Showing posts with label KALA. Show all posts
Showing posts with label KALA. Show all posts

Saturday, January 21, 2017

Çuka e Ajtoit - Kalaja - ILIRE.

Çuka e Ajtoit ngrihet mbi një kodër elipsoidale rreth 330 m mbi nivelin e detit, në afërsi të fshatit Çiflik, rreth 16 km në jug të Butrintit dhe në distancë rreth 5 km nga bregu i Jonit.
Kalaja përbën një ndërtim të periudhës antike, e cila kishte si funksion primar mbrojtjen e Butrintit dhe banorëve të tij në rast sulmesh. Pozita strategjike ku ishte ngritur kalaja, pikërisht aty ku kalonte rruga Epidamn – Aulonë – Buthrot – Actia Nicopolis – Ambraki dhe kontrolli mbi fushën e Vrinës (Kestrinës antike) dhe Konispolit, krijonte kushte të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, si bujqësia, frutikultura dhe blegtoria. Të dhënat arkeologjike si teknika e ndërtimit të mureve dhe materiali i lëvizshëm tregojnë përdorimin e kalasë në vazhdimësi nga periudha e Antikitetit (shek. IV – III p. Kr.) deri në shek. IV m. Kr. që përkon me fortifikimin e Antikitetit të Vonë.
Kalaja ngrihet mbi një kodër elipsoidale, duke shfrytëzuar mbrojtjen natyrale të pjerrësisë së terrenit. Sipërfaqja e rrethuar prej mureve është rreth 7,5 ha, duke e renditur Çukën e Ajtoit në një prej qyteteve të mesëm. Kurtinat e murit nuk përforcohen nga kulla, por muret formojnë zigzage dhe 7 dhëmbësharre, të shpërndara pa ndonjë rregull të veçantë. Prej tij janë identifikuar katër hyrje, një në brinjën perëndimore dhe tre në brinjën e gjatë jugore.
Përgjithësisht muret kanë gjerësi rreth 3,5 m dhe ngrihen mbi shkëmb ose mbi një themel 4 m të ndërtuar me blloqe të punuar lehtësisht. Muret janë dyfaqësh, me blloqe të latuar dhe tërthor të cilave kalojnë mure me gurë të papunuar, të cilat krijojnë arkat për emplectonin. Karakteristikë e fortifikimit është ndërthurja e muraturës poligonale dhe asaj trapezoidale të rreshtuar.
Gjatë Antikitetit të Vonë, kalaja tkurret në sipërfaqe. Planimetria e saj paraqitet në formën e një gjashtëkëndëshi të çrregullt, me brinjën më të madhe të vendosur në anën veriore. Perimetri i murit është afërsisht 700 m dhe ndjek izoipsin e kodrës, ndërsa në disa raste i mbivendoset murit antik, duke përfshirë një sipërfaqe rreth 1,3 ha. Në gjithë gjatësinë e murit të kësaj periudhe është identifikuar vetëm një hyrje, e vendosur në anën jugore të kodrës. Mjeshtrit ndërtues kanë shfrytëzuar për ndërtimin e saj hyrjen e periudhës antike, por e kanë ngushtuar korridorin e saj. Muri i kalasë përforcohet nga tre kulla, dy në anën lindore dhe një në anën perëndimore, pikërisht në vendin ku mbrojtja natyrore ishte më e dobët.
Teknika e ndërtimit të mureve bazohet në krijimin e dy këmishëve me blloqe gurësh gëlqerorë të vegjël dhe mesatarë, të papunuar ose pak të punuar, të lidhur me llaç gëlqereje të përzierë me rërë. Në disa raste shfrytëzohen në ndërtim dhe blloqet e gurëve të murit antik.
Funksioni kryesor i kalasë ishte mbrojtja e Butrintit dhe banorëve të tij, një prej qendrave më të rëndësishme të kësaj periudhe. Funksionet e saj përcaktoheshin në varësi të ngjarjeve politike të kohës si dhe pozitës strategjike ku ajo ishte ndërtuar, në luginën e poshtme të Pavllës dhe kodrat e Konispolit, rrugë natyrore që lidhte Butrintit dhe zonën përreth tij me territoret e brendshme. Kështjella e Çukës jo vetëm ka kontrolluar këtë rrugë por në periudha të caktuara ajo përbënte pengesën e parë të mbrojtjes së Butrintit si nga veriu, nëpërmjet grykës së Bogazit, ashtu edhe nga jugu.
Duke parë vazhdimësinë e materialit nga shek. IV – III p. Kr. deri në shek. III – IV m. Kr., është përcaktuar vazhdimësia e jetesës dhe e përdorimit të vendbanimit. Duke vërejtur gjurmët e banesave të periudhës antike është menduar se ndërtimi fillestar lidhet me një qendër të banuar me karakter mbrojtës. Ndoshta këtë funksion kështjella e kapasur edhe më vonë, ndonëse kjo gjë nuk mbështet në të dhënat e deritanishme arkeologjike.
Iliret Dhe Misteret Antik 
https://milibutka.blogspot.al


Wednesday, December 14, 2016

KALAJA E TEPELENËS KU SHKELI LORD BAJRONI

Reportazh
Atdhe, Natën e Mirë!
KALAJA E TEPELENËS KU SHKELI LORD BAJRONI
2 fotografi i perkasin vitit 1917
Gëzim Llojdia
1.
E vetmja dëshmi e hershme, që rrokin sytë e njeriut. Kështjella që sundon qytetin jugor në kodër. Edhe udha ecën rrëzë kësaj ngrehine të moçme për të marë lartësi.
Qyteti i erërave të dikurshme ,që njihet nga kohët e Ali Pashës,ndërsa monumenti i tij është simbolizuar në udhëkryqin e vogël në bronz. Me të gjitha takëmet, por shtrirë dhe me vështrimin nga vendlindja,hedhur në horizont,vështrimi i tij.

Kalaja e Tepelenës ,thotë studiuesi Gj.Karaiskaj,kur flet për kalatë shqiptare , është një nga ndërtimet e fundit mbrojtëse të Ali Pashës, sepse shumë shpejt filloi lufta midis ushtrive turke dhe Aliut, kështu që shumë pjesë që u përkisnin ndërtimeve të brendshme të kalasë, mbeten të papërfunduara.
Kalaja ka dëshmuar disa nga ngjarjet më dramatike në historinë e këtij qyteti. Shekuj më parë, qyteti kishte ndërtuar kështjellën e tij në këtë maje të kodrës. Muret e kalasë masive dhe të rëndësishme me mbrojtje substanciale dhe aq te rëndësishme janë ruajtur dhe mbajtur mirë nga koha,por jo nga njeriu.
2.
Tepelena është qyteti jugor, klima është e thatë, e nxehtë në verë dhe e ftohtë në dimër, me shumicën e reshjeve që ndodhin. Terreni është malor me disa lugina dhe një lumë kryesore, që ecën nën muret e kalasë. Aktivitetet kryesore ekonomike si ne te gjithë vendin këtu diçka me tepër dhe blegtoria.
 Tepelena, vendlindja e Ali Pashës, ishte një nga selitë më të preferuara të tij,thotë Gj.Karaiskaj, prandaj, pak kohë pasi ai e shkëputi Tepelenën nga dora e Ibrahim Pashës, sundimtarit të pashallëkut të Vlorës, filloi ndërtimin e një saraji të mad,h që kishte përfunduar në vitet e para të shek. XIX, ndërsa ndërtimin e kalasë, Aliu e filloi, kur po hynte në konflikt të hapur me Portën e Lartë. Një mbishkrim në gjuhën greke, që është murosur mbi hyrjen lindore, e daton këtë ndërtim me 1819.
3.
Muret i gjen gjithkund ato qarkojnë kodrën e qytetit, ku erërat jugore kanë shpirtin e tyre, si simbol të fuqisë .Studiuesi Gj,Karaiskaj vijon: Muret e kalasë ndjekin formën natyrore të terrenit .Ashtu si dhe kalaja e Gjirokastrës ajo nuk ka ndonjë formë të rregullt gjeometrike. Përveç tri kullave poligonale, që janë vendosur në kthesat kryesore të mureve, për të kontrolluar më mirë këto të fundit, janë përdorur shpeshherë edhe dalje me kënd të drejtë të kurtinave, që shohin në drejtimet kryesore të lëvizjes së mundshme të sulmuesve,të cilat zëvendësojnë në këto raste kullat ndërmjetëse.
Terreni mbi të cilin është ndërtuar kalaja, paraqet pengesa të fuqishme natyrore,nga ana lindore dhe pjesërisht nga veriu; nga perëndimi, ku ndodhet edhe një nga hyrjet e kalasë, terreni është i ulët dhe për më tepër, në këtë anë, kalaja zotërohet nga një kodër më e lartë. Kështu, për sa i përket aftësive mbrojtëse, kalaja e Tepelenës qëndron shumë më poshtë nga ajo e Gjirokastrës. Muret vijnë duke u zgjeruar në bazë, duke rënë me pjerrësi në anën e jashtme dhe kanë një trashësi që lëviz nga 2,5-5 m në pjesën e poshtme dhe 2-4 m në të sipërmen. 
Në brendësi, ato përforcohen me breza druri dhe deri në gjysmën e lartësisë shërbenin dhe si mure mbajtëse, për shkak të mo nivelimit të terrenit të brendshëm me atë të jashtëm. Kullat, si dhe në ndërtimet e tjera të Ali Pashës, bien me faqe shumë të pjerrëta. Ato janë veshur nga jashtë me gurë të skuadruar me kujdes dhe zbukurohen nga korniza horizontale guri. Në pjesën e sipërme, muret përfundojnë me shtegun e rojeve dhe një parapet ku janë hapur frëngji të shumta për armë zjarri, midis të cilave ka frëngji dyshe përpushkë, ndërsa në vendet më delikate janë ndërtuar mashikula përhedhje lëngjesh të nxehta. 
Ndërtimet e brendshme, për ekonomizimin evendit, i mbështeten mureve rrethuese. Ato mbulohen me qemere cilin-drike, një thembër e të cilave është pjesë përbërëse e murit rrethues,Kalaja ka tri porta, njëra prej të cilave (lindorja) mban mbishkrimin«Porta e Vezirit» (fig. 177). Interes për zgjidhjen e tyre arkitektonike,paraqesin edhe dy hyrjet e tjera, prej të cilave më e ruajtur është hyrja jugore (fig. 178). Ajo është ndërtuar pranë njërës nga kullat poligonale. Porta e jashtme nuk i ekspozohet drejtpërdrejt shikimit, pasi ajo është ndërtuar në faqen anësore të një të thelluare drejtkëndëshe të murit të kalasë. 
Përballë portës qëndron kulla poligonale, e cila,duke qenë me përmasa të mëdha, kontrollon jo vetëm sheshin e vogël drejtkëndësh, që krijohet para portës, por dhe krejt murin jugor. Porta e parë ose e jashtme, është e tipit portë-urë. E vendosur mbi një bosht rrotullimi horizontal në nivelin e pragut, ajo komandohej nga brenda në-përmjet një çikriku me zinxhirë, që dilnin nga dy dritare të vogla dhe fiksoheshin në pjesën e sipërme të portës. 
Flegra e portës-urë shërbente njëkohësisht edhe si plan i pjerrët për bazamentin e nivelit të jashtëm dhe të brendshëm, mos nivelim që në gjendjen aktuale, arrin në2 m. Mekanizmi i ngritjes dhe uljes së portës-urë ka qenë vendosur në pjesën e brendshme mbi një platformë dërrase, që vendosej mbi harkun e portës. Pasi kalon portën-urë, ndodhesh brenda një kthine katërkëndëshe, muri ballor i së cilës është pajisur me frëngji pushke. 
Frëngjitë komandoheshin nga një kthinë tjetër, që ishte për truprojën. Por,për të shkuar në oborrin e kalasë, duhet të ktheheshe nga e djathta, ku ishte një portë e dytë dykanatëshe, e cila sigurohej nga brenda me katarah. Kthina katërkëndëshe e hyrjes ka qenë mbuluar me një qemer cilindrik. Platforma që krijohej mbi këtë qemer si dhe ajo e kthinave
fqinje qarkohej nga një parapet me frëngji pushke
4.
Në konceptin evropian çfarë është një kështjellë?
Një kështjellë (nga latinishtja: castellum) është një lloj i strukturës së fortifikuar të ndërtuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme gjatë Mesjetës nga fisnikëria. Studiuesit debatojnë fushëveprimin e kështjellës , por zakonisht e konsiderojnë atë të jetë qëndrimi private fortifikuar i zotit apo fisnike. Gjatë afro 900 vjet që janë ndërtuar kështjella, ata morën në një format shumë të mëdha me shumë karakteristika të ndryshme, edhe pse disa, të tilla si mure perde dhe arroëslits, ishin të zakonshme. Një risi evropiane, kështjella me origjinën në shekullin e 9 dhe 10, pas rënies së Perandorisë Karolingiane rezultuar në territorin e saj duke u ndarë midis zotërve individuale dhe princat.

