Sunday, October 9, 2016

Rozeta Kreste - Poezi - ME KA MARRE MALLI

E ripublikoj shpesh kete poezi! 
Nena nuk i ndan dot femijet dhe une i dua te gjitha poezite e mija se ne c'do rresht e fjale ka gjak prej gjakut tim e shpirt prej shpirtit tim. Por ketu ndihem krenare se jam poradecare prej vendit te drites e bije e njerezve te dhemsur,zemerbardhe qe me japin impulsin e jetes e dashurise njerezore.

ME KA MARRE MALLI
Jo per kryeqytetin zeri i fshehte me foli
Te marr rrugen heret,brofur vrulltas shtratit,
Me ka marre malli per nje valez gjoli,
Per lumin ku derdhet cezma e Kurbatit.

Te shoh boren e pare nen c'hap zhvirgjerohet,
Sacin e lakrorit,kanellen e nje buti,
Pragjet e sofatet ku plakat rrallohen,
E pas te me ndjeke hija e nje hajduti.
Per plitharin e rrezuar me ka marre malli,
Per qenin qe ne heshtje pret buze rruge,
Per korin e rabeckave qe tund degen e junapit,
Per ulicken ndane gardhit ku fshihet nje puthje.
Te shoh peshkataret kur terheqin vlakun,
Te cliroj nga rjeta cironken qe ngeci,
Te degjoj geshtenjat qe zjejne prane oxhakut,
E te ngopem,te ngopem me ere Poradeci.






No comments:

Post a Comment