Cilat janë shkaqet e djegies
së Bibliotekës Kombëtare?
Nga Bujar Kule
Për të zbuluar përgjigjen
rilexoni;
“Mbi VELIERËN, Dakot dhe Dakeshat”, të botuar në 17 .02. 2017.
Në çështjen e ndërtimit të
shëmtisë prej betoni të quajtur “velier” (emër po aq i përçudnuar dhe qesharak sa
edhe projekti prej betoni i sipërpërmendur, emër i përçudnuar dhe qesharak
sepse, nuk i përket as fjalorit të gjuhës shqipe dhe as fjalorëve të
latinishtes dhe italishtes por është një krijesë e fjalorit të arrogancës së
mediokritetit dhe injorancës së paskajë të individëve që qeverisin Bashkinë e
Durrësit), problemi i vërtetë nuk është as krye bashkiaku i Durrësit V. Dako,
dhe as shëmtia prej betoni që ky kërkon të ndërtojë.
Problemi që duhet të na shqetësojë është vazhdimi i pandalshëm i përmbushjes së projektit, që synon zhdukjen e historisë së popullit shqiptar.
Të gjithë ata që kundërshtojnë projektin e “velierës” prej betoni që do të
“qytetërojë” Durrësin 3000 vjeçar, nuk do të munden kurrë të përmbushin
misionin e tyre nëse nuk kuptojnë, që krye bashkiaku i Durrësit, nuk gjendet në
postin që mban sepse ka fituar votat, por thjesht dhe vetëm sepse, ka marrë
përsipër të ndërtojë “velierën”, pra, të rrënojë gjurmët e historisë së kombit
Shqiptar.
Velierën?
Jo “velierën” por morinë e “velierave” që ka ndërtuar dhe do të ndërtojë kudo ku ruhet kujtesa materiale e popullit tonë.
Të gjithë ata që kundërshtojnë projektin e “velierës” prej betoni, që do të “qytetëroj” Durrësin 3000 vjeçar, edhe pse misioni i tyre mbart gjithë admirimin dhe përkrahjen time si qytetar dhe intelektual, do të bëjnë një “vër në ujë” nëse nuk kuptojnë se problemi nuk është Dako dhe “veliera” por ata dhjetëra Dako që nga institucionet e shtetit shqiptar nuk pushojnë së dhëni firma, lejuar legalisht dha e ilegalisht, ndërtimin e “velierave” anë e mbanë Shqipërisë. Ata dhjetëra “Dako” dhe “Dakesha” që nga institucionet e shtetit shqiptar, lejojnë përçudnimin e kështjellave, shkatërrimin sistematik dhe të pandalshëm të monumenteve të kulturës dhe plaçkitjen e objekteve arkeologjike.

Ndërkohë që Dakoja shponte dhe thërrmonte duke shndërruar në baltë, historinë
mijëravjeçare të Durrësit, pak më tutje në jug, një tjetër Dako “mbyllte sytë”
përpara plaçkitjes të Apollonisë, zhbërjen e historisë të një tjetër qyteti
mijëravjeçar të Shqipërisë.
Oh, por nuk mbaron këtu!
Oh, por nuk mbaron këtu!
“Dakot” dhe “Dakeshat” i keni kudo, në krye të muzeve duke shkatërruar atë pak
që ka mbetur pa u shkatërruar ose pa u vjedhur.
I keni në krye të bibliotekave duke i lënë librat të myken e të kalben ndërkohë që ndërrojnë makinën e radhës.
I keni në krye të bibliotekave duke i lënë librat të myken e të kalben ndërkohë që ndërrojnë makinën e radhës.
Të fshehur pas petkut të injorancës dhe shpesh herë edhe pas petkut të
kozmopolitizmit (një formë moderne e internacionalizmit proletar), shpesh herë
haptazi dhe madje duke u mburrur në ekranet televizive se historia është e
dëmshme në epokën e “globalizmit”, dhe shumë herë fshehurazi, të mbrojtur nga
petku i padijes (të partiakut që e ka marrë postin si shpërblim për besnikërisë
ndaj partisë), ose e etjes të paskaj për tu pasuruar, ata vazhdojnë të
shkatërrojnë historinë e kombit tonë deri kur të vij ajo…
Dita e mynxyrës!
Dita kur do të na pyesin; po ju shqiptar kush jeni dhe nga vini?
Dhe ne … Do të heshtim!
Do të heshtim sepse nuk e dimë!
Sepse çdo grimcë të kujtesës tonë historike është shitur, plaçkitur,
shkatërruar nga
Dakot dhe Dakeshat.
P.S. Këtë post scriptum po e
shfrytëzoj për ti shkruar dy fjalë
edhe krye qeveritarit të këtij vendi…
I nderuari z. Edi Rama,
Kryeministër i Shtetit të Shqipërisë,
patriotizmi nuk tregohet duke iu mburrur
kryeministrit të Greqisë me bëmat e shqiptarit që shpëtoi nga shkatërrimi
akropolin e Athinës, por, duke mbrojtur, ashtu siç mbron dhe respekton
kryeministri dhe shteti grek, akropolet e historisë të vendit që ti qeveris.
Mbi gjithçka tjetër, është kjo që do të përcaktojë “nderimin” apo “çnderimin”
tuaj përballë gjyqit të historisë!
No comments:
Post a Comment