Showing posts with label Skandale. Show all posts
Showing posts with label Skandale. Show all posts

Thursday, January 26, 2017

Krimi shteteror - Babai i tre vajzave studente - Vetvaret - OSHEE-ja i mbifaturoi 800 mijë lekë të vjetër.

Vetëvarja për faturën e energjisë, 56-vjeçari përcolli tri vajzat studente dhe u vetëflijua. Flet i vëllai: OSHEE i solli mbifaturim 800 mijë lekë

I jep fund jetës jo vetëm se OSHEE-ja i mbifaturoi 800 mijë lekë të vjetër, por më pas e sorollati pa i dhënë zgjidhje se ku duhej t’i paguante paratë e marra borxh, për shkak të një gabimi në sistem.
Gjergj Nasi, vëllai i viktimës, duke treguar ngjarjen
Të paktën ky është pretendimi i familjarëve të viktimës Llazar Nasi, i cili mëngjesin e djeshëm u gjet i vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ka qenë gruaja e tij invalide që e gjeti 55-vjeçarin të vetëvarur. Viktima nga fshati Poro në komunën Novoselë ishte baba i tri vajzave, të cilat ndiqnin studimet e larta në Tiranë. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike, por duke shitur bulmetin e bagëtive dhe fasulet që kultivonte në tokat e tij, arrinte që të siguronte sadopak para që të bijat studente të mos e linin shkollën.

