshtit dhe mbasi mbush të
tridhjetat fillon të botojë krijimet e veta në fushën e letrave, poezi, prozë,
komedi e tragjedi në vargje, hymne luftarake, të cilat ishin të frymëzuara kryekëput nga lufta e popullit
shqiptar për një ringjallje kombëtare.
Është kjo krijimtari letrare dhe
publicistike tepër e angazhuar me rrjedhat historike të kohës që e vendos Mihal
Gramenon mes figurave më të shquara të kolonisë shqiptare të Bukureshtit e të
mbarë letërsisë e të gazetarisë shqiptare të viteve 1900-1924.
Studjuesi Gjika
ia ka dalë ta analizojë këtë krijimtari me një përkujdesje të veçantë në kapitujt II-III (fq.
188-415), duke i dhënë asaj me kompetencë vendin që meriton, brenda konteksit
të letërsisë shqiptare të periudhës së Rilindjes e mbas saj deri në dhjetorin e
vitit 1924.
Shumë i goditur është vlerësimi i Gramenos si një nga shkrimtarët e
rëndësishëm të letresise shqiptare te cerekut të parë të shek. XX-të me arsyetimin:Po
t’i kishin munguar vepra e shumllojshme letrare e publicistike dhe jeta plot
aktivitet e Mihal Gramenos, letërsia jonë dhe historia jonë kombëtare do të
ndjeheshin më të varfra.
rëndësishëm të letresise shqiptare te cerekut të parë të shek. XX-të me arsyetimin:
Letërsia do të ndjehej më e varfër, sepse asaj do t’i
mungonin tragjedia e parë historike Vdekja e Pirros, një nga
komeditë e para Mallkim’ i
gjuhës shqipe, novelat e para Oxhaku, Varr’ i pagëzimit dhe E
Puthura, himnet kryengritëse Për
Mëmëdhenë, Uratë për liri, Lamtumirë, etj, kënga dashurore Muaj’ i Majit, do t’i mungonin
skicat realiste me të cilat ai u bëri autopsinë e përbërjes shoqërore të
qeverive të para shqiptare, do të mungonte vepra memuaristike Kryengritja
Shqiptare me bëmat e çetës së Çerçiz Topullit.
Për gati 15 muaj (maj 1907- 25 korrik 1908) çeta e Çerçiz Topullit dhe Mihal Grameons shkelën dhjetra e dhjetra fshatra, ku krahas agjitacionit nuk nguruan të ndesheshin me armë edhe kundra forcave policore e ushtarake osmane, si në Mashkullorë, Libofshë e në Vodicë të Kolonjës. Keto fakte tërheqëse Gramenoja i riprodhoi me detaje në veprën Kryngritja Shqiptare, të cilën ai mundi ta botonte më 1927 në Vlorë.
Kjo faqe e lavdishme e luftës së popullit shqiptar gjatë Rilindjes zë vendin përkatës në vprën e Th. Gjikës, ku burimet për trajtimin e saj nuk kufizohen vetëm në memorialistikën e kohës por edhe në burime arkivore e studime monografike, të cilat venë në dukje efektet e shqetësimet e autoriteteve osmane, si dhe ato të huaja, duke theksuar se lëvizja e popullit shqiptar për liri e pavarsi zhvillohej jashtë diktateve e interesave të të huajve.
Për herë të parë brënda në atdhe në mënyrë legale u krijuan shoqata e klube
atdhetare, filluan të botoheshin gazeta në gjuhën amtare, u çelën e riçelën shkolla shqipe dhe mbi të gjitha u bë frymëzuese psikologjia e luftës për liri. Numëri i veprimtarëve të çështjes kombëtare në qytete e fashatra të ndryshme u qindrafishua.
Studjuesi sqaron përmes një materiali të bollshëm se kjo luftë tashmë vazhdohet si në planin legal dhe në atë ilegal, ku Mihal Gramenoja luante një rol parësor si kryetar i Komitetit të Fshehtë të Stambollit për zonën e Korcës. Jepet e plotë lëvizja kulturale-arsimore dhe ajo e armatosur në zonën e Korçës ku u zhvillua një luftë shumë e ashpër kundër pushtuesit, si dhe shovenizmit të huaj dhe kishës greke, e cila prej vitesh i ishte kundërvënë lëvizjez kombëtare shqiptare.
Duke lënë mënjanë premtimet e pavlera të xhonturqve për barazi e përparim mes popujve të Perandorisë, atdhetarët më të shquar shqiptarë iu përveshën punës për organizimin e luftës së armatosur. Zbulohen e dokumentohen kontaktet e drejtpërdrejta të Gramenos me anëtarët e Komitetit të Fshehtë që vepronte në Stamboll, ku ai takohet e diskuton me I. Qemalin, L. Gurakuqin, D. Himën, Hil Mosin, Baki Gjionokastrën, Hasan Prishtinën e shumë të tjerë.
Madhështia e figurës të Grameons në dobi të çështjes kombëtere është lidhur pazgjithshmërisht dhe me veprimtarinë e tij publicistike. Ai drejtoi personalisht gazetat Lidhja Orthodhokse (1909-1910) dhe Koha (1911-1926), të cilat me punën dhe talentin e tij kanë zënë një vend nderi në historinë e gazetarisë shqiptare të Rilindjes dhe të Pavarsisë.
Vlerat e shquara të kësaj veprimtarie letrare e publiçistike Gjika i sjell para lexuesit përmes analizash shkencore që shquhen për zbulimin e vlerave ideo-artistike të para me sy kritik. Ai nuk iu ndahet për asnjë momet rrugëve të ndjekura prej Gramenos në skakierën e mpleksur shqiptrae të shkaktuar nga armiqtë e shumtë që iu vërsulën trojeve arbërore pas shpalljes të Pavarsisë të Shqipërisë më 1912.
E gjejmë Gramenon të lëvizë në trekëndëshin Korçë-Vlorë-Durrës, të hidhet në Shkodër e Pogradec, të kapërxejë Adriatikun e të veprojë në Itali e më pas të shkojë përtej Oqeanit Atllantik për tu vendosur në ShBA, ku vijoi botimin e gazetës së tij Koha (1915-1919) e të kthehet në atdhe më 1920.
Qartë dhe me argumente jepet jeta dhe karakteri i këtij veprimtari, i cili për asnjë moment nuk u përkul nga vështirësitë ekonomike, nga rreziqet për jetën dhe as nga joshjet e majme për t'u shërbyer të huajve. Jane sqaruar me fakte të panumurta se si edhe në situatat më të turbullta që kalonte vëndi, Gramenoja nuk e humbi orientimin, duke ruajtur gjithmonë identitetin dhe personalitein e tij si mëmëdhetar.
Vepra në tërësinë e saj trasmeton jo vetëm vlera të mëdha njohëse dhe edukative, por në këtë vit të veçantë jubilar të 100- vjetorit të Pavarsisë është një dëshmi e gjallë, një dokumet i pakundërshtueshëm i përpjekjeve titanike të popullit tonë për çlirim nga zgjedha osmane, për liri e përparim shoqëror, ku Gramenoja gjithë jetën u reshtua në ballë të këtyre përpjekjeve.
Puna këmbëngulse e studiuesit Thanas Gjika me veprën monografike Mihal Grameo jeta dhe vepra ka dhënë frutet e dëshiruara jo vetëm për intelektualin e shkolluar shqiptar të të gjitha niveleve, por edhe për njerëzit e thjeshtë atdhedashës.
Vepra është e paisiur me një përmbledhje konkluzive në anglisht, me një tregues të emrave, me mjaft fotografi ilustruese të heroit e të kohës dhe me një bibliografi të pasur. Personalitete të shquara e të mirënjohura të shkencës shqiptare si Prof. Dr. Jorgo Bulo (Tiranë) dhe Prof. Dr. Agim Vinca (Prishtinë), të cilët u njohën me këtë vepër para botimit, kanë dhënë gjykime shumë pozitive mbi vlerat dhe rëndësinë e saj, vlerësime që publikonen në kapakun e prapmë të veprës dhe të përkthyera anglisht në f. 455-456.
Jeta dhe veprimtaria e studiuesit Thanas Gjika për gati gjysmë shekulli, qysh kur la bankat e shkollës i është kushtuar kryekëput shkencës albanollogjike. Veç punimeve të sipërcituara mbi Mihal Gramenon, janë të shumtë artikujt, referatet, kumtesat nëpër sesione shkencore të realizuar nga ky studiues brenda dhe jashtë atdheut. Ndër veprat monografike, vlera të veçantë deri në nivel botëror paraqet punimi Kur dhe ku u shkrua Dhiata e Re ( 2008, 504 f.), ndërsa analizat mbi shoqërinë e djeshme dhe të sotme shqiptare zenë vënd në veprën Evolimi ynë kërkon njohjen dhe dënimin e fajit ( 2011, 304 f.).
Emigracioni dhe vështirësitë e
jetës në dhe të huaj nuk e kanë thyer studiuesin Thanas Gjika ashtu siç nuk i
thyen as Rilindasit tanë të
cilët ai i studion me dashuri e një pasion të admirueshëm. Kjo
vepër na tregon se intelektualët shqiptarë duhet ta presin këtë jubile
duke sjellë rezultate të reja, duke zbuluar meritat e rilindësve tanë dhe jo
duke pritur që qeveria dhe shoqëria të na nderojnë neve.
Arritjet e kësaj vepre të kompletuar shkencore kanë për të ndikuar në studimet
e ardhshme historiko-letrare për të sjellë vlerësime të reja për një varg
dukurish dhe autorësh e veprimtarësh politikë të Rilindjes sonë e mbas saj.
https://milibutka.blogspot.al
Friday, November 25, 2016
“Çështja Shqiptare ndër Shekuj”- Mjeshtëri Fahri Xhara në yjësinë e letrave shqipe
Ky njeri që palodhshëm e pasuron lexuesin shqiptar me të dhëna pafund mbi të shkuarën dhe të tashmen e tij “100%” shqiptare.
Brenda pak ditësh, për të tërë simpatizantët, bashkëndarësit e kauzës kombëtare shqiptare, lexuesit e tij të shumtë anembanë globit shqiptar pa dallim feje, krahine dhe ideje, për ëndjen e tërë ndjekësve të tij në rrjetet sociale dhe mbi të gjitha, për të mirën absolute të vetë çështjes shqiptare në këto ditë të fundit të 2016-ës së shekullit e mijëvjeçarit të ri, lexuesi shqiptar pritet të ketë privilegjin të gëzojë librin e ri të mjeshtrit të fjalës, të mendimit, të parimit dhe synimit e idealit shqiptar, bacës (siç e pata quajtur dikur) Fahri Xharra.
Nuk ka sesi të jetë ky shkrim modest një recension për botimin e këtij libri, “Çështja Shqiptare në Shekuj” me publicistikë dhe shkrime të zgjedhur nga ky njeri që do të ishte një cilësim tejet i mangët ta quanim thjesht një “autor” që i avitet kureshtjes lexonjëse të shqiptarëve porsi shumë të tjerë syresh.
Libri i bacës apo siç tashmë po mëtojmë ta pagëzojmë, mjeshtrit Fahri, përbën diçka të re në yjësinë e letrave shqipe, meqënëse Fahriu vjen për të grishur ndjenjat dhe vëmendjen e shqiptarëve, përmes hulumtimeve të tij të pafunda historike, përmes dëshirës së tij të zjarrtë për të bërë diçka të vlefshme për shqiptarët në vijimësi nëpërmjet tentativave të pandalura për t’ua hapur atyre sytë lidhur me të shkuarën e harruar, si dhe të tashmen e tyre akoma fort të mjegullt.
