I kam dy fjalë me Mehmet Krajën!
Shkaktarët e të keqes në Kosovë kanë emër dhe mbiemër dhe dihet se kush janë, pra klasa e tanishme politike dhe hyzmeçarët e tyre të shumtë nga të gjitha shtresat shoqërore. Kjo duhet të thuhet me guxim në mënyrë që keqbërësit të apostrofohen në përputhje me fajin e bërë në vend se me "filozofema joshëse stilistike" dedikuar adoleshencës intelektuale dhe atyre që hanë dushk për gogla, pamoralshëm, të barazohen vrasësit me viktimat e tyre! Në këto rrethana që unë i quaj me qenë ose mos me qenë, krijuesit e përgjegjshëm duhet t’i përdorin “armët” e tyre, që të mbrohet një ideal për të cilin është derdhur aq mund, dije dhe gjak madje gjatë më shumë se një shekulli. (nga Jusuf Buzhovi)
Ku ishe më herët Mehmet Kraja?
“Arsyeja e kësaj pyetje është se mu ky njeri - prapë me gjithë respektin për vlerën në shoqërinë kosovare që i është pranuar, së paku me tituj dhe statuse- ka qenë tërë kohën para dhe pas 1999, para dhe pas 2008, në disa nga pozitat më të besueshme, më të fuqishme dhe më të dëgjueshme në Kosovë, e bile edhe në Shqipëri. Pra ku ishte Kraja kur të gjitha këto ndodhën?” (Ballsor Hoxha)
Çka ndodhën? E çka ndodhën, një pyetje shumë e vështirë. Ja që na ndodhën shumë të pa pritura pas kësaj lufte e ti na dole vetëm me “Letër myslimanëve të Facebook-ut “. Letër impozante, por me një qëllim pompoz; minimizimin e të keqes që e kaploi Kosovën. Sikur mos të kisha qenë këto 10 vjetët e fundit, t`isha diku larg duke të lexuar në këtë letër, kisha menduar e thonë: ” Sa të pamëshirshëm këta armiqtë e Kosovës që po na e shpifen, se ekstremi islam është vetëm “shfrenim“ i disa njerëzve që iu ka dhënë rasti të shkruajnë në facebook.
E, mik i nderuar i asnjë fjalë nuk të doli nga goja për të gjitha ata valavitje që i patëm (edhe i kemi) duke u ballafaquar me tmerrin botëror. Ata nuk ishin (dhe nuk janë edhe sot) vetëm të facebookut por i kemi në Universitet, në Akademi, në Qeveri në Parlament, në mediat e të gjitha llojeve… në….
Akademik i nderuar, ti duhet të jesh bukur shpesh në publik, mos të them edhe për ditë që me letra më konkrete të shihet “aroma “ akademike në çështjen kombëtare .
Unë e mora letrën tënde të fundit: “Letër askujt“ që aq shumë bëri bujë në shtypin tonë; të cilën duhet lexuar mirë e mirë se edhe aty i ke futur do miza të kalit që nuk largohen nga burimi i tyre i jetës. Vetë titulli shumë qesharak: “Letër askujt”, d.m.th. letër pa vlerë
Akademik i nderuar, ti duhet të jesh bukur shpesh në publik, mos të them edhe për ditë që me letra më konkrete të shihet “aroma “ akademike në çështjen kombëtare .
Unë e mora letrën tënde të fundit: “Letër askujt“ që aq shumë bëri bujë në shtypin tonë; të cilën duhet lexuar mirë e mirë se edhe aty i ke futur do miza të kalit që nuk largohen nga burimi i tyre i jetës. Vetë titulli shumë qesharak: “Letër askujt”, d.m.th. letër pa vlerë
Ti shkrove: “Pse t’i zhgënjej njerëzit edhe më shumë me punën e Akademisë, kur edhe ata që e kritikojnë, nuk premtojnë ditë më të mira, përveçse zëvendësimin e një klani me një klan tjetër. Kosova nuk humb as fiton gjë, nëse Akademinë e sundon klani i gjakovarëve, i preshevarëve, i llapjanëve apo i Rexhep Qoses. Çfarë do të ndryshonte, nëse në vend të LDK-së, Akademia të dominohej nga PDK-ja, nga AAK-ja apo nga “Vetëvendosje”? “ Çka mendove me këtë? Akademia qenka pra grumbull njerëzish të dirigjuar nga klanet. Ti po e thua, sot. Pse nuk e the më herët ?
Të kujtohet ky arsyetim i Akademisë? “Me propozim të Kryesisë së ASHAK-ut (11. 09. 2012), Dr. Oliver Jens Schmitt, profesor për Historinë e Evropës Lindore në Fakultetin e Shkencave Historike të Universitetit të Vjenës, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, Përgjegjës i Albanien-Institut, u kandidua për anëtar të jashtëm të ASHAK-ut. Kryesia i ngarkoi të nënshkruarit e këtij teksti për të hartuar një raport për punën dhe veprimtarinë e profesor Schmitt-it.
Në vlerësimet e ekspertëve të historisë, veçanërisht të historisë së Evropës JL, gjetëm se vepra e Schmitt-it është shkencore, e hartuar me kompetencë, e argumentuar me të dhëna dhe fakte shkencore dhe e mbështetur në dokumente relevante arkivore.. Kishte shprehur edhe gadishmërinë për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë. (http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 , 25.12.1912 ) .
Oliver Schmitti u pranua në ASHAK-un tonë dhe me librat e tij u shërbeu vetëm humbjes se identitetit tonë . Ku ishe ti?
Oliver Schmitti u pranua në ASHAK-un tonë dhe me librat e tij u shërbeu vetëm humbjes se identitetit tonë . Ku ishe ti?
Tjetra me “rëndësi“ që e shkrove dhe e tregon një papjekuri tënde të qëllimshme:” Por ka ardhur koha që njerëzit Kosovës të lihen të qetë, të mos ua përzihen rropullitë me punët e historisë. Për LNÇ-në në Kosovë, sekush le të shkojë të lexojë ditarin e Miladin Popoviqit në Arkivin e Shtetit në Tiranë dhe mos na e çajnë më bythën me heronjtë e paqenë të asaj “epopeje”. Sa e pa menduar mirë ?
E ke menduar mirë që historia shqiptare fillon me vet shqiptarin? E di që edhe Skenderbeu thirrej në Pirron e Aleksandrin e Madh dhe nuk i jepte të drejtë vetës e të thotë që me te filloi historia shqiptare?
LNÇ -ja në Kosovë i ka vlerat e saja të pa mohuara kurrë, se mos të ishte ajo nuk kishte me pasë më Kosovë e as luftë të UÇK- s, se nuk do të kishte shqiptar. Kujtoje Çamerinë, kujtoje arsyetimin e grekërve për dëbimin e shqiptarëve nga aty pas Luftës së Dytë Botërore .
Fahri Xharra,02.02.17
Gjakovë