Showing posts with label Çameri. Show all posts
Showing posts with label Çameri. Show all posts

Sunday, January 22, 2017

Χάρτης των Aλβανικών χωριών της Ηπείρου στα τέλη του 19ου αιώνα Harta e fshatrave shqiptare në Epir- Shqipëri Fund shekulli i 19.

Χάρτης των Aλβανικών χωριών της Ηπείρου 
στα τέλη του 19ου αιώνα 

Harta e fshatrave shqiptare në Epirin e poshtëm - Shqipëri
Fund shekulli i 19.

Friday, December 23, 2016

Çamëria si dhimbja e gjyshes time

Çamëria si dhimbja e gjyshes time

Rruga e Sonilës drejt Margëlliçit, postoblloqet e policisë greke dhe çfarë u tha në RAI 3 për Çështjen Çame.
Italia ka shijen e bukës, mbi të gjitha atë të bukës së fëmijëve të mij. Tirana është e ëmbël si bakllavaja e mamit, e ëmbël si fëmijëria ime. Çamëria është e hidhur si ullinjtë, si kafeja e gjyshes, si dhimbja e saj!”
Kështu shprehet Sonila Alushi, emigrantja shqiptare në Itali, e cila sot është sipërmarrëse në Bergamo. Ajo u bë personazh kryesorë në dokumentarin , “Rrënjët, faqja tjetër e emigrimit” që  transmeton RAI 3 prej katër vjetësh në televizionin italian. Qëllimi i tij është promovimi i shembujve pozitivë të emigracionit, të cilët janë dhe më të shumtit atje, por janë dhe më të heshturit! Programi mban firmën e të njohurit Davide Demichelis, i cili në bashkëpunim me Alessandro Roca-n, ka shoqëruar protagonistët në vendin e origjinës për të zbuluar bashkë me ta nga cili ambient vijnë e për të treguar më pas se si jetojnë ata në Itali, si janë integruar, kë frekuentojnë dhe ku punojnë atje.
Për Shqipërinë u zgjodh historia e Sonila Alushit, nënë e dy fëmijëvë (Eniani 8 vjeç dhe Dea 7 vjeçe), sipërmarrëse në Bergamo. Ja si i përgjigjet ajo pyetjeve të gazetarit italian:
Pra, ju ndiheni pjesë e Tiranës, e Bergamos, por edhe e Çamërisë! Si e jetoni, si e ndjeni këtë realitet të trefishtë brenda jush?
Po e përshkruaj me pak fjalë, të cilat i kam shprehur herën e parë që vizitova tokën çame bashkë me familjen time. Kur isha atje, para shtëpive të rrënuara e të braktisura, ndjeva të shprehem kështu: Italia ka shijen e bukës, mbi të gjitha atë të bukës së fëmijëve të mij. Tirana është e ëmbël si bakllavaja e mamit, e ëmbël si fëmijëria ime. Çamëria është e hidhur si ullinjtë, si kafeja e gjyshes, si dhimbja e saj!
Rikthimi në Çamëri dhe ndalimi nga policia
Pa harruar historinë e dhimbshme të të parëve te saj, ajo shoqëroi grupin e RAI-it 3 drejt Shqipërisë, ku ka lindur e është rritur, por edhe në qytezën Margëlliçit të Çamërisë, në shtëpinë tashmë të rrënuar të gjyshërve të saj!
Dhe gjithçka dukej sikur shkonte mirë në pjesën e parë të xhirimive, por grupi s’kish kaluar pa u vënë re nga vendasit dhe pa kaluar shumë, një polic civil grek u ndërpret xhirimet dhe i urdhëron ta shoqërojnë në polici.
Ja ç’shkruan Sonila në profilin e saj Facebook: “Dje vizituam Margëlliçin (Margariti), Çamërinë, tokën e gjyshërve të mi. Sikur të mos mjaftonte dhimbja që ndjeva duke parë përsëri ato shtëpi të pajeta, m’u desh të duroj dhe pyetësorin e pakuptimtë e të padrejtë të policisë së vendit: gjatë xhirimeve, një tip arrogant që më pas u identifikua si polic civil, na ndërpreu punën dhe shoqëroi në polici! Por, “sigurisht” që problemi ishim vetëm unë dhe shoferi që jemi shqiptarë, pjesa tjetër e grupit, qytetarë italianë, mund të rrinin të qetë madje ju ofrua edhe kafe! Pra, prej eksperiencës personale dhe të freskët fare, mund të konfirmoj që policia greke e zonave në kufi, vazhdon me këto sjellje të ulta kundrejt ne shqiptarëve dhe ky fakt tregon qartë sa shumë u djeg ende Çështja Çame.”
Pra, nga një grupi prej 5 personash, ku tre janë italianë dhe dy të tjerët janë shqiptarë, merren në pyetje vetëm dy shqiptarët!
Habisë së Sonilës për këtë fakt, polici i përgjigjet duke shpjeguar se ky na qenkërka rregull i policisë së vendit, për të kontrolluar hyrjet e daljet e të panjohurve, për sigurinë e qytetarëve ndaj keqbërësvë të mundshëm.
Dhe meqënësë pyetësori ju drejtua vetëm shtetasve shqiptarë, del qartë që vetëm ata u identifikuan si keqbërës të mundshëm.
Dhe pyetjes ndaj trupës televizive, nëse do të tregohet për këtë incident dhe këtë sjellje të policisë greke në dokumentar, Sonila ju përgjigj kështu:
Duke marrë gjithmonë parasysh që ky dokumentar nuk ka për qëllim trajtimin politik të kësaj çështjeje, por thjesht tregimin dhe dokumentimin e historisë time, ju informoj me kënaqësi që mbi këtë fakt do të flitet dhe tregohet më shumë se ç’ishte në planet e mëparshme të RAI-t. Edhe pse na ndaluan në mes të punës, ne gjithësesi arritëm të filmonim aq sa na nevojitej. Për Çamërinë, për historinë dhe genocidin ndaj të parëvë të mi, do të tregohet sidomos nga zëri i gjyshes time, babait, dhe xhaxhait tim. U ndjeva shumë keq për diskriminimin evident që jetuam ne, dy shtetasit shqiptarë, por nga ana tjetër, më vjen mirë që ç’ka i kisha treguar grupit të RAI-t mbi këto sjellie të policisë greke në Çamëri, patën mundësinë t’i vërtetojnë personalisht. Ndaj po, mbi këtë sjellje do tregohet. Mbi Çamërinë do të flitet dhe në mos gaboj, për herë të parë në RAI 3.”


/Çamëria news/

Sunday, October 30, 2016

AGJENTE GREKE SHPALLIN PAVARESINE E ÇAMERISE Shkruan: Abedin Rakipi

AGJENTE GREKE SHPALLIN PAVARESINE E ÇAMERISE Shkruan: Abedin Rakipi


Dje dhe sot media te ndryshme trasmetuan bujshem lajmin se nje grup njerezish ne Kosove dhe Hollande paskan shpallur pavaresine e Çamërise. Kete e kane bere ne emer te popullit çam ne veçanti dhe atij shqiptar ne pergjithesi. 

Po kush jane saktesisht keta njerez dhe kush ja u dha atyre te drejten te veprojne ne emer te popullit çam dhe Çamërise ? 

Pas kesaj iniciative qendron nje shoqate e formuar ne Hollande me emrin Shoqata Humanitare   Çamëria me kryetar nje njeri te quajtur Festim Lato. 

Per rekrutimin e ketij individi nga sigurimi i shtetit helen disponojme informacione te shumta te sjella nga ish agjenti i shtetit shqiptar Ilir Malindi. Ky individ eshte rekrutuar nga sigurimi grek ne Janine dhe eshte stervitur ne Krete. Kete individ e aktivon sigurimi grek sa here qe ai deshiron qe çeshtjen çame ta shfaqi tek evropjanet si nje çeshtje "luftenxitese". Pra sa here qe çeshtja çame avancon ne spektrin diplomatik ky person shfaqet per te krijuar trazira me inskenime dhune dhe agresioni ndaj Greqise. SHIK-u shqiptar posedon tashme informacionin se pas videos me UÇÇ fallco te publikuar para disa vitesh qendron ky person dhe klika qe e mbeshtet ate, pra vete sigurimi helen. Ky njeri posedon pasaporte hollandeze dhe amerikane dhe eshte ne kerkim nga Sherbimi Informativ Kombetar. 

Pasi e beri kete me pare te patriotet çame ky individ dhe ata qe e mbeshtesin, vitet e fundit kane arritur te manipulojne masivisht shume patriote dhe atdhetare te ndershem ne Kosove dhe Maqedoni duke ju vjelur atyre shuma te majme ne emer te Çamërise. Bile ata i kane shtytur keta atdhetare qe te krijojne shoqata ne Kosove duke mos hezituar qe tju premtojne atyre edhe poste njehere qe Çamëria do te jete "çliruar". 

Pra thene shkurt e shqip ky eshte Kali i Trojes qe Greqia perdor sa here i nevojitet asaj qe ta shfaqi çeshtjen çame si luftenxitese dhe perfaqesite e çameve si organizata terroriste dhe separatiste qe duan te nxisin luftra te reja ne Ballkan. 

A perfaqeson kjo shoqate dhe ky njeri, popullin autokton çam ? 

Jo ky nuk perfaqeson askend. Siç edhe e kemi pare aktivitet e tij ne Evrope edhe pse jane hedhur me shume buje ne internet ai eshte mbeshtetur nga shume pak njerez. Duke qene se çamet e dine tashme se kush eshte ky njeri dhe nuk e mbeshtesin ate, ai ka filluar manipulimin masiv tek shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise te cilet nuk kane pasur fatin te njohin alibine e ketij njeriu. 

Populli çam dhe çeshtja jone madhore ka perfaqesuesit e saj te zgjedhur dhe mbeshtetur nga populli çam, ato jane PDIU dhe Shoqata mëmë Çamëria e cila ekziston qe prej vitit 1992 dhe eshte drejtuar nga baballaret e Çamërise. Keto dy perfaqesi diplomatike dhe politike gezojne mbeshtetjen e gjere te popullit çam dhe atij patriotik shqiptar dhe vetem ato ose ne koordinim me to mund te ndermerren hapa per zgjidhjen e çeshtjes çame. 

Tentativat me ushtri imagjinare, pavaresite me paçe dhe pilaf ne restorant, dhe forcat mbrojtese me komandante Don Kishote e plot Sanço Panço qe e ndjekin nga pas veçse e denigrojne totalisht çeshtjen çame dhe i sherbejne sigurimit te shtetit grek i cili krijon dhe mbeshtet keto organizata fantazem qe kerkojne te nxisin konflikte ne emer te popullit çam per ti treguar BE-se se çamet jane luftenxites dhe duan te hapin konflikt te ri ne Ballkan. 

Kjo pavaresi e shpallur nga nje agjent grek eshte nje "grusht shteti" brenda çeshtjesh çame e mbeshtetur nga sigurimi helen. 

Asnje çam nuk do ta mbeshtese kete paçavure dhe asnje çam nuk do te lejoje qe emri i tij te perdoret nga agjente te Greqise per ti mveshur ketij populli martir nje maske qe ai nuk e ka. 

I bej thirrje Shtetit Shqiptar ne veçanti qe te ndermarri veprimet e duhura ligjore per te ndaluar keta individe qe demtojne rende imazhin e Shqiperise ne prag te hapjes se negociatave me BE-ne dhe fundos perpjekjet diplomatike qe jane bere deri tani per çeshtjen e pazgjidhur çame. 

Shteti i Kosoves duhet te reagoje dhe te mos lejoje qe imazhi i saj te perbaltoset ne syte e nderkombetareve me keto zhvillime qe krijojne alibine e nje Kosove qe nxit dhe krijon konflikte ne Ballkan. 

Çamët nuk janë pa atdhe. Çamëria e ka identitetin e vet historik dhe etnik iliro – shqiptar.

ҪAMËT NUK JANË PA ATDHE
Çamëri malli im. 

Çamët nuk janë pa atdhe. Çamëria e ka identitetin e vet historik dhe etnik iliro – shqiptar.
Në emër e të cilave parimeve veprohet kështu kundër popullsisë ҪAME? 
Në emër cilës drejtësi?!

Në emrin e parimeve e të dretësisë që hidhen në arkivat e historisë apo të atyre që dalin në skenën politike ndërkombëtare? Në emrin e ri botëror! Në emrin e Evropës kurvë!
Në emrin e Ilir Metës apo çfarë! Ҫ’kishte qenë vallë? Përse nuk ju tha: “Në takimet e tij me diplomatët grekë, çamët janë autoktonë në këto troje!”

Nuk e shpall që ka enigma, nuk i rrëfen. Një sorrugat pranoi të dëmtojë
Ҫamërinë, por jo veten e tij, duke mos i shpallur se të fshehtat do t’i marrë edhe në varr. Çështë e vërteta, s’është diçka e re, me mos thënien e tij, por ngjalli dyshime për veten e tij, bëhet fjalë për të fshetat, që ai kishte marrë me vete? 

