Showing posts with label Shteti Shqiptar. Show all posts
Showing posts with label Shteti Shqiptar. Show all posts

Thursday, March 16, 2017

O Shteti Shqiptar, pse e dogjët Bibliotekën Kombëtare???

Cilat janë shkaqet e djegies së Bibliotekës Kombëtare?
      Nga Bujar Kule

Për të zbuluar përgjigjen rilexoni; 
“Mbi VELIERËN, Dakot dhe Dakeshat”, të botuar në 17 .02. 2017.

Në çështjen e ndërtimit të shëmtisë prej betoni të quajtur “velier” (emër po aq i përçudnuar dhe qesharak sa edhe projekti prej betoni i sipërpërmendur, emër i përçudnuar dhe qesharak sepse, nuk i përket as fjalorit të gjuhës shqipe dhe as fjalorëve të latinishtes dhe italishtes por është një krijesë e fjalorit të arrogancës së mediokritetit dhe injorancës së paskajë të individëve që qeverisin Bashkinë e Durrësit), problemi i vërtetë nuk është as krye bashkiaku i Durrësit V. Dako, dhe as shëmtia prej betoni që ky kërkon të ndërtojë.

Problemi që duhet të na shqetësojë është vazhdimi i pandalshëm i përmbushjes së projektit, që synon zhdukjen e historisë së popullit shqiptar.

Të gjithë ata që kundërshtojnë projektin e “velierës” prej betoni që do të “qytetërojë” Durrësin 3000 vjeçar, nuk do të munden kurrë të përmbushin misionin e tyre nëse nuk kuptojnë, që krye bashkiaku i Durrësit, nuk gjendet në postin që mban sepse ka fituar votat, por thjesht dhe vetëm sepse, ka marrë përsipër të ndërtojë “velierën”, pra, të rrënojë gjurmët e historisë së kombit Shqiptar.
Velierën?
Jo “velierën” por morinë e “velierave” që ka ndërtuar dhe do të ndërtojë kudo ku ruhet kujtesa materiale e popullit tonë.
Të gjithë ata që kundërshtojnë projektin e “velierës” prej betoni, që do të “qytetëroj” Durrësin 3000 vjeçar, edhe pse misioni i tyre mbart gjithë admirimin dhe përkrahjen time si qytetar dhe intelektual, do të bëjnë një “vër në ujë” nëse nuk kuptojnë se problemi nuk është Dako dhe “veliera” por ata dhjetëra Dako që nga institucionet e shtetit shqiptar nuk pushojnë së dhëni firma, lejuar legalisht dha e ilegalisht, ndërtimin e “velierave” anë e mbanë Shqipërisë. Ata dhjetëra “Dako” dhe “Dakesha” që nga institucionet e shtetit shqiptar, lejojnë përçudnimin e kështjellave, shkatërrimin sistematik dhe të pandalshëm të monumenteve të kulturës dhe plaçkitjen e objekteve arkeologjike.

Ndërkohë që Dakoja shponte dhe thërrmonte duke shndërruar në baltë, historinë mijëravjeçare të Durrësit, pak më tutje në jug, një tjetër Dakombyllte sytë” përpara plaçkitjes të Apollonisë, zhbërjen e historisë të një tjetër qyteti mijëravjeçar të Shqipërisë.
Oh, por nuk mbaron këtu!

“Dakot” dhe “Dakeshat” i keni kudo, në krye të muzeve duke shkatërruar atë pak që ka mbetur pa u shkatërruar ose pa u vjedhur.
I keni në krye të bibliotekave duke i lënë librat të myken e të kalben ndërkohë që ndërrojnë makinën e radhës.

Të fshehur pas petkut të injorancës dhe shpesh herë edhe pas petkut të kozmopolitizmit (një formë moderne e internacionalizmit proletar), shpesh herë haptazi dhe madje duke u mburrur në ekranet televizive se historia është e dëmshme në epokën e “globalizmit”, dhe shumë herë fshehurazi, të mbrojtur nga petku i padijes (të partiakut që e ka marrë postin si shpërblim për besnikërisë ndaj partisë), ose e etjes të paskaj për tu pasuruar, ata vazhdojnë të shkatërrojnë historinë e kombit tonë deri kur të vij ajo…

Dita e mynxyrës!
Dita kur do të na pyesin; po ju shqiptar kush jeni dhe nga vini?
Dhe ne … Do të heshtim!
Do të heshtim sepse nuk e dimë!
Sepse çdo grimcë të kujtesës tonë historike është shitur, plaçkitur, shkatërruar nga 
Dakot dhe Dakeshat.


P.S. Këtë post scriptum po e shfrytëzoj për ti shkruar dy fjalë 
edhe krye qeveritarit të këtij vendi…

I nderuari z. Edi Rama, Kryeministër i Shtetit të Shqipërisë, 
patriotizmi nuk tregohet duke iu mburrur kryeministrit të Greqisë me bëmat e shqiptarit që shpëtoi nga shkatërrimi akropolin e Athinës, por, duke mbrojtur, ashtu siç mbron dhe respekton kryeministri dhe shteti grek, akropolet e historisë të vendit që ti qeveris. Mbi gjithçka tjetër, është kjo që do të përcaktojë “nderimin” apo “çnderimin” tuaj përballë gjyqit të historisë!

Thursday, January 12, 2017

Kush do i kujtojë viktimat e këtij Janari? - - Sa turp! Bashkëqytetarët tanë vdesin në 2017-ën për nevojat elementare. Ushqim e ngrohje!


Që të jem I sinqertë Viktimat e këtij Janari më dhimbsen shumë më tepër se viktimat e Janarëve të tjerë. Këto viktima u vranë pa dale në asnjë protestë për rrëzimin e ndonjë qeverie dhe as dolën si sehirxhinj të paguar për të parë ngjarje tragjike. Asnjëri nga këto viktima nuk kishte në shtëpi armë pa leje që më pas të vriste veten I biri ose e bija.
Viktimat e këtij Janari në fakt nuk ishin të “pafajshëm”. Kishin disa faje. Faji I parë ishte që ishin të varfër e në pamundësi ngrohje dhe ushqimi.
Faji I dytë që ishin shqiptarë, shtetas të një shteti që e ka mendjen të ndërtojë shqipërinë e gjeneratës së të nesërmes duke shkelur mbi kufomat e gjeneratës se sotme.
Mua më vjen turp që bashkqytetarët e mi vdiqën nga të ftohtët e urija aty bri meje, bri teje, bri seicilit prej nesh, ndërkohëe që qeveritarët tanë harxhojnë e vjedhin miliarda në parada mediatike e promovime arritjesh fantastikoshkencore.
Cili nga ju mund të më thotë që të ketë patur kaq shumë viktima në historinë e Shqipërisë për shkak të kushteve të motit. Kur ka ndodhur që te ketë kaq shumë viktima?
Me të vërtetë në Poloni janë regjistruar 40 viktima por Polonia ka mbi 37 milion banorë dhe temperature disa here mët e ulta për peridha me të gjata se te ne. Polonia e Rekordit pra.
Bosnje Hercegovina e dalë nga lufta ka 6 viktima, por Bosnja ka 4.400.000 banorë dhe ka kaluar një ndër luftrat mët e egra të historisë modern dhe është rrafshuar përtokë.
Po ne?
Ne me vetëm 2.800.000 banorë dhjetë viktima? Cilën luftë kaluam?
Apo ne kemi justifikimin e përhershëm të kryeministrit tonë që na e kanë fajin qeveritë e mëparshme, Xhonturqit, Zogu e Saliu që na lanë në ketë gjëndje.
Sa turp! Bashkëqytetarët tanë vdesin në 2017-ën për nevojat elementare. Ushqim e ngrohje!
Kush do I kujtojë viktimat e këtij Janari?
Ku duhet të vendosim lule për këta viktima që I vrau mospërfillja e shtetit të tyre, e shtetit tënd, e shtetit tim, dhe po I vret së dyti heshtja e këtij shteti?
Ku duhet të vendosim lule e si duhet ti përkujtojmë këto viktima????

http://zjarr.tv/

Wednesday, January 11, 2017

Letra/Shqipëria e Jugut dhe hydra e revizionizmit pan-epirot. Shkruan Athanas Tona - Vllehët - çkombtarëzimi i tyre nga shteti shqiptar.



