Showing posts with label Krime sociale. Show all posts
Showing posts with label Krime sociale. Show all posts

Thursday, January 26, 2017

Krimi shteteror - Babai i tre vajzave studente - Vetvaret - OSHEE-ja i mbifaturoi 800 mijë lekë të vjetër.


Vetëvarja për faturën e energjisë, 56-vjeçari përcolli tri vajzat studente dhe u vetëflijua. Flet i vëllai: OSHEE i solli mbifaturim 800 mijë lekë


I jep fund jetës jo vetëm se OSHEE-ja i mbifaturoi 800 mijë lekë të vjetër, por më pas e sorollati pa i dhënë zgjidhje se ku duhej t’i paguante paratë e marra borxh, për shkak të një gabimi në sistem.
Gjergj Nasi, vëllai i viktimës, duke treguar ngjarjen
Të paktën ky është pretendimi i familjarëve të viktimës Llazar Nasi, i cili mëngjesin e djeshëm u gjet i vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ka qenë gruaja e tij invalide që e gjeti 55-vjeçarin të vetëvarur. Viktima nga fshati Poro në komunën Novoselë ishte baba i tri vajzave, të cilat ndiqnin studimet e larta në Tiranë. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike, por duke shitur bulmetin e bagëtive dhe fasulet që kultivonte në tokat e tij, arrinte që të siguronte sadopak para që të bijat studente të mos e linin shkollën.

Sikur të mos i mjaftonte varfëria, pak ditë më parë atij i erdhi një faturë e energjisë e cila shënonte 800 mijë lekë të vjetër. Duke menduar se ishin 80 mijë lekë, ai është nisur për t’u sqaruar te zyrat përkatëse, por është shokuar kur punonjësit i kanë thënë se shuma që duhej të paguante ishte 80 mijë lekë të rinj. Ai ka mundur t’i gjejë paratë borxh, por nuk arriti dot t’i paguante pas një problemi në sistemin e OSHEE-së, i cili nuk u zgjidh për ditë të tëra.
Vëllai i viktimës, Gjergji Nasi, pohoi dje se shkak i depresionit të tij ishte mbifaturimi dhe sorollatjet për ta paguar.
Kur ka ndodhur vetëflijimi i vëllait tuaj?
Vëllai është ngritur herët në mëngjes pasi do të përcillte tri vajzat që i kishte në shkollë të lartë në Tiranë. Pasi është kthyer në banesë i ka kërkuar bashkëshortes që t’i bënte kafen. Ka dalë nga shtëpia duke i thënë se do të kthehej pas pak. Por, pasi është vonuar, e shoqja që është invalide, ka dalë jashtë dhe e ka thirrur pasi kafja po i ftohej. Ai nuk është përgjigjur ndaj gruaja ka nisur ta kërkojë. Ajo e ka gjetur të vetë- varur në kasollen e bagëtive. E shoqja dha alarmin dhe ne shkuam menjëherë në vend. Së bashku me komshinjtë e hoqëm nga litari dhe njoftuam Policinë.
Sipas jush, cili ka qenë shkaku që vëllai juaj i dha fund jetës në këtë mënyrë?
Vëllai im ka tri vajza në shkollë të lartë dhe gruan invalide. Me shumë mundime i ka dërguar vajzat në shkollë. Vetë rrinte pa bukë veç që vajzat t’i shkollonte. Bukën e gojës e nxirrte vetëm me kultivimin e patates, fasules dhe dy lopëve që kishte në shtëpi, prej të cilave krijonte ca prodhime modeste familjare prej qumështi. Ishte vërtet në kushte shumë të vështira, në varfëri të plotë. Nuk kishte asnjë ndihmë apo ndonjë punë. Halleve që radhita më sipër iu shtua dhe problemi i mbifaturimit të energjisë elektrike. Veç vështirësisë për ta paguar, nuk gjeti asnjë zgjidhje në zyrat e OSHEE–së.
Cili ishte problemi i mbifaturimit të energjisë?
Para 12 ditësh, vëllai së bashku me një shokun e tij vajtën për të paguar energjinë elektrike me faturë prej 8000 lekësh të rinj, por kur shkuan tek arka, i thonë se “fatura është 80 mijë lekë të rinj!” Në këtë moment, vëllai është prerë dhe ka rënë në depresion dhe më vonë ka kërkuar të sqarohet në zyrat e OSSH-së por askush nuk e ka zgjidhur, duke i thënë se duhet ta paguajë faturën që është regjistruar në sistem.
Çfarë ndodhi më pas?
Pas pak ditësh mori paratë borxh tek të afërmit tanë dhe shkoi për t’i paguar. Ishin 800 mijë lekë të vjetër. Por, në sportel i thonë se “emri yt nuk është ky që i korrespondon numrit të faturës ndaj duhet të ndërrosh emrin që të paguash faturën. Si numër kontraktori është në rregull, por nuk është emri yt në sistem me këtë numër”. Pas disa sorollatjesh nëpër zyra, vëllai nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur dhe është kthyer në shtëpi shumë i stresuar. Ditën tjetër, ai nuk fliste, por rrinte i heshtur dhe i shkatërruar nga ana psikologjike. E çuam te mjeku për ta vizituar. U munduam t’ia hiqnim mërzitjen, për këtë qëllim erdhën edhe vajzat nga shkolla, por nuk ia arritëm qëllimit. Pas përcjelljes së vajzave ai vari veten.
Pra, ju po thoni se shkaku i vetëvarjes së tij ishte mbifaturimi?
Po, shkaku kryesor ka qenë mbifaturimi i energjisë dhe ngatërrimi i emrit të tij në sistemin e OSHEE-së. Ngarkesa e tij u shtua kur punonjësit e OSHEE-së nuk ia zgjidhën hallin dhe ai nuk dinte ku të ankohej. Ka ndikuar varfëria, papunësia, invaliditeti i të shoqes dhe në fund edhe ky problemi i faturës.
OSHEE: Llazar Nasi, faturim në kufirin minimal
Kompania e shpërndarjes së energjisë ka reaguar dje duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike lidhur me mbifaturimin e të ndjerit Llazar Nasi, i cili u vetëvar një ditë më parë.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, OSHEE bën me dije edhe faturimet e fundit ndaj mbajtësit të kontratës që janë në kufirin minimal. 
“Pretendimi se faturimi për të ndjerin ishte shumëfish i vlerave normale është i pabazuar, pasi të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor faturimi ishte 1319 lekë, për muajin janar 1615 lekë dhe në muajin shkurt 1262 lekë. Të tria këto fatura janë në kufirin minimal të harxhimit të energjisë, kësisoj pretendimi për mbifaturim është i pavërtetë”, thuhet në reagimin e OSHEE. Kjo e fundit akuzon Partinë Demokratike se është duke përfituar nga fatkeqësia e ndodhur në Novoselë, duke e përdorur politikisht këtë ngjarje. “I kërkojmë Partisë Demokratike të mos akuzojë pa fakte dhe mbi të gjitha, të mos përdorë mizorisht fatkeqësitë e qytetarëve për përfitim politik”, thuhet në reagim.
http://www.panorama.com.al/

