Showing posts with label Opinione. Show all posts
Showing posts with label Opinione. Show all posts

Sunday, May 7, 2017

Europës i jemi qasur me hile otomane. Shkruan Agron Gjekmarkaj

Europës i jemi qasur me hile otomane


shkruan Agron Gjekmarkaj


Shqiptarët, Zoti i ka vendosur në Mesdhe, aty ku u farkëtuan fatet e civilizimit perëndimor, ose e thënë më drejtpërdrejt, aty ky lindi Europa si koncept, si qytetërim, nga ku u nis për të mbështjellë me tisin e saj të mrekullueshëm një kontinent të tërë.
Atë qe ne sot e marrim të mirëqenë!
Po në fizionominë e kësaj Europe ne shqiptarët kemi lënë shenjat tona duke i skalitur ato me fuqinë e një populli mes sfidash, por të vjetër.
Nuk na mungojnë martirët e krishtërimit, perandorët, papët, mbrojtësit e Europës, shkrimtarët, politikanët e paqes, e shenjtorët! Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Papa Klementi XI, Nënë Tereza, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova e shumë të tjerë. Europën e kemi patur larg dhe afër, por ajo ka qenë gjithmonë porti mëmë ku jemi kthyer pas stuhish e erërash të forta që na ka rezervuar historia. Për 500 vjet pushtimi otoman tentoi ta shkulte prej nesh Europën, gjuhën shqipe, krishtërimin, Gjergj Kastriotin, por nuk ja doli.
Vetëdija ishte më e fortë sesa frika e dhunës. Po ashtu, pas një segmenti të shkurtër kohor i cili mbyllej në vitin 1944, një tjetër ndarje tragjike i ndodhi kombit tonë me kontinentin e vjetër. Diktatura komuniste e projektoji republikën e re totalitare në aleanca të panatyrshme, e më vonë në izolimin total.
Kur, 60 vite më parë, etërit themelues të BE-së, me Traktatin e Romës hidhnin firmat që do të modernizonin bashkohësinë duke shtuar sigurinë, vlerat demokratike, standardet ekonomike, dhe duke shtuar të gjitha liritë e njeriut për qytetarët e kontinentit, ‘politikanët e shtypjes’ në vendin tonë i anatemonin dhe përbuznin të gjitha këto kategori, duke u ofruar shqiptarëve terror, uri dhe propagandë.
Por Europa ka qenë zemërgjerë dhe e vetëdijshme për orientimin e popullit shqiptar. Ndaj ajo i nxiti ata për nga liria dhe demokracia, i mirëpriti dhe asistoi sapo dolën nga tirania duke u sintonizuar me thirrjen e një populli që vikaste me thirrjen e epërme, “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Po ashtu, trualli ynë i përbashkët, Europa ndihmoi shqiptarët e Kosovës, pikërisht në atë që dukej e pamundur në fitimin e lirisë dhe të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, duke ndrequr shqyerjet e kohës.
Në 26 vite liri dhe pluralizëm, Shqipëria ka bërë hapa seriozë drejt Europës, sot ajo ka statusin e vendit kandidat dhe lirinë e lëvizjes së lirë. Po ashtu Kosova ka hyrë në të tilla hulli. Të dyja shtetet, integrimin e shohin si të vetmen rrugë, por edhe si një mundësi të madhe prosperiteti, paqeje e demokracie kaq të dëshiruar e të merituar, pas mundimesh pa fund.
Sigurisht gjatë këtyre viteve, politika shqiptare mund të bënte shumë më tepër. Shpesh, ajo i është qasur Europës me hile otomane. Shpesh, ajo duke favorizuar korrupsionin, tarafin dhe logjikën tribale, fakte e cilësi që na kanë mbajtur larg Brukselit, e ka vështirësuar ecjen tonë edhe mjegulluar horizontin. Por, një gjë është e sigurt, shqiptarët janë europianë të bindur dhe integrimin e kanë aspiratë madhore, por nuk mund ta arrijnë atë pa emancipuar politikën e tyre. Politika dhe shoqëria nuk janë të ndarë, ato kushtëzojnë njëri-tjetrën. Një popull europian ka detyrimin të nxjerrë politikanë europianë.
Pa e bërë këtë hendeku me Europën do të mbetet.
Gjithsesi, ky 60 vjetor është edhe i shqiptarëve. I gjen ata më të vetëdijshëm për raportin me Europën, më këmbëngulës për të vetmen rrugë dhe rrugë pa kthim… atë të shkuarjes në shtëpi dmth në Europë. (http://politiko.al/ )

Wednesday, March 22, 2017

Sllavët e Maqedonisë duhet të mësojnë gjuhën shqipe dhe jo e kundërta!!!



Ky shkrim ka lidhje me situtaten ne rajonin e Maqedonise, per te cilin nevojitet nje sqarim madhor 
700-(-300)=1000.
Domethene se jane sllavet ne Maqedoni qe se pari duhet ta mesojne shqipen; dhe jo e kunderta.
Historikisht është e pamundur më qenë njëkohësisht edhe Maqedon edhe Sllav. Një maqedon i cili i përket vitit 300 p.e.s. ndahet me 1000 vjet nga një sllav i ardhur në vitin 700 e.s. Që domethënë se në rajonin e Maqedonisë ndodhen vendasit Shqiptarë Maqedonë (ose shkurt, Maqedonë) dhe popullsi e ardhur sllave, turke, rumune dhe roma. Bullgarët e kanë të pasaktë t’i mëtojnë Maqedonët (Shqiptarët Maqedonë) si “vëllezër”, sepse kurdoherë është e pamundur me qenë njëkohësisht edhe maqedon edhe sllav ngase 700 – (-300) = 1000.
A do ishte zgjuarsi mos me kryer veprimin aritmetik 700 – (-300) = 1000 ? A është zgjuarsi me ia dhënë apo pranuar emërtimin Maqedon një sllavi dhe më pas me e dëgjuar veten ardhacak dhe popullatën sllave vendase? A nuk lexohet Lumi i Bardhë ose Bardhari “Vardar” në gjuhët e kishave ortodokse bizantine? Ky lumë kalon nëpër Shkup, më pas në Maqedoninë lindore dhe vazhdon drejt jugut derisa derdhet në Detin Egje në të djathtë të Selanikut. A nuk e vërteton edhe kjo se gjuha shqipe ka qenë e shkruar shumë kohë para dyndjes së sllavëve në Europën juglindore?
Perandoria romane lindore (ortodokse e krishtere, bizantine) dhe ajo osmane si vazhdim i saj i njihnin, i ndanin, përkufizonin, gruponin njerëzit sipas besimeve fetare. Njësitë fetare ishin njësi vet-administrimi në shërbim të perandorit bizantin dhe sulltanit të mëvonshëm. Edhe pas rrëzimit me luftë të perandorit bizantin nga hordhitë osmane, patriarkana kishtare ortodokse në Stamboll nuk e humbi vlerën e komisarit edhe nën sulltanin osman. Degët kishtare ortodokse, rrjeti i xhamijave të sulltanatit dhe degët kishtare katolike në varësi të Vatikanit ishin në garë për t’i marrë e rimarrë sa më shumë territor, toka, popullata njëra tjetrës. Rrjetet e kishave ortodokse bizantine u treguan shumë të afta në përhapjen e gjuhëve kishtare dhe mbulimin e gjuhëve natyrore tek popullatat që futnin në vathë. Për shembull, në rajonin e Maqedonsië kanë vepruar më shumë kishat bullgare se sa ato serbe. Prandaj, gjuha sllave zyrtare në Maqedoni i përket të folurës së Shkupit dhe ngjason më shumë me gjuhën bullgare se sa me atë serbe.
Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedone (Vatreshna Makedonska Revolyutsionna Organizatsiya – VMRO, edhe sot) u krijua në rajonin e Maqedonsië prej Bullgarisë në vitin 1893. Që në fillim dhe sipas porosisë VMRO kërkonte që rajoni i Maqedonisë t’i bashkohej Bullgarisë. Parapërgatitja e terrenit nga kishat bullgare dhe veorimtaria e organizatës VMRO ishin shkaqet pse ushtria fashiste bullgare hyri pa pengesa në Maqedoni gjatë Luftës II Botërore.
Faqja e parë në përfitimin dhe tretjen e popullatave të reja ishte [dhe është] ndarja nga e shkuara e tyre, harrimi i saj dhe i vetvetes, harrimi dhe edukimi i urrejtjes ndaj lidhjeve apo përkatësive të shkuara shoqërore. Rrjeshti i parë për atë qëllim ishte vendosja e emrave të rinj, emrave fetarë apo ndryshimet e emrave nga vendas natyrorë në ato sllavikë. Gjithashtu, fakti se emrat apo mbiemrat në Serbi, Malsi, Kroaci mbarojnë më -iç ose -viç, në Maqedoni me -ovski ose -ski, në Bullgari me -ov(a) ose -ev(a), në Greqi me -os, -is tregon se këto popuj nuk janë kombe por grupe shoqërore fetare.
Në ngjashmëri, popullatat e besimit mosleman përmbajnë emra turk, osmanë, arabikë dhe fetarë islamikë. Sllavëve, e së pari serbëve dhe rusëve në shpinë të tyre, iu interesonte [dhe iu intereson edhe] sot që shqiptarët e patretur nën kishat bizantine ortodokse të ishin islamikë në dukje dhe besim fetar, jo arbërorë, jo ilirë, jo shqiptarë, sepse ashtu ato shpërnguleshin [si ndodhte] më lehtë me forcë dhe në marrëveshje me Turqinë drejt Turqisë.
Regjistrimet e popullatave u përdorëjn për t’i vënë vulën atij rrjeshti të parë ndryshimi. Regjistrimi në Jugosllavinë Nr.1 u bë në vitin 1921, në Jugoslavinë Nr. 2 u bë në vitin 1931 dhe në Jugoslavinë Nr. 3 (Jugoslavia komuniste, e fundit) u bënë në vitet 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991. Në ato regjistrime, veç detyrimit të vendosjeve të prapashtesave -iç, -viç, -ov, -ski, -ovski në mbiemra, u përdor edhe një taktikë për të këputur lidhjen me lashtësinë arbërore të vendasve shqiptarë. Shqiptarëve iu kërkohej që zyrtarisht, në dokumenta, të mbanin si mbiemër të familjes emrin e gjyshit të fundit që nuk ishte gjallë. Emri i atij gjyshi zakonisht ishte emër fetar ose islamik ose ortodoks. Brezat e rinj në rritje dalëngadalë dhe pa dashje harronin trashëgiminë përtej dy brezave të vjetër dhe përfytyrimi tyre për vetveten, përkatësinë dhe kombin bëhej “i riu”.
Megjithatë, shqiptarët i mbijetuan planeve të shfarosjeve dhe shpërnguljeve fizike dhe mendore të tyre. Për shqiptarët, besimi fetar nuk është përcaktues i kombit apo i kufinjve shtetërorë. Dallgët luftarake dhe fetare që janë derdhur ndër shekuj në rajonin e Maqedonisë kanë ndikuar harrimin e vetvetes tek shqiptarët maqedonë (maqedonët), sidomos tek ato të besimit fetar të krishterë ortodoks. Megjithatë, ato tani po zgjohen dhe në rajonin e Maqedonisë gjithnjë e më shumë besimtarë të krishterë ortodoksë po dalin vetë në dukje si shqiptarë. Një rreze drite mbi to ndriçon shumë.
Prandaj gjithë rajoni i Maqedonisë, si pjesë e Gadishullit Ilirik, është Shqipëri, Iliri, Arbëri. Gjithë maqedonët janë shqiptarë maqedonë, domëthënë shqiptarë, vendas. Sllavët nuk janë vendas. Janë pikërisht sllavët në rajonin e Maqedonisë që duhet të mësojnë dhe të flasin Shqip; jo e kundërta. Nëse egziston përplasje në rajonin e Maqedonisë, ajo është midis vendasve maqedonë (shqiptarëve maqedonë) dhe sllavëve të ardhur përfshirë shërbëtorët dhe të gënjyerit e tyre; sepse 700 – (-300) = 1000.
Saimir Lolja


(Shkrimi huazuar nga Thoma K Jance)

Cilët janë hasankaleshët e kombit tonë?


Shkruan Fahri Xharra,Gjakove
“Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artiste të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar, që njihen si Shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.”… 
Por ,
Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire (KALESHİ,Hasan, “Türkler’in Balkanlar’a Girişi ve İslâmlaştırılma Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, sayı:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaası, İstanbul, 1981,177-194. “ as një fjalë nga pozita e as opozita . Heshtje, heshtje , heshtje .
Fjala e nxjerrë fjalën dhe fillon “fesati “ . Dita e errëson ditën; nata e e terron natën e ne nuk dalim dot nga rrethi i fortë shpirtlig që me shekuj na ka rrethuar shpirtin dhe qenjën tonë .
Hasan Kaleshi në këtë shkrim nuk mëton të arsyetojë pushtimin e tokave shqiptare nga turqit e as islamizimin e shqiptarëve, por argumenton se si ardhja e turqve në Ballkan ndaloi procesin e sllavizimit, latinizimit dhe greqizimit të shqiptarëve dhe sesi shqiptarët në Perandorinë Osmane u forcuan, u zgjeruan dhe i sunduan popujt tjerë të Ballkanit.
Duhet theksuar se shkrimi në fjalë * JA SESI TURQIA E SHQIPTARIZOI KOSOVËN * është përkthyer nga gjuha turke dhe një shkrim me të njëjtat teza ekziston edhe në gjuhën gjermane, i cili është cituar shumë herë nga O. J. Schmit, N. Clayer, N. Malcolm, P. Bartl e shumë studiues të tjerë. https://orientalizmi.wordpress.com/tag/hasan-kaleshi/ Ku ishte pozita dhe ku opozita ?

Fahri Xharra

Saturday, February 4, 2017

Migjeni dhe Arshi Pipa - Shkruan Fahri Xharra.


Migjeni  dhe   Arshi Pipa
Arshi Pipa (1920 - 1997) është një poet i njohur. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, Arshi Pipa studioi për filozofi në Universitetin e Firences (Itali).

Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e shfarrosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut", që është vepra poetike më e mirë e poetit.

Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).
Shkrimet e tij të botuara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në:
1) poezi, 2) estetikë e filozofi dhe 3) kritikë letrare.  

Në poezi janë vëllimet shqip: "Lundërtarë", "Libri i Burgut", "Rusha" dhe "Meridiana", me përjashtim të vëllimit të parë, të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe për këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar.
Përsa u përket studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm disa nga ato që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe: "Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare, "Fan Noli si një nga figurat komëtare dhe ndërkombëtare shqiptare", "Humanistët italoshqiptarë", "Bisedë përmbi Kadarenë", "Fenomeni Kadare" etj.

Arshi  Pipa i kishte disa pargjykime të gabuara të shkruara për Migjenin të cilat sjellin dezinformim tek shqiptari : “Pipa i qaset Migjenit nga disa pikëvështrime derisa arrin në konkludimin që Migjeni, edhe pse nuk është shqiptar, është poet i madh i letërsisë shqipe”. Pra, Migjenin e vlerëson sipas veprës letrare, jo sipas përkatësisë nacionale.

"Pipa nënvizon rëndësinë e Migjenit që lidhet ekskluzivisht me letërsinë shqipe, pasi po të ishte “në Jugosllavi fjala vjen, ku poezija shoqnore ka qenë e njoftun kaherë, poeti i “Vargjevet të Lira” nuk do t’ishte dallue fort”, por “në Shqipni Migjeni asht nji i vetëm, asht pionier”. Në këtë ese jepet edhe konstatimi: “Mos ta harrojmë se ai që ka sjellë nji fletë të re në letërsín shqipe ka qenë nji mësues katundi".

Sa gabim nga Arshi Pipa!
Ky përfundim i Arshi Pipes është më problematiku, “sepse poetin aq të dashur për lexuesit shqiptarë e nxjerr me prejardhje sllave. Pipa tregon se Migjeni, pos prejardhjes, edhe edukimin e kishte sllav (maqedonisht dhe rusisht) dhe kontributin arsimor e dha për sllavët (u dha mësim nxënësve serbë në Vrakë, e pastaj nxënësve shqiptarë në Pukë). Në shtëpi fliste serbisht, pasi shqipen nuk e njihte mirë. Kështu, nënvizohet e meta gjuhësore e shfaqur aq shpesh në poezinë e Migjenit. Ai shkroi serbo-kroatisht dhe pastaj shkrimet i përktheu shqip.

Po ashtu, mesianizmi i shfaqur në poezinë e Migjenit, sipas Pipës, është i huaj për psikologjinë shqiptare, por është familjar për mendjen sllave. Konkluza është e qartë: “stili dhe skeleti i mendjes së tij janë thelbësisht sllavë”, pasi ai është një “fenomen i hibridizimit kulturor: shpirt sllav që flet shqip”.

Edhe interesimi tematik i tij kushtëzohet nga formimi sllav: si ortodoks i Shkodrës  “ , Migjeni tërhiqej nga marksizmi dhe i hapi portat për trajtimin e letërsisë sociale. Madje shpesh vepra e tij ka një gjuhë liturgjike me mesazhe socialiste. Po ashtu, tek ai nuk dihet ku mbaron Marksi e ku fillon Niçe.
Largimin nga tradita “ Pipa e gjen edhe te refuzimi që Migjeni ia bën vargut kombëtar shqiptar, tetërrokëshit, i cili nuk shfaqet kurrë në poezinë e tij. Pjesa më e madhe e vargjeve të lira nuk është në varg të lirë; metafora është forma e tij e shprehjes; përdorimi i kohës dhe i mënyrës është i gabueshëm, ashtu si përemri, nyja etj.; sintaksa e tij nuk është tamam shqip.

Kështu, del që Migjeni, pos gjuhës së vet serbe, kishte mësuar edhe këto gjuhë: maqedonisht, rusisht, greqisht, latinisht, frëngjisht dhe shqip, nga të cilat shqipen e zgjodhi si gjuhë për t’u artikuluar artistikisht.”

Per spjegim te drejtë “I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me këtë mbiemër gjenerik,  se familja e kishte origjinën nga Dibra e Madhe,  nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te 19-te.
Kemi plot familje të shperngulura ne kete qytet te Veriut: Gjergaj,  Siliqi,  Banushi,  Kadiqi,  Dibra,  e te tjera.

Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thonë se mori pjesë në ndërtimin e kishës ortodokse në Shkoder. Kur shkonte si murator nëpër katundet e ndryshme,  ne Mal te Zi,  Nikolla u njoh dhe u martua me një vajzë nga Kuçi,  me Stake Milanin,  e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e asaj krahine,  shqipen per gjuhe amtare.

Nikolla Dibrani,  kur humbi jetën në Mal te Zi,  aty nga moti 1876,  la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston,  fare te vegjel.( http://www.zemrashqiptare.net/news/id_40465/Fahri-Xharra:-Migjeni,-shqiptari-ortodoks-i-Maqedonis%C3%AB!.html )

Kurse Fritz Radovani e thotë:  Kjo mungesë  për  të vërtetën e Migjenit  vjen nga mos njohja dhe studimi i At Gjergj Fishtes, i cili e ka thane mbi 73 vjete perpara kush asht Milloshi i Gjergjit....
   
     




Fahri Xharra,04.02.17

Gjakovë

Thursday, February 2, 2017

I kam dy fjalë me Mehmet Krajën!


