Showing posts with label Albania. Show all posts
Showing posts with label Albania. Show all posts

Friday, September 29, 2017

Kur nuk ia di hujin historisë, pse futësh në te?




Kur nuk ia di hujin historisë, pse futësh në te?

(përgjigje në shkrimin “Pellazgët e një taksisti: hipoteza që po çorodit një popull “ të shkruar nga Salih Mehmeti në Konica.al )

“Qasja sharlataneske po e bën Zhyl Vernin si nismëtar të absurditeteve shqiptare me civilizime të harruara, Atlandita të rigjetura, rravgime si të Schliemann-it për gjetjen e një Troje të re, mistere kabala si dhe përfytyrimin e shqipes si kod hieroglifesh dhe enigmash mijëravjeçare. A nuk është ky një
dëmtim serioz i shëndetit mendor kolektiv?
“ -na shkroi Col Mehmeti në Konica.al me 28 Shtaro2017 , dhe vazhdoi : “Njerëz profanë, bjerrakohës e gdhë, që nuk njohin as greqishten e vjetër, madje as edhe një gjuhë indoevropiane, molloisin etimologji të dhjera e bëjnë rrokjezime si fantazistët mesjetarë, me folketimologji, duke i shpjeguar shqip muret e myshkura ciklopike, akropolet, piramidat, ziguratat, shkrimin kuineform në pllakat sumere, shkrimet sillabike të Linearit A dhe B… “

Sa e dhëmbshme aq edhe irrituese !

Ne shqiptarët e kemi një pyetje për ata që i futen va e pa va diçkaje që nuk e njohin :” Kur nuk ia di hujin ,pse futesh ? Pra Col Mehmeti kur nuk ia di hujin historisë pse futesh në te ?

Nëse ti në vitin 2005,në kohën kur nuk kishte portale dhe Facebook, dhe forumet (forumishqiptar.comarberiaonline.com) ishin platformat e vetme të diskutimeve virtuale, dhe ti bashkë me një grup djemsh të pasionuar, afishonit dendurisht materiale anglisht të shekullit të nëntëmbëdhjetë që tumirnin idenë pellazge. Po,kush të kishte faj aso kohe ? Pse futëshe aso kohe aty ku nuk delej ?

E turpi më i madh i yti është kur thua që “Sot pas 16 vitesh jo që s’besojmë në to, por edhe turpërohemi nga këto fanitje me sy hapur. “ . Kush ta ndërroi mendjen ? Paaftësi yte për të vazhduar në një punë që nuk kishe lidhje apo “pishmani “ qëndron diku tjetër.

Shiko mik kur shkruan se : “Ndiej një faj të pangushllueshëm që dikur në revistën kulturore ‘Albanica’ merresha me fantashkencë për hunzakë, kalashë e pamirianë, për të cilat fusja dorën në zjarr se ishin do fise të përhumbura pellazge në Baktri e Sogdianë (Afganistan dhe Pakistan) e deri në stepat e paanë të Taxhikistanit.” Me të vërtetë duhesh të turpërohesh edhe ti e edhe
Albanica” që kanë lejuar që ti të merresh me fantazi “
Ti nuk e di që je shumë i vogël për një studim të tillë. Marre qe je futur aty ku nuk ia ke zanatin. !

Të pranohet pishmani yt: « Veç dy vite lexime të thelluara mjaftuan që ta kuptoja humnerën e mjeruar të padijes sime dhe nonsensit të asaj që mëtoja »

Helbete, ishe i ri aso kohe !
Po pse sot i hynë mohimit kur nuk ia di hujin historisë ?

Shiko djali i demoralizuar nga ajo që ke thenë , vetëm një gjë e përserisë mos hyr aty ku nuk mundesh me dale.

Aha ! e desha edhe një vërejtje për gabimet në postimet e papjekura që i shkruan: "Pse katalanët u bënë figura të tmerrit në mitologjinë shqiptare? (Nga Salih Mehmeti - 27 Shtator, 2017) “”Sipas albanologëve që kanë studiuar folklorin shqiptar, figura e ‘Katallanit’ i është mbivendosur një personazhi tjetër të mitologjisë shqiptare, siç ishte ciklopi ose siç quhej në jug ‘syqenhënjeri’ (një bashkim i sy qen ha njeri).” E vërtetë kjo , po ç`lidhje kanë katalonasit e Spanjës të shek 12- të me figurat mitike të Homeri-t ?

Nejse, e di qe edhe kësaj do t`i biesh pishman më vonë .


Përshendetje nga


Fahri Xharra . Gjakovë




Sunday, May 7, 2017

Europës i jemi qasur me hile otomane. Shkruan Agron Gjekmarkaj

Europës i jemi qasur me hile otomane


shkruan Agron Gjekmarkaj


Shqiptarët, Zoti i ka vendosur në Mesdhe, aty ku u farkëtuan fatet e civilizimit perëndimor, ose e thënë më drejtpërdrejt, aty ky lindi Europa si koncept, si qytetërim, nga ku u nis për të mbështjellë me tisin e saj të mrekullueshëm një kontinent të tërë.
Atë qe ne sot e marrim të mirëqenë!
Po në fizionominë e kësaj Europe ne shqiptarët kemi lënë shenjat tona duke i skalitur ato me fuqinë e një populli mes sfidash, por të vjetër.
Nuk na mungojnë martirët e krishtërimit, perandorët, papët, mbrojtësit e Europës, shkrimtarët, politikanët e paqes, e shenjtorët! Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Papa Klementi XI, Nënë Tereza, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova e shumë të tjerë. Europën e kemi patur larg dhe afër, por ajo ka qenë gjithmonë porti mëmë ku jemi kthyer pas stuhish e erërash të forta që na ka rezervuar historia. Për 500 vjet pushtimi otoman tentoi ta shkulte prej nesh Europën, gjuhën shqipe, krishtërimin, Gjergj Kastriotin, por nuk ja doli.
Vetëdija ishte më e fortë sesa frika e dhunës. Po ashtu, pas një segmenti të shkurtër kohor i cili mbyllej në vitin 1944, një tjetër ndarje tragjike i ndodhi kombit tonë me kontinentin e vjetër. Diktatura komuniste e projektoji republikën e re totalitare në aleanca të panatyrshme, e më vonë në izolimin total.
Kur, 60 vite më parë, etërit themelues të BE-së, me Traktatin e Romës hidhnin firmat që do të modernizonin bashkohësinë duke shtuar sigurinë, vlerat demokratike, standardet ekonomike, dhe duke shtuar të gjitha liritë e njeriut për qytetarët e kontinentit, ‘politikanët e shtypjes’ në vendin tonë i anatemonin dhe përbuznin të gjitha këto kategori, duke u ofruar shqiptarëve terror, uri dhe propagandë.
Por Europa ka qenë zemërgjerë dhe e vetëdijshme për orientimin e popullit shqiptar. Ndaj ajo i nxiti ata për nga liria dhe demokracia, i mirëpriti dhe asistoi sapo dolën nga tirania duke u sintonizuar me thirrjen e një populli që vikaste me thirrjen e epërme, “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Po ashtu, trualli ynë i përbashkët, Europa ndihmoi shqiptarët e Kosovës, pikërisht në atë që dukej e pamundur në fitimin e lirisë dhe të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, duke ndrequr shqyerjet e kohës.
Në 26 vite liri dhe pluralizëm, Shqipëria ka bërë hapa seriozë drejt Europës, sot ajo ka statusin e vendit kandidat dhe lirinë e lëvizjes së lirë. Po ashtu Kosova ka hyrë në të tilla hulli. Të dyja shtetet, integrimin e shohin si të vetmen rrugë, por edhe si një mundësi të madhe prosperiteti, paqeje e demokracie kaq të dëshiruar e të merituar, pas mundimesh pa fund.
Sigurisht gjatë këtyre viteve, politika shqiptare mund të bënte shumë më tepër. Shpesh, ajo i është qasur Europës me hile otomane. Shpesh, ajo duke favorizuar korrupsionin, tarafin dhe logjikën tribale, fakte e cilësi që na kanë mbajtur larg Brukselit, e ka vështirësuar ecjen tonë edhe mjegulluar horizontin. Por, një gjë është e sigurt, shqiptarët janë europianë të bindur dhe integrimin e kanë aspiratë madhore, por nuk mund ta arrijnë atë pa emancipuar politikën e tyre. Politika dhe shoqëria nuk janë të ndarë, ato kushtëzojnë njëri-tjetrën. Një popull europian ka detyrimin të nxjerrë politikanë europianë.
Pa e bërë këtë hendeku me Europën do të mbetet.
Gjithsesi, ky 60 vjetor është edhe i shqiptarëve. I gjen ata më të vetëdijshëm për raportin me Europën, më këmbëngulës për të vetmen rrugë dhe rrugë pa kthim… atë të shkuarjes në shtëpi dmth në Europë. (http://politiko.al/ )

