Monday, January 23, 2017

Poezi: "Fjalë e munduar e poetit…" - Nga Gentian Hasanas



Gatuani 
në magjen e urtë,
maja 
merrni prej fjalës së pjekur.
Poezia 
është buka e grunjtë, 
ngop 
etjen e syrit, 
e lë shpirtin të etur…

Ndizni 
zjarrin në vatër, 
shikoni 
si shkrihet druri i lisit.
Mban 
prush më shumë... 
ai gdhë 
në mes të zemrës, 
fjalë 
e munduar e poetit…
Dua 
një kafe të fortë, o burra!
një trefletësh 
nga malet e Taraboshit, 
Rreth oxhakut 
si të poezisë dishepuj.
Kanë thënë:
Stani 
nuk bëhet me lepuj!...


Gentjan Hasanas
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment