Showing posts with label Arumunët.. Show all posts
Showing posts with label Arumunët.. Show all posts

Wednesday, January 11, 2017

Letra/Shqipëria e Jugut dhe hydra e revizionizmit pan-epirot. Shkruan Athanas Tona - Vllehët - çkombtarëzimi i tyre nga shteti shqiptar.



Letra/Shqipëria e Jugut dhe hydra e revizionizmit pan-epirot

07-02-2014 / Nga Athanas Tona
 SSSA
ASSSigurisht që nuk do të dëgjoni asnjëherë diplomatët, dhe aq më pak shefat diplomatë, të thonë publikisht të vërteta të rëndësishme, sidomos për problemet e rënda të cilat i kanë shtetet me njëra tjetrën. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mohojnë të drejtën legjitime të opinionit publik për tu informuar, ashtu si ata, të parët, kanë nevojë për legjitimitetin të cilin e ofron mbështetja nga ana e opinionit publik. Manipulimi krijohet pikërisht në këtë hapësirë të krijuar nga distanca midis të vërtetës së marrëdhënieve diplomatike dhe ajo çka mund të thuhet publikisht për këtë të vërtetë.

Nga shkurti 2010 deri në qershor 2013 e gjithë Europa asistoi, si e çuditur dhe e ofenduar, nga përshkallimi i retorikës nacionaliste shqiptare kundër gjithë fqinjëve. Ishte sikur më i miri i klasës të ishte kthyer brenda natës në “djalin e keq”. “Roli konstruktiv i Shqipërisë në rajon” dukej si një shprehje e boshuar nga përmbajtja. 
Në Forumin e Sigurisë mbajtur në Munchen (1-2 shkurt 2013), ish-Kryeministri Sali Berisha irritoi audiencën duke hedhur fajin te fqinjët për tonin e lartë dhe përmbajtjen e ashpër të diskutimit nacionalist zyrtar të Tiranës.

Por vetëm naivët mund të besojnë se Europa diplomatike nuk njeh problemet historike të Shqipërisë me fqinjët e saj, sidomos që disa nga këto probleme u krijuan më përfshirjen e drejtpërdrejtë të Fuqive të Mëdha europiane. Në realitet, ajo që irritoi vitet e fundit Europën zyrtare ishte bërja publike e këtyre problemeve. Në këtë mënyrë u krijua hapësira hipokrite e manipulimit: nga njëra anë forcat politike shqiptare filluan një manipulim të rrezikshëm të masave nëpërmjet temave nacionaliste të nxehta, nga ana tjetër Europa u shtir si e ofenduar.
Por nuk u duk asnjeri t’i jepte të drejtë Mbretit Lear, i cili thoshte të vërtetën.

Autori i këtyre rreshtave nuk sjell ndërmend që Europa të ketë vepruar në datën 5 shkurt 2011, kur konsulli i përgjithshëm i Republikës Greke në Korçë, Theodoros Ikonomou - “diplomati me tuta”, deklaroi në mënyrë ofenduese dhe gënjyese se: “Korça është pjesë e Vorio Epirit! Vllehtë janë grekë! Të krishterët të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për të parë origjinën!
Regjistrimi është vetëm fillimi i një beteje. Protokolli i Korfuzit i vitit 1914 nuk është anuluar. Do të plotësohen deri në vitin 2013, kur Greqia do të marrë kryesimin e BE-së, e cila do t’i vendosë kushte Shqipërisë se do ta përkrahë anëtarësimin e saj vetëm nëse plotëson të gjitha të drejtat e “grekëve të Vorio Epirit”. 
Sigurisht, diplomati në fjalë e mbylli karierën nën akuza për korupsion dhe ndoshta nuk është e rastësishme që disa nga Ministritë më të koruptuara të Shqipërisë kane pasur drejtues me origjinë etnike greke.

Por, nuk është ky subjekti i shkrimit tim. Shoqatat patriotike arumune të Shqipërisë reaguan publikisht në të gjitha mënyrat e mundshme, duke dënuar përçapjet e irredentistëve grekë për t’i transformuar arumunët në vorio-epiriotë. 
Por kjo nuk i pengoi agjentët e këtij revanshizmi të vazhdonin fushatat shkatërruese madje dhe ne rradhët e arumunëve duke u prezantuar si arumunë. Shtypi ynë diskutoi gjërësisht me argumente historike dhe politike nga me të fortat këtë subjekt.

E Kotë. Më shumë se kaq, refreni irredentist u mor në nivele dhe më të larta nga politikanët grekë. Ish Presidenti grek, Konstantinos Stephanopoulos, me rastin e Koferencës së gjashtë Pan-Epiriote në 22 tetor 2012 deklaroi: “Do të desha t’i referohem dhe një tjetër çështjeje z. President i konferencës, e kam fjalën për vllehtë e Epirit të Veriut. Nuk i referohemi vllehve të Greqisë, sepse ata nuk kanë asnjë diferencë siç nuk kanë as vllehtë e Epirit të Veriut, por do të them se përse këta vlleh janë të veçantë nga të tjerët.

Por, me vllehtë e Epirit të Veriut vonuam të hynim në kontakt, të lidheshim. Jemi rilidhur këto vitet e fundit. Dhe marr informacione mbi këto lidhje dhe takime të viteve të fundit me kënaqësi pasi janë pjesë e Greqisë. Por, edhe kjo shoqëri, vllehtë duhet të fitojë dhe kërkojnë njohjen si minoritet grek madje dhe në vendndodhjen gjeografike të tyre. Gjeografikisht nga kufiri i Greqisë drejt krahut të Korçës.

Aty pikërisht ku duhet të njihet dhe Korça si zonë minoritare, siç dihet njihen si zona minoritare në Shqipëri jo vetëm ato zona të cilat janë njohur më herët nga qeveritë e reja dhe të vjetra, por të gjitha në bazë të ligjeve aktuale dhe konventave mbi minoritetet kjo zonë duhet të njihet si minoritet. Dhe i referohem zonës nga Himara deri në Korçë. Jam i sigurt se qeveria dhe shoqëria greke do të kthejë vëmendjen dhe përkujdesjen në drejtim të këtyre grekëve të harruar”.
Pra, të njëjtat pretendime teritoriale abuzive, të bazuara në fallso historike, të sygjeruara në datën 14.01.2013 dhe nga Presidenti Karolos Papoulias. Në mesazhin e tij me rastin e 22 vjetorit të themelimit të “OMONIA”, K. Papoulias rikujtoi „prania shekullore e helenizmit vorioepirot në shtëpitë stërgjyshore”. 
Nuk është për t’u çuditur që, pas provokimesh të tilla, OMONIA në datën 11 dhjetor 2013 bëri publike një komunikatë në te cilën njofton se sipas “Censusit të brëndshëm” rezultonte se në Shqipëri ka 286.852 grekë, 100.398 nga të cilët kishin deklaruar se flasin vllahisht dhe greqisht/shqip. 

Sipas OMONIA, në qarkun e Korçës ishin plotësuar 33.561 formularë në kuadër të “Censusit të brëndshëm”.
Thonjzat e përdorura kur i referohemi “Censusit të brendshëm” të minoritetit grek, duan të tregojnë se përçapje të tilla kanë të njëjtën besueshmëri sa përpjekjet e mëparshme të irendetistëve grekë për të modifikuar hartën etnike të Shqipërisë, në prag të Konferencës së Paqes në Londër (1912-1913) ose para Kongresit të Paqes në Paris (1919-1920).
Ajo që mungoan tani është vetëm spastrimi etnik i andartëve grekë kundër arumunëve dhe shqiptarëve të cilët nuk pranonin të deklaroheshin grekë.

Por, si etnik arumun i cili e do atdheun shqiptar, nuk mund të mos tmerrohem nga ideja se një ditë unë ose pasardhësit e mi do të deklarohemi grekë nga shteti shqiptar, pasi stërgjyshërit tim paguan me gjak të drejtën e brezave të ardhshëm për të jetuar në kufijtë e Shqipërisë dhe për t’u mbrojtur nga dhuna e politikave të asimilimit të bëra nga shteti grek.
Ashtu si thoshte dhe Sami Frashëri – profeti i madh i shqiptarizmit, në librin e tij të pavdekshëm “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?”:

“Grekët kanë bërë edhe po bëjnë gjithçka për këta vlleh ato që kanë bërë e që po bëjnë për ne shqiptarët, dmth përpiqen t’i bëjnë grekë me shkollat e me kishat e tyre. Vllehtë gjer tani ishin gënjyer, edhe ata si shqiptarët ortodoks e donin të quhen grekë e të harrojnë gjuhën e tyre, duke mësuar greqisht, po më në fund e morën vesh edhe këta se sa e vlefshme është gjuha e kombësia për çdo njeri edhe zunë të mësojnë gjuhën e tyre e të hapin shkolla më vete.