Të gjitha këto veprime, sikurse dhe shumë sjellje të tjera, fyejnë rëndë lashtësinë dhe dinjitetin e popullit çamë. Shqiptarët e Ҫamërisë, u bënë halë në sy e kreatorëve të politikës shqiptare dhe të kreatorëve të politikës shoviniste antishqiptare greke dhe e kuislingëve që mundoheshin t’i zhduknin nga faqja e dheut, e cila erdhi duke u shkallzuar vazhdimisht, për t’u legalizuar plotësisht në vitet e fundit.

Për shkak se kemi trashëguar një gjëndje të rëndë politike dhe një pozitë tragjike historike. Ne, objektivisht, për ndryshimin e fatit tonë s’kemi mundur apo skemi ditur të bëjmë tepër shumë. Megjithatë, edhe ne kemi lejuar të vonohemi dhe s’kemi bërë atë që, rrugës paqësore, kemi mundur të bëjmë. Kështu, fjala vjen, nuk kemi lejuar - elita politike dhe mendore, por jo edhe populli, që të flasim për çështjen tonë kombëtare me gjuhën e pushtuesve tanë! 

Pse jo edhe me gjuhën e spiunëve e tradhtarëve, të degradohet çështja jonë kombëtare dhe kemi bërë një gabim fatal, që siç po shihet edhe në errësirën më të madhe, duke mos njohur vullnetin e çamëve dhe duke i pranuar aneksimet e dhunshme, për të mos ua prishur qejfin qeverisë Greke për helenizimin e Çamerisë.

Dhe, ja, mu këtu desha të dilja: tek e drejta jonë, që gjithsesi do shtyrë, në radhë të parë nga intelegjencia, e përkrahur dhe e inkurajuar si kurrë ndonjëherë nga populli mbarë shqiptarë.Luftrat kundër shqiptarëve një nga një kurr nuk ju ndanë, kur toka kishte ende plagë nga baruti. Terrori grekë vazhdon ilegalisht, të mos themë hapur edhe sot.

Edhe sot e kësaj dite, provokimeve ushtarake, sidomos nëpërmjet shtypit brenda dhe jashtë territorit shqiptarë ekstremist të majtë, bëhen thirrje për destabilizime thyerje kafkash, për revansh, për hakmarrje e për gjak etj. etj. I hapur është kërcënimi i Omonias që i bëhët shqiptarëve dhe teritorit shqiptar.

Që të gjithë e dimë se gabimet dhe dështimet e pushtetarëve janë të lidhura ngushtë me pushtetarët servilë e matrapaz – Enver Hoxha e Mehmet Shehu. Këta dy shokë kanë ndihmuar shumë për formimin e propagandave antiçame. Puna ishte importuar nga Greqia, që puna të mbetet në dorë të Enverit e të Shehut dhe të njerëzve që i kishin pranë. Për fatin e keq të Shqipërise dhe të popullsisë çame, ishte një nga viktimt e para të pas “Luftës së Dytë Botërore”, që Enveri u mundua me çdo menyrë e çdo mjet që ta minimizonte. Kjo ishte kryesorja e tyre.

Mungesa e një qendre të veprimit unik për zhvillim ekonomik, arsimor, gjyqësor, informaiv, etj. të të gjithë shqiptarëve. Komunikimi i kufizuar dhe i dobët ndërmjet banorëve të viseve të ndryeshme shqiptare, një proces i ngadalësuar i kalimit prej vetëdijës për rëndësinë e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet banorëve të viseve shqiptare, si dhe mbisudnimin e vetëdijës për domosdonë e themelimit të shtetit çamë, qoftë edhe shtetë në vete. Këto veprime duhet të jenë për ne fenarët që duhej të na ndihmonin gjendjen e krijuar nga racizmi grekë dhe të hapim një fushë veprimi për të ardhmen e popullit çamë… 

Ҫështja shqiptare ҪAME duhet të shërbej si një vade mecum i çështjes kombëtare shqiptare dhe si një llpj programi kombëtar, për të cilën është folur pak për të mos thëne hiç pas luftës së fundit. Konstituimi i popullit çamë në subject historic, domethënë vetëdijisimi i tij masiv për integrim e bashkim, për të qenë zotërues i vetvetes dhe i drejtave e lirive natyrore në vendin e vet, në esencë është i pandashëm nga vetëdija kombëtare.

Ҫështja ҪAME fillon prej “Kongresit të Berlinit 1878, përkatësisht Koferencës së Ambasadorëve në Londër 1912 - 1913 dhe Konferencës e Versajes, ku rreth 55 për qind e tokave etnike dhe historike në të cilat shqiptarët ishin popullat e vetme a shumicë dërrmuese u jepen fqinjëve ballkanik - Sebisë, Malit te Zi, Maqedonisë dhe Greqisë dhe kur 60 për qind e popullit shqiptar mbete jashtë kufijve të Shqipërisë që si shtet krijohet më 1912”. Me trojet shqiptare turqia bëri pazarllëqe të tmerrëshme. Më 1913, me vendimin e Konferencës në Londër, Greqia aneksoi Çamërinë, një krahinë etnike shqiptare. Greqia zgjerohet 2.7 herë, Mali i Zi 3 herë dhe Serbia 2.8 herë.

* * * Burimet osmane, frënge, angleze dhe greke, nga gjysma e vitit 1878, na informojnë se kishte, po ashtu, disa dhjetëra mijëra muhaxherë nga territory i Vilajetit të Janinës, Tesalisë dhe Epirit, vise këto të okupuara nga Greqia. Edhe këta muhaxherë kërkonin të ktheheshin në vatrat e tyre. Situata u ndryshua më shumë në viset jugore të Shqipërisë më 1881, kur filloi dyndja më e madhe e banorëve shqiptarë, boshnjakëve, turqve. 

Me fjalë të tjera, Kongresi i Berlinit e ndërroi nenin XV të Paqës së Shën Stefanit, përsa i përket përmisimit të kufirit në EPIR dhe në TESALI në të mirë të Greqisë. Anglia e shtynte Greqinë kah veriu, sepse synonte të krijonte ekuilibrin e sllavëve (SHKIJEVE). Sipas nenit XXIV të marraveshjës së Berlinit, Greqia dhe Perandoria e Osmane duheshin të merreshin vesh rreth përmirësimit të kufirit në EPIR dhe TESALI, domethanë Shqipërinë Jugore. 

Pas shumë bisedimeve Greqia dhe fuqitë e Mëdha, më 21 korrik 1878 e lidhën marraveshjën mbi përmirësimin e kufijve.
Në atë marraveshje ishte zgjidhur më “mirë” çështja e sigurimit të pasurive të “myslimanëve” shqiptarëve. Shqiptarëve u jipet afat prej disa muajsh nëse deshironin të emigronin. Kështu shpërngulja e shqiptarëve nga viset e dhëna Greqisë bëhët në verën e vitit 1888. Duke i shpërngulur dhune e terror. Pas largimit tokat mbeteshin të shkreta. Për këtë arësye TESALIA U POPULLZUA me banor afroaziatik (Grekë) ***

Ishte një kohë e ngrirë për çamët. Shteti shqiptar ende s’e ka thënë fjalën e saj për tragjedinë e popullit çamë. Pas vrasjeve e zvarritjeve monstruoze në kufi, pas masakrave, pas përdorimit të dhunës, të rrahjeve çnjerëzore, pas shkatrrimeve të shtëpive, pas kërcnimeve, pas djegieve barbare që sollën dëbimin në masë të popullsisë çame. Çuditërishtë edhe pushteti i Enverit heshti deri në atë masë duke u’a ndaluar edhe çamëve në Kavajë të flasin për të vërtetën e tyre. Shkojë edhe më largë duke i dërguar dy shqiptarë, dy spiuna të sigurimit të veshur me petkun e hoxhallarëve ne Europë për të deklaruar se çamët janë mysliman dhe u larguan nga Çamëria me vullnetin e tyre. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve të tij është Ideali ynë dhe i çamëve.

Lufta shqiptare është një ngjarje e rëndësishme historike, që dëshmon për pjesëmarrjen e kontributin real të forcave ushtarake shqiptare kundër okupatorëve fashistë grekë. Përseri, Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. 

Nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë qysh prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë dhe u plagosën 127 të tjerë. Forcat e Kufirit Shqiptar gjatë luftimeve kundër forcave ushtarake greke, i kanë shkaktuar armikut mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën rob. Planin, ditën dhe orën e sulmit të ushtrisë greke e kishte zbuluar Divizioni i 8-të i Korçës, nëpërmjet përgjimeve dhe “agjentëve special” që vepronin në të dy anët e kufirit në shërbim të shtetit e ushtrisë shqiptare.

kanunitv.blogspot.al/2016/10/30.
 posted Mili Butka
.