DIKUSH MA KA NJE BORXH
Jo vetëm për tim At që ma torturoi burgjeve e internimeve
por për të gjithë ata që e donin këtë vend.
Ma ka një borxh për Gjergj Fishtën që edhe varin ja zhdukën
vetëm se ai e donte këtë vend.
Ma ka një borxh për Lef Nosin që mori atë dënim vetëm pse
ishte firmëtar i Pavarsisë.
Ma ka një borxh për Safet Butkën që u vetëflijua për të
shmangur një luftë civile vllavrasëse.
Ma ka një borxh për Çamët se me marveshje të fshehta nuk i
lejoi të riktheheshin në shtëpitë e tyre.
Dikush ma ka një borxh për Kosovën martire
që si ajo femra që lind një femije jashtë martese dhe e çon
në befotrof e la në dorë të sërbit.
që luftuan e dhanë jetën që mëma e jonë Shqipëri të ishte një Zonjë, mes zonjave
të Europës
por dikush na i ktheu në prostitutë, ku një natë e kalonte me
Titon,
një natë me Stalinin, një natë me Mao Ce Dunin, e ndërkohë
një natë me Xhorxh Sorosin.
Prandaj e kam për detyrë ta kërkoj këtë borxh
ashtu sic e ka për detyrë borxhliu të mos fshihet mbrapa
dosjeve të sigurimit
e arkivave të shtetit, si gjarpri që fshihet nën gur
ta thotë të vërtetën …!
E pas kësaj do mësojë një të vërtetë edhe më të madhe,
se natyra ka krijuar gjarprin për të pickuar, por
ka bëre edhe njeriun për të falur … !
Se në fund të fundit Shqipërinë e kemi të përbashkët dhe dua
që një ditë ta shoh Zonjë mes Zonjave të Europës!
Ani Fidani
Korçë
--------------------------------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment