Showing posts with label Korupsion. Show all posts
Showing posts with label Korupsion. Show all posts

Sunday, February 5, 2017

Diçka nuk po kuptoj?

Diçka nuk po kuptoj?

Një shkrim imi ndryshe nga të tjerët (nga shkrimet tjera).
Asgjë nuk kuptoj se ç`po ndodhë me ne; politikisht të papjekur,
 Historikisht të paformuar dhe të pa-informuar. Ardhmëria në pikëpyetje.

Kujt t`i besohet ?  
Brengosëse (!!!!!): "Prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarë të niveleve të tjera nuk lejohen të shkelin më në tokën amerikane.”

·       Nuk po kuptoj, çka iu duhet kryeprokurorëve, anëtarëve të gjykatës së lartë dhe gjyqtarëve të niveleve të ndryshme viza  për Amerikë?
·       Pse a nuk po mjafton Europa?
·       Çka duan ata në Amerikë ?
·       Të shkosh në Amerikë duhen para; po ku po i marrin paratë?
·       Pse Amerika nuk iu jep më vizat?
·       Pse nuk thonë: Punë e madhe!

Nuk di, nuk po kuptoj.

Kur duam e duam, por kur e përqeshim atëherë nuk e duam. Po sikur edhe këtyre të T-së, t`iu ndalohej vizita në Amerikë nuk do të bëhej qameti.
Të rrimë drejt e të flasim drejt. Po Ismail Qemajli ç`ka po iu zë udhën. Si deformohet pamja, karakteri dhe qëllimi i arritur i Ismail Qemajlit?

Pasha zotin duke e shikur serialin: “Një dopio histori” edhe unë kam filluar të dyshoj në vlerat tona si komb?  Me çfarë zemre përqeshet Ismail Qemali? Sikur serbët, grekët ose turqit të bënin një serial të tillë, ne “patriotët” e Tv mediave  shqiptare iu kishim “nxjerr” sytë “armiqve” maskarenj të huaj.
Shpesh herë keni dëgjuar ose lexuar që diçka bëhet për herë të parë në televizionet Shqiptare.

Edhe më shpesh akoma jeni zhgënjyer përballë një realiteti të përsëritur i cili nuk ka arritur t’i qëndrojë premisave.
Kësaj radhe jo!  Për herë të parë, po të parë fare, personazhet më të njohur publik do të ulen në një tavolinë, me një ose më shumë gota përpara dhe do t’ju tregojnë historinë e Shqipërise! (City News)”
Eh medet, kur mbetet historia të tregohet me gotë rakisë?

Kam filluar të “dyshoj’ që edhe Avni Rustemi e kishte vrarë Esad Pashën në Paris
Po na bëhet shumë bajate edhe historia e vrasjes së Miladin  Popoviqit nga Haki Taha.

Kujt t`i besojmë? –  Më thoni kujt???

Fahri Xharra, 04.02.17

Gjakovë
---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tuesday, January 24, 2017

Nga kapter ushtrie në miliarder Shqipërie. - Sukses - Rilindarje!


KAPTER RAMIU I PEQINIT 
- Vërr gomar .... e pjerdh ar -

Nga kapter ushtrie në miliarder Shqipërie. Ky është sukses i madh i Rilindjes Socialiste. I jep shans gjithkujt në allishverishe. Po ky ka bërë dhe një mrekulli tjetër. Është bërë koleksionist pikturash. Kur zgjodhi Këshillin e Televizionit bëri kujdes që ndër 10 antarë të kishte 4 piktorë. Hëëëëm! E dini pse. 
Sepse Kapterr Ramiu i Peqinit e ka mbushur shtëpinë me piktura. Le tia bëjnë inventarin e të tregojë publikisht ku i ka blerë (në mos i pastë fshehur tashmë që i doli tymi Kazabasë). Nëse nuk i motivon do të thotë se i ka marrë në sistem korruptiv. Fjalë e rëndë për një kapter gazermimi kjo e uruar. Edhe unë isha në listën e 20 kandidatëve per këshillin e Radio Televizionit Shtetror, por më skualifikoi ky zotëri, se mesa duket më pleqëroi të pamundur të plotësoj kushtet e rënda të bajlozit të Peqinit. 

E ç'mu kujtua Ali Asllani me vargjet lapidar: "të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!".
Po more poet, po, por këtë kapter Ramiun tonë deputet, darka e gjeti miliarder. Dhe kjo është një diferencë e madhe. Po është nga Peqini ai more. Është i zgjuar. Ja ka hipur gomarit rilindas dhe sa herë i thërret "Vërr gomar", ai i pjerdh ar....
Kolec P. Traboini
23 janar 2017

______________________________
ALI ASLLANI

HAKËRRIM
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!

Shkruar nga autori Ali Asllani në vitin 1942.

