“Credins”, Mirela Ndini Alfred Peza dorëzon plot 1.13 miliardë lekë
në bankën e transfertave të pista
Përmes
një investigimi portali “CityNews” ka zbardhur disa të dhëna mbi pasuritë e
deputetit socialist Alfred Peza. Sipas portalit gazetari i kthyer në Rilindas
në pak kohë deputet bëhet një aksioner i madh dhe nëpërmjet bashkëshortes të
tij blen aksione në Bankën Credins.
Sipas
kontratës të siguruar nga bashkëshortja e Alfred Pezës, zonja Mirela Ndini në
vitin 2015, në datën 17 mars ka blerë 1% të aksioneve të Bankës Credins me
vlerë 1.13 miliardë lekë.
Sipas
dokumenteve që ndodhen më poshtë (dok 1 dhe 2) kontrata e shitjes është bërë
përpara noterit Julian Zhelegu, dhe zonja Mirela Ndini ka blerë nga shtetasi
Aleksandër Pilo, 1% të aksioneve të Bankës Credins në vlerën 113 milionë lekë
të reja ose 1.13 miliardë të vjetra.
Blerja
e aksioneve më pas ka kaluar procedurat e tjera ligjore dhe zonja Mirela Ndini
bashkëshortja e deputetit të Rilindjes Alfred Peza, është bërë aksionere ne
Bankës Credin dhe sot pas gati një viti ka 0.79% të aksioneve të kësaj Banke.
(Dok 5,6,7,8)
Alferd
Peza miliarder nga vijnë lekët?
Deputeti
i Rilindjes në një periudhë të shkurtër nga një gazetar kthehet në një njeri që
ble aksione me qindra miliona lekë. Në vetëm 18 muaj 4 apo 5-fishon pasuritë e
tij. Por nga vijnë këto qindra milionë lekë që e bëjnë Pezën aksioner Banke?
Është
verifikikuar deklarimi fillestar i pasurisë të deputetit Alfred Peza. Sipas të
dhënave të siguruara nga OpenData Albania (dok 3 dhe 4) rezulton se
deputeti Peza ka dy apartamente, në Tiranë dhe Durrës. Ai sipas deklarimit
fillestar të pasurisë kur ka marrë detyrën e deputetit rezulton të ketë 95
milionë lekë (të vjetra) kursime dhe disa kredi apo detyrime në vlerën 40 mijë
euro. Më tej ai deklaron një tjetër llogari bankare sërisht në emrin e
bashkëshortes këtë herë në vlerën 130 milionë lekë të vjetra.
Këto janë të dhënat e publikuara nga OpenData
Sipas të dhënave të publikuara por edhe dokumenteve të siguruar rezulton se Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij nuk kanë pasur 1.1 miliard lekë (të vjetra) pasuri apo të ardhura monetare.
Nga vetë deklarimi apo mbledhja e të gjithë të
ardhurave apo detyrimeve sipas OpenData Albania rezulton se çifti Peza mund të
kenë pasur të rreth 230 milionë lekë të vjetra të deklaruara në vitin 2013 kur
gazetari Peza u bë deputeti Peza.
Ky deklarim pasurie bëhet një muaj pasi merr detyrën apo bën betimin si deputet. Pra pasuria e Alfred Pezës është deklaruar në muajin shtator 2013, si deklarim fillestar dhe më pas në janar të 2014. Blerja e aksioneve të Credins Banks që është sa 4 herë pasuria e deklaruar e Pezës dhe ngre shumë pikëpyetje për të ardhurat e siguruara nga si deputet i Rilindjes.
Në një vit e gjashtë muaj Alfred Peza ka katërfishuar pasurinë e tij. Vetë kontrata e blerjes të aksioneve tek noteri flet për 1.13 miliardë lekë të vjetra, ndërsa pasuria e deklaruar vetëm 18 muaj më pas është 4 herë më pak, raporton “CityNews”.
Dokumenta:
//i2.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2017/01/a6-3.jpg?w=720
“CityNews”
=====================================================================================================
No comments:
Post a Comment