Showing posts with label kultura iliro -shqiptare. Show all posts
Showing posts with label kultura iliro -shqiptare. Show all posts

Thursday, February 23, 2017

Qytetëza etruske e të vdekurve


                
               
Qytetëza etruske e të vdekurve 

Emri i Pellazgëve është një emër i « përgjithshëm », sikur nodhi më Ilirianët dhe Trakët. Ky emër « Pellazg » kujton një popull parahistorike pasardhësit e « popullit të Shpellave » (shtëpitë e tyre e parë ishin shpellat dhe guvat) që përcaktonin një grup njerëzve të përbërë nga disa grupe shoqërore (tribu) që rrjedhnin nga një popull të vetëm me të njëjtën etnie, duke folur të njëjtën gjuhë në dialekte të ndryshme dhe gati duke pasur të njëjtat tradite : Trakët, Ilirët, Trojanët, Dardanët, Frigianët, Moskët, Liqët, Karianët, Mizianët, Etruskët, Mesapienët, etj. (nga Mathieu Aref)




E pra, kur jemi edhe tek etruskët  si pasardhës të pellazgëve , do të flasim për një trashëgimi të madhe botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO Nekropolet Etruske  (Varrezat Etruske)
Në Çerveteri janë edhe sot  “varrezat” etruske në të cilat gjënden me mijëra varre të organizuara  me një plan (të ngjashëm  me një qytet); me rrugë, sheshe të vogla dhe fqinjësi. Pra ky quhet edhe "qyteti i të vdekurve", por është trashëgimia më e jashtëzakonshme e Civilizimit të lashtë Etrusk. Pra një civilizim unik para romak plan të urbanizuar.

Të spjegojmë, çdo varr i nekropolit është i ndryshe nga të tjerët me trajta të ndryshme varësisht nga periudha e ndërtimit  dhe teknik a kohës. Ky lokalitet etrusk i Çerveterit daton diku nga shek.9 pra Kr.
Fotot e tregojnë më së miri arkitekturën etruske.

Një vepër shumë me rëndësi për historinë dhe shkencën  shqiptare në fushën e hulumtimeve të qytetërimeve të lashta mesdhetare, me një fokusim dhe orientim të përqëndruar në zbulimet e së vërtetës për pellazgët, ilirët, etruskët dhe për shqiptarët. 
Ç’është e vërteta kësaj fushe hulumtimi iu kanë rrekur shumë studjues si të pasardhësve të tyre po ashtu edhe të huaj por me veprën “Pellazgët, Ilirët, Etuskët, Shqiptarët” Nermin Vlora  ka dhënë një kontribut shumë të madh  duke vënë në spikamë shumë zbulime  të cilat deri vonë kanë qenë sa e diskutueshme po aq edhe të panjohura. Ajo konstaton se ”shqipja  që flitet në trojet indigjene Shqiptare ishte gjuhë e përbashkët e pellazgëve, ilirëve dhe e etruskëve të lashtë, prandaj nëpërmjet saj mund të rindërtohet edhe historia e tyre”.
 Në veprën që po ua propozojmë, të nderuar lexues, do t’i gjeni këta kapituj: “Qytetërimet e lashta mesdhetare”, “Etruskishtja gjuhë e gjallë”, “Lashtësia e gjuhës shqipe”, “Shqipja çelësi i gjuhëve” dhe “Prona gjuhësore dhe gjenetika”.
Për t`u përmendur janë Muzeu Nacional I Romës, Muzetë e Vatikanit dhe muzetë tjera botërore  ku ruhen gjetjet e ndryshme në këto varreza Etruske.



Monumentet etruske ishin deri vonë gati të panjohura sepse më parë i kthyen në monumente romake dhe më pas në monumente të krishtera. Vetëm varret që janë zbuluar në kohët moderne dhe që ishin ende të pa dhunuar, na kanë dhënë idenë e origjinalitetit të atij qytetërimi të shkëlqyer.

 
Fahri Xharra,23.02.17
Gjakovë



Monday, January 23, 2017

Historia shqiptare po deformohet më së shumti pikërisht nga e quajtura "Elitë" - Shkruan Feri Arifi.