Në këtë punë vllehtë s’mund të kenë tjetër ndihmë e mik të vet përveç shqiptarëve. Duke u prishur me grekët, të cilët s’nginjen t’i pjekin e t’i hanë ata vlleh, që duanë gjuhën’ e tyre, si edhe shqiptarët, kishin nevojë të bashkohen me shqiptarët, me ata që janë shqiptarë të vërtetë e duan gjuhën e kombësinë e tyre.
Edhe Rumania, që është mëmë e këtyre vllehve a derë e t’et të tyre, ta themi për shembull, e di mirë që vllehte e Shqipërisë e të Maqedonisë s’mundin të rrojnë e të ruajnë gjuhën e kombësinë e tyre kundër djallëzive të grekëve, përveç duke mbështetur në miqësinë e shqiptarëve e duke u bashkuar me ta. Prandaj Rumania është treguar më tepër se gjithë mike për Shqipërinë, e ka dashur dhe e do ndarjen e shqiptarëve nga grekët; edhe në Rumani është bërë e para shoqëri e atje është hapur e para shtypshkronjë e janë shtypur të paratë livra shqip.
Këtë të mirë Shqipëria nuk do t’ia harrojë Rumanisë edhe do t’ia shpërblejnë duke dashur e duke mbajtur mirë vllehtë e Shqipërisë”.
Nëpërmjet një memoriumi të dërguar në datën 27 nëntor 1918 Katër Fuqvive të mëdha, patrioti i madh Fan Stilian Noli, një tjetër viktimë e intrigave greke, shprehej në të njëjtën mënyrë, kur ngrinte dëshirën e kuçovllehëve për të jetuar në brendësi të kufijve shqiptarë: “it is a well known fact that the Rumanians of Pindus, or Kutzovlachs, have several times appealed to the Powers since the London Conference to be included in Albania and thus escape Greek oppression and misrule”.
Në të njëjtën kohë, as vetë grekët nuk i besojnë vërtetësisë së pretendimeve të tyre heleno-vllahe dhe e dinë se cila është e vërteta objektive përsa i përket identitetit etnik të arumunëve. Po paraqes disa fakte dhe dokumente të së drejtës ndërkombëtare:  
Në negociatat e bëra me rastin e Kongresit të Paqes në Londër, Rumania morri premtimin nga qeveria greke se do të garantonte të drejtat e arumunëve për shkolla dhe kisha në gjuhën amtare, në qoftë se Rumania do të mbështeste pretendimet territoriale greke kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Premtime të tilla janë berë nga: A. D. Papadiamantopoulos – ministri grek në Bukuresht në datën 15 maj 1913, drejtuar Titu Maioreskut – kryeministër i Rumanisë; në të njëjtën mënyrë, në datën 23 maj 1913; Elefterios Venizelos – kryeministri i Greqisë, kundrejt Filodorit – ministri rumun në Athinë, në datën 11 korrik 1913 (kryeministri grek shprehte keqardhjen për gabimet greke të bëra në të kaluarën ndaj „çështjes arumune”).
Të njëjtat premtime iu rinovuan T. Maioreskut, në datën 31 korrik 1913, në Bukuresht  nga ana e E. Venizelos. Ndërsa në datën 25 korrik 1913 kryeministri grek i dërgoi homologut rumun një letër në të cilën shkruante: “Greqia pranon t’i japë autonominë shkollave dhe kishave të kuço-vllehëve të cilët do të përfshiheshin në territoret e ardhshme greke duke premtuar dhe krijimin e një Episkopie për këta kuço-vllehë, me lirinë e shtetit rumun për të subvencionuar këto institucione kulturore të tashme dhe të ardhshme, nën kontrollin e e shtetit grek”.
Kjo letër ishte shtojcë e Traktatit të Paqes të Bukureshtit. Duke ruajtur nderin e vet, qeveria Rumune nuk pranoi të bënte trok me territoret shqiptare, por mbështeti bashkimin e një numri sa më të madh arumunësh brenda kufijve të shtetit të ardhshëm shqiptar, për t’i shpëtuar nga greqizimi.

Në bazë të asaj letre shtojcë në Traktatin e Paqes të Bukureshtit, shkollat rumune për arumunët e Greqisë vazhduan të funksiononin deri ne instalimi e qeverisë-kukull nga ana e pushtuesve, në Luftën e Dytë Botërore. 
Me çlirimin e teritorit grek, shkollat arumune rifilluan aktivitetin dhe numri i tyre u rrit nga 29 në 91. Por në 21 shkurt 1946, kabineti Sofoulis vendosi mbylljen e shkollave rumune, marrjen e menjëhershme të godinave, mobiljeve dhe arkivave të institucioneve arsimore rumune dhe largimin ose arrestimin e profesorëve.

Në datën 22 prill 1948, qeveria rumune i nisi qeverisë greke një Notë Proteste për këto abuzime. Në dokument kërkohej: “1. Ndërprerja e persekutimit i cili i bëhet minoritetit rumun në Greqi. 2. Kthimi i të gjitha godinave dhe inventarit shkollor në pronësi të shtetit rumun, komunitetit rumun. 3. Rihapja e të gjitha shkollave dhe kishave rumune në Greqi. 4. Rindërtimi i shkollave dhe kishave në pronësi të shtetit rumun, të shkatërruara nga autoritetet greke, ose dhënien si kompesim të godinave të tjera me te njëjtën vlerë dhe në gjëndje të mirë funksionale…”.

Që sot të arrijmë në situatën absurde në të cilën organizatat e minoritetit kombëtar grek të Shqipërisë ose dhe vetë politikanët grekë të flasin në emër të arumunëve, me qëllimin e vetëm të pretendimeve territoriale verio-epirote. Është e vërtetë: për pensione ose lehtësira të tjera ekonomiko-financiare, disa arumunë nga Shqipëria kanë pranuar të deklarohen grekë, ashtu si kanë bërë dhe disa shqiptarë, të krishterë ose myslimanë.

Por shteti shqiptar duhet të ishte i pari i cili duhej të reagonte përballë këtyre përpjekjeve manipulimi të identitetit etnik të disa arumunëve dhe të disa shqiptarëve, ashtu si dhe Rumania nuk lejoi përpjekje të ngjashme nga ana e Hungarisë në vitin 2001, sepse Ligji për statutin e hungarezëve jashtë Hungarisë mund të interpretohej në mënyrë të tillë që të ndërmerrte të drejtën e aplikimit i tij në territorin e një shteti tjetër, duke u bërë një formë ndërhyrje e Budapestit në punët e brendshme të vendeve fqinje.

Në Shqipëri, pas rënies të regjimit komunist, autoritetet shtetërore bënë gabimin për të mos marrë të gjitha masat në drejtimin e fuqizimit të identitetit të arumunëve, si një mur mbrojtës përballë influencave greqizuese dhe pretendimeve territoriale verio-epirote.
Pas vitit 1992, arumunët nuk kanë pasur te drejtën e deklarimit të identitetit etnik në dokumentet e gjendjes civile, të drejtë të cilën e gëzonin vetëm minoritetet e tjera kombëtare; ata nuk kanë pasur të drejtën e shkollimit ose informimit në gjuhën amtare ose mbështetje nga ana e institucioneve shtetërore për rruajtjen e specifikës së tyre kulturore dhe fetare. Për më shumë, u shndërruan në një minoritet të dorës së dytë, nëpërmjet shpikjes së një statuti pa përmbajtje: „minoritet etno-gjuhësor”. 

Ndërsa sot, akademikët, opinionistët dhe politikanët e Shqipërisë alarmohen që është modifikuar artificialisht përbërja etnike e Shqipërisë! Por të parët të cilët kanë favorizuar këtë dramë identitare kolektive ishin pikërisht vllezërit tanë shqiptarë, të cilët harruan marrëveshjen e gjakut të cilën e kanë pasur me ne: arumuni Papa Llambro Ballamaçi dhe shqiptari Papa Kristo Negovani vdiqën në të njëjtën mënyrë, për të njëjtin ideal, si dhe qindra martirë të tjerë arumunë dhe shqiptarë: një atdhe i përbashkët, në të cilin të mbruheshin nga grekët.
Jetojmë në një shtet shqiptar dhe në radhë të parë ishte detyra e këtij shteti, të na mbronte nga politika e çkombësimit e bërë me mjete agresive nga ana e një shteti tjetër. Çdo humbje për arumunët është në të njëjtën kohë dhe humbje për shqiptarët.

Ashtu si shkruante Ilo Mitko Qafëzezi në një letër 
drejtuar Nikucë Ballamaçit: “Në ato kohë lufta ish e përbashkët. Çdo shqiptar që ndihmonte tezën aromune kish ndërgjegjen se ndihmonte çështjen shqiptare dhe aromunët, gjithashtu, nuk bënin as një diferencim për shqiptarët”.

Një e vërtetë e pranuar plotësisht nga udhëheqsve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por e harruar sot nga ata të cilët duhet të na mbrojnë interesat kombëtare. Asistojmë në përpjekjet më interesante të shtresës intelektuale shqiptare për të mos kujtuar se kush janë në të vërtetë arumunët. Por, në qoftë se një komb falsifikon vetë historinë, përse duhet të pretendojë nga të tjerët që t’ja respektojë dhe mos ja falsifikojë? 

Në qoftë se në një raport të vitit 1922 autoritetet shqiptare pranonin se në Shqipëri “jetojnë minoritete greke, malazeze dhe vllehe, e cila në përputhje me dispozitat e Deklaratës së datës 2 tetor 1921, kishin shkolla në gjuhën amtare dhe institucione fetare të pavarura”, përse sot shteti shqiptar lejon që arumunët të pëfaqësohen në mënyrë jolegjitime në Komitetit Shtetëror për Minoritetet nga një agjent verio-epirot i demaskuar disa herë nga shtypi shqiptar patriotik dhe i kontestuar nga organizatat legjitime të arumunëve? 

Në të vërtetë, frikërat më të mëdha të disa personaliteteve si Luan Omari, Shezai Rrokaj, Sabri Godo, janë duke u përmbushur: irredentizmi grek përparon, duke shtyrë drejt veriut kufirin etnik duke përfshirë Përmetin, Kolonjën dhe Korçën, për të rindërtuar Vorio-Epirin territorial. 
 
Por tashmë, falë edhe politikës së gabuar të shtetit shqiptar përsa i përket identitetit kombëtar të arumunëve, këta të fundit nuk kanë më forcën dhe kushtet për të mbrojtur çështjen shqiptare, ashtu si ajo mbrohej nga gjyshërit e tyre përpara krijimit të shtetit modern shqiptar. 
----------------------------------------------------

Monday, October 24, 2016

Kiço KUTALI: Manipulimet për arumunët, janë antikombëtare!



Çudi!!! Sa herë ngrihet problem Çam, si pa “dashur” dalin arumunët!! 

Lexova në gazetën “Ballkan”, datë 4 Tetor 2016, shkrimin me titull: 
“Historia e vllehëve në Shqipëri, nga dhe si kanë ardhur(!) në vendin tonë – dhe vazhdon me shkrim të nxirë, pyetjen: Përse vllehët dhe çobenjtë u kthyen në shqiptarë(!)? 

Materiali, jo vetëm gati derdhej nga gazeta, por, pasi e lexova, e mori lumi. Ai nuk shpjegonte asgjë nga çfarë kërkonte titulli. Analizonte thashethemet, nofkat e ofendimet e tjerrura vite me rradhë, që e kanë burimin te politika aneksioniste dhe te libri rumun që ka lexuar. Materiali ishte për të ardhur keq, pa asnjë bazë argumentuese. Nuk e kuptoj, përse autori e ka shkruar, kur problemin e kanë trajtuar, sqaruar dhe mbyllur forumet ndërkombëtare.

Konferenca etnografike e mbajtur në Vjenë më 1963 analizoi studimet e dy historianëve të mëdhenj Nikolla Papahagit, që i nxjerr vendalinj dhe Ami Bue shumicë në vend dhe në Turqinë Evropiane…; ndërsa Kongresi i mbajtur në Frajburg të Gjermanisë në vitin 1993, u deklarua në mënyrë shteruese dhe përfundimtare: “Arumunët nuk janë rumunë…”. 

Në këto forume kish profesorë rumunë dhe nuk e kundërshtuan. 

Del një gjoja historian, na hedh mendimet e tij të çoroditura se arumunët (rëmënët, romenët, romejtë), meqë flasin në familje gjuhën LATINEN dhe çudi(!!!!) nuk i trajton latinë, por ua humb identitetin dhe i përmend me nofka?! 

