Shpella e Trenit, Ushta dhe heshta! – Etimologji.

Ushta dhe heshta !
“E ç`mund të shkruaj tjetër për shkëmbin e Spilesë, Shpellën e Shkruar apo Shkëmbin e Nuses?… Në një nga vizitat më të fundit që bëra tek Shkëmbi I Nuses vitin e kaluar (20 tetor 2011) për të riparë për të disatën herë pikturën e Trenit, ajo pothuajse nuk dukej …
Mosha, vitet e gjata apo koha e çmendur e kishte fshehur pikturën unike shekullore?
Duar makabre, si pjesë të një trupi pa gjak e ndërgjegje njerëzore,të shtyra nga një mendje e prapë e djallëzore, kishin gërvishtur e pastaj lyer me bojë të bardhë a gëlqere disa prej figurinave të pikturës së Shkëmbit të Nuses…I shokuar, me duart e mbështetura mbi tëmthat e mia, me kokën drejt qiellit dhe fytyrën nga liqeni i pafajshëm, fillova t`u lutem perëndive të lashta pellazgo-ilre, ju luta, I thirra me gjithë fuqinë e zërit, ulërita…
Por as ato nuk dukeshin gjëkundi…Ku është vallë Dia-u, perëndia e Diellit?! Po Dia-hu, perëndia e qiellit ku është?! As Dhemetra, perëndia e tokës nuk përgjigjet!
Mos vallë dhe ato, që të gjitha, janë zemëruar me ne, njerëzit dhe janë larguar përgjithmonë?! Ju luta gjatë, shumë gjatë perëndive pellazgo-ilire për Shkëmbin e Nuses dhe pikturën e Trenit të lashtë… Dhe…ika! Veshët vazhdojnë të më buçasin nga zërat e sirenave që japin alarmin…

“Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s’fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q’është m’ë e vjetërë nga ato, ësht’e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet. (Sami Frasheri “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet” Bukuresht 1899 )
Kjo fjali më ngacmoi: “ Heshta ose ushta është një arme e punuar nga nje dru i holle, në maje të së cilës vihej një thike e mprehte.”; një mos qartësi në në perceptimin historik. . Kur ushtës iu është vu një maje tehu i mprehtë metalik dhe ushtës së të parëve tanë është një ndryshim kohor me mileniume.
Nga gjuha shqipe e vjetër që e kemi, po flasim për ushtën e kohës pellazgjike kur fjalët ishin monosilabike (një rrokeshe). Ushta ishte një “armë” gjuetije por edhe një armë lufte prej së largu .
Pra, gjuha shqipe ka ruajtur në vetvete shumë fjalë, të cilat për nga kuptimi, mënyra e ndërtimit dhe emërtimit kanë të bëjnë me periudhat shumë të hershme të përdorimit të fjalëve, të cilat, në fazën fillestare të zhvillimit të gjuhës kanë qenë fjalë me një rrokje.