Sikur të mos i mjaftonte varfëria, pak ditë më parë atij i erdhi një faturë e energjisë e cila shënonte 800 mijë lekë të vjetër. Duke menduar se ishin 80 mijë lekë, ai është nisur për t’u sqaruar te zyrat përkatëse, por është shokuar kur punonjësit i kanë thënë se shuma që duhej të paguante ishte 80 mijë lekë të rinj. Ai ka mundur t’i gjejë paratë borxh, por nuk arriti dot t’i paguante pas një problemi në sistemin e OSHEE-së, i cili nuk u zgjidh për ditë të tëra.
Vëllai i viktimës, Gjergji Nasi, pohoi dje se shkak i depresionit të tij ishte mbifaturimi dhe sorollatjet për ta paguar.
Kur ka ndodhur vetëflijimi i vëllait tuaj?
Vëllai është ngritur herët në mëngjes pasi do të përcillte tri vajzat që i kishte në shkollë të lartë në Tiranë. Pasi është kthyer në banesë i ka kërkuar bashkëshortes që t’i bënte kafen. Ka dalë nga shtëpia duke i thënë se do të kthehej pas pak. Por, pasi është vonuar, e shoqja që është invalide, ka dalë jashtë dhe e ka thirrur pasi kafja po i ftohej. Ai nuk është përgjigjur ndaj gruaja ka nisur ta kërkojë. Ajo e ka gjetur të vetë- varur në kasollen e bagëtive. E shoqja dha alarmin dhe ne shkuam menjëherë në vend. Së bashku me komshinjtë e hoqëm nga litari dhe njoftuam Policinë.
Sipas jush, cili ka qenë shkaku që vëllai juaj i dha fund jetës në këtë mënyrë?
Vëllai im ka tri vajza në shkollë të lartë dhe gruan invalide. Me shumë mundime i ka dërguar vajzat në shkollë. Vetë rrinte pa bukë veç që vajzat t’i shkollonte. Bukën e gojës e nxirrte vetëm me kultivimin e patates, fasules dhe dy lopëve që kishte në shtëpi, prej të cilave krijonte ca prodhime modeste familjare prej qumështi. Ishte vërtet në kushte shumë të vështira, në varfëri të plotë. Nuk kishte asnjë ndihmë apo ndonjë punë. Halleve që radhita më sipër iu shtua dhe problemi i mbifaturimit të energjisë elektrike. Veç vështirësisë për ta paguar, nuk gjeti asnjë zgjidhje në zyrat e OSHEE–së.
Cili ishte problemi i mbifaturimit të energjisë?
Para 12 ditësh, vëllai së bashku me një shokun e tij vajtën për të paguar energjinë elektrike me faturë prej 8000 lekësh të rinj, por kur shkuan tek arka, i thonë se “fatura është 80 mijë lekë të rinj!” Në këtë moment, vëllai është prerë dhe ka rënë në depresion dhe më vonë ka kërkuar të sqarohet në zyrat e OSSH-së por askush nuk e ka zgjidhur, duke i thënë se duhet ta paguajë faturën që është regjistruar në sistem.
Çfarë ndodhi më pas?
Pas pak ditësh mori paratë borxh tek të afërmit tanë dhe shkoi për t’i paguar. Ishin 800 mijë lekë të vjetër. Por, në sportel i thonë se “emri yt nuk është ky që i korrespondon numrit të faturës ndaj duhet të ndërrosh emrin që të paguash faturën. Si numër kontraktori është në rregull, por nuk është emri yt në sistem me këtë numër”. Pas disa sorollatjesh nëpër zyra, vëllai nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur dhe është kthyer në shtëpi shumë i stresuar. Ditën tjetër, ai nuk fliste, por rrinte i heshtur dhe i shkatërruar nga ana psikologjike. E çuam te mjeku për ta vizituar. U munduam t’ia hiqnim mërzitjen, për këtë qëllim erdhën edhe vajzat nga shkolla, por nuk ia arritëm qëllimit. Pas përcjelljes së vajzave ai vari veten.
Pra, ju po thoni se shkaku i vetëvarjes së tij ishte mbifaturimi?
Po, shkaku kryesor ka qenë mbifaturimi i energjisë dhe ngatërrimi i emrit të tij në sistemin e OSHEE-së. Ngarkesa e tij u shtua kur punonjësit e OSHEE-së nuk ia zgjidhën hallin dhe ai nuk dinte ku të ankohej. Ka ndikuar varfëria, papunësia, invaliditeti i të shoqes dhe në fund edhe ky problemi i faturës.
OSHEE: Llazar Nasi, faturim në kufirin minimal
Kompania e shpërndarjes së energjisë ka reaguar dje duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike lidhur me mbifaturimin e të ndjerit Llazar Nasi, i cili u vetëvar një ditë më parë.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, OSHEE bën me dije edhe faturimet e fundit ndaj mbajtësit të kontratës që janë në kufirin minimal. 
“Pretendimi se faturimi për të ndjerin ishte shumëfish i vlerave normale është i pabazuar, pasi të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor faturimi ishte 1319 lekë, për muajin janar 1615 lekë dhe në muajin shkurt 1262 lekë. Të tria këto fatura janë në kufirin minimal të harxhimit të energjisë, kësisoj pretendimi për mbifaturim është i pavërtetë”, thuhet në reagimin e OSHEE. Kjo e fundit akuzon Partinë Demokratike se është duke përfituar nga fatkeqësia e ndodhur në Novoselë, duke e përdorur politikisht këtë ngjarje. “I kërkojmë Partisë Demokratike të mos akuzojë pa fakte dhe mbi të gjitha, të mos përdorë mizorisht fatkeqësitë e qytetarëve për përfitim politik”, thuhet në reagim.
http://www.panorama.com.al/

Thursday, January 12, 2017

Kush do i kujtojë viktimat e këtij Janari? - - Sa turp! Bashkëqytetarët tanë vdesin në 2017-ën për nevojat elementare. Ushqim e ngrohje!

Që të jem I sinqertë Viktimat e këtij Janari më dhimbsen shumë më tepër se viktimat e Janarëve të tjerë. Këto viktima u vranë pa dale në asnjë protestë për rrëzimin e ndonjë qeverie dhe as dolën si sehirxhinj të paguar për të parë ngjarje tragjike. Asnjëri nga këto viktima nuk kishte në shtëpi armë pa leje që më pas të vriste veten I biri ose e bija.
Viktimat e këtij Janari në fakt nuk ishin të “pafajshëm”. Kishin disa faje. Faji I parë ishte që ishin të varfër e në pamundësi ngrohje dhe ushqimi.
Faji I dytë që ishin shqiptarë, shtetas të një shteti që e ka mendjen të ndërtojë shqipërinë e gjeneratës së të nesërmes duke shkelur mbi kufomat e gjeneratës se sotme.
Mua më vjen turp që bashkqytetarët e mi vdiqën nga të ftohtët e urija aty bri meje, bri teje, bri seicilit prej nesh, ndërkohëe që qeveritarët tanë harxhojnë e vjedhin miliarda në parada mediatike e promovime arritjesh fantastikoshkencore.
Cili nga ju mund të më thotë që të ketë patur kaq shumë viktima në historinë e Shqipërisë për shkak të kushteve të motit. Kur ka ndodhur që te ketë kaq shumë viktima?
Me të vërtetë në Poloni janë regjistruar 40 viktima por Polonia ka mbi 37 milion banorë dhe temperature disa here mët e ulta për peridha me të gjata se te ne. Polonia e Rekordit pra.
Bosnje Hercegovina e dalë nga lufta ka 6 viktima, por Bosnja ka 4.400.000 banorë dhe ka kaluar një ndër luftrat mët e egra të historisë modern dhe është rrafshuar përtokë.
Po ne?
Ne me vetëm 2.800.000 banorë dhjetë viktima? Cilën luftë kaluam?
Apo ne kemi justifikimin e përhershëm të kryeministrit tonë që na e kanë fajin qeveritë e mëparshme, Xhonturqit, Zogu e Saliu që na lanë në ketë gjëndje.
Sa turp! Bashkëqytetarët tanë vdesin në 2017-ën për nevojat elementare. Ushqim e ngrohje!
Kush do I kujtojë viktimat e këtij Janari?
Ku duhet të vendosim lule për këta viktima që I vrau mospërfillja e shtetit të tyre, e shtetit tënd, e shtetit tim, dhe po I vret së dyti heshtja e këtij shteti?
Ku duhet të vendosim lule e si duhet ti përkujtojmë këto viktima????

http://zjarr.tv/

Wednesday, January 11, 2017

Letra e ministrit Saimir Tahiri, drejtuar: Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock.- Skandal shtetëror!

Babaramo nuk mban më: Përfundimisht jeni qesharak!

Nga Ilir Babaramo. Nuk u besoja syve. Duke lexuar faksimilen e letrës së ministrit të brendshëm Saimir Tahiri drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Interpolit botuar në thuajse gjithë mediat online në gjuhën shqipe më erdhi turp për shtetin tim.

Problemi nuk qëndron se ministri u kujtua të reagojë gjashtë ditë pas arrestimit të Rramush Haradinajt. Kjo letër më dëshmoi dhe njëherë si funksionon shteti shqiptar, i cili nuk ka një kancelari, por çeta bashibozukësh që pasojnë njëra tjetrën.

Ramush Haradinaj është arrestuar në aeroportin e Parisit, i shkruan Ministri i Brendshëm shqiptar sekretarit të përgjithshëm të Interpolit. 
Është vërtetë ulëritëse
Prej gjashtë ditësh gjithë mediat botërore, pa përmendur ato në gjuhën shqipe që arrestimin e Haradinajt e kanë patur lajm kryesor, kanë raportuar se Haradinaj u arrestua plot 600 km nga Parisi , në një tjetër aeroport, atë mes kufirit franko-zviceran, Mulhouse – Basel dhe mbahet i burgosur sërish qindra km larg Parisit , në qytezën e Colmar.

Ky nuk është një lapsus për tu neglizhuar. Graviteti i ngjarjes, arrestimi për llogari të Interpol i emblemës së luftës çlirimtare të Kosovës, pritet të ketë pasoja të rënda në raportet e shqiptarëve me fqinjët.
Në këto rrethana, letra e Ministrit të Brendshëm shqiptar drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Interpolit përbën një nga të paktën dhjetë letrat më të rëndësishme që kancelaria shqiptare dërgon në një vit.
Imagjinoni si mund të ketë reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock. A mund ta marrë seriozisht këtë letër ?! Në rastin më të mirë e ka hedhur në kosh dhe ka menduar:
Ç’është ky vend qesharak që proteston për një ngjarje dhe më e pakta nuk di se ku ajo ka ndodhur. Megjithatë, fati i Haradinajt nuk ka ngelur në dorë të Tahirit dhe stafit të tij, që kanë bërë këtë gafë që na bën gazin e botës.

