Mallkuar çoftë pragu i tradhëtarit
Nëse malli mund të flasë
lexoje lotin tim.
Përmes heshtjes ti dërgova
të falat e shpirtit tim.
Sonte ne heshtjen e shurdhër
Fryma seq mu ndal nga një gëzim
Pashe një yll që në tokë ra
Mendova, mos vallë është ylli im.
Shikova qillin e pa fund,
këlthita sa të lëkunden gurët nga zëri im
A dëgjon Zhujë, o burrë i dheut,
gjarpinjët sot sundojnë dheun tim.
E rëndë sa vetë toka,
do të jete mallkimi jonë
Për gjarpinjë që i luajnë gurët
dhe varret e gjyshërve tonë.
No comments:
Post a Comment