Sunday, February 5, 2017

Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare.

Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, gazetarë anglezë që kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër, është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar, i cili ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë. E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria. Por kush është ky politikan i fuqishëm shqiptar që ka një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë?
Gazetari nuk u prononcua për emrin e politikanit shqiptar, por të gjitha gjurmët të çojnë tek Ilir Meta. Meta është njeriu i përfolur për vjedhjen e floririt të Krrabës si dhe për të tjera skandale financiare. Kumbari i Kompanisë “DIA” po hetohet gjithashtu edhe nga institucione investigimi amerikane për pastrim parash, së bashku me të birin e ish-kryeministrit Berisha.
Një rrjet gazetarësh në Londër po hetojnë në lidhje me kooperturën politike të 70 milion paundve, dhe pritet që shumë shpejt hetimi të shtrihet edhe në Tiranë.
Kjo është edhe arësyeja që në Shqipëri nuk implementohet Reforma në Drejtësi si edhe vonohet Byroja e Hetimit.
Bashkëshortja e Ilir Metës i ka deklaruar para ca kohësh ca miqve të saj se shumë shpejt do të marr fëmijët dhe do të jetoj në Londër.
Shqipëria është e përfshirë fuqishëm në grupin e vendeve tek të cilat institucione të specializuara investigimi ndërkombëtare po hetojnë për përfshirje të politikanëve në fshehje parashë dhe në afera të mëdha korruptive…
Demokracia kudo në botë është e rrezikuar nga politikanë të lidhur fort me krimin politik dhe financiarë./Pamfleti.com

Saturday, December 31, 2016

Armènizimi i shqiptarëve të Kaukazit



Ndoshta është fakt i çuditshëm, por ekziston edhe një Shqipëri në Kaukaz dhe që ndërkombëtarisht njihet si “Caucasian Albania”.
Albania Kaukaziane si shtet shtrihej në Kaukazin lindor, në territorin e Azerbajxhanit të sotëm, në Dagestanin jugor dhe në Gjeorgji. Në vitin 387 pas Krishtit, gjatë ndarjes së Armenisë në mes të Perandorisë Sasaniane dhe Perandorisë Romake, territori i Albanisë Kaukaziane u nda në dy zona: Aghuak dhe Utik , të cilat iu dhanë Armenisë. Pas luftërave të shumta që pasuan ato u aneksua krejtësisht nga Perandoria Sasaniane deri në shekullin VIII-të. Kryeqyteti i Albanisë Kaukaziane deri në shekullin e VI-të ishte Kabala. Më pas u bë kryeqytet Partavi. Albania Kaukaziane deri në shekullin e XIII-të njihej me emrin Persian Arran (Ardhan), shkruan Shekulli.
Grupet etnike të Albanisë Kaukaziane
Popullsia e Albanisë Kaukaziane ishte e përbërë nga 26 grupe etnike. Grupi etnik më i madh ishte grupi i shqiptarëve dhe për këtë arsye emri i shtetit të tyre u quajt Albania. Këto grupe etnike kishin gjuhën e tyre të përbashkët.
Grupet e tjera etnike përveç shqiptarëve ishin: gargarët, utitë, gelët, lezginët, silvitë etj. Hapësira gjeografike ku jetonin shtrihej në mes të Iberisë, detit Kaspik, maleve të Kaukazit dhe lumit Kur. Këto grupe etnike jetonin në fillim të maleve të Kaukazit deri në jug të Dagestanit të sotëm. Kur gjeografët e lashtë dhe historianët filluan të flisnin për popullsinë e Albanisë Kaukaziane, ata e kishin fjalën gjithnjë vetëm për popullsitë e pastra shqiptare në zonë.
Disa prej ekspertëve mendojnë se ka pasur vetëm një grup etnik të madh, atë të quajtur shqiptarët, i cili kishte jetuar përgjatë bregut të majtë të lumit Kur. Pikërisht, ky grup, sipas tyre, bashkoi dhe asimiloi nëngrupet e tjera etnike përreth dhe kështu u krijua shteti dhe mbretëria me emrin Albania e Kaukazit, i cili u përhap me pas në një territor të gjerë.
Armenizimi i shqiptarëve të Kaukazit
Në librat e historisë nuk arrijmë dot të gjejmë gjithë strukturën e plotë etnike të popullsive shqiptare të Kaukazit. Pjesa më e madhe e tyre, edhe pse fliste në dialekte të ndryshme të largëta mes tyre, ruante fenë e krishterë. Por pas luftërave të mëdha dhe pas shembjes së mbretërisë së shqiptarëve, një pjesë e madhe e tyre u detyrua të flasë gjuhën e pushtuesit armen dhe kjo shkaktoj armenizimin në masë të shqiptarëve.
Gjuha armene u fut shpejt sidomos në qytetet Arran dhe Shirvan. Vetëm popullsitë rurale shqiptare e ruajtën shumë më gjatë gjuhën e tyre të vjetër. Janë gjetur gjuhë të lidhura ngushtë me gjuhën e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane edhe në Dagestanin e sotëm.
Shqiptarët që jetonin në pjesët lindore të Albanisë Kaukaziane, e gjetën më vonë vetën nën sundimin e Perandorisë Persiane. Arabët i konvertuan ata me forcë në fenë islame. Më pas këtu erdhën turqit dhe kjo çoi në krijimin e Azerbajxhanit të sotëm.
Në shekullin XII-të dhe XV-të filluan dërgimet masive në trojet shqiptare të turqve të pasur, të familjeve aristokrate apo të ushtarëve të moshuar që të jetoni atje, pasi vendi bregdetar kishte klimë të mirë, peizazhi ishte i mrekullueshëm dhe i begatë dhe ngjanë aq shumë me brigjet e Adriatikut, ku jeton pjesa tjetër e shqiptarëve sot. Kjo ngjarje e ndryshoj emrin Arranit në Karabak.
