Showing posts with label Politike. Show all posts
Showing posts with label Politike. Show all posts

Friday, March 24, 2017

Koshi i Politikës - Nga: Sali Bytyçi.




Për «engjëjt» komunistë të Kosovës.

Pas periudhave diktatoriale njerëzit e të gjitha shtresave dhe ngjyrave duhet të përmbahen. Nuk ka zgjidhje tjetër. Mospërmbajtja e njërit, nxit reagimin e tjetrit dhe fajin nuk mund t’ia hedhësh reaguesit më pak se nxitësit, sepse në të tilla raste shkaku e pasoja bëhen një.

Të gjithë ata që e kanë përjetuar periudhën pas demonstratave të vitit ’81, sidomos ata që u përfshinë në ndonjë mënyrë në to, e dinë mirë se çfarë kohe ishte në Kosovë: kohë e përndjekjes, e diferencimit, e shantazhimit, e burgosjes, e maltretimi e deri edhe e likuidimit fizik. Tani të dalë dikush që ishte pjesë e mekanizmit përndjekës të asaj kohe, edhe më keq, dikush që ishte në krye të përndjekësve, dhe të arsyetojë veprimtarinë e tij duke i “dënuar” edhe një herë të dënuarit e asaj kohe, në emër të lirisë së shprehjes, me siguri që nuk mbetet pa pasoja.

Unë personalisht jam prej njerëzve të cilët në vitin 1981 e pësuan. Si i ri, jo vetëm organet e shkollës, po edhe të policisë e vërejtën se edhe unë isha “njëri” prej atyre të rinjve që përbëja njëfarë rreziku dhe, së bashku me një shok tjetër, një ditë më thirrën në një bisedë në zyrën e drejtorit. Në zyrë, përveç drejtorit, H. Sh., ishte edhe komandanti i policisë, R. O. Në mesin e pyetjeve, nga fundi i bisedës, njëri prej tyre, ma bëri pyetjen: “A beson në Lidhjen e Komunistëve, se do t’i rregullojë të gjitha problemet?” Unë u përgjigja shkurt: “Jo, nuk besoj”. 

Një javë para se ta përfundoja vitin e fundit të shkollës së mesme, tri-katër ditë pasi kisha dëgjuar në radio për “diferencimin ideopolitik”, më përjashtuan nga shkolla. Një vit ma vonë, na rrethuan shtëpinë, na bastisën dhe na arrestuan me gjithë vëllanë, që ishte më i vjetër se unë 10 vjet. Pas hetimeve, ma ngritën aktakuzën duke u mbështetur në një poemë të shkruar në fletore dhe se kisha lexuar disa libra të vëllait, të ndaluara.

Në kohën kur po mbahesha në paraburgim në Burgun e Qarkut të Prizrenit, 16 dhjetor 1982 – 16 shkurt 1983, në gazetën e përditshme “Rilindja” lexoja reagime kundër një libri, me titull “Gollubnjaça” (Guva e pëllumbave), e botuar në Beograd (?), më duket ishte dramë, e cila binte në kundërshtim me politikën e bashkim-vëllazërimit. 

Tani nuk më kujtohet saktë arsyeja pse ky libër binte në kundërshtim me politikën e asaj kohe, nëse në të madhëroheshin çetnikët apo ustashët, po më kujtohen reagimet e shumta të asaj kohe kundër këtij libri. Nja dy-tre vjet para kësaj, ishte botuar edhe një libër tjetër, në Beograd, me titull “Vunene vremene” (Kohë të leshta), më duket vëllim poetik, në të cilin autori i saj kishte përqeshur sistemin ideologjik jugosllav. 

Pak pas meje, Vuk Drashkoviq kishte botuar romanin “Nozh” (Thika), në të cilin madhëronte çetnikët, për të cilin pati reagime të shumta. I pari, autori i librit “Vunene vremene” ishte dënuar një vit burg me kusht, ndërsa autori i “Gollubnjaçës”, emri i të cilit nuk më kujtohet, dhe Vuk Drashkoviqi, përveç kritikave në shtyp, nuk kishin pasur asnjë pasojë. 

Ndërkaq, unë, atëbotë nxënës i përjashtuar nga shkolla e mesme, për një poemë të shkruar në fletoren time dhe për disa libra ilegale të vëllait, u arrestova, u torturova në hapësirat e Policisë së Qarkut në Prizren nga inspektori Daut Morina dhe kryeshefi i Policisë së Prizrenit, Vesel Krasniqi, të cilët, pasi m’i hoqën rrobat e trasha, se ishte dimër, më ranë me shkopinj, përveç shputave të këmbëve, shpinës derisa u lodhën të dy, duke kërkuar t’iu jepja emra kush e kishte lexuar këtë poemë, apo kush i kishte lexuar librat e ndaluar. 

Aq më ranë, saqë kur më dërguan në burg, rreth pjesës mbi veshka më kishte pëlcitur lëkura. Në fund të torturave, Veseli, duke më bërë presion të nxirrja emra, ngriti shkopin mbi kokën time dhe më bërtiti me aq zë: “Fooooool”, i gatshëm të më binte në kokë. Kurë nuk i harroj mustaqet e holla rreth buzëve të tij dhe gojën e hapur tmerrshëm! Por kur iu përgjigja që s’kisha çfarë të flisja më shumë, uli shkopin dhe doli nga dhoma ku më torturuan dhe më nuk u duk në zyrën ku bënte hetimet mbi mua, Daut Morina.

Në bazë të kësaj poeme të shkruar në fletoren time dhe me shtesë librat e ndaluar të vëllait, më dënuan për vepër penale nga neni 133 për propagandë, dënim që e vazhdova në vitin 1984 (rastësisht viti koincidon me titullin e romanit të Xhorxh Orvellit “1984”).
Unë jam prej rasteve më të vogla të asaj kohe. Përveç përndjekjes dhe burgosjes, i asnjë nga këta njerëz nuk kishin të drejtë të punësoheshin.

Arsyeja pse i përmenda autorët serbë e kroatë që nuk u dënuan për veprat e tyre, është të tregoj që në gjithë ish-Jugosllavinë ishte një sistem ideologjikë, po ky sistem më i egri ishte në Kosovë, ku hetuesit shqiptarë dhe prokurorët e gjykatësit ishin shumë më të ashpër në zbatimin e këtij sistemi, punë që e kryenin me vullnet të madh.

Tani të dalë personi që ishte në krye të atij sistemi policor në Kosovë dhe t’i gjykojë edhe njëherë të persekutuarit e asaj kohe, është e patolerueshme dhe jo humane. E kam fjalën për Azem Vllasin, po ky përmendet sepse ka qenë në krye të atij regjimi, po nuk është i vetmi, ka mjaft shokë.

Personalisht, nuk jam të bëhet vetëgjygjësi as mbi të as mbi askënd tjetër, por njeriu që ka qenë në krye të një aparati shtypës, së paku do të duhej të dilte para një Gjyqi Moral. Kjo edhe në emër të Evropës dhe të evropianizimit tonë. 

Në krejt Evropën Juglindore dhe në Ballkan janë dënuar krimet e komunizmit, përse kjo nuk ndodh edhe tek ne?! 
Nëse nuk bëhet një Gjyq Moral ndaj njerëzve që kanë qenë në krye të aparatit të dhunës në kohën e sundimit të ideologjisë komuniste në Kosovë, të bëhet një Gjyq Moral ndaj njerëzve të cilët në atë kohë u përndoqën nga ai aparat i dhunës! 

Dhe, nëse ndodh e dyta, pra Gjyqi Moral ndaj të përndjekurve të viteve ’80, pra e drejta të mbetet në anën e dhunuesit e jo të të dhunuarit, atëherë duhet të bëhet një Gjyq Moral ndaj gjithë popullit shqiptar, ndërsa në Kosovë të kthehet pushteti serb, i cili e dhunoi këtë popull përreth një shekull!

Sali Sali Bytyqi

Thursday, February 2, 2017

I kam dy fjalë me Mehmet Krajën!


   I kam dy fjalë me Mehmet Krajën!
Shkaktarët e të keqes në Kosovë kanë emër dhe mbiemër dhe dihet se kush janë, pra klasa e tanishme politike dhe hyzmeçarët e tyre të shumtë nga të gjitha shtresat shoqërore. Kjo duhet të thuhet me guxim në mënyrë që keqbërësit të apostrofohen në përputhje me fajin e bërë në vend se me "filozofema joshëse stilistike" dedikuar adoleshencës intelektuale dhe atyre që hanë dushk për gogla, pamoralshëm, të barazohen vrasësit me viktimat e tyre! Në këto rrethana që unë i quaj me qenë ose mos me qenë, krijuesit e përgjegjshëm duhet t’i përdorin “armët” e tyre, që të mbrohet një ideal për të cilin është derdhur aq mund, dije dhe gjak madje gjatë më shumë se një shekulli. (nga Jusuf Buzhovi)
Ku ishe më herët  Mehmet Kraja?  
“Arsyeja e kësaj pyetje është se mu ky njeri - prapë me gjithë respektin për vlerën në shoqërinë kosovare që i është pranuar, së paku me tituj dhe statuse- ka qenë tërë kohën para dhe pas 1999, para dhe pas 2008, në disa nga pozitat më të besueshme, më të fuqishme dhe më të dëgjueshme në Kosovë, e bile edhe në Shqipëri. Pra ku ishte Kraja kur të gjitha këto ndodhën?” (Ballsor Hoxha)
Çka ndodhën? E çka ndodhën, një pyetje shumë e vështirë. Ja që na ndodhën shumë të pa pritura pas kësaj lufte e ti na dole vetëm  me “Letër myslimanëve të Facebook-ut “. Letër impozante, por me një qëllim pompoz; minimizimin e të keqes që e kaploi Kosovën. Sikur mos të kisha qenë këto 10 vjetët e fundit, t`isha diku larg duke të lexuar në këtë letër, kisha menduar e thonë: ” Sa të pamëshirshëm këta armiqtë e Kosovës që po na e shpifen, se ekstremi islam është vetëm “shfrenim“ i disa njerëzve që iu ka dhënë rasti të shkruajnë në facebook. 
E, mik i nderuar i  asnjë fjalë nuk të doli nga goja për të gjitha ata valavitje që i patëm (edhe i kemi) duke u ballafaquar me tmerrin botëror. Ata nuk ishin (dhe nuk janë edhe sot) vetëm të facebookut por i kemi në Universitet, në Akademi, në Qeveri në Parlament, në mediat e të gjitha llojeve… në….
Akademik i nderuar, ti duhet të jesh bukur shpesh në publik, mos të them edhe për ditë që me letra më konkrete të shihet “aroma “ akademike  në çështjen kombëtare .

Unë e mora letrën tënde të fundit: “Letër askujt“ që aq shumë bëri bujë në shtypin tonë; të cilën duhet lexuar mirë e mirë se edhe aty i ke futur do miza të kalit që nuk largohen nga burimi  i tyre i jetës. Vetë titulli shumë qesharak: Letër askujt”, d.m.th. letër pa vlerë
Ti shkrove: “Pse t’i zhgënjej njerëzit edhe më shumë me punën e Akademisë, kur edhe ata që e kritikojnë, nuk premtojnë ditë më të mira, përveçse zëvendësimin e një klani me një klan tjetër. Kosova nuk humb as fiton gjë, nëse Akademinë e sundon klani i gjakovarëve, i preshevarëve, i llapjanëve apo i Rexhep Qoses. Çfarë do të ndryshonte, nëse në vend të LDK-së, Akademia të dominohej nga PDK-ja, nga AAK-ja apo nga “Vetëvendosje”? “ Çka mendove me këtë? Akademia qenka pra grumbull njerëzish të dirigjuar nga klanet. Ti po e thua, sot. Pse nuk e the më herët ?
Të kujtohet ky arsyetim i Akademisë? “Me propozim të Kryesisë së ASHAK-ut (11. 09. 2012), Dr. Oliver Jens Schmitt, profesor për Historinë e Evropës Lindore në Fakultetin e Shkencave Historike të Universitetit të Vjenës, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, Përgjegjës i Albanien-Institut, u kandidua për anëtar të jashtëm të ASHAK-ut. Kryesia i ngarkoi të nënshkruarit e këtij teksti për të hartuar një raport për punën dhe veprimtarinë e profesor Schmitt-it. 
Ishim të vetëdijshëm se kishim marrë një barrë tepër të rëndë për ta bërë vlerësimin për këtë kandidat nga se opusi i tij shkencor është shumë i gjerë dhe cilësia shkencore e studimeve të tij shumë e lartë. Mblodhëm të dhëna biografike e bibliografike, vlerësime të shkencëtarëve e historianëve me renome për këtë studiues të njohur jo vetëm për studimet historike shqiptare, të vështruara në kontekst të gjerë të zhvillimeve historike të Evropës. 
Në vlerësimet e ekspertëve të historisë, veçanërisht të historisë së Evropës JL, gjetëm se vepra e Schmitt-it është shkencore, e hartuar me kompetencë, e argumentuar me të dhëna dhe fakte shkencore dhe e mbështetur në dokumente relevante arkivore.. Kishte shprehur edhe gadishmërinë për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë. (http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 , 25.12.1912 ) . 
Oliver Schmitti u pranua në ASHAK-un tonë dhe me librat e tij u shërbeu vetëm humbjes se identitetit tonë . Ku ishe ti?
Tjetra me “rëndësi“ që e shkrove dhe e tregon një papjekuri tënde të qëllimshme:” Por ka ardhur koha që njerëzit Kosovës të lihen të qetë, të mos ua përzihen rropullitë me punët e historisë. Për LNÇ-në në Kosovë, sekush le të shkojë të lexojë ditarin e Miladin Popoviqit në Arkivin e Shtetit në Tiranë dhe mos na e çajnë më bythën me heronjtë e paqenë të asaj “epopeje”.  Sa e pa menduar mirë ?
E ke menduar mirë që historia shqiptare fillon me vet shqiptarin? E di që edhe Skenderbeu thirrej në Pirron e Aleksandrin e Madh dhe nuk i jepte të drejtë vetës e të thotë që me te filloi historia shqiptare?
LNÇ -ja në Kosovë i ka vlerat e saja të pa mohuara kurrë, se mos të ishte ajo nuk kishte me pasë më Kosovë e as luftë të UÇK- s, se nuk do të kishte shqiptar. Kujtoje Çamerinë, kujtoje arsyetimin e grekërve për dëbimin e shqiptarëve  nga aty pas Luftës së Dytë  Botërore .

Fahri Xharra,02.02.17

Gjakovë

Wednesday, February 1, 2017

GJYKATA SPECIALE NË KOSOVË (Padrejtësia mbi çlirimtarët) Shkruan Rudi Berisha

GJYKATA SPECIALE NË KOSOVË
( Padrejtësia mbi çlirimtarët)

E shkruar nga Rudi Berisha

Prishtinë, 01 shkurt - Duke lexuar në vitin (1999 ), Librin e Botuar në Zvicër të quajtur ‘’ Koncepti i Ri, mbi Realitetin e Ri ‘’, nga ky Libër kam mësuar që në atë botë, që do vie një forcë Speciale Ndërkombëtare në Kosovë, do filloj të burgos ushtar, epror e komandant të UÇK-së, më aktakuza të rrejshme dhe duan të vinë kjo forcë në përfundim, që lufta e UÇK-së, nuk kanë qen e nevojshme të ndodh fare në Kosovë, dhe t’i quajnë trimat, luftëtarët ‘’ Kriminel të luftës ‘’ ose kanë bërë ‘’ Krime në luftë ‘’

Që nga viti (1999 ), kam shkruar shkrime për këtë padrejtësi që do të ndodh dhe, do peshojnë fatkeqësisht mbi luftëtarët e Lirisë. Libri i trilluar dhe më aktakuza të fabrikuar nga Serbia i Botuar nga Filipo – francezi, një publicistë pro  serb dhe, fabrikimi i Dik Marti-t, dhe i ca ‘’ shqipfolsave ‘’ është kulmi i sjelljes së ‘’ Gjykatës Speciale në Kosovë ‘’ të supozuara për ‘’ Krime lufte ‘’...

Fatkeqësia më e madhe dhe padrejtësia më e madhe  kohën e fundit që beri bashkësia ndërkombëtare është që i detyroj ca deputet të ligj të ngrisin dorë për të themeluar ( votuar ) ‘ Gjykatën Speciale në Kosovë ‘’ për ‘’ Krime lufte ‘’, kurse nga ana tjetër kriminelet dhe vrastarët e vërtetë jetojnë të lirë, ngrisin mure në Republikën e Kosovës dhe akoma kanë ambicie fashiste dhe kriminale. Si mund të jetë drejtësi kur sot në shekullin e civilizimit, demokracisë kriminelet duartrokitën ndërsa viktima pushkatohet për se vdekuri...

Ku është Akademi e Shkencës e Republikës së Kosovës, që paguhet nga taksat e qytetarëve, pse nuk e ngritin zërin për padrejtësinë që po ndodh në Kosovë, për padrejtësinë që po i burgosin pjesëtarët e UÇK-së, pa argumente dhe më aktakuza të fabrikuara dhe të montuara politikisht  nga Serbia dhe ca mekanizma evropian por sllavo-serb...

Ku janë historianët e Republikës së Kosovës, pse  heshtin për këtë padrejtësi që po ndodh, sa herë duhet të paguajmë çmimin e Lirisë. Edhe sa, edhe më çka duhet të paguajmë këtë Liri të copëtuar, të lënduar, të plagosur, të vrarë dhe të nakatosur, edhe sa duhet të vuajmë që të gëzojmë Lirinë ne shqiptarët në Kosovë...

Të padrejtë janë të gjithë ata individ, politikanë, shkrimtar, poet, publicistë që thonë: ‘’ që Kosova u çliruan nga Fuqitë Ndërkombëtare ‘’, e vërteta është që lufta e lavdishme e UÇK-së, është Liria, pa luftën e vashave dhe djemve të popullit shqiptarë nuk do çlirohej kurrë Kosova.

Por nuk duhet mohuar asnjëherë kontributin e madhe të SHBA-ve dhe të ca shteteve të Evropës të na ndihmuan të bëjmë luftën e përbashkët që toka shqiptarë në Kosovë të Gëzoj Lirinë. Jemi falënderues shumë të gjithë atyre që na ndihmuan të çlirohet Kosova, por në radhë të parë nderoj, çmoj gjakun e derdhur të çlirimtarëve, tani të bërë dëshmor në çdo cep të Kosovës, ku sot pushojnë në kurora lulesh për Liri tonë...

Ndihem shumë keq, historia do e shkruaj për ‘’ Gjykatën Speciale’’, kjo ‘’Gjykatë’’. është e
padrejtë, është një etnike, ku do gjykohen vetëm shqiptarët, që në fillim e tregon padrejtësinë e saj që ka kjo ‘’ Gjykatë ‘’, andaj dikush do jetë i mbuluar më turpi gjatë gjithë jetës, kemi mundur të punojmë ndryshe, dhe kjo ‘’ Gjykatë ‘’ mos të behet fare, jam i bindur që ka pas zgjidhje, por është dashur që politika shqiptare të jetë syçelë që nga viti ( 1999), por kjo i zuri në ‘’ befasi ‘’, dhe lakmi për pushteti i lidhi më ‘’ Gjykatën Speciale të turpit ‘’...

Përshëndetje motra dhe vëllezër shqiptarë !
Rudi Berisha, Kryetar i Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’
Prishtinë, 01 shkurt 2017
_____________________________________________________________________________https://milibutka.blogspot.al




Tuesday, January 31, 2017

Përgjigjia e President Trumpit - Serbisë: Kosova është shtet më vete - Ramush Haradinaj të lirohet sa më shpejt!




Presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump nuk mund të përmbahej në vete pyetjes së gazetarës sërbe sot, ajo e pyeti se çfar mendoni për Kosoven a është e Sërbisë Kosova? Përgjija e Trumpit ka befasuar të gjithë.. 

Ai tha se Kosova është shtet n’veti edhe nëse Sërbia bën gabim si në kohët e vjetra në Kosovë do tju kushtojë shumë..

Po ashtu ai tha se Ramush Haradinaj duhet të lirohet sa më shpejt sepse ai është një HERO i gjallë Kosovës i duhet i uroj kthim sa më të shpejtë n’shtëpi mikut tim Ramush Haradinaj. 🇺🇸👏🇦🇱

 

Kotsios Kotskas 
-----------------------------------------------------------------------------------------
Ο νέος πρόεδρος των ΗΠΑ, ντόναλντ τραμπ δεν μπορούσε να αποφύγει τον εαυτό του σε ερώτηση δημοσιογράφου σήμερα, ρώτησε τι πιστεύετε για είναι η kosoven υπηρεσία του κοσσυφοπεδίου; 

Η trumpit απάντηση που τους εξέπληξε όλους.. ανέφερε ότι το κοσσυφοπέδιο είναι κράτος n ' τους εαυτούς τους. Ακόμα και αν το κάνεις λάθος, όπως η Σερβία στην παλιά nkosovë θα σου κοστίσει πολλά.. 

Aνέφερε επίσης ότι η ράμους χαραντινάι πρέπει να απελευθερωθούν το συντομότερο δυνατό, επειδή είναι ήρωας ζωντανό το κοσσυφοπέδιο χρειάζεται να σας ευχηθώ στροφή πολλές πιο γρήγορα n ' σπίτι Ο φίλος μου ο ραμούς χαραντινάι. 🇺🇸👏🇦🇱

Βαθμολογήστε αυτή τη μετάφραση



Wednesday, January 11, 2017

Letra e ministrit Saimir Tahiri, drejtuar: Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock.- Skandal shtetëror!


Babaramo nuk mban më: Përfundimisht jeni qesharak!

Nga Ilir Babaramo. Nuk u besoja syve. Duke lexuar faksimilen e letrës së ministrit të brendshëm Saimir Tahiri drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Interpolit botuar në thuajse gjithë mediat online në gjuhën shqipe më erdhi turp për shtetin tim.

Problemi nuk qëndron se ministri u kujtua të reagojë gjashtë ditë pas arrestimit të Rramush Haradinajt. Kjo letër më dëshmoi dhe njëherë si funksionon shteti shqiptar, i cili nuk ka një kancelari, por çeta bashibozukësh që pasojnë njëra tjetrën.

Ramush Haradinaj është arrestuar në aeroportin e Parisit, i shkruan Ministri i Brendshëm shqiptar sekretarit të përgjithshëm të Interpolit. 
Është vërtetë ulëritëse
Prej gjashtë ditësh gjithë mediat botërore, pa përmendur ato në gjuhën shqipe që arrestimin e Haradinajt e kanë patur lajm kryesor, kanë raportuar se Haradinaj u arrestua plot 600 km nga Parisi , në një tjetër aeroport, atë mes kufirit franko-zviceran, Mulhouse – Basel dhe mbahet i burgosur sërish qindra km larg Parisit , në qytezën e Colmar.

