Thursday, February 2, 2017

A E DI KUSH SA ZGJAT UDHA?! - Poezi nga Xhevdet Ukalli.

A E DI KUSH SA ZGJAT UDHA?!
Shikoni! Udha mund të jetë e gjatë
Dhe nuk mbaron, aty ku sos rruga
Nuk matet, as me ditë e as me natë
S’matet me thinja, as me rrudha!

Shikoni ! Kjo udhë është e gjatë
E gjatë sa nuk ua merr mendja
Sa jetë e bukur, sa jetë e paqtë
E zgjat, gjersa përpara t'i bie perdja!

Shikoni! Kjo udhë zgjat pa masë
Dhe nuk mvaret, se sa zgjat rruga
Veç udhës i prijmë e i shkojmë pas
Thellë në atë pafundin plot gunga!

Dhe kurrë nuk arrijmë që të themi
Ja ku erdhëm, arritëm ne, në cak!
Se atëherë, fatkeqësisht më s’jemi
S’i bëhemi dot vetes, marathonomakë!
@ Xhevdet Ukalli
----------------------------------------------------------------------
______________________________https://milibutka.blogspot.al_______________

No comments:

Post a Comment