   I kam dy fjalë me Mehmet Krajën!
Shkaktarët e të keqes në Kosovë kanë emër dhe mbiemër dhe dihet se kush janë, pra klasa e tanishme politike dhe hyzmeçarët e tyre të shumtë nga të gjitha shtresat shoqërore. Kjo duhet të thuhet me guxim në mënyrë që keqbërësit të apostrofohen në përputhje me fajin e bërë në vend se me "filozofema joshëse stilistike" dedikuar adoleshencës intelektuale dhe atyre që hanë dushk për gogla, pamoralshëm, të barazohen vrasësit me viktimat e tyre! Në këto rrethana që unë i quaj me qenë ose mos me qenë, krijuesit e përgjegjshëm duhet t’i përdorin “armët” e tyre, që të mbrohet një ideal për të cilin është derdhur aq mund, dije dhe gjak madje gjatë më shumë se një shekulli. (nga Jusuf Buzhovi)
Ku ishe më herët  Mehmet Kraja?  
“Arsyeja e kësaj pyetje është se mu ky njeri - prapë me gjithë respektin për vlerën në shoqërinë kosovare që i është pranuar, së paku me tituj dhe statuse- ka qenë tërë kohën para dhe pas 1999, para dhe pas 2008, në disa nga pozitat më të besueshme, më të fuqishme dhe më të dëgjueshme në Kosovë, e bile edhe në Shqipëri. Pra ku ishte Kraja kur të gjitha këto ndodhën?” (Ballsor Hoxha)
Çka ndodhën? E çka ndodhën, një pyetje shumë e vështirë. Ja që na ndodhën shumë të pa pritura pas kësaj lufte e ti na dole vetëm  me “Letër myslimanëve të Facebook-ut “. Letër impozante, por me një qëllim pompoz; minimizimin e të keqes që e kaploi Kosovën. Sikur mos të kisha qenë këto 10 vjetët e fundit, t`isha diku larg duke të lexuar në këtë letër, kisha menduar e thonë: ” Sa të pamëshirshëm këta armiqtë e Kosovës që po na e shpifen, se ekstremi islam është vetëm “shfrenim“ i disa njerëzve që iu ka dhënë rasti të shkruajnë në facebook. 
E, mik i nderuar i  asnjë fjalë nuk të doli nga goja për të gjitha ata valavitje që i patëm (edhe i kemi) duke u ballafaquar me tmerrin botëror. Ata nuk ishin (dhe nuk janë edhe sot) vetëm të facebookut por i kemi në Universitet, në Akademi, në Qeveri në Parlament, në mediat e të gjitha llojeve… në….
Akademik i nderuar, ti duhet të jesh bukur shpesh në publik, mos të them edhe për ditë që me letra më konkrete të shihet “aroma “ akademike  në çështjen kombëtare .

Unë e mora letrën tënde të fundit: “Letër askujt“ që aq shumë bëri bujë në shtypin tonë; të cilën duhet lexuar mirë e mirë se edhe aty i ke futur do miza të kalit që nuk largohen nga burimi  i tyre i jetës. Vetë titulli shumë qesharak: Letër askujt”, d.m.th. letër pa vlerë
Ti shkrove: “Pse t’i zhgënjej njerëzit edhe më shumë me punën e Akademisë, kur edhe ata që e kritikojnë, nuk premtojnë ditë më të mira, përveçse zëvendësimin e një klani me një klan tjetër. Kosova nuk humb as fiton gjë, nëse Akademinë e sundon klani i gjakovarëve, i preshevarëve, i llapjanëve apo i Rexhep Qoses. Çfarë do të ndryshonte, nëse në vend të LDK-së, Akademia të dominohej nga PDK-ja, nga AAK-ja apo nga “Vetëvendosje”? “ Çka mendove me këtë? Akademia qenka pra grumbull njerëzish të dirigjuar nga klanet. Ti po e thua, sot. Pse nuk e the më herët ?
Të kujtohet ky arsyetim i Akademisë? “Me propozim të Kryesisë së ASHAK-ut (11. 09. 2012), Dr. Oliver Jens Schmitt, profesor për Historinë e Evropës Lindore në Fakultetin e Shkencave Historike të Universitetit të Vjenës, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, Përgjegjës i Albanien-Institut, u kandidua për anëtar të jashtëm të ASHAK-ut. Kryesia i ngarkoi të nënshkruarit e këtij teksti për të hartuar një raport për punën dhe veprimtarinë e profesor Schmitt-it. 
Ishim të vetëdijshëm se kishim marrë një barrë tepër të rëndë për ta bërë vlerësimin për këtë kandidat nga se opusi i tij shkencor është shumë i gjerë dhe cilësia shkencore e studimeve të tij shumë e lartë. Mblodhëm të dhëna biografike e bibliografike, vlerësime të shkencëtarëve e historianëve me renome për këtë studiues të njohur jo vetëm për studimet historike shqiptare, të vështruara në kontekst të gjerë të zhvillimeve historike të Evropës. 
Në vlerësimet e ekspertëve të historisë, veçanërisht të historisë së Evropës JL, gjetëm se vepra e Schmitt-it është shkencore, e hartuar me kompetencë, e argumentuar me të dhëna dhe fakte shkencore dhe e mbështetur në dokumente relevante arkivore.. Kishte shprehur edhe gadishmërinë për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë. (http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 , 25.12.1912 ) . 
Oliver Schmitti u pranua në ASHAK-un tonë dhe me librat e tij u shërbeu vetëm humbjes se identitetit tonë . Ku ishe ti?
Tjetra me “rëndësi“ që e shkrove dhe e tregon një papjekuri tënde të qëllimshme:” Por ka ardhur koha që njerëzit Kosovës të lihen të qetë, të mos ua përzihen rropullitë me punët e historisë. Për LNÇ-në në Kosovë, sekush le të shkojë të lexojë ditarin e Miladin Popoviqit në Arkivin e Shtetit në Tiranë dhe mos na e çajnë më bythën me heronjtë e paqenë të asaj “epopeje”.  Sa e pa menduar mirë ?
E ke menduar mirë që historia shqiptare fillon me vet shqiptarin? E di që edhe Skenderbeu thirrej në Pirron e Aleksandrin e Madh dhe nuk i jepte të drejtë vetës e të thotë që me te filloi historia shqiptare?
LNÇ -ja në Kosovë i ka vlerat e saja të pa mohuara kurrë, se mos të ishte ajo nuk kishte me pasë më Kosovë e as luftë të UÇK- s, se nuk do të kishte shqiptar. Kujtoje Çamerinë, kujtoje arsyetimin e grekërve për dëbimin e shqiptarëve  nga aty pas Luftës së Dytë  Botërore .

Fahri Xharra,02.02.17

Gjakovë

Wednesday, February 1, 2017

GJYKATA SPECIALE NË KOSOVË (Padrejtësia mbi çlirimtarët) Shkruan Rudi Berisha

GJYKATA SPECIALE NË KOSOVË
( Padrejtësia mbi çlirimtarët)

E shkruar nga Rudi Berisha

Prishtinë, 01 shkurt - Duke lexuar në vitin (1999 ), Librin e Botuar në Zvicër të quajtur ‘’ Koncepti i Ri, mbi Realitetin e Ri ‘’, nga ky Libër kam mësuar që në atë botë, që do vie një forcë Speciale Ndërkombëtare në Kosovë, do filloj të burgos ushtar, epror e komandant të UÇK-së, më aktakuza të rrejshme dhe duan të vinë kjo forcë në përfundim, që lufta e UÇK-së, nuk kanë qen e nevojshme të ndodh fare në Kosovë, dhe t’i quajnë trimat, luftëtarët ‘’ Kriminel të luftës ‘’ ose kanë bërë ‘’ Krime në luftë ‘’

Që nga viti (1999 ), kam shkruar shkrime për këtë padrejtësi që do të ndodh dhe, do peshojnë fatkeqësisht mbi luftëtarët e Lirisë. Libri i trilluar dhe më aktakuza të fabrikuar nga Serbia i Botuar nga Filipo – francezi, një publicistë pro  serb dhe, fabrikimi i Dik Marti-t, dhe i ca ‘’ shqipfolsave ‘’ është kulmi i sjelljes së ‘’ Gjykatës Speciale në Kosovë ‘’ të supozuara për ‘’ Krime lufte ‘’...