Gjithsesi me çfarë ka ndodhur deri tani kjo gafë është e kuptueshme. 
Për një gjë jemi të sigurtë. Kjo gafë nuk do kishte ndodhur nëse do bëhej fjalë për Frok Frokun. Sepse stafi i Tahirit do dinte me siguri jo vetëm aeroportin dhe terminalin, por dhe numrin e gate.
/ 27.al 

Sunday, November 20, 2016

“E dënuara shtatë herë për korrupsion emërohet Drejtore e Agjencisë së Trajtimit të Pronave”

SKANDALI/ “E dënuara shtatë herë për korrupsion emërohet pranë ATP”

Ervehe Çumani Pergjejse e Burimeve Njerezore, Roja e Etikes dhe Disiplines..!
Denuar per Korrupsion dhe Shperdorim Detyre nga te gjitha Gjykatat e ketij Vendi.
Vendim nr 69/2003 Rrethi Sarande!
Vendim nr 5/2004 Gj.Apelit Gjirokaster
Vendim nr 423/2004 Gjykata e Larte
Vendim nr 03/2006 Gjykata Sarande
Vendim nr 74/2006 Gjykat Apel Sarande
Vendim nr 613/2007 Gjykata e Larte
Vendim nr 123/2008 Gjykata e Apelit

FAJTORE PER KORRUPSION DHE SHPERDORIM DETYRE
 TE GJITHA VENDIMET E GJYKATES.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar emërimin e Ervehe Çumani në krye të Burimeve Njerëzore 
pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Sipas Berishës, emërimi i saj pranë ATP-së bëhet në një kohë kur zonja në fjalë është dënuar nga shumë gjykata të vendit për korrupsion dhe shpërdorim detyresi shperblim per ndeshkimin ligjor qe ka marre”, shkruan Berisha duke publikuar mesazhin që ka marrë nga një qytetar që denoncon rastin në fjalë.

Monday, September 19, 2016

Del raporti sekret i shërbimeve te huaja për drogën në Shqipëri

Një raport i shërbimeve sekrete të inteligjencës italiane dhe gjermane hedh dritë mbi zonat e kultivuara me kanabis sativa në territorin Republikës së Shqipërisë.
Ky raport paraqet të gjitha zonat ku është zhvilluar kultivimi dhe mbjellja e kanabisit në vendin tonë nga jugu në veri. Sipas të përditshmes SOT raporti i shërbimeve sekrete vlerëson se në Shqipëri gjenden plot 363 zona të mbjella me lëndën narkotike kanabis sativa, duke evidentuar mbjelljen e kësaj bime nga veriu deri në jug të vendit.
Në raport ngrihet shqetësimi se fill pas operacionit të zhvilluar në Lazarat për eleminimin e bimëve narkotike si dhe goditjen e grupeve që kultivonin hashashin gjatë këtyre viteve bie në sy rritja e sipërfaqeve të mbjella me hashash në të gjithë vendin. Në dijeni të zgjerimit të zonave kultivuese, fenomeni është rritur dukshëm jo vetëm në sipërfaqe. Të thënat flasin për ndryshimin e teknikave të kultivimit.
Në disa zona janë improvizuar edhe laboratorë me përdorim të energjisë elektrike, tunele me ngrohje si dhe sera”, thuhet në raportin sekret të shërbimeve inteligjente italiane dhe atyre gjermane. Sipas të dhënave të këtij raporti rezulton se në pjesën më të madhe të rasteve, kultivueset e bimëve narkotike shfrytëzojnë për këto qëllime sipërfaqe toke në pronësi publike. Ndërsa të njëjtat burime konfirmojnë se gjatë 2 viteve të fundit kultivuesit e hashashit kanë perfeksionuar kultivimin e kësaj bime, duke ngritur laboratorë dhe rritjen e kësaj bime me anë të energjisë elektrike.

Piloti italian zbulon "baronin e drogës" në Shqipëri!

Guido Guidi, italiani që ra në Ishëm, në pistën e ngritur enkas për avionë të vegjël sportivë, të cilët përdoren rëndom në vendin tonë për trafik droge, do të qëndrojë për disa kohë në Tiranë. Ai është marrë në mbrojtje, sipas një kërkese të prokurorisë, dhe do të qëndrojë në vendin tonë, nën mbikëqyrjen e forcave të posaçme, e para nga frika e ndonjë eliminimi dhe e dyta për të qenë në dispozicionin e hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Edhe pse prej më shumë se dy ditësh janë nxjerrë me dhjetëra versione në lidhje me dëshmitë e pilotit të moshuar italian, prej të cilit deri më tani janë përftuar katër versione të shkakut të ardhjes së tij në vendin tonë e konkretisht në një zonë të përshtatur për hambar droge dhe pistë avionësh transportues. Zyrtarisht prokuroria dhe policia nuk kanë dërguar asnjë njoftim në lidhje me shkaqet e rrëzimit të avionit “Pipper”, pasi që të dy institucionet kanë hyrë në një konflikt real për shkak të mënyrës se si është proceduar fillimisht me shtetasin e huaj që kishte ngecur në shkurret e bregut të Ishmit, teksa kishte tentuar të ngrihej në ajër, veprim që nuk ka mundur dot ta kryejë për shkak të dëmtimit që ka pësuar rrota e avionit. Referuar të dhë- nave konfidenciale, nga grupi hetimor , bëhet me dije se italiani ka thënë disa fakte që lidhen me koka të mëdha të trafikut ndërkombëtar. Prokuroria ka nisur hetime intensive për të mësuar se kush është ky person, ndërsa dyshimet e para, për shkak edhe të afërsisë së vendit në të cilin janë kryer punimet, shkojnë te grupi i atij që konsiderohet si baroni i drogës, Gëzim Çela. Grupi hetimor mësohet se ka kërkuar informacion edhe nga homologët italianë, pasi ka dyshime se Çela aktivitetin më të madh kriminal e ka në Itali, ndërsa vijohet të besohet se ai edhe strehohet në Itali. Sipas të dhënave mësohet se janë një italian dhe një shqiptar në sitën e kërkimit ndërkombëtar tashmë, por piloti italian ende nuk dihet në të vërtet nëse ka thënë të vërtetën për shqiptarët e hetimit.
Në kërkim të Gëzim Çelës
Burime të rezervuara nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga të dhënat paraprake që janë mundësuar të nxirren nga dëshmia e pilotit italian, dyshimet flasin se dy personat i përkasin konkretisht grupit të Gëzim Çelës, djalit kurbinas, që ka mundur të shpë- tojë jo pak herë nga prangat e policisë sonë dhe të policive të Europës. I konsideruar si “baron droge”, por kryesisht drogërash të forta, si kokaina dhe heroina, ai dy vite më parë u kthye në personazh të padiskutuar teksa zbulohej një rrjet trafiku kokaine Ballkan Kosovë-Shqipëri, ku në këtë të fundit ai kishte ngritur edhe laboratorin. Hetimi shqiptar e ka lidhur ngjarjen e avionit me disa të dhëna që janë marrë së fundmi në lidhje me aktivitetin kriminal të Çelës, ndërsa në lidhje me shtetasin shqiptar që pretendohet se i ka dhënë emër Guidi, sipas burimeve dyshohet se i përket grupit të Çelës, e madje është një person shumë afër tij.
Imazhi i kompanisë që rrëzohet në Ishëm
Piloti që ngeci me avionin super luksoz në pistën e ngritur enkas për avion të tillë në brigjet e Ishmit, rezulton të ketë shërbyer jo vetëm si një pilot dhe konstruktor, edhe si imazh i kompanisë ajrore që posedon këta avionë të vegjël. Në Milano, ai konsiderohej si një prej pilotëve më me eksperiencë, ndërsa ditën e enjte ka rënë në vendin tonë. Ka qenë Mauro Zunino, presidenti i “Aero Club”, kompanisë që i përkiste avioni i rrëzuar i cili është shprehur ditën e djeshme për se nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur me aeroplanin, avion që ai e konsideronte si krenarinë e Klubit. Sipas tij avioni kishte 800 orë fluturim dhe ishte krejtësisht në rregull. Sipas tij nuk është marrë ndonjë telefonatë nga organet e policisë apo ehe ato diplomatike as nga piloti që ishte bashkuar me klubin nga të paktën dy ose tri vite, apo nga ndonjë zyrtar i vendit të tij. Kështu mësohet se piloti që ra në Ishëm ka shërbyer edhe si personi që ka reklamuar pikërisht këtë lloj avioni në momentin ka hyrë në kompani e për shkak të cilësive të këtij mjeti ai është konsideruar edhe krenaria e kompanisë.
Avioni i drogës, Basha e Tahiri akuza njëri-tjetrit
“Droga po pushton politikën, policia dhe qeveria janë të kapura nga trafikantët dhe janë vënë në shërbim të tyre”. Është kjo një prej fjalive në statusin e gjatë të kreut të opozitës Lulzim Basha që ka akuzuar qeverinë sërish mbi narkotrafikun në vend, duke marrë shkas edhe nga ngjarja e dy ditëve më parë në Dukagjin, ku një 31-vjeçar u vra nga dy vëllezër vetëm se i akuzoi se kishin spiunuar te policia për parcelat e drogës që ai kishte mbledhur dhe kishte investuar. “Edi Rama dhe qeverisja e tij i ka vënë shqiptarët para dy alternativave: ose të vihen në shërbim të kriminelëve të drogës ose të emigrojnë. Edi Rama vetë është me kriminelët. Ai ju ka dhë- në atyre lirinë dhe fuqinë ta kthejnë Shqipërinë në pronë të krimit, mjaft që t’i shërbejnë atij me para dhe vota. Në këtë situatë ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’i bërë rezistencë krimit dhe për të ndalur rrënimin e vendit. Menjëherë pas tij ka reaguar Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili i ka kujtuar kreut të opozitës kohët kur ai ishte Ministër dhe Lazarati i rritej “nën hundë”. “Nuk i kishte sytë në ballë Luli, atëherë Ministër i Brendshëm, të shihte jo vetëm Lazaratin që ujitej me zjarrfikëset e Gjirokastrës, por të gjithë vendin që ishte mbjellë me kanabis?”.
PD-ja zbarkon në Ishëm, Noka: Më lajmëroi një punonjës policie
Deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike denoncuan në terren pistën e avionëve të ngritur në mes të Shqipërisë, në fshatin Ishëm. Ata panë nga afër këtë pistë avionësh 1.8 kilometra e gjatë që, sipas dyshimeve më të fundit, do të përdorej për transport ajror të drogës. Demokratët thanë se ajo është ngritur me dijeninë e qeverisë dhe me mbështetjen e saj dhe se kjo është prova e radhës që tregon lidhjen e fortë të kartelit të drogës me Edi Ramën, provë që flet për lehtësitë që kanë trafikantët për të ndërtuar edhe pistë avionësh pa i shqetësuar askush. Bashkë me deputetët, Edi Paloka, Arben Ristani, Alban Zeneli, Keltis Kruja dhe Flamur Noka, ishin një grup gazetarësh të ftuar nga Partia Demokratike për të denoncuar shkallën ekstremisht të lartë të mbulimit të vendit nga droga. Numri dy i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Flamur Noka bëri me dije faktin se pista të tilla ndërtohen vetëm në Shqipëri, Kolumbi dhe Venezuelë: “Siç e shihni, pas nesh është një avion i rënë në tentativë për të bërë trafikun e drogës. 2.5 km, maksimumi 3 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, karteli i drogës ka ndërtuar aeroportin e quajtur “Saje Qorri”. Qeveria e kartelit që pretendon dhe kontrollon gjithë territorin na demonstron sot këtu që qenka ndërtuar një pistë, sipas tyre jashtë dijenisë së tyre. Në fakt, kjo qeveri e kontrollon gjithë territorin e vendit dhe ky avion, kjo pistë e ndërtuar këtu, demonstron qartësisht që gjithçka është bërë me miratimin, nën kontrollin dhe nën mbikëqyrjen e kësaj qeverie. Pista të tilla të kartelit të drogës kanë ndërtuar dhe kanë mundur të ndërtojnë vetëm në Kolumbi dhe në Venezuelë. Shqipëria është vendi i tretë në botë ku kartelet e drogës, përpos mbjelljes dhe trafikut të drogave, e kanë të gjithë komoditetin dhe mundësinë për të ndërtuar edhe pista avionësh”. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe deputetët e tjerë demokrat ndërsa Noka ka folur edhe në lidhje me momentin që ka marrë lajmin, duke bërë me dije publikisht që ka qenë një punonjës policie që e ka vënë në dijeni të rënies së avionit.