PËRSHKRIMI
Pas përpjekjeve shekullore të patriotëve shqiptarë,
të cilët edhe pse ndiqeshin e persekutoheshin, në qytetin e Gjirokastrës hapet
shkolla e parë shqipe me emrin “Liria”, aty ku sot ngrihet Obelisku, kushtuar
kësaj ngjarjeje. “Patrioti gjirokastrit Panajot Dhima dhe mësuesit e parë ishin
Thoma Papapano, Iliaz Hoxha, Asaf Çipi, Bastri Beqiri, Safet Canole, të cilët
me shumë vështirësi siguronin libra e fletore për nxënësit e tyre.
Janë dashur tre vjet luftë dhe përpjekje që Këshilli Ministror Turk të vendoste lejimin e përdorimit të shkronjave latine nëpër shkolla shqipe”,shkolla e parë shqipe “Liria” u njoh zyrtarisht nga një dekret imperial i Sulltan Reshatit, më 14 prill 1911. Kështu, në vitin 1926 qyteti i Gjirokastrës, si qendër e prefekturës kishte një lice me 137 meshkuj dhe 6 femra, si dhe 30 shkolla fillore me 1353 meshkuj dhe 668 femra.
https://milibutka.blogspot.al