Thursday, January 12, 2017

Kush do i kujtojë viktimat e këtij Janari? - - Sa turp! Bashkëqytetarët tanë vdesin në 2017-ën për nevojat elementare. Ushqim e ngrohje!


Që të jem I sinqertë Viktimat e këtij Janari më dhimbsen shumë më tepër se viktimat e Janarëve të tjerë. Këto viktima u vranë pa dale në asnjë protestë për rrëzimin e ndonjë qeverie dhe as dolën si sehirxhinj të paguar për të parë ngjarje tragjike. Asnjëri nga këto viktima nuk kishte në shtëpi armë pa leje që më pas të vriste veten I biri ose e bija.
Viktimat e këtij Janari në fakt nuk ishin të “pafajshëm”. Kishin disa faje. Faji I parë ishte që ishin të varfër e në pamundësi ngrohje dhe ushqimi.
Faji I dytë që ishin shqiptarë, shtetas të një shteti që e ka mendjen të ndërtojë shqipërinë e gjeneratës së të nesërmes duke shkelur mbi kufomat e gjeneratës se sotme.
Mua më vjen turp që bashkqytetarët e mi vdiqën nga të ftohtët e urija aty bri meje, bri teje, bri seicilit prej nesh, ndërkohëe që qeveritarët tanë harxhojnë e vjedhin miliarda në parada mediatike e promovime arritjesh fantastikoshkencore.
Cili nga ju mund të më thotë që të ketë patur kaq shumë viktima në historinë e Shqipërisë për shkak të kushteve të motit. Kur ka ndodhur që te ketë kaq shumë viktima?
Me të vërtetë në Poloni janë regjistruar 40 viktima por Polonia ka mbi 37 milion banorë dhe temperature disa here mët e ulta për peridha me të gjata se te ne. Polonia e Rekordit pra.
Bosnje Hercegovina e dalë nga lufta ka 6 viktima, por Bosnja ka 4.400.000 banorë dhe ka kaluar një ndër luftrat mët e egra të historisë modern dhe është rrafshuar përtokë.
Po ne?
Ne me vetëm 2.800.000 banorë dhjetë viktima? Cilën luftë kaluam?
Apo ne kemi justifikimin e përhershëm të kryeministrit tonë që na e kanë fajin qeveritë e mëparshme, Xhonturqit, Zogu e Saliu që na lanë në ketë gjëndje.
Sa turp! Bashkëqytetarët tanë vdesin në 2017-ën për nevojat elementare. Ushqim e ngrohje!
Kush do I kujtojë viktimat e këtij Janari?
Ku duhet të vendosim lule për këta viktima që I vrau mospërfillja e shtetit të tyre, e shtetit tënd, e shtetit tim, dhe po I vret së dyti heshtja e këtij shteti?
Ku duhet të vendosim lule e si duhet ti përkujtojmë këto viktima????

http://zjarr.tv/

No comments:

Post a Comment