Tuesday, March 21, 2017

Format e Luftës së Serbisë kundër Luginës

Format  e Luftës së Serbisë kundër Luginës


Me mbarimin e Luftës së UÇPMB-së, në  maj të  2001-shit, në Luginë të  Preshevës,  edhe territoret  e Çliruara u riokupuan  nga  Serbia kolonialiste. Edhe  përkundër  faktit që  ekzistonte  Amnestia e shpallur nga  Serbia, për  Luftëtarët e  UÇPMB-së, ajo nuk i përfshiu edhe  Luftëtarët  e dalluar Shqiptarë( edhe unë si ushtar, që në  fillim isha kundër Marrëveshjes së Paqës së Konçulit- gjithmonë do jam)! Me këtë rast, Serbia vetëm  ndërroi  format  e luftës.

I përmbledh disa nga manifestimet  konkrete  të  Luftës Speciale të Serbisë, kundër Luginës së Preshevës: përzgjedhje të  politikanve lokal Shqiptar sipas referencave dhe preferencave të intereseve të Serbisë; shpërngulje me metoda perfide të popullsisë Shqiptare  nga  vatrat e  veta; keqtrajtime dhe rrahje brutale nga  policia, ushtria, xhandarmëria  e qytetarve Shqiptar;  mos lejimi i kthimit të të shpërngulurve; heqja e shtetësisë; militarizimi enorm; ndalim i çdo manifestimi kombëtar; ndalimi i përdorimit të Flamurit Kombtar Shqiptarë.

Arrestime kinse për vepra terroriste dhe krime  lufte; bastisje brutale;  lëvizje të policisë, ushtrisë dhe  sidomos xhandarmërisë nëpër qendra vendbanimesh duke  terrorizu popullsinë; legjitimim
të  qytetarve nëpër fusha  dhe male të  Luginës; vrasje  fëmijësh; vrasje të të  burgosurve shqiptar; dërgimi i flet-thirrjeve për t’a kry shërbimin ushtarak të Serbisë; gjetje  armësh kinse të  UÇPMB-së;  bastisje për  armë; bastisje për veprat  kriminale  ordinere, duke i kthy  ato në  mjet  për terror ndaj të tjerve; ndalim  të librave  Shqip (Historisë dhe Abetares!)

Lejim-dirigjim për  librat e lëndës fetare me planprogram të porositur nga Serbia; biseda informative  për  Luftëtarët  e dalluar të UÇPMB-së; vrasje dhe tentim-vrasje në Luginë, por edhe  në Republikë të Kosovës sidomos të ish-luftarve të dalluar të UÇPMB-së; djegëje të shtëpive dhe objekteve  përcjellëse; djegëjë të  pronave( fushave) dhe maleve kryesisht; djegëje të  shtëpive dhe objekteve të  caktuara; përdhunim vajzash të mitura të  familjeve të caktuara; sulme fizike, rrahje, therrje, plagosje  të  Luftëtarve të dalluar të UÇPMB-së në Luginë;

Lejim të ekstremizmit, rekrutim dhe veprim të   hapur të  organizatave  vehabiste, kryesisht  të drejtuara kundër Trojeve tjera Shqiptare dhe kundër aleatëve të Shqiptarve; shpërngulja për në vendet e  BE-së, kryesisht  luajti rrolin e lehtësuesit dhe organizuesit të  fshehur; shtyrjen e
fshehtë të  të rinjëve  Shqipëtar që të shkojnë në Siri gjatë viteve 2012-2016; mos njohje  diplomash universitare  të universiteteve Shqiptare; etj.

Pas arritjes së  qëllimit të  qeverisë së Serbisë, që të  përfundonte luftën  e UÇPMB-së, në maj 2001, bëri të  mundur, që terrorin  shtetëror, aktet  terroriste  që i  bëjnë   shërbëtorët e  saj, dhe luftën  e  saj  kundër  Luginës, ta  drejtoj vetëm kundër  elementit  nacionalist  Shqiptar. Të jemi të  qartë, jo të  gjithë  nacionalistët janë  në këtë shënjestër! Nacionalistët  Shqiptarë   të Luginës së Preshevës, të  cilët persekutohen  nga Serbia, janë ata të  cilët kanë  bindje  politike properëndimore Europiane, me  theks të  veçantë  në  Aleancë  me  SHBA, e që për më  shumë,  nacionalistët  e  pakët  në numër, që  janë  për  Rilindje  të  Kombit  Shqiptar( edhe në Luginë- largimin nga çdo ideologji lindore, si kulturore, fetare, aleancash etj).

Derisa Serbia  asnjë  nacionalist  Shqiptar  të  Luginës, nuk  e  lufton, nëse nuk  i ka këto  elemente  politike( të sipërthëna!). Kjo tashmë  dihet  edhe  nga  historia, që shërbimet  sekrete serbe,   që nga   elaborati i Ilia Garashaninit 1844, kishte  projektu plane në   zhdukjen  e  Kombit Shqiptar, pra edhe në trevat  e Luginës së Preshevës, sidomos duke i bë të  vetidentifikohen me  islam, perandorinë Osmane, t’i besojnë  hoxhallarve, të lënë  shkollat, të shpërngulen  për  në  “tokën  e bekuar”-Anadolli etj!

Me që ka kohë  që  kam  vërejtur  këtë mënyrë veprimi të Serbisë, ka raste të shumta që  “nacionalist Shqiptar të  Luginës së Preshevës, që janë me bindje  politike  islamike dhe kundër SHBA-së dhe pro Europianizmit”,por që  strehohen  si refugjat  politik  në Kosovë, pos që  krekosen  si  nacionalist Shqiptar,  ata  realisht asnjëherë nuk janë   rrezikuar!

Shumica më  e madhe,  e  ish-luftëtarve të UÇPMB-së, të cilët menjëherë  pas luftës  ishin  shënjestru si  “element  armiqësor i Serbisë” apo si “ rrezikues të   Serbisë”, i’u imponu të  bëjnë  zgjedhje  individualisht. Pas gjithë këtyre  akteve, cdokush  hesht- SEPSE EDHE NE VETË HESHTIM, REAGOJMË  INDIVIDUALISHT KUNDËR TERRORIT TË SERBISË!

Institucionet  në shtetet tona, në shtetin Amë, dhe në Republikë të Kosovës, ngasa mund të bëjnë, realisht   mbetet  për të  dëshiruar!
Terrorin  e Serbisë,  mbi  Luginë e me theks të  veçantë mbi Luftëtarët  Shqiptarë të kësaj ane, jo  me disa qindra, por edhe vetëm disa dhjetra a më pak,  mund t’i  dalin përballë,  askush tjetër nuk  na mbron   jetën,  familjen, pasurinë, vendin tonë, përpara sesa ne vetë  t’a bëjmë!

SHPËTIMI ASKUJT NUK I VJEN  NGA  JASHTË, NGA LART - “QIELLI”,  DUKE PRITUR, POR DUKE  E KËRKUAR ME ÇDO MËNYRË, RRUGË, SAKRIFICË!

"Luftetari për Liri"
Deshmoriheshturgjergjshqiperia Zjarri

Më: 21 mars 2017

No comments:

Post a Comment