Ky nuk është një lapsus për tu neglizhuar. Graviteti i ngjarjes, arrestimi për llogari të Interpol i emblemës së luftës çlirimtare të Kosovës, pritet të ketë pasoja të rënda në raportet e shqiptarëve me fqinjët.
Në këto rrethana, letra e Ministrit të Brendshëm shqiptar drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Interpolit përbën një nga të paktën dhjetë letrat më të rëndësishme që kancelaria shqiptare dërgon në një vit.
Imagjinoni si mund të ketë reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock. A mund ta marrë seriozisht këtë letër ?! Në rastin më të mirë e ka hedhur në kosh dhe ka menduar:
Ç’është ky vend qesharak që proteston për një ngjarje dhe më e pakta nuk di se ku ajo ka ndodhur. Megjithatë, fati i Haradinajt nuk ka ngelur në dorë të Tahirit dhe stafit të tij, që kanë bërë këtë gafë që na bën gazin e botës.

Gjithsesi me çfarë ka ndodhur deri tani kjo gafë është e kuptueshme. 
Për një gjë jemi të sigurtë. Kjo gafë nuk do kishte ndodhur nëse do bëhej fjalë për Frok Frokun. Sepse stafi i Tahirit do dinte me siguri jo vetëm aeroportin dhe terminalin, por dhe numrin e gate.
/ 27.al 


Friday, December 9, 2016

E majta dhe e djathta që Shqipëria të ndryshojë largoni shtrigën: ILIR META


Largimi i Ilir Metës nga politika dhe qeverisja, do të shënojë dhe fundin e tranzicionit politik, por edhe atij ekonomik më pas, në këtë vendin tonë të masakruar dhe mjeran...

PS-ja e kapur, pothuajse e shteruar në mundësi, si dikur e djathta me "masën" LSI në trup, sot është më e pashpresë se kurrë, më e dërmuar se kurrë, më e rronitur se kurrë, më e çoroditur se kurrë, më e pasigurtë se kurrë, më e pafytyrë se kurrë kurrë ndonjëherë...! 

Edi Rama ky miop politik, guaf qeverisës, memec diplomat, shurdh shtetar, zhurmues shqiptar, bëri një Qeveri me të Meta, duke shkatërruar krejt Partinë që e bëri kryetar të saj...
E mëkoi dhe ushqeu, herë me hir e herë me pahir, herë si prijës e herë si jeniçer, herë me ferman e herë me derman, herë me kudhër e herë me pudër, herë me lehje e herë me shkrehje, herë pa mend e herë pa vend, i dha Metës pushtet, aq sa për të mos bërë kurrë më shtet, aq pushtet sa të humbasë shpresa...

Kush humbi nga Qeverisja dhe koalicioni...?
Humbi Partia Socialiste, dikur progresiste, sot revanshite, anti-kanoniste, me në krye të paudhin, cipëplasurin dhe fjalëlumin delirant, injorant dhe arrogant...
Por mbi të gjitha humbi populli shqiptar që po braktis shtëpinë dhe katandisë dhe po merr arratinë...

Ka vetëm një zgjidhje, e majta dhe e djathta duhet të distancohen nga "mutacioni politik", ose nga virusi korruptivo-qeverisës Meta..., sot, tani, një orë e më parë...!
E majta dhe e djathta duhet të marrin përgjegjësitë me të cilat i ngarkon sot historia dhe vendi, për të larguar Metën...
Meta duhet dhe do të largohet një herë e përgjithmonë, cikli klering-u politik dhe votëblerje 'Meta' mbaroi...!

Ramën e shoh të vetëvrarë, nuk mund të ndodhte ndryshe kurrësesi... "E mirë" intriga dhe propaganda për diktat, por nuk mund të drejtojnë intriga dhe logodiareja, ekonominë, tregtinë, shëndetësinë, arsimimin e të tjera, e të tjera...
Populli i majtë dhe i djathtë duhet t'i japin sot drejtim historisë dhe vendit, duke larguar Metën nga politika, largim pa kthim...

PS dhe PD kanë detyrim historik të refuzojnë çdo lloj koalicioni me Metën...!
Popull, me mend në kokë...! Hap sytë...!
Është ora jote, ora për përmbysje sistemi, për përndjekjeje kolektive të qeveritarëve të korruptuar deri në eshtra...!
Ky gjen politik duhet shfarosur...! E kemi për detyrë, o popull...!

Mariela Stefanllari

Saturday, December 3, 2016

Zoti Janullatos, Greqia po na kërcënon!


