Showing posts with label Agjentura greke. Show all posts
Showing posts with label Agjentura greke. Show all posts

Saturday, February 4, 2017

Kandidate për Presidente, por me pëlqimin e Greqisë! - Nga Sabi Çela



Kandidate për Presidente, por me pëlqimin e Greqisë!

Ditët e fundit kemi lexuar nëpër portale e gazeta për një dëshirë të znj.Arta Dade për tu bërë Presidentja e parë shqiptare. Do të ishte ide shumë e mirë që një zonjë të ishte autoriteti më i lartë i shtetit shqiptar, por nuk është diçka aq e thjeshtë sa duket, aq më tepër për znj. Dade.

Së pari Presidenti i Republikës së Shqipërisë duhet të përfaqësojë unitetin e kombit Shqiptar, në cilindo vend të botës që ata jetojnë, brenda apo jashtë territorit shqiptar. Kjo është një pikë delikate që znj.Dade duket se e ka harruar. Zonja Dade gjatë gjithë karrierës së saj ka mbajtur poste të rëndësishme, por në të gjitha rastet nuk duket se ka mbajtur ndonjë qëndrim të qartë patriotik, për mos të thënë që ka qënë gjithnjë një mbështetëse në heshtje e politikave progreke.

Dy ditë më parë, një zonjë e nderuar me origjinë nga Çamëria, Vjollca Braho, ka shkruar një opinion ku shprehet qartë se Arta Dade nuk ka mbështetur në asnjë rast të vetëm interesat e kombit shqiptar. Një moment shumë i rëndësishëm ka qënë edhe votimi i Rezolutës Çame në vitin 2004, ku Arta Dade ka votuar kundër. Në rastin konkret nuk mund të minimizohej rëndësia e një vendimi të tillë personal të znj.Dade, pasi siç e thashë edhe më lart, një presidente e ardhshme duhej të shprehte unitetin e popullit dhe jo të mbyllte sytë para një tragjedie e para një genocidi ku është derdhur lum gjak shqiptari.

Në vizitën zyrtare që u mbajt në Athinë më 10 Tetor të vitit të kaluar, znj. Dade ishte në cilësinë e kryetares së komisionit parlamentar për punët e jashtme, dhe u duk se nuk mbajti asnjë qëndrim në lidhje me Çështjen Çame, obligim ky që rrjedh nga rezoluta Çame e miratuar në parlamentin
shqiptar. Edhe pse nuk e kreu këtë obligim, znj.Dade bëri një gabim shumë të madh, mbrojti qëndrimin e kryeparlamentarit Meta, që këto çështje nuk duhej të hapeshin pasi dëmtonin mardhëniet bilaterale.

Një qëndrim i tillë nuk ishte një surprizë për ata që njohin sjelljen politike të znj. Dade, sepse gjithnjë ka mbajtur një lidhje të fortë me Ilir Metën bazuar në deklaratat që ajo jep për koalicionin e për komplimentet politike që ajo i thur kryetarit të LSI. Një romancë kjo që besoj do e ketë zanafillën që në vitin 2001 kur Arta Dade ishte ministre e punëve të jashtme, ndërsa Ilir Meta ishte kryeministër.

Një titull gazete ishte ai që më bëri më shumë përshtypje pas vizitës së delegacionit shqiptar në Athinë dhe ajo ishte: “Meta në Greqi, Arta Dade: Vizitë e Shkëlqyer!”. Ishte një vizitë që nuk kishte asnjë arsye për të qënë e shkëlqyer, pasi në kulmin e dinjitetit të qeverisë shqiptare, kryeparlamentari dhe znj.Dade i ngrohnin krahët greqisë duke i thënë që Çështja Çame ishte një çështje që i përkiste të kaluarës. 

Në ato momente dukej se Arta Dade i kishte harruar mijëra viktima të shqiptarëve të çamërisë që u vranë e u therën vetëm sepse ishin shqiptar. Ajo vizitë e Ilir Metës, Arta Dades, Vangjel Tavos edhe Vangjel Dules vërtet mund të ketë qënë e shkëlqyer, por jo nga ana diplomatike, ndoshta nga ana e mikpritjes së ngrohtë që grekët i kanë bërë këtyre “shqiptarëve” në Athinë.

Mesa duket, Arta Dade po thur në mendjen e saj skenarin e kandidimit si presidente, si pasojë e miqësisë personale që ka me Ilir Metën dhe mbështetjes që ajo ka nga PS meqënëse është deputete e kësaj partie. Artës mund ti duket vetja një figurë konsensuale PS+LSI, por kurrsesi nuk mund të jetë një mishërim i unitetit të popullit dhe kurrsesi një politikane progreke nuk mund të vihet në krye të shtetit shqiptar (mos harrojmë që presidenti i republikës është njëkohësisht edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura). Për këto arsye do të ishte një lajthitje e PS dhe LSI që të zgjidhnin një kandidate të tillë si figurë konsensuale. 

Gjithashtu znj.Arta Dade ka mbajtur një qëndrim shumë të ashpër edhe ndaj një partie politike me karakter patriotik, që është Partia Drejtësi Integrim Unitet. Shpeshherë kemi parë deklarata ku znj.Dade ka shigjetuar PDIU-në si një parti që nuk e ndihmon qeverisjen, është parti klienteliste, dëmton të majtën etj etj. Të gjitha këto me një sens jo të mirë dhe me një përbuzje për partinë që aktualisht po mban balancën reale të koalicionit qeverisës, pasi pa PDIU, dihet nga të gjithë se LSI do i merte PS-së gjak në vetull. Kështu që duhet ti kujtojmë znj.Dade që nuk duhet të sulmojë PDIU-në për të mbrojtur LSI-në, por duhet të distancohet nga Ilir Meta dhe të mbajë anën e partisë në të cilën ajo aderon.

Në një situatë të tillë, meqënëse znj. Dade kërkon që presidente të zgjidhej një femër, mund të kishte shumë gra të nderuara e patriote që mund ta zinin atë post I cili përfaqëson të gjithë kombin, sesa një kandidate që nuk mbron realisht interesat e shqiptarëve si znj. Arta Dade. Nëse ne si komb duhet të sillemi me dinjitet dhe të kemi një vizion patriotik, duhet të zgjedhim ata që na nderojnë dhe jo ata që i rrahin shpatullat kundërshtarëve tanë.

Autori:  Sabi Cela

Wednesday, January 11, 2017

Letra/Shqipëria e Jugut dhe hydra e revizionizmit pan-epirot. Shkruan Athanas Tona - Vllehët - çkombtarëzimi i tyre nga shteti shqiptar.



Letra/Shqipëria e Jugut dhe hydra e revizionizmit pan-epirot

07-02-2014 / Nga Athanas Tona
 SSSA
ASSSigurisht që nuk do të dëgjoni asnjëherë diplomatët, dhe aq më pak shefat diplomatë, të thonë publikisht të vërteta të rëndësishme, sidomos për problemet e rënda të cilat i kanë shtetet me njëra tjetrën. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mohojnë të drejtën legjitime të opinionit publik për tu informuar, ashtu si ata, të parët, kanë nevojë për legjitimitetin të cilin e ofron mbështetja nga ana e opinionit publik. Manipulimi krijohet pikërisht në këtë hapësirë të krijuar nga distanca midis të vërtetës së marrëdhënieve diplomatike dhe ajo çka mund të thuhet publikisht për këtë të vërtetë.

Nga shkurti 2010 deri në qershor 2013 e gjithë Europa asistoi, si e çuditur dhe e ofenduar, nga përshkallimi i retorikës nacionaliste shqiptare kundër gjithë fqinjëve. Ishte sikur më i miri i klasës të ishte kthyer brenda natës në “djalin e keq”. “Roli konstruktiv i Shqipërisë në rajon” dukej si një shprehje e boshuar nga përmbajtja. 
Në Forumin e Sigurisë mbajtur në Munchen (1-2 shkurt 2013), ish-Kryeministri Sali Berisha irritoi audiencën duke hedhur fajin te fqinjët për tonin e lartë dhe përmbajtjen e ashpër të diskutimit nacionalist zyrtar të Tiranës.

Por vetëm naivët mund të besojnë se Europa diplomatike nuk njeh problemet historike të Shqipërisë me fqinjët e saj, sidomos që disa nga këto probleme u krijuan më përfshirjen e drejtpërdrejtë të Fuqive të Mëdha europiane. Në realitet, ajo që irritoi vitet e fundit Europën zyrtare ishte bërja publike e këtyre problemeve. Në këtë mënyrë u krijua hapësira hipokrite e manipulimit: nga njëra anë forcat politike shqiptare filluan një manipulim të rrezikshëm të masave nëpërmjet temave nacionaliste të nxehta, nga ana tjetër Europa u shtir si e ofenduar.
Por nuk u duk asnjeri t’i jepte të drejtë Mbretit Lear, i cili thoshte të vërtetën.

Autori i këtyre rreshtave nuk sjell ndërmend që Europa të ketë vepruar në datën 5 shkurt 2011, kur konsulli i përgjithshëm i Republikës Greke në Korçë, Theodoros Ikonomou - “diplomati me tuta”, deklaroi në mënyrë ofenduese dhe gënjyese se: “Korça është pjesë e Vorio Epirit! Vllehtë janë grekë! Të krishterët të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për të parë origjinën!
Regjistrimi është vetëm fillimi i një beteje. Protokolli i Korfuzit i vitit 1914 nuk është anuluar. Do të plotësohen deri në vitin 2013, kur Greqia do të marrë kryesimin e BE-së, e cila do t’i vendosë kushte Shqipërisë se do ta përkrahë anëtarësimin e saj vetëm nëse plotëson të gjitha të drejtat e “grekëve të Vorio Epirit”. 
Sigurisht, diplomati në fjalë e mbylli karierën nën akuza për korupsion dhe ndoshta nuk është e rastësishme që disa nga Ministritë më të koruptuara të Shqipërisë kane pasur drejtues me origjinë etnike greke.

Por, nuk është ky subjekti i shkrimit tim. Shoqatat patriotike arumune të Shqipërisë reaguan publikisht në të gjitha mënyrat e mundshme, duke dënuar përçapjet e irredentistëve grekë për t’i transformuar arumunët në vorio-epiriotë. 
Por kjo nuk i pengoi agjentët e këtij revanshizmi të vazhdonin fushatat shkatërruese madje dhe ne rradhët e arumunëve duke u prezantuar si arumunë. Shtypi ynë diskutoi gjërësisht me argumente historike dhe politike nga me të fortat këtë subjekt.

E Kotë. Më shumë se kaq, refreni irredentist u mor në nivele dhe më të larta nga politikanët grekë. Ish Presidenti grek, Konstantinos Stephanopoulos, me rastin e Koferencës së gjashtë Pan-Epiriote në 22 tetor 2012 deklaroi: “Do të desha t’i referohem dhe një tjetër çështjeje z. President i konferencës, e kam fjalën për vllehtë e Epirit të Veriut. Nuk i referohemi vllehve të Greqisë, sepse ata nuk kanë asnjë diferencë siç nuk kanë as vllehtë e Epirit të Veriut, por do të them se përse këta vlleh janë të veçantë nga të tjerët.

Por, me vllehtë e Epirit të Veriut vonuam të hynim në kontakt, të lidheshim. Jemi rilidhur këto vitet e fundit. Dhe marr informacione mbi këto lidhje dhe takime të viteve të fundit me kënaqësi pasi janë pjesë e Greqisë. Por, edhe kjo shoqëri, vllehtë duhet të fitojë dhe kërkojnë njohjen si minoritet grek madje dhe në vendndodhjen gjeografike të tyre. Gjeografikisht nga kufiri i Greqisë drejt krahut të Korçës.

Aty pikërisht ku duhet të njihet dhe Korça si zonë minoritare, siç dihet njihen si zona minoritare në Shqipëri jo vetëm ato zona të cilat janë njohur më herët nga qeveritë e reja dhe të vjetra, por të gjitha në bazë të ligjeve aktuale dhe konventave mbi minoritetet kjo zonë duhet të njihet si minoritet. Dhe i referohem zonës nga Himara deri në Korçë. Jam i sigurt se qeveria dhe shoqëria greke do të kthejë vëmendjen dhe përkujdesjen në drejtim të këtyre grekëve të harruar”.
Pra, të njëjtat pretendime teritoriale abuzive, të bazuara në fallso historike, të sygjeruara në datën 14.01.2013 dhe nga Presidenti Karolos Papoulias. Në mesazhin e tij me rastin e 22 vjetorit të themelimit të “OMONIA”, K. Papoulias rikujtoi „prania shekullore e helenizmit vorioepirot në shtëpitë stërgjyshore”. 
Nuk është për t’u çuditur që, pas provokimesh të tilla, OMONIA në datën 11 dhjetor 2013 bëri publike një komunikatë në te cilën njofton se sipas “Censusit të brëndshëm” rezultonte se në Shqipëri ka 286.852 grekë, 100.398 nga të cilët kishin deklaruar se flasin vllahisht dhe greqisht/shqip. 

Sipas OMONIA, në qarkun e Korçës ishin plotësuar 33.561 formularë në kuadër të “Censusit të brëndshëm”.
Thonjzat e përdorura kur i referohemi “Censusit të brendshëm” të minoritetit grek, duan të tregojnë se përçapje të tilla kanë të njëjtën besueshmëri sa përpjekjet e mëparshme të irendetistëve grekë për të modifikuar hartën etnike të Shqipërisë, në prag të Konferencës së Paqes në Londër (1912-1913) ose para Kongresit të Paqes në Paris (1919-1920).
Ajo që mungoan tani është vetëm spastrimi etnik i andartëve grekë kundër arumunëve dhe shqiptarëve të cilët nuk pranonin të deklaroheshin grekë.

Por, si etnik arumun i cili e do atdheun shqiptar, nuk mund të mos tmerrohem nga ideja se një ditë unë ose pasardhësit e mi do të deklarohemi grekë nga shteti shqiptar, pasi stërgjyshërit tim paguan me gjak të drejtën e brezave të ardhshëm për të jetuar në kufijtë e Shqipërisë dhe për t’u mbrojtur nga dhuna e politikave të asimilimit të bëra nga shteti grek.
Ashtu si thoshte dhe Sami Frashëri – profeti i madh i shqiptarizmit, në librin e tij të pavdekshëm “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?”:

“Grekët kanë bërë edhe po bëjnë gjithçka për këta vlleh ato që kanë bërë e që po bëjnë për ne shqiptarët, dmth përpiqen t’i bëjnë grekë me shkollat e me kishat e tyre. Vllehtë gjer tani ishin gënjyer, edhe ata si shqiptarët ortodoks e donin të quhen grekë e të harrojnë gjuhën e tyre, duke mësuar greqisht, po më në fund e morën vesh edhe këta se sa e vlefshme është gjuha e kombësia për çdo njeri edhe zunë të mësojnë gjuhën e tyre e të hapin shkolla më vete.

Në këtë punë vllehtë s’mund të kenë tjetër ndihmë e mik të vet përveç shqiptarëve. Duke u prishur me grekët, të cilët s’nginjen t’i pjekin e t’i hanë ata vlleh, që duanë gjuhën’ e tyre, si edhe shqiptarët, kishin nevojë të bashkohen me shqiptarët, me ata që janë shqiptarë të vërtetë e duan gjuhën e kombësinë e tyre.
Edhe Rumania, që është mëmë e këtyre vllehve a derë e t’et të tyre, ta themi për shembull, e di mirë që vllehte e Shqipërisë e të Maqedonisë s’mundin të rrojnë e të ruajnë gjuhën e kombësinë e tyre kundër djallëzive të grekëve, përveç duke mbështetur në miqësinë e shqiptarëve e duke u bashkuar me ta. Prandaj Rumania është treguar më tepër se gjithë mike për Shqipërinë, e ka dashur dhe e do ndarjen e shqiptarëve nga grekët; edhe në Rumani është bërë e para shoqëri e atje është hapur e para shtypshkronjë e janë shtypur të paratë livra shqip.
Këtë të mirë Shqipëria nuk do t’ia harrojë Rumanisë edhe do t’ia shpërblejnë duke dashur e duke mbajtur mirë vllehtë e Shqipërisë”.
Nëpërmjet një memoriumi të dërguar në datën 27 nëntor 1918 Katër Fuqvive të mëdha, patrioti i madh Fan Stilian Noli, një tjetër viktimë e intrigave greke, shprehej në të njëjtën mënyrë, kur ngrinte dëshirën e kuçovllehëve për të jetuar në brendësi të kufijve shqiptarë: “it is a well known fact that the Rumanians of Pindus, or Kutzovlachs, have several times appealed to the Powers since the London Conference to be included in Albania and thus escape Greek oppression and misrule”.
Në të njëjtën kohë, as vetë grekët nuk i besojnë vërtetësisë së pretendimeve të tyre heleno-vllahe dhe e dinë se cila është e vërteta objektive përsa i përket identitetit etnik të arumunëve. Po paraqes disa fakte dhe dokumente të së drejtës ndërkombëtare:  
Në negociatat e bëra me rastin e Kongresit të Paqes në Londër, Rumania morri premtimin nga qeveria greke se do të garantonte të drejtat e arumunëve për shkolla dhe kisha në gjuhën amtare, në qoftë se Rumania do të mbështeste pretendimet territoriale greke kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Premtime të tilla janë berë nga: A. D. Papadiamantopoulos – ministri grek në Bukuresht në datën 15 maj 1913, drejtuar Titu Maioreskut – kryeministër i Rumanisë; në të njëjtën mënyrë, në datën 23 maj 1913; Elefterios Venizelos – kryeministri i Greqisë, kundrejt Filodorit – ministri rumun në Athinë, në datën 11 korrik 1913 (kryeministri grek shprehte keqardhjen për gabimet greke të bëra në të kaluarën ndaj „çështjes arumune”).
Të njëjtat premtime iu rinovuan T. Maioreskut, në datën 31 korrik 1913, në Bukuresht  nga ana e E. Venizelos. Ndërsa në datën 25 korrik 1913 kryeministri grek i dërgoi homologut rumun një letër në të cilën shkruante: “Greqia pranon t’i japë autonominë shkollave dhe kishave të kuço-vllehëve të cilët do të përfshiheshin në territoret e ardhshme greke duke premtuar dhe krijimin e një Episkopie për këta kuço-vllehë, me lirinë e shtetit rumun për të subvencionuar këto institucione kulturore të tashme dhe të ardhshme, nën kontrollin e e shtetit grek”.
Kjo letër ishte shtojcë e Traktatit të Paqes të Bukureshtit. Duke ruajtur nderin e vet, qeveria Rumune nuk pranoi të bënte trok me territoret shqiptare, por mbështeti bashkimin e një numri sa më të madh arumunësh brenda kufijve të shtetit të ardhshëm shqiptar, për t’i shpëtuar nga greqizimi.

Në bazë të asaj letre shtojcë në Traktatin e Paqes të Bukureshtit, shkollat rumune për arumunët e Greqisë vazhduan të funksiononin deri ne instalimi e qeverisë-kukull nga ana e pushtuesve, në Luftën e Dytë Botërore. 
Me çlirimin e teritorit grek, shkollat arumune rifilluan aktivitetin dhe numri i tyre u rrit nga 29 në 91. Por në 21 shkurt 1946, kabineti Sofoulis vendosi mbylljen e shkollave rumune, marrjen e menjëhershme të godinave, mobiljeve dhe arkivave të institucioneve arsimore rumune dhe largimin ose arrestimin e profesorëve.

Në datën 22 prill 1948, qeveria rumune i nisi qeverisë greke një Notë Proteste për këto abuzime. Në dokument kërkohej: “1. Ndërprerja e persekutimit i cili i bëhet minoritetit rumun në Greqi. 2. Kthimi i të gjitha godinave dhe inventarit shkollor në pronësi të shtetit rumun, komunitetit rumun. 3. Rihapja e të gjitha shkollave dhe kishave rumune në Greqi. 4. Rindërtimi i shkollave dhe kishave në pronësi të shtetit rumun, të shkatërruara nga autoritetet greke, ose dhënien si kompesim të godinave të tjera me te njëjtën vlerë dhe në gjëndje të mirë funksionale…”.

Që sot të arrijmë në situatën absurde në të cilën organizatat e minoritetit kombëtar grek të Shqipërisë ose dhe vetë politikanët grekë të flasin në emër të arumunëve, me qëllimin e vetëm të pretendimeve territoriale verio-epirote. Është e vërtetë: për pensione ose lehtësira të tjera ekonomiko-financiare, disa arumunë nga Shqipëria kanë pranuar të deklarohen grekë, ashtu si kanë bërë dhe disa shqiptarë, të krishterë ose myslimanë.

Por shteti shqiptar duhet të ishte i pari i cili duhej të reagonte përballë këtyre përpjekjeve manipulimi të identitetit etnik të disa arumunëve dhe të disa shqiptarëve, ashtu si dhe Rumania nuk lejoi përpjekje të ngjashme nga ana e Hungarisë në vitin 2001, sepse Ligji për statutin e hungarezëve jashtë Hungarisë mund të interpretohej në mënyrë të tillë që të ndërmerrte të drejtën e aplikimit i tij në territorin e një shteti tjetër, duke u bërë një formë ndërhyrje e Budapestit në punët e brendshme të vendeve fqinje.

Në Shqipëri, pas rënies të regjimit komunist, autoritetet shtetërore bënë gabimin për të mos marrë të gjitha masat në drejtimin e fuqizimit të identitetit të arumunëve, si një mur mbrojtës përballë influencave greqizuese dhe pretendimeve territoriale verio-epirote.
Pas vitit 1992, arumunët nuk kanë pasur te drejtën e deklarimit të identitetit etnik në dokumentet e gjendjes civile, të drejtë të cilën e gëzonin vetëm minoritetet e tjera kombëtare; ata nuk kanë pasur të drejtën e shkollimit ose informimit në gjuhën amtare ose mbështetje nga ana e institucioneve shtetërore për rruajtjen e specifikës së tyre kulturore dhe fetare. Për më shumë, u shndërruan në një minoritet të dorës së dytë, nëpërmjet shpikjes së një statuti pa përmbajtje: „minoritet etno-gjuhësor”. 

Ndërsa sot, akademikët, opinionistët dhe politikanët e Shqipërisë alarmohen që është modifikuar artificialisht përbërja etnike e Shqipërisë! Por të parët të cilët kanë favorizuar këtë dramë identitare kolektive ishin pikërisht vllezërit tanë shqiptarë, të cilët harruan marrëveshjen e gjakut të cilën e kanë pasur me ne: arumuni Papa Llambro Ballamaçi dhe shqiptari Papa Kristo Negovani vdiqën në të njëjtën mënyrë, për të njëjtin ideal, si dhe qindra martirë të tjerë arumunë dhe shqiptarë: një atdhe i përbashkët, në të cilin të mbruheshin nga grekët.
Jetojmë në një shtet shqiptar dhe në radhë të parë ishte detyra e këtij shteti, të na mbronte nga politika e çkombësimit e bërë me mjete agresive nga ana e një shteti tjetër. Çdo humbje për arumunët është në të njëjtën kohë dhe humbje për shqiptarët.

