Friday, December 2, 2016

Boll më me Shqipërinë e hajdutëve dhe të të korruptuarve! Ambasada në Gjenevë "pronë" e Filloreta Kodrës.


Ndoshta për ju emri i Filloreta Kodrës nuk është një emër shumë i dëgjuar me të cilin mund të jetë rrahur veshi, por nëse nuk e dini ende, po ju themi se ajo është në krye të diplomacisë shqiptare në Gjenevë të Zvicrës. Një pozicion mjaft i rëndësishëm si për diplomaten Kodra, por edhe një funksion kyç në ndikim të përmirësimit apo përkeqësimit të imazhit të Shqipërisë i është lënë në dorë kësaj zonje.
Një denoncim mjaft interesant nga një grup shqiptarësh që jetojnë në Gjenevë të Zvicrës dhe që e njohin ambasadoren shqiptare, ka ardhur në redaksinë e Jetaoshqef. Personi që ka shkruar në adresën tonë bën me dije se ka ngelur i habitur pasi ka mësuar se e  bija e zonjës Kodra, bashkë me burrin e sa, i cili deri dje ishte emigrant i thjeshtë në Zvicër dhe të dy jetonin në banesën e “mami diplomates”, sot (pak kohë më parë) janë bërë të pasur dhe sa hap e mbyll sytë kanë arritur të blejnë një apartament luksoz në një prej zonave më të shtrenjta në Gjenevë.
Besoj se e njihni ambasadoren që emëron edhe burrin financier në ambasadë. Asgjë nuk është rastësi. Në një prej zonave më të shtrenjta të Gjenevës, vajza e ambasadores Filloreta Kodra, Iliria Kodra dhe dhëndri i saj Ilir Roko, emigrant prej vitesh në Gjenevë, kanë blerë apartament me pamje nga liqeni. Çmimet në këtë zonë të Gjenevës janë të paimagjinueshme, marramendëse, një zonë nga më të shtrenjtat.

Dhëndri, një emigrant, kurse vajza e ambasadores ka vetëm disa muaj që ka gjetur një punë në Gjenevë, me ndihmën e mamit. Si munden vallë të blejnë një apartament të tillë çifti i ri?  Me ndihmën e mamit (vjehrrës) duhet të ketë ndodhur kjo mrekulli.

Dhëndri, një emigrant në Gjenevë, vajza deri para pak kohe e papunë, banonin në një dhomë me qira dhe deri para dy vitesh i mbante mami në shtëpinë e ambasadorit në Gjenevë. Tani ndodh që vajza e ambasadores dhe dhëndri i saj të jetojnë në një apartament me vlerë shumë qindra mijë eurosh, ndoshta afër 1 milionë euro. Ku i gjeti vallë ky çift i ri gjithë këto të ardhura? Pse nuk e blenë këtë banesë kur nuk e kishin mamanë apo vjehrrën në Gjenevë?

Vettingu të shtrihet për të gjithë drejtuesit e lartë, pjesë e korrupsionit dhe parave të pista.
Bëjeni publik si fakt sepse kemi 20 vite në Zvicër dhe nuk kemi mundësi të marrim një apartament të tillë. Mjaft më me Shqipërinë e hajdutëve dhe të të korruptuarve!”, – shkruhet në mesazhin dërguar për Jetaoshqef.
Kjo nuk është hera e parë që ambasadorja Filloreta Kodra akuzohet dhe denoncohet për të tilla afera. Në muajin korrik të këtij viti ka qenë Blerina Zoto, këshilltarja jonë në Misionin diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë, tashmë e shkarkuar nga ministri Klosi, ajo që ka denoncuar prapaskenat e këtij shkarkimi dhe marrëdhënien e saj me ambasadoren tonë në Gjenevë, Filloreta Kodra./Jetaoshqef/

No comments:

Post a Comment