Te çadrat
e perkohshme
në kampin e përbuzjes
kolisterina haet me lugë
ha
pjatën që më servirin;
biles te kesh
buzëqeshje në fytyrë,
dhe miratim me koke:
''Faleminderit për begenisjen!”
Ne çastin,
kur duket
sikur ju ke rënë në qafë…
Bie çanga,
ora për të zbritur në minierë.
Oh,
kjo zemra e malit
ma fsheh gurin e çmuar.
(e vetmja punë që bëra me pasion
dhe kurrë s'u pagova!)
Harroj
kur zhytem në errësirë,
koha
e humbet fillin,
derisa
një xhevair më mbetet në dorë.
Në sipërfaqe
më nxjerrin anshensorët e gëzimit.
Serish në kamp
metabolizmi im qenka i mallkuar:
Tani, hani gurë të çmuar, o njerez
e me jepni
pjatën e përbuzjes!...