Format e Luftës
së Serbisë kundër Luginës
Me mbarimin e Luftës së
UÇPMB-së, në maj të 2001-shit, në Luginë të Preshevës,
edhe territoret e Çliruara u
riokupuan nga Serbia kolonialiste. Edhe përkundër
faktit që ekzistonte Amnestia e shpallur nga Serbia, për
Luftëtarët e UÇPMB-së, ajo nuk i
përfshiu edhe Luftëtarët e dalluar Shqiptarë( edhe unë si ushtar, që
në fillim isha kundër Marrëveshjes së
Paqës së Konçulit- gjithmonë do jam)! Me këtë rast, Serbia vetëm ndërroi
format e luftës.
I përmbledh disa nga
manifestimet konkrete të
Luftës Speciale të Serbisë, kundër Luginës së Preshevës: përzgjedhje
të politikanve lokal Shqiptar sipas
referencave dhe preferencave të intereseve të Serbisë; shpërngulje me metoda
perfide të popullsisë Shqiptare nga vatrat e
veta; keqtrajtime dhe rrahje brutale nga
policia, ushtria, xhandarmëria e
qytetarve Shqiptar; mos lejimi i kthimit
të të shpërngulurve; heqja e shtetësisë; militarizimi enorm; ndalim i çdo
manifestimi kombëtar; ndalimi i përdorimit të Flamurit Kombtar Shqiptarë.
Arrestime kinse për vepra
terroriste dhe krime lufte; bastisje
brutale; lëvizje të policisë, ushtrisë
dhe sidomos xhandarmërisë nëpër qendra
vendbanimesh duke terrorizu popullsinë;
legjitimim
të qytetarve nëpër fusha dhe male të
Luginës; vrasje fëmijësh; vrasje
të të burgosurve shqiptar; dërgimi i
flet-thirrjeve për t’a kry shërbimin ushtarak të Serbisë; gjetje armësh kinse të UÇPMB-së;
bastisje për armë; bastisje për
veprat kriminale ordinere, duke i kthy ato në
mjet për terror ndaj të tjerve;
ndalim të librave Shqip (Historisë dhe Abetares!)
Lejim-dirigjim për librat e lëndës fetare me planprogram të
porositur nga Serbia; biseda informative
për Luftëtarët e dalluar të UÇPMB-së; vrasje dhe
tentim-vrasje në Luginë, por edhe në
Republikë të Kosovës sidomos të ish-luftarve të dalluar të UÇPMB-së; djegëje të
shtëpive dhe objekteve përcjellëse; djegëjë
të pronave( fushave) dhe maleve
kryesisht; djegëje të shtëpive dhe
objekteve të caktuara; përdhunim vajzash
të mitura të familjeve të caktuara;
sulme fizike, rrahje, therrje, plagosje
të Luftëtarve të dalluar të
UÇPMB-së në Luginë;
Lejim të ekstremizmit,
rekrutim dhe veprim të hapur të organizatave
vehabiste, kryesisht të drejtuara
kundër Trojeve tjera Shqiptare dhe kundër aleatëve të Shqiptarve; shpërngulja për
në vendet e BE-së, kryesisht luajti rrolin e lehtësuesit dhe organizuesit
të fshehur; shtyrjen e
fshehtë të të rinjëve
Shqipëtar që të shkojnë në Siri gjatë viteve 2012-2016; mos njohje diplomash universitare të universiteteve Shqiptare; etj.
Pas arritjes së qëllimit të
qeverisë së Serbisë, që të përfundonte
luftën e UÇPMB-së, në maj 2001, bëri
të mundur, që terrorin shtetëror, aktet terroriste
që i bëjnë shërbëtorët e saj, dhe luftën e
saj kundër Luginës, ta
drejtoj vetëm kundër
elementit nacionalist Shqiptar. Të jemi të qartë, jo të
gjithë nacionalistët janë në këtë shënjestër! Nacionalistët Shqiptarë
të Luginës së Preshevës, të cilët
persekutohen nga Serbia, janë ata
të cilët kanë bindje
politike properëndimore Europiane, me
theks të veçantë në
Aleancë me SHBA, e që për më shumë,
nacionalistët e pakët
në numër, që janë për
Rilindje të Kombit
Shqiptar( edhe në Luginë- largimin nga çdo ideologji lindore, si
kulturore, fetare, aleancash etj).
Derisa Serbia asnjë
nacionalist Shqiptar të
Luginës, nuk e lufton, nëse nuk i ka këto
elemente politike( të
sipërthëna!). Kjo tashmë dihet edhe
nga historia, që shërbimet sekrete serbe, që nga
elaborati i Ilia Garashaninit 1844, kishte projektu plane në zhdukjen
e Kombit Shqiptar, pra edhe në
trevat e Luginës së Preshevës, sidomos
duke i bë të vetidentifikohen me islam, perandorinë Osmane, t’i besojnë hoxhallarve, të lënë shkollat, të shpërngulen për
në “tokën e bekuar”-Anadolli etj!
Me që ka kohë që
kam vërejtur këtë mënyrë veprimi të Serbisë, ka raste të
shumta që “nacionalist Shqiptar të Luginës së Preshevës, që janë me bindje politike
islamike dhe kundër SHBA-së dhe pro Europianizmit”,por që strehohen
si refugjat politik në Kosovë, pos që krekosen
si nacionalist Shqiptar, ata
realisht asnjëherë nuk janë
rrezikuar!
Shumica më e madhe,
e ish-luftëtarve të UÇPMB-së, të
cilët menjëherë pas luftës ishin
shënjestru si “element armiqësor i Serbisë” apo si “ rrezikues
të Serbisë”, i’u imponu të bëjnë
zgjedhje individualisht. Pas
gjithë këtyre akteve, cdokush hesht- SEPSE EDHE NE VETË HESHTIM, REAGOJMË INDIVIDUALISHT KUNDËR TERRORIT TË SERBISË!
Institucionet në shtetet tona, në shtetin Amë, dhe në
Republikë të Kosovës, ngasa mund të bëjnë, realisht mbetet
për të dëshiruar!
Terrorin e Serbisë,
mbi Luginë e me theks të veçantë mbi Luftëtarët Shqiptarë të kësaj ane, jo me disa qindra, por edhe vetëm disa dhjetra a
më pak, mund t’i dalin përballë, askush tjetër nuk na mbron
jetën, familjen, pasurinë, vendin
tonë, përpara sesa ne vetë t’a bëjmë!
SHPËTIMI ASKUJT NUK I
VJEN NGA
JASHTË, NGA LART - “QIELLI”, DUKE
PRITUR, POR DUKE E KËRKUAR ME ÇDO
MËNYRË, RRUGË, SAKRIFICË!
"Luftetari për Liri"
Deshmoriheshturgjergjshqiperia Zjarri
Më: 21 mars 2017