Letra/Shqipëria e Jugut dhe hydra e revizionizmit pan-epirot

07-02-2014 / Nga Athanas Tona
 SSSA
ASSSigurisht që nuk do të dëgjoni asnjëherë diplomatët, dhe aq më pak shefat diplomatë, të thonë publikisht të vërteta të rëndësishme, sidomos për problemet e rënda të cilat i kanë shtetet me njëra tjetrën. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mohojnë të drejtën legjitime të opinionit publik për tu informuar, ashtu si ata, të parët, kanë nevojë për legjitimitetin të cilin e ofron mbështetja nga ana e opinionit publik. Manipulimi krijohet pikërisht në këtë hapësirë të krijuar nga distanca midis të vërtetës së marrëdhënieve diplomatike dhe ajo çka mund të thuhet publikisht për këtë të vërtetë.

Nga shkurti 2010 deri në qershor 2013 e gjithë Europa asistoi, si e çuditur dhe e ofenduar, nga përshkallimi i retorikës nacionaliste shqiptare kundër gjithë fqinjëve. Ishte sikur më i miri i klasës të ishte kthyer brenda natës në “djalin e keq”. “Roli konstruktiv i Shqipërisë në rajon” dukej si një shprehje e boshuar nga përmbajtja. 
Në Forumin e Sigurisë mbajtur në Munchen (1-2 shkurt 2013), ish-Kryeministri Sali Berisha irritoi audiencën duke hedhur fajin te fqinjët për tonin e lartë dhe përmbajtjen e ashpër të diskutimit nacionalist zyrtar të Tiranës.

Por vetëm naivët mund të besojnë se Europa diplomatike nuk njeh problemet historike të Shqipërisë me fqinjët e saj, sidomos që disa nga këto probleme u krijuan më përfshirjen e drejtpërdrejtë të Fuqive të Mëdha europiane. Në realitet, ajo që irritoi vitet e fundit Europën zyrtare ishte bërja publike e këtyre problemeve. Në këtë mënyrë u krijua hapësira hipokrite e manipulimit: nga njëra anë forcat politike shqiptare filluan një manipulim të rrezikshëm të masave nëpërmjet temave nacionaliste të nxehta, nga ana tjetër Europa u shtir si e ofenduar.
Por nuk u duk asnjeri t’i jepte të drejtë Mbretit Lear, i cili thoshte të vërtetën.

Autori i këtyre rreshtave nuk sjell ndërmend që Europa të ketë vepruar në datën 5 shkurt 2011, kur konsulli i përgjithshëm i Republikës Greke në Korçë, Theodoros Ikonomou - “diplomati me tuta”, deklaroi në mënyrë ofenduese dhe gënjyese se: “Korça është pjesë e Vorio Epirit! Vllehtë janë grekë! Të krishterët të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për të parë origjinën!
Regjistrimi është vetëm fillimi i një beteje. Protokolli i Korfuzit i vitit 1914 nuk është anuluar. Do të plotësohen deri në vitin 2013, kur Greqia do të marrë kryesimin e BE-së, e cila do t’i vendosë kushte Shqipërisë se do ta përkrahë anëtarësimin e saj vetëm nëse plotëson të gjitha të drejtat e “grekëve të Vorio Epirit”. 
Sigurisht, diplomati në fjalë e mbylli karierën nën akuza për korupsion dhe ndoshta nuk është e rastësishme që disa nga Ministritë më të koruptuara të Shqipërisë kane pasur drejtues me origjinë etnike greke.

Por, nuk është ky subjekti i shkrimit tim. Shoqatat patriotike arumune të Shqipërisë reaguan publikisht në të gjitha mënyrat e mundshme, duke dënuar përçapjet e irredentistëve grekë për t’i transformuar arumunët në vorio-epiriotë. 
Por kjo nuk i pengoi agjentët e këtij revanshizmi të vazhdonin fushatat shkatërruese madje dhe ne rradhët e arumunëve duke u prezantuar si arumunë. Shtypi ynë diskutoi gjërësisht me argumente historike dhe politike nga me të fortat këtë subjekt.

E Kotë. Më shumë se kaq, refreni irredentist u mor në nivele dhe më të larta nga politikanët grekë. Ish Presidenti grek, Konstantinos Stephanopoulos, me rastin e Koferencës së gjashtë Pan-Epiriote në 22 tetor 2012 deklaroi: “Do të desha t’i referohem dhe një tjetër çështjeje z. President i konferencës, e kam fjalën për vllehtë e Epirit të Veriut. Nuk i referohemi vllehve të Greqisë, sepse ata nuk kanë asnjë diferencë siç nuk kanë as vllehtë e Epirit të Veriut, por do të them se përse këta vlleh janë të veçantë nga të tjerët.

Por, me vllehtë e Epirit të Veriut vonuam të hynim në kontakt, të lidheshim. Jemi rilidhur këto vitet e fundit. Dhe marr informacione mbi këto lidhje dhe takime të viteve të fundit me kënaqësi pasi janë pjesë e Greqisë. Por, edhe kjo shoqëri, vllehtë duhet të fitojë dhe kërkojnë njohjen si minoritet grek madje dhe në vendndodhjen gjeografike të tyre. Gjeografikisht nga kufiri i Greqisë drejt krahut të Korçës.

Aty pikërisht ku duhet të njihet dhe Korça si zonë minoritare, siç dihet njihen si zona minoritare në Shqipëri jo vetëm ato zona të cilat janë njohur më herët nga qeveritë e reja dhe të vjetra, por të gjitha në bazë të ligjeve aktuale dhe konventave mbi minoritetet kjo zonë duhet të njihet si minoritet. Dhe i referohem zonës nga Himara deri në Korçë. Jam i sigurt se qeveria dhe shoqëria greke do të kthejë vëmendjen dhe përkujdesjen në drejtim të këtyre grekëve të harruar”.
Pra, të njëjtat pretendime teritoriale abuzive, të bazuara në fallso historike, të sygjeruara në datën 14.01.2013 dhe nga Presidenti Karolos Papoulias. Në mesazhin e tij me rastin e 22 vjetorit të themelimit të “OMONIA”, K. Papoulias rikujtoi „prania shekullore e helenizmit vorioepirot në shtëpitë stërgjyshore”. 
Nuk është për t’u çuditur që, pas provokimesh të tilla, OMONIA në datën 11 dhjetor 2013 bëri publike një komunikatë në te cilën njofton se sipas “Censusit të brëndshëm” rezultonte se në Shqipëri ka 286.852 grekë, 100.398 nga të cilët kishin deklaruar se flasin vllahisht dhe greqisht/shqip. 

Sipas OMONIA, në qarkun e Korçës ishin plotësuar 33.561 formularë në kuadër të “Censusit të brëndshëm”.
Thonjzat e përdorura kur i referohemi “Censusit të brendshëm” të minoritetit grek, duan të tregojnë se përçapje të tilla kanë të njëjtën besueshmëri sa përpjekjet e mëparshme të irendetistëve grekë për të modifikuar hartën etnike të Shqipërisë, në prag të Konferencës së Paqes në Londër (1912-1913) ose para Kongresit të Paqes në Paris (1919-1920).
Ajo që mungoan tani është vetëm spastrimi etnik i andartëve grekë kundër arumunëve dhe shqiptarëve të cilët nuk pranonin të deklaroheshin grekë.

