Çudi!!! Sa herë
ngrihet problem Çam, si pa “dashur” dalin arumunët!!
Lexova në gazetën
“Ballkan”, datë 4 Tetor 2016, shkrimin me titull:
“Historia e vllehëve në
Shqipëri, nga dhe si kanë ardhur(!) në vendin tonë – dhe vazhdon me shkrim të
nxirë, pyetjen: Përse vllehët dhe çobenjtë u kthyen në shqiptarë(!)?
Materiali,
jo vetëm gati derdhej nga gazeta, por, pasi e lexova, e mori lumi. Ai nuk
shpjegonte asgjë nga çfarë kërkonte titulli. Analizonte thashethemet, nofkat e
ofendimet e tjerrura vite me rradhë, që e kanë burimin te politika aneksioniste
dhe te libri rumun që ka lexuar. Materiali ishte për të ardhur keq, pa asnjë
bazë argumentuese. Nuk e kuptoj, përse autori e ka shkruar, kur problemin e
kanë trajtuar, sqaruar dhe mbyllur forumet ndërkombëtare.
Konferenca
etnografike e mbajtur në Vjenë më 1963 analizoi studimet e dy historianëve të
mëdhenj Nikolla Papahagit, që i nxjerr vendalinj dhe Ami Bue shumicë në vend
dhe në Turqinë Evropiane…; ndërsa Kongresi i mbajtur në Frajburg të Gjermanisë
në vitin 1993, u deklarua në mënyrë shteruese dhe përfundimtare: “Arumunët nuk
janë rumunë…”.
Në këto forume kish
profesorë rumunë dhe nuk e kundërshtuan.
Më
interesantja është se, sa herë del në skenë
Çamëria, hop, si pa “dashje” del
edhe problem Arumun! Kjo të habit e thua me vete, si ka mundësi dhe përse
ngrihet problem arumun kur ai është mbyllur përfundimisht?! Por, ja që paskan
lidhje, se gjaurët që i kanë futur me kohë pushtuesit (e tregon historia),
humbur në gurgullimën e shekujve, tashmë shtuar e bërë shqiptarë, marrë ofiqe
dhe herë pas herë “kafshojnë”, kur nuk arrijnë, përpiqen të ngatërrojnë dhe
vazhdojnë të godasin duke ndihmuar padronët!
Në vitin 2010 kur
diskutohej në shtyp Çamëria, ish presidenti i Rumanisë, Busesku, erdhi, “kokë
jashtë”, dmth. kastile dhe si kundërpeshë në konferencë shtypi me presidentin
Topi, hodhi mendimin: “…Arumunëve t’u jepej statusi i minoritetit”!! Ky
deklarim u kritikua ashpër në gazetën “Sot” data 19. 06. 2010 me titullin
“bombë” dhe tepër të argumentuar. Pavarësisht se nuk u përgjigj, por u tërhoq
dhe rumunët nuk e kanë ngritur më. Na habit dalja përsëri, tashmë jo nga të
huajt, por nga historiani “ynë”(!) Naum Prifti.
Çudi për t’u çuditur! Unë nuk e
njoh “historian”, por bën skandal kombëtar, shumëherë më të rrezikshëm së
Busesku. Si “vendali”, për të manipuluar tregohet sikur e njeh problemin me
hollësi, me rrënjë e degë (që nuk na i tregon) dhe tenton të mbajë ndezur një
problem të vdekur, varrosur, mbyllur një here e përgjithmonë! Për momentin
duket kundërvënie e deklaratës së eurodeputetit Han dhe bën shërbim të
pallogaritshëm fqinjëve, në një kohë kur i ka trullosur dhe eksituar
deklarata.
Sqaroj
artikullshkruesin dhe të gjithë ata që nuk duan ti njohin si autoktonë
autentikë e u ngatërrojnë autenticitetin. Në shqip, kur një nocioni i vendos
një “a” ose “i” përpara, del
në të kundërtën e vet, p.sh. moral – amoral ose racional – iracional etj. Pra,
arumun është e kundërta e nocionit rumun dhe tregon se shqiptarët që flasin
latinisht nuk janë rumunë.
Mirëpo kur vetë rumunët pranojnë se rëmënët
(romenët, romejtë dhe arumunët), nuk janë rumunë, trajtimi nga kushdo tjetër,
edhe nga Naumi, tregon se ka një dmth të madhe, të rrezikshme për popullin,
kombin dhe atdheun. Jo vetëm kaq, por artikullshkruesi i trajton me urrejtje të
ashpër patetike dhe përdor nofkat e ofendime të pa dëgjuara më parë, kur
populli i jonë, ka parë tek arumunët vëllanë e tyre dhe i kanë quajtur njëjës
vëlla dhe shumës vëllenj, sepse ish i njëjti popull.
Këta vëllezër kur i
drejtohen njeri tjetrit në gjuhën e tyre që është latine, shprehen: “Shti
rëmënesht” dhe shqipërohet: – di rëmënesht dhe nuk thonë di rumanisht!
Rëmënesht me rumanisht ndryshojnë shumë. Vetëm një gërmë ose vendosja e theksit
ndryshon kuptimin e jo kur ndryshojnë të tre zanoret që i japin kuptim dhe
shqiptim nocionit. Kjo tregon se ju i “dini” mirë problemet e gjuhës!
Shprehja
“Shti rëmënesht” tregon popullin që përfaqësojnë dhe ai është –RËMËN- dhe jo
rumun.
Përplasjet e
përgjakshme në gadishull, tkurrja e dhunshme e Ilirisë, ndërhyrjet brutale të
politikave shoveniste, falsifikimi i historisë nga vendet fituese e kanë kaluar
me qëllim nocionin origjinal rëmën ose shqiptarë latinë. Por, po të analizohet
nga kanë dalë nocionet rëmën, romen, romej dhe arumun patjetër të çon te pellazgët
që janë baballarët e popujve latinë dhe te ilirët, baballarët tanë. Rëmënët
kanë qenë më të lirë dhe popullsia më e madhe nga të 14 fiset në perëndim të
Danubit dhe do apo nuk do “historian”, ata kenë sjellë edhe sifatet e ilirëve,
të cilët kanë qenë shumica e tokëzuar dhe një pakicë nomade (si pelargu që
ndryshon vendin).
Ata janë marrë me bagëti, ndaj dhe rëmënët kanë të njëjtat
veti, virtyte, tradita, sifate, huqe, tipare, zakone, fizik e janë si të gjithë
shqiptarët katolikë e myslimanë, përjashto këtu gjaurët e sjellë nga pushtuesit
si hije të zeza. Politikat ekspansioniste për të mbuluar prejardhjen pellazgo –
ilire dhe për ta patur kollaj aneksimin e trojeve tona, humbën nocionin baze
“të lirë” dhe hallkat e zinxhirit që i lidh me pellazgët dhe ilirët i këputën
në nyjet lidhëse dhe për interesat e tyre i përmendnin me nofka nga më
ofendueset dhe pa fund, kur dihet se popull të tillë nuk ka jo në Europë, por
edhe në botë.
“Historiani” Naum, pa studime arriti t’ua gjejë vatanin
“vllehëve”, por harron të na tregojë “çobenjtë” se ku e kanë?!! Nofkat nuk
presupozojnë popull. “Historiani” nuk i dallon, ndaj nofkat vllehë dhe çobenj i
quan njëlloj.
Habi është kufizimi
i tyre në malet e Pindit! E kufizon, pastaj harron dhe i nxjerr në të gjithë
vendin se ashtu kanë qenë. Po të keni ndjekur gazetat dhe TV-të, arumunët nuk
janë vetëm në vendin tonë, por me shumicë në Greqi, Maqedoni, Bullgari, në Mal
të Zi, por edhe Serbi, Kroaci, Bosnjë…pra në të gjithë vendet në perëndim të
Danubit, ku shtriheshin dhe puqen me kufijtë e Ilirisë. Pse është kjo shtrirje
që puqet me Ilirinë?
Ky është problem studimi dhe këtë duhet ta studiojnë
historianët, Akademia e Shkencave dhe jo të merren me nofkat dhe ta reduktojnë.
“Historiani” kastile e shkëput pjesën nga e tëra. Këtë bën edhe politika
shovene dhe të drejtuarit prej saj, po deri kur?
Ju lutem lexoni
Gustav Majer, Pukëvile, Gaussi, Robert de Angely, Arif Mati, sidomos dy rumunë
K. N. Burileanu dhe Kostandin Pishota, që i kishte dërguar qeveria apostafat
për të gjetur popullin e tyre e të jepnin mendime se si mund ta ndihmonin. Në
ato studime nuk gjetën atë që kërkonin, por nuk i lejuan vetes të mashtronin
ose manipulonin, por treguan të vërtetën. “Janë romanë që dinë shqip dhe
latinisht dhe bashkë jetojnë me myslimanë…”.
Së fundi lexoni dhe
Zhan Klod Faverial në librin “Historia e Shqipërisë (më e vjetra)”, i cili
krahas të tjerave vërteton në faqen 175, se epitetet janë nofka. Po mirë, me fjalë rruge do të merren akoma
historianët?
Kur nuk e di një
problem kalon në banalitete. Jo vetëm i veçon nga populli shqiptar, i ofendon,
ose pa i studiuar shpif, – u bënë jatak për kriminelët…dhe nuk jep shkakun!
Pastaj harron, ju dogjën kolibet, shtëpitë dhe dolën e luftuan(!!!) etj. Ata
morën pjesë në rilindje, shumica e tyre, në çetat patriotike, në shpalljen e
pavarësisë, në luftën e Vlorës, në revolucionin e Qershorit, dhe të gjithë në
LANÇ. Janë me mijëra arumunë partizanë e gati mbi 1000 dëshmorë. Edhe shkollën
e parë shqip e hapën arumunet, motrat Qirjazi, pse nuk e hapën gjaurët?! Ose
trajton se, nuk ngrenë peshë! Çdo të thotë kjo dhe, kujt i duhet ky konkluzion?
Po të mos kishin vlerë, nuk do bënin ato që
treguam.
Në regjimin e kaluar (e marr për shembull) në BP ishin (Rita, Pali,
Lenka, Pilo, Llambi, Simoni, Vangjeli, Spiro, Themia etj). Ka patur e ka shumë,
nga më të mirët artistë, shkrimtarë, historianë, regjisorë, ushtarakë,
biznesmenë…etj. dhe si mund të arrish në konkluzionin se janë pa vlerë e nuk
janë patriotë?
Nuk e kuptoj ku fle qëllimi!
Urrejtja e gjaurëve është e
tmerrshme, patologjike, e ndërgjegjshme, se, me këtë detyrë i kanë sjellë të
përçajnë, ngatërrojnë dhe pse jo të vrasin. Nuk e di, ju çfarë jeni?! Se, me
qëllimin e hapur që reklamoni, dilni pa vlerë.
Mësojeni, nocioni
Atdhe, që përdoret nga të gjithë shqiptarët, është në gjuhën familjare arumune
dhe zbërthehet Atë – dhe. Shqipërohet mëmë tokë. Edhe nocionin Latin, ata e
kanë vendosur që kur u krijua pellazgjia. “La Ata ine” që shqipërohet te nëna
ime. Gjuha e tyre ka katër zgjedhimet e latinishtes së vjetër dhe asnjë tjetër.
Ajo është harruar pas Skënderbeut, se shkrimet para tij kanë qenë në gjuhën
latine. Kështu i ka lënë Gjon Buzuku, Fran Bardhi, Pjetër Bogdani, Marin
Barleti, por dhe vetë korrespodenca e Skënderbeut. Me Skënderbeun kanë qenë
edhe emrat që vërtetonin se principatat që kishin nën sundim ishin ortodokse
dhe arumune, psh. Gjergj Muzaka nga i cili e ka marrë emrin Myzakeja kthyer në
Myzeqe; Gjergj Araniti në principatën e Labërisë (Kaoni) ndaj nuk duhet të
çuditen, por habia është se si e mbajtën në familje rëmënët në vendin tonë dhe
në gjithë pjesët e tjera në perëndim të Danubit, që sot trajtohen të ardhur!
E vërteta ndodhet
në gjithë Ballkanin e për popullit biling shqiptar – latin në Voskopojë,
Frashër, Myzeqe, te kishat e manastiret ortodokse, kodikët e ndryshëm,
epitafet, emërtimet e shumta latine, te Aleksandri i Madh, Pirro, Gjergj
Kastrioti, Gjergj Muzaka, Gjergj Araniti, Boçari, Dora d’Istra, Viktor Eftimiu
etj. etj.
Ndriçimi nderon historiografinë tonë dhe ju pret rrugën përçarjeve e
sidomos goditjeve nga gjaurët dhe shtetet fqinje. Këto janë çështje të
Akademisë, heshtja është fushë veprimi për gjaurët dhe shtetet shoviniste, për
të vazhduar ekspansionin. Deri kur do lejojmë të pavërtetat të bëhen të
vërteta?
Nuk e kuptoj!
Tregoni se kanë disa shekuj dhe akoma nuk e kanë marrë identitetin, kur
po u pasaportizove
quhesh vendali dhe pas dhjetë vjetëve bëhesh edhe president. Kjo me
kushtetutë. Habia
qëndron se përse vazhdon?!! Patjetër si kundërpeshë e problemit Çam.
Mos u shqetësoni!
Janë të drejtat e popujve e të njeriut dhe do të zgjidhet një ditë edhe
ky
problem, por ju
ç’hyni këtu?!
Ju “zoti”
Naum, deklaruat thashetheme boll(!), nuk na the se ku i more por përmende një
kafshar dhe një libër rumun; unë shumicat e të vërtetave i argumentova, nxora
se ku i mora; zbulova disa nga figurat e mëdha të historianëve evropianë dhe
duhet ta dish postulatin: “Historia duhet të zbulohet, jo të deklarohet” dhe
atë nuk e bëjnë gjaurët, por vendalinjtë. Na mbytën të përdorurit dhe
hipokritët. Të parët me shpifje, manipulime, intriga, të dytët me trukime,
ofendime dhe mashtrime. Nga shkrimi del
një detyrë aksiomë: Gjaurët duhet të gjejnë vendin nga janë, ose të heshtin e
të mos ngatërrojnë.
Nga: Kiço KUTALI
--------------------------------------------------http://kanunitv.blogspot.al/2016/10/24.---------------------