Friday, January 13, 2017

SISTEMI POLITIK “COSA NOSTRA” - Shkruan Besim Dervishi


BESIM DERVISHI
“…Une nuk flas per mafie te re ose mafie te vjeter. As per mafie socialiste apo demokratike, po ti referohem ketyre termave na dalin shume mafie ndaj une i njohe vetem me termin Krimi i Organizuar…”
/ Rocco Chinnicci- Magjistrat Italian i ekzekutuar nga mafia/
35 vjet me pare shkrimtari i shquar italian njeheresh autori i romanit denoncues “Il Giorno della Civetta” Leonardo Sciascia,  zeri me kritik i Italise se atyre viteve i zhgenjyer nga elita e korruptuar politike do te thoshte; Demokracia nuk egziston me. Shteti per mua eshte Kushtetuta. Kushtetuta nuk egziston. Nuk egziston as ne sensin teknik.
Sipas disa juristeve aktualishte jemi ne nje faze para- Monteskje. Tre Pushtetet (Gjyqesori, Legjislativi dhe Ekzekutivi) qe duhet te jene te pavarura nga njeri – tjetri, jane riunifikuar ne nje pushtet nga “Partitokracia”. Partite bejne ligjet, i ekzekutojne ato, zgjedhin gjykatat dhe i kontrollojne ato!

Per fat te keq  ky eshte realiteti sot ne Shqiperi, partitokratet sot   “de facto” kontrollojne gjithe jeten e vendit. Pervec sferes politike dora e padukshme  pushtetit okult kontrollon edhe sferen ekonomiko- financiare. Jane me qindra tendera publike qe kontrollohen nga dora e pushtetit okult. Jane me qindra dhe mijera vende pune qe ndahen dhe rindahen nga pushteti okult. Jane me dhjetra ligje dhe akte nenligjore te cilat dalin ne interes te pushtetit okult.

Jane me  mijera rrenje droge qe kane protektor pushtetin okult. Jane me qindra dhe mijera anije dhe vapora qe kalojne pa dogane me urdher te pushtetit okult. Jane me qindra biznese te vogla dhe medha te cilat i paguajne “harac” pushtetin okult. Jane me dhjetra kanale televizive, gazeta, faqe interneti, gazetar,  te veteshpallur analist, si dhe me qindra e qindra militante neper rrjete sociale te cilet paguhen per te propaganduar ne interes te pushtetin okult.

Mjetet e informacionit kane rendesi per pushtetin okult se sic thoshte gazetari i shquar  antimafia Xhuzepe Fava ;…Shoqerit e korruptuara te lidhura me krimin e organizuar komandohet mbi te gjitha nga ata qe kane aftesin por dhe mundesin per te bindur. Per te bindur qe te votohet nje  parti. 
Ne keto shoqeri padron jane ata qe kane ne dore masmedian, ata qe zotrojne dhe perdorin mjetet e informimit, televizionin, gazetat, radion. Duke thene nje gje 500 mije, 1  milion, 3 milion persona jane duke te degjuar dhe ne fund ju keni arritur te modifikoni mendimet tuaja ne mendjen e tyre.Kështu duke ndryshuar mendimet e njerëzve, ditë pas dite, muaj pas muaji, ju shkoni duke krijuar nje shoqeri te bindur ndaj pushtetit okult……! Dhe keshtu dale  nga dale populli eshte kthyer  papandehur ne cirak te pushtetit okult.

Strukturat, menyra e organizimit  si dhe ajo e operimit te partive te korruptuara politike  ngjajne me strukturat hierarkike te organizatave me  famkeqe mafioze  te tipit Cosa Nostra. “De jure” partite kane statute, organe drejtuese, KPD-ra, Keshilla te ashtequajtura Kombetare por ne fakt askush nuk pyetet ne keto organizma formal.

Ne krye te kupoles eshte Bosi i Partise, nje fjale e tij mjafton te zgjedhi ne poste me te larta te shtetit, por nga ana tjeter mjafton qe te shkaterroj politikishte. Nje fjale tij ne mes te turmave “froidjane” mund ti hedhe benzines zjarrit, por nga ana tjeter mund edhe ta shuaj ate. Fjala e Bosit eshte ligj  sipas devizes diktatoriale “Partia jame une”.  
Gjithmon afer Bosit jane nje rreth i ngushte miqesh, shokesh, biznesmenesh apo partitokrat me pervoje te cilet luajne rolin e “keshilltarit” dhe financierve te partise,  te ashtequajturit biznesmen zakonishte jane njerez me te kaluar te dyshimte. “Puna” e tyre eshte te financojne fushatat e partive ne shkembim te perfitimeve nga   kontratat dhe tenderat publik me vlera  qindra milione dollare.

 Gjithmon Bosi i Partise cakton pasardhesin e tij nen hije dhe i gateshem per te vjedhur “zanatin”, por shume shpeshe ai eshte syri dhe veshi i partise. Te gjitha fijet ne baze lidhen me kapot e vegjel neper rrethe dhe qarqe te cilet jane fanatik te kryetarit dhe bejne propaganden e tij, per kete veprimtari ne sherbim te bosit ata shperblehen me poste te rendesishme publike, me perfitime ekonomiko- financiare nga resurset e shumta kombetare, keta kolltukofag mbajne lidhje me djem te ashtequajtur te forte qe shpeshe here i perdorin diten e zgjedhjeve ne rolin e “krahut te armatosur” te partise.

