Kandidate për Presidente, por me pëlqimin e Greqisë!
Ditët e fundit kemi lexuar nëpër portale e gazeta për një dëshirë të znj.Arta
Dade për tu bërë Presidentja e parë shqiptare. Do të ishte ide shumë e mirë që
një zonjë të ishte autoriteti më i lartë i shtetit shqiptar, por nuk është
diçka aq e thjeshtë sa duket, aq më tepër për znj. Dade.
Së pari Presidenti i Republikës së Shqipërisë duhet të përfaqësojë unitetin e kombit Shqiptar, në cilindo vend të
botës që ata jetojnë, brenda apo jashtë territorit shqiptar. Kjo është një pikë
delikate që znj.Dade duket se e ka harruar. Zonja Dade gjatë gjithë karrierës
së saj ka mbajtur poste të rëndësishme, por në të gjitha rastet nuk duket se ka
mbajtur ndonjë qëndrim të qartë patriotik, për mos të thënë që ka qënë gjithnjë
një mbështetëse në heshtje e politikave progreke.
Dy ditë më parë, një zonjë e nderuar me origjinë
nga Çamëria, Vjollca Braho, ka shkruar një opinion ku shprehet qartë se Arta
Dade nuk ka mbështetur në asnjë rast të vetëm interesat e kombit shqiptar. Një
moment shumë i rëndësishëm ka qënë edhe votimi i Rezolutës Çame në vitin 2004,
ku Arta Dade ka votuar kundër. Në rastin konkret nuk mund të minimizohej
rëndësia e një vendimi të tillë personal të znj.Dade, pasi siç e thashë edhe më
lart, një presidente e ardhshme duhej të shprehte unitetin e popullit dhe jo të
mbyllte sytë para një tragjedie e para një genocidi ku është derdhur lum gjak
shqiptari.
Në vizitën zyrtare që u mbajt në Athinë më 10 Tetor të vitit të kaluar, znj. Dade ishte në cilësinë e kryetares së komisionit parlamentar për punët e jashtme, dhe u duk se nuk mbajti asnjë qëndrim në lidhje me Çështjen Çame, obligim ky që rrjedh nga rezoluta Çame e miratuar në parlamentin
Një
qëndrim i tillë nuk ishte një surprizë për ata që njohin sjelljen politike të
znj. Dade, sepse gjithnjë ka mbajtur një lidhje të fortë me Ilir Metën bazuar në
deklaratat që ajo jep për koalicionin e për komplimentet politike që ajo i thur
kryetarit të LSI. Një romancë kjo që besoj do e ketë zanafillën që në vitin
2001 kur Arta Dade ishte ministre e punëve të jashtme, ndërsa Ilir Meta ishte
kryeministër.
Një titull gazete ishte ai që më bëri më shumë përshtypje pas vizitës së delegacionit shqiptar në Athinë dhe ajo ishte: “
Në ato momente dukej se Arta Dade i kishte harruar mijëra viktima të
shqiptarëve të çamërisë që u vranë e u therën vetëm sepse ishin shqiptar. Ajo
vizitë e Ilir Metës, Arta Dades, Vangjel Tavos edhe Vangjel Dules vërtet mund
të ketë qënë e shkëlqyer, por jo nga ana diplomatike, ndoshta nga ana e
mikpritjes së ngrohtë që grekët i kanë bërë këtyre “shqiptarëve” në Athinë.
Gjithashtu znj.Arta Dade ka mbajtur një qëndrim shumë të ashpër edhe ndaj një partie politike me karakter patriotik, që është Partia Drejtësi Integrim Unitet. Shpeshherë kemi parë deklarata ku znj.Dade ka shigjetuar PDIU-në si një parti që nuk e ndihmon qeverisjen, është parti klienteliste, dëmton të majtën etj etj. Të gjitha këto me një sens jo të mirë dhe me një përbuzje për partinë që aktualisht po mban balancën reale të koalicionit qeverisës, pasi pa PDIU, dihet nga të gjithë se LSI do i merte PS-së gjak në vetull. Kështu që duhet ti kujtojmë znj.Dade që nuk duhet të sulmojë PDIU-në për të mbrojtur LSI-në, por duhet të distancohet nga Ilir Meta dhe të mbajë anën e partisë në të cilën ajo aderon.
Në një situatë të tillë, meqënëse znj. Dade kërkon që presidente të zgjidhej një femër, mund të kishte shumë gra të nderuara e patriote që mund ta zinin atë post I cili përfaqëson të gjithë kombin, sesa një kandidate që nuk mbron realisht interesat e shqiptarëve si znj. Arta Dade. Nëse ne si komb duhet të sillemi me dinjitet dhe të kemi një vizion patriotik, duhet të zgjedhim ata që na nderojnë dhe jo ata që i rrahin shpatullat kundërshtarëve tanë.
Autori: Sabi Cela
No comments:
Post a Comment