Friday, November 4, 2016
Ç′do të thotë Satur? (Fshat dhe Catund) - Etimologji.
Saturni, perëndi e të korurave, e drithrave , e “Bukës – bèik”, e Bujkut – bujqësisë, pra i të mirave, gazit, hares, bereqetit – begatisë, i rezervave ushqimore që duhet të grumbullonte njeriu jo për pak, plot 12 muajt e vitit në vazhdim. Saturni njihet tashmë si fisnik, e dashamir për të gjithë, ai paraqitet vazhdimisht, me “satër-in” e tij në dorë, madje hipur dhe në karrocën e tij të blertë fluturon, ashtu sikur dhe “biri” besnik i “Zeusit” Apollon.
E pra është “Saturni” muaji i shtatë i vitit, ku për nder të tij, po ky muaj quhet; (Sator)“Shtator”, ashtu si dhe dita e shtatë e javës, në gjuhën hyjnore shqipe, e “Shtunë”, e gjendur kjo edhe në gjuhën angleze; “Saturday” e “çuditërisht” mungon në atë gjuhën ashtuquajtur “greke”
Por jo vetem kaq “Saturni” është symbol i pastër i qendër – komunitet, i emrit; Fshat dhe Qytet.
Në gjuhën shqipe, fshati quhet edhe “Katund”, buron ky emër ashtu pastër prej emrit “Satur” (Satun) lidhur ngushtë apo i njëjtë me rrënjën e këtij emri; “Cat” nga ku kemi baraz; Catund – katund, e njëjtë kjo dhe emri; “Fshat” pra kemi: Cat , Sat, e me pas Fshat, veti e njohur kjo për gjuhën shqipe, por jo vetem, në shqip kemi; “forcë” por dhe s′forcë, ashtu si fjala shqipe; “Ik” në greqisht del: “F′ik – Fige”, apo fjala shqipe “njoh” në greqisht kemi; “gnoh”etj.
Këto qendra të banuara fillimisht si; Cat, katund apo fshat, normal me kalimin e kohrave u shtuan e u populluan, u kthyen në City – center, pra qendra më të mëdha të banuara baraz; Qytet (City).
Mjeti i njohur, vegël pune në fshat, në gjuhën shqipe quhet pikerisht; Cat = shat′ dhe kjo, jo rastësisht, ashtu si ndoshta i vetmi vend në të vetmen gjuhë, ku shumë fshatra, quhen me emrin “Katund” ashtu si edhe fshatra me emrin “Qytezë”. (Fshati Katund, në Opar të Korçës, etj.)
Vlen të permend këtu se edhe tek gjuha greke, shohim gjurmë, apo lidhje të emrit “Satur” = “sitar, që do të thotë grurë, e ndërsa në gjuhën shqipe kemi: Cat, Sat, Fshat, shtatë shtator etj, i gjejmë krejt të tjetërsuar, në atë greke nga; Sat = “Sap” nga ku rrjedh emri i muajit të shtatë = September, dhe dita e shtatë e javës, Saba apo “Savato” ashtu si edhe vegla e punës në shqip nga; Cat = Sat, shatë, në greqisht kemi nga; (shata) Sata = Çapa.
E ndërkohë në greqisht emri Fshat = Horio dhe Qytet = Poli, janë krejtësisht larg emrit, SATUR.
Përveç shumë sinonimeve të emrit, “Satur” të përmendura më sipër, vlen të shtoj këtu se; “Satur” dhe “Satër” është e njëjta fjalë, që do të thotë: shi-korr sokore – kosore.
Eshtë gjuha e jonë Shqipe e “Shkabës” si bij – bir i të madhit, atit – Zeus, e cila është e vetmja gjuhë “MëM” e nepërmjet së cilës, vështirë se njihet fjala “Mister” ashtu siç deklaron edhe i madhi, NORBERT JOKL, ku ai thotë:
“Gjuha shqipe shërben si ajo fibra që e mban gjallë trungun dhe i bashkon degët me rrënjët. Duke zbritur përgjatë kësaj fibre drejt mugëtirave të historisë, mund të preket fillesa !”
No comments:
Post a Comment