Ky libër padyshim që do të vijë edhe si një kurorëzim i përpjekjeve të tij të pareshtura për t’i shërbyer çështjes kombëtare me vepra, me mendim e qëllimin e pashtershëm të një ideali kombëtar në stilin, pasionin dhe çiltërsinë e qëmotshme të rilindjes kombëtare shqiptare, atëherë kur qenë hedhur themelet e pavarësisë së shtetit shqiptar, të gjuhës me analfabet të unifikuar shqip e kur Kosova e tij martire do të binte në kthetrat e Serbisë shoviniste.
Është pra, pikërisht ky pathos patriotik, kjo zemër e çiltër që rreh shqip, këto shtytje të pandalshme patriotike, që e vënë gjithnjë në lëvizje dorën dhe mendjen e mjeshtrit Fahri, për t’i ushqyer në vijimësi lexuesit e tij të shumtë me analizat, sintezat, thellimet dhe këndvështrimet e tij historiografike lidhur me shqiptarët ndër shekuj, ashtu si edhe në ditët e sotme.
Fahriu shpesh mund të notojë kundër rrymës me tezat e tij mbi të vërtetat e mohuara të shqiptarëve, mbi sekretet e pashfaqura të çështjes kombëtare, mbi dëmet e pafund që i janë bërë këtij kombi nga fqinjët, fuqitë e huaja, ish sunduesit turq-osmanë, nga kuislingët dhe shpirt-shiturit vendas e shumëkush apo shumëçka tjetër.
Dhe miq, do pranuar diçka gjithësesi, që thuajse në çdo rast që mjeshtri i fjalës dhe mendjes Fahri na sjell një thellim të ri historik apo analizë të tijën kritike apo syçelëse lidhur me realitetin apo të shkuarën e zymtë shqiptare, ai godet përherë në shenjë me tezat dhe pozicionet që zgjedh të mbajë.
Kjo mendje e mprehtë e një njeriu nga Gjakova e bukur dhe historiplotë mbarsur me gjurmë patriotizmi të kulluar shqiptar, kulturë dhe ëndje për dije dhe gjuhë shqipe, na ka dhuruar aq fakte, pikëpamje të panjohur më parë, burime të reja e na i ka zgjeruar njohuritë mbi qindra a mijëra ngjarje vendimtare të historisë tonë shqiptare, asaj të njohurës botërisht apo të ndryrë nga vargonjtë e harresës së qëllimshme të historisë dhe antagonistëve të ekzistencës së popullit tonë në këto troje, saqë sot mjeshtri Fahri me plot të drejtë bën pjesë në ata pak njerëz që aktualitetit shqiptar i nevojiten si ujët e pakët.
Zëra dhe mendje të ditura si mjeshtri Fahri, përbëjnë një “sine qua non” (pa të cilin nuk i dilet dot) për përditshmërinë e lodhshme dhe shpesh çorientuese shqiptare.
Ky njeri që palodhshëm e pasuron lexuesin shqiptar me të dhëna pafund mbi të shkuarën dhe të tashmen e tij “100%” shqiptare, që gjëmon rrënjët e të vërtetave, miteve të pathëna dhe gjenezën e mëkateve të panumërta të kryera në kurriz të shqiptarëve, tashmë do të përjetësohet edhe nëpër faqet e një libri, ku secili prej nesh ka për të hasur diçka që e prek edhe atë personalisht në thellësinë e qenësisë të tij si shqiptar, pasardhës i atyre brezave mijëravjeçarë iliro-arbërorë e shqiptarë të cilëve u drejtohet me analizat dhe mprehtësinë e tij patriotike mjeshtri Fahri.
Urime pra mjeshtër e mos resht kurrë së shkruari shqip për shqiptarët
Urime pra mjeshtër e mos resht kurrë së shkruari shqip për shqiptarët
Shkruan : Elvi Sidheri
Tiranë
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Subscribe to:
Posts (Atom)