Lugina e Preshevës dhe zgjedhjet presidencale të Serbisë
Luginën e Preshevës edhe zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të 2 prill 2017, do e gjejnë siç i gjetën edhe më të më hershmet. Jehona e këtyre zgjedhjeve
nuk i shushuriti aspak Luginasit, kjo për do duhej të ngjante edhe
në të gjitha zgjedhjet tjera si
ato parlamentare dhe lokale, në këtë
shtet që edhe sot, administron këtë
rajon( Luginën) si koloni! Kjo më shumë për faktin që politikanët e
Luginës, nuk kishin interese personale, e jo
që nuk ishin në Interes të Luginës-Interes të cilin
shumë rrallë mund ta
respektojnë!
Shumica e kandidatëve për president të Serbisë, ende si
primare mbajnë kartën nacionaliste, e cila drejtohet më së shumti kundër Interesit Kombtar Shqiptar, veçmas
kundër Luginës së Preshevës! Por që udhëheqësit politik të
Shqiptarve të Luginës së Preshevës,
heshtin, siç një heshtje të tillë bëjnë
edhe shumë vende të
rajonit e më gjerë!
Lugina e Preshevës, jo vetëm që
duhet injoruar, bojkotuar çdonjërën
nga zgjedhjet nën Serbi, por për më shumë aktivisht do
duhej kundërshtuar! Deri më tash siç e
kemi pa, që disa parti
politike “Shqiptare” në Luginë të
Preshevës, marrin pjesë në zgjedhjet
parlamentare të Serbisë, derisa
në zgjedhjet lokale të Serbisë, marrin pjesë të gjitha partitë politike!
Asnjëra nga këto nuk është në Interes Kombtar të Shqiptarve të Luginës së Preshevës.
Derisa Republika e Kosovës, që në vitet
e 90-ta, kishte funksionalizu sistemin paralel të institucioneve shtetërore,
ne në
Luginë të Preshevës, aspirojmë
avansimin e të drejtave tona Kombtare, përbrenda një shteti okupues!-
Absurde!
Duke mos harru, që çdo pranim,
në heshtje a me veprime i një pjese a i tërsisë së saj, të një okupuesi
mbi Atdheun tonë, e ka një emër-
Tradhëti!
Deri më sot, jetuam
pa Serbinë, edhe sot jetojmë pa
të, për më shumë u shfarosëm deri
në akte
gjenocidi, spastrimi etnik, krime lufte!- përjashto disa qytetarë që
janë poltron pushtetesh!
Serbia këmbëngul që zgjedhjet
e tilla të bëhen edhe
në territorin e një shteti tjetër- të Republikës së Kosovës, duke e ditur që
numër më të madh të serbëve
ka edhe në disa shtete tjera!
Derisa Shqiptarët
e Luginës së Preshevës, është
jonormale të mendohet e jo më të kërkojnë që të
jenë pjesëmarrës të zgjedhjeve
të Shtetit Amë( Republikës së Shqipërisë), por madje
edhe heshtin edhe për të drejta
të tjera edhe më elementare! Lugina, me çdo kusht, çmim pa
asnjë lëshim, duhet të kërkojmë bindshëm
që të mbahen Zgjedhjet
e Shtetit Amë edhe në këtë territor!
Shumica e kandidatëve për president të Serbisë,
ende luajn kartën nacionaliste
serbomadhe, kartë me të cilën erdhi në pushtet edhe Millosheviqi dhe shkaktoi
gjakderdhjen masive në tërë
Gadishullin Ilirik-Ballkanik! Të lejuarit
e ardhjes në pushtet, me ide e programe nacionaliste,
jo vetëm që do jenë i dëmshëm
për vetë “shtetin” duke fillu
Golgotën e Persekutimit të
Kombeve tjera nënpushtim,
por më së shumti do ndikoj dëmshëm në
rajon- siç edhe ndodhi në historinë
e afërt!
Shqiptarët e Luginës, Hungarezët e Vojvodinës, Bullgarët, Rumunët, Kroatët, Boshnjakët, muslimanët si
etnitete territoret e tyre të pushtuar nga
Serbia, si dhe pakicat kombëtare si: hebrenjët, gjermanët, malazezët,
etj sot janë duke heshtur, kur janë dëshmitarë
që sërish dëshiron një “Millosheviq i ri” të ngritet, e që s’ka
dyshim që do mund të shkaktohet një periudhë e re e njejtë
si Luftrat në ish-Jugosllavi! Një
“Millosheviq i ri” pos që do pësojnë disa mijëra viktima, sidomos brenda
Serbisë( kryesisht të kombeve
tjera), rezultati final do jenë në dobi të Lirisë, duke e kthy
në Pashallëk të Beogradit, prej
nga do vinte Paqja e Qëndrueshme e Ballkanit.
Aspirata ime është bërja e
Paqes së Qëndrueshme në Ballkan,
andaj Liria e të robëruarve asnjëherë, asku
robëruesi nuk ka leju që të vijë
përmes rrugës paqësore-dialogut!
Mos të mashtrohet askush, Paqe në Serbi e më së shumti
Paqe me robëruesin nga të robëruarit nën Serbi,
as në ëndërr nuk mund të ketë!
Nacionalistët shovenist serb, e
kanë dëshmu tashmë historikisht!
Unë shpresoj, punoj, angazhohem,
luftoj për Paqen e Qëndrueshme në Ballkan!
Më:01.04.2017
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.