Shën
Niketa i Dardanisë
Në
kohën kur nuk ishte ky kufi që është sot, e që Dardani i thoshin deri lartë të
Danubi sllavët ishin ende larg nesh . Ishte koha kur fisi nomad KashKai nuk e
dinte që lagë tyre është një civilizim. Bredhësit KashKai dhe sllavët nuk e dinin
që në Dardani jetonin dardanët , e ndër ta edhe Niketa .
Niketë
Dardani ishte ndër të parët kompozitor i cili shkroi shumë vepra të ndryshme si
ato laike dhe fetare. Niketë Dardani (340 – 414), njihet si autori i “Te Deum”
hymnit bazë dhe simbol të krishterimit, ky artist nga Dardania është një nga
emrat e parë të historisë kulturore të krishterimit dhe një nga themeluesit e
kësaj kulture.
Dardania,
me një popullsi të lashtë, më e lashtë se vetë lashtësia, me një popull me
histori mbi mijëra- vjeçare, një popull me origjinalitetin e vet, mbushur me
shumë shenjtorë, të cilët dhanë jetën e tyre në shërbim të njerëzimit e
veçanërisht të këtij populli. Në historinë e popullit tonë mijëvjeçarë ka
ngjarje e figura aq të shquara sa denjësisht mund të nderohen prej gjithë botës
të krishterë apo myslimane si martirë, si të bekuar bile edhe si shenjtorë.
Shen Niketa e shkroi hymnin e përjetshëm të kishës katolike botërore Te deum Laudamus (Ty Hyj të lavdojmë). Ipeshkvi Niketa thuhet se përveç shkrimeve të tij dhe poezive në latinisht, ai shquhet në përkthimin e Biblës në gjuhën Ilire të Besëve… Te paktën qe nga fillimi i shekullit te kaluar, kur britaniku A.E. Burn botoi neCambridge(1905) monografinë “Niceta of Remessiana”, doli botërisht se ky shenjtor doli prej botes iliro-shqiptare. Vete Shën Niketa shkruan me dorën e tij: “Dardanus sum” jam dardan..
Zhvillimi i muzikës shqiptare, krahasuar me vende të tjera evropiane, ka pësuar një zhvillim jolinear të saj. Studiuesit kanë bërë ç’është e mundur për ndriçimin e rrugës së zhvillimit muzikor të përshkruar, duke nxitur kështu që të flet “koha memece” e kësaj muzike.
Thuhet
se muzika, si një gjuhë universale, shfaqet tek popuj të ndryshëm, në mënyra të
ndryshme, duke marrë formën e një arti muzikor të thjeshtë ose jo linear, por
që kuptohet nga të gjithë.
Në
Iliri arti muzikor ishte në kufirin e një gjuhe universale, nga e cila vështirë
se mund të identifikohet, për shkak të mungesës së dokumenteve të
drejtpërdrejta, por edhe se “Arti qytetar I vendbanimeve ilire, si pasqyrim i
një shoqërie me strukturë dinamike gjithnjë më të ndërlikuar, nuk paraqet shumë
unitet stilistik…”, megjithëse njësia etnike kulturore-historike ekziston.
I
kemi dy rreze drite, te cilat ndriçojnë veprën e muzikantëve tanë, ndër të
cilët veçojmë emrat e Niketë Dardanit (shek. IV) dhe Jan Kukuzelit (shek.XII),
të dy proftërinj, njëri katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë
të gjatë, u lidh ngushtë me institucionet e kultit fetar, vend i përbashkët
prej nga morën rrugë edhe veprat e para të letërsisë sonë.
Niketë
Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në
Ramesianë të Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant,
mik i afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjecare Ipeshkëv
i Ramesianës. Vepra e tij më e njohur është himni “Te Deum Laudamos”, i
përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të
tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi,
G.Mahler, etj.
Megjithatë gjenet shqiptare të krijimtarisë nuk shterruan, ato u fashitën për një kohë nga flaka e dyndjeve por pa reshtur nxorën vazhdimisht filiza të rinj. Mjafton të përmenden ketu himnografët e atij harku kohor, krijimet poetike-muzikore të Justinianit (527-565), ligjvënësit më të madh të Perandorisë Bizantine që ishte me prejardhje dardane, i cili kompozoi himnin famëmadh “0 Movoyvns Vois Kai Tojos Toi Oeov”.
Megjithatë gjenet shqiptare të krijimtarisë nuk shterruan, ato u fashitën për një kohë nga flaka e dyndjeve por pa reshtur nxorën vazhdimisht filiza të rinj. Mjafton të përmenden ketu himnografët e atij harku kohor, krijimet poetike-muzikore të Justinianit (527-565), ligjvënësit më të madh të Perandorisë Bizantine që ishte me prejardhje dardane, i cili kompozoi himnin famëmadh “0 Movoyvns Vois Kai Tojos Toi Oeov”.
Pra
, sa për dijeni të gjithë atyre që nuk e dinë se ne e kemi vendi në Unesko ,
sepse nga ne dolën burrat e mëdhenj të fesë dhe të historisë .
Fahri Xharra
Gjakovë 16.10.17
Gjakovë 16.10.17
No comments:
Post a Comment