Sot me erdhi ideja e Publikimit të një koncepti përmes disa njësive tematike të sjelli një pasqyrë të gjerë të lokacioneve arkeologjike dhe vendeve të identifikuara në shumë foto interesante. Sot Shumë shqiptarë, Mësues, Profesor, Doktor, historie shkruajnë e thonë ato çka i thonë të hujet e armiqtë: Olsi Jazexhi, në intervisten për gazetën Tema, ku thotë se shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. - 
Pse po ndodh kështu?
Po pse keta profesorë nuk mblidhen në një tryezë të shofin se shqiptarët Ortodoks më 1912 nuk ishin serb por siç thonë e shkruhet nëper akademitë serbe. Shqiptaret Ortodoks dhe mysliman në Kosovë, Maqedoni kanë çenë vllezer të një gjaku ku deshmitë në Anamoravë janë të shumta e të pa kontestushme nga shqiptaret 500 shtëpi shqiptare, e 300 ortodokse vëllezer te një gjaku jo më larg se 5 breza, por jo vetem ky fshat ka dhe dhjetra fshatra të këtyre llojeve që u kthyen gjysma ortodoks e gjysma në mysliman e që i pranojnë vllazërin në 5 breza në mes vetë. 
Madje, në Anamorav është e vertetë historike se ka fshatra të lashta qe s'dihet historia e lashtsia si në banorë dhe artifakte janë Korbliqi, Mjaku, Debelldehu, Bresti si qender e të gjitha ketyre vendeve Buzaviku, Shoshara, Mogilla, Pozhorani, Zhitija, Ballanca, Sodovina e Jerlive, Smira ku eshtë e deshmuar, Letnica, Verrnakolla, Remniku, Terpeza Binça, e plot tjer fshatra. 

Por, si eshtë e mundur që prof, e Dr. të flasin si papagalla të pagur nga shërbimet e huaja e guxojnë e sidomos profesorët e shkrus të librave u thonë këta e kanë mirë ja fjalët sepse këta kanë lexuar kur ai Dr. thotë:
"KUR TURKU HYRI NË KOSOVË KOSOVEN E GJETEN TË ZBRAZET PA NJERZ" e kur njeriu fillon të flas më këta Dr. e prefesorë thonë hesht se ky i dinë gjerat jo jo në kët tokë kishtë në çdo fshat e vend shtëpi e banor ortodokse shqiptare e verteta ishte kjo edhe Hoxhët e thjeshtë që nuk kishin ndikim nga shteti e thanë këtë se me ortodokset ishim ashtu afër sa cipa e qepës larg në mes vete. E ku thonë serbet se Perandoria Osmane ishte ajo që krijoi kombin shqiptar, i themi Serbis ku e ke lashtsinë serbe në Kosovë më 1912 i grabite manastiret shqiptare. 

Serbia me kësisoj pretendimesh vazhdimisht ka shfaqur së bashku me Akademin e saj në bashkpunim me turqit e morën atë çka ishte krishtere e shqiptarët të pa fuqishëm i humbën nga dora e tyre. Po serbeve pse ne nuk i kundervihemi me argumente të artifakteve e tu themi ku i keni varret e juaja në Kosovë para viteve 1921 a është ky argument. Prandaj nē Kosovën tonë e Anamoravë në masën e popullatës ka artifkte që asnjë popull nuk i ka , 

Pse kjo qeveri nuk ndan një fond për ti mbledh artifaktet dhe ta hap një galeri për këto artefaktet, po aq dhe objektet dhe lokacionet arkeologjike, të prezantuara përmes fotografive të shumta, Kala mbi 100 e tuma 100 e tumolla ti trgoj botes se kjo tokë këta manastire janë shqiptare. nga Deqani Peja e Graqanica sepse janë tonat. Këto foto janë nga e kaluara e shekujve e që me mijra të tjera u shkatrruan nga dora e huaj sidomos asaj serbe e turkofile nëpër periudha të ndryshme kohore. 

Ky publikim është një dëshmi e shkëlqyer se historia vertet e cila shpesh është tjetërsuar dhe e ka humbur origjinën e vertetë, nga lashtësia dhe nga të huajt sot duhet ti kthehemi në forma të ndryshme,
që paraqesin gurëvarret e stolisura me simbole të ndryshme, që nga Dielli në Hëna, e nga Hëna në Yll e deri tek Zvastikat, që sjellin lidhjen e njeriut të lashtë me qiellin dhe universin e kësaj toke të Pellazgeve ku nuk dallojn me universin në përgjithësi, të cilat janë të gëdhendura edhe në shtëpitë tona por dhe nëpër gurëvarre të kësaj toke dhe popullatë që ishte ajo popullata Pellazgjikia e vjetër.

Publikimi i rezultateve të hulumtimit është një shembull konkret se si duhet të hulumtohet se si duhet që familjet Ortodokse para 120 vitete ndrruan komb dhe humben identitetin kombtar jo me larg mos shkoni sepse këtu është çelsi i kësaj toke shqiptare Serbia eshtë genjeshtare serbeve të Kosovës u thonte në Serbi ju jeni shqiptar e tu tregojmë të vërtetën e hidhur shqiptare me vëllezrit e vet.
https://milibutka.blogspot.al
=======================================================================



Saturday, January 21, 2017

Çuka e Ajtoit - Kalaja - ILIRE.

Çuka e Ajtoit ngrihet mbi një kodër elipsoidale rreth 330 m mbi nivelin e detit, në afërsi të fshatit Çiflik, rreth 16 km në jug të Butrintit dhe në distancë rreth 5 km nga bregu i Jonit.
Kalaja përbën një ndërtim të periudhës antike, e cila kishte si funksion primar mbrojtjen e Butrintit dhe banorëve të tij në rast sulmesh. Pozita strategjike ku ishte ngritur kalaja, pikërisht aty ku kalonte rruga Epidamn – Aulonë – Buthrot – Actia Nicopolis – Ambraki dhe kontrolli mbi fushën e Vrinës (Kestrinës antike) dhe Konispolit, krijonte kushte të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, si bujqësia, frutikultura dhe blegtoria. Të dhënat arkeologjike si teknika e ndërtimit të mureve dhe materiali i lëvizshëm tregojnë përdorimin e kalasë në vazhdimësi nga periudha e Antikitetit (shek. IV – III p. Kr.) deri në shek. IV m. Kr. që përkon me fortifikimin e Antikitetit të Vonë.
Kalaja ngrihet mbi një kodër elipsoidale, duke shfrytëzuar mbrojtjen natyrale të pjerrësisë së terrenit. Sipërfaqja e rrethuar prej mureve është rreth 7,5 ha, duke e renditur Çukën e Ajtoit në një prej qyteteve të mesëm. Kurtinat e murit nuk përforcohen nga kulla, por muret formojnë zigzage dhe 7 dhëmbësharre, të shpërndara pa ndonjë rregull të veçantë. Prej tij janë identifikuar katër hyrje, një në brinjën perëndimore dhe tre në brinjën e gjatë jugore.
Përgjithësisht muret kanë gjerësi rreth 3,5 m dhe ngrihen mbi shkëmb ose mbi një themel 4 m të ndërtuar me blloqe të punuar lehtësisht. Muret janë dyfaqësh, me blloqe të latuar dhe tërthor të cilave kalojnë mure me gurë të papunuar, të cilat krijojnë arkat për emplectonin. Karakteristikë e fortifikimit është ndërthurja e muraturës poligonale dhe asaj trapezoidale të rreshtuar.
Gjatë Antikitetit të Vonë, kalaja tkurret në sipërfaqe. Planimetria e saj paraqitet në formën e një gjashtëkëndëshi të çrregullt, me brinjën më të madhe të vendosur në anën veriore. Perimetri i murit është afërsisht 700 m dhe ndjek izoipsin e kodrës, ndërsa në disa raste i mbivendoset murit antik, duke përfshirë një sipërfaqe rreth 1,3 ha. Në gjithë gjatësinë e murit të kësaj periudhe është identifikuar vetëm një hyrje, e vendosur në anën jugore të kodrës. Mjeshtrit ndërtues kanë shfrytëzuar për ndërtimin e saj hyrjen e periudhës antike, por e kanë ngushtuar korridorin e saj. Muri i kalasë përforcohet nga tre kulla, dy në anën lindore dhe një në anën perëndimore, pikërisht në vendin ku mbrojtja natyrore ishte më e dobët.
Teknika e ndërtimit të mureve bazohet në krijimin e dy këmishëve me blloqe gurësh gëlqerorë të vegjël dhe mesatarë, të papunuar ose pak të punuar, të lidhur me llaç gëlqereje të përzierë me rërë. Në disa raste shfrytëzohen në ndërtim dhe blloqet e gurëve të murit antik.
Funksioni kryesor i kalasë ishte mbrojtja e Butrintit dhe banorëve të tij, një prej qendrave më të rëndësishme të kësaj periudhe. Funksionet e saj përcaktoheshin në varësi të ngjarjeve politike të kohës si dhe pozitës strategjike ku ajo ishte ndërtuar, në luginën e poshtme të Pavllës dhe kodrat e Konispolit, rrugë natyrore që lidhte Butrintit dhe zonën përreth tij me territoret e brendshme. Kështjella e Çukës jo vetëm ka kontrolluar këtë rrugë por në periudha të caktuara ajo përbënte pengesën e parë të mbrojtjes së Butrintit si nga veriu, nëpërmjet grykës së Bogazit, ashtu edhe nga jugu.
Duke parë vazhdimësinë e materialit nga shek. IV – III p. Kr. deri në shek. III – IV m. Kr., është përcaktuar vazhdimësia e jetesës dhe e përdorimit të vendbanimit. Duke vërejtur gjurmët e banesave të periudhës antike është menduar se ndërtimi fillestar lidhet me një qendër të banuar me karakter mbrojtës. Ndoshta këtë funksion kështjella e kapasur edhe më vonë, ndonëse kjo gjë nuk mbështet në të dhënat e deritanishme arkeologjike.
Iliret Dhe Misteret Antik 
https://milibutka.blogspot.al


Thursday, January 19, 2017

MBETJE ORIGJINALE NGA GJUHA E HOMERIT: nga Preveza Abrashi



MBETJE ORIGJINALE NGA GJUHA E HOMERIT:
nga Preveza Abrashi
SHQIPJA VERTETOHET NE MENYRE TE PAKUNDERSHTUESHME GJUHESORE SE QENDRON NE KRYE TE GJUHEVE TE NJOHURA EDHE ESHTE ME E VJETER SE ATO
MAURICIO SCHMIDE
HESYCHI ALEXANDRINOS LEXICON
SHEK 5-6 E S.
Shkeputur nga doreshkrimi ime mbi mbetjet origjinale te gjuhes se paragrekeve!
Mbetjet origjinale te gjuhes se Homerit jane dokumentuar prej koheve ne fjalore te ndryeshem edhe vijne ne ditet tona nga fjaloret e pare te shek 3 p e s e deri ne ditet tona.Karakteristika e ketyre mbetjeve homeriane eshte se ato jane te huaja per gjuhen greke edhe te njejta me gjuhen shqipe...tregues ky qe tregon gjuhen shqipe si gjuhen e Pellazgeve paragreke.Me keto mbetje u morre Demetrio Camarda,por gjuhesia shqiptare nuk guxoj kurre ta citonte edhe ta kundershtonte..vec na i fshehu edhe na i fshene akoma edhe sote e kesaj dite..ashtu si Thomopulon e Kuptorin Arvanite.

Ne anen historike baza e ketyre lidhjeve pellazgjike eshte kjo:
PELLAZGET ME VJETER DOKUMENTOHEN TE KENE KRYEQENDER TE HERSHME DODONEN NE TOMORRE=SHQIPTARET AUTOKTON,NDAJ NE SE PELLAZGET FLISNIN SHQIPEN ATEHER AUTOKTONIA JONE ESHTE E PADISKUTUESHME"
ZAN-ZEUS

Pra ne gjuhen paragreke Zeusit i thoshin ZAN,zana.....por ne kendveshtrimin e "greqizimit" te fjales "Zeus-Ze,Za,Ze.Zeri" ai qe usheton,bubullon.
ZEJ-FLEGJI
fjala ZEJ eshte fjale Homeriane.Kjo fjale eshte e huaj per gjuhen greke edhe perkthehet ne kete gjuhe si "flegji=pervelime"..ne se fjala Homeriane Zej u perktheka nga lashtesia si fjale e huaj ne greqisht edhe qendron e njejte me gjuhen shqipe,ateher ky eshte nje nga mijra tregues fjalore qe tregojn se shqipja shpeton gjuhen e paragrekeve=pellazgjishten
KAMEN-KAMIN=KOPJASIN
KAMASTIN-METRON TI

Fjalet e fotos 3 tregojne fjalet KAMEN,KAMIN.Te dyja fjalet perkthehen ne greqisht si te huaja :kopjasin=afrohen.Fjala afrohen tregon ardhjen,kembin,vijne ne kembe.........nga ketu dele edhe anglishtja "come"..

Fjala e fotos 4 lexohet si "kamastin" edhe perkthehet si "metron ti=masin".....kamastin,kembastin,kembojne=masin..njihjet lloji i matjes me kembe pa nderprere nga lashtesia ne ditet tona.Edhe ketu shqipja ruan origjinalin pellazge:greqishtja e huaj.Shenoj se fjala "mase,masa" rrjeth nga "kamas",kembas,matja.....come-masa jane fjale evropiane me etimologji pellazgoshqipe....ja sa i rendesishem vertetohet roli i shqipes....
serisht shqipja e njejte me gjuhen paragreke edhe greqishtja e huaj per gjuhen paragreke..ne rastin tone ketu :Gjuhen e Homerit.

ETREMEN-EFOVISTHI
Fjala homeriane etremen perkthehet ne greqisht si fjala "efovithsi=u trembe"..pra shqipja ruan formen fillestare,kurse greqishtja e ka ndryshuar.Ketu ndeshim edhe me nje fenomen qe dretesishte e ngrene arvanitet ketu ne greqi.Kjo fjale ruhet nepermijet fjaleve popullore edhe ne gjuhen greke:tremi=dridhet=ka frike.Ka plote fjale te tilla,ndaj edhe arvanitet pretendojne se greqishtja eshte nje vazhdime i pellazgjishtes..

ENDIE-PARASQEVAZIN
Fjala pellazge "endie" perkthehet ne greqisht si fjala "parasqevazin=prodhojne"..ndersa ne shqip mbetet e njejte "endie=endie" endi nje rrobe,nje rrugice.

MINIE-ORGJIZESTHE
Fjala ketu nuk eshte ndonje rastesi..as nuk eshte ndonje fjale tek pulat e lagura te Dardan Lekes edhe percemimit qe ai po i bene gjuhes shqipe.Kjo fjale eshte fjala e pare e Iliades..keshtu qe Shuteriqi-Demiraj-Cabej se kane hapur aspak iliaden edhe verberisht e kundershtuan Camarden..se po te kishin hapur do shikonin se fjala e pare e Iliades eshte shqipja pellazge MININ,MNIN,MENIN,MERIN..qe ne greqishte ska asnje kuptim e vec perkthehet si gjuhe e huaj "orgjizesthe=merin,zemerim....MENIN THE AIDHE TU PELIADIS AKILI PSALLE MU=MERIN E PILIADIT AKILE KENDOM O MUSH BILBILOPERENDESH......te pakten kete nuk e vune re gjuhetaret shqiptare kaq kohe????


Edhe njeher:
"Vetem kur eshte dokumentuar nje gjuhe ka marre rrugen e ka hyre ne historin e gjuheve"
Eqerem Cabej-Hyrje ne historin e gjuhes shqipe
Serbishtja-rumanishtja-turqishtja dokumentohen me vjeter se shqipe-thote Cabej....dhe i hap keshtu driten e jeshile punimit te Mayerit i cili jo vetem qe ka mbledhur fjale te huaja qe skane lidhje me trungun shqiptare..shih J Thomopulo 1912,C Tagvliani enciklopedia italiana...A F Kocaqi 2009 per flliqesiren e G Mayeri.

Duke qene se shqipja -llogjika Mayer Cabej- dokumentohet e fundit ateher ne fjalet e njejta me gjuhet fqinje dele perfundimi se shqipja ka huazuar fjalet nga fqinjet edhe si rrjedhoj shqipja gjuhe ardhacakesh=shqiptaret ardhacak te mesjetes...ketu u kap akademia sllave me enciklopedin e saj edhe jua mbylli gojen "minjeve te tiranes"..sepse vete minjet e tiranes mbrojne Mayerin.......

Por ja qe e verteta eshte krejte ndryeshe:
MBETJET ORIGJINALE HOMERIANE TREGOJNE SHQIPEN SI GJUHEN E PARAGREKEVE=PELLAZGEVE
PELLAZGET AUTOKTON
KRYQEQENDRA E VJETER PELLAZGE NE TOMORRE
SHQIPTARET FLASIN GJUHEN E PELLAZGEVE EDHE JANE AUTOKTON NE TRUAJET E TYRE

Kete kapituall duhet te mbrojme ne si DODONA PELLAZGJIKE..edhe te kerkojme te hapen rruget e studimeve pellazgjike ne shqiperi me baze historike HAHN-STIER-SCHLECHERI edhe me baze filologjike CAAMARDA-KRISPI-KUPITORI EDHE RILINDASIT SHQIPTARE..KETA TE FUNDIT JANE "GENJESHTARET" E ISMAIL KADARES..KRYEMIUT TE DITEVE TONA.


  • Origjinali----si lexohet--------greqisht-shqip--------------pellazgoshqipja
  • Κρουναι-----krune----------pigji=burim-------------------krune=krun,krua
  • Βη------------vi----------------porevome=eci--------------vi=vi
  • Πλαγαν------plagan--------pligji=plage--------------------plagan=plaga
  • Γουνασει----gjunasi--------gonatizi=gjunjezon---------gjunasi=gjunjasi
  • Πραιναι-----prene-----------prionizi=pret,sharron--------prene=prene
  • Βραπτην---vraptin----------treqin=vrapojn----------------vraptin=vrapin
  • Γουνον------gjunon--------gonatizi=gjunjezon-----------gjunon=gjunoj
  • Ετας---------etas------------i gonis=prindrit----------------etas=eta,im et
  • .Βρεμει--------vremi--------vlepis=shikon--------------vremi=vrem,vrejtem
  • Βραχειν------vrahin---------psofise=ngordhi-----------vrahin=vrahin
  • Ζεει----------zei--------------flegji=pervelon----------------zei=zjej,zi,zin
  • Βειη----------vij--------------iselthis=vij----------------------vij=vij
  • Ζοτεαττας—Zoteatas-----Apolloni=Perendia--------zote atas=Zoti At
  • Γανειν--------gjanin---------mjazin=gjajne------------gjanin- gjanin
  • Αυς-----------ais------- -----aftos = ai ------------------ais=ai
  • Βραχε--------vrahe---------psofise=ngordhi-------------vrahe=vraje,vrar
  • Πεννα---------pena---------ftero=penda------------------penna =penda
  • Γραος--------graos---------gjini=grua----------------------graos=gra
  • Μαλα---------mala----------ori=male-----------------------mala=male
  • Γαναι---------gjane----------periptizi=afersisht----------gjan-ngjane
  • Εικει-----------iki-------------ipohoro=terhiqem------------iki=ik
  • Βαν-----------van-----------porevute=shkojn,ecin--------van=van
  • Γρουμος----grumos------skapto=germoj--------------grumos=germosh
  • Βρατιν--------vratin--------ktipun=godasin-------------vratin=vrasin
  • Εικιν----------ikin-----------ipohorun=largohen---------ikin=ikin
  • Κρειον--------krion---------vasilias=mbreti--------------krion=kryeja
  • Εστε----------este----------iparqi=ekziston--------------este=eshte
  • Κορτειν-------kortin--------kurion=krasisin--------------kortin= korrin
  • Zoteatas=i thoshin Apollonit ne Argo
  • Zotelistis=i thoshin Apollonit ne Korintho
  • Illyrian chariots from Vace – 6th century BC


Fotografia e Fahri Xharra
 https://milibutka.blogspot.al


Monday, January 16, 2017

Shën Niketa i Dardanisë: Autori i Himnit "Te Deum" Simbol i Krishtërimit Katolik - Botëror.

Shën Niketa i Dardanisë


Në kohën kur nuk ishte ky kufi që është sot, e që Dardani i thoshin deri lartë të Danubi sllavët ishin ende larg nesh . Ishte koha kur fisi nomad KashKai nuk e dinte që lagë tyre është një civilizim. Bredhësit KashKai dhe sllavët nuk e dinin që në Dardani jetonin dardanët , e ndër ta edhe Niketa .

Niketë Dardani ishte ndër të parët kompozitor i cili shkroi shumë vepra të ndryshme si ato laike dhe fetare. Niketë Dardani (340 – 414), njihet si autori i “Te Deum” hymnit bazë dhe simbol të krishterimit, ky artist nga Dardania është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishterimit dhe një nga themeluesit e kësaj kulture.

Dardania, me një popullsi të lashtë, më e lashtë se vetë lashtësia, me një popull me histori mbi mijëra- vjeçare, një popull me origjinalitetin e vet, mbushur me shumë shenjtorë, të cilët dhanë jetën e tyre në shërbim të njerëzimit e veçanërisht të këtij populli. Në historinë e popullit tonë mijëvjeçarë ka ngjarje e figura aq të shquara sa denjësisht mund të nderohen prej gjithë botës të krishterë apo myslimane si martirë, si të bekuar bile edhe si shenjtorë.


Shen Niketa e shkroi hymnin e përjetshëm të kishës katolike botërore Te deum Laudamus (Ty Hyj të lavdojmë). Ipeshkvi Niketa thuhet se përveç shkrimeve të tij dhe poezive në latinisht, ai shquhet në përkthimin e Biblës në gjuhën Ilire të Besëve… Te paktën qe nga fillimi i shekullit te kaluar, kur britaniku A.E. Burn botoi neCambridge(1905) monografinë “Niceta of Remessiana”, doli botërisht se ky shenjtor doli prej botes iliro-shqiptare. Vete Shën Niketa shkruan me dorën e tij: “Dardanus sum” jam dardan..

Zhvillimi i muzikës shqiptare, krahasuar me vende të tjera evropiane, ka pësuar një zhvillim jolinear të saj. Studiuesit kanë bërë ç’është e mundur për ndriçimin e rrugës së zhvillimit muzikor të përshkruar, duke nxitur kështu që të flet “koha memece” e kësaj muzike.


Thuhet se muzika, si një gjuhë universale, shfaqet tek popuj të ndryshëm, në mënyra të ndryshme, duke marrë formën e një arti muzikor të thjeshtë ose jo linear, por që kuptohet nga të gjithë.

Në Iliri arti muzikor ishte në kufirin e një gjuhe universale, nga e cila vështirë se mund të identifikohet, për shkak të mungesës së dokumenteve të drejtpërdrejta, por edhe se “Arti qytetar I vendbanimeve ilire, si pasqyrim i një shoqërie me strukturë dinamike gjithnjë më të ndërlikuar, nuk paraqet shumë unitet stilistik…”, megjithëse njësia etnike kulturore-historike ekziston.

I kemi dy rreze drite, te cilat ndriçojnë veprën e muzikantëve tanë, ndër të cilët veçojmë emrat e Niketë Dardanit (shek. IV) dhe Jan Kukuzelit (shek.XII), të dy proftërinj, njëri katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë të gjatë, u lidh ngushtë me institucionet e kultit fetar, vend i përbashkët prej nga morën rrugë edhe veprat e para të letërsisë sonë.

Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjecare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij më e njohur është himni “Te Deum Laudamos”, i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj.

Megjithatë gjenet shqiptare të krijimtarisë nuk shterruan, ato u fashitën për një kohë nga flaka e dyndjeve por pa reshtur nxorën vazhdimisht filiza të rinj. Mjafton të përmenden ketu himnografët e atij harku kohor, krijimet poetike-muzikore të Justinianit (527-565), ligjvënësit më të madh të Perandorisë Bizantine që ishte me prejardhje dardane, i cili kompozoi himnin famëmadh “0 Movoyvns Vois Kai Tojos Toi Oeov”.


Pra , sa për dijeni të gjithë atyre që nuk e dinë se ne e kemi vendi në Unesko , sepse nga ne dolën burrat e mëdhenj të fesë dhe të historisë .

Fahri Xharra
Gjakovë 16.10.17





Friday, January 13, 2017

SMIRA NËPËR SHEKUJ - TROJE ARBERORE - Shkruan Feri Arifi.

Një kontribut për Kosovën në UNESCO.
SMIRA NËPËR SHEKUJ - TROJE ARBERORE.

Labirinti Rrethor i Smirës është gjetur në themelet e Xhamisë se Smirës, në vitin 1987 duke rrënuar xhaminë për ta ndërtuar të renë nga punëtori Shefki Azizi dhe Ramadan Misini. 
Me t’i parë gurët në themelet e Xhamisë punëtorët mbeten të shtangur se si dhe kush i kishte vendosur në themele këto pllaka varri prej guri me mbishkrime dhe vizatime rrethore, ata ftojnë shumë banorë të fshatit për diskutim rreth këtyre gurëve të vjetër dhe të shkruar e të gjetura në themelet e Xhamisë 80 cm mbi tokë.
Pos bisedave të gjata të fshatarve sepse Xhamia kishte një vjetërsi të largët të kohës që ishte ndërtuar,  gurët-pllakat e varrit merren nga Emrush Azizi e Fetah Rexhepi, dhe dërgohen në shtëpinë e Emrushit për ti ruajtur nga Serbët. Sepse kohërat ishin të turbullta. Emrushi si i ri por i vetëdijshëm në çështjen kombëtare së bashku me Fetah Rexhepin i morën në mbrojtje gurët e shenjtë, Emrushi i futi për disa muaj në dhomën e pritjes së shtëpisë së tij për ti ruajtur e për ta lajmëruar Institutin e Historisë në Prishtinë. 
Pas lajmërimit nga ana e Smirakve, erdhi ekspedita me disa studentë me në krye Edi Shukriun së bashku me Emrush Azizin vendas i Tokës së Lashtë të Dardanisë me të gjithë Smirën. Pas leximit të shkrimit të gurëve u  konfirmua dhe u dha përgjigje fshatarve se gurët janë të këtij populli. 
Ne jemi Smirakët nipërit e këtyre Gurëve të stërgjyshërve tanë e jo siç thotë Atanasije Urosheviqi se ne erdhëm nga Vokshi i Gjakovës, ku e përmend Radivojcin e vende tjera për ti përqëndruar shqiptarët në shumë pista kërkimi, që kurrë mos të gjejnë atë vendin e lindjes, por kjo kurrësesi nuk qëndron. 
Smirakët i thanë Urosheviçit ne jemi këtu në Smirën tonë, emër Shqip, Zoti e dhuroj bashkë me dheun Amën e mitrën dhe Atë Pellazgun që lindi dheut të kësaj Amëze-Toke, ku dhe ndërtoj Gurët e gjyshërve tanë para 2000 viteve. 

Sepse Akademiket serbë kishin shkruar të pa vërteta për Smirën dhe Moravën. Smirakët thanë, nëse ne vijmë nga Vokshi i Gjakovës, atëhere pyeteni atë shkrues gënjeshtar, ku i kemi tokat tona në Vokësh të Gjakovës?
Ndërkohë i themi akademisë së Urosheviqit të vdekur të kujt janë varret e kishat dhe manastiret e kësaj toke?
Sikur të ishin tuajat siç shkruani ju i themi botës, a do i linte Serbia kishat në "mëshirën" e shqiptarëve? 
Përgjigjja është menjëherë jo sepse Serbia sundoj dhe masakroj me mijëra e mijëra shqiptarë, e shqiptaret as që guxuan të flisnin, kur ky sundus serb pruri dhe kolonë, pasi e vrau dhe preu mbi 70 veta në fshatin Smirë me 1912,  serbet filluan me sjelljen e kolonëve që ti vendosin nëpër shtëpi banimi të shqiptareve si p.sh të Mustaf Ramadanit serbët e ardhur kolonë rrinin në katin e paë e shqiptari pronar në shtëpinë e vetë në katin e dytë ... histori e dhimbëshme shqiptare. 

Një shkrim mjaft me vlerë për ta analizuar dhe biseduar smirakët se si u shpërngulen Çycanët e Smirës dhe shkuan në Tërpez. Ndërsa tri shtëpi u shpërngulen prap nga Tërpeza u vendosën në Kllokot kush ishin këta shqiptarë ortodoks që ndërruan kombin dhe ruajtën fenë Ortodokse u konvertuan në Sllav të pa qenë çka ishin pasi thuhet se mbiemri i tyre vjen nga gjuha shqipe dhe pse ndërruan mbiemrin në Rusjani në vitin 1912.

Čičanci (3. kuća, Sv. Đorđe Alimpije). Starinom su iz Smire, kao i njihovi srodnici u Trpeze, odakle su iseljeni zbog arbanaškog zuluma. Iz Trpeze preseljeni oko 1885. godine. Čičancima ih prozvali Arbanasi (čičan arbanaški: kukavac) zato što su se prema Arbanasima, njihovim siledžijama, držali kukavički. promenili prezime im je Rusjani shkruar më 1935 nga autori serb Atanasie Urosheviç faqe 187

Serbët deshën ti marrin gurët e këtij fshati të smirakëve, ata deshën t’i humbnin gjurmët e lashtsië ajo çka ishte Iliri e tu thuhet se ju keni ardhur nga Shqipëria, qe 250 vite ky vend është serb por nuk doli ashtu.
Smirakët u thanë serbeve këta gurë janë tonët në ishim Pagan, Katolik, Ortodoks, e se fundmi edhe Mysliman. Gurët ia dhanë Institutit të Historisë që ende sot gjinden aty e duhen çuar në Muzeun e Kosovës sepse është vendi i tyre. 
Këta gurë janë të ciklit jetës pas vdekjes dhe rendit kozmik. Labirinti siç shihet në foto është i qarkut të mbyllur. Pastaj shihet Gjeometria ku figurat janë të veçanta të Dardanisë e që përmban identitetin e kësaj toke ku lindi Smiraku i parë. Ndërsa skema ikonografike e gurve shpreh nivel të lartë të artit Dardan të botëkuptimeve filozofike e religjioze të historisë tonë Pellazgjke. 
Paraqitja e konceptit të rrethit tresh paraqet formulën e krijimit të tri botëve të paramenduara Pellazgjike të botës tokësore, botës asaj ujore dhe të botës qielloreLabirinti është skalitur në monumentin epigrafik të përkushtuar Hyjneshës Dardane, të zbuluar në Smirë të Vitisë. 
Ku në të është e vendosur hardhia e rrushit gjethilerthi, bashkë me nyjën profilaktike, e cila mbronë hyrjen në labirintin e jetës së gjithsisë. Sipas ekspertve dhe konsujve në tekst ose shkrim këta gur janë punuar në vitin 211. 

Ky shkrim u shkrua nga Feri Arifi 
 dhe duhet të jetë në murin e faqes së Smirës.