Më interesantja është se, sa herë del në skenë Çamëria, hop, si pa “dashje” del edhe problem Arumun! Kjo të habit e thua me vete, si ka mundësi dhe përse ngrihet problem arumun kur ai është mbyllur përfundimisht?! Por, ja që paskan lidhje, se gjaurët që i kanë futur me kohë pushtuesit (e tregon historia), humbur në gurgullimën e shekujve, tashmë shtuar e bërë shqiptarë, marrë ofiqe dhe herë pas herë “kafshojnë”, kur nuk arrijnë, përpiqen të ngatërrojnë dhe vazhdojnë të godasin duke ndihmuar padronët!

Në vitin 2010 kur diskutohej në shtyp Çamëria, ish presidenti i Rumanisë, Busesku, erdhi, “kokë jashtë”, dmth. kastile dhe si kundërpeshë në konferencë shtypi me presidentin Topi, hodhi mendimin: “…Arumunëve t’u jepej statusi i minoritetit”!! Ky deklarim u kritikua ashpër në gazetën “Sot” data 19. 06. 2010 me titullin “bombë” dhe tepër të argumentuar. Pavarësisht se nuk u përgjigj, por u tërhoq dhe rumunët nuk e kanë ngritur më. Na habit dalja përsëri, tashmë jo nga të huajt, por nga historiani “ynë”(!) Naum Prifti. 

Çudi për t’u çuditur! Unë nuk e njoh “historian”, por bën skandal kombëtar, shumëherë më të rrezikshëm së Busesku. Si “vendali”, për të manipuluar tregohet sikur e njeh problemin me hollësi, me rrënjë e degë (që nuk na i tregon) dhe tenton të mbajë ndezur një problem të vdekur, varrosur, mbyllur një here e përgjithmonë! Për momentin duket kundërvënie e deklaratës së eurodeputetit Han dhe bën shërbim të pallogaritshëm fqinjëve, në një kohë kur i ka trullosur dhe eksituar deklarata. 

Sqaroj artikullshkruesin dhe të gjithë ata që nuk duan ti njohin si autoktonë autentikë e u ngatërrojnë autenticitetin. Në shqip, kur një nocioni i vendos një “a” ose “i” përpara, del në të kundërtën e vet, p.sh. moral – amoral ose racional – iracional etj. Pra, arumun është e kundërta e nocionit rumun dhe tregon se shqiptarët që flasin latinisht nuk janë rumunë. 

Mirëpo kur vetë rumunët pranojnë se rëmënët (romenët, romejtë dhe arumunët), nuk janë rumunë, trajtimi nga kushdo tjetër, edhe nga Naumi, tregon se ka një dmth të madhe, të rrezikshme për popullin, kombin dhe atdheun. Jo vetëm kaq, por artikullshkruesi i trajton me urrejtje të ashpër patetike dhe përdor nofkat e ofendime të pa dëgjuara më parë, kur populli i jonë, ka parë tek arumunët vëllanë e tyre dhe i kanë quajtur njëjës vëlla dhe shumës vëllenj, sepse ish i njëjti popull. 

Këta vëllezër kur i drejtohen njeri tjetrit në gjuhën e tyre që është latine, shprehen: “Shti rëmënesht” dhe shqipërohet: – di rëmënesht dhe nuk thonë di rumanisht! Rëmënesht me rumanisht ndryshojnë shumë. Vetëm një gërmë ose vendosja e theksit ndryshon kuptimin e jo kur ndryshojnë të tre zanoret që i japin kuptim dhe shqiptim nocionit. Kjo tregon se ju i “dini” mirë problemet e gjuhës! 

Shprehja “Shti rëmënesht” tregon popullin që përfaqësojnë dhe ai është –RËMËN- dhe jo rumun.

Përplasjet e përgjakshme në gadishull, tkurrja e dhunshme e Ilirisë, ndërhyrjet brutale të politikave shoveniste, falsifikimi i historisë nga vendet fituese e kanë kaluar me qëllim nocionin origjinal rëmën ose shqiptarë latinë. Por, po të analizohet nga kanë dalë nocionet rëmën, romen, romej dhe arumun patjetër të çon te pellazgët që janë baballarët e popujve latinë dhe te ilirët, baballarët tanë. Rëmënët kanë qenë më të lirë dhe popullsia më e madhe nga të 14 fiset në perëndim të Danubit dhe do apo nuk do “historian”, ata kenë sjellë edhe sifatet e ilirëve, të cilët kanë qenë shumica e tokëzuar dhe një pakicë nomade (si pelargu që ndryshon vendin). 

Ata janë marrë me bagëti, ndaj dhe rëmënët kanë të njëjtat veti, virtyte, tradita, sifate, huqe, tipare, zakone, fizik e janë si të gjithë shqiptarët katolikë e myslimanë, përjashto këtu gjaurët e sjellë nga pushtuesit si hije të zeza. Politikat ekspansioniste për të mbuluar prejardhjen pellazgo – ilire dhe për ta patur kollaj aneksimin e trojeve tona, humbën nocionin baze “të lirë” dhe hallkat e zinxhirit që i lidh me pellazgët dhe ilirët i këputën në nyjet lidhëse dhe për interesat e tyre i përmendnin me nofka nga më ofendueset dhe pa fund, kur dihet se popull të tillë nuk ka jo në Europë, por edhe në botë. 

“Historiani” Naum, pa studime arriti t’ua gjejë vatanin “vllehëve”, por harron të na tregojë “çobenjtë” se ku e kanë?!! Nofkat nuk presupozojnë popull. “Historiani” nuk i dallon, ndaj nofkat vllehë dhe çobenj i quan njëlloj.

Habi është kufizimi i tyre në malet e Pindit! E kufizon, pastaj harron dhe i nxjerr në të gjithë vendin se ashtu kanë qenë. Po të keni ndjekur gazetat dhe TV-të, arumunët nuk janë vetëm në vendin tonë, por me shumicë në Greqi, Maqedoni, Bullgari, në Mal të Zi, por edhe Serbi, Kroaci, Bosnjë…pra në të gjithë vendet në perëndim të Danubit, ku shtriheshin dhe puqen me kufijtë e Ilirisë. Pse është kjo shtrirje që puqet me Ilirinë? 

Ky është problem studimi dhe këtë duhet ta studiojnë historianët, Akademia e Shkencave dhe jo të merren me nofkat dhe ta reduktojnë. “Historiani” kastile e shkëput pjesën nga e tëra. Këtë bën edhe politika shovene dhe të drejtuarit prej saj, po deri kur?

Ju lutem lexoni Gustav Majer, Pukëvile, Gaussi, Robert de Angely, Arif Mati, sidomos dy rumunë K. N. Burileanu dhe Kostandin Pishota, që i kishte dërguar qeveria apostafat për të gjetur popullin e tyre e të jepnin mendime se si mund ta ndihmonin. Në ato studime nuk gjetën atë që kërkonin, por nuk i lejuan vetes të mashtronin ose manipulonin, por treguan të vërtetën. “Janë romanë që dinë shqip dhe latinisht dhe bashkë jetojnë me myslimanë…”. 

Del një “historian i yni” pas një shekulli dhe e di, pse rumunët nuk i nxorën rumunë dhe duke tjerrur thashethemet, ofendimet, nofkat, pa studime dhe analiza na i nxjerr rumunë, kur vetë rumunët thonë nuk janë rumunë! Ata i nxorën romenë, e “historiani” pa pikë etike na i trajton me nofka vllehë dhe çobenjtë(!) dhe i nxjerr nga Vllahia e Rumanisë që nuk puqen fare se njera është njëjës dhe tjetra shumës. 

Së fundi lexoni dhe Zhan Klod Faverial në librin “Historia e Shqipërisë (më e vjetra)”, i cili krahas të tjerave vërteton në faqen 175, se epitetet janë nofka. Po mirë, me fjalë rruge do të merren akoma historianët? 

Kur nuk e di një problem kalon në banalitete. Jo vetëm i veçon nga populli shqiptar, i ofendon, ose pa i studiuar shpif, – u bënë jatak për kriminelët…dhe nuk jep shkakun! Pastaj harron, ju dogjën kolibet, shtëpitë dhe dolën e luftuan(!!!) etj. Ata morën pjesë në rilindje, shumica e tyre, në çetat patriotike, në shpalljen e pavarësisë, në luftën e Vlorës, në revolucionin e Qershorit, dhe të gjithë në LANÇ. Janë me mijëra arumunë partizanë e gati mbi 1000 dëshmorë. Edhe shkollën e parë shqip e hapën arumunet, motrat Qirjazi, pse nuk e hapën gjaurët?! Ose trajton se, nuk ngrenë peshë! Çdo të thotë kjo dhe, kujt i duhet ky konkluzion? Po të mos kishin vlerë, nuk do bënin ato që treguam. 

Në regjimin e kaluar (e marr për shembull) në BP ishin (Rita, Pali, Lenka, Pilo, Llambi, Simoni, Vangjeli, Spiro, Themia etj). Ka patur e ka shumë, nga më të mirët artistë, shkrimtarë, historianë, regjisorë, ushtarakë, biznesmenë…etj. dhe si mund të arrish në konkluzionin se janë pa vlerë e nuk janë patriotë? 

Nuk e kuptoj ku fle qëllimi! 

Urrejtja e gjaurëve është e tmerrshme, patologjike, e ndërgjegjshme, se, me këtë detyrë i kanë sjellë të përçajnë, ngatërrojnë dhe pse jo të vrasin. Nuk e di, ju çfarë jeni?! Se, me qëllimin e hapur që reklamoni, dilni pa vlerë. 

Mësojeni, nocioni Atdhe, që përdoret nga të gjithë shqiptarët, është në gjuhën familjare arumune dhe zbërthehet Atë – dhe. Shqipërohet mëmë tokë. Edhe nocionin Latin, ata e kanë vendosur që kur u krijua pellazgjia. “La Ata ine” që shqipërohet te nëna ime. Gjuha e tyre ka katër zgjedhimet e latinishtes së vjetër dhe asnjë tjetër. 

Ajo është harruar pas Skënderbeut, se shkrimet para tij kanë qenë në gjuhën latine. Kështu i ka lënë Gjon Buzuku, Fran Bardhi, Pjetër Bogdani, Marin Barleti, por dhe vetë korrespodenca e Skënderbeut. Me Skënderbeun kanë qenë edhe emrat që vërtetonin se principatat që kishin nën sundim ishin ortodokse dhe arumune, psh. Gjergj Muzaka nga i cili e ka marrë emrin Myzakeja kthyer në Myzeqe; Gjergj Araniti në principatën e Labërisë (Kaoni) ndaj nuk duhet të çuditen, por habia është se si e mbajtën në familje rëmënët në vendin tonë dhe në gjithë pjesët e tjera në perëndim të Danubit, që sot trajtohen të ardhur! 

Kjo e ka shpjegimin. Ilirët edhe kur pushtoheshin, vazhdonin traditat dhe zakonet e tyre. 
E vërteta ndodhet në gjithë Ballkanin e për popullit biling shqiptar – latin në Voskopojë, Frashër, Myzeqe, te kishat e manastiret ortodokse, kodikët e ndryshëm, epitafet, emërtimet e shumta latine, te Aleksandri i Madh, Pirro, Gjergj Kastrioti, Gjergj Muzaka, Gjergj Araniti, Boçari, Dora d’Istra, Viktor Eftimiu etj. etj. 

Ndriçimi nderon historiografinë tonë dhe ju pret rrugën përçarjeve e sidomos goditjeve nga gjaurët dhe shtetet fqinje. Këto janë çështje të Akademisë, heshtja është fushë veprimi për gjaurët dhe shtetet shoviniste, për të vazhduar ekspansionin. Deri kur do lejojmë të pavërtetat të bëhen të vërteta?
Nuk e kuptoj! Tregoni se kanë disa shekuj dhe akoma nuk e kanë marrë identitetin, kur
po u pasaportizove quhesh vendali dhe pas dhjetë vjetëve bëhesh edhe president. Kjo me 
kushtetutë. Habia qëndron se përse vazhdon?!! Patjetër si kundërpeshë e problemit Çam. 
Mos u shqetësoni! Janë të drejtat e popujve e të njeriut dhe do të zgjidhet një ditë edhe ky 
problem, por ju ç’hyni këtu?! 

 Ju “zoti” Naum, deklaruat thashetheme boll(!), nuk na the se ku i more por përmende një kafshar dhe një libër rumun; unë shumicat e të vërtetave i argumentova, nxora se ku i mora; zbulova disa nga figurat e mëdha të historianëve evropianë dhe duhet ta dish postulatin: “Historia duhet të zbulohet, jo të deklarohet” dhe atë nuk e bëjnë gjaurët, por vendalinjtë. Na mbytën të përdorurit dhe hipokritët. Të parët me shpifje, manipulime, intriga, të dytët me trukime, ofendime dhe mashtrime. Nga shkrimi del një detyrë aksiomë: Gjaurët duhet të gjejnë vendin nga janë, ose të heshtin e të mos ngatërrojnë. 

Nga: Kiço KUTALI  

--------------------------------------------------http://kanunitv.blogspot.al/2016/10/24.---------------------