Në gjuhën turke ose në gjuhën iraniane kjo do të thotë kopshti i gjelbër. Mirëpo shqiptarët në pjesët e sipërme të Karabakut nuk u zhduken dhe nuk u asimiluan dot nga muslimanët.
Kjo çoi në krijimin e aleancën së tyre më pas me Armenët, të cilët ishin të krishterë si shqiptarët. Në epokën e mesjetës së hershme në kufirin mes Albanisë Kaukaziane dhe Gjeorgjisë, grupet shqiptare nga perëndimi u bënë pjesë e kombit gjeorgjian dhe bashkimi i tyre njihet me emrin Erti. Rajoni më i vjetër i Albanisë Kaukaziane ka qenë pjesa veriore e luginës së lumit Kur dhe e lumit Alazani. Pikërisht këtu filluan zhvillimin komunitetet urbane, duke përfshirë dhe kryeqytetin e Albanisë Kaukaziane, Kabala.
Faktet e ekzistencës së Albanisë Kaukaziane
Ekzistenca e Albanisë Kaukaziane është e vërtetuar edhe falë artefakteve. Ekzistojnë zbulime arkeologjike të cilat tregojnë se Albania Kaukaziane ka pasur shkrimin dhe gjuhën e vet popullore. Por nga shekulli i III-të edhe gjuhën zyrtare. Në territorin e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgjinë e sotme janë ende në këmbë kishat e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane, të cilat thirrën edhe sot si të tilla dhe dallohen qartë nga arkitektura, edhe pse mund t’u kenë ndërruar ndonjë simbol.
Mbretërit shqiptarë në Albaninë e Kaukazit
Mbreti i parë shqiptar quhej, Arranshahu. Ai u bë mbret kur pushtuesit e Albanisë Kaukaziane (Armenët dhe Persianët) deshën të vinin mbret të shqiptarëve njeriun e tyre, (një nga shqiptarët lokal).
Pas luftërave të egra çlirimtare kundër pushtuesve, njeriu që çliroi Arranin, u bë mbret i gjithë Albanisë Kaukaziane dhe u thirr me emrin, Arranshah. Kështu u krijua familja e parë mbretërore e Albanisë Kaukaziane.
Pas aleancës me Armeninë, mbreti shqiptar Urnair i Albanisë Kaukazian, i rikthyer në fenë e krishterë, u pagëzua në Armeni në vitin 370 para Krishtit. Ai u bë më pas një partner besnik edhe i Perandorisë Persiane, e cila si dhuratë, i dha Urnairit krahinat: Aghuak, Utik dhe Shakashen gjatë copëtimit të Armenisë në mes të Romës dhe Persisë.
Më pas në territorin e Utikëve mbreti pasues i shqiptarëve Vaqe ndërtoi një qytet, të cilin, në nderim të Mbretit Persian,i dha emrin Peroz, që më vonë ndryshoi në Partav.
Pushtuesit Arabë dhe Armenë filluan më pas të kacafyteshin me njëri-tjetrin për territorin e Albanisë Kaukaziane Pas luftërave të shumta të historisë një pjesë e popullsive të Albanisë Kaukaziane, siç thamë më lart, mbeti gjatë nën qeverisjen e Armenisë dhe u detyruan të përdornin gjuhën Armene. Një pjesë tjetër e popullsive mbeti nën qeverinë e Iranit. Ndërsa një pjesë e tretë mbeti nën qeverinë e Turqisë.
Megjithatë deri në shekullin të VII-të në Albaninë Kaukaziane kishte shumë territore shqiptare që përdornin masivisht gjuhën e tyre të vjetër dhe dalloheshin lehtësisht nga popujt e racat e tjera, që mbetën në vendin e shqiptarëve siç janë popullsitë armene, iraniane, turke etj.
Kështu nga shekulli i IX-të dhe i X-të Albanisë Kaukaziane i mbeti vetëm emri i shteti që nuk ekziston më. Por popullsitë shqiptare nuk u shfarosen.
Ato jetojnë edhe sot në Gjeorgji, në Azerbajxhan dhe në Karabak dhe dallohen shumë mirë nga popujt e tjerë jo vetëm nga karakteristikat e racës, por dhe ato të kulturës, nga zakonet e doket, nga gjuha etj. Ata nuk ngjajnë me ju shqiptarët e Shqipërisë së Adriatikut, por janë njësoj si ju./albafax