Fjala Ushtë e gjuhës shqipe, tregon një armë dore të njeriut të hershëm. Ushtë-a, armë sulmi e kohëve të lashta, me një bisht të gjatë, dhe me maje të mprehtë hekuri, e cila mbahej në dorë. Heshtë, shtizë, E shpoi me ushtë ( FGJSH ) Maja e ushtës, fillimisht mund të ketë qenë e sajuar edhe nga guri i mprehtë, ose nga një dru i fortë, që shërbente për të sulmuar kafshët e egra me qëllim për të siguruar ushqimin.
Të dimë një gjë: Nga emri ushtë-a,. doli edhe emri ushtar, njeri që mban në dorë armën, ushtën. Bashkimi i dy tre apo më shumë njerëzve me ushta në dorë, përbente grupin e parë e gjahtarëve, që sulmonin kafshët e egra bashkërisht dhe të cilët po ashtu edhe prenë e ndanin bashkërisht.
Cila gjuhë në Europë e quan ushtarin apo ushtrinë me një emër aq të vjetër ? Pra një grup njerëzish të armatosur me ushta përbënin edhe njësitet e para të asaj force, që më vonë do të emërtohet si ushtri dhe, që padyshim vjen nga fjala ushtë. Mrekulli e lashtësisë !
Historianët shpjegojnë: “Ushtria e Lekës së Madh, shquhej në radhë të parë për ushtat e gjata, të rregulluara nga një lloj druri i lehtë por elastik, në gjatësi deri në katër metra, i cili rritej në pyjet me vegjetacion te pasur të Ilirisë dhe Greqisë, armë kjo me të cilën goditej kundërshtari nga një distancë e mjaftueshme për ta paralizuar qysh në ndeshjen e parë. ”Pra, ushta mbeti ushtë .
Duke shfletuar fjalorët e gjuhës shqipe e gjejmë: Nga emri “ushtë” janë sajuar: ushtar, ushtri, ushtroj. Ushtë-a, armë sulmi e kohëve të lashta, me një bisht të gjatë, dhe me maje të mprehtë hekuri, e cila mbahej në dorë. Heshtë, shtizë, E shpoi me ushtë ( FGJSH, f 2098 Usht-i , ushtër- ushtra, ushti i gurit, këput ushtin. Po aty, f. 2098 Prishtinë, 1981
Eugenio Vaina De Pava, ( “Albania che Nasce”, Catania, 1914) shkruante: ”Këtu tragjedia e një populli që i ka dhënë elementët më të mirë të tij, ushtarë, filosof, burrat e shtetit, të shenjtët, të gjithë pushtueseve të tij, sllavë e latin, grekë dhe turq dhe që më në fund thërret bijët e tij, të varfër e të keqtrajtuar për ti edukuar në gjirin e tij; që mundohet të rindërtoj me vështirësi të mbëdha një koshencë kombëtare.
Dhe kjo dëshirë kolektive ka pasur për një kohë të gjatë një sintomë të vetëm por të fuqishme: ruajtjen dhe unitetin e gjuhës kombëtare. “Apo jo?
Ushta dhe heshta nuk janë një. “Një nga njësitë përbërëse të ushtrisë së
mbretit etrusk Tarkuin Prisko quhej HASTAT. Autorët antikë shpjegojnë se pjesëtarët e ushtrisë etruske pajiseshin vetë me armatim.
Ushta dhe heshta nuk janë një. “Një nga njësitë përbërëse të ushtrisë së

Nga armatimi që mbanin, merrnin jo vetëm emrin por edhe pozitën shoqërore. HASTAT shqiptohet edhe HASHTAT, të sjell ndër mend fjalën shqipe Heshta . (ushtë, heshtë, shtizë, janë armët e para të dorës të punuara me maje guri e më vonë nga metali,) Pra këndej Adriatikut përdorej “Ushta” e andej “ Heshta”
Në studimet e autorëve vendas dhe të huaj nuk është bërë ndonjë përpjekje tërësore për të caktuar lashtësinë e ciklit të këngëve të kreshnikëve dhe nëpërmjet shqyrtimit të armëve të përdorura prej tyre.
Por Armët e përdorura në ciklin tonë të kreshnikëve mund të grupohen si vijon; a) Armët e bardha apo armët e ftohta; dhe më vonë edhe armët e zjarrit dhe veglat optike.
Në armët e bardha dallojmë: armët e luftimit të afërt, të luftimit larg dhe pajisjet vetjake mbrojtëse. Kreshnikët shqiptarë, në luftimin e afërt, përdornin armët për goditje siç ishin: shkopi (sinonimet: huni, shtaga, dajaku, çomanga, topurrja), topuzi prej druri dhe më vonë prej metali. (Çështje të folklorit shqiptar, 3, Akademia e Shkencave, Tiranë, 1987)
Gjuha shqipe, gjuhë e perëndive !
Gjuha shqipe, gjuhë e perëndive !
Gjendet në skajin juglindor të liqenit të Prespës së Vogël, vetëm disa metra nga buza e ujit. Përfaqëon një shpellë karstike. Ajo ka dy kate dhe gjatësi disa dhjetëra metra. Ka qenë vendbanim prehistorik i njeriut të lashtë (nga neoliti i hershëm deri në epokën e hekurit). Gjendet një koloni shumë e madhe lakuriqësh nate. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, biologjike), didaktike, estetike, turistike. Vizitohen sipas rrugës automobilistike Korçë ose Bilisht – Tren – Liqeni I Prespës së Vogël
http://www.akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Korce/KO_Mon/KO52.htm
| |
Fahri Xharra,
07.02.17 , Gjakovë