Zoti Kamenos  e paska inspektuar  disa herë kufirin me Shqipërinë dhe na paska kërcënuar “Deklaratat e fundit nga Z. Rama, deklaratat sajesë antihistorike duhet të na sjellë përsëri në kujtesën tonë për ata që flet, Çamët ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ishin ata që ishin në anën e të mundurve në luftë. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare “, 
(‘Και αυτό αφορά όχι μόνο την Τουρκία, αλλά και την Αλβανία. Οι τελευταίες δηλώσεις του κ. Ράμα, οι ανιστόρητες δηλώσεις, θα πρέπει να μας ξαναφέρουν στη μνήμη ότι γι’ αυτούς τους οποίους μιλάει, ήταν οι συνεργάτες των ναζί. Ήταν αυτοί που ήταν με τη μεριά των ηττημένων στον πόλεμο. Δεν θα δεχτούμε τέτοιου είδους προκλήσεις, δεν θα δεχτούμε τέτοιου είδους αναφορές, οι οποίες προσβάλλουν και την ιστορία και το διεθνές δίκαιο”, τόνισε ο κ. Καμμένος.)  . Zoti Janullatos e dëgjuat ?
Desha t`ia rikujtoj Zotit Kamenos dëbimin dëbimin i popullsisë shqiptare  nga Greqia më 1913, 1923, 1938, dhe më 1944-45 gjenocid, sikundër historikisht ka ndodhur edhe në Kosovë. Vrasje masive, djegëje, dëbime.
“Egërsia barbare, me e pamëshirshmja e heleneve, do derdhej mbi popullsine e pambrojtur shqiptare te Çamerise. Nga 1830-1838, viktima e pare u be popullsia shqiptare, qe banonte ne ishujt Joniane, Me vone, ne vitet 1863, 1913 u rrëmbyen toka te tjera, ku banoheshin nga shqiptaret, duke përfshire Ambrakinë, Kosturin, Pindin, Konicën, qe është viktima e dyte e shqiptareve për nga barbaria e shovinizmit grek. Ndërsa me 1913, greku pushtoi tere Çamërinë dhe e ktheu ne një çiflig te andarteve. Çamëria eshte viktima e trete e barbarisë greke dhe, deri diku, plotësohet mbi gjysma e planit te Megaloidese. Greqia, sa e pushtoi Çamërinë dhe e vendosi brenda kufijve, qe caktuan te mëdhenjtë, çamet i ktheu ne skllevër, pa asnjë te drejte. Por shovinizmi përsëri nuk ishte i qete. Popullsinë çame e quante si një minë me plasje te ngadaltë. Se Greqia nuk i trembej aq popullsisë çame; gati 120 mije, sa tre milionë arvanitasve shqiptare, qe u kishte mohuar me kohe te drejte, lirinë, gjuhen, shkollimin shqip dhe kombësinë shqiptare. Shovinizmi ortodoks mesjetar grek, bënte planet për pastrim total etnik. Ne Greqi te mos ngelej shqiptar, duke i përzënë për ne Turqi dhe Shqipëri, ndërsa pjesën tjetër i dërgonte neper ishujt e Egjeut. Ata qe do ngeleshin do ndërronin kombesine.” – ju kujtohet Zoti Janullatos ?
Juve Zoti Gjeneral Kamenos, unë si qytetar i Kosovës së lire desha të iu rikujtoj se:” Sulmi i Italisë fashiste mbi Greqinë, u përdor si pretekst ndaj shqiptareve dhe ata, viktima e pare e fashizmit, do quheshin “agresore” ndaj Greqisë?!  Egërsia greke nuk u ndez ndaj vete agresorit, por ndaj shqiptareve, qe ishin te sulmuar. Pas kësaj lufte, Greqia do te kishte edhe gurin, edhe arrën. Do vendoste ligjin e luftës dhe do thuhej: “Greqia ishte sulmuar nga Shqiperia dhe jo nga Italia”. Ky ligj i hilesë dhe i paarsyes do vinte edhe kushtin tjetër: “Ligji do qëndronte pre aq kohe sa te harrohej çështja çame dhe te vendosej kufiri i Verio Epirit dei në Shkumbin!”.
Nëse e shikoni foton e më poshtme do të shihni se ju ishit bashkëpunëtorët më të ngushtë të nazi-fashizmit :

Edhe gjatë agresioneve serbe mbi shqiptarët e Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë përgjatë të gjitha kohërave vrasjet bekoheshin nga Kisha Pravosllave Serbe.  E njejta gjë ishte edhe me Kishën ortodokse greke ;hidhjani një sy fotos së poshtë dhe e shihni të vërtetën e predikuesve të zotit”  

Greek Orthodox priests…Credit: Nat Farbman / Contributor Editorial #: 50869384  Collection: The LIFE Picture Collection   April 1946: Greek Orthodox priests blessing the beginning of Napoleon Zervas’ political campaign. (Photo by Nat Farbman/The LIFE Picture Collection/Getty Images) .
Zoti Janullatos ,nëse Napoleon Zerva e kishte bekimin  e Kishës Ortodokse për vrasje , masakra  dhe dëbime të arvanitaseve “ de la souche “ ( arvanitasve të rrënjës ) ju tani në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë si e komentoni m barbarinë e tij ?
Më poshtë është edhe një foto nga “krenaria “greke , Napoleon Zerva në prehër të priftërve ortodoks grek..

Unë si shqiptar  i Kosovës e ndaj dhimbjen e njëjtë me ata të Çamërisë,po ju për ne ?
Mos harroni se jeni shërbyes i  Zotit në Shqipëri ! 
Fahri Xharra,03.12.16 Gjakovë

Saturday, November 26, 2016

Merimaga e zezë, Nexhmije Hoxha ish-anëtare e Partisë Fashiste.


Nexhmije (Xhuglini) Hoxha
para se të bëhej një komuniste e devotshme ka aderuar në Partinë Fashiste. Ky dokument është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi.

“Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit “të lavdishëm”, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo false, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit.

Ky dokument është i datës 10.11.1941. 
Dokumentin e kam publikuar në librin tim “Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së””, shkruan Dervishi.



Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha.

Wednesday, November 23, 2016

Intervista me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për Alexis Papachela- (SKAI 22/11/2016)


Intervista me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për Alexis Papachela- (SKAI 22/11/2016)


Gjatë intervistës së dhënë për televizionin grek “Skai”, midis pyetjeve të gazetarit Aleksis Papagelas
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh:


“Nuk kemi asnjë pretendim si ndryshimi i kufijve, apo strategji për të ndryshim kufijsh për të marrë pjesë nga Greqia, Serbia apo Maqedonia dhe për t’i bërë pjesë të Shqipërisë Natyrale. Jo! Ka ardhur koha ta shohim njëri¬tjetrin në sy. A është e mundur që ata njerëz që janë larguar nga vendi i tyre të mos kthehen nga vendi ku janë dëbuar? Duke u mbajtur peng i këtyre temave të së shkuarës ne ndezim nacionalizmin. 

Intervista e plotë
Gazetari: Aktualisht, si i shikoni marrëdhëniet me Greqinë?

Edi Rama:Nëse e shohim në tablonë e madhe është një marrëdhënie shumë e rëndësishme. Në strategjinë tonë për politikën e jashtme Greqia shihet si një partner strategjik, me të cilën kemi shumë gjëra për të ndarë së bashku. Interesat e shqiptarëve dhe grekëve janë më të mëdha se ato çështje që na ndalojnë të ndërtojmë së bashku një të ardhme me të mirë.