Por, si etnik arumun i cili e do atdheun shqiptar, nuk mund të mos tmerrohem nga ideja se një ditë unë ose pasardhësit e mi do të deklarohemi grekë nga shteti shqiptar, pasi stërgjyshërit tim paguan me gjak të drejtën e brezave të ardhshëm për të jetuar në kufijtë e Shqipërisë dhe për t’u mbrojtur nga dhuna e politikave të asimilimit të bëra nga shteti grek.
Ashtu si thoshte dhe Sami Frashëri – profeti i madh i shqiptarizmit, në librin e tij të pavdekshëm “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?”:

“Grekët kanë bërë edhe po bëjnë gjithçka për këta vlleh ato që kanë bërë e që po bëjnë për ne shqiptarët, dmth përpiqen t’i bëjnë grekë me shkollat e me kishat e tyre. Vllehtë gjer tani ishin gënjyer, edhe ata si shqiptarët ortodoks e donin të quhen grekë e të harrojnë gjuhën e tyre, duke mësuar greqisht, po më në fund e morën vesh edhe këta se sa e vlefshme është gjuha e kombësia për çdo njeri edhe zunë të mësojnë gjuhën e tyre e të hapin shkolla më vete.

Në këtë punë vllehtë s’mund të kenë tjetër ndihmë e mik të vet përveç shqiptarëve. Duke u prishur me grekët, të cilët s’nginjen t’i pjekin e t’i hanë ata vlleh, që duanë gjuhën’ e tyre, si edhe shqiptarët, kishin nevojë të bashkohen me shqiptarët, me ata që janë shqiptarë të vërtetë e duan gjuhën e kombësinë e tyre.
Edhe Rumania, që është mëmë e këtyre vllehve a derë e t’et të tyre, ta themi për shembull, e di mirë që vllehte e Shqipërisë e të Maqedonisë s’mundin të rrojnë e të ruajnë gjuhën e kombësinë e tyre kundër djallëzive të grekëve, përveç duke mbështetur në miqësinë e shqiptarëve e duke u bashkuar me ta. Prandaj Rumania është treguar më tepër se gjithë mike për Shqipërinë, e ka dashur dhe e do ndarjen e shqiptarëve nga grekët; edhe në Rumani është bërë e para shoqëri e atje është hapur e para shtypshkronjë e janë shtypur të paratë livra shqip.
Këtë të mirë Shqipëria nuk do t’ia harrojë Rumanisë edhe do t’ia shpërblejnë duke dashur e duke mbajtur mirë vllehtë e Shqipërisë”.
Nëpërmjet një memoriumi të dërguar në datën 27 nëntor 1918 Katër Fuqvive të mëdha, patrioti i madh Fan Stilian Noli, një tjetër viktimë e intrigave greke, shprehej në të njëjtën mënyrë, kur ngrinte dëshirën e kuçovllehëve për të jetuar në brendësi të kufijve shqiptarë: “it is a well known fact that the Rumanians of Pindus, or Kutzovlachs, have several times appealed to the Powers since the London Conference to be included in Albania and thus escape Greek oppression and misrule”.
Në të njëjtën kohë, as vetë grekët nuk i besojnë vërtetësisë së pretendimeve të tyre heleno-vllahe dhe e dinë se cila është e vërteta objektive përsa i përket identitetit etnik të arumunëve. Po paraqes disa fakte dhe dokumente të së drejtës ndërkombëtare:  
Në negociatat e bëra me rastin e Kongresit të Paqes në Londër, Rumania morri premtimin nga qeveria greke se do të garantonte të drejtat e arumunëve për shkolla dhe kisha në gjuhën amtare, në qoftë se Rumania do të mbështeste pretendimet territoriale greke kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Premtime të tilla janë berë nga: A. D. Papadiamantopoulos – ministri grek në Bukuresht në datën 15 maj 1913, drejtuar Titu Maioreskut – kryeministër i Rumanisë; në të njëjtën mënyrë, në datën 23 maj 1913; Elefterios Venizelos – kryeministri i Greqisë, kundrejt Filodorit – ministri rumun në Athinë, në datën 11 korrik 1913 (kryeministri grek shprehte keqardhjen për gabimet greke të bëra në të kaluarën ndaj „çështjes arumune”).
Të njëjtat premtime iu rinovuan T. Maioreskut, në datën 31 korrik 1913, në Bukuresht  nga ana e E. Venizelos. Ndërsa në datën 25 korrik 1913 kryeministri grek i dërgoi homologut rumun një letër në të cilën shkruante: “Greqia pranon t’i japë autonominë shkollave dhe kishave të kuço-vllehëve të cilët do të përfshiheshin në territoret e ardhshme greke duke premtuar dhe krijimin e një Episkopie për këta kuço-vllehë, me lirinë e shtetit rumun për të subvencionuar këto institucione kulturore të tashme dhe të ardhshme, nën kontrollin e e shtetit grek”.
Kjo letër ishte shtojcë e Traktatit të Paqes të Bukureshtit. Duke ruajtur nderin e vet, qeveria Rumune nuk pranoi të bënte trok me territoret shqiptare, por mbështeti bashkimin e një numri sa më të madh arumunësh brenda kufijve të shtetit të ardhshëm shqiptar, për t’i shpëtuar nga greqizimi.

Në bazë të asaj letre shtojcë në Traktatin e Paqes të Bukureshtit, shkollat rumune për arumunët e Greqisë vazhduan të funksiononin deri ne instalimi e qeverisë-kukull nga ana e pushtuesve, në Luftën e Dytë Botërore. 
Me çlirimin e teritorit grek, shkollat arumune rifilluan aktivitetin dhe numri i tyre u rrit nga 29 në 91. Por në 21 shkurt 1946, kabineti Sofoulis vendosi mbylljen e shkollave rumune, marrjen e menjëhershme të godinave, mobiljeve dhe arkivave të institucioneve arsimore rumune dhe largimin ose arrestimin e profesorëve.

Në datën 22 prill 1948, qeveria rumune i nisi qeverisë greke një Notë Proteste për këto abuzime. Në dokument kërkohej: “1. Ndërprerja e persekutimit i cili i bëhet minoritetit rumun në Greqi. 2. Kthimi i të gjitha godinave dhe inventarit shkollor në pronësi të shtetit rumun, komunitetit rumun. 3. Rihapja e të gjitha shkollave dhe kishave rumune në Greqi. 4. Rindërtimi i shkollave dhe kishave në pronësi të shtetit rumun, të shkatërruara nga autoritetet greke, ose dhënien si kompesim të godinave të tjera me te njëjtën vlerë dhe në gjëndje të mirë funksionale…”.

Që sot të arrijmë në situatën absurde në të cilën organizatat e minoritetit kombëtar grek të Shqipërisë ose dhe vetë politikanët grekë të flasin në emër të arumunëve, me qëllimin e vetëm të pretendimeve territoriale verio-epirote. Është e vërtetë: për pensione ose lehtësira të tjera ekonomiko-financiare, disa arumunë nga Shqipëria kanë pranuar të deklarohen grekë, ashtu si kanë bërë dhe disa shqiptarë, të krishterë ose myslimanë.

Por shteti shqiptar duhet të ishte i pari i cili duhej të reagonte përballë këtyre përpjekjeve manipulimi të identitetit etnik të disa arumunëve dhe të disa shqiptarëve, ashtu si dhe Rumania nuk lejoi përpjekje të ngjashme nga ana e Hungarisë në vitin 2001, sepse Ligji për statutin e hungarezëve jashtë Hungarisë mund të interpretohej në mënyrë të tillë që të ndërmerrte të drejtën e aplikimit i tij në territorin e një shteti tjetër, duke u bërë një formë ndërhyrje e Budapestit në punët e brendshme të vendeve fqinje.

Në Shqipëri, pas rënies të regjimit komunist, autoritetet shtetërore bënë gabimin për të mos marrë të gjitha masat në drejtimin e fuqizimit të identitetit të arumunëve, si një mur mbrojtës përballë influencave greqizuese dhe pretendimeve territoriale verio-epirote.
Pas vitit 1992, arumunët nuk kanë pasur te drejtën e deklarimit të identitetit etnik në dokumentet e gjendjes civile, të drejtë të cilën e gëzonin vetëm minoritetet e tjera kombëtare; ata nuk kanë pasur të drejtën e shkollimit ose informimit në gjuhën amtare ose mbështetje nga ana e institucioneve shtetërore për rruajtjen e specifikës së tyre kulturore dhe fetare. Për më shumë, u shndërruan në një minoritet të dorës së dytë, nëpërmjet shpikjes së një statuti pa përmbajtje: „minoritet etno-gjuhësor”. 

Ndërsa sot, akademikët, opinionistët dhe politikanët e Shqipërisë alarmohen që është modifikuar artificialisht përbërja etnike e Shqipërisë! Por të parët të cilët kanë favorizuar këtë dramë identitare kolektive ishin pikërisht vllezërit tanë shqiptarë, të cilët harruan marrëveshjen e gjakut të cilën e kanë pasur me ne: arumuni Papa Llambro Ballamaçi dhe shqiptari Papa Kristo Negovani vdiqën në të njëjtën mënyrë, për të njëjtin ideal, si dhe qindra martirë të tjerë arumunë dhe shqiptarë: një atdhe i përbashkët, në të cilin të mbruheshin nga grekët.
Jetojmë në një shtet shqiptar dhe në radhë të parë ishte detyra e këtij shteti, të na mbronte nga politika e çkombësimit e bërë me mjete agresive nga ana e një shteti tjetër. Çdo humbje për arumunët është në të njëjtën kohë dhe humbje për shqiptarët.

Ashtu si shkruante Ilo Mitko Qafëzezi në një letër 
drejtuar Nikucë Ballamaçit: “Në ato kohë lufta ish e përbashkët. Çdo shqiptar që ndihmonte tezën aromune kish ndërgjegjen se ndihmonte çështjen shqiptare dhe aromunët, gjithashtu, nuk bënin as një diferencim për shqiptarët”.

Një e vërtetë e pranuar plotësisht nga udhëheqsve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por e harruar sot nga ata të cilët duhet të na mbrojnë interesat kombëtare. Asistojmë në përpjekjet më interesante të shtresës intelektuale shqiptare për të mos kujtuar se kush janë në të vërtetë arumunët. Por, në qoftë se një komb falsifikon vetë historinë, përse duhet të pretendojë nga të tjerët që t’ja respektojë dhe mos ja falsifikojë? 

Në qoftë se në një raport të vitit 1922 autoritetet shqiptare pranonin se në Shqipëri “jetojnë minoritete greke, malazeze dhe vllehe, e cila në përputhje me dispozitat e Deklaratës së datës 2 tetor 1921, kishin shkolla në gjuhën amtare dhe institucione fetare të pavarura”, përse sot shteti shqiptar lejon që arumunët të pëfaqësohen në mënyrë jolegjitime në Komitetit Shtetëror për Minoritetet nga një agjent verio-epirot i demaskuar disa herë nga shtypi shqiptar patriotik dhe i kontestuar nga organizatat legjitime të arumunëve? 

Në të vërtetë, frikërat më të mëdha të disa personaliteteve si Luan Omari, Shezai Rrokaj, Sabri Godo, janë duke u përmbushur: irredentizmi grek përparon, duke shtyrë drejt veriut kufirin etnik duke përfshirë Përmetin, Kolonjën dhe Korçën, për të rindërtuar Vorio-Epirin territorial. 
 
Por tashmë, falë edhe politikës së gabuar të shtetit shqiptar përsa i përket identitetit kombëtar të arumunëve, këta të fundit nuk kanë më forcën dhe kushtet për të mbrojtur çështjen shqiptare, ashtu si ajo mbrohej nga gjyshërit e tyre përpara krijimit të shtetit modern shqiptar. 
----------------------------------------------------