Ashtu si shkruante Ilo Mitko Qafëzezi në një letër 
drejtuar Nikucë Ballamaçit: “Në ato kohë lufta ish e përbashkët. Çdo shqiptar që ndihmonte tezën aromune kish ndërgjegjen se ndihmonte çështjen shqiptare dhe aromunët, gjithashtu, nuk bënin as një diferencim për shqiptarët”.

Një e vërtetë e pranuar plotësisht nga udhëheqsve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por e harruar sot nga ata të cilët duhet të na mbrojnë interesat kombëtare. Asistojmë në përpjekjet më interesante të shtresës intelektuale shqiptare për të mos kujtuar se kush janë në të vërtetë arumunët. Por, në qoftë se një komb falsifikon vetë historinë, përse duhet të pretendojë nga të tjerët që t’ja respektojë dhe mos ja falsifikojë? 

Në qoftë se në një raport të vitit 1922 autoritetet shqiptare pranonin se në Shqipëri “jetojnë minoritete greke, malazeze dhe vllehe, e cila në përputhje me dispozitat e Deklaratës së datës 2 tetor 1921, kishin shkolla në gjuhën amtare dhe institucione fetare të pavarura”, përse sot shteti shqiptar lejon që arumunët të pëfaqësohen në mënyrë jolegjitime në Komitetit Shtetëror për Minoritetet nga një agjent verio-epirot i demaskuar disa herë nga shtypi shqiptar patriotik dhe i kontestuar nga organizatat legjitime të arumunëve? 

Në të vërtetë, frikërat më të mëdha të disa personaliteteve si Luan Omari, Shezai Rrokaj, Sabri Godo, janë duke u përmbushur: irredentizmi grek përparon, duke shtyrë drejt veriut kufirin etnik duke përfshirë Përmetin, Kolonjën dhe Korçën, për të rindërtuar Vorio-Epirin territorial. 
 
Por tashmë, falë edhe politikës së gabuar të shtetit shqiptar përsa i përket identitetit kombëtar të arumunëve, këta të fundit nuk kanë më forcën dhe kushtet për të mbrojtur çështjen shqiptare, ashtu si ajo mbrohej nga gjyshërit e tyre përpara krijimit të shtetit modern shqiptar. 
----------------------------------------------------

Sunday, October 30, 2016

AGJENTE GREKE SHPALLIN PAVARESINE E ÇAMERISE Shkruan: Abedin Rakipi

AGJENTE GREKE SHPALLIN PAVARESINE E ÇAMERISE Shkruan: Abedin Rakipi


Dje dhe sot media te ndryshme trasmetuan bujshem lajmin se nje grup njerezish ne Kosove dhe Hollande paskan shpallur pavaresine e Çamërise. Kete e kane bere ne emer te popullit çam ne veçanti dhe atij shqiptar ne pergjithesi. 

Po kush jane saktesisht keta njerez dhe kush ja u dha atyre te drejten te veprojne ne emer te popullit çam dhe Çamërise ? 

Pas kesaj iniciative qendron nje shoqate e formuar ne Hollande me emrin Shoqata Humanitare   Çamëria me kryetar nje njeri te quajtur Festim Lato. 

Per rekrutimin e ketij individi nga sigurimi i shtetit helen disponojme informacione te shumta te sjella nga ish agjenti i shtetit shqiptar Ilir Malindi. Ky individ eshte rekrutuar nga sigurimi grek ne Janine dhe eshte stervitur ne Krete. Kete individ e aktivon sigurimi grek sa here qe ai deshiron qe çeshtjen çame ta shfaqi tek evropjanet si nje çeshtje "luftenxitese". Pra sa here qe çeshtja çame avancon ne spektrin diplomatik ky person shfaqet per te krijuar trazira me inskenime dhune dhe agresioni ndaj Greqise. SHIK-u shqiptar posedon tashme informacionin se pas videos me UÇÇ fallco te publikuar para disa vitesh qendron ky person dhe klika qe e mbeshtet ate, pra vete sigurimi helen. Ky njeri posedon pasaporte hollandeze dhe amerikane dhe eshte ne kerkim nga Sherbimi Informativ Kombetar. 

Pasi e beri kete me pare te patriotet çame ky individ dhe ata qe e mbeshtesin, vitet e fundit kane arritur te manipulojne masivisht shume patriote dhe atdhetare te ndershem ne Kosove dhe Maqedoni duke ju vjelur atyre shuma te majme ne emer te Çamërise. Bile ata i kane shtytur keta atdhetare qe te krijojne shoqata ne Kosove duke mos hezituar qe tju premtojne atyre edhe poste njehere qe Çamëria do te jete "çliruar". 

Pra thene shkurt e shqip ky eshte Kali i Trojes qe Greqia perdor sa here i nevojitet asaj qe ta shfaqi çeshtjen çame si luftenxitese dhe perfaqesite e çameve si organizata terroriste dhe separatiste qe duan te nxisin luftra te reja ne Ballkan. 

A perfaqeson kjo shoqate dhe ky njeri, popullin autokton çam ? 

Jo ky nuk perfaqeson askend. Siç edhe e kemi pare aktivitet e tij ne Evrope edhe pse jane hedhur me shume buje ne internet ai eshte mbeshtetur nga shume pak njerez. Duke qene se çamet e dine tashme se kush eshte ky njeri dhe nuk e mbeshtesin ate, ai ka filluar manipulimin masiv tek shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise te cilet nuk kane pasur fatin te njohin alibine e ketij njeriu. 

Populli çam dhe çeshtja jone madhore ka perfaqesuesit e saj te zgjedhur dhe mbeshtetur nga populli çam, ato jane PDIU dhe Shoqata mëmë Çamëria e cila ekziston qe prej vitit 1992 dhe eshte drejtuar nga baballaret e Çamërise. Keto dy perfaqesi diplomatike dhe politike gezojne mbeshtetjen e gjere te popullit çam dhe atij patriotik shqiptar dhe vetem ato ose ne koordinim me to mund te ndermerren hapa per zgjidhjen e çeshtjes çame. 

Tentativat me ushtri imagjinare, pavaresite me paçe dhe pilaf ne restorant, dhe forcat mbrojtese me komandante Don Kishote e plot Sanço Panço qe e ndjekin nga pas veçse e denigrojne totalisht çeshtjen çame dhe i sherbejne sigurimit te shtetit grek i cili krijon dhe mbeshtet keto organizata fantazem qe kerkojne te nxisin konflikte ne emer te popullit çam per ti treguar BE-se se çamet jane luftenxites dhe duan te hapin konflikt te ri ne Ballkan. 

Kjo pavaresi e shpallur nga nje agjent grek eshte nje "grusht shteti" brenda çeshtjesh çame e mbeshtetur nga sigurimi helen. 

Asnje çam nuk do ta mbeshtese kete paçavure dhe asnje çam nuk do te lejoje qe emri i tij te perdoret nga agjente te Greqise per ti mveshur ketij populli martir nje maske qe ai nuk e ka. 

I bej thirrje Shtetit Shqiptar ne veçanti qe te ndermarri veprimet e duhura ligjore per te ndaluar keta individe qe demtojne rende imazhin e Shqiperise ne prag te hapjes se negociatave me BE-ne dhe fundos perpjekjet diplomatike qe jane bere deri tani per çeshtjen e pazgjidhur çame. 

Shteti i Kosoves duhet te reagoje dhe te mos lejoje qe imazhi i saj te perbaltoset ne syte e nderkombetareve me keto zhvillime qe krijojne alibine e nje Kosove qe nxit dhe krijon konflikte ne Ballkan.