Saturday, February 4, 2017

Në kampin e përbuzjes, kolisterina haet me lugë. - Poezi nga Gentjan Hasanas.



Te çadrat
e perkohshme
në kampin e përbuzjes
kolisterina haet me lugë


ha 
pjatën që më servirin;
biles te kesh
buzëqeshje në fytyrë, 
dhe miratim me koke:
''Faleminderit për begenisjen!”

Ne çastin,
kur duket 
sikur ju ke rënë në qafë… 
Bie çanga, 
ora për të zbritur në minierë.

Oh,
kjo zemra e malit 
ma fsheh gurin e çmuar.
(e vetmja punë që bëra me pasion 
dhe kurrë s'u pagova!)

Harroj 
kur zhytem në errësirë, 
koha 
e humbet fillin, 
derisa 
një xhevair më mbetet në dorë.

Në sipërfaqe 
më nxjerrin anshensorët e gëzimit.

Serish në kamp
metabolizmi im qenka i mallkuar: 
Tani, hani gurë të çmuar, o njerez
e me jepni
pjatën e përbuzjes!...

No comments:

Post a Comment