Lugina e Preshevës dhe shkëmbimi
i territoreve
Në medie filloi një
debat, mbi çështjen e shkëmbimit të territoreve, ku është
laku edhe Lugina e Preshevës.
Kjo temë në aspektin e të drejtës së
shtetit, nuk është i ri në Ballkan,
madje filloi që në mes shekullit XIX, në
mes Perandorisë Osmane dhe
Rusisë. Në të cilën
Perandoria Osmane në një numër të madh marrëveshjesh, aspironte mbajtjen për vete
të territoreve të Ballkanit(
Rumelisë), derisa Rusia nxiste shtetet
sllave në kryengritje, e që
përmes këtyre shteteve tentonte të
shkëpuste sa më shumë territore
për shtetet Sllave të jugut, përmes të cilave
do ushtronte ndikimin e vetë.
Derisa Perandoria Austro-Hungareze dhe Italia
nga ana tjetër
tentonin ngritjen e një
shteti sa më të madh
Shqiptarë, kuptohet nën
ndikimin e tyre!
Tërë kohën thirrej në “ruajtjen e paqes në
ballkan”, “ ballkani i ballkanasve” etj etj, mirëpo realisht në prapravi shtetet e Ballkanit nën diktatin e Rusisë u përgatën
për ndryshim me forcë të kufijve! Kufijt u ndryshuan me “zjarrin e armës” e jo me “ngjyrën e lapsit”,
duke fillu që me marrjen
e Sanxhakut të Nishit, e kulmuar pastaj me Kongresin e Berlinit, e deri në Luftën
e Parë Ballkanike, ku Sanxhaku i
Nishit, Tregut të ri, Kosovës, etj, u okupuan
nga Serbia, Mali i Zi, Greqia,
etj. Veçmas ishin tokat Shqiptare që u coptuan! Duhet kujdes, e njejta histori është edhe sot, Serbia vazhdimisht përgatitet për
luftë, derisa ne qëndrojmë duarkryq!
Ndërsa Serbia, shfaqte plane për ndarje-këmbim
territoresh, edhe gjatë kohës
së Millosheviqit, si ndarjen e
Kosovës dhe pjesa e caktuar t’i
bashkohej Shtetit Amë, ashtu edhe në
drejtim të Bosnjës, Kroacisë,
Maqedonisë! Derisa Kroatët nuk
përkrahën ide të shkëmbimit të territoreve, ashtu as boshnjakët, por as Maqedonia, e më së paku besoj që
do e mbështesnin Shqiptarët një ide të tillë( ne do duhej
të jepnim tokë Shqiptare për të marrë
tokë Shqiptare, derisa Serbia do jepte tokë Shqiptare për të marrë tokë
Shqiptare!)! Madje edhe Serbia
e sotme,
derisa bëheshin negociatat para
Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës( në lidhje
me Statusin e Kosovës), godisnin
opsionin e ndarjes së Kosovës, që
njëra pjesë t’i bashkohej
Serbisë, e tjetra Shqipërisë!
KOSOVA ASNJË MILIMETËR S’MUND
TË NDAHET SI SHKËMBIM TERRITORESH!- shih
neni 2.2( Sovranitetin e Kosovës), neni
20( bartja e sovranitetit vetëm tek Organizatat
Ndërkombëtare) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,[1]
dhe nenet 123(Pranimi i kapitullimit dhe okupimit),
neni 124, paragrafi 2( Tradhtia ndaj vendit) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës![2]
Mirëpo edhe dialogu
me Serbinë, për Mitrovicën
veriore, Trepçën etj, është në thelb lëshim territori a të drejte shfrytëzimi a
marrje detyrimi( borxhi nga Kosova). Është
e vetmja rrugë dialogu, por jo
vetëm në këtë gjerësi temash të trajtuara, sepse është bisedu vetëm
për Kosovën, derisa për
Luginën e Preshevës, e mos të
flasim më për Tregun e Ri,
asnjëherë nuk është zënë në gojë! Ne( si Kosovë), kemi
humbur rastin e Intervenimit
Policorë në Veri, gjë që është imponu dialogu! Mënyra e intervenimit
në veri në korrik 2011, ishte i gabuar për
dy fakte sa i përket: mënyrës së
intervenimit dhe ndërprerjes së
intervenimit.
Derisa dihej që në veri të Kosovës kishte grupe, sado që do ishin të mëdha ato grupe, por me taktikë lufte guerile, është banale të mendosh fillimisht t’i shtypësh me veprim frontal, pra duhej veprimi gueril kundër guerilit ( taktika e forcave të sigurisë së Izraelit më së miri e faktojnë këtë!). Së dyti, edhe pse me veprim frontal u intervenu, në çastin e rënijes së një polici të Kosovës( Enver Zymberit), u ndërpre. Parimisht është dashur të llogariteshin dëmet në njerëz si shumë më të mëdha nga kjo mënyrë e veprimit, por asesi të mos ndërprehej! Sado që do kishte komplikime rajonale e më gjerë, me rëndësi është vetëm “vendosja para një fakti të kryer!” dmth kapja në befasi e palës tjetër( kujto dhe krahaso rastet e luftrave ballkanike prej 1878 sidomos, e deri në Luftrat ballkanike!, po ashtu kujto reagimet e Izraelit, pastaj të Rusisë në Gjeorgji, Krime etj)!
Derisa dihej që në veri të Kosovës kishte grupe, sado që do ishin të mëdha ato grupe, por me taktikë lufte guerile, është banale të mendosh fillimisht t’i shtypësh me veprim frontal, pra duhej veprimi gueril kundër guerilit ( taktika e forcave të sigurisë së Izraelit më së miri e faktojnë këtë!). Së dyti, edhe pse me veprim frontal u intervenu, në çastin e rënijes së një polici të Kosovës( Enver Zymberit), u ndërpre. Parimisht është dashur të llogariteshin dëmet në njerëz si shumë më të mëdha nga kjo mënyrë e veprimit, por asesi të mos ndërprehej! Sado që do kishte komplikime rajonale e më gjerë, me rëndësi është vetëm “vendosja para një fakti të kryer!” dmth kapja në befasi e palës tjetër( kujto dhe krahaso rastet e luftrave ballkanike prej 1878 sidomos, e deri në Luftrat ballkanike!, po ashtu kujto reagimet e Izraelit, pastaj të Rusisë në Gjeorgji, Krime etj)!
Politikanët tonë, duke
qenë inferiorë në raport me
palët tjera si atë ndërkombtare
dhe atë
serbe, me theks të veçantë shihet inferioriteti në personalitetin e tyre, sepse i takojnë shumica një
besimi fetar( musliman), i cili i bën të tillë(kjo është më e theksuar)!
Këtë fakt e kanë edhe
politikanët që i takojnë besimit fetar( katolik), pasi janë deficitar
në disa aspekte po të këtij
drejtimi! Këtë fakt, jo pak raste më është
dhënë mundësia t’a identifikoja
si domethënës, por edhe më shumë është
vetëthënë nga po këto personalitete
në biseda private në rrethet e tyre
familjare-shoqërore etj!
Sociologët, psikologët do t’a shpjegonin edhe pak më ndryshe, duke
e identifiku me nocionin “ kompleksi i
robit”, por në fakt mbetet shumë
e ngjajshme!
Përpara çdo feje- jemi Shqiptarë dhe duhet të sjellemi si të tillë, e mos të vuajmë
nga komplekse të tilla.
Kohëve të fundit, por edhe më përpara kishte edhe disa
zëra, nga ana e Shqiptarve
që përpjekeshin me propozimet e
tyre, në lidhje me shkëmbim territoresh, si mënyra për t’a arritur “Paqen dhe Stabilitetin në Ballkan”!
Ballkani mund të ketë Paqe, vetëm me zgjidhjen
meritore të statusit të Shqiptarve. Ballkani mbeti pa
paqe, shkaku i Rusisë e cila nxiti dhe
ndihmoi shtetet sllave të pushtonin
tokat Shqiptare( që i quanin si toka Osmane!)!
Por edhe sikur të dakordoheshim dy Kombet, ne Shqiptarët dhe Serbët, që të
ndryshonim kufij, do ishte reagimi rajonal dhe ndërkombtarë që do
ndalonte, apo së paku shtetet e rajonit
do kërkonin edhe ato shkëmbime
territoresh- e që s’do kishte gjasa të arrihej pajtim
për gjitha, pa përfshi edhe
implikimin gjeostrategjik më të gjerë! Më e lehtë është
shkëputja e territoreve duke u kriju si entitet politiko-juridik në vete( ka miliona raste të tilla në histori),
derisa shkëmbim territoresh janë shumë
më të pakta, e jo të ndodhura mes
dy kombeve, por mes dy shteteve që kanë
nda një territor të një kombi të
tretë!
Lugina e Preshevës, duke qenë nën
okupim të Serbisë( Presheva dhe Bujanovci prej Luftës së Parë
Ballkanike, kurse Medvegja nga Kongresi i Berlinit), e që për më keq pas
Luftës së II Botërore ( Presheva,
Bujanovci janë shkëputur nga Republika e
Kosovës) e që Sovrani( populli) kurrë
nuk e pranoi okupimin, madje vazhdimisht
dolën bij e bija që Luftuan për Liri. Për habi, edhe nga Lugina e
Preshevës, lindi një zë, që
propozon këtë opsion të shkëmbimit të
territorit mes Luginës së Preshevës, që t’i
bashkohet Kosovës, derisa Veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë!
Nëse hipotetikisht, arrihet një marrëveshje e tillë, kurrë më nuk mundemi ligjërisht t’i kërkojmë Shqipëtarët që janë duke u Rilindur në Tregun e Ri, madje edhe deri në Sanxhakun e Nishit( kjo mos të shihet si ambicje nacionaliste, ka raste në historinë juridike të shtetit dhe së drejtës, që kombe para asimilimit janë rikthy-Rilindë, duke formu edhe struktura politiko-juridike tejet stabile!)
Nëse hipotetikisht, arrihet një marrëveshje e tillë, kurrë më nuk mundemi ligjërisht t’i kërkojmë Shqipëtarët që janë duke u Rilindur në Tregun e Ri, madje edhe deri në Sanxhakun e Nishit( kjo mos të shihet si ambicje nacionaliste, ka raste në historinë juridike të shtetit dhe së drejtës, që kombe para asimilimit janë rikthy-Rilindë, duke formu edhe struktura politiko-juridike tejet stabile!)
Lugina e Preshevës, duhet me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo
mënyrë të arrijë Lirinë nga Serbia !
Derisa rrethanat politike rajonale( pra edhe bisedimet Kosovë Serbi, e sidomos
në të ardhmen në lidhje me demarkacionin mes Republikës së
Kosovës dhe Serbisë), duhet të përdoren për të
arritur qëllimin tonë!
Andaj trajtimi i një opsioni politik me miopi ( a edhe me interes
afatshkurtër), pa i inkorporu të gjitha
efektet dhe interesat afatgjate
Kombtare Shqiptare( si tërsi, e jo vetëm
si Luginë e Preshevës), nuk është në
Interes as të Kombit tonë, e rrjedhimisht as të Luginës së Preshevës, por as
s’do jenë i qëndrueshëm gjatë rrjedhave
të Historisë së ardhshme!
Luginës së Preshevës, nuk i
zgjedhet statusi, duke kërku
reciprocitet me minoritetin serbë të Kosovës së Veriut, as me referendum të 1-2 marsir 1992, por me këmbëngulje duke ndjekur
mjetet demokratike( referendumi, protesta, demostrata, bojkotim-shkëputje totale e çdo raporti me okupatorin, mos bindje publike, deri edhe
Luftë për Liri!)
Ish-përfaqësues politik i UÇPMB-së, tash si Kryetar i
Këshillit Kombtarë Shqiptarë për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, si dhe
gjithë partitë dhe lëvizjet
politike të Luginës, duhet të bashkohemi! Si të bashkuar,
me një fjalë para Serbisë e para
botës, t’a kërkojmë dhe arrijmë
patjetër vetëm Lirinë!
Më:31.01.2017
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi
i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
No comments:
Post a Comment