Fatkeqësia më e madhe dhe padrejtësia më e madhe  kohën e fundit që beri bashkësia ndërkombëtare është që i detyroj ca deputet të ligj të ngrisin dorë për të themeluar ( votuar ) ‘ Gjykatën Speciale në Kosovë ‘’ për ‘’ Krime lufte ‘’, kurse nga ana tjetër kriminelet dhe vrastarët e vërtetë jetojnë të lirë, ngrisin mure në Republikën e Kosovës dhe akoma kanë ambicie fashiste dhe kriminale. Si mund të jetë drejtësi kur sot në shekullin e civilizimit, demokracisë kriminelet duartrokitën ndërsa viktima pushkatohet për se vdekuri...

Ku është Akademi e Shkencës e Republikës së Kosovës, që paguhet nga taksat e qytetarëve, pse nuk e ngritin zërin për padrejtësinë që po ndodh në Kosovë, për padrejtësinë që po i burgosin pjesëtarët e UÇK-së, pa argumente dhe më aktakuza të fabrikuara dhe të montuara politikisht  nga Serbia dhe ca mekanizma evropian por sllavo-serb...

Ku janë historianët e Republikës së Kosovës, pse  heshtin për këtë padrejtësi që po ndodh, sa herë duhet të paguajmë çmimin e Lirisë. Edhe sa, edhe më çka duhet të paguajmë këtë Liri të copëtuar, të lënduar, të plagosur, të vrarë dhe të nakatosur, edhe sa duhet të vuajmë që të gëzojmë Lirinë ne shqiptarët në Kosovë...

Të padrejtë janë të gjithë ata individ, politikanë, shkrimtar, poet, publicistë që thonë: ‘’ që Kosova u çliruan nga Fuqitë Ndërkombëtare ‘’, e vërteta është që lufta e lavdishme e UÇK-së, është Liria, pa luftën e vashave dhe djemve të popullit shqiptarë nuk do çlirohej kurrë Kosova.

Por nuk duhet mohuar asnjëherë kontributin e madhe të SHBA-ve dhe të ca shteteve të Evropës të na ndihmuan të bëjmë luftën e përbashkët që toka shqiptarë në Kosovë të Gëzoj Lirinë. Jemi falënderues shumë të gjithë atyre që na ndihmuan të çlirohet Kosova, por në radhë të parë nderoj, çmoj gjakun e derdhur të çlirimtarëve, tani të bërë dëshmor në çdo cep të Kosovës, ku sot pushojnë në kurora lulesh për Liri tonë...

Ndihem shumë keq, historia do e shkruaj për ‘’ Gjykatën Speciale’’, kjo ‘’Gjykatë’’. është e
padrejtë, është një etnike, ku do gjykohen vetëm shqiptarët, që në fillim e tregon padrejtësinë e saj që ka kjo ‘’ Gjykatë ‘’, andaj dikush do jetë i mbuluar më turpi gjatë gjithë jetës, kemi mundur të punojmë ndryshe, dhe kjo ‘’ Gjykatë ‘’ mos të behet fare, jam i bindur që ka pas zgjidhje, por është dashur që politika shqiptare të jetë syçelë që nga viti ( 1999), por kjo i zuri në ‘’ befasi ‘’, dhe lakmi për pushteti i lidhi më ‘’ Gjykatën Speciale të turpit ‘’...

Përshëndetje motra dhe vëllezër shqiptarë !
Rudi Berisha, Kryetar i Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’
Prishtinë, 01 shkurt 2017
_____________________________________________________________________________https://milibutka.blogspot.al




Tuesday, January 31, 2017

Lugina e Preshevës dhe shkëmbimi i territoreve - Shkruan, Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX

Lugina e Preshevës dhe shkëmbimi i territoreve


Në medie filloi  një  debat,  mbi çështjen e  shkëmbimit të territoreve, ku  është  laku edhe   Lugina e Preshevës. Kjo temë në  aspektin e të drejtës së shtetit, nuk është i ri  në Ballkan, madje filloi që në  mes shekullit XIX, në mes Perandorisë  Osmane  dhe  Rusisë. Në të cilën  Perandoria  Osmane  në një numër të madh  marrëveshjesh, aspironte mbajtjen  për vete  të  territoreve të Ballkanit( Rumelisë),  derisa Rusia nxiste  shtetet  sllave  në kryengritje, e që përmes këtyre  shteteve tentonte  të  shkëpuste  sa më shumë territore për  shtetet  Sllave të jugut, përmes të  cilave  do ushtronte  ndikimin e vetë. Derisa Perandoria Austro-Hungareze dhe Italia  nga  ana  tjetër  tentonin  ngritjen  e një  shteti sa më të madh  Shqiptarë,  kuptohet  nën  ndikimin e tyre!
Tërë  kohën thirrej në “ruajtjen  e paqes në  ballkan”, “ ballkani i ballkanasve” etj etj, mirëpo realisht  në prapravi shtetet  e Ballkanit nën diktatin e Rusisë u përgatën për ndryshim me forcë të kufijve! Kufijt u ndryshuan me  “zjarrin e armës” e jo me “ngjyrën e lapsit”, duke  fillu që me  marrjen  e Sanxhakut të Nishit, e kulmuar pastaj me Kongresin e  Berlinit, e deri në  Luftën   e Parë Ballkanike, ku  Sanxhaku i Nishit, Tregut të ri, Kosovës, etj, u okupuan  nga  Serbia, Mali i Zi, Greqia, etj. Veçmas  ishin tokat  Shqiptare që u  coptuan! Duhet kujdes, e njejta  histori është edhe  sot, Serbia vazhdimisht përgatitet për luftë, derisa ne qëndrojmë duarkryq!

Ndërsa Serbia,  shfaqte plane për  ndarje-këmbim  territoresh, edhe gjatë  kohës së  Millosheviqit,  si ndarjen e  Kosovës dhe pjesa e caktuar  t’i bashkohej  Shtetit Amë, ashtu edhe në drejtim të  Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë! Derisa Kroatët  nuk përkrahën   ide të  shkëmbimit të territoreve, ashtu as  boshnjakët, por as  Maqedonia, e më së paku  besoj që  do e  mbështesnin  Shqiptarët një ide të tillë( ne do duhej të  jepnim tokë Shqiptare për të  marrë  tokë Shqiptare, derisa Serbia do jepte tokë Shqiptare për të marrë  tokë  Shqiptare!)! Madje edhe  Serbia e  sotme,  derisa  bëheshin negociatat para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës( në lidhje  me Statusin e Kosovës), godisnin  opsionin e  ndarjes së Kosovës, që njëra pjesë  t’i  bashkohej  Serbisë, e tjetra Shqipërisë!