Dhe si gjithmone ne fund jane militantet, te genjyerit, hallexhinjte dhe te mashtruarit
nga propaganda e shplarjes se trurit….. Menyra e operimit  te partitokrateve i ngjane rrymes mafiose te ashtequajtur “Kufarizmi”. Cfare eshte “Kufarizmi politik”? “Kufarizmi” eshte rryme pseudopolitike, antishoqerore me tipare thellesishte mafioze e lindur ne Sicili.
Ajo e ka mare emrin nga nje politikan i quajtur Toto Kufaro ish president i Sicilise ne vitin 2001 dhe 2006. Kufaro u be i njohur ne vitin 1991 kur gjate nje debate drejteperdrejte ne televizion sulmoje gjykatesin Falkone dhe gazetarin Mauricio Kostanco se gjoja kishin nje plan kunder Partise Demokristiane. Kufarizmi eshte nje rryme e cila bazohet tek interesi i ndersjellte midis partise dhe grupeve okulte.

Kufaro shfaqej ne publik si njeri babaxhan, si shpetimtar i elektoratit dhe zgjidhesi i halleve me shkop magjik. Pseudonimi i tij ishte “Toto Kiss -Kiss”, ngase  ai  pelqente te puthte cdo njeri qe takonte per tu treguar sa me “popullor” me elektoratin. Ishte nje politikan qe sipas gazetarve mbante mend emrat e 1 milion votuesve, madje emrat e femijeve te tyre, grave te tyre, adresat e shtepive te tyre, hallet familjare te tyre. “Kufarizmi” ishte nje sistem qeverises qe bazohej ne akumulimin dhe administrimin e te mirave publike, pastaj rishperndarjen e tyre duke i shnderruar qytetaret ne argat te partive te korruptuara politike.

“Kufarizmi” eshte nje rryme ku mafia bene politiken. Fundi i Toto Kufaro  qe i shpejte dhe i rende. Ai u shkarkua nga posti i Presidentit te Sicilise dhe i kaloje gjyqit me akuzen e bashkepunimit ne Asosacione Mafioze.Ne fund gjyqi vendosi denimin me burg dhe perjashtimin  perjete nga e drejta per tu zgjedhur ne poste publike. A ju kujton modeli i “Kufarizmit Politik” modelin e operimit  te elites politike keto 26 vjet ne Shqiperi?

Nje elite politike e cila teresishte eshte e lidhur pas interesit te saj personal, e cila perdor pushtetin politik per rindarjen e resurseve kombetare, ndarjen dhe rindarjen e posteve publike, ndarjen dhe rindarjen e tenderave publik. Nje elit politike e cila ne  cdo fushate elektorale shfaqet si e dashuruar me elektoratin e saj. Nje elit politik qe vetem premton dhe premton. Nje elit politike e cila fle ne nje “krevat” me krimin e organizuar.

“…Kundershtaret politik po me quajne njeriun e mafias dhe se une kame bere fushaten elektorale ne territorin dhe me ndihmen e mafias. Miqte e mi po cili eshte kuptimi i vertet i fjales mafia?
Per mua Mafia, por edhe per ju eshte elegance, krenari, kaloresi, nder, superioritet, persosmeri. Nese mafia eshte kjo dhe jo nje shoqeri delinkuente. E pra miqte e mi une do ju them se jame mafioz e do te jem krenar qe te shpije ne parlamentin e Italise se bashkuar dhe te lire frymen e mafias nga ky ishull i lavdishem…..”

Keto jane fjalet mbyllese te deputetit para popullit pas fitores se votimit ne parlamentin e pare Italian te iniciuar nga Mafia pas pavarsise ne 1860, jane fjalet permbyllese te vepres letrare “I Mafiosi”  te shkrimtarit Leonardo Sciascia. Jane britmat uleritese te Sciascias ne vitet ’60 te cilat  vertiten e sot ne Sicili, Itali dhe ne gjithe rajonin. Jane 160 vjete lufte e paperfunduar midis te keqes dhe te mires, midis shtetit dhe antishtetit. Jane 160 vjete betej e pergjakshme e cila vazhdon ende sot e kesaj dite. Shqipetar jeni vigjilent mos e lini te keqen te hedhe rrenje, pastaj do jete shume vone qe ajo te shkulet. Britmat e Sciascia-s kane arritur pertej Adriatikut. A i degjoni? Une dhe shume te tjere po …

Thursday, January 12, 2017

Kush do i kujtojë viktimat e këtij Janari? - - Sa turp! Bashkëqytetarët tanë vdesin në 2017-ën për nevojat elementare. Ushqim e ngrohje!


Që të jem I sinqertë Viktimat e këtij Janari më dhimbsen shumë më tepër se viktimat e Janarëve të tjerë. Këto viktima u vranë pa dale në asnjë protestë për rrëzimin e ndonjë qeverie dhe as dolën si sehirxhinj të paguar për të parë ngjarje tragjike. Asnjëri nga këto viktima nuk kishte në shtëpi armë pa leje që më pas të vriste veten I biri ose e bija.
Viktimat e këtij Janari në fakt nuk ishin të “pafajshëm”. Kishin disa faje. Faji I parë ishte që ishin të varfër e në pamundësi ngrohje dhe ushqimi.
Faji I dytë që ishin shqiptarë, shtetas të një shteti që e ka mendjen të ndërtojë shqipërinë e gjeneratës së të nesërmes duke shkelur mbi kufomat e gjeneratës se sotme.
Mua më vjen turp që bashkqytetarët e mi vdiqën nga të ftohtët e urija aty bri meje, bri teje, bri seicilit prej nesh, ndërkohëe që qeveritarët tanë harxhojnë e vjedhin miliarda në parada mediatike e promovime arritjesh fantastikoshkencore.
Cili nga ju mund të më thotë që të ketë patur kaq shumë viktima në historinë e Shqipërisë për shkak të kushteve të motit. Kur ka ndodhur që te ketë kaq shumë viktima?
Me të vërtetë në Poloni janë regjistruar 40 viktima por Polonia ka mbi 37 milion banorë dhe temperature disa here mët e ulta për peridha me të gjata se te ne. Polonia e Rekordit pra.
Bosnje Hercegovina e dalë nga lufta ka 6 viktima, por Bosnja ka 4.400.000 banorë dhe ka kaluar një ndër luftrat mët e egra të historisë modern dhe është rrafshuar përtokë.
Po ne?
Ne me vetëm 2.800.000 banorë dhjetë viktima? Cilën luftë kaluam?
Apo ne kemi justifikimin e përhershëm të kryeministrit tonë që na e kanë fajin qeveritë e mëparshme, Xhonturqit, Zogu e Saliu që na lanë në ketë gjëndje.
Sa turp! Bashkëqytetarët tanë vdesin në 2017-ën për nevojat elementare. Ushqim e ngrohje!
Kush do I kujtojë viktimat e këtij Janari?
Ku duhet të vendosim lule për këta viktima që I vrau mospërfillja e shtetit të tyre, e shtetit tënd, e shtetit tim, dhe po I vret së dyti heshtja e këtij shteti?
Ku duhet të vendosim lule e si duhet ti përkujtojmë këto viktima????

http://zjarr.tv/

Tuesday, January 10, 2017

Lulzim Basha nën petkun e "inxhinierit" hartues i dosjeve të krimit - Kosove.


Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, për llogari të Beogradit, ka prodhuar polemika midis kampeve politike në Tiranë.
Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, pas një bisede telefonike me bashkëshorten e Haradinajt, ka akuzuar kryeministrin Rama se është dorëzuar pa kushte para qeverisë serbe, duke iu referuar miqësisë me kryeministrin Vuçiç.

Por në media është rikthyer një dëshmi tejet komprometuese dhe e rëndë e ish-shef i zyrës të të zhdukurve të UNMIK-ut në Kosovë, Jose Pablo Baraybar, i cili deklaron se Lulzim Basha jo vetëm ka punuar si përkthyes i tij, por edhe ka mbledhur prova për krimet e pretenduara të UÇK ndaj serbëve, madje duke u maskuar si inxhinier.

Ndërkaq, gazetari, njëherësh veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Zeka, shprehet për Shqiptarja.com se sipas krerëve të politikës së Kosovës dhe Shërbimit Informativ të Kosovës, Lulzim Basha është arkitekti i hartimit të dosjes në Hagë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I tërë spektri politik në Kosovë, me në krye Hashim Thaçin, Shërbimin Informativ të Kosovës, me LDK dhe PDK, e kanë akuzuar drejtpërdrejt Lulzim Bashën se ka qenë arkitekti dhe përpiluesi i dosjeve në Hagë për krimet e luftës së UÇK. Nuk mund të them nëse është apo nuk është e vërtetë, por unë po flas për të akuzat që i janë bërë Lulzim Bashës nga politika e Kosovës”, ka deklaruar Zeka.

Konfirmimi
Roli aktiv i Lulzim Bashës në hetimin e krimeve të luftës në Kosovës është konfirmuar në mënyrë të shumëfishtë. Mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, pjesëtar i ekipeve që kanë marrë pjesë në hetim, ka konfirmuar praninë e Lulzim Bashës në hetimet për trafikuan e organeve të pretenduara nga serbët.
Një tjetër konfirmim ka ardhur edhe nga Human Rights Watch, përmes përfaqësuesit të tyre Fred Abrahams. Në një deklaratë publike të kësaj organizate ndërkombëtare, Abrahams ka deklaruar kohë më parë se Lulzim Basha ka qenë në dijeni të hetimit, ndonëse në deklaratat e tij, Basha, ka pohuar se nuk dëgjuar kurrë për këtë hetim. Por dëshmia e rëndësishme është ajo e Jose Pablo Baraybar, të cilin Lulzim Basha e ka shoqëruar tek “Shtëpia e Verdhë” në Burrel, duke u maskuar si inxhinier.

Shenasi Rama
Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga themeluesit e Partisë Demokratike në Shqipëri, Shenasi Rama, i cili merret prej vitesh me çështjen e Kosovës, ka deklaruar kohë më parë se Lulzim Basha dhe e bija e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Berisha, kanë mbushur dosjet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “PD është një parti e shkërmoqur. Me një kryetar që i hollohet zëri përditë, dhe që ka mbushur dosjet e shokëve të mi të UCK-së, nuk shkohet kund se ky të shet me çmim të ulët fort. Ky ka qenë së bashku me Argita Berishën dhe disa të tjerë që kanë mbushur dosjet”, ka deklaruar Rama.

Përfshirja
Njerëz që kanë punuar me Bashën kanë treguar se në vitet e para pas luftës ai ka qenë pjesë e ekipit të përkthyesve për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, ndërkohë që punonte edhe për hetuesit e departamentit ligjor të UNMIK.
Basha fillimisht ka qenë thjesht përkthyes, po më pas, falë përkushtimit në punë dhe përgatitjes si jurist, ka marrë pjesë edhe në përpilimin e dosjeve, edhe në përgatitjen e padive që hapën disa procese tepër të famshme gjyqësore. Mes tyre, proceset ndaj disa prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së sapodalë nga lufta. Fatmirësisht, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës i rrëzoi akuzat, dhe vendosi të lirojë gjeneralët e UÇK-së që qenë dërguar në burg edhe me ndihmën e bashkatdhetarëve të tyre.
Fatos Klosi: Lulzim Basha gaboi
Ish-kreu Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, është shprehur se Lulzim Basha ka gabuar me angazhimin për vërtetimin e akuzave të serbëve, për transplant organesh nga ana e ushtarëve të UÇK. “Lulzim Basha ka gabuar, ose mund të ketë bërë detyrën e kundërt. Ai komision ka nxjerrë përfundim se nuk ka ndodhur asnjëherë transplant organesh në Shqipëri, në fshatin periferik të Burrelit dhe askund tjetër. Unë nuk e di cili është kontributi i Bashës në këto grupe faktmbledhëse, ka qenë përkthyes, ka pretenduar se ka apo s’ka krime të tilla.

Ai duhej ta kishte thënë diçka publikisht për të gjithë opinionin publik shqiptar në të dy anët e kufirit dhe ta kishte mbyllur, të ishte deklaruar njëherë. Por deri më tani asnjë fjalë nuk ka thënë me gjithë akuzat që janë hedhur ndaj tij, është shmangur. Kjo nuk më pëlqen. Sidomos sot që është personazh shumë i rëndësishëm i politikës shqiptare dhe është normale të bëhet një deklaratë nga ana e tij, ku të shpjegojë pozicionin e tij në ato grupe, me se është marrë dhe ku ka kontribuar realisht. Të gjitha akuzat për UÇK dhe shqiptarët kanë qenë më shumë hamendje, se sa fakte”, ka pohuar Klosi.

Jose Pablo Baraybar, ish-shef për të zhdukurit në UNMIK
“Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra, nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyesi im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY).
Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve nuk është asgjë. Tani unë po them çfarë ka thënë ai. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen. Së bashku me Lulëzim Bashën u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasur identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj”. /Shqiptarja.com

Thursday, December 8, 2016

8 Dhjetor 1991 - 26 vjet sot; ende thërasim: "E duam Shqipërinë si Europa" -- Shkruan Prof. Doc. Tritan Kalo.

Dhe sa 8 Dhjetorë të tjerë do të presim për tu vënë në një rresht me Botën e Qytetëruar????..

8 Dhjetori shënon një ditë simbolike në historinë e popullit tonë, ditën kur Rinia Shqiptare u ngrit me guxim për ti thënë “JO” vijimit të një sistemi, i cili i kishte asfiksuar lirinië e mendimit dhe të shprehjes një populli për mëse 45 vjet…

Pas plot 26 vitesh nga ajo ditë NUKU kemi pse të mburremi se kemi bërë atë që duhej të bënim, për ti dhënë më shume oksigjen zhvillimeve socio-politiko-ekonomike SHQIPËRISË….

E nisëm me hyrjet masive nëpër Ambasada në verën e vitit 1990, e vijuam në pambarim me largimin e Shqiptarëve nga vendi i tyre, sa nga afër 4 milion banorë të asja kohe sot pavarësisht nga rritja natyrale e popullatës nuk bëhemi më shumë se 2.5 milionë frymëmarës humanë mbi këto vise….

E nisëm me katër viktimat e 2 Prillit në Shkodër, e bitisëm me katër viktimat e 21 Janarit 2011 në Tiranë, pa pëmendur mijra viktimat e 1997, mijra viktimat e konflikteve pronësore…

E nisëm me grabitje e shkatërim të pronës së përbashkët, apo me Reformën e re Agrare me Ligjin 7501 duke i lënë me gisht në gojë shumicën e ish-pronarëve të këtij vendi, dhe po e vijojmë po me rigrabitje me anë të Ligjit të Ri për Pronat apo me Legalizimet e ndërtimeve pa leje në pronat e të tjerëve….

E nisëm më përvetsimet dhe shkatërimet e pasurive të Ndërmarrjeve e Uzinave Shtëtërore, të Rezervave Shtetërore, me shkatërimet e kanaleve ujitëse dhe kulluese, të Shkollave apo Spitaleve, të Ndërmarjeve Bujqësore,të Kooperativave Bujqësore, sikur të mos ishim NE që dredhëm djersën tonë në krijimin e Pasurisë Kombëtare, dhe po e vijojmë me një ritëm KORRUPSIONI galopant në lidhje më shkatërimin e përvetsimin e çdo pasurije, çka ka bërë që të mpaken mundësitë e zhvillimeve pozitive ekonomike të vendit si dhe të krijohen diferencime ulëritëse sociale, që janë dhe do të mbeten për një kohë të gjatë një “bombë” shpërthyese e jo zhvillimprurëse për shoqërinë tonë….

E nisëm me heqjen nga “Ballia” jonë e individëve jo të mirëplotësuar në dijeni, me kulturë, me atdhedashuri e tejet të politizuar dhe me cilët i kemi zëvëndësuar ata, me sivëllezëerit apo simotrat e tyre, që janë hieja e Rilindasve dhe Baballarëve tanë të Kombit….E nisëm startin tonë si të fundit në Europë përsa i përket standarteve socio-ekonomike, dhe po të fundit jemi edhe plot 26 vite nga ai 8 Dhjetori i 1991-it….

E nisëm rrugëtimin tonë me thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe po bëjmë të pamundurën të qëndrojmë sa më larg INTEGRIMEVE në të, sepse “politi-qenët” tanë të cilët i përkasin ne shumicën e tyre “ish-brekëgrisurve” të djeshëm jo vetëm në aspektin social por edhe në atë arsimor e kulturor, e kanë marë peng këtë vënd me pangopësinë e tyre për “Pusht-shtet” dhe pasuri…

Dhe sa 8 Dhjetorë të tjerë do të presim për tu vënë në një rresht me Botën e Qytetëruar????...
HAPINI SYTË E MËNDJES BASHKËQYTETARËT E MI!!!!


Wednesday, December 7, 2016

SPAK - dhe prokurorët e specializuar amerikanë do të fillojnë arrestimet para zgjedhjeve parlamentare të datës 18 qershor 2017.

Ambasadori Lu: Do futen në burg politikanët e korruptuar dhe mafia






Nëse ka një njeri më të vendosur në Shqipëri për ndëshkimin e zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar ai është Ambasadori Donald Lu. Ambasadori Amerikan ka dalë sot në një takim për “Luftën ndaj korrupsionit” dhe ka deklaruar prerë se sado ta vonojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe sidomos ligjin e Vetting-ut përsëri qeveria e SHBA është e vendosur që me anë të drejtësisë së re, të pasmiratimit të reformës, do të shkojnë në burg kapot e krimit të organizuar në Shqipëri si dhe krejt politikanët e korruptuar shqiptarë.
Si rrallëherë, Donald Lu, e theksoj ngadalë e me zë të lartë se do të futen në burg politikanët e korruptuar nga e djathta dhe e majta. Ai përmendi me emra disa prokurorë amerikanë dhe specialistë të FBI, të cilët rrijnë në Tiranë prej kohësh për të filluar arrestimet me prokurorët e përzgjedhur shqiptarë që do specializohen në SHBA.
Ambasadori dukej stoik në ato çka deklaroi, duke e përmendur fort dhe disa herë fjalën “burg” për politikanët e korruptuar në Shqipëri. Ambasadori Lu theksoi që akuzat nga qarqet të caktuara politike ndaj reformës dhe ndaj EURALIUS janë të dënueshme dhe bëhen për të zgjatur ditët e mosndëshkimit të tyre para drejtësisë.
Ai tha se me çështjen e përkthimit të ligjit të Vetting-ut, u sulmua pa të drejtë ambasadorja e BE dhe misioni EURALIUS, për të cilët po thonë gjëra të pavërteta. Lu iu referua kreut të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ai është shprehur që përkthimi nuk ka gabime thelbësore.  Sipas opozitës, ndryshimet në përkthim janë të rëndësishme dhe mund të ndikojnë opinionin e Komisionit të Venecias. Kryeministri Rama, që foli para ambasadorit, tha se nuk pret surpriza nga Venecia, pasi është bërë sipas ndryshimeve kushtetuese, të çertifikuara prej saj. Rama thumboi Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se shpreson që ajo të mos nxjerrë ndonjë pengesë tjetër. BE e ka pranuar se ligji i përkthyer me gabime është i EURALIUS, por nuk ka dhënë shpjegime.
Donald Lu nuk  heshti as sot. Ai foli saktë dhe prerë para të pranishmëve në këtë takim, ku ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë sot Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi datën 18 qershor 2017 si datë të zgjedhjeve. Mësohet nga burime diplomatike të besuara se SPAK-u dhe prokurorët e specializuar amerikanë do të fillojnë arrestimet para zgjedhjeve parlamentare të datës 18 qershor 2017. Burimi në fjalë tha se një politikan i lartë nga qeverisja e kaluar e djathtë, por që momentalisht nuk ka funksione të larta, është nën hetim intensiv.
Fjala e Ambasadorit të SHBA Donald Lu në Simpoziumin Antikorrupsion “Sytë Drejt së Ardhmes: Muri i Korrupsionit Çahet!” 
  I nderuar Kryeministër Rama, ambasadorë, gjyqtarë, prokurorë, policë, studentë dhe profesorë,
Në Shtetet e Bashkuara ka një rast të njohur korrupsioni që u zbulua në vitin 2008.  Ai përfshinte dy gjykatës që morën më shumë se 2.6 milionë dollarë rryshfet nga burgje private për të mitur në këmbim të dënimeve të rënda për t’i mbajtur burgjet plot.
Një prej viktimave të këtij korrupsioni ishte 17 vjeçarja Hillary Transue që në vitin 2007 postoi në faqen e saj të medias sociale një shaka, ku tallej me nëndrejtorin e gjimnazit të saj. Ndonëse shënimi tregonte qartësisht se ishte një shaka, gjykatësi e dënoi me tre muaj në burgun për të mitur, për ngacmim.  Prindërit e panë të tmerruar tek e morën me pranga në duar.

Mbi 2,000 të rinj mund të jenë burgosur padrejtësisht dhe jetët e tyre u shkatërruan, për shkak të veprimeve të këtyre dy gjykatësve të korruptuar.  Dy gjykatësit u pushuan nga puna dhe do të kryejnë shtatë vite dënim në burgun federal.  Tani janë duke u rishqyrtuar të gjitha çështjet e tyre.

E përdor këtë shembull për të theksuar kostot e tmerrshme njerëzore të korrupsionit në nivele të larta. Në Shqipëri, çdo familje ka një histori për të treguar se si korrupsioni i ka prekur jetën. Disa ankohen për inspektorë tatimorë të pangopur që i detyrojnë të mbyllin bizneset. Të tjerë flasin për biznesmenë të korruptuar që krijojnë monopole në sektorin farmaceutik ose që kontrollojnë politikanë për të ndikuar vendimin për një tender ose pronë. Ose, se si gjykatës apo prokurorë të korruptuar kërkojnë pará, seks ose favore për një vendim gjyqësor korruptiv.

Në korrik, Kuvendi i bëri popullit shqiptar një dhuratë — miratimin e ndryshimeve kushtetuese për krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).  Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, këto institucione të reja do të sigurojnë një kapacitet të pavarur të akuzës dhe të hetimit për të kapur krerët e krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar.

Ata do ta bëjnë këtë me mbështetjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Por, kjo do të funksionojë vetëm nëse populli shqiptar ka pritshmëri të larta dhe kërkon rezultate nga këto institucione të reja. Ju duhet të prisni që shumë prej kontrabandistëve të drogës dhe krerë të krimit të organizuar në Shqipëri, do të futen në burg.
Duhet të prisni që politikanë të lartë të korruptuar, nga e djathta dhe e majta, do të përballen me drejtësinë.
Dhe më e rëndësishmja, duhet të prisni që kontrabandistë droge, krerë të krimit të organizuar dhe politikanë, gjykatës e prokurorë të korruptuar të jenë të frikësuar.
Shohim prova se këta persona janë tashmë të frikësuar dhe se po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme.

Për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese. Sikurse e tha vetë Kryetari i Gjykatës Dedja, Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor.

Të gjitha partitë kryesore politike e kanë vënë besimin e tyre në gjykimin e Komisionit të Venecias. Jemi në pritje të opinionit të tij, i cili do të ndihmojë në udhëzimin e Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi. Më lejoni ta mbyll duke falenderuar pjesëmarrësit tanë të shumtë që sjellin përvoja antikorrupsioni nga Kroacia, Rumania dhe ekzotiku Detroit i Miçiganit – Gjykatësen Koraljka Bumci, Prokuroren Florentina Mirica, Prokurorin Federal të Shteteve të Bashkuara Mark Chutkow dhe Agjentin Special të FBI-së Robert Beckman.  Jemi të përkushtuar që të kemi një diskutim të gjallë dhe të sinqertë gjatë këtyre tri ditëve.


Sunday, November 20, 2016

“E dënuara shtatë herë për korrupsion emërohet Drejtore e Agjencisë së Trajtimit të Pronave”


SKANDALI/ “E dënuara shtatë herë për korrupsion emërohet pranë ATP”


Ervehe Çumani Pergjejse e Burimeve Njerezore, Roja e Etikes dhe Disiplines..!
Denuar per Korrupsion dhe Shperdorim Detyre nga te gjitha Gjykatat e ketij Vendi.
Vendim nr 69/2003 Rrethi Sarande!
Vendim nr 5/2004 Gj.Apelit Gjirokaster
Vendim nr 423/2004 Gjykata e Larte
Vendim nr 03/2006 Gjykata Sarande
Vendim nr 74/2006 Gjykat Apel Sarande
Vendim nr 613/2007 Gjykata e Larte
Vendim nr 123/2008 Gjykata e Apelit

FAJTORE PER KORRUPSION DHE SHPERDORIM DETYRE
 TE GJITHA VENDIMET E GJYKATES.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar emërimin e Ervehe Çumani në krye të Burimeve Njerëzore 
pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Sipas Berishës, emërimi i saj pranë ATP-së bëhet në një kohë kur zonja në fjalë është dënuar nga shumë gjykata të vendit për korrupsion dhe shpërdorim detyresi shperblim per ndeshkimin ligjor qe ka marre”, shkruan Berisha duke publikuar mesazhin që ka marrë nga një qytetar që denoncon rastin në fjalë.




Friday, November 18, 2016

Për një bibliotekë publike të mbyllur në Korçë prej autoriteteve -poemth- Nga Erget Cenolli.


Për një bibliotekë publike të mbyllur në Korçë prej autoriteteve 
-poemth- 

E përdhosët tokën e ABC - së fisnike,
Nën ndyrësira paresh e shtëllungash të leshit,
Tymosni e mbllaçiteni në gjethe marramendëse përsheshit,
Duke shkelur miopisht mbi fjalët e rreshtat e mendjeve titanike.

Grumbulluat Shekspirin e Dikensin me fshesë mizori,
Ua peshuat fletët me kandarin e ndryshkur të interesit,
Nën avujt e mashtrimit, makutërisë, vesit,
Matët Hygonë e Balzakun me kutin e një orgjie lakrori.

Nga dora e artë e Kolevicës mjeshtër, 
U ravijëzua kubi i kristaltë,
Radhitur në të, plot nur e shije, mendimi i naltë 
I korifejve. Nektari i shekujve shkruar me bojë në letër.

Në botën e kubit jeta rrodhi në hapësirat e pamata të mendjes,
Në gjashtëmbëdhjetërroksha Naimjanë e kaligrama të Apolinerit,
Imagjinata jonë shëtiti qiejt e Parajsës e të Ferrit,
Deri sa hasi në koknjgjeshësinë apokaliptike të vjedhjes.

Në rafte e arkiva, dituria u mblodh pikë, pikë, pikë...
E rrodhi si qumësht blete në hojet e skedave, shkruar me bojë pelikani,
Ne thithëm me etje çdo bulëz, ditë pas dite, si udhëtari i shkretëtirës, një mirazh oazi,
Pa ditur, se shkatërruesit e mëdhenj, do të shkelnin gjithçka në një ditë.
*****************
Një vemje leshatore, që kurrë nuk u bë flutur,
U zvarrit nga balta e sjellë në Lidhjen e Shkrimtarëve,
Rrëshqanthi, me jargë shkumëzuese, eci mbi trutë e qytetarëve,
Dridhëllitëse e gjithçka lëpirëse, vrimosi fole në zemrën e kubit brinjëbukur.

Në mjediset akademike të kubit, vemja shtroi mësallat,
Në pjata ricikluese të mediokritetit u vollën lavdërimet për pseudo-lirikun,
Shpërthyen gazrat e promovimeve, metafora u zëvendësua me kikirikun,
Për Servantesin, Simeonin, Edgar Alan Po-në, filluan andrallat...

Për mĕngjes çohej me sytë kokërrizuar, si sy prej mize,
Faqet e librave i ngjasonin me një kartmonedhë,
Leon Tolstoi, herë si mijëshe, herë si pesëdhjetëshe e verdhë,
E Mopasani, si fletë-kaushi, ku pangopësinë e tij do të hidhte...

Nga kreu në çdo raft e keqja rrodhi rrëke,
Në tempullin e Pepos, Kallamatës, Qafëzezit,
Nga poçja e bytymtë e vjershëtor-pekmezit,
Në çdo skutë e çdo kënd, ligësia ngreu fole.

Rënkuan "Visaret e kombit" e shfrynë "Valët e detit"...
Prishanikët dergjeshin pllazheve, për të nxjerrë shejtanin "dë barkut",
Pështjellë me avujt e hashashtë të qoftëlargut,
I thurën vargje servilësh, fytyrës Leshtore, të hyqymetit.
********************
Ka pesë mijë vjet, që libri udhëton,
Në udhë argjilore, papirusesh e pergamene,
Shkruar me kunja, pendë të arta e majëpene,
Në beteja zjarresh, harresash e zyrtarucësh, me syze e papion...

Zyrtarucë me kolltuqe biruar, prej vemjes para-krimbur,
Që në luftën antilibër, ngrehin centurione injorantësh,
Me galop sulen në kuadrate korrupsion-elefantësh,
Me fjalime llafemanësh pështymë-hidhur.

Në errësirë hienat u mblodhën një e nga një,
Nga gojët e uritura iu rridhnin jargë të etshme:
Ta shqyejmë pa mëshirë diturinë e përjetëshme !
Verdikti ulëriu në zyrën numër një.

Mbi një cohë të leshtë thëngjillosur vendimi,
Ekzekutimi i bibliotekës me unazë të zezë ishte vulosur,
Dostojevski pas murit përpëlitej i krrupullosur, 
Virginia Woolf, zhveshur në katër mure, dridhej prej thëllimi.
****************************
Në sallën e ftohtë kryemanekini zgjati dorën e dylltë,
Rrëmbeu një libër bukur të trashë,
E grisi një tubë fletësh me gjishtërinjtë si mashë,
Ethshëm me to, fshiu syzet e kavanozta me xhame të mbrylltë.

Vështrimin e mjegullt përtueshëm hodhi përpara,
Rradhë, rradhë, kukullat prej lecke,
Me kafkën bosh, me trutë e ngrëna nga mola,
Nxitonin, kushtë ngrinte dorën e para.

Sublimja u ngurros në kuti të zeza marmelate,
Ku librat e flakur rrëmujshëm, me ngjitës shirit u pranguan,
Dialogët e Heminguejt, me saçma mediokriteti u sulmuan,
Remarku, ndjekur prej libërprishësve, sërishmi u arratis nëpër natë.

Varri i Thimi Mitkos u trondit në errësirën tinzare,
Eshtrat e Asdrenit prej lëndimit rënkuan,
Vetullat e Mihalit zemërueshëm u harkuan,
Lakçia ndjeu përsëri nën brinjë një goditje vrastare.

I ngazëllyer prej krimit vandali buzëqeshi vesh më vesh,
Përgjatë kostumit të shtrenjtë, fshiu gjak-bojën në duar,
Numëroi plot tre milionë, për krimin paguar,
Para tij, copëra titujsh e autorësh, masakrruar në shesh.

Por në trup, në fytyrë e tek balli, syzeve përsipër,
Një stërnjollë me shkronja të zeza shkruar trashë,
Si një lëkurë bualli, djegur e rrjepur me mashë,

Përjetësisht i mbeti damkosur, me damkën: njeriu ANTILIBËR.


Nga: Erget Cenolli.