Tuesday, November 22, 2016

MONEDHA TË SUNDIMTARËVE TË BASHKËSIVE E TË QYTETEVE ILIRE

Pjesë nga thesari i një kombi...
MONEDHA TË SUNDIMTARËVE TË BASHKËSIVE E TË QYTETEVE ILIRE

Qarkullimi i monedhave në Iliri lidhet me kalimin e shoqërisë ilire në prodhim dhe me shkëmbimin e mallrave. Në periudhën protoqytetare (mesi i shek. VII-mesi i shek. V para Krishtit) shkëmbimi bëhej mall me mall. Kur morën hov marrëdhëniet e shkëmbimit, doli në skenë #monedha, një njësi metalike që përfaqëson një vlerë të caktuar si njësi matëse për vlerat e prodhimeve të tjera. Monedhat e para në tregun ilir u futën rreth shek. VII-V para Krishtit. Depërtimi i monedhave në tregun ilir u bë përmes kolonive të qendrave të Dyrrahut dhe të Apolonisë.
Si rezultat i mirëqenies ekonomike, shtresat e tregtarëve dhe të zejtarëve u fuqizuan shumë. Ky forcim ekonomik bëri që Dyrrahu të hapte një punishte monetare për prerjen e monedhave autonome. Duke marrë shembullin e Dyrrahut, edhe Apolonia, për t’u shkëputur nga Korkyra, vendosi hapjen e një punishteje të tillë. Prerja e monedhave të para në këto dy qytete duhet të ketë filluar rreth vitit 430-350 para Krishtit.

Shekujt III-I para Krishtit janë koha e qarkullimit më të dendur monetar dhe e prerjeve të shumta prej argjendi dhe bronzi. Krahas Dyrrahut dhe Apolonisë, në këtë periudhë hedhin në qarkullim prerjet e tyre edhe qytetet ilire Amantia, Bylis, Olympe, Skodra, Lisi deri në Danub.
Tipi monetar, me faqen me simbolin e lopës duke ushqyer viçin dhe me shpinën katror me bishta, mbetet themelor për prerjet e argjendit në Dyrrah e Apolloni gjatë gjithë shek. III-I para Krishtit. Në periudhën 300-250 para Krishtit vendosen për herë të parë në faqen dhe me shpinën e këtyre monedhave emrat e shkurtuar të nëpunësve. 
Pas vitit 250 para Krishtit, emrat fillojnë të vendosen të plotë: emri i faqes përfaqëson nëpunësin monetar; ndërsa në shpinë, krahas emrit të shkurtuar të qytetit, vendoset emri i prytanit, nëpunësit më të lartë të qytetit. Pas vitit 200 para Krishtit, në faqen e monedhave shtohen dhe shenja simbolike, si bleta, kalliri i grurit, bashi i anijes etj., që ishin stema të familjeve të nëpunësve.

Sunday, October 30, 2016

Esli Belshi 17 vjeçarja nga Ceriku, e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve, me shpikjen e; “dorës robot”.



Esli Belshi është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve me shpikjen e “dorës robot”. Si nisi iniciativa, çfarë vlere ka shpikja, kujt ja dedikon, mesazhi për bashkëmoshatarët dhe perspektiva e shkencëtares sonë të ardhshme.

Zakonisht ndodh që, pasi ke përfunduar studimet, të merresh me shkencë dhe shpikje. Por nuk ka ndodhur kështu me një 17 vjeçare nga Cërriku. Tek ajo është zbuluar herët ngacmimi për të prodhuar diçka të dobishme për shoqërinë. Dhe gjithçka duket se ka nisur nga një histori reale, ngjarje që shpesh i  kanë nxitur shkencëtarët që të shpikin gjërat e mëdha… 
Ajo quhet Esli Belshi. Vjen nga një familje me vlera qytetare, të emancipuar dhe arsimuar. I ati është mjek i njohur (Kastriot Belshi) dhe nëna e saj mësuese dhe drejtuese në arsim,(Mimoza Belshi ).
Esli ka shkëlqyer në mësime në 9 vjeçare e tani vazhdon studimet në kolegjin “Mehmet Akif” ndër më të mirët në Shqipëri.
Ndërthurja e teorisë me praktikën, nxitja e prirjeve në procesin mësimor duket se ka dhënë frytet e veta dhe tani kur ajo është ende 17 vjeçe, emri i saj regjistrohet ndër shpikëset më të famshme në botë.
Nxënësja nga Cërriku e paraqiti projektin e saj Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas/SHBA.
Në  këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.
Shqipëria u përfaqësua nga Esli Belshi nxënëse e Kolegjit Turk “Mehmet Akif”  në degën inxhinieri, me projektin “Një dorë robot”.