Tuesday, January 24, 2017

Nga kapter ushtrie në miliarder Shqipërie. - Sukses - Rilindarje!


KAPTER RAMIU I PEQINIT 
- Vërr gomar .... e pjerdh ar -

Nga kapter ushtrie në miliarder Shqipërie. Ky është sukses i madh i Rilindjes Socialiste. I jep shans gjithkujt në allishverishe. Po ky ka bërë dhe një mrekulli tjetër. Është bërë koleksionist pikturash. Kur zgjodhi Këshillin e Televizionit bëri kujdes që ndër 10 antarë të kishte 4 piktorë. Hëëëëm! E dini pse. 
Sepse Kapterr Ramiu i Peqinit e ka mbushur shtëpinë me piktura. Le tia bëjnë inventarin e të tregojë publikisht ku i ka blerë (në mos i pastë fshehur tashmë që i doli tymi Kazabasë). Nëse nuk i motivon do të thotë se i ka marrë në sistem korruptiv. Fjalë e rëndë për një kapter gazermimi kjo e uruar. Edhe unë isha në listën e 20 kandidatëve per këshillin e Radio Televizionit Shtetror, por më skualifikoi ky zotëri, se mesa duket më pleqëroi të pamundur të plotësoj kushtet e rënda të bajlozit të Peqinit. 

E ç'mu kujtua Ali Asllani me vargjet lapidar: "të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!".
Po more poet, po, por këtë kapter Ramiun tonë deputet, darka e gjeti miliarder. Dhe kjo është një diferencë e madhe. Po është nga Peqini ai more. Është i zgjuar. Ja ka hipur gomarit rilindas dhe sa herë i thërret "Vërr gomar", ai i pjerdh ar....
Kolec P. Traboini
23 janar 2017

______________________________
ALI ASLLANI

HAKËRRIM
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!

Shkruar nga autori Ali Asllani në vitin 1942.

Wednesday, December 7, 2016

‹‹Opinionistet›› dhe ‹‹psikologët›› tanë “llapin në media”, duke pritur kanibalizmin e rradhës ...