Gazetari: Në vitin 2003, kur ishit kryetar bashkie, deklaruat se në raportet mes vendeve të Ballkanit ka histori...

Edi Rama: Nuk më besohet se çfarë zhurme shkaktoi foto në Greqi. Ajo çka unë bëj është që të bëjë një kronike me foto në Facebook-un tim. I parë nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historisë, por se beson se politika që bën histori. Nuk kam ndryshuar, në të kundërtën mendoj se ky është një detaj që tregon shumë. Ajo çka thash ishte miqësore dhe diçka që zbulonte një marrëdhënie që shkon pas në kohë. Ka shumë shembuj reagues të njerëzve që i njohim apo jo.

Gazetari: Ju e dinit se do të krijonte zhurmë?

Edi Rama: Jo, fakti që shqiptarët kanë kontribuuar për të mirën e shoqërisë greke dhe fakti që shumë njerëz në atë kohë flisnin shumë njerëz shqip, nuk e bën Athinën një qytet shqiptar. Ka të bëjë me faktin që kemi qenë kaq të lidhur. Duhet të mendojmë se sa shumë gjëra mund të bëjmë për njëri-tjetrin, dhe jo të mbytemi në ujëra të errëta të nacionalizmit dhe manipulimit mediatik.

Gazetari: NëseTsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu është gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju?

Edi Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar. Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri-tjetrin.

Gazetari: Ju e quajtët Shqipëria e natyrale?

Edi Rama: Shqipëria e madhe apo Shqipëria e natyrale nuk janë nocione që janë prodhuar nga ne. Shqipëria natyrale është një nocion që është prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur apo e kanë krijuar atë për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo është si të thuash t’u vësh fajin grekëve sot për Megala Idea që ishte një ide e një kohe të caktuar që nuk ka të bëjë me vendet tona. Shqipëria natyrore është Shqipëria europiane. Ne kemi një histori shumë interesante duke qenë se jemi një komb me dy shtete. Ka shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi.

Gazetari: Po pastaj?

Edi Rama: Nuk ka asnjë plan. Nuk ka asnjë ide edhe të parashikueshme që t’i mbledhë këto në një Shqipëri të Madhe, por do ishim pjesë e një Europe të Madhe. Kufijtë bëhen të parëndësishëm.

Gazetari:Sa për të qenë që qartë ‘Shqipëria i mbaj kufijtë siç janë sot’ e keni parë në shkolla shqiptare apo qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që përbënin një literaturë me një propagadanë.

Rama: Çfarë nënkupton me propagandë irredentiste. ka qenë një zonë që quhet Çamëri ku shqiptarët jetonin dhe për fat të keq nuk është ajo çka ju them fëmijëve. njerëzit as nuk mund të shkojnë atje ku kanë qenë shtëpitë e tyre dhe fëmijët e tyre, për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë lloj pretendimi që të marrim territore për të marrë pjesë të Greqisë apo Serbisë, por ka ardhur koha ti kalojmë këto pengesa dhe ti themi a është e mundur që ata 80¬vjeçar gra dhe burra që janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre dhe mos ti lënë të shkonin. A është e mundur që personat të kalojnë kufijtë e Greqisë. Çfarë ka këtu? Meqë ra fjala do doja të thoja se duke u mbajtur peng i këtyre temave dhe duke i mbajtur peng të së shkuarës ne e ushqejmë nacionalizimin dhe u japim linjë për të ekzistuar. Pse mos ta shohim me sy ketë se po këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre dhe shtëpitë e tyre kanë të drejtën të kthehen nëse dua dhe të pretendojnë nëse i duan pronat.

Gazetari: Ju e dini se ka protesta të gjalla të këtyre njerëzve të Luftës së Dytë Botërore se kanë kryer krime…

Rama: Ata pretendojnë ç’ka të duan. Po flas për të kaluar kufirin, të hyjnë dhe dalin, si gjithë shqiptarët. Ata keqpërdoren në kufirin grek. Flas për 80 vjeçar dhe nuk e besoja dot. Një grua 80¬vjeçare më tha se kam ëndërr që të shkoj të shoh shtëpinë. Nëse politikanët kanë detyrim të lexojnë historinë. A e dinë grekët se jemi në gjendje lufte? Një ligj mbretëror që është ende në fuqi. Jua them miqve të mi, Papandreu, Tripras, dhe Samaras. Po persë nuk e heqim këtë ligj të luftës dhe më pas i themi njerëzve që këtë ligj e vendosin si pengesë. Ne jetojmë në një paradoks të përsosur Ballkanin. Kemi një ligj të gjendjes së luftës në të njëjtën kohë. Miqtë tanë thonë ‘eh c’kuptim ka kjo’ Atëherë e shfuqizojmë. Nëse mendojmë për gjeneratat e ardhme mund të bëjmë gjëra të mëdha sëbashku. Nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojmë atje si një person me ndjenja anti¬greke. Jam i lumtur që ka persona që mendojnë se jam pro grek. Nuk ka asnjë hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ në asnjë libër shqip.

Gazetari: Ka pasur një marrëveshje për kufijtë detarë të Greqisë, ju patët një rol kryesor për prishur këtë marrëveshje. Berisha tha se kishte një dorë proturke në këtë? 

Rama: I kam vendosur një rregull vetes. Nuk flas asnjëherë për kundërshtarët e mi në anglisht. Flsini në shqip… Nuk më pëlqen t’i flas për politikën lokale një audience të jashtme. Nuk është jetike. Kur kjo marrëveshje u bë, ne mësuam nga disa njerëz të shoqërisë civile se kishte probleme me të. Më thanë le ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme në axhendën tonë kundër qeverisë. Është e lehtë të luash me ndjenjat kombëtare dhe të fitosh disa pikë. Por thashë jo, le ta lëmë në duart e gjyqtarëve dhe ekspertëve dhe të kemi një proces. Është vendimi i vetëm që mbaj mend që Gjykata Kushtetuese e ka marrë në unanimitet pra 9 me 0. Pra kishte një problem. Ju thashë miqve në Athinë le të ulemi ta zgjidhim. Le të ulemi me ekspertë. Kam propozuar edhe një palë të tretë që mund të zgjidhet nga ne.

