Wednesday, January 4, 2017

Sytë e bufit, paguajnë taksën e vetmisë.- Poezi nga Gentjan Hasanas.



Do të gjendet
sërish një udhëtar
të ndezë qirinjtë
tek kisha e braktisur.
Se, këtu,
s`ka më as shpirt njeriu.
Deri ateherë,
dy monedha të rrumbullakëta,
sytë e bufit,
paguajnë taksën e vetmisë.
...(volos..4..1..17.(
-----------------------------------------------------------------------------
Në fakt, dëbora
nuk është fletë karboni,
por koha,
mund të mbajë shënim
kopjen e një ngjarjeje,

gjurmët e gjahtarit
dhe ca pika gjaku që ndizen si yje,
kur një jete shuhet...

jetimët,
i mëkoi qielli 
me vijën e qumështit!

Gentjan Hasanas

                                                      ---------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment