Showing posts with label Kosove. Show all posts
Showing posts with label Kosove. Show all posts

Saturday, December 23, 2017

“Modeli i liderit “babës” karizmatik nuk (zh)bëhet, ai mirëmbahet”




“Modeli i liderit “babës” karizmatik nuk (zh)bëhet, ai mirëmbahet”










Sipas Malokut subjektet pretendojnë se janë ideatorët, arkitektët apo edhe vetë “baballarët” Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku përmes një shkrimi ka komentuar përçarjet brenda Vetëvendosjes, duke thënë se pothuajse në të gjitha vendet ka ndodhur një proces i tillë. 
Maloku tha se nëpër këtë sëmundje të “fruthit” siç e quan ai, ka kaluar LDK-ja më shumë, PDK-ja më pak, AAK-ja hiç, sipas tij edhe VV është në këtë rrugë. 

1. Pothuajse në të gjitha vendet e transicionit ka ndodhur një proces, apo një lloj katarsisi kur është fjala tek: rirreshtimet brenda partiake dhe ngritja e përgjegjësisë publike nga ana e subjekteve apo aktorëve dominues politikë të cilët me fuqinë e votës bëjnë projeksione kombëtare dhe sosh shtetërore. Që nënkupton zhvillime të atilla emancipuese për të krijuar masën kritike për përgjegjësit dhe nevojat si standarde të shoqërive bashkëkohore demokratike. 

Historia e gjertanishme e këtyre shoqërive ka dëshmuar gjithashtu se procesi i rirreshtimit duhet të ndodhë në disa plane, në mënyrë që të arrihet standardi i sigurisë dhe i përgjegjësisë së institucioneve dhe gjithë inxhinieringut social (zbutja e papunësisë në gangrenë që edhe sot po i përcjellë këto vende) e sidomos atij kulturorë (ndryshimi gradual dhe në koherencë me nevojat dhe apetitet e grupeve të ndryshme të interesit), në mënyrë që të funksionoje sa më mirë demokracia dhe shteti. Ky proces duhet të ndodhë në sferën ideologjike, atë programore, juridike, sociale dhe sidomos atë kulturore. 

2. Ndryshe, nëse nuk ndodhin ndryshime në sferat e mësipërme atëherë në shoqëri dhe sidomos në institucionet bartëse të proceseve dhe zhvillimeve shoqërore mund t’i ekspozohen të ashtuquajturit fenomen të atrofisë apo mbylljes sociale që nënkupton maksimalizimin e avantazheve të grupeve të ndryshme të interesit, ashtu siç është duke ndodhur aktualisht në Kosovën e pasluftës. Ku grupe të ndryshme (kryesisht të interesit dhe bizneseve të amalguara me ato të politikës) bëjnë plane dhe projekte të tëra për të ruajtur statuset dhe privilegjet e tyre të fituara në mënyrë (jo)meritore. Kjo mbyllje sociale apo e cilësuar ndryshe edhe si një lloj hermetizmi social mund të përkufizohet si një gjendje apo status quo përmes të cilit grupet e ndryshme. bëjnë përpjekje jo vetëm të ruajnë siç thamë kontrollin mbi resurset dhe begatitë njerëzore, por edhe të ushtrojnë ndikimin e tyre monopolist. 

3. Një cilësim kujtojë që i mungon çështjes së dinamikës së kategorizimit kur janë në pyetje kriteret, pyetja, apo edhe çështja e identifikimit të partive kosovare, mund të merret ai i konsekuencave apo karakterit të raportit të brendshëm partiak, e që ka të bëjë me hierarkinë apo subordinimin e njerëzve kyç brenda një subjekti të caktuar politik. Sëmundje kjo e “fruthit”, nëpër të cilin kanë kaluar: LDK-ja, më shumë, PDK-ja më pak, AAK-ja hiç! Kurse, tani Vetëvendosja, është në këtë rrugë. Që të gjitha këto subjekte, pretendojnë ose joshen të binden se janë ideatorët, arkitektët apo edhe vetë “baballarët” e këtyre partive politike. 

4. Sipas këtij kriteri liderët made in Albanicus, në partitë politike shqiptare sensin apo prirjen për t’i nënshtruar në mënyrë autoritare dhe me fuqinë e karizmës gjithë mëkëmbësit tjerë, e shfrytëzojnë si një guide të qartë, por asnjëherë të pathënë, as në prezencë e as në mungesë të mëkëmbësve të tyre! Një tjetër çështje e shndërruar në rutinë sociale tashmë, është edhe ajo e portretit të autoritetit të liderit. Që kur të analizohet me dioptrinë sociologjike, këto personalitete në mungesë të instalimit të sistemit funksional në brendësinë e organizatave të tyre, na dalin me një portret tipik karizmatik, që i karakterizon sidomos shoqëritë e vonuara. Këto autoritete, çështjen dhe motivet e mosrealizimit të copëzave identitare i shfrytëzojnë dhe e përdorin jashtëzakonisht në mënyrë mjeshtërore, jo vetëm për të ushtruar trysninë e tyre mbi pjesëtarët tjerë partiak, por, dhe për të sjellë edhe vendime kontradiktore dhe herë herë edhe në kundërshti me vetë programet dhe orientimet e proklamuara ideologjike…. 

5. Çdo parti politike e ka hierarkinë e vet, pra shkallaren ose piramidën e vet organizuese ku anëtarët e partive zgjedhën e sistemohen sipas kritereve, shijeve dhe sidomos interesave e shërbimeve që ata i kryejnë liderit partiak, apo vetë partisë në faza të ndryshme të emancipimit politikë. Pozita në shkallaren partiake në një mënyrë përcakton edhe statusin e anëtarit në atë parti, i cili jo domosdoshmërish mund të jetë edhe i komunitetit të biznesit, atij intelektual, rural, urban, pra edhe njeriut të thjesht, i cili sjellë fuqi politike përmes (karizmës)votës së tij. Sistemet e shtresëzimit partiak dallojnë sipas asaj se sa u lejohet të lëvizin nga një status apo pozitë më të ulët partiake në një pozitë më të lartë, në hierarkinë apo piramidën politike. 

6. Gjatë këtij procedimi, zakonisht rebelimi eventual partiak, individët dhe grupet, apo edhe fraksionet brenda një subjekti politik, i katapulton edhe kah një rebelim politik. Por, çka është rebelimi partiak? Do thënë që ky koncept aludon kryesisht në një lloj gjendjeje të ankoruar sociale, dhe që ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e një lloj norme ekzistuese politike që zakonisht normohet në sistemet fillestare partiake, që për imperativ e kanë: dallimin e qartë nga subjektet dhe organizatat tjera politike; idenë për ta përmbysur sistemin ekzistues të vlerave të komprometuarash; dhe instalimin e sistemit të ri vlerorë. Ideja e “rebelimit partiak”, shpeshherë ngatërrohet me konceptin e rebelimit politik, që ka një kuptim tjetërfare (të kryengritjes, revolucionit, pra të një ndërrimi rrënjësor të raporteve shoqërore?!) dhe që në shumë raste në historitë e popujve të ndryshëm u ka prij ndryshimeve sociale dhe atyre ekonomike. 

7. Në rastin e Kosovës, ne kemi identifikuar Lëvizjen studentore të viteve -80-ta dha ato -90-ta së bashku me lëvizjen joviolente të identifikuar me Ibrahim Rugovën, kurse në botë: rebelimin në Tien an Men (Kinë), lëvizjen e hipikëve, lëvizjen në Çekosllovaki, pasta atë në Gjeorgji, kurse sot lëvizjen OccupyWallStreet, Occupy Okllahoma, etj. Kriteret apo masa e argumentit për të krijuar pretekstin e fortë e në fund edhe për të mposhtur sistemin e vjetër vlerorë ishin kryesisht të natyrës: sociale, kombëtare, kolonialiste, etj., pra një gamë e tërë argumentesh dhe pretekstesh socio-politike e ekonomike që dosido në faza të ndryshme emancipuese në shoqëri të ndryshme, sjellë pasoja dhe reperkusione të ndryshme.Bartës të këtyre proceseve padyshim që janë partitë politike që nuk kanë instalua akoma elementet ideologjike, e që ende shërbehen me flokulat dhe ikonografinë kombëtare. Duket që ato ende nuk e kanë të qartë as vizionin e “ecarakes” horizontale e as të asajna horizontale?!”, 

Shkruan Fadil Maloku

Friday, March 24, 2017

Koshi i Politikës - Nga: Sali Bytyçi.




Për «engjëjt» komunistë të Kosovës.

Pas periudhave diktatoriale njerëzit e të gjitha shtresave dhe ngjyrave duhet të përmbahen. Nuk ka zgjidhje tjetër. Mospërmbajtja e njërit, nxit reagimin e tjetrit dhe fajin nuk mund t’ia hedhësh reaguesit më pak se nxitësit, sepse në të tilla raste shkaku e pasoja bëhen një.

Të gjithë ata që e kanë përjetuar periudhën pas demonstratave të vitit ’81, sidomos ata që u përfshinë në ndonjë mënyrë në to, e dinë mirë se çfarë kohe ishte në Kosovë: kohë e përndjekjes, e diferencimit, e shantazhimit, e burgosjes, e maltretimi e deri edhe e likuidimit fizik. Tani të dalë dikush që ishte pjesë e mekanizmit përndjekës të asaj kohe, edhe më keq, dikush që ishte në krye të përndjekësve, dhe të arsyetojë veprimtarinë e tij duke i “dënuar” edhe një herë të dënuarit e asaj kohe, në emër të lirisë së shprehjes, me siguri që nuk mbetet pa pasoja.

Unë personalisht jam prej njerëzve të cilët në vitin 1981 e pësuan. Si i ri, jo vetëm organet e shkollës, po edhe të policisë e vërejtën se edhe unë isha “njëri” prej atyre të rinjve që përbëja njëfarë rreziku dhe, së bashku me një shok tjetër, një ditë më thirrën në një bisedë në zyrën e drejtorit. Në zyrë, përveç drejtorit, H. Sh., ishte edhe komandanti i policisë, R. O. Në mesin e pyetjeve, nga fundi i bisedës, njëri prej tyre, ma bëri pyetjen: “A beson në Lidhjen e Komunistëve, se do t’i rregullojë të gjitha problemet?” Unë u përgjigja shkurt: “Jo, nuk besoj”. 

Një javë para se ta përfundoja vitin e fundit të shkollës së mesme, tri-katër ditë pasi kisha dëgjuar në radio për “diferencimin ideopolitik”, më përjashtuan nga shkolla. Një vit ma vonë, na rrethuan shtëpinë, na bastisën dhe na arrestuan me gjithë vëllanë, që ishte më i vjetër se unë 10 vjet. Pas hetimeve, ma ngritën aktakuzën duke u mbështetur në një poemë të shkruar në fletore dhe se kisha lexuar disa libra të vëllait, të ndaluara.

Në kohën kur po mbahesha në paraburgim në Burgun e Qarkut të Prizrenit, 16 dhjetor 1982 – 16 shkurt 1983, në gazetën e përditshme “Rilindja” lexoja reagime kundër një libri, me titull “Gollubnjaça” (Guva e pëllumbave), e botuar në Beograd (?), më duket ishte dramë, e cila binte në kundërshtim me politikën e bashkim-vëllazërimit. 

Tani nuk më kujtohet saktë arsyeja pse ky libër binte në kundërshtim me politikën e asaj kohe, nëse në të madhëroheshin çetnikët apo ustashët, po më kujtohen reagimet e shumta të asaj kohe kundër këtij libri. Nja dy-tre vjet para kësaj, ishte botuar edhe një libër tjetër, në Beograd, me titull “Vunene vremene” (Kohë të leshta), më duket vëllim poetik, në të cilin autori i saj kishte përqeshur sistemin ideologjik jugosllav. 

Pak pas meje, Vuk Drashkoviq kishte botuar romanin “Nozh” (Thika), në të cilin madhëronte çetnikët, për të cilin pati reagime të shumta. I pari, autori i librit “Vunene vremene” ishte dënuar një vit burg me kusht, ndërsa autori i “Gollubnjaçës”, emri i të cilit nuk më kujtohet, dhe Vuk Drashkoviqi, përveç kritikave në shtyp, nuk kishin pasur asnjë pasojë. 

Ndërkaq, unë, atëbotë nxënës i përjashtuar nga shkolla e mesme, për një poemë të shkruar në fletoren time dhe për disa libra ilegale të vëllait, u arrestova, u torturova në hapësirat e Policisë së Qarkut në Prizren nga inspektori Daut Morina dhe kryeshefi i Policisë së Prizrenit, Vesel Krasniqi, të cilët, pasi m’i hoqën rrobat e trasha, se ishte dimër, më ranë me shkopinj, përveç shputave të këmbëve, shpinës derisa u lodhën të dy, duke kërkuar t’iu jepja emra kush e kishte lexuar këtë poemë, apo kush i kishte lexuar librat e ndaluar. 

Aq më ranë, saqë kur më dërguan në burg, rreth pjesës mbi veshka më kishte pëlcitur lëkura. Në fund të torturave, Veseli, duke më bërë presion të nxirrja emra, ngriti shkopin mbi kokën time dhe më bërtiti me aq zë: “Fooooool”, i gatshëm të më binte në kokë. Kurë nuk i harroj mustaqet e holla rreth buzëve të tij dhe gojën e hapur tmerrshëm! Por kur iu përgjigja që s’kisha çfarë të flisja më shumë, uli shkopin dhe doli nga dhoma ku më torturuan dhe më nuk u duk në zyrën ku bënte hetimet mbi mua, Daut Morina.

Në bazë të kësaj poeme të shkruar në fletoren time dhe me shtesë librat e ndaluar të vëllait, më dënuan për vepër penale nga neni 133 për propagandë, dënim që e vazhdova në vitin 1984 (rastësisht viti koincidon me titullin e romanit të Xhorxh Orvellit “1984”).
Unë jam prej rasteve më të vogla të asaj kohe. Përveç përndjekjes dhe burgosjes, i asnjë nga këta njerëz nuk kishin të drejtë të punësoheshin.

Arsyeja pse i përmenda autorët serbë e kroatë që nuk u dënuan për veprat e tyre, është të tregoj që në gjithë ish-Jugosllavinë ishte një sistem ideologjikë, po ky sistem më i egri ishte në Kosovë, ku hetuesit shqiptarë dhe prokurorët e gjykatësit ishin shumë më të ashpër në zbatimin e këtij sistemi, punë që e kryenin me vullnet të madh.

Tani të dalë personi që ishte në krye të atij sistemi policor në Kosovë dhe t’i gjykojë edhe njëherë të persekutuarit e asaj kohe, është e patolerueshme dhe jo humane. E kam fjalën për Azem Vllasin, po ky përmendet sepse ka qenë në krye të atij regjimi, po nuk është i vetmi, ka mjaft shokë.

Personalisht, nuk jam të bëhet vetëgjygjësi as mbi të as mbi askënd tjetër, por njeriu që ka qenë në krye të një aparati shtypës, së paku do të duhej të dilte para një Gjyqi Moral. Kjo edhe në emër të Evropës dhe të evropianizimit tonë. 

Në krejt Evropën Juglindore dhe në Ballkan janë dënuar krimet e komunizmit, përse kjo nuk ndodh edhe tek ne?! 
Nëse nuk bëhet një Gjyq Moral ndaj njerëzve që kanë qenë në krye të aparatit të dhunës në kohën e sundimit të ideologjisë komuniste në Kosovë, të bëhet një Gjyq Moral ndaj njerëzve të cilët në atë kohë u përndoqën nga ai aparat i dhunës! 

Dhe, nëse ndodh e dyta, pra Gjyqi Moral ndaj të përndjekurve të viteve ’80, pra e drejta të mbetet në anën e dhunuesit e jo të të dhunuarit, atëherë duhet të bëhet një Gjyq Moral ndaj gjithë popullit shqiptar, ndërsa në Kosovë të kthehet pushteti serb, i cili e dhunoi këtë popull përreth një shekull!

Sali Sali Bytyqi

Tuesday, March 21, 2017

Format e Luftës së Serbisë kundër Luginës

Format  e Luftës së Serbisë kundër Luginës


Me mbarimin e Luftës së UÇPMB-së, në  maj të  2001-shit, në Luginë të  Preshevës,  edhe territoret  e Çliruara u riokupuan  nga  Serbia kolonialiste. Edhe  përkundër  faktit që  ekzistonte  Amnestia e shpallur nga  Serbia, për  Luftëtarët e  UÇPMB-së, ajo nuk i përfshiu edhe  Luftëtarët  e dalluar Shqiptarë( edhe unë si ushtar, që në  fillim isha kundër Marrëveshjes së Paqës së Konçulit- gjithmonë do jam)! Me këtë rast, Serbia vetëm  ndërroi  format  e luftës.

I përmbledh disa nga manifestimet  konkrete  të  Luftës Speciale të Serbisë, kundër Luginës së Preshevës: përzgjedhje të  politikanve lokal Shqiptar sipas referencave dhe preferencave të intereseve të Serbisë; shpërngulje me metoda perfide të popullsisë Shqiptare  nga  vatrat e  veta; keqtrajtime dhe rrahje brutale nga  policia, ushtria, xhandarmëria  e qytetarve Shqiptar;  mos lejimi i kthimit të të shpërngulurve; heqja e shtetësisë; militarizimi enorm; ndalim i çdo manifestimi kombëtar; ndalimi i përdorimit të Flamurit Kombtar Shqiptarë.

Arrestime kinse për vepra terroriste dhe krime  lufte; bastisje brutale;  lëvizje të policisë, ushtrisë dhe  sidomos xhandarmërisë nëpër qendra vendbanimesh duke  terrorizu popullsinë; legjitimim
të  qytetarve nëpër fusha  dhe male të  Luginës; vrasje  fëmijësh; vrasje të të  burgosurve shqiptar; dërgimi i flet-thirrjeve për t’a kry shërbimin ushtarak të Serbisë; gjetje  armësh kinse të  UÇPMB-së;  bastisje për  armë; bastisje për veprat  kriminale  ordinere, duke i kthy  ato në  mjet  për terror ndaj të tjerve; ndalim  të librave  Shqip (Historisë dhe Abetares!)

Lejim-dirigjim për  librat e lëndës fetare me planprogram të porositur nga Serbia; biseda informative  për  Luftëtarët  e dalluar të UÇPMB-së; vrasje dhe tentim-vrasje në Luginë, por edhe  në Republikë të Kosovës sidomos të ish-luftarve të dalluar të UÇPMB-së; djegëje të shtëpive dhe objekteve  përcjellëse; djegëjë të  pronave( fushave) dhe maleve kryesisht; djegëje të  shtëpive dhe objekteve të  caktuara; përdhunim vajzash të mitura të  familjeve të caktuara; sulme fizike, rrahje, therrje, plagosje  të  Luftëtarve të dalluar të UÇPMB-së në Luginë;

Lejim të ekstremizmit, rekrutim dhe veprim të   hapur të  organizatave  vehabiste, kryesisht  të drejtuara kundër Trojeve tjera Shqiptare dhe kundër aleatëve të Shqiptarve; shpërngulja për në vendet e  BE-së, kryesisht  luajti rrolin e lehtësuesit dhe organizuesit të  fshehur; shtyrjen e
fshehtë të  të rinjëve  Shqipëtar që të shkojnë në Siri gjatë viteve 2012-2016; mos njohje  diplomash universitare  të universiteteve Shqiptare; etj.

Pas arritjes së  qëllimit të  qeverisë së Serbisë, që të  përfundonte luftën  e UÇPMB-së, në maj 2001, bëri të  mundur, që terrorin  shtetëror, aktet  terroriste  që i  bëjnë   shërbëtorët e  saj, dhe luftën  e  saj  kundër  Luginës, ta  drejtoj vetëm kundër  elementit  nacionalist  Shqiptar. Të jemi të  qartë, jo të  gjithë  nacionalistët janë  në këtë shënjestër! Nacionalistët  Shqiptarë   të Luginës së Preshevës, të  cilët persekutohen  nga Serbia, janë ata të  cilët kanë  bindje  politike properëndimore Europiane, me  theks të  veçantë  në  Aleancë  me  SHBA, e që për më  shumë,  nacionalistët  e  pakët  në numër, që  janë  për  Rilindje  të  Kombit  Shqiptar( edhe në Luginë- largimin nga çdo ideologji lindore, si kulturore, fetare, aleancash etj).

Derisa Serbia  asnjë  nacionalist  Shqiptar  të  Luginës, nuk  e  lufton, nëse nuk  i ka këto  elemente  politike( të sipërthëna!). Kjo tashmë  dihet  edhe  nga  historia, që shërbimet  sekrete serbe,   që nga   elaborati i Ilia Garashaninit 1844, kishte  projektu plane në   zhdukjen  e  Kombit Shqiptar, pra edhe në trevat  e Luginës së Preshevës, sidomos duke i bë të  vetidentifikohen me  islam, perandorinë Osmane, t’i besojnë  hoxhallarve, të lënë  shkollat, të shpërngulen  për  në  “tokën  e bekuar”-Anadolli etj!

Me që ka kohë  që  kam  vërejtur  këtë mënyrë veprimi të Serbisë, ka raste të shumta që  “nacionalist Shqiptar të  Luginës së Preshevës, që janë me bindje  politike  islamike dhe kundër SHBA-së dhe pro Europianizmit”,por që  strehohen  si refugjat  politik  në Kosovë, pos që  krekosen  si  nacionalist Shqiptar,  ata  realisht asnjëherë nuk janë   rrezikuar!

Shumica më  e madhe,  e  ish-luftëtarve të UÇPMB-së, të cilët menjëherë  pas luftës  ishin  shënjestru si  “element  armiqësor i Serbisë” apo si “ rrezikues të   Serbisë”, i’u imponu të  bëjnë  zgjedhje  individualisht. Pas gjithë këtyre  akteve, cdokush  hesht- SEPSE EDHE NE VETË HESHTIM, REAGOJMË  INDIVIDUALISHT KUNDËR TERRORIT TË SERBISË!

Institucionet  në shtetet tona, në shtetin Amë, dhe në Republikë të Kosovës, ngasa mund të bëjnë, realisht   mbetet  për të  dëshiruar!
Terrorin  e Serbisë,  mbi  Luginë e me theks të  veçantë mbi Luftëtarët  Shqiptarë të kësaj ane, jo  me disa qindra, por edhe vetëm disa dhjetra a më pak,  mund t’i  dalin përballë,  askush tjetër nuk  na mbron   jetën,  familjen, pasurinë, vendin tonë, përpara sesa ne vetë  t’a bëjmë!

SHPËTIMI ASKUJT NUK I VJEN  NGA  JASHTË, NGA LART - “QIELLI”,  DUKE PRITUR, POR DUKE  E KËRKUAR ME ÇDO MËNYRË, RRUGË, SAKRIFICË!

"Luftetari për Liri"
Deshmoriheshturgjergjshqiperia Zjarri

Më: 21 mars 2017

Friday, February 3, 2017

Kush vrau në Kosovë e kush i humbi gjurmët e krimit?

                  
Kush vrau në Kosovë e kush i humbi gjurmët e krimit?

Jeta i ka do rregulla, jeta e jonë e ndjekë pas një rregull të artë të natyrës: “Vrasësi  gjithmonë kthehet në vendin  e krimit”.  Ky rregull nuk ka përjashtim. Kështu po ndodhë edhe me serbët të cilët, në vend se t`i luten zotit të tyre për mëshirë dhe shqiptarëve të Kosovës t`iu kërkonin falje për krime e bëra gjatë viteve, 1998,1999; ata kërkojnë përsëri atë që nuk iu takon dhe normalisht që kështu kthehen në vendi e krimit. 

Sipas shkrimit të gazetës hrvatska-danas.com, diçka e re po luhet në Serbi. Fondi për të drejtën humanitare (Fond za humanitarno pravo (FHP) i  shpalos emrat dhe mbiemrat e 110 personave që ishin të angazhuar për zhukjen e të gjitha gjurmëve të krimeve të tyre gjatë luftës në Kosovë 


FHP -ja i ka bër thirrje organeve të ndjekjes që të hetojnë në Dossierin  “Uklanjanje dokaza o zločinima tokom rata na Kosovu: Operacija skrivanja tijela”
 (Shlyerja e gjurmëve të krimeve në Kosovë) dhe fajtorët të dalin para gjyqit.  Fondi për të drejtën humanitare (FHP 0 tregon që dosjeu i përmendur ishte përgatitur që në vitin 1999 dhe që në te kishin punura resorët e sigurisë publike dhe kombëtare të MUP-it të Serbisë si dhe Ushtria e Jugosllavisë me resoret e saja.
Gjenerali Lazereviq akuzohet për krimet gjatë vitit 1998/1999 si komandant i korpusit të Prishtinës e pastaj edhe si komandant i Armatës së tretë të Ushtrisë Jugosllave,.

Fundin e shkrimit të përgatitur po e lë në serbisht në gjuhën e atyre që i bënë krimet dhe kthehen në vendin e krimit. E drejta është në anën tonë. Kujdes !

“Stvar je u tome što ovo društvo, naročito državni organi ovog društva, gotovo nikad, osim izuzetaka, nisu pokazali spremnost da se suoče s tim najmračnijim elementom naše prošlosti, a to je suočavanje sa odgovornošću visokih policijskih i vojnih oficira za ratne zločine koji su počinjeni na području bivše Jugoslavije, uključujući i ratne zločine na Kosovu i njihovo prikrivanje.” U posljednjih 16 godina, od kraja rata na Kosovu, na teritoriju Srbije otkrivene su četiri masovne grobnice koje sadrže 941 tijelo Albanaca ubijenih na Kosovu, navodi se u dosjeu Fonda za humanitarno pravo. (http://hrvatska-danas.com/2017/02/02/ )

E përgatiti
Fahri Xharra , o3.02.17 Gjakovë

Thursday, February 2, 2017

I kam dy fjalë me Mehmet Krajën!


   I kam dy fjalë me Mehmet Krajën!
Shkaktarët e të keqes në Kosovë kanë emër dhe mbiemër dhe dihet se kush janë, pra klasa e tanishme politike dhe hyzmeçarët e tyre të shumtë nga të gjitha shtresat shoqërore. Kjo duhet të thuhet me guxim në mënyrë që keqbërësit të apostrofohen në përputhje me fajin e bërë në vend se me "filozofema joshëse stilistike" dedikuar adoleshencës intelektuale dhe atyre që hanë dushk për gogla, pamoralshëm, të barazohen vrasësit me viktimat e tyre! Në këto rrethana që unë i quaj me qenë ose mos me qenë, krijuesit e përgjegjshëm duhet t’i përdorin “armët” e tyre, që të mbrohet një ideal për të cilin është derdhur aq mund, dije dhe gjak madje gjatë më shumë se një shekulli. (nga Jusuf Buzhovi)
Ku ishe më herët  Mehmet Kraja?  
“Arsyeja e kësaj pyetje është se mu ky njeri - prapë me gjithë respektin për vlerën në shoqërinë kosovare që i është pranuar, së paku me tituj dhe statuse- ka qenë tërë kohën para dhe pas 1999, para dhe pas 2008, në disa nga pozitat më të besueshme, më të fuqishme dhe më të dëgjueshme në Kosovë, e bile edhe në Shqipëri. Pra ku ishte Kraja kur të gjitha këto ndodhën?” (Ballsor Hoxha)
Çka ndodhën? E çka ndodhën, një pyetje shumë e vështirë. Ja që na ndodhën shumë të pa pritura pas kësaj lufte e ti na dole vetëm  me “Letër myslimanëve të Facebook-ut “. Letër impozante, por me një qëllim pompoz; minimizimin e të keqes që e kaploi Kosovën. Sikur mos të kisha qenë këto 10 vjetët e fundit, t`isha diku larg duke të lexuar në këtë letër, kisha menduar e thonë: ” Sa të pamëshirshëm këta armiqtë e Kosovës që po na e shpifen, se ekstremi islam është vetëm “shfrenim“ i disa njerëzve që iu ka dhënë rasti të shkruajnë në facebook. 
E, mik i nderuar i  asnjë fjalë nuk të doli nga goja për të gjitha ata valavitje që i patëm (edhe i kemi) duke u ballafaquar me tmerrin botëror. Ata nuk ishin (dhe nuk janë edhe sot) vetëm të facebookut por i kemi në Universitet, në Akademi, në Qeveri në Parlament, në mediat e të gjitha llojeve… në….
Akademik i nderuar, ti duhet të jesh bukur shpesh në publik, mos të them edhe për ditë që me letra më konkrete të shihet “aroma “ akademike  në çështjen kombëtare .

Unë e mora letrën tënde të fundit: “Letër askujt“ që aq shumë bëri bujë në shtypin tonë; të cilën duhet lexuar mirë e mirë se edhe aty i ke futur do miza të kalit që nuk largohen nga burimi  i tyre i jetës. Vetë titulli shumë qesharak: Letër askujt”, d.m.th. letër pa vlerë
Ti shkrove: “Pse t’i zhgënjej njerëzit edhe më shumë me punën e Akademisë, kur edhe ata që e kritikojnë, nuk premtojnë ditë më të mira, përveçse zëvendësimin e një klani me një klan tjetër. Kosova nuk humb as fiton gjë, nëse Akademinë e sundon klani i gjakovarëve, i preshevarëve, i llapjanëve apo i Rexhep Qoses. Çfarë do të ndryshonte, nëse në vend të LDK-së, Akademia të dominohej nga PDK-ja, nga AAK-ja apo nga “Vetëvendosje”? “ Çka mendove me këtë? Akademia qenka pra grumbull njerëzish të dirigjuar nga klanet. Ti po e thua, sot. Pse nuk e the më herët ?
Të kujtohet ky arsyetim i Akademisë? “Me propozim të Kryesisë së ASHAK-ut (11. 09. 2012), Dr. Oliver Jens Schmitt, profesor për Historinë e Evropës Lindore në Fakultetin e Shkencave Historike të Universitetit të Vjenës, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, Përgjegjës i Albanien-Institut, u kandidua për anëtar të jashtëm të ASHAK-ut. Kryesia i ngarkoi të nënshkruarit e këtij teksti për të hartuar një raport për punën dhe veprimtarinë e profesor Schmitt-it. 
Ishim të vetëdijshëm se kishim marrë një barrë tepër të rëndë për ta bërë vlerësimin për këtë kandidat nga se opusi i tij shkencor është shumë i gjerë dhe cilësia shkencore e studimeve të tij shumë e lartë. Mblodhëm të dhëna biografike e bibliografike, vlerësime të shkencëtarëve e historianëve me renome për këtë studiues të njohur jo vetëm për studimet historike shqiptare, të vështruara në kontekst të gjerë të zhvillimeve historike të Evropës. 
Në vlerësimet e ekspertëve të historisë, veçanërisht të historisë së Evropës JL, gjetëm se vepra e Schmitt-it është shkencore, e hartuar me kompetencë, e argumentuar me të dhëna dhe fakte shkencore dhe e mbështetur në dokumente relevante arkivore.. Kishte shprehur edhe gadishmërinë për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë. (http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 , 25.12.1912 ) . 
Oliver Schmitti u pranua në ASHAK-un tonë dhe me librat e tij u shërbeu vetëm humbjes se identitetit tonë . Ku ishe ti?
Tjetra me “rëndësi“ që e shkrove dhe e tregon një papjekuri tënde të qëllimshme:” Por ka ardhur koha që njerëzit Kosovës të lihen të qetë, të mos ua përzihen rropullitë me punët e historisë. Për LNÇ-në në Kosovë, sekush le të shkojë të lexojë ditarin e Miladin Popoviqit në Arkivin e Shtetit në Tiranë dhe mos na e çajnë më bythën me heronjtë e paqenë të asaj “epopeje”.  Sa e pa menduar mirë ?
E ke menduar mirë që historia shqiptare fillon me vet shqiptarin? E di që edhe Skenderbeu thirrej në Pirron e Aleksandrin e Madh dhe nuk i jepte të drejtë vetës e të thotë që me te filloi historia shqiptare?
LNÇ -ja në Kosovë i ka vlerat e saja të pa mohuara kurrë, se mos të ishte ajo nuk kishte me pasë më Kosovë e as luftë të UÇK- s, se nuk do të kishte shqiptar. Kujtoje Çamerinë, kujtoje arsyetimin e grekërve për dëbimin e shqiptarëve  nga aty pas Luftës së Dytë  Botërore .

Fahri Xharra,02.02.17

Gjakovë

Tuesday, January 31, 2017

Lugina e Preshevës dhe shkëmbimi i territoreve - Shkruan, Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX

Lugina e Preshevës dhe shkëmbimi i territoreve


Në medie filloi  një  debat,  mbi çështjen e  shkëmbimit të territoreve, ku  është  laku edhe   Lugina e Preshevës. Kjo temë në  aspektin e të drejtës së shtetit, nuk është i ri  në Ballkan, madje filloi që në  mes shekullit XIX, në mes Perandorisë  Osmane  dhe  Rusisë. Në të cilën  Perandoria  Osmane  në një numër të madh  marrëveshjesh, aspironte mbajtjen  për vete  të  territoreve të Ballkanit( Rumelisë),  derisa Rusia nxiste  shtetet  sllave  në kryengritje, e që përmes këtyre  shteteve tentonte  të  shkëpuste  sa më shumë territore për  shtetet  Sllave të jugut, përmes të  cilave  do ushtronte  ndikimin e vetë. Derisa Perandoria Austro-Hungareze dhe Italia  nga  ana  tjetër  tentonin  ngritjen  e një  shteti sa më të madh  Shqiptarë,  kuptohet  nën  ndikimin e tyre!
Tërë  kohën thirrej në “ruajtjen  e paqes në  ballkan”, “ ballkani i ballkanasve” etj etj, mirëpo realisht  në prapravi shtetet  e Ballkanit nën diktatin e Rusisë u përgatën për ndryshim me forcë të kufijve! Kufijt u ndryshuan me  “zjarrin e armës” e jo me “ngjyrën e lapsit”, duke  fillu që me  marrjen  e Sanxhakut të Nishit, e kulmuar pastaj me Kongresin e  Berlinit, e deri në  Luftën   e Parë Ballkanike, ku  Sanxhaku i Nishit, Tregut të ri, Kosovës, etj, u okupuan  nga  Serbia, Mali i Zi, Greqia, etj. Veçmas  ishin tokat  Shqiptare që u  coptuan! Duhet kujdes, e njejta  histori është edhe  sot, Serbia vazhdimisht përgatitet për luftë, derisa ne qëndrojmë duarkryq!

Ndërsa Serbia,  shfaqte plane për  ndarje-këmbim  territoresh, edhe gjatë  kohës së  Millosheviqit,  si ndarjen e  Kosovës dhe pjesa e caktuar  t’i bashkohej  Shtetit Amë, ashtu edhe në drejtim të  Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë! Derisa Kroatët  nuk përkrahën   ide të  shkëmbimit të territoreve, ashtu as  boshnjakët, por as  Maqedonia, e më së paku  besoj që  do e  mbështesnin  Shqiptarët një ide të tillë( ne do duhej të  jepnim tokë Shqiptare për të  marrë  tokë Shqiptare, derisa Serbia do jepte tokë Shqiptare për të marrë  tokë  Shqiptare!)! Madje edhe  Serbia e  sotme,  derisa  bëheshin negociatat para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës( në lidhje  me Statusin e Kosovës), godisnin  opsionin e  ndarjes së Kosovës, që njëra pjesë  t’i  bashkohej  Serbisë, e tjetra Shqipërisë!

KOSOVA ASNJË MILIMETËR S’MUND TË  NDAHET SI SHKËMBIM TERRITORESH!- shih neni 2.2( Sovranitetin  e Kosovës), neni 20( bartja e sovranitetit vetëm tek Organizatat  Ndërkombëtare) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,[1] dhe   nenet  123(Pranimi i kapitullimit dhe okupimit), neni 124, paragrafi 2( Tradhtia ndaj vendit) të Kodit Penal të Republikës  së Kosovës![2]

Mirëpo edhe  dialogu  me Serbinë, për  Mitrovicën veriore, Trepçën etj, është në  thelb  lëshim territori a të drejte shfrytëzimi a marrje  detyrimi( borxhi nga  Kosova). Është  e vetmja rrugë  dialogu, por jo vetëm  në këtë  gjerësi temash të trajtuara, sepse është  bisedu vetëm  për Kosovën,  derisa për Luginën  e Preshevës,  e mos të  flasim më për  Tregun e Ri, asnjëherë nuk është  zënë  në gojë! Ne( si  Kosovë), kemi  humbur  rastin e   Intervenimit  Policorë në Veri,  gjë që  është imponu dialogu! Mënyra e intervenimit në  veri në korrik 2011, ishte   i gabuar për  dy  fakte sa i përket: mënyrës së intervenimit dhe  ndërprerjes së intervenimit.  

Derisa dihej  që në veri të Kosovës kishte  grupe, sado që do ishin të mëdha ato  grupe, por me taktikë  lufte  guerile, është  banale të mendosh  fillimisht t’i shtypësh me  veprim  frontal, pra duhej  veprimi  gueril  kundër guerilit ( taktika e forcave të sigurisë së Izraelit më së miri e  faktojnë këtë!). Së dyti, edhe pse me veprim  frontal u  intervenu, në çastin e  rënijes  së një polici të Kosovës( Enver Zymberit), u ndërpre. Parimisht është  dashur të llogariteshin  dëmet  në  njerëz  si shumë  më të mëdha  nga  kjo mënyrë e  veprimit, por asesi  të mos  ndërprehej! Sado që do kishte  komplikime  rajonale e më gjerë, me rëndësi është  vetëm  “vendosja  para një  fakti të kryer!” dmth kapja  në befasi e palës tjetër( kujto dhe krahaso rastet e luftrave  ballkanike prej 1878 sidomos, e deri në Luftrat   ballkanike!, po ashtu kujto reagimet  e Izraelit, pastaj të Rusisë në Gjeorgji, Krime etj)!

Politikanët  tonë, duke  qenë  inferiorë në raport  me  palët tjera si atë  ndërkombtare dhe  atë  serbe,  me theks të  veçantë shihet  inferioriteti në  personalitetin e tyre, sepse i takojnë  shumica një  besimi fetar( musliman), i cili i bën të tillë(kjo është më e theksuar)! Këtë fakt   e kanë  edhe   politikanët   që i takojnë   besimit fetar( katolik), pasi janë  deficitar  në disa aspekte  po të këtij drejtimi!  Këtë  fakt, jo pak raste  më është  dhënë  mundësia t’a identifikoja si  domethënës, por edhe më shumë  është  vetëthënë nga po këto personalitete  në  biseda  private në rrethet  e tyre  familjare-shoqërore etj!
 Sociologët, psikologët  do t’a shpjegonin edhe pak më ndryshe, duke e  identifiku me nocionin “ kompleksi i robit”, por në  fakt  mbetet shumë  e ngjajshme!
Përpara çdo feje- jemi   Shqiptarë dhe duhet të  sjellemi si të tillë, e mos të vuajmë nga  komplekse të tilla.

Kohëve të  fundit, por edhe më përpara kishte edhe  disa  zëra, nga  ana  e Shqiptarve  që  përpjekeshin me propozimet e tyre,  në lidhje  me shkëmbim territoresh, si mënyra për  t’a arritur “Paqen  dhe Stabilitetin në Ballkan”!
Ballkani mund të ketë  Paqe, vetëm me  zgjidhjen  meritore  të  statusit të Shqiptarve. Ballkani mbeti pa paqe, shkaku i Rusisë e cila  nxiti dhe ndihmoi shtetet  sllave të pushtonin tokat  Shqiptare( që  i quanin si toka Osmane!)!

Por edhe sikur të  dakordoheshim dy  Kombet, ne Shqiptarët  dhe Serbët, që  të  ndryshonim  kufij, do ishte  reagimi rajonal dhe ndërkombtarë që do ndalonte, apo së paku  shtetet  e rajonit  do kërkonin edhe ato shkëmbime  territoresh- e që s’do kishte gjasa të arrihej  pajtim  për gjitha, pa përfshi edhe  implikimin gjeostrategjik më të gjerë! Më e lehtë  është  shkëputja e territoreve duke u kriju si entitet politiko-juridik në  vete( ka miliona raste të tilla në histori), derisa shkëmbim territoresh janë shumë  më të pakta, e jo të ndodhura mes  dy kombeve, por mes dy shteteve që kanë  nda një territor të një  kombi të tretë!

Lugina e  Preshevës, duke  qenë nën  okupim të Serbisë( Presheva dhe Bujanovci prej Luftës së Parë Ballkanike, kurse  Medvegja nga  Kongresi i Berlinit), e që për më keq pas Luftës së II Botërore (  Presheva, Bujanovci janë  shkëputur nga Republika e Kosovës) e që  Sovrani( populli) kurrë nuk e  pranoi okupimin, madje  vazhdimisht  dolën  bij e bija që  Luftuan për Liri. Për habi, edhe  nga Lugina e  Preshevës,  lindi një zë, që propozon këtë opsion të  shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës, që t’i  bashkohet  Kosovës, derisa  Veriu i Kosovës t’i  bashkohet Serbisë! 
Nëse  hipotetikisht, arrihet një marrëveshje e tillë, kurrë më  nuk mundemi  ligjërisht t’i kërkojmë Shqipëtarët  që janë  duke u  Rilindur  në Tregun  e Ri, madje edhe deri në  Sanxhakun e  Nishit( kjo mos të shihet si  ambicje  nacionaliste, ka  raste  në historinë juridike të  shtetit dhe së drejtës, që kombe  para asimilimit janë rikthy-Rilindë,  duke  formu edhe   struktura politiko-juridike tejet stabile!)
Lugina e Preshevës,  duhet me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mënyrë të arrijë Lirinë nga Serbia! Derisa rrethanat politike rajonale( pra edhe bisedimet Kosovë Serbi, e sidomos në të  ardhmen  në lidhje me demarkacionin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë), duhet të përdoren për të  arritur qëllimin tonë!

Andaj  trajtimi i një  opsioni politik me miopi ( a edhe me interes afatshkurtër), pa i inkorporu të gjitha   efektet dhe interesat  afatgjate Kombtare Shqiptare( si tërsi, e jo  vetëm si Luginë e  Preshevës), nuk është në Interes as të Kombit tonë, e rrjedhimisht as të Luginës së Preshevës, por as s’do jenë i qëndrueshëm  gjatë rrjedhave të Historisë së ardhshme!

Luginës së Preshevës, nuk i zgjedhet  statusi, duke  kërku  reciprocitet me minoritetin serbë të Kosovës së Veriut, as me  referendum të 1-2 marsir 1992, por me  këmbëngulje duke  ndjekur  mjetet demokratike( referendumi, protesta, demostrata,  bojkotim-shkëputje  totale e çdo raporti me  okupatorin, mos bindje publike, deri edhe Luftë për Liri!)

Ish-përfaqësues  politik i UÇPMB-së, tash si Kryetar i Këshillit Kombtarë Shqiptarë për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc,  si dhe  gjithë partitë dhe lëvizjet  politike të Luginës,  duhet të  bashkohemi! Si të   bashkuar,  me një  fjalë para Serbisë e  para  botës,  t’a kërkojmë dhe arrijmë patjetër vetëm  Lirinë!

Më:31.01.2017

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Përgjigjia e President Trumpit - Serbisë: Kosova është shtet më vete - Ramush Haradinaj të lirohet sa më shpejt!




Presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump nuk mund të përmbahej në vete pyetjes së gazetarës sërbe sot, ajo e pyeti se çfar mendoni për Kosoven a është e Sërbisë Kosova? Përgjija e Trumpit ka befasuar të gjithë.. 

Ai tha se Kosova është shtet n’veti edhe nëse Sërbia bën gabim si në kohët e vjetra në Kosovë do tju kushtojë shumë..

Po ashtu ai tha se Ramush Haradinaj duhet të lirohet sa më shpejt sepse ai është një HERO i gjallë Kosovës i duhet i uroj kthim sa më të shpejtë n’shtëpi mikut tim Ramush Haradinaj. 🇺🇸👏🇦🇱

 

Kotsios Kotskas 
-----------------------------------------------------------------------------------------
Ο νέος πρόεδρος των ΗΠΑ, ντόναλντ τραμπ δεν μπορούσε να αποφύγει τον εαυτό του σε ερώτηση δημοσιογράφου σήμερα, ρώτησε τι πιστεύετε για είναι η kosoven υπηρεσία του κοσσυφοπεδίου; 

Η trumpit απάντηση που τους εξέπληξε όλους.. ανέφερε ότι το κοσσυφοπέδιο είναι κράτος n ' τους εαυτούς τους. Ακόμα και αν το κάνεις λάθος, όπως η Σερβία στην παλιά nkosovë θα σου κοστίσει πολλά.. 

Aνέφερε επίσης ότι η ράμους χαραντινάι πρέπει να απελευθερωθούν το συντομότερο δυνατό, επειδή είναι ήρωας ζωντανό το κοσσυφοπέδιο χρειάζεται να σας ευχηθώ στροφή πολλές πιο γρήγορα n ' σπίτι Ο φίλος μου ο ραμούς χαραντινάι. 🇺🇸👏🇦🇱

Βαθμολογήστε αυτή τη μετάφραση



Sunday, January 29, 2017

KUSH E TRONDIT OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE - Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI.


 
KUSH E TRONDIT OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE SERBO-SLLAVE
 Brahim Ibish AVDYLI
Opinioni ndërkombëtar tronditet prej datës 15 janar 2017 edhe njëherë, me rrëfimet hegjemoniste të reja serbe, në të ashtuquajturën “Ballkan” apo siç duhet të thirret nga të parët tanë “Gadishulli Ilirik”, sepse ilirët, yllirët e kanë banuar dikur tërësisht këtë gadishull. Prej Rusisë zgjohet apo përpiqet që të zgjohet edhe njëherë llava e vullkanit nga demoni i madh nëntokësor, kryedoemonit, Iblisit, lanet pastë, sepse paska ardhur në superfuqi një “i rrebtë”, e “me teke të mëdha”, dhe është me dy të tjerët, të cilët po mendojnë se e rrotullojnë botën, se lere më që t`a shkatërrojnë.
Një mik nga publiku, Arjan Basha, nuk vonohet që t`a vëjë në spikamë me paraqitjen e tij në Facebook, me 23 januar të këtij viti, se kjo është pikërisht “trekëndëshi i Bermudeve”, e ec e dije se ku mund të afrohet fundosja. Ne, shqiptarët e shkretë, të varfër e të durueshëm, të vjedhur e të grabitur nga të gjitha anët, edhe nga ata shqipfolës, që e vjedhin, ndajnë paratë e ardhurazi fshehur nga kush e di dhe cili, madje dijnë të “krijojnë” nga një “parti” në një popull të vogël, nuk mund t`ia qëllojmë absolutisht ku është përplasja e dy superfuqive, SHBA e Rusi. Ne jemi në mes të dy forcave, si “bakzus”, por i lutemi Zotit të Madh që të ma shpëtojë në radhë të parë meve, e pastaj i lutemi Zotit të Madh që t`ia japë mençurinë e zgjuarësinë Kryetarit të SHBA-së, zotit Donald Trump që të mos i harrojë kurrsesi “strategjikat afatgjata të demokracisë dhe gjeopolitikës amerikane“.[1]

Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine Zeitung”, në analizën e të hënës, me 10.01.2017, tregoi shumë për zhvillimet e reja në Ballkan, që janë përdorur gjatë javës në marradhëniet e dhunshme të Kosovës e Serbisë, si incident i parapërgaditur që nuk arriti të kthehet në “bubullimë teatrale”, por që “tregon sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan”.[2]

Ky incident i madh, i porositur dhe i shtyrë nga forcat radikale serbe, edhe me paraqitjet diametrialisht të dy anshme serbe në këtë “fushatë”, në cilat është “zbukuruar” treni që do t`a
lidhte Mitrovicën Veriore dhe Beogradin, me parrollat e mëdha serbe “Kosova është Serbi”, të ndarë me muri të betonit, derisa “fle në gjumë” shteti i Rep. së Kosovës; me kërcënimet e Kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se do të ndërhyjë “ushtarakisht në Kosovë” sepse Kosova dhe Shqipëria po e penguakan trenin serb që të mos hyjë në Mitrovicën Veriore. Dihet se serbët duan që të pengojnë me çdo kusht e kohë mjaft të gjatë “pavarësinë e Kosovës”, nëse nuk mund t`a fundosin.[3]
Treni ishte ndalur në Rashkë, dhe kush i ka dëgjuar lajmet e pavërteta sidomos “lajmet” e rrejshme serbo-islamiste të “Al jazeera”, e kanë kuptuar sikur “ka zbritur treni në Mitrovicën Veriore”.[4]

As polemikat e RTV KLAN KOSOVA, sepse duhet që ta dinë çka do të thotë “Klan Kosova”, përderisa udhëheqet nga ish-UBS-istë të Kosovës “intelektuale”, i cili “njoftonte” direkt për ftesën e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë, siç dëshironte ky Kryetar i Serbisë, Nikoliç, në të cilin kishte thirrur edhe Shefin e Armatës serbe, Lubisha Dikoviq.[5]

Kjo është përpjekje për të rikthyer periudhën e provokimeve serbe dhe të cenojë një luftë të re në Kosovë, siç thotë Mujo Buçpapaj, në reagimin e tij, në FB, të datës 14 janar 2017, në të cilin ai i thirrë edhe njëherë të gjithë shqiptarët të ruhen prej ndërhyrjes së Rusisë në Kosovë; kërcënimit të interesave shqiptare; të gjitha luftërat ballkanike dhe marrjen e këtij territori në duart e Rusisë.[6]
Me një fjalë, provokimet e ashpra ruso-serbo-greke ndeshen me grupin e njohur të evitimit tëkëtij rajoni, të njësive speciale të Policisë e FSK dhe ish- Gjenerali i Ushtrisë së Shqipërisë, kryesues i veprimit të forcave “ROSU”, zotit Dritan Demiraj, duke mos i lënë as thirrjet e
Kryetares së Gjermanisë dhe të Evropës së Bashkuar, zonjës Dr. Angela Merkel, që të dy forcat të takohen kësaj jave në Bruksel, dhe të shqyrtojnë këtë gjendje, të uljes së tensioneve apo të ndërrimit të ambasadorëve, etj. Tensionet serbo-shqiptare përballen në Bruksel, me 24 janar, me “darkën e pajtimit”, pas atyre që i solli “treni ultranacionalist”, në Ballkan, që lidhet kryesisht me pavarësine e Kosovës, por për palën serbe “është e papranueshme”.[7]

Natyrisht pika e saj strategjike është hapja e një pike të prishur në kufirin e Kosovës dhe pikërisht në Kosovën Veriore, pra në Mitrovicën e Veriut, e cila pret me padurim 15 shkurtin 2017, pas disa vitesh, të fesojë edhe ajo “ditën e pavarësisë së Serbisë”, dhe të jetë ndryshimi i hartës gjeopolitike të të gjithë regjionit, të së ashtuquajturës “Gadishulli Ballkanik”.

Askush nuk mund t`a di se cila do të jetë kjo “hartë” dhe askush nuk e di të vërtetën për palën shqiptare, e cila nuk reagoi as me një falë për takimin e Brukselit, porse thuhet se takimi i radhës do të mbahet në shkurt, apo fillim të shkurtit, me palën serbe, në të njëjtin vend, sado që thuhet se “Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut”, se kryesia në Kosovës asnjë dialog nuk e ka bërë me intelektualët, të të gjitha rrymave.[8]

Por, sipas shkrimit gazetaresk të Deutsche Welle (DW) tregon se Vuçiq nuk lejon pyetje; tubimi kalon “i vështirë”; dhe pala shqiptare, e veçanërisht Thaqi, kanë kërkuar se pala serbe shtetërore duhet që ta njohë sa më parë Kosovën; thirrjeve të Serbisë për luftë do t`i përgjigjemi për dialog, paqe e fqinjësi të mirë; ndërsa delegacioni i Kosovës ka vënë në spikamë se muri serb do të rrënohet sa më parë në Mitrovicën e Veriut, sepse kjo ështe në kompetencat e institucioneve të
Kosovës. Është tepër akute mosnjohja e sovranitetit dhe vazhdimi i veprimit të strukturave paralele në veri. Vetë prezenca e trupave serbe atje nuk paraqet tjetër pos rrezikun e sovranitetit të Kosovës, siç e bëjnë të njohur edhe përfaqësuesit e Kosovës.[9]

Në të vërtetë, po e përmendim se komandanti i forcave speciale franceze, Zhak Hogard, e pat botuar një libër të tërë “Evropa ka vdekur në Prishtinë”, dhe e ka pranuar se qenë trupat franceze që ndanë Mitrovicën në vitin 1999 pikërisht në lumin Ibër, derisa e tregon në intervisten e tij se babai i tij ishte Gjeneral në ushtrinë franceze dhe familja kishte traditë të miqësisë francezo-serbe, gjë që e bënë rastin e tij më të diskutueshëm, sepse toka e Mitrovicës nuk është tokë e Francës, të cilën mund t`ia “dhuroi” kujt të mundet.[10]

Me të vërtetë ekziston një plan i mirëfilltë i Serbisë për marrjen e Kosovës Veriore. Këtu ka prova të dëshmuara se Serbia është kundër perëndimit dhe tekstualisht pro ruse, të cilën në çdo situatë e konsulton apo e provokon që të intervenojë, pra ftesës së saj duhet t`i përgjigjet Rusia, e cila na “tregohet” e gatshme të intervenojë, prandaj Serbia i ka keqësuar dukshëm raportet e saja me të gjitha vendet fqinjë.[11] 
Kosova është plot me resurse.

Një gjë po e përmendi: e kam thënë që përpara, në fillim të shkurtesës së parë të persiatjes gjeopolitike dhe diplomatike[12], se ushtria e Rusisë është në përgaditje të betejës së madhe dhe vendimtare me SHBA-në, në përputhje të Greqisë e të Serbisë, të triat ortodokse, dhe kjo është sidomos një kundërshti ndërkombëtare, që përballë e ka NATO-n, me Bonstillin, në Gjilan e
Ferizaj, sepse Franca, që është pjesëtare e NATO-s, mund t`i lëviz gjishtat e saj sa andej e sa këndej, por është me Rusinë, ndërsa Anglia është vetë ortodokse e mund të kalojë kah Greqia e Rusia, pa e përmendur Spanjën e Portugalinë, sepse janë të çmendura në budallalëkun e vetme të tyre. 

As Maqedoninë nuk e harrojnë, të cilën e udhëheqin bullgaro-makedonët e janë me bllokun e lindjes, sado që kur t`i nevojitet asaj është “sllave”, e herë nuk është...

Ajo që na ka tronditur edhe më shumë është deklarata e Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosjes, të dhënë në televionin TV KLAN KOSOVA, te sateliti i ish- jugosllavisë titiste, Baton Haxhiu, dhe është përcjellur në të gjithë opinionin shqiptar me reagime e kundërshtime. Edhe ne e kemi të parevokuar që të reagojmë dhe të shtojmë ate që ende nuk e kanë thënë të tjerët.

Kush është Rexhep Qosja e dimë të gjithë, por çka është me të vërtetë nuk e dimë dhe nuk po merremi njëherë me personalitetin e tij. A është Rexhep Qosja akadamik, shkrimtar e doktor i shkencave, nuk luan rol të veçantë, sepse në fund të fundit janë tituj të marruna nëpër fakultete dhe institute, paraprakisht ish-pushteti serbo-jugosllavë i KSA të Kosovës, sado që ishte në polemika të gjëra; e botoi një libër të gjërë; e dimë gjithashtu se tituj të tillë mund të marrë ai i cili di të flasë e të shkruaj bukur, me retorikë, sado që nuk dëshiron “t`ia qëllojë” çdo herë. Ka edhe të tjerë, të cilët janë të betuar se do të flasin e të shkruajnë kurdoherë vetëm të vërtetën, dhe do të mbrojnë të drejtën, por nuk mund t`i bëjmë lehtë këta tituj, doktor e akadamik.

Mençuria është e lindur prej Zotit të Madh dhe dituria me shkolla mund t`a stilizojë mençurinë natyrore, por doktor mund të bëhet ai që shkollohet, jo ai që nuk e lënë, e as ai që nuk ia japin këto gjasa e detyrohet të punojë ose edhe të arratiset. 
Diturinë t`a japin shkolla, institutet, rrethi i caktuar, miqësia dhe shoqëria, por kjo nuk e lejon “t`ia marrë” mençurinë atij që e ka mençurinë dhe “të drejtën” për t`a vënë në spikamë. Le të më falë opinioni mbarëshqiptar dhe ai ndërkombëtar, sepse më duhet edhe unë të reagoj.

Rexhep Qosja e ka shfrytëzuar paditurinë e masave të popullit e kombit të vet dhe është ngritur lartë, në kulm të piramidës, por kur thotë të pavërteta dhe kur i bishtnon qëllimisht të drejtës, atëherë të mos harrojë ai dhe as të tjerët, se këta të mençur të popullit do t`ia thonë atë që e meriton.

Ka të tjerë që e kanë këtë mençuri, edhe pse nuk janë akademik, përderisa janë të etiketuar nga pushteti i djeshëm si armiq të përbetuar të sistemit dhe pas tij nga pushtetarët e rinj si i padëshiruar, dhe ka qenë dhe është në të gjitha pikat “i përbuzur”, vetëm se ky njeri e burrë i botës, me të gjitha hallet e të shoqërisë mbi kurriz, mund të flasë e të shkruaj konkretisht të gjithë ate çka është e nevojshme që të dihet qartë çka është e pavërtetë dhe e padrejtë.

Ai e ka detyrë që të bëjë përpjekje dhe të përmbyeset edhe njëherë bota e veçantë që “e përmbytë me retorikë” të drejtën e të vërtetën me pavërtetësi e padrejtësi, sepse gënjeshtrat e thëna bukur i ngrehin pas vete njerëzit që nuk dinë të dallojnë çka është me të vërtetë <e vërtetë>. Më duhet të flas e kush e kuptoj apo nuk e kuptoj, kjo është çështje tjetër.
E vërteta dhe e drejta janë hyjnore, askush nuk ka të drejtë t`i refuzojë, përpos nëse janë në shërbim të djallit, kryedjallit, Iblisit, lanet pastë.

Ai është kundërshtar i Zotit të Madh. Në tokë mbretërojnë kundërshtarët e drejtësisë dhe janë ngjallur nga Kryedemoni; te ata mbretërojnë e pavërte-ta dhe e padrejta. Kjo është në kundërshtim me të vërtetën.

Në qoftë se i kthehemi Rexhep Qosjes, e shohim se është shpallur “babai i kombit”, pa e bashkuar, sepse e ka përçarë. Po i kthehemi vitit 1991 dhe “Këshillit Organizativ për Kuvendin për Pajtim dhe Bashkim Kombëtar”, me të cilin kam pasur atëherë e deri më sot fërkime të
mëdha.
Nëpër mbledhjet e atëhershme jam kërcënuar me atentat dhe hapurazi, në Tiranë, gjë që unë i përjetova tri prova të atentave në Shqipëri, sepse nuk kam qenë “për pajtim” me kombin tim, por për bashkim të shpejtë, sepse “pajtimi” i tij është një mashtrim e gënjeshtër politike i atyre që nuk e duanin dhe nuk donë as sot bashkimin e vërtetë të kombit autokton, me të gjitha viset shqiptare, dhe kjo është në kundërshtim të makropolitikës evropine e botërore.

Atë botë bënin kot së koti sikur “pajtoheshin” i njëjti komb, në vend se të pajtoheshin dy popuj apo kombe të ndryshme, sikur paskan një histori të luftimeve kundër njëri-tjetrit. Te ne, ishte rasti i diferencave politike dhe sociale, e duhet të kishim dy regjime të kundërta, kapitaliste e komuniste. Në të dy vendet e ndara padrejtësisht e përkundër vullnetit tonë, në regjimet komuniste e socialiste, kryesisht sllave e të trashëguar nga Rusia, ishim ne.

Por, të kalojmë edhe njëherë te “Platforma e Kuvendit të Pajtimit dhe të Bashkimit Kombëtar”, me datës 22-25.12.1991.[13] 
Në fund të tërë platformës, do të ndeshemi në këta rrjeshta: “T`i mbyllim plagët që na kanë ndarë; t`i lëmë hakmarrjet që e kanë rrezikuar vëllazërimin tonë; t`i flakim mëritë që e pengojnë pajtimin tonë; t`i harrojmë mospajtimet që e largojnë ardhërinë...”; “... që pajtimin kombëtar duhet që ta bëjmë, që të mund të bashkohemi”; e të fundmen, “le të mos harrojmë: 

Zoti do të jetë me NE, në qoftë se NE do të jemi sinqerisht vëllezër mes veti”, e shohim se me fjalë të bukura fshihet bashkimi e vonohet pajtimi, si një e pavërtetë që ngritet mbi të vërtetën, barabarë me të gjitha ato që dëshironte edhe Ramiz Alia, që nuk qenë tjetër gjë pos ato që i rekomandonte makropolitika e re dhe e lindjes, sikur ne nuk qenkemi vërtetë vëllëzër të një kombi; nuk paskemi një shqiponjë si totem e flamur; se nuk flitkemi një gjuhë (sado që tentojnë serbofilët të ndajnë dialektet e një gjuhe, si kokat e një shqipe, në “dy gjuhë”!); prandaj u dashka të pajtohemi njëherë e madej të kemi kohë për “bashkim”, kur t`a diktojnë “të tjerët”.


Nuk po e themi se çka ka qenë Ramiz Alia, por e dime se Rexhep Qosja ka qenë i përkrahur nga ky regjim dhe socialistët e mëvonshëm. Bashkimi i ynë kombëtar ka “rrëshqitur” nga duart tona, qe 25 vjet, me radhë. I erdhi koha të kërkojmë pjesë të cilat na i jep kundërshtari më i rrebtë i yni dhe i merr për vete edhe një pjesë të tokave dhe pasuria e jonë stërgjyshore. Bashkimi i vërtetë nuk vjen aktualisht, sepse janë mbjellur hakmarrjet e hasmëria e madhe në mes të kombit tonë, nëpër të gjitha viset autoktone: në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Kosovën Verilindore; Mal të Zi dhe në Kosovë, do të thotë se e pengojnë absolutisht bashkimin kombëtar gjithëshqiptar.

Armiqtë tonë më rrebtë, Rusia, Serbia e sllavo-makedonët, mund të ndalin pjesët vitale të tokave të cilat kanë qenë dikur tonat dhe janë më të vlershme me pasuritë nëntoksore e mbitokësore; edhe me historinë e vjetër pellazgo-ilire dhe shqiptare, ata i shohin si pjesë të fitimeve të veta dhe
vdesin për to; dhe neva na i japin një grusht dhé “për bashkim kombëtar”, por që kanë mbetur gjatë luftërave e gjenocideve historike me serbë e serbo-ortodoks e serbofilë, brenda tyre. Edhe në “udhëheqjen” vendore na i lënë servilat e tyre të na “prijnë”, si prijsa. Kjo nuk do koment më tepër...

Nuk do mend se do t`a lëjmë pa e cituar nga partali http://www.voal.ch, e cila na shkuan se “e
parasheh” se SHBA-ja “mund t`a lë Kosovën Veriore nën mëshirën serbe”, si thotë një gazetar amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes dhe profesor i Universitetit të Havardit, z. Thomas E. Ricker, i cili, ndër të tjera e thekson se në muajin mars të këtij viti, Kosova do të përballet me trazira dhe kjo është sipas tij shkaku i testimit të Trumpit, në mënyrën më të gjetur e më të hulumtuar,[14] sado që nuk ia qëllon.

Ndoshta Zoti i Madh na e dërgon një “ndihmaqar” poashtu të madh e na ndihmon në këtë rrëmujë, sepse djemtë tanë më të mirë, e edhe unë, nuk do të kenë mundësi që të ndihmojnë. Turqia është e gatshme të sulmojë Serbinë.

Sa për vete, jam i zhytur në prova të atentateve, vetëm e i vetmuar, pa asnjë ndihmë, tani dhe shumë vite më parë. P.sh. po e marrim rastin, kur e kisha mundësinë që të zgjidhesha së fundmi si president i Kosovës, por rashë prej fuqisë papritur e pa kujtuar, në formën më të pamenduar, e u zgjodh Fatmir Sejdiu, sepse nuk isha i rekrutuar në nivelin ballkanik, as në ate evropian e botëror. Pra, isha i përbetuar në shqiptarësinë time. Prandaj, nuk e ndaja korrupsionin, kontrabandën, paratë e tenderave, të firmave të mëdha, etj. Do të shikoja vetëm shpëtimin e kombit mbarëshqiptar.

Nuk e udhëhiqja popullin tim, sepse ai shkonte verbërisht pas gënjeshtrës së atyre që dinin të gënjejnë më mirë; pas Don Kishotave me Sanço Pançave (më mirë të themi Plancave, se “panço” i thonë plancit!) me gomarë të fortë si Rrosinanti, të luftojnë kundër “mullijve të erës”, përderisa armiqtë tanë më të rrezikshëm hyjnë andej e këndej, pa patur mundësi që t`i ndalim. Populli i ynë i vuajtur, i vrarë, i masakruar, i shfrytëzuar, i zhgënjyer, dhe tani i thyer e i nemur, ka mundësi të pranojë një “akademik” i cili e thotë ate që e ka thënë jo largë prej nesh serbi Dobrica Qosiq, e të pranojë dhe “t`a zgjedhi” si kryetar, ndonëse me votat serbe prej Kosovës, ate që ka qenë gjatë luftës “i rekrutuar nga agjenti francez, i lidhur në bashkëpunim të agjentit serb”.[15]

Pikërisht këto të dhëna të ndryshme, na forcojnë mendimin që të pranojnë të dhënat edhe të tjera nga shypi e portalët e internetit, të cilat thonë se si një “akademik” dhe “Dokor e Profesor” e harron historinë lashtë kombëtare dhe shkon e bashkohet me historinë e fryrë të armikut më famëkeq serb, pa qenë tradicionalisht në tokat tona, të cilët janë Sorbi dhe Surbi, prej Iranit; gënjeshtar të përkryer e falsifikatorë të pafund, të cilëve ne dimë t`u themi Shkja e shkencërisht Kashkai; sipas latinishtes Serpente, që do të thotë GJARPËR. 

Kush e ka patur këtë pseudonim nga lufta çlirimtare e ka treguar sipas të gjitha gjasave është gjarpër në mes të shqiptarëve; Don Kishoti në mes të Sanço Pançave, i cili do t`a merrte pushtetin; ai që shkon për “darkën e pajtimit” me kryesinë e Serbisë, në Bruksel, ndonëse e thotë se është për pavarësinë e Kosovës; sorvranitetin e Kosovës dhe nuk është për ndarjen e Kosovës Veriore dhe ndërhyrjen ushtarake serbe në Kosovë.

Zatën, këta e bëjnë edhe “akademikun” tonë të shpallë “projektin e tij” për “zgjidhjen e konfliktit me Serbinë”, si e thotë para tij Dobrica Qosiç,[16] dhe të propozojë një “pazar” për Kosovën, me tokën shqiptare, ndonëse quhet me emra serbo-ortodoks, duke e harruar historinë e vendit pellazgo-ilire, e cila ka qenë mbretëri Dadane, sa shekuj me radhë, me Mitrovicën brenda saj e deri në Nish, përtej në lindje e perëndim, me Sanxhakun e Serbisë e të Malit të Zi, që nuk janë serbe, por të okupuara e të shfrytëzuara nga Serbia.

Siç thotë Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyqi, Qosja i bashkohet provokimit dhe sulmit të Serbisë, gjoja për këmbimin e territoreve me Serbinë, të cilat vinë në pajtim të drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, vasal i Serbisë, si dhe të gjithë atyre të cilët e predikojnë sot “pajtimin (vëllazërimin)” apo “dialogun” shqiptaro-serb, edhe të Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë. Ai spekulon me bashkimin kombëtar duke humbur territore shqiptare.[17]

Ne po ia sjellim atij ndërmend se nuk mund të humbim territore me plot minerale nga Kosova e pavarur te Serbia; me forcën e Rusisë dhe Greqisë Serbia do t`a bëjë të veten, porse kur të flasim
shqip edhe një shqiptar, do t`a dijmë edhe matematikën, dhe do të mbledhim të gjitha borgjet që na i ka ne Serbia; me territoret tona të shpopulluara; njerëzit e vrarë deri në gjenocid; e do të ngjallemi e ngjallemi përsëri, dhe do t`i marrim prap këto territore; do ti nxjerrim edhe borgjet shekullore.

Qosja e Qosiçi le të ngjallen e të gjëjnë një vend për Serbinë. A mund të gjëjnë personalitete të tilla, të cilët rrinë pranë kryetarit të Kosovës, i cili barazohet me nofkën “gjarpëri” prej luftës, është i njëjti me serbët prej serpentëve, pra gjarpërijt nën dushk, që të kafshojnë papritur, dhe mund “të japë” tokën e stërgjyshërve e “të marrë” një lug të ngushtë të tri qyteteve jashtë Kosovës, larë me gjak të UÇPBM-së, sepse në “vizionin” e tij e ka vizionin që “do të bashkohen Kosova dhe Shqipëria”?!...

Kur t`ia japë me propozim Kosovën Veriore mbrenda Kosovës, për rreth Ibrit, barazohet me thënien e francezit në intervistë, se ai e ndau Mitrovicën, sikur të qe tokë franceze e jo shqiptare, Zhak Hogard,[18] atëherë nuk mund të quhen “akademikë”, ata që coptojnë vendin për etjet serbo-sllave.

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 113 shtete të botës, në mesin e tyre superfuqitë botërore; Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Britania e Madhe; Gjermania; Turqia, etj. dhe nuk mund të prishet. Po e marrin një shembull nga Shqipëria e Jonë, prej Mr. Sc. Refik Hasani, se Serbia duhet që t`a njoh pavarësinë e Kosovës; nuk duhet asgjë tjetër që të kërkojmë te faktori ndërkombëtar; të këmbejmë ambasadorë;[19] dhe të rrënojmë murin që e ndanë Mitrovicën Veriore prej Mitrovicës Jugore, sepse është një territor.

Përpjekja serbe shumë shekullore për të zhvatur sa më shumë që të jetë e mundur prej palës së nxënë nën vete, do ta ndihmojë veten e saj me hapjen e kufijve në një luftë që më së shumti e dëshirojnë Rusia, Greqia dhe Turqia, të cilat, nëse fillon lufta, e njollosin tërë botën e njëkohësisht humbin popuj të vegjël, parasegjithash populli shqiptar i Kosovës, nëse nuk arrinë të ketë krahun e djathtë, SHBA-së dhe Ushtrinë e Shqipërisë.

Bashkimi kombëtar vie vetëm nëse serbët i lirojnë përpara trojet e Kosovës Lindore jashtë Republikës së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht, dhe tërë Sanxhakun e Serbisë, etj. e kjo do të ishte një gjest i mirë nga ana e Serbisë, por kjo është ëndërr e jona shpirtbardhë, sepse kemi një përvojë të hidhur se serbët ende jetojnë me mitologjinë e këngëve të veta, të para 400 vjetëve.

Ndërsa pajtimi do të vie në shprehje për etnitë e ndryshme e armiqësore, shekuj me radhë, pasi të kenë kuptuar dredhitë e tyre të pashkëputura deri në gjenocide, si p.sh. populli i klonizuar serb mbi shqiptarët, [20] dhe jo në mesin e shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë, të cilët janë një komb; që e kanë një gjuhë, të trashëguar brez pas brezi, një territor autokton e etnik shqiptar në Ballkan, apo në Gadishullin Ilirik, e jo vetëm në Shqipëri.

Në qoftëse ka gazeta apo portabël të internetit që i mbrojnë të gjithë ata që thirren mbi bashkimin kombëtar të shqiptarëve, dhe kanë signale nga Serbia dhe nga bota, me tokat që sikur thonë se na i japin armiqtë më të mëdhenj, bëjnë gabim fatal. Armiqtë tanë nuk i japin lehtë këtë troje që i kanë zapuar me dhunë e gjenocide permanente. 

Artikuj në portalet tona, që botuan shkrime përkrahëse e mbrojtjeje të Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosja, nuk kanë bërë mirë, sepse ai e bëri një gabim fatal. Dhe, ky gabim fatal nuk erdhi rastësisht, por erdhi si vazhdimësi e Komisionit Organizativ të Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar, nën Ramiz Alinë, kur unë e krijova më vonë vetë Komisionin Organizativ të Kuvendit Kombëtar Mbarëshqiptar të Bashkimit, sepse ishte koha kur u etiketuam edhe me PUKSH, për këtë çështje, pra të bashkimit kombëtar mbarëshiptar, që prej vitit 1996 e këtej.

Le t`a kuptojnë pala politike dhe udhëheqëse e Republikës së Kosovës se nuk kam kurrëfarë pretendimi për pushtet dhe nuk i kontestojmë as ata të cilët janë zgjedhur në këte pushtet, edhe pse kanë gabime të mëdha në të kaluarën e tyre, por si një qytetar i rëndomtë i Kosovës e mbroj me çdo kusht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe nuk lejoj që asnjë pëllëmbë toke nga trualli i njohur ndërkombëtar i Republikës së Kosovës të luaj nga kufiri, sepse luan automatikisht edhe pushteti i atyre që e mbajnë.

Rexhep Qosja ka mundësi të japë një arsyetin kritikëve të propozimit të tij, se i “shpëton Bashkësisë së Komunave Serbe” në Kosovën Veriore,[21] sepse ligjet e Republikës së Kosovës vlejnë për të gjithë qytetarët e saj, edhe për pakicën serbe të Kosovës dhe nuk kanë mundësi të bëjnë një mini-republikë në këtë shtet të vogël, por komuna sikur të gjitha komunat e tjera.
Shkurt, është koha që të mos mashtrohemi më tutje nga lojërat serbe dhe të asaj shqipfolëse, në arenën ndërkombëtare. Nuk lejohet të bëjmë traditë të trondisim opinionin kombëtar e ndërkombëtar.

Donald Trumpi me deklaratën e tij i ka çmendur serbët, siç deklaron edhe Gazeta Newborn: ”Kosova është e pavarur dhe ajo e ka mbështetjen e SHBA-ve. Do të punojmë për ta forcuar atë. Raportet shqiptaro-serbe, do të zbuten, këtë do ta flas edhe me Putinin në takimin kur do që ta kemi. Investimi i Amerikës në Kosovë është miliardësh, dhe kjo nuk na lejon asesi që atë ta stagnojmë nga zhvillimi. Kosova dhe shqiptarët janë miq me Amerikën dhe kështu do të vazhdojnë të jenë edhe më tutje”.[22] Edhe kryeministrja britanike, z. Theresa May, gjatë takimit me Donald Trump deklaroi se Britania do të mbronte Kosovën bashkë me SHBA-në. Ky është fundi i këtij artikulli...
 Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI.


[1] Arjan Basha, në FB, „Trekëndëshi i Bermudeve“, http://www.facebook.com/Arjan Basha.
[2] Ju mund të shikoni edhe lajmet e RTK, në http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=128926, të datës 16.01.2017.
[3] Shikoni lajmet në RTKLIVE apo në lajmet e tjera, të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.
[4] Ju mund t`i përcellni lajmet islamiste të «Al jazeera Net», psh. http://www.ballans.aljazeera.net/vijesti/u-mitrovicu-bez-problema-stigao-voz-iz-kraljeva , por nuk janë të sakta.
[5] Shikoni po deshët mesazhin kërcënues të presidentit të Serbisë, për Kosovën, me 15.01.2017, në gazetën Blic, http://gazetablic.com/ky-eshte-mesazhi-kerceues-presidentit-te-serbise-per-kosoven-video.
[6] Shikoni po deshët edhe në faqen time të FB, Mujo Buçpapaj, „Treni serb mund të hedhë në erë paqen në Ballkan“, të datës 14 janar 2017, në http://www.facebook.com/Mujo Buçpapaj.
[7] Shikoni lajmin e tyre, të dhënë edhe në faqen time të FB, nga gazeta “Maqedonia Shqiptare”, e dt. 25.01.2017, http://maqedoniashqiptare.com/2017/01/tensionet-qe-solli-treni-ultranacionalist-kosova-dhe-serbia-perballen-ne-bruksel.
[8] Shikoni po deshët në RTK Live, Mustafa: takimi i radhës me palën serbe do të jetë në shkurt”, 25.01.2017, në http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=132277.
[9] Shikoni artikullin e Deutsche Welle, në Fokus, për Ballkanin, në Bruksel: “Takimi më i rëndë në dialogun Kosovë-Serbi”, http://www.dw.com/sq/bruksel-takimi-më-i-rëndë-në-dialogun-kosovë-serbi/a-37261365?maca=alb-TB_alb_rtklive-17605-html-cb .
[10] Shikoni edhe njëherë intervisten e tij, të dhënë “Novostit” dhe të përkthyer e të botuar në shqipe te Kohanews, me 15 nëntor 2015, “Komandanti francez i KFOR-it: Unë e ndava Mitrovicën”, në http://www.kohanews.com/?p=24307 .
[11] Shikoni prapë intervistën e papritur të Jelena Miliç, Kryetare i Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, me DW, “Serbia provokon për ndërhyrje të Rusisë”, të botuar me 17.01.2017, botuar edhe në RTK LIVE, http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=129313 .
[12] Po deshët shikoni punimin në faqen time provizore, https://www.brahimavdyli.ch/persiatje-gjeopolitike/ .
[13] E marrim nga gazeta „Kombi“, organ i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Viti i II-të, Nr. 1 (22), faqja e 4.
[14] Shikoni shkrimin e portalit të internetit, në shkrimin „Profesori i Harwardit: Ja pse në mars do të ketë trazira në Kosovë”, e datës 25. Janar 2017, në http://www.voal.ch/profesori-harvardit-ja-pse-ne-mars-kete-trazira-ne-kosove/.
[15] Shikone me kujdes edhe pse është e vështirë dhe serbisht, dokumentacionin serb në m.youtube.com, “Prova istina o oduzimanja Kosova i Metohija od Serbija...”, në “Život prića”, Prova e parë, kah fundi, edhe pse u lus që të mos influencohi nga ndjenjat e simpatisë e as të mërisë, sepse dihet se është serbe dhe i përdorë argumente që mbrojnë ish Jugosllavinë e vjetër...  Por, më mirë shikoni lajmet shqiptare, nga portalët e internetit, p.sh. te Pamfleti Online Media, e datës 25.01.2017. Video: Ish–shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i ynë, e rekrutuam në Rambuje”, në http://www.pamfleti.com/video-ish-shefi-sherbimit-sekret-francez-hashim-thaci-eshte-agjent-yne-e-rekrutuam-ne-rambuje .
[16] Shikoni artikullin e Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyqi, „Rexhep Qosja rikthehet te opcioni i Dobrica Qosiq për Kosovën“, me 22.01.2017, në portalin „Ina-Online“, http://ina-online.net/rexhep-qosja-rikthehet-te-opsioni-i-dobrica-qosic-per-kosoven/ .
[17] Shikoni më poshtë, këtë artikull.
[18] Shiko edhe njëherë intervistën në http://www.kohanews.com/?p=24307 .
[19] Shikoni punimin e Mr. Sc. Refik Hasani, „Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës është i dëmshëm për ne shqiptarët“, Shqipëria e jonë, e datës 22.01.2017, në http://shqiperiajone.altervista.org/shkembimi-territorit-dhe-popullates-eshte-demshem-per-ne-shqiptaret/?doing_wp_cron=1485183767.5016760826110839843750 .
[20] Shiko artikujt e ndryshën serb, që thirrin përherë për njohjen e Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar. Unë nuk po i përmendi, sepse ata artikuj nuk gjëjnë shumë përkrahës, as në Serbi.
[21] Shikoni faqen e tij në FB, „Kritikëve të propozimit tim“, http://www.faqebook.com/Rexhep Qosja, 22.01.2017.
[22] Lexone artikullin e shkurtë, në Gazeta Newborn, „E pa pritur kjo: Donald Trump befason me deklaratë për Kosovën, çmenden serbët“, në http://gazetanewborn.net/e-papritur-kjo-donald-trump-befason-deklarate-per-kosoven-cmenden-serbet/ .

Brahim Ibish AVDYLI.