Një tufë zogjsh
kaloi qiellit,
si titrat e fundit
të një filmi në kinemanë dimërore.
Retë
fikën yjet,
ndoshta, meqë aktorët e mëdhenj
nuk vdesin kurrë…
Tani puthen pas perdeve të errta.
Filmi mbaroi...
Unë,
spektatori i fundit,
në një ballkon të huaj,
s’di pse trazohem.
Kështu përlotem gjithmonë,
kur shoh filma
në ekrane të mëdhenj
me përmasa kozmike.
Kujtohem…
të paguaj qiranë e fundit,
dhe pastaj,
të kthehem në shtëpizën time…
No comments:
Post a Comment