KOSOVA ASNJË MILIMETËR S’MUND TË  NDAHET SI SHKËMBIM TERRITORESH!- shih neni 2.2( Sovranitetin  e Kosovës), neni 20( bartja e sovranitetit vetëm tek Organizatat  Ndërkombëtare) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,[1] dhe   nenet  123(Pranimi i kapitullimit dhe okupimit), neni 124, paragrafi 2( Tradhtia ndaj vendit) të Kodit Penal të Republikës  së Kosovës![2]

Mirëpo edhe  dialogu  me Serbinë, për  Mitrovicën veriore, Trepçën etj, është në  thelb  lëshim territori a të drejte shfrytëzimi a marrje  detyrimi( borxhi nga  Kosova). Është  e vetmja rrugë  dialogu, por jo vetëm  në këtë  gjerësi temash të trajtuara, sepse është  bisedu vetëm  për Kosovën,  derisa për Luginën  e Preshevës,  e mos të  flasim më për  Tregun e Ri, asnjëherë nuk është  zënë  në gojë! Ne( si  Kosovë), kemi  humbur  rastin e   Intervenimit  Policorë në Veri,  gjë që  është imponu dialogu! Mënyra e intervenimit në  veri në korrik 2011, ishte   i gabuar për  dy  fakte sa i përket: mënyrës së intervenimit dhe  ndërprerjes së intervenimit.  

Derisa dihej  që në veri të Kosovës kishte  grupe, sado që do ishin të mëdha ato  grupe, por me taktikë  lufte  guerile, është  banale të mendosh  fillimisht t’i shtypësh me  veprim  frontal, pra duhej  veprimi  gueril  kundër guerilit ( taktika e forcave të sigurisë së Izraelit më së miri e  faktojnë këtë!). Së dyti, edhe pse me veprim  frontal u  intervenu, në çastin e  rënijes  së një polici të Kosovës( Enver Zymberit), u ndërpre. Parimisht është  dashur të llogariteshin  dëmet  në  njerëz  si shumë  më të mëdha  nga  kjo mënyrë e  veprimit, por asesi  të mos  ndërprehej! Sado që do kishte  komplikime  rajonale e më gjerë, me rëndësi është  vetëm  “vendosja  para një  fakti të kryer!” dmth kapja  në befasi e palës tjetër( kujto dhe krahaso rastet e luftrave  ballkanike prej 1878 sidomos, e deri në Luftrat   ballkanike!, po ashtu kujto reagimet  e Izraelit, pastaj të Rusisë në Gjeorgji, Krime etj)!

Politikanët  tonë, duke  qenë  inferiorë në raport  me  palët tjera si atë  ndërkombtare dhe  atë  serbe,  me theks të  veçantë shihet  inferioriteti në  personalitetin e tyre, sepse i takojnë  shumica një  besimi fetar( musliman), i cili i bën të tillë(kjo është më e theksuar)! Këtë fakt   e kanë  edhe   politikanët   që i takojnë   besimit fetar( katolik), pasi janë  deficitar  në disa aspekte  po të këtij drejtimi!  Këtë  fakt, jo pak raste  më është  dhënë  mundësia t’a identifikoja si  domethënës, por edhe më shumë  është  vetëthënë nga po këto personalitete  në  biseda  private në rrethet  e tyre  familjare-shoqërore etj!
 Sociologët, psikologët  do t’a shpjegonin edhe pak më ndryshe, duke e  identifiku me nocionin “ kompleksi i robit”, por në  fakt  mbetet shumë  e ngjajshme!
Përpara çdo feje- jemi   Shqiptarë dhe duhet të  sjellemi si të tillë, e mos të vuajmë nga  komplekse të tilla.

Kohëve të  fundit, por edhe më përpara kishte edhe  disa  zëra, nga  ana  e Shqiptarve  që  përpjekeshin me propozimet e tyre,  në lidhje  me shkëmbim territoresh, si mënyra për  t’a arritur “Paqen  dhe Stabilitetin në Ballkan”!
Ballkani mund të ketë  Paqe, vetëm me  zgjidhjen  meritore  të  statusit të Shqiptarve. Ballkani mbeti pa paqe, shkaku i Rusisë e cila  nxiti dhe ndihmoi shtetet  sllave të pushtonin tokat  Shqiptare( që  i quanin si toka Osmane!)!

Por edhe sikur të  dakordoheshim dy  Kombet, ne Shqiptarët  dhe Serbët, që  të  ndryshonim  kufij, do ishte  reagimi rajonal dhe ndërkombtarë që do ndalonte, apo së paku  shtetet  e rajonit  do kërkonin edhe ato shkëmbime  territoresh- e që s’do kishte gjasa të arrihej  pajtim  për gjitha, pa përfshi edhe  implikimin gjeostrategjik më të gjerë! Më e lehtë  është  shkëputja e territoreve duke u kriju si entitet politiko-juridik në  vete( ka miliona raste të tilla në histori), derisa shkëmbim territoresh janë shumë  më të pakta, e jo të ndodhura mes  dy kombeve, por mes dy shteteve që kanë  nda një territor të një  kombi të tretë!

Lugina e  Preshevës, duke  qenë nën  okupim të Serbisë( Presheva dhe Bujanovci prej Luftës së Parë Ballkanike, kurse  Medvegja nga  Kongresi i Berlinit), e që për më keq pas Luftës së II Botërore (  Presheva, Bujanovci janë  shkëputur nga Republika e Kosovës) e që  Sovrani( populli) kurrë nuk e  pranoi okupimin, madje  vazhdimisht  dolën  bij e bija që  Luftuan për Liri. Për habi, edhe  nga Lugina e  Preshevës,  lindi një zë, që propozon këtë opsion të  shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës, që t’i  bashkohet  Kosovës, derisa  Veriu i Kosovës t’i  bashkohet Serbisë! 
Nëse  hipotetikisht, arrihet një marrëveshje e tillë, kurrë më  nuk mundemi  ligjërisht t’i kërkojmë Shqipëtarët  që janë  duke u  Rilindur  në Tregun  e Ri, madje edhe deri në  Sanxhakun e  Nishit( kjo mos të shihet si  ambicje  nacionaliste, ka  raste  në historinë juridike të  shtetit dhe së drejtës, që kombe  para asimilimit janë rikthy-Rilindë,  duke  formu edhe   struktura politiko-juridike tejet stabile!)
Lugina e Preshevës,  duhet me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mënyrë të arrijë Lirinë nga Serbia! Derisa rrethanat politike rajonale( pra edhe bisedimet Kosovë Serbi, e sidomos në të  ardhmen  në lidhje me demarkacionin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë), duhet të përdoren për të  arritur qëllimin tonë!

Andaj  trajtimi i një  opsioni politik me miopi ( a edhe me interes afatshkurtër), pa i inkorporu të gjitha   efektet dhe interesat  afatgjate Kombtare Shqiptare( si tërsi, e jo  vetëm si Luginë e  Preshevës), nuk është në Interes as të Kombit tonë, e rrjedhimisht as të Luginës së Preshevës, por as s’do jenë i qëndrueshëm  gjatë rrjedhave të Historisë së ardhshme!

Luginës së Preshevës, nuk i zgjedhet  statusi, duke  kërku  reciprocitet me minoritetin serbë të Kosovës së Veriut, as me  referendum të 1-2 marsir 1992, por me  këmbëngulje duke  ndjekur  mjetet demokratike( referendumi, protesta, demostrata,  bojkotim-shkëputje  totale e çdo raporti me  okupatorin, mos bindje publike, deri edhe Luftë për Liri!)

Ish-përfaqësues  politik i UÇPMB-së, tash si Kryetar i Këshillit Kombtarë Shqiptarë për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc,  si dhe  gjithë partitë dhe lëvizjet  politike të Luginës,  duhet të  bashkohemi! Si të   bashkuar,  me një  fjalë para Serbisë e  para  botës,  t’a kërkojmë dhe arrijmë patjetër vetëm  Lirinë!

Më:31.01.2017

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Sunday, January 29, 2017

PERGJIGJE NDAJ ATYRE QE DINE VETEM TE BALTOSIN - FIGURA - KOMBETARE.

PERGJIGJE NDAJ ATYRE QE VETEM DINE TE BALTOSIN

Une jam ish i prendjekur politik,
e kam vuajtur ne lekuren time cdo te thote te jesh i perndjekur, te vihesh perpara nxenesve te shkolles dhe te fyeje drejtori i shkolles vetem per faktin se kam nje vella te arratisur dhe nje ne burg, une e di se cfar do te thote te jesh i persekutuar!

Une nuk flas per veprat e Kadarese se ato i kane vleresuar njerez te botes se artit dhe kultures me pare se une dhe ju, por une flas me aq kopetenca qe me jep pervoja e jetes time ne periudhen komuniste: Dhe ketu shtrohet pyetja si mundet qe vetem per faktin qe ishte komunist ne kohen e dikatures se kuqe me te eger ne europen lindore qe te "vini ne pranga" eliten e e kesaj klase e cila perfaqesohej nga shkrimtar te tille sic ishte Ismail Kadare.
Nese ka nje njeri qe eshte me i vlefshmi dhe me i madh aktual ne jeten politike, publicistike dhe shoqerore te sotme padyshim eshte Kadare kryesori, ai nuk mund te behet kurban i mllefeve dhe i s'mirave te ndokujt i cili nuk arriti dot as ne ate kohe por dhe as ne kete kohe te jene te denje as per vete dhe as per shoqerine. 

Persa i perket asaj se sa kishte pergjegjsi Ismail Kadare ne ate kohe, atehere kemi dhe une dhe ju si pjestar te shoqerise se asaj kohe pse nuk e paskemi rrezu pushtetin e atehershem apo pse nuk jemi ngritur hapur kunder tij, Ju e dini shume mire se ku perfunduan ish bashkepunetoret e diktatorit, sic ishin Mehmet Shehu apo dhe Kadri Hazbiu.
Si mundeni te kerkoni me shume se sa fjalen e penes te cilen Kadare dhe ne kushte te rrezikshme per jeten ai e vuri kunder Diktatures, Duhet me qene Idiot qe te kerkosh me shume nga nje Shkrimtar se sa ka bere Kadare

Ai ishte dhe eshte ndergjegja e plagosur e nje populli te vuajtur, ai mbajti dhe mban mbi supe cdo sulm te cdo injorani qe ngrihet dhe kujton se do ti bej sherbim popullit te tij duke fyer figura te tilla, ai popull i cili i fyen keto figura, te tilla qe ne ne fakt duhet te krenohemi me to, tregon injarancen e tij dhe qorrsokakun te cilin ai eshte zhytur, mjafton te shikosh ambjentin politik dhe shoqeror ne shqiperi dhe te kesh te qarte se per cfar behet fjale.

Kurre nuk do te kemi patur figura kaq universale dhe kaq te dobishme per kombin si Ismail Kadare.  Ai qe me qellim apo pa qellim, me apo pa dijen e tij sulmon Figura te tilla nuk ben gje tjeter vecse sulmon ndergjegjen e paster te nje populli te lashte sic eshte populli shqiptar. Ne nuk kemi aq shume figura te tilla qe duhet te shuajne oreskin e cdo publisti injorant, por duhet jemi te kujdesshem se cdo baltosje e tyre tregon fytyren tone prej nje shoqerie orientale, dhe jo oksidentale perendimore.

Bota e cilivizuar e ka thene fjalen e saj dhe vleresimin e saj per Kadaren, ne vetem fyejme veten dhe kombin tone me sjelle te tilla! Keshtu qe me qendrimin e tij gjithmon e ne favor te mbrojtjes se vlerave kombetare dhe shoqerore te shqiptareve, Kadare ka qene dhe eshte figura me e paster dhe me e vleresuar ne boten perendimore te ciliviruar, ate nuk mund ta zbehin apo ta shuajne askush kushdo qofte ai, ne tregojne fytyren tone te vertet per vleresimin e tij, te pozitiv apo negativ!

Cdo baltosje e tije eshte ne demin e kombit dhe vetes tone! Une flas per njerez qe cilet kane nje fije karakeri e jo per ata qe nuk kane apo e kane humbur fare! E kam quajtur dhe quaj te demshme deri te felliqur dhe tinzare baltosja e figurave te tilla si Kadare, Nene Tereza, apo dhe Gjergj Kastriti / Skenderbeu!!!


Kjo gje nuk na nderon dhe eshte e pafalshme, eshte jo etike, eshte e jo moralshme dhe eshte e denueshme!!!


Friday, January 27, 2017

Unè qè isha nè rrugè pèr tè shpèrndarè dhurata ... gjeta dhuratèn mè tè madhe në jetèn time! - Shkruan Pirro Qendro.



 
Mirèmèngjesi Shqipe!
Kohè mè parè pata vendosur njè foto te revistès "Katundi Ynè"
pas dy a tre ditèsh njè mik nga Kosova, mè shkrun dhe kujton njè histori qè ai nuk e kishte harruar edhe pse kishin kaluar vite.
Ishte 11 qershori 2014 kur unè lexova kètè histori tè veçantè.
"Faleminderit Piro Qendro qè keni sjellè nè Faqen DardaniaDo'Det Therandë, Kopertinèn e revistès Katundi Ynè".

Nga shiqimi i parè mu dukè se nuk e njifja, u genjeva, me kèt Reviste mè lidh
nji Histori Nostalgjike ku nè fillim tè gjysmes sè dytè të viteve tetèdhjetè udhètoja me tren për në Gorizia (Friuli) tè Italisè dhe si zakonisht isha i stèrngarkuar me valixhe dhe disa paketime kartonash, pasi isha kontrolluar nga biletarët disa here nuk më la pershtypje... 
Kur afer Veronës një biletar me kontrollon bileten dhe në dalje të kabinès me pyet: Po këto valixhet në korridor tè kujt janë, i thashë; tè miat janè, dhe pshpèriti nè "rregull", por ma pas filloj ti numèroj dhe mè thote se duhet tè paguaj biletè tè veçantè sepse unè kisha valixhe sa pèr pesè udhètare sè bashku... Pèrgjigjja ime ishte e prerè Jo... me pas ai fillojè tè bisedojè me zyrtarèt e tij dhe po mè shikonte me shikim nènçmues. 
Me tè arritur nè Stacionit e Goricès aty mè pritèn tre carabinier të cilèt mè ndihmuan pèr t'i zbritur valixhet dhe nè stacionin e tyre me kontrolluan pashaportèn dhe ca valixhe, me pyeten diçka nè italisht qè unè atè botè nuk kuptoja. Ata ranè nè hall me mua sepse biletari i kishte porositur qè tè mè vinin gjobè dhe me makinèn e tyre me gjithè valixhet mè solën nè komisariatin e qytetit. Aty mè shpunè nè katin e parè nè njè dhomè tè madhe dhe me pas filluan tè hapin tè gjitha valixhet.
Pas një kohe tè shkurtèr hyri njè zotèri me pashaportèn time nè dorè me moshe mbi tè pesedhjetat... U ul prane meje matan tavolines dhe me pyet nè anglisht se tè gjitha valixhet ishin tè miat apo jo.. Po i thashè janè dhurata... ah ah ..dhurata! 

Po kèto librat ku i keni marè, mos jane tè ndalume.. jo nuk janè tè ndalume, ju pergjigja, i kam blerè.. Po ju studioni, dhe duke kaluar nèpèr duart e tija librat qè tashmè ndodheshin mbi tavolinè... Po ti bèn propagandè - me pyeti: jo, i thash i kam pèr miqte e mi.. Ok Ok Po më thuaj nga cili vend i Jugosllavise vini? - nga Kosova.. 

Ah jeni Shqipetar, ah po, po, ma pas dual jashtè dhomès dhe me la vetèm disa minuta, pasi u kthue kishte njè reviste nè dore tè cilèn ma jep pranè tavolinès... Unè qè i kisha sytè e skuqur nga lodhja e marr nè dore dhe filloj ta lexoj

"Katundi Yne" nuk po kuptoja nè çka  po ndodhte dhe e shoh nè sy... Ai mè thotè... UNE JAM ARBERESH... nga emocionet filluan tè me rrjedhin lotèt...
Ai revistën ma dhuroi pasi hoqi njè copèz letre tè ngjitur mbi tè ku ishte i shènuar emri i tij.. pèr tè mos dyshuar ndokush tjetèr qè edhe ai i pèrket tè njètès kauz "tè vetè ndèrgjegjèsimit tè shqiptarève"....

Mè pas mè thotè mbylli valixhet dhe urdhèroi tre karabinierè tè më shoqèronin dhe tè më ndihmonin tek stacioni i trenit.
Unè qè isha nè rrugè pèr tè shpèrndarè dhurata .. gjeta dhuratèn mè tè madhe në jetèn time, miku arberesh dhe revistën e tyre.... U pèrshèndetèm duke shtrènguar duart si vellezèr duke u pare gjatè nè sy... moment qè nuk mund ta harroj...

Shkruan Pirro Qendro Bologna, 
Emilia-Romagna, Italy
  https://milibutka.blogspot.al

Thursday, January 26, 2017

Shansi ideal i humbur – shqiptarët e Maqedonisë


Shqiptarët zakonisht jemi si puna e Sizifit , edhe historikisht i kemi legjendat “ ndërtojmë ditën dhe prishet natën” .Mungesa e një qëndreje të vërtetë intelektuale shqiptare , në stilin e hebrenjve na bënë që të jemi të humbur si në histori ashtu edhe në ardhmëri . Nuk na mungojnë kokat e mençura , porse na mungojnë  shumë gjëra të cilat  e pamundësojnë krijimin e një qëndreje shumë shumëkokëshe , të një qëllimi dhe të shpëtimit kombëtar.

Rasti i rrallë historik apo më mirë të them unik në historinë shqiptare ishte ay i shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë dhe nisma e zotit Manojllovski . E keni menduar ndo një herë se janë ende shqiptarët qe flasin maqedonisht dhe të fesë ortodokse e që e duan më në fund kthimin në rrënjët e tyre?
Cili nga shqiptarët,  sa do atdhetar të  ishte  kishte guxuar që të qet në dritë një të vërtetë të mohuar ?
Cili nga ne që nga koha e Josif Bagerit e ka ditur që zjarri shqiptar ndizet ende tek 200 mijë frymë shqiptare në tokat tona të okupuara të Maqedonisë? Këte e dinte vetëm Naimi , e ai fatkeqësisht jetonte në një kohë aspak të përshtatshme për ta aktualizuar këtë dhuratë të “fshehur “.
Nëse Naimi në Stamboll dhe Josifi nga Bulgaria tregonin se ja ku janë shqiptarët ortodoks  ,të tjerët i shikonin punët e tyre . Po sot ? Të gjitha rrethanat e favorshme për ndezjen e zjarrit ,jo tinëz por publikisht , zjarrit shqiptar në Maqedoni ishin në duart tona; por ne nuk ishim ata që një gjë të tillë e donim . Ta kemi në mendje se Maqedonia ishte bërë edhe  shqiptare , dhe se populli shqiptar kishte për të qenë shtet-formues me përkrahjen gjithë- europiane sikur t`ishin edhe shqiptarët ortodoks në skenën politike shqiptare .

Ne nuk deshëm . Po ,po ne nuk deshëm . Ne, të besimit musliman nuk deshëm që shqipja të ishte gjuhë zyrtare në Maqedoni . ngjarjet shkuan jo si e deshën ata që i than` Manojllovskit: “Shko aty , se populli yt po të pret ; jemi pas teje “ !  Ne të nderuar shqiptar, ne nuk e deshëm dhe e refuzuam shansin unik në historinë tonë të 2 000 vjetëve të fundit .
 I kam edhe do fjalë:  Kisha Ortodokse  Autoqefale e Shqipërisë në këtë shans historik ishte e shurdhër dhe memece ; nuk e çeli gojën asnjë herë për këtë çështje me rëndësi . Ku qëndron “mëvetësia  “ shqiptare e kësaj kisheje?  Autoqefalia e saj është vetëm një e thënë sa për sy e faqe dhe për mashtrim.
E di që të gjithë po jemi të varur nga Stambolli ; shqiptarët ortodoks ne Ortodoksia e Stambollit , shqiptarët muslimanë po ashtu nga Stambolli por nga Bashkësia turke islame.

Nëse në Athinë Kisha serbe e mbanë liturgjinë në gjuhën e saj , lindë pyetje se si po kuptuaka serbishten zoti  i ortodoksisë e shqipen  jo ? ose pse zoti i i muslimanisë nuk e kupton shqipen?

Pra , kësaj radhe  ne si shqiptar musliman dhe shqiptar ortodoks e humbëm një shans ideal të cilin na e mundësoi dikush . Kush ?  

Fahri Xharra,25.01.17
Gjakovë