Showing posts with label Skender Jashari. Show all posts
Showing posts with label Skender Jashari. Show all posts

Tuesday, January 31, 2017

Lugina e Preshevës dhe shkëmbimi i territoreve - Shkruan, Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX

Lugina e Preshevës dhe shkëmbimi i territoreve


Në medie filloi  një  debat,  mbi çështjen e  shkëmbimit të territoreve, ku  është  laku edhe   Lugina e Preshevës. Kjo temë në  aspektin e të drejtës së shtetit, nuk është i ri  në Ballkan, madje filloi që në  mes shekullit XIX, në mes Perandorisë  Osmane  dhe  Rusisë. Në të cilën  Perandoria  Osmane  në një numër të madh  marrëveshjesh, aspironte mbajtjen  për vete  të  territoreve të Ballkanit( Rumelisë),  derisa Rusia nxiste  shtetet  sllave  në kryengritje, e që përmes këtyre  shteteve tentonte  të  shkëpuste  sa më shumë territore për  shtetet  Sllave të jugut, përmes të  cilave  do ushtronte  ndikimin e vetë. Derisa Perandoria Austro-Hungareze dhe Italia  nga  ana  tjetër  tentonin  ngritjen  e një  shteti sa më të madh  Shqiptarë,  kuptohet  nën  ndikimin e tyre!
Tërë  kohën thirrej në “ruajtjen  e paqes në  ballkan”, “ ballkani i ballkanasve” etj etj, mirëpo realisht  në prapravi shtetet  e Ballkanit nën diktatin e Rusisë u përgatën për ndryshim me forcë të kufijve! Kufijt u ndryshuan me  “zjarrin e armës” e jo me “ngjyrën e lapsit”, duke  fillu që me  marrjen  e Sanxhakut të Nishit, e kulmuar pastaj me Kongresin e  Berlinit, e deri në  Luftën   e Parë Ballkanike, ku  Sanxhaku i Nishit, Tregut të ri, Kosovës, etj, u okupuan  nga  Serbia, Mali i Zi, Greqia, etj. Veçmas  ishin tokat  Shqiptare që u  coptuan! Duhet kujdes, e njejta  histori është edhe  sot, Serbia vazhdimisht përgatitet për luftë, derisa ne qëndrojmë duarkryq!

Ndërsa Serbia,  shfaqte plane për  ndarje-këmbim  territoresh, edhe gjatë  kohës së  Millosheviqit,  si ndarjen e  Kosovës dhe pjesa e caktuar  t’i bashkohej  Shtetit Amë, ashtu edhe në drejtim të  Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë! Derisa Kroatët  nuk përkrahën   ide të  shkëmbimit të territoreve, ashtu as  boshnjakët, por as  Maqedonia, e më së paku  besoj që  do e  mbështesnin  Shqiptarët një ide të tillë( ne do duhej të  jepnim tokë Shqiptare për të  marrë  tokë Shqiptare, derisa Serbia do jepte tokë Shqiptare për të marrë  tokë  Shqiptare!)! Madje edhe  Serbia e  sotme,  derisa  bëheshin negociatat para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës( në lidhje  me Statusin e Kosovës), godisnin  opsionin e  ndarjes së Kosovës, që njëra pjesë  t’i  bashkohej  Serbisë, e tjetra Shqipërisë!

KOSOVA ASNJË MILIMETËR S’MUND TË  NDAHET SI SHKËMBIM TERRITORESH!- shih neni 2.2( Sovranitetin  e Kosovës), neni 20( bartja e sovranitetit vetëm tek Organizatat  Ndërkombëtare) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,[1] dhe   nenet  123(Pranimi i kapitullimit dhe okupimit), neni 124, paragrafi 2( Tradhtia ndaj vendit) të Kodit Penal të Republikës  së Kosovës![2]

Mirëpo edhe  dialogu  me Serbinë, për  Mitrovicën veriore, Trepçën etj, është në  thelb  lëshim territori a të drejte shfrytëzimi a marrje  detyrimi( borxhi nga  Kosova). Është  e vetmja rrugë  dialogu, por jo vetëm  në këtë  gjerësi temash të trajtuara, sepse është  bisedu vetëm  për Kosovën,  derisa për Luginën  e Preshevës,  e mos të  flasim më për  Tregun e Ri, asnjëherë nuk është  zënë  në gojë! Ne( si  Kosovë), kemi  humbur  rastin e   Intervenimit  Policorë në Veri,  gjë që  është imponu dialogu! Mënyra e intervenimit në  veri në korrik 2011, ishte   i gabuar për  dy  fakte sa i përket: mënyrës së intervenimit dhe  ndërprerjes së intervenimit.  

Derisa dihej  që në veri të Kosovës kishte  grupe, sado që do ishin të mëdha ato  grupe, por me taktikë  lufte  guerile, është  banale të mendosh  fillimisht t’i shtypësh me  veprim  frontal, pra duhej  veprimi  gueril  kundër guerilit ( taktika e forcave të sigurisë së Izraelit më së miri e  faktojnë këtë!). Së dyti, edhe pse me veprim  frontal u  intervenu, në çastin e  rënijes  së një polici të Kosovës( Enver Zymberit), u ndërpre. Parimisht është  dashur të llogariteshin  dëmet  në  njerëz  si shumë  më të mëdha  nga  kjo mënyrë e  veprimit, por asesi  të mos  ndërprehej! Sado që do kishte  komplikime  rajonale e më gjerë, me rëndësi është  vetëm  “vendosja  para një  fakti të kryer!” dmth kapja  në befasi e palës tjetër( kujto dhe krahaso rastet e luftrave  ballkanike prej 1878 sidomos, e deri në Luftrat   ballkanike!, po ashtu kujto reagimet  e Izraelit, pastaj të Rusisë në Gjeorgji, Krime etj)!

Politikanët  tonë, duke  qenë  inferiorë në raport  me  palët tjera si atë  ndërkombtare dhe  atë  serbe,  me theks të  veçantë shihet  inferioriteti në  personalitetin e tyre, sepse i takojnë  shumica një  besimi fetar( musliman), i cili i bën të tillë(kjo është më e theksuar)! Këtë fakt   e kanë  edhe   politikanët   që i takojnë   besimit fetar( katolik), pasi janë  deficitar  në disa aspekte  po të këtij drejtimi!  Këtë  fakt, jo pak raste  më është  dhënë  mundësia t’a identifikoja si  domethënës, por edhe më shumë  është  vetëthënë nga po këto personalitete  në  biseda  private në rrethet  e tyre  familjare-shoqërore etj!
 Sociologët, psikologët  do t’a shpjegonin edhe pak më ndryshe, duke e  identifiku me nocionin “ kompleksi i robit”, por në  fakt  mbetet shumë  e ngjajshme!
Përpara çdo feje- jemi   Shqiptarë dhe duhet të  sjellemi si të tillë, e mos të vuajmë nga  komplekse të tilla.

Kohëve të  fundit, por edhe më përpara kishte edhe  disa  zëra, nga  ana  e Shqiptarve  që  përpjekeshin me propozimet e tyre,  në lidhje  me shkëmbim territoresh, si mënyra për  t’a arritur “Paqen  dhe Stabilitetin në Ballkan”!
Ballkani mund të ketë  Paqe, vetëm me  zgjidhjen  meritore  të  statusit të Shqiptarve. Ballkani mbeti pa paqe, shkaku i Rusisë e cila  nxiti dhe ndihmoi shtetet  sllave të pushtonin tokat  Shqiptare( që  i quanin si toka Osmane!)!

Por edhe sikur të  dakordoheshim dy  Kombet, ne Shqiptarët  dhe Serbët, që  të  ndryshonim  kufij, do ishte  reagimi rajonal dhe ndërkombtarë që do ndalonte, apo së paku  shtetet  e rajonit  do kërkonin edhe ato shkëmbime  territoresh- e që s’do kishte gjasa të arrihej  pajtim  për gjitha, pa përfshi edhe  implikimin gjeostrategjik më të gjerë! Më e lehtë  është  shkëputja e territoreve duke u kriju si entitet politiko-juridik në  vete( ka miliona raste të tilla në histori), derisa shkëmbim territoresh janë shumë  më të pakta, e jo të ndodhura mes  dy kombeve, por mes dy shteteve që kanë  nda një territor të një  kombi të tretë!

Lugina e  Preshevës, duke  qenë nën  okupim të Serbisë( Presheva dhe Bujanovci prej Luftës së Parë Ballkanike, kurse  Medvegja nga  Kongresi i Berlinit), e që për më keq pas Luftës së II Botërore (  Presheva, Bujanovci janë  shkëputur nga Republika e Kosovës) e që  Sovrani( populli) kurrë nuk e  pranoi okupimin, madje  vazhdimisht  dolën  bij e bija që  Luftuan për Liri. Për habi, edhe  nga Lugina e  Preshevës,  lindi një zë, që propozon këtë opsion të  shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës, që t’i  bashkohet  Kosovës, derisa  Veriu i Kosovës t’i  bashkohet Serbisë! 
Nëse  hipotetikisht, arrihet një marrëveshje e tillë, kurrë më  nuk mundemi  ligjërisht t’i kërkojmë Shqipëtarët  që janë  duke u  Rilindur  në Tregun  e Ri, madje edhe deri në  Sanxhakun e  Nishit( kjo mos të shihet si  ambicje  nacionaliste, ka  raste  në historinë juridike të  shtetit dhe së drejtës, që kombe  para asimilimit janë rikthy-Rilindë,  duke  formu edhe   struktura politiko-juridike tejet stabile!)
Lugina e Preshevës,  duhet me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mënyrë të arrijë Lirinë nga Serbia! Derisa rrethanat politike rajonale( pra edhe bisedimet Kosovë Serbi, e sidomos në të  ardhmen  në lidhje me demarkacionin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë), duhet të përdoren për të  arritur qëllimin tonë!

Andaj  trajtimi i një  opsioni politik me miopi ( a edhe me interes afatshkurtër), pa i inkorporu të gjitha   efektet dhe interesat  afatgjate Kombtare Shqiptare( si tërsi, e jo  vetëm si Luginë e  Preshevës), nuk është në Interes as të Kombit tonë, e rrjedhimisht as të Luginës së Preshevës, por as s’do jenë i qëndrueshëm  gjatë rrjedhave të Historisë së ardhshme!

Luginës së Preshevës, nuk i zgjedhet  statusi, duke  kërku  reciprocitet me minoritetin serbë të Kosovës së Veriut, as me  referendum të 1-2 marsir 1992, por me  këmbëngulje duke  ndjekur  mjetet demokratike( referendumi, protesta, demostrata,  bojkotim-shkëputje  totale e çdo raporti me  okupatorin, mos bindje publike, deri edhe Luftë për Liri!)

Ish-përfaqësues  politik i UÇPMB-së, tash si Kryetar i Këshillit Kombtarë Shqiptarë për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc,  si dhe  gjithë partitë dhe lëvizjet  politike të Luginës,  duhet të  bashkohemi! Si të   bashkuar,  me një  fjalë para Serbisë e  para  botës,  t’a kërkojmë dhe arrijmë patjetër vetëm  Lirinë!

Më:31.01.2017

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.