Gazetari: Marrëdhëniet tuaja me Turqinë dhe presidentin Erdogan… 

Rama: Si një njeri që ke lundruar jashtë në politikë nga aspekti gazetares ne jetojmë në një terren mjaft pjellor të teorive konsiperative. Nuk ka asnjë lloj sekreti që ne kemi gjithashtu përcaktuar një partneritetet me Turqinë dhe nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. E gjithë kjo ka ndodhur në një kohë që ishim në opozitë dhe s’kishim asnjë kontakt me palën turke. Kjo mund të provohet lehtësisht. Është besimi im se midis fqinjëve që jemi ne, siç kanë bërë gjerë të mëdha grekët dhe shqiptarët. Unë nuk e harroj kurrë se kemi kaq shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi, por pasi janë pritur si vëllezër, si motra nga popullsia greke, jo shumë bujarisht nga politika greke. Siç, kur ishin të uritur për shkak të luftës…ndaj ka shumë shembuj fantastik për ato çka kemi bërë për njëri-tjetrin. Në momentet kur kemi probleme na duhet të flasim më shumë, të përfshijmë më vullnet, pasi jetojmë në një rajon ku nga gjërat më të vogla mund të ndodhin shpërthime të mëdha. 

Gazetari: Ju keni kërkuar një informacion në lidhje me një eksplorim që Greqia po bën në Jon… 

Rama: Unë besoj se ka një burim të rëndësishëm të gazit dhe naftës, ndaj pse nuk e shohim si zgjidhej që ta shohim sëbashku. Pse nuk ecim në bashkëpunim, me të gjitha fushat. Shqipëria mund të jetë një mundësi fantastike për Greqinë dhe kjo e fundit mund të ketë avantazhe për të bashkëpunuar. Duhet të flasim e të zgjedhimin gjërat me durim dhe vullnet. Pasi nuk ka shans që të parashikojmë një të ardhme përveç bashkëpunimi. 

Gazetari:Ju besoj se e dini veton greke… 

Rama: Nuk mendoj se kjo është e mençur dhe për tu menduar. Veto për çfarë? është e pabesueshme. 
Ju thash nëse është veto për ndërtesat pa leje? Është veto sepse po flasim me vendosmëri për nevojë por të zgjidhur disa çështje. Jemi në të drejtën tonë. 

Gazetari: Ju si kryeministër i këtij vendi nuk e keni këtë ide të ‘Shqipërisë së madhe’ 

Rama: Jam shumë i gjatë port të menduar që jam i gjatë. Nuk është një kompleks madhështie. E ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga një vullnet i përbashkët. Çfarë do bëjmë do bëjmë luftë? Do ndryshojmë kufijtë? ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografikisht, por më të madhe sa i takon demokracisë së saj, begatisë.


Published on Nov 22, 2016
Ο Έντι Ράμα και τα κρυμμένα μυστικά του Προσφυγικού στις Ιστορίες με τους Αλέξη Παπαχελά, Σία Κοσιώνη, Παύλο Τσίμα και Τάσο Τέλλογλου. Ο Πρωθυπουργός της Αλβανίας Έντι Ράμα, μιλά αποκλειστικά στις Ιστορίες και στον Αλέξη Παπαχελά. Ο Αλβανός ηγέτης απαντά στα ζητήματα της οριοθέτησης θαλασσίων ζωνών με την Ελλάδα, στα σενάρια της «Μεγάλης Αλβανίας», στην υπόθεση των σπιτιών της ελληνικής μεινότητας στη Χειμάρρα, ενώ σχολιάζει την ανάρτησή του στο Facebook για την Ακρόπολη, που προκάλεσε αντιδράσεις. Στο δεύτερο μέρος της εκπομπής, ο Παύλος Τσίμας ταξιδεύει στη Χίο τις ημέρες που η ένταση κλιμακώθηκε στο νησί, μπαίνει στον καταυλισμό της Σούδας και καταγράφει σκηνές έντασης μεταξύ των προσφύγων. Μιλά επίσης με τους υπαλλήλους της Υπηρεσίας Ασύλου και τους πρόσφυγες που περιμένουν τα αποτελέσματα της αίτησής τους, ενώ η κάμερα της εκπομπής μπαίνει και στο Κέντρο Φιλοξενίας στα Οινόφυτα, όπου οι οικογένειες των προσφύγων ετοιμάζονται να βγάλουν το Χειμώνα. "Ιστορίες".. με τους Αλέξη Παπαχελά, Παύλο Τσίμα, Σία Κοσιώνη και Τάσο Τέλλογλου..

ΕΛΛΑΣ,ΕΛΛΑΔΑ,ΑΛΕΞΗΣ,ΑΛΕΞΗ,ΠΑΠΑΧΕΛΑΣ,ΠΑΠΑΧΕΛΑ,ΣΙΑ,ΚΟΣΙΩΝΗ,ΠΑΥΛΟΣ,ΠΑΥΛΟ,ΤΣΙΜΑΣ,ΤΣΙΜΑ,ΤΑΣΟΣ,ΤΑΣΟ,ΤΕΛΛΟΓΛΟΥ,ΠΡΩΘΥΠΟΥΡΓΟΣ,ΠΡΩΘΥΠΟΥΡΓΟ,ΑΛΒΑΝΙΑ,ΑΛΒΑΝΟΣ,ΑΛΒΑΝΟ,HELLAS,GREECE,GRECE,GRIECHENLAND,GRECIA,ГРЕЦИЯ,ALBANIA,ALBANIAN,PRIME,MINISTER,EDI,RAMA,INTERVIEW,ALEXIS,ALEXI,PAPACHELA,PAPACHELAS,PAPAHELAS