Aktiviteti u përmbyll me një ceremoni madhështore, ku u bënë vlerësimet për projektet më të mira dhe u ndanë medalje dhe çmime të ndryshme. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vlerësua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroj asaj një bursë studimi.
Projekti bazohet në risitë në zhvillimin e elektronikës dhe qëllimi ka qenë prezantimi i një projekti të thjeshtë, që nëpërmjet një mikroçipi, dora e dëmtuar të komandohet me anë të zërit.
Demonstrimi fillestar ka qenë hapja dhe mbyllja e dorës me anë të komandës zanore. Më pas do të kalohet në komandimin e secilit gisht veçmas.
Esli shprehet se këtë çmim ja dedikon gjyshit të saj i cili e ka shtyrë në punën kërkimore.
Ajo tregon emocionet e veçanta gjatë marrjes së çmimit dhe thotë se në momentet kur ka ngritur flamurin e ka harruar veten, por ka menduar për gjithë Shqipërinë.
Të ardhmen e sheh në punën kërkimore në studime që pritet ti vazhdojë në universitetet më të njohura të botës të cilët nuk kanë munguar ti dërgojnë ftesa që tani.
Esli përbën një shembull frymëzimi. Njëkohësisht ajo është vazhduese e gjeneratës së shkencëtarëve shqiptarë që tashmë kanë bërë emër në Amerikë dhe në mbarë rruzullin.



Intervista: Të ndihmosh njerëzit  qëndron përtej të qenit dikush

Të befason e të mrekullon njëkohësisht logjika e kësaj 17 vjeçareje. Shprehja e saj “ Të ndihmosh njerëzit qëndron përtej të qenit dikush”, zotëron një fuqi shprehëse që tejkalon shpikjen e saj.  Është pikërisht kjo që në fakt i mungon botës sonë që rend e stresuar vetëm brenda interesave të ngushta të saj.

Si ju lindi ideja për këtë projekt?
Idenë e mora rastësisht. Ishte një rast aktual i dikujt që kishte probleme me gjymtyrët e sipërme. Më ngacmoi ideja që ta bëj edhe këtë kategori që të ndjehet si të tjerët. Dhe ju përvesha punës.
Si u përzgjodhët
Ishte një konkurs që mund të aplikoje edhe me anë të internetit. Por Shqipëria u përfaqësua me fituesit e ASEFF-it që është një konkus kombëtar për projekte shkencore. Unë u përzgjodha bashkë me dy djem nga Shkodra.

Çfarë vlerësoi juria tek projekti juaj?
U pëlqye si ide dhe si një projekt i bukur. U demonstrua konkretisht me komandë zanore para jurisë. Ata mbetën shumë të kënaqur. Mendoj se çelsi i suksesit ishte të bazoheshe në zbulime të thjeshta për gjëra të vështira. Dhe mendoj se këtë vlerësuan më shumë.

Si mendon do gjejë aplikime?
Projekti im ishte prototip dhe sigurisht që ka nevojë që të përmirësohet. Por aplikimi mendoj se i përket së ardhmes jo shumë të afërt. Projekti bazohet në thjeshtësinë që të mos shkaktojë as dhimbje dhe as lodhje dhe të jetë i aplikueshëm edhe nga njerëz që nuk kanë njohuri elektronike dhe që të jetