Showing posts with label Shqiperi. Show all posts
Showing posts with label Shqiperi. Show all posts

Sunday, February 5, 2017

Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare.

Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, gazetarë anglezë që kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër, është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar, i cili ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë. E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria. Por kush është ky politikan i fuqishëm shqiptar që ka një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë?
Gazetari nuk u prononcua për emrin e politikanit shqiptar, por të gjitha gjurmët të çojnë tek Ilir Meta. Meta është njeriu i përfolur për vjedhjen e floririt të Krrabës si dhe për të tjera skandale financiare. Kumbari i Kompanisë “DIA” po hetohet gjithashtu edhe nga institucione investigimi amerikane për pastrim parash, së bashku me të birin e ish-kryeministrit Berisha.
Një rrjet gazetarësh në Londër po hetojnë në lidhje me kooperturën politike të 70 milion paundve, dhe pritet që shumë shpejt hetimi të shtrihet edhe në Tiranë.
Kjo është edhe arësyeja që në Shqipëri nuk implementohet Reforma në Drejtësi si edhe vonohet Byroja e Hetimit.
Bashkëshortja e Ilir Metës i ka deklaruar para ca kohësh ca miqve të saj se shumë shpejt do të marr fëmijët dhe do të jetoj në Londër.
Shqipëria është e përfshirë fuqishëm në grupin e vendeve tek të cilat institucione të specializuara investigimi ndërkombëtare po hetojnë për përfshirje të politikanëve në fshehje parashë dhe në afera të mëdha korruptive…
Demokracia kudo në botë është e rrezikuar nga politikanë të lidhur fort me krimin politik dhe financiarë./Pamfleti.com

Diçka nuk po kuptoj?

Diçka nuk po kuptoj?

Një shkrim imi ndryshe nga të tjerët (nga shkrimet tjera).
Asgjë nuk kuptoj se ç`po ndodhë me ne; politikisht të papjekur,
 Historikisht të paformuar dhe të pa-informuar. Ardhmëria në pikëpyetje.

Kujt t`i besohet ?  
Brengosëse (!!!!!): "Prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarë të niveleve të tjera nuk lejohen të shkelin më në tokën amerikane.”

·       Nuk po kuptoj, çka iu duhet kryeprokurorëve, anëtarëve të gjykatës së lartë dhe gjyqtarëve të niveleve të ndryshme viza  për Amerikë?
·       Pse a nuk po mjafton Europa?
·       Çka duan ata në Amerikë ?
·       Të shkosh në Amerikë duhen para; po ku po i marrin paratë?
·       Pse Amerika nuk iu jep më vizat?
·       Pse nuk thonë: Punë e madhe!

Nuk di, nuk po kuptoj.

Kur duam e duam, por kur e përqeshim atëherë nuk e duam. Po sikur edhe këtyre të T-së, t`iu ndalohej vizita në Amerikë nuk do të bëhej qameti.
Të rrimë drejt e të flasim drejt. Po Ismail Qemajli ç`ka po iu zë udhën. Si deformohet pamja, karakteri dhe qëllimi i arritur i Ismail Qemajlit?

Pasha zotin duke e shikur serialin: “Një dopio histori” edhe unë kam filluar të dyshoj në vlerat tona si komb?  Me çfarë zemre përqeshet Ismail Qemali? Sikur serbët, grekët ose turqit të bënin një serial të tillë, ne “patriotët” e Tv mediave  shqiptare iu kishim “nxjerr” sytë “armiqve” maskarenj të huaj.
Shpesh herë keni dëgjuar ose lexuar që diçka bëhet për herë të parë në televizionet Shqiptare.

Edhe më shpesh akoma jeni zhgënjyer përballë një realiteti të përsëritur i cili nuk ka arritur t’i qëndrojë premisave.
Kësaj radhe jo!  Për herë të parë, po të parë fare, personazhet më të njohur publik do të ulen në një tavolinë, me një ose më shumë gota përpara dhe do t’ju tregojnë historinë e Shqipërise! (City News)”
Eh medet, kur mbetet historia të tregohet me gotë rakisë?

Kam filluar të “dyshoj’ që edhe Avni Rustemi e kishte vrarë Esad Pashën në Paris
Po na bëhet shumë bajate edhe historia e vrasjes së Miladin  Popoviqit nga Haki Taha.

Kujt t`i besojmë? –  Më thoni kujt???

Fahri Xharra, 04.02.17

Gjakovë
---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Thursday, January 26, 2017

Krimi shteteror - Babai i tre vajzave studente - Vetvaret - OSHEE-ja i mbifaturoi 800 mijë lekë të vjetër.


Vetëvarja për faturën e energjisë, 56-vjeçari përcolli tri vajzat studente dhe u vetëflijua. Flet i vëllai: OSHEE i solli mbifaturim 800 mijë lekë


I jep fund jetës jo vetëm se OSHEE-ja i mbifaturoi 800 mijë lekë të vjetër, por më pas e sorollati pa i dhënë zgjidhje se ku duhej t’i paguante paratë e marra borxh, për shkak të një gabimi në sistem.
Gjergj Nasi, vëllai i viktimës, duke treguar ngjarjen
Të paktën ky është pretendimi i familjarëve të viktimës Llazar Nasi, i cili mëngjesin e djeshëm u gjet i vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ka qenë gruaja e tij invalide që e gjeti 55-vjeçarin të vetëvarur. Viktima nga fshati Poro në komunën Novoselë ishte baba i tri vajzave, të cilat ndiqnin studimet e larta në Tiranë. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike, por duke shitur bulmetin e bagëtive dhe fasulet që kultivonte në tokat e tij, arrinte që të siguronte sadopak para që të bijat studente të mos e linin shkollën.

Sikur të mos i mjaftonte varfëria, pak ditë më parë atij i erdhi një faturë e energjisë e cila shënonte 800 mijë lekë të vjetër. Duke menduar se ishin 80 mijë lekë, ai është nisur për t’u sqaruar te zyrat përkatëse, por është shokuar kur punonjësit i kanë thënë se shuma që duhej të paguante ishte 80 mijë lekë të rinj. Ai ka mundur t’i gjejë paratë borxh, por nuk arriti dot t’i paguante pas një problemi në sistemin e OSHEE-së, i cili nuk u zgjidh për ditë të tëra.
Vëllai i viktimës, Gjergji Nasi, pohoi dje se shkak i depresionit të tij ishte mbifaturimi dhe sorollatjet për ta paguar.
Kur ka ndodhur vetëflijimi i vëllait tuaj?
Vëllai është ngritur herët në mëngjes pasi do të përcillte tri vajzat që i kishte në shkollë të lartë në Tiranë. Pasi është kthyer në banesë i ka kërkuar bashkëshortes që t’i bënte kafen. Ka dalë nga shtëpia duke i thënë se do të kthehej pas pak. Por, pasi është vonuar, e shoqja që është invalide, ka dalë jashtë dhe e ka thirrur pasi kafja po i ftohej. Ai nuk është përgjigjur ndaj gruaja ka nisur ta kërkojë. Ajo e ka gjetur të vetë- varur në kasollen e bagëtive. E shoqja dha alarmin dhe ne shkuam menjëherë në vend. Së bashku me komshinjtë e hoqëm nga litari dhe njoftuam Policinë.
Sipas jush, cili ka qenë shkaku që vëllai juaj i dha fund jetës në këtë mënyrë?
Vëllai im ka tri vajza në shkollë të lartë dhe gruan invalide. Me shumë mundime i ka dërguar vajzat në shkollë. Vetë rrinte pa bukë veç që vajzat t’i shkollonte. Bukën e gojës e nxirrte vetëm me kultivimin e patates, fasules dhe dy lopëve që kishte në shtëpi, prej të cilave krijonte ca prodhime modeste familjare prej qumështi. Ishte vërtet në kushte shumë të vështira, në varfëri të plotë. Nuk kishte asnjë ndihmë apo ndonjë punë. Halleve që radhita më sipër iu shtua dhe problemi i mbifaturimit të energjisë elektrike. Veç vështirësisë për ta paguar, nuk gjeti asnjë zgjidhje në zyrat e OSHEE–së.
Cili ishte problemi i mbifaturimit të energjisë?
Para 12 ditësh, vëllai së bashku me një shokun e tij vajtën për të paguar energjinë elektrike me faturë prej 8000 lekësh të rinj, por kur shkuan tek arka, i thonë se “fatura është 80 mijë lekë të rinj!” Në këtë moment, vëllai është prerë dhe ka rënë në depresion dhe më vonë ka kërkuar të sqarohet në zyrat e OSSH-së por askush nuk e ka zgjidhur, duke i thënë se duhet ta paguajë faturën që është regjistruar në sistem.
Çfarë ndodhi më pas?
Pas pak ditësh mori paratë borxh tek të afërmit tanë dhe shkoi për t’i paguar. Ishin 800 mijë lekë të vjetër. Por, në sportel i thonë se “emri yt nuk është ky që i korrespondon numrit të faturës ndaj duhet të ndërrosh emrin që të paguash faturën. Si numër kontraktori është në rregull, por nuk është emri yt në sistem me këtë numër”. Pas disa sorollatjesh nëpër zyra, vëllai nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur dhe është kthyer në shtëpi shumë i stresuar. Ditën tjetër, ai nuk fliste, por rrinte i heshtur dhe i shkatërruar nga ana psikologjike. E çuam te mjeku për ta vizituar. U munduam t’ia hiqnim mërzitjen, për këtë qëllim erdhën edhe vajzat nga shkolla, por nuk ia arritëm qëllimit. Pas përcjelljes së vajzave ai vari veten.
Pra, ju po thoni se shkaku i vetëvarjes së tij ishte mbifaturimi?
Po, shkaku kryesor ka qenë mbifaturimi i energjisë dhe ngatërrimi i emrit të tij në sistemin e OSHEE-së. Ngarkesa e tij u shtua kur punonjësit e OSHEE-së nuk ia zgjidhën hallin dhe ai nuk dinte ku të ankohej. Ka ndikuar varfëria, papunësia, invaliditeti i të shoqes dhe në fund edhe ky problemi i faturës.
OSHEE: Llazar Nasi, faturim në kufirin minimal
Kompania e shpërndarjes së energjisë ka reaguar dje duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike lidhur me mbifaturimin e të ndjerit Llazar Nasi, i cili u vetëvar një ditë më parë.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, OSHEE bën me dije edhe faturimet e fundit ndaj mbajtësit të kontratës që janë në kufirin minimal. 
“Pretendimi se faturimi për të ndjerin ishte shumëfish i vlerave normale është i pabazuar, pasi të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor faturimi ishte 1319 lekë, për muajin janar 1615 lekë dhe në muajin shkurt 1262 lekë. Të tria këto fatura janë në kufirin minimal të harxhimit të energjisë, kësisoj pretendimi për mbifaturim është i pavërtetë”, thuhet në reagimin e OSHEE. Kjo e fundit akuzon Partinë Demokratike se është duke përfituar nga fatkeqësia e ndodhur në Novoselë, duke e përdorur politikisht këtë ngjarje. “I kërkojmë Partisë Demokratike të mos akuzojë pa fakte dhe mbi të gjitha, të mos përdorë mizorisht fatkeqësitë e qytetarëve për përfitim politik”, thuhet në reagim.
http://www.panorama.com.al/

Monday, January 23, 2017

Historia shqiptare po deformohet më së shumti pikërisht nga e quajtura "Elitë" - Shkruan Feri Arifi.

Sot me erdhi ideja e Publikimit të një koncepti përmes disa njësive tematike të sjelli një pasqyrë të gjerë të lokacioneve arkeologjike dhe vendeve të identifikuara në shumë foto interesante. Sot Shumë shqiptarë, Mësues, Profesor, Doktor, historie shkruajnë e thonë ato çka i thonë të hujet e armiqtë: Olsi Jazexhi, në intervisten për gazetën Tema, ku thotë se shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. - 
Pse po ndodh kështu?
Po pse keta profesorë nuk mblidhen në një tryezë të shofin se shqiptarët Ortodoks më 1912 nuk ishin serb por siç thonë e shkruhet nëper akademitë serbe. Shqiptaret Ortodoks dhe mysliman në Kosovë, Maqedoni kanë çenë vllezer të një gjaku ku deshmitë në Anamoravë janë të shumta e të pa kontestushme nga shqiptaret 500 shtëpi shqiptare, e 300 ortodokse vëllezer te një gjaku jo më larg se 5 breza, por jo vetem ky fshat ka dhe dhjetra fshatra të këtyre llojeve që u kthyen gjysma ortodoks e gjysma në mysliman e që i pranojnë vllazërin në 5 breza në mes vetë. 
Madje, në Anamorav është e vertetë historike se ka fshatra të lashta qe s'dihet historia e lashtsia si në banorë dhe artifakte janë Korbliqi, Mjaku, Debelldehu, Bresti si qender e të gjitha ketyre vendeve Buzaviku, Shoshara, Mogilla, Pozhorani, Zhitija, Ballanca, Sodovina e Jerlive, Smira ku eshtë e deshmuar, Letnica, Verrnakolla, Remniku, Terpeza Binça, e plot tjer fshatra. 

Por, si eshtë e mundur që prof, e Dr. të flasin si papagalla të pagur nga shërbimet e huaja e guxojnë e sidomos profesorët e shkrus të librave u thonë këta e kanë mirë ja fjalët sepse këta kanë lexuar kur ai Dr. thotë:
"KUR TURKU HYRI NË KOSOVË KOSOVEN E GJETEN TË ZBRAZET PA NJERZ" e kur njeriu fillon të flas më këta Dr. e prefesorë thonë hesht se ky i dinë gjerat jo jo në kët tokë kishtë në çdo fshat e vend shtëpi e banor ortodokse shqiptare e verteta ishte kjo edhe Hoxhët e thjeshtë që nuk kishin ndikim nga shteti e thanë këtë se me ortodokset ishim ashtu afër sa cipa e qepës larg në mes vete. E ku thonë serbet se Perandoria Osmane ishte ajo që krijoi kombin shqiptar, i themi Serbis ku e ke lashtsinë serbe në Kosovë më 1912 i grabite manastiret shqiptare. 

Serbia me kësisoj pretendimesh vazhdimisht ka shfaqur së bashku me Akademin e saj në bashkpunim me turqit e morën atë çka ishte krishtere e shqiptarët të pa fuqishëm i humbën nga dora e tyre. Po serbeve pse ne nuk i kundervihemi me argumente të artifakteve e tu themi ku i keni varret e juaja në Kosovë para viteve 1921 a është ky argument. Prandaj nē Kosovën tonë e Anamoravë në masën e popullatës ka artifkte që asnjë popull nuk i ka , 

Pse kjo qeveri nuk ndan një fond për ti mbledh artifaktet dhe ta hap një galeri për këto artefaktet, po aq dhe objektet dhe lokacionet arkeologjike, të prezantuara përmes fotografive të shumta, Kala mbi 100 e tuma 100 e tumolla ti trgoj botes se kjo tokë këta manastire janë shqiptare. nga Deqani Peja e Graqanica sepse janë tonat. Këto foto janë nga e kaluara e shekujve e që me mijra të tjera u shkatrruan nga dora e huaj sidomos asaj serbe e turkofile nëpër periudha të ndryshme kohore. 

Ky publikim është një dëshmi e shkëlqyer se historia vertet e cila shpesh është tjetërsuar dhe e ka humbur origjinën e vertetë, nga lashtësia dhe nga të huajt sot duhet ti kthehemi në forma të ndryshme,
që paraqesin gurëvarret e stolisura me simbole të ndryshme, që nga Dielli në Hëna, e nga Hëna në Yll e deri tek Zvastikat, që sjellin lidhjen e njeriut të lashtë me qiellin dhe universin e kësaj toke të Pellazgeve ku nuk dallojn me universin në përgjithësi, të cilat janë të gëdhendura edhe në shtëpitë tona por dhe nëpër gurëvarre të kësaj toke dhe popullatë që ishte ajo popullata Pellazgjikia e vjetër.

Publikimi i rezultateve të hulumtimit është një shembull konkret se si duhet të hulumtohet se si duhet që familjet Ortodokse para 120 vitete ndrruan komb dhe humben identitetin kombtar jo me larg mos shkoni sepse këtu është çelsi i kësaj toke shqiptare Serbia eshtë genjeshtare serbeve të Kosovës u thonte në Serbi ju jeni shqiptar e tu tregojmë të vërtetën e hidhur shqiptare me vëllezrit e vet.
https://milibutka.blogspot.al
=======================================================================



Cilët ishin arnautashët? - Shkruan Fahri Xhara.

Cilët ishin arnautashët?


‎"Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popull kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. ” (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.)

Ishim të panjohur,sepse nuk donin të na njihnin. ” Lahyvlevelatë” na sundonin ,na shkombëtarizonin ,na ndërronin fenë ,me çdo lloj metode ; dhe ne mbeteshim të panjohur për të tjerët. Z.Tunman e dinte këtë dhe donte që botës së civilizuar t`ia rikujtonte se në mesin e tyre ishin edhe shqiptarët. Shikoje dhe lexoje Zotin Tunman ,1774 !,
Sot bota e di se ne ku jemi dhe si jemi ,por na dalin të rinjtë që mundohen në “ emër të shkencës së të pavërtetës historike “ të na i rrumcullojnë rrënjët dhe të na paraqesin pak a shumë si jashtëtokësorë (E.T.) të ardhur diku në fillimin e lulëzimit të Perandorisë Osmane., apo jo miq të nderuar ?
Një sqarim para se të kaloj në shtjellimin e temës qe e keni parasysh. Me qenë se serbët janë “telalli “ më antishqiptar në Europë , atëherë duhet të lundrojmë nëpër publikimet e tyre të shpërndara anë e kënd Europës duke na paraqitur si “mbetje osmane “ . Ju lutem lexoni shkrimin me vëmendje dhe mos komentoni pa e kuptuar mirë se për çka flitet këtu.
Kush ishin Arnautashët? Serbët për të hedhur sa më shumë baltë mbi ne e shpiken edhe termin “arnautash ‘ – dmth. serb i shqiptarizuar dhe i islamizuar. Pra, kjo daton që moti .
“Pas Betejës së Kosovës (1389) ,serbët e këtuhit u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. 
Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithmonë e paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm- spjegon historiani Gjuretiq duke shtuar se mbi 80% të shqiptarëve të sotëm ,nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.” …” dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.” – kjo përputhet me ligjërimet e Mero Bazes dhe Baton Haxhiut

“Por islamizimi më i madh i serbëve,sipas burimeve të tyre ,qenka rritur shumë në shek.XVII dhe në fillim të shek.XVIII-të se pse si arnautashë ata paskan pas më shumë të drejta ose sipas burimeve tjera shumë serb e paskan pas pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të konvertuara në islam e paskan pas ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare. .” E shihni që serbet gjithmonë kanë menduar që neve do të na përpijnë me dhunë ose me “hater”?

“Por ,vazhdohet më tutje në shkrimet e tyre (e që janë me mijëra),pra albanizimi i serbëve të islamizuar u bë të ata serbë që nuk ju ndiente më për ndjenjën kombëtare,dhe u martuan me vajza të komuniteteve fisnore shqiptare.(?) Për një kohë të gjatë historike ata të konvertuarit u quajtën nga serbet ortodoks, si Arnautashë.
Por për çudi ata arnautashët nuk e paskan pas ndier vetën as si turq e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po e ndiekan vetën më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër ;në Drenicë paskan pas qenë Dokiqt,Veliqt,Marushiqt, Zoniqt,Raçiqt ,Geciqt, të cilët shihet që ishin me origjinë “serbe “. Situatë e njëjtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,Bojkoviqt, Dekiqt,Lekiqt ,Stojkoviqt etj.

Të mbajmë në mend atë çka e lexojmë, dhe mos të mashtrohemi me këta kasnecët ( kasnec , emër i vjetër shqiptar për lajmëtarin , postierin )e Serbisë që në emër të islamizmit mundohen të na humbasin historinë .
Duke kaluar nëpër Kosovë e Metohi. S. Gopçeviq ,paska pas qëndruar gjatë në Prizren. Të dhënat që ai paska pas mbledhur , i paskan pas treguar një shkallë të lartë të islamizimit të serbëve të Prizrenit;kurse Gjakova shënohet si vend i 4.100 familjeve nga të cilat 161 të serbëve kristian ( shkijet e rajës;shqiptarët ortodoks f.xh.),130 të shqiptarëve katolikë e të tjerët shqiptarë të islamizuar.

Bogdanoviqi (Knjiga o Kosovu, Dimitrije Bogdanoviq1985), spjegon se “ populli serb ishte viktimë e jo vetëm një stihijeje por e një plani për zhdukjen fizike te tij”. Kurse për Samargjiqi ,1989 ,shkruan “Arbanasit” ,që në shek.XVI –të ishin ekspanziv ,dhe se turqit ishin ata që i lejuan mbi serbët që “si gozhda e ndryshkur të mbijnë mbi dheun e tyre të lashtë. ( të Serbisë?)”
Autorët e vjetër serb i përshkruanin shqiptarët si “zullumqarë”, “bisha të tërbuara”( Ristiq ,1864) ; si dhe “arbanasët e egjër” të cilët ishin “ thjeshtë barinj të egjër” ( Sreqkoviq,1888) Thjesht shkruhej ashtu ,si atyre iu shkonte për shtati.

Pra ,herë shkruhej për ne që ishim si “bisha”, “barinj të egjër” që nuk dinim të bëjmë shtet ,kur ishte ne pyetje ndarja e tokave , e herë shkruhej për ne se ishim arnautashë , (serbë të islamizuar dhe të albanizuar.), kur iu duhej përvetësimi i ynë karshi botës.
Një burrë i mençur i Europës ka pas thënë ,se vetëm atëherë kur shqiptarët e shkruajnë vetë historinë ,atëherë ajo është historia e tyre.

Të vazhdojmë me arnautashët e serbëve. Së pari një pyetje tjetër ,pse Turku nuk na thirri ashtu si quheshim ,por na e tha se jemi arnautë? Pse kurrë nuk duel ti shpjegon botës se këtë racë që po e shtypi me shekuj ,edhe këta e kanë origjinën e tyre? e kishte të vështirë? Jo ,thjesht nuk donte.
Po ,me çfarë dokumente e fakte historike ,serbet e morën guximin që të përvetësojnë një popull dhe ti qitet hi syve të botës se këtu paska pas vetëm serb? E ne ,historia e jonë që daton që nga pellazgët,ilirët, arbrit dhe shqiptarët,të heshtim dhe të pranojmë atë se çka shkruanin serbët, apo jo të nderuar lexues ?

Nuk jemi fejtonista ,por letrat e shkruara janë të lexueshme ,ato edhe komentohen . A nuk është e vërtetë ?  Me shpartallimin e perandorisë osmane trojet shqiptare u nxorën në pazar nga vetë perandoria për ti joshur apetitet sllavo-ortodokse të Moskës, Beogradit e Athinës.
Prej më shumë se 100 mijë km², Shqipëria londineze ngeli vetëm me rreth 28 mijë km² , sepse të tjerat u aneksuan nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, me ndihmën e Rusisë dhe me pamundësinë e mbrojtjes nga shtetet perëndimore . Edhe kjo pak Shqipëri , përveç përpjekjeve dhe gjakut të derdhur , është një dhuratë e bërë për popullin shqiptar nga ana e disa shteteve mike euro-perëndimore dhe SHBA-ve.

“Alfabeti me shkronja latine u miratua kundër rezistencës së ashpër të klerit mysliman.” po shkruajnë edhe sot; por jo vetëm për këtë por edhe për të vazhduar aty ku kishim mbetur. Apo jo?
Ne e dimë edhe këtë që e thoni ju: “Përhapja e ideve kombëtare shqiptare ishte një ndërmarrje tejet e vështirë, madje rreth vitit 1900 Perandoria Osmane ndaloi përdorimin shkrimor të shqipes. ( po ,ajo s`e kishte lejuar kurrë f.xh.) Gjuha shqipe, sipas pikëpamjes osmane, mund të dëmtonte besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë”. Pastaj vazhdohet ;” Të ndarë e të përçarë (1912), shqiptarët u shndërruan në top loje të fuqive ballkanike dhe evropiane . Të bëhemi edhe sot ?

“Shqiptarë, osmanë, mercenarë, orientalë, perëndimorë, të paorganizuar, kaotikë, të degjeneruar historia shqiptare është plot drama dhe absurde na shkruan E.R. , “ . Jo nuk është e vërtetë. Kemi drama që pa fajin tonë janë luajtur mbi kurrizin tonë ; por nuk jemi kaotikë dhe absurdë.


Fahri Xharra
Gjakovë,23.01.17
---------------------------------------------------------------------
https://milibutka.blogspot.al

Friday, January 13, 2017

Gjelosh Biku 83-vjeçari nga Tuzi i Malit të Zi - “Unë pashë vrasjen e Aleksandër Kondos”

Flet Gjelosh Biku
 83-vjeçari nga Tuzi i Malit të Zi
Unë pashë vrasjen e Sandër Kondos” nga i dërguari ynë në Tuz Luan Kondi

Rreth 2 kilometra larg qendrës së Tuzit, pak pasi lë gjimnazin e këtij qyteti, ndodhet shtëpia e Gjelosh Bikut, personazhit tonë.
Ai i ka kaluar të 83-at dhe jeton në një shtëpi njëkatëshe, ndërtuar sipas stilit të njohur shqiptar. Mbahet mirë dhe, madje, thotë se do të jetojë aq sa e ka shkruar zoti. Në shtëpinë e malësorit Gjelosh Biku gjithçka është shqiptare, pritja sipas traditës sonë, e madje edhe përkujdesja gjatë gjithë kohës. Edhe pse ka vite që është larguar nga Shqipëria, ai e ruan të gjallë gjuhën shqipe në familjen e tij. E ke të lehtë ta gjesh edhe pse pyet shqip Bikun, pasi atë e njohin me emrin “emigranti”, sepse është larguar nga Shqipëria në vitin 1953, menjëherë pas arratisjes nga burgu i diktaturës, ku vuante prej tetë vjetësh dënimin. 
Gjykata komuniste e shtetit të Hoxhës kishte vendosur për të burg të përjetshëm. Historia e arratisjes së Bikut dhe e dy bashkëvuajtësve dhe vendosja e tij në Jugosllavi, është subjekti i tërë i një romani, por na duhet të ndalemi në një moment të veçantë të kujtimeve të Bikut, në dëshminë e tij për vrasjen e Aleksandër Kondos, peshëngritësit që u arratis në 25 maj të vitit 1985, në Titograd (Podgoricë) kur ekipi kombëtar i peshëngritjes kthehej nga Kampionati Evropian në Katovicë të Polonisë. 
Gjelosh Biku thotë se e ka parë me sy momentin e ekzekutimit të Kondos, aq sa ka mbetur i shokuar nga ajo që i ka ndodhur peshëngritësit të mirënjohur shqiptar. “Nuk e di në ka të afërm në Shqipëri, por them se ajo ngjarje ishte vërtet një tragjedi”, thotë Gjeloshi. E ka ruajtur të fshehtën e tij për 17 vjet me radhë, e, megjithatë, sot mendon se ka ardhur koha të rrëfejë për “Panoramën” gjithçka di për të zbardhur misterin e vrasjes së Kondos më 1 maj të vitit 1987
I urtë dhe fjalëpak, ai rrëfen pa u nxituar ngjarjen më të hidhur të jetës së tij.
Zoti Gjelosh, ju keni lindur dhe jeni rritur në Malësinë e Madhe. Çfarë kujtoni nga fëmijëria juaj?
Dua t’ju them se u linda në vitin 1921 dhe jetova si të gjithë fshatarët e asaj kohe. Kryesisht ne malësorët merreshim me blegtori. Pra edhe unë me bagëti e punë të tjera të fshatit jam marrë. Në vitin 1938, kur isha vetëm 17 vjeç më ka marrë Prengë Cali, njeri i dëgjuar në Malësinë e Madhe, së bashku me motrën dhe më pas jemi bashkuar me të familjarisht. Ai na tha se duhet të jetonim bashkë. Prengë Cali ka pasur një vajzë të cilën e kishte martuar. Pas kësaj jetonte vetëm me gruan. Vendosi të jetonte me ne, pasi nuk kishte njeri tjetër e malësorët nuk rrinë me dhëndrin.
Familjet e malësorëve ishin të mëdha, a qëndron kjo edhe për tuajën?
Them pak a shumë, pasi ishim një familje e vogël që përbëhej nga katër persona, unë, motra, nëna dhe babai. Nëna dhe babai erdhën në emigrim më vonë dhe me ardhjen e tyre jeta u bë dhe më e lehtë për ne. Prenga na tha se pas vdekjes së tij çdo gjë e tija do të na mbetej neve.
Përse e bëri Prengë Cali këtë me familjen tuaj dhe jo me ndonjë tjetër?
Ne me gruan e Prengës ishim kushërinj, kishim lidhje gjaku dhe ai duke parë që ishim një familje e vogël donte të na bashkonte me atë të tijën. Pra, me këtë rast ai donte të bashkonte familjen tonë Vikaj që ishim me të tijën që ishte prej tjetër bajraku, prej Selcës, ndërsa ne prej Niktit. Prengë Cali i tha babait tim se duhet të vdisnim së bashku dhe se gjithçka kishte pasuri do ta gëzonte djali i tij, pra unë.
Ju sa vjeç keni qenë atëherë?
Unë në atë kohë kam qenë rreth 16 - 17 vjeç.
Prengë Cali njihet si udhëheqësi i kryengritjes antikomuniste të Malësisë së Madhe të vitit 1945. Ju çfarë kujtoni nga kjo ngjarje?
Me sa mbaj mend, në vitin 1944 shtëpia e Prengës u rrethua prej ushtarëve serbo-malazezë, atëherë nuk ishte çliruar akoma Shqipëria. Kështu, në atë kohë donim të merreshim vesh me një roje të afërt të Prengë Calit, që e thërrisnim “Cubi”, e që në të vërtetë quhej Filip, se çfarë po ndodhte. Ai lajmëroi Prengën se malazezët donin ta sulmonin. Prenga organizon parinë e Vermoshit që të shpërndante rojet rreth e rreth kufirit të Vermoshit. Dhe kështu u bashkuan nja tetë krerë të zonës së Vermoshit te shtëpia e Prengës. Prenga urdhëroi të shtrohej darka për miqtë. Më pas kanë ndodhur shumë gjëra, për të cilat duhen netë dimri për t’i kujtuar. 
Në vitin 1945 e pashë veten në burgjet e diktaturës. Gjykata, kryetari i së cilës ishte Aranit Çela, më dënoi me burg për jetë. Por pas tetë vjetësh në burg u arratisa nga burgu dhe kalova kufirin për në Jugosllavi. Që prej asaj kohe jam këtu ku më shikoni dhe kam plot fëmijë, nipër e mbesa. Dy prej të cilëve edhe sot ndodhen në Amerikë.
Sa herë keni qenë në Amerikë?
Në Amerikë kam qenë dy herë. Kam qëndruar në Nju-Jork, pasi atje jetojnë dy djemtë e motrës. Njëri prej tyre ka jetuar këtu, në Tuz. Atë, kur ishte vetëm një vjeç e gjysmë, ia kam dhënë motrës, sepse ajo nuk kishte fëmijë. Një tjetër nip e kam mbajtur këtu, kur erdhi nga Shqipëria për të shkuar në Amerikë. Ai ka jetuar te ne deri kur doli urdhri që kush do të largohej drejt Amerikës, mund të ikte, dhe ai s’e bëri dy, madje e kam përcjellë vetë. 
Me Amerikën më lidh edhe një kujtim tjetër, atje jetonte edhe një shok i vjetër burgu, që quhej Sami Rrepishti. Ai ishte doktor profesor dhe një njeri shumë i mirë. Dikush pati thënë për mua se isha spiun jugosllav, por Samiu ka thënë: Ai është engjëlli i burgut. Nëse është fjala për shërbim, ai e ka bërë këtë vetëm në dobi të Shqipërisë.
Në ç’vite keni qenë në SHBA?
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës isha në vitin 1971 dhe në vitin 1987. Herën e parë kam ndenjur atje tre muaj, kurse herën e dytë dy muaj. Në qëndrimin tim të dytë atje kam asistuar rastësisht në vrasjen e
një shqiptari, që atë kohë kishte bërë emër në Amerikë, quhej Aleksandër Kondo. Edhe pse ishte arratisur dy vjet më parë nga Podgorica, ndërsa ekipi shqiptar kthehej nga një aktivitet ndërkombëtar, unë e kam ndeshur për herë të parë emrin e tij në SHBA. Nuk e di në ka njerëz në Shqipëri, por për herë të parë dua të them atë që kam parë ditën e ekzekutimit të tij. 
Kam lexuar në shtypin shqiptar se kur shkruhet për të shkohet deri te vdekja, e atje thuhet se ajo ishte aksidentale. Por them se kjo nuk është e vërtetë. Unë kam një tjetër mendim, nga sa kam parë me sytë e mi ditën e “aksidentit”.
Si jeni ndodhur në vrasjen e Aleksandër Kondos?
Kam qenë rastësisht. Mbase fati i keq është ai që të çon të asistosh në ngjarje kaq tragjike. Mbase askush nuk e mendon kur del për shëtitje se mund të bëhet dëshmitar i një vrasjeje. Po ju them se unë isha bujtës te njerëzit e mi, te nipërit në Nju-Jork, të cilët mundoheshin të më plotësonin çdo dëshirë, pasi nuk ua kisha lodhur derën, siç themi ne malësorët. Kështu, ata më nxirrnin të shëtisja në qytetetin e madh të Nju-Jorkut. E kam parë me sy se si e kanë ekzekutuar Alksandër Kondon. 
Me sa më kujtohet, ngjarja ka ndodhur pak para mesditës. E kam parë se si e morën dhe e “pushkatuan”. Edhe pse ishte e vështirë të merrej vesh se si ishin ato “punë”. Nga shqiptarë të Amerikës kam mësuar se Aleksandri ishte njeri i përmendur në grupimin e tyre, për karakterin, mirësinë dhe të qenit kundërshtar i betuar i regjimit komunist. Aleksandri kishte dalë në një manifestim me flamurin shqiptar pa yllin mbi shqiponjë, pra pa simbolin e komunizmit. Këto ide që manifestonte dhe shprehte ishin ndoshta arsyet për ekzekutimin e tij. 
Duhet të dini se shqiptarët në Amerikë ishin të ndarë, ka pasur të djathtë dhe të majtë. Aq thellë ishte futur ndër ta Sigurimi i Shtetit. Kishte mes tyre të kuq, komunistë që dukej sikur kishin lindur në një ditë me Leninin. Këta madje ishin njerëzit më të favorizuar ndër shqiptarët, pasi gjenin punë më lehtë dhe, për rrjedhojë, stabilizoheshin pa shumë probleme. Ndryshe ndodhte me të tjerët, të cilët e kishin të vështirë, qoftë dhe gjetjen e një vendi pune. Duhet të thuhet tashmë se kush influenconte për të bërë këtë dasi.
Si e vranë Aleksandër Kondon?
Në një karburant ka ndodhur tragjedia, ekzekutimi makabër i Aleksandrit. Ndërsa ky furnizonte makinën një krep e mori përpara dhe e përplasi në mur. Ishte shumë e dhimbshme. E pamë trupin e të ndjerit të dëmtuar, të shtypur plotësisht. Më pas me një barrelë e morën dhe e hodhën në një makinë. Ishte një gjë e paligjshme dhe dukej që ishte një vrasje e pastër. U fol shumë për këtë ngjarje në Amerikë, por asnjëherë nuk doli në shesh e vërteta. 
Askush nuk dilte të kërkonte apo të thoshte publikisht se kjo ishte një vrasje e pastër. Edhe unë nuk kam dashur të flas mbi këtë ngjarje për vite të tëra me radhë. Kur isha në Amerikë, miq dhe shokë më thanë të heshtja, sepse isha edhe i dënuar me burg të përjetshëm nga sistemi i Enver Hoxhës dhe mund të kisha probleme, nëse flisja për të vërtetën e ngjarjes ku vdiq Aleksandër Kondo.
Gjelosh Biku, 83-vjeçari nga Tuzi i Malit të Zi, dëshmitar okular i eliminimit të Aleksandër Kondos, më 1 maj të vitit 1987, nuk di të ndalet së treguari për ngjarjen e bujshme. Vizita e tij e dytë në SHBA nuk ishte e këndshme si e para, në vitin 1971, pikërisht për faktin se pa të vritej një njeri. Me Sandrin nuk ishte njohur apo takuar më parë, por për të kishte mësuar sapo kishte vënë këmbën në Nju-Jork, teksa kishte shkuar të vizitonte njerëzit tij të afërt. 
Biku thotë se Aleksandri kishte bërë një veprim tejet të guximshëm, kur kishte dalë të manifestonte me shqiptarët e të valëviste mbi kryet e tubuesve flamurin shqiptar pa yllin, simbol të komunizmit. Kjo bëri jehonë ndër shqiptarët e Amerikës dhe njëkohësiht u bë një shkak më shumë për ekzekutimin e tij, pasi Kondo duhet të ketë qenë me kohë objekt i goditjeve të shërbimit të fshehtë të diktaturës. Ajo që i ka mbetur në mendje Gjeloshit, ende sot e kësaj dite, është transmetimi i lajmit në mediat amerikane.
Vdekja e Kondos u quajt aksident dhe askush nuk hodhi dyshimin se emigranti shqiptar kishte ardhur në
Amerikë për një jetë më të mirë, të ndryshme nga ajo që bëhej nën komunizëm dhe se për këtë ai mund të ishte në shënjestër të Sigurimit të Shtetit. Duke shpjeguar ngjarjen e vitit 1987, Biku thotë se pas ardhjes së policisë në vendngjarje aty nuk mbeti thuajse asnjë dëshmitar, të gjithë ishin u larguan në punën e tyre. Askush nuk dëshmoi apo u mor në pyetje për atë ngjarje. Ndiqni në vijim intervistën e Gjelosh Bikut.
Të nesërmen gazetat shkruanin se vdekja e Kondos ishte aksidentale apo jo?
Gazetat u munduan ta fshehin të vërtetën, duke thënë se vdekja e Kondos ishte aksidntale, por për mua, që e pashë, ishte një vrasje e pastër. Të bën përshtypje kjo, aq sa mund të lërë shteg të mendosh se shërbimi famëkeq shqiptar mund të ketë paguar shuma të majme për të mos lejuar publikimin e së vërtetës në media. E atëherë ky shërbim nuk duhej neglizhuar, pasi ishte në gjendje të bënte gjithçka, aq sa njerëzit i ruheshin shumë. Sigurimi i Shtetit e kishte manipuluar situatën mes komunitetit shqiptar në Amerikë aq sa ata ishin të ndarë në dy grupe, të majtë dhe të djathtë, kjo nuk ishte pak.
A e patë trupin pa jetë të Aleksandër Kondos?
Trupi i tij ishte shtypur plotësisht, por unë nuk mund të afrohesha e ta shikoja, pasi nuk mund ta duroja një skenë të tillë të llahtarshme.
Ju ku ishit në këtë kohë, si u ndodhët në vendngjarje?
Isha atje, pasi kisha shkuar me pushime te njerëzit e mi.
Kumuniteti shqiptar atje kishte organizuar një demonstratë. Ju asistuat në të?
Nuk kam qenë në demonstratë, por më thanë se ishte zhvilluar një e tillë. Në atë kohë shqiptarët që jetonin atje ishin të ndarë në dy rryma. Një ishte rryma që përkrahte regjimin komunist dhe thërriste Parti - Enver ndërsa tjetra ishte kundër atij regjimi. Në qoftë se shkoje te grupimi i parë dhe u thohe se ishe me ta, ata menjëherë të siguronin punë, në të kundërt, ata ishin të gatshëm të bënin gjithçka të keqe. Paguante sitemi komunist për të krijuar situata të tilla në atë kohë. Thonë se me flori paguheshin njerëz të tillë atëherë. Grupi i dytë u trishtua shumë nga vdekja e Sandrit.
A ia keni treguar ndokujt atë që patë në vendngjarje?
Askujt. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se askush nuk më ka pyetur për të. E kam bieduar pas viteve ‘90 me mikun tim nga Malësia e Madhe, Gjon Kaçajn. E ky më ka mbushur mendjen se duhet ta them gjithçka që di. Dhe po e them për herë të parë për një gazetë shqiptare.
E keni njohur më parë, apo kishit dëgjuar për Kondon?
Të jem i sinqertë, nuk e dija se kush ishte. Si emër e kisha dëgjuar të lakohej në komunitetin shqiptar të Nju-Jorkut. Nuk më është dhënë rasti të bisedoja ndonjëherë me të.
A është diskutuar nga njerëzit e tu në Amerikë vrasja e Aleksandrit?
Po. Menjëherë pas ngjarjes njerëzit e mi dhe miqtë e tyre, që ishin kundër sistemit të Hoxhës, ndryshe nga të tjerët që ishin enveristë, mendonin si edhe unë që vdekja e Kondos erdhi nga atentati që kishte kurdisur Sigurimi i Shtetit. Me të u bë një krim i cili u kalua lehtë dhe ngjarja u mbulua qëllimisht me mister. Flitej atëherë se Aleksandri kishte paguar një veprim të tij, ngritjen e flamurit pa yllin e komunizmit në një tubim të shqiptarëve të Amerikës. Për këtë nuk mund ta falte krahu tjetër, i manipuluar nga shërbimi i fshehtë shqiptar. Unë nuk mund të them se cili ka qenë plani për eliminimin e ish-sportistit, por ngjarja që ndodhi më 1 maj të vitit 1987 ishte kriminale.
Përse nuk e denoncuat këtë krim?
Kjo që po bëj është të themi një denoncim. Dua t’u them njerëzve se në atë kohë ishte e vështirë ta bëj një gjë të tillë. Nëse do të kisha folur, kjo do të kishte pasoja për mua. Edhe pse Hoxha kishte vdekur, pasuesit e tij do të bënin gjithçka për të më eliminuar. Ata paguanin shuma marramendëse për ta bërë një gjë të tillë. Edhe shokët e miqtë e mi më porositën me këmbëngulje të heshtja, pasi kisha qenë dhe i dënuar përjetë nga regjimi diktatorial, për shkak të të cilit u detyrova ta lë vendin në vitin 1953. 
Kjo përbënte edhe një motiv më shumë që ata (Sigurimi) të ishin të interesuar për vdekjen time. Shokët më thoshin se nuk duhet të paraqitesha si dëshmitar i ngjarjes në fjalë. Pra, me të drejtë, shokët mendonin se, po të veproja ndryshe, do të kisha fatin e të ndjerit Aleksandër Kondo dhe i thashë arsyet që më duket se më justifikojnë disi. Dua të them diçka që m’u kujtua. Menjëherë pasi trupin e Aleksandrit e hodhën në një makinë që nuk e di për ku shkonte, mbërritën patrulla të shumta policie dhe në moment gjithkush u largua që andej, pra s’mbeti kush. Me ta ika edhe unë, që hipa në një makinë për të jetuar për rreth 17 vjet me radhë me atë çka kisha parë në vendngjarje.
Gjelosh Biku në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë dy herë, në vitin 1971 dhe në vitin 1987. Herën e parë ka qëndruar atje tre muaj, kurse herën e dytë dy muaj. Në qëndrimin e tij të dytë në SHBA është ndodhur rastësisht në vrasjen e një shqiptari, që në atë kohë kishte bërë emër në Amerikë, e që quhej Aleksandër Kondo. Biku, edhe pse Sandri ishte arratisur dy vjet më parë nga Podgorica, ndërsa ekipi shqiptar i peshëngritjes kthehej nga një aktivitet ndërkombëtar, e kishte ndeshur për herë të parë emrin e tij në SHBA, sapo kishte mbërritur në Nju-Jork. Ai madje nuk e di në ka Aleksandri të tjerë njerëz në Shqipëri, e, megjithatë, ai për herë të parë është shprehur rreth asaj që ndodhi më 1 maj 1987, ditën e ekzekutimit të peshëngritësit.

E këtë e Biku thotë që e bën pasi ka lexuar në shtypin shqiptar se vdekja e Kondos ishte aksidentale. E kjo, sipas tij, nuk është e vërtetë.
Shkruan Luan Kondi
Huazuar nga Agustin Miraka

Thursday, January 12, 2017

DIKUSH MA KA NJE "BORXH" - Shkruan Ani Fidani.



DIKUSH MA KA NJE BORXH

Jo vetëm për tim At që ma torturoi burgjeve e internimeve por për të gjithë ata që e donin këtë vend.
Ma ka një borxh për Gjergj Fishtën që edhe varin ja zhdukën vetëm se ai e donte këtë vend. 
Ma ka një borxh për Lef Nosin që mori atë dënim vetëm pse ishte firmëtar i Pavarsisë.
Ma ka një borxh për Safet Butkën që u vetëflijua për të shmangur një luftë civile vllavrasëse.
Ma ka një borxh për Çamët se me marveshje të fshehta nuk i lejoi të riktheheshin në shtëpitë e tyre. 

Dikush ma ka një borxh për Kosovën martire 
që si ajo femra që lind një femije jashtë martese dhe e çon në befotrof e la në dorë të sërbit. 
Po, dikush ma ka një borxh edhe për ata partizanë
 që luftuan e dhanë jetën që mëma e jonë Shqipëri të ishte një Zonjë, mes zonjave të Europës 
por dikush na i ktheu në prostitutë, ku një natë e kalonte me Titon,
 një natë me Stalinin, një natë me Mao Ce Dunin, e ndërkohë një natë me Xhorxh Sorosin.

Prandaj e kam për detyrë ta kërkoj këtë borxh 
ashtu sic e ka për detyrë borxhliu të mos fshihet mbrapa dosjeve të sigurimit
 e arkivave të shtetit, si gjarpri që fshihet nën gur
 ta thotë të vërtetën …! 
E pas kësaj do mësojë një të vërtetë edhe më të madhe,
 se natyra ka krijuar gjarprin për të pickuar, por ka bëre edhe njeriun për të falur … !
Se në fund të fundit Shqipërinë e kemi të përbashkët dhe dua që një ditë ta shoh Zonjë mes Zonjave të Europës!

Ani Fidani
Korçë

--------------------------------------------------------------------------------