Në Shqipëri:
Ndërtime të mëdha mbrojtëse, të përbëra nga mure rrethuese të forta me kulla të larta dhe nga ndërtesa e mjedise të brendshme të nevojshme për jetesë e për t’u mbrojtur në rast lufte. Kështjellat e para në trojet shqiptare janë ngritur qysh në neolitin e vonë, rreth viteve 2800-2700 para lindjes së Krishtit. Në periudhën e bronxit, por sidomos në periudhën e hershme të hekurit ato patën përhapje më të gjerë.
Njihen disa kështjella ilire si Rozafa në Shkodër, Kështjella e Beratit, Lis, Bylis, Amanti, Butrint, Antigonë etj. Më pas, në shek. IV-VI të erës së re u ngritën kështjella edhe në zonat e ulëta dhe në vende strategjike si Kështjella e Durrësit, Kështjella e Gjirokastrës, Kështjella e Elbasanit e më vonë edhe Kështjella e Krujës. 
Edhe në mesjetë e deri në shek. XIX u ngritën dhe u rindërtuan shumë kështjella saqë ato i gjen tashmë në shumë zona të trojeve shqiptare. Këto kështjella janë një pasuri e madhe për kombin shqiptar. Ato tregojne për lashtësinë e tij në Ballkan, për artin e të ndërtuarit dhe për qendresën e tij në shekuj kundër armiqve që i janë kanosur. Kështjellat kanë vlera të mëdha kulturore dhe turistike.

