Sunday, October 9, 2016

Myqerem Tafaj: Lindita Nikolla po tallet me studentët, më të mirët të detyruar të largohen

Lindita Nikolla po tallet me studentët, më të mirët të detyruar të largohen jashtë tokës - mëm'

 
Ish-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka reaguar dje në një postim në rrjetet sociale në lidhje me kërkesën që MAS u ka bërë studentëve për të qenë të pajisur me certifikatë të njohjes së anglishtes ose njërës prej 5 gjuhëve kryesore të Bashkimit Evropian si kusht për të ndjekur studimet Master.

Sipas Tafajt, kjo po i detyron shumë studentë të mirë të largohen jashtë vendit. “MAS tallet me studentët që aplikojnë për studimet Master. Kaosi me pranimet e maturantëve në studimet universitare do të pasohet, siç duket, me një kaos tjetër, atë të pranimeve në ciklin e dytë të studimeve universitare Master. 
Ky kaos do të shkaktojë vitin që vjen një eksod masiv të maturantëve dhe studentëve më të mirë të vendit drejt universiteteve jashtë vendit”, shkruan Tafaj. 

Ai ka publikuar edhe një vendim, sipas të cilit, MAS thotë se aplikimet për në universitete nisin më 7 tetor. 

“A nuk është kjo tallje dhe arrogancë? 

Si mund të sillet një ministër dhe një qeveri me kaq arrogancë me maturantët, studentët dhe familjet e tyre? 
Si mund të lëshohet udhëzimi për pranimin e studentëve në studimet Master vetëm 10 ditë pune përpara datës 20 tetor, datën kur fillon viti akademik! 

Studentët nuk dinë asgjë të saktë sa kuota janë dhe sa janë tarifat. Universitetet nuk janë njoftuar. Bankat sot dhe nesër nuk punojnë për të paguar tarifën e regjistrimit. Praktikisht janë lënë në dispozicion vetëm 2-3 ditë për regjistrimet! 

Kush guxon të tallet kaq keq me studentët? 
Çfarë do të thotë dhe kujt i intereson i gjithë ky terr me pranimet edhe në studimet e nivelit Master? 

Udhëzimi nuk thotë asgjë për kriterin e gjuhës së huaj për kandidatët që aplikojnë për studimet “Master i Shkencave”!! Çfarë fshihet pas kësaj? 

Apo ministrja do të thotë prapë “nuk dimë gjë, e dinë vetë universitetet”!? 

Kaosi me pranimet e maturantëve në studimet universitare do të pasohet, siç duket, me një kaos tjetër, atë të pranimeve në ciklin e dytë të studimeve universitare Master. Sot protestuan me të drejtë maturantët që edhe në fazën e dytë nuk kanë fituar degë në përputhje me rezultatet që kanë arritur. 

Me dy fazat që parashikon udhëzimi i lëshuar mbrëmë grup nga MAS do të penalizohen mijëra maturantë me rezultate të mira dhe shumë të mira”, shkruan Tafaj.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Postuar: 09/10/2016 - 09:37

No comments:

Post a Comment