Showing posts with label MONUMENT KULTURE. Show all posts
Showing posts with label MONUMENT KULTURE. Show all posts

Friday, January 27, 2017

Gjirokastër - Shkolla e Parë Shqipe "Liria"- MONUMENT KULTURE.

  

PËRSHKRIMI
Pas përpjekjeve shekullore të patriotëve shqiptarë, të cilët edhe pse ndiqeshin e persekutoheshin, në qytetin e Gjirokastrës hapet shkolla e parë shqipe me emrin “Liria”, aty ku sot ngrihet Obelisku, kushtuar kësaj ngjarjeje. “Patrioti gjirokastrit Panajot Dhima dhe mësuesit e parë ishin Thoma Papapano, Iliaz Hoxha, Asaf Çipi, Bastri Beqiri, Safet Canole, të cilët me shumë vështirësi siguronin libra e fletore për nxënësit e tyre.

Janë dashur tre vjet luftë dhe përpjekje që Këshilli Ministror Turk të vendoste lejimin e përdorimit të shkronjave latine nëpër shkolla shqipe”,shkolla e parë shqipe “Liria” u njoh zyrtarisht nga një dekret imperial i Sulltan Reshatit, më 14 prill 1911. Kështu, në vitin 1926 qyteti i Gjirokastrës, si qendër e prefekturës kishte një lice me 137 meshkuj dhe 6 femra, si dhe 30 shkolla fillore me 1353 meshkuj dhe 668 femra.


https://milibutka.blogspot.al

Saturday, November 19, 2016

Kalaja e Petrelës - ALBANIA.


Kalaja e Petrelës ndodhet në një kodër shkëmbore në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit, me shpate të thepisura, të cilat e kanë bërë atë shumë të mbrojtur. 
Që nga lashtësia, kjo kala kontrollonte kryqëzimin e rrugëve me rëndësi ekonomike dhe ushtarake të cilat kalonin pranë saj, si rruga Egnatia (dega Durrës-Tiranë- Elbasan), e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Ndërtimet i përkasin periudhave të ndryshme,të cilat duke u nisur nga teknika e ndërtimit dhe mbivendosja ndahen në disa faza. Kjo kala ka formë trekëndore dhe perimetri i saj nuk i kalon 100 metra. Në dy qoshe ka kulla rrethore, ndërsa në të tretën , për arsye të shkëmbit të thepisur, nuk është ndërtuar kullë.
Kalaja e Petrelës ka kaluar nëpërmjet disa periudhash ndërtimi e rrënimi. Mendohet se është ndërtuar në periudhën e vonë antike, (shekulli III-IV pas Krishtit) dhe është rindërtuar sërish gjatë sundimit të Perandorit Bizantin Justiniani I (527 – 565). 
Ajo mori një rëndësi të veçantë në shek. XI, në luftimet ndërmjet normanëve dhe bizantinëve. 
Në fillim të shek. XIV i përkiste familjes feudale të Topiajve që në atë kohë ishin zotërues të territorit midis lumit Mat e Shkumbin. Në shekullin e XV, Petrela ishte Kështjella e parë pas Krujës, e cila u rrethua dhe u çlirua nga Skënderbeu. 
Kalaja e Petrelës ishte një nga qendrat që u bënë ballë pushtimit Osman, deri në vitet e fundit të jetës së Skënderbeut.
Burimi: http://www.tirana.al/directory/listing/kalaja-e-petreles