Në Kosovë:Sipas Koha net: Duke qenë se emërtimin “Kosovë” e hasim edhe në disa vende, si në Dalmaci, Bosnjë e Maqedoni - në të vërtetë mu në pjesët ku ishte zhvilluar etnosi ilir - mendoj se ka prejardhje të njëjtë.Kështu, “Kosova Dalmatine” përmendet herët si “Campus Merularum” te kronika e Popit Duklanin e shekullit XII, pra e ka kuptimin e emrit “Fusha e Kosovës”, shkruan Enver Rexha në pjesën e katërt dhe të fundit të serisë mbi historiografinë për emrin Kosovë-Kosova të botuar në Shtojcën për Kulturë në Koha Ditore. 
Emri “Kosova” edhe në këtë dorëshkrim të shekullit XIII thuhet të ishte një term mbi bazën e gjuhës ilire. (“Kosova...”, M. Carabregu fq.18).60 kështjellat e shekullit VI.Autori Q. Namani na ofron të dhëna që fjala “Kas” nënkupton fjalën “Kështjellë”, me arsye se vendi kishte shumë kështjella gjatë historisë - vetëm në shekullin VI kishte 69 kështjella që i paraqet autori Prokopi i Cezares, dhe fjalën “ova” që nënkupton “fushë”. Këto dy fjalë përbëjnë sot në gjuhën shqipe emrin “Fusha e Kështjellave” - “Kasova”, që me një metatezë, ndërkohë, emri do të kalonte në formën e sotme “Kosovë/a”. 
Para përfundimit duhet të theksojmë që kërkimet e deritanishme në fushën e toponimisë brenda kufijve të sotëm të Kosovës dhe në kontest të kufijve historikë, të cilat i janë përshkruar Dardanisë antike, dëshmojnë për një numër të madh shtresash gjuhësore të saj, studimi i të cilave krijon pasqyrën e saktë të kulturës gjuhësore, etnografike e historike të vendit. Në fondin e përgjithshëm të toponimeve të Kosovës, dhe më gjerë të Dardanisë, që e përbën fondi i vjetër iliro-shqiptar, do të ndeshim dhe fondin e shtresimeve romake, bizantine, saksone e sllave gjatë mesjetës, osmane gjatë pesë shekujve, si dhe serbe në shekullin XX.
5.
Udhëtari dhe poeti Lord Bajrnoni në vitin 1809 ishte mysafirë në kala. Në kullën
jugperëndimore qysh nga koha e regjimit të shkuar u vendos një basoreliev me fjalët e poetit: O Shqipëri ku lindi Inskenderi/këngë e rinisë fanar i të urtëve. Shqipëri lejomë të kthej sytë e mi/Mbi ty o nënë e rreptë burrash.... Kulla jugperëndimore e Kalasë së Tepelenës . Aty gjendet basoreliv i Lord Bajronit i vendosur në murin e Kullës jugperëndimore të kalasë në sheshin Lord Bajron.
Basorelievi është realizuar në bronz dhe vendosur gjatë periudhës së socializmit, në përkujtim të poetit dhe udhëtarit Lord Bajroni i cili e ka vizituar Tepelenën në vitin 1809. George Gordon Byron (1788 – 1824) Bajroni,ishte poet anglez. Bajroni, shkruajnë studiuesit e letrave, ishte përfaqësues i romanticizmit. Ai ka shkruar mjaft vepra letrare midis te cilave poemën Childe Harold’s Piligrimage (1812 – 1817). 
Kjo poeme është shkruar ne baze te përshtypjeve nga udhëtimet ne Spanje, Greqi, Shqiperi, Zvicer, Itali, etj. Për herë të parë në shqip ,poema ka ardhur nga, Skënder Luarasi.

''Shtegtimi i Çajld Haroldit'' Lamtumirë, Atdheu im
O lamtumirë!
Atdheu im Po zhduket dalëngadalë:
Gjëmon stuhia me tërbim, Çaçri gërhet mbi valë;
Pas diellit që po flakëron, Po nisemi të lirë; Dhe ty, si atij që perëndon,
Atdhe, Natën e Mirë!
Kur nesër rishtaz ai diell Do lindë me shkëlqim,
Do përshëndesim det e qiell Po jo atdhenë tim,
Në vatrën time nuk ka zjarr,
Nëpër avllit' e forta Të kullës sime rritet bar, Imi qen po leh te porta.
"Ti pazh i vogël, pa m'u qas!
Pse qan e po vajton? Mos të tremb deti me tallaz,
A shqota të tmerron? Pa fshiji lotët; anija jonë
E shpejtë është dhe e fortë: Nuk ka skifter që fluturon
Më shpejt e më gazplotë".
"Le të kanosen erë e det,
Nuk trembem nga asnjë shqotë;
Po, zoti Çajld, mos u çudit
Që po më rrjedhin lotë; Prej babës e prej nënës ik,
U ndava prej shtëpisë; Tani s'më mbetet asnjë mik, Veç teje e Prëndisë.
T'im at' e pashë që duron, Kur më bekoi me mall;
Po nënën kush m'a ngushullon ,Gjer sa të kthehem gjallë!"-
"Pusho, pusho ti djal' i mirë! Të kanë hije lott; Po të isha vetë zemërdlirë, Nuk do t'i mbaja dot.
"M'u qas, m'u qas, ti trim besnik;
Përse më qenke zverdhur? Mos trembesh nga një frëng armik,
Apo nga det' i ndezur?" - "Sër Çajld, nuk jam aq frikacak.
As zverdhur jam prej frikë;
Po kur kujtova gruan larg M'u zbeh faqja besnike.
Rron ime shoqe me tim bijë
Në kullë te këneta: Nd'e pyeçin ç'u bë babai,
Ç't'u thotë nënë-shkreta?"
- "Pusho, trimi im, të mora vesh,
Ta njoha brengën tënde; Por unë zemër lehti qesh
Që shkoj nga këta vënde".
Kush u beson psherëtimave
Të femrës që mbush sytë? Ia than lotët qepallave
Ndonjë dashnor i dytë.
S'qaj për gëzimet që humbas,
Rrezikun që më vjen;
Po vetëm qaj se nuk lë pas Asnjë që lotn' e vlen.
Në botë mbeta fill i mjerë,
Në detin pa kufi; Përse të qaj pra për të tjerë
- Për mua s'qau njeri. Do t'angullijë ndoshta sot
Imi qen gjer sa të gjejë
Ushqim nga ndonjë tjetër zot; N' u kthefsha do më shqejë.
Pra, mermë, o lundër, dhe vrapo
Në detin plot buçimë;
Dhe shpjermë në çdo vend që do
, Veç jo në vendin tim! Të falem det i kaltr' i zi!
Dhe kur të shkel i lirë
Në dhé, të falem, shkretëti! Atdhe, Natën e Mirë!

 -----------------------------------------------------------------------------------------




Saturday, November 19, 2016

Kalaja e Petrelës - ALBANIA.


Kalaja e Petrelës ndodhet në një kodër shkëmbore në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit, me shpate të thepisura, të cilat e kanë bërë atë shumë të mbrojtur. 
Që nga lashtësia, kjo kala kontrollonte kryqëzimin e rrugëve me rëndësi ekonomike dhe ushtarake të cilat kalonin pranë saj, si rruga Egnatia (dega Durrës-Tiranë- Elbasan), e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Ndërtimet i përkasin periudhave të ndryshme,të cilat duke u nisur nga teknika e ndërtimit dhe mbivendosja ndahen në disa faza. Kjo kala ka formë trekëndore dhe perimetri i saj nuk i kalon 100 metra. Në dy qoshe ka kulla rrethore, ndërsa në të tretën , për arsye të shkëmbit të thepisur, nuk është ndërtuar kullë.
Kalaja e Petrelës ka kaluar nëpërmjet disa periudhash ndërtimi e rrënimi. Mendohet se është ndërtuar në periudhën e vonë antike, (shekulli III-IV pas Krishtit) dhe është rindërtuar sërish gjatë sundimit të Perandorit Bizantin Justiniani I (527 – 565). 
Ajo mori një rëndësi të veçantë në shek. XI, në luftimet ndërmjet normanëve dhe bizantinëve. 
Në fillim të shek. XIV i përkiste familjes feudale të Topiajve që në atë kohë ishin zotërues të territorit midis lumit Mat e Shkumbin. Në shekullin e XV, Petrela ishte Kështjella e parë pas Krujës, e cila u rrethua dhe u çlirua nga Skënderbeu. 
Kalaja e Petrelës ishte një nga qendrat që u bënë ballë pushtimit Osman, deri në vitet e fundit të jetës së Skënderbeut.
Burimi: http://www.tirana.al/directory/listing/kalaja-e-petreles