-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Shkruan: Kastriot Dervishi
Shkruan: Kastriot Dervishi
Të sulmosh rrjetet sociale vetëm për interes të një dokumenti që vërtetoi qenien në Partinë Fashiste të Nexhmije Xhuglinit duket me të vërtetë veprim primitiv e naiv. Për gjithë të pavërtetat e spekulimet që dëgjova jap sqarimet e mëposhtme, për personat në fjalë dhe për publikun.
Së pari zj.Rudina Xhunga! Nuk e dija që paskeni “vulën” për të caktuar e
vendosur kush është historian e kush jo.
Sigurisht nuk më hyn në punë “vula” juaj. Jam i pranishëm në shtypin shqiptar që nga viti 1999.
Kam qysh nga viti 1999 që publikoj dhe nuk kam filluar tani. Merakun që ke për dokumentin e fashistes Nexhmije Xhuglini, po ta heq duke të thënë se nuk është dokumenti i Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk lidhet me funksionin tim shtetëror, por me punën time si studiues, prej së cilës nuk ka komision e ministër në botë që më largon.
Për merakun tjetër, për dokumentet e rregullat e tyre, për konstatimin tuaj, sa naiv aq edhe dashakeq, ju kujtoj se e njoh ligjin shumë mirë, madje edhe më mirë nga sa ligji njeh veten e tij. Kam qenë ndër zyrtarët e vetëm që kam konstatuar ligje të Republikës së Shqipërisë (si për shembull ligji nr.8839) që bien në kundërshtim me ligje të tjera.
Më është bërë “vetingu” vazhdimisht dhe kam qenë i pajisur rregullisht me certifikatë sigurie të nivelit tepër sekret. Për plotësim e kulturë të përgjithshme, duhet të dini se krimet e komunizmit në Shqipëri nuk mund të fshihen pas “sekretit”.
Shqipëria ka nënshkruar qysh prej vitit 1954 konventën e OKB-së të datës 9.12.1948 “Për ndalimin e gjenocidit dhe të drejtat e gruas”, sipas së cilës ka detyrimin të mos fshehë krimet e kësaj natyre. E fundit për ju, ishte për të ardhur keq përcaktimi “që paskam punuar me Berishën dhe Ramën”. Arkivat në të gjithë botën aktivitetin e tyre e bazojnë në Kodin Deontologjik të Arkivistëve dhe janë institucione të pavarura nga politika.
Së
dyti për z.Milo! Siç e dini, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë
i gjithë i pasistemuar dhe i ndërtuar në mënyrën më të keqe. Prej vitesh nuk ka
parë kurrfarë investimi. Personeli ka qenë gjithnjë i kufizuar. Është përballur
me një presion të jashtëzakonshëm dhe injorancë shtetërore origjinale dhe të
pakrahasueshme. Unë arrita ta çoj në 80% të tij të inventarizuar, gjë për të
cilën jam krenar.
Nuk më lanë ta përfundoja inventarizimin sepse siç e dini shteti shqiptar i urren arkivat dhe nuk do që të ketë fare arkiva. Në lidhje me dokumentet e klasifikuara dhe llojet e tyre ju kujtoj se janë marrë tre vendime deklasifikimi dhe kam lënë gati projektvendimet për deklasifikimin e gjithë pjesës së mbetur pasi në 99% të tyre dokumentet nuk kanë asgjë për sekret shtetëror.

treti për z.Xhufi! Më bëri përshtypje fjala juaj se unë “sapo lashë detyrën”
(në fakt pezullimin) paskam filluar të botoj e publikoj dokumente. D.m.th.
kësaj i thonë se sapo fillova pezullimin “rilinda në rrjete sociale”. Ju
falënderoj për vëmendjen që i kushtoni këtyre publikimeve, por siç e thashë më
sipër publikimet i kam filluar nga viti 1999.
Gjithashtu për kulturë të përgjithshme, ju bëj të ditur se nuk jam larguar nga detyra e drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por jam në proces gjyqësor, (sepse e kam goditur aktin administrativ përkatës) ku deri tani e drejta është në anën time.
Nuk jam marrë në jetën time “me llafe pazari” e aq më tepër të kem “nxitur përçarjen” në rastet kur bëj të njohura fakte për njerëz që përveç përçarjes nuk kanë bërë punë tjetër në jetën e tyre.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Shënimi ynë
burimi: Wikipedia.

Kastriot Dervishi
Të gjitha nivelet e arsimit i kreu në qytetin e lindjes, diplomoi për histori në Universitetin "Aleksandër Xhuvani". Që nga viti 1999 është redaktor i faqes historike të gazetës së përditshme "55" në Tiranë. Lëvron gjithashtu kritikën dhe analizën politike. Është studiues i historisë moderne të Shqipërisë dhe veçmas i asaj politike. Është autor zërash në librin "Elbasani - Enciklopedi" (Elbasan, 2003), si dhe i "Fjalorit Enciklopedik Shqiptar" (në proçes). Ka përfunduar studimin "Shërbimi sekret shqiptar" 1922 - 1944", si dhe botime të tjera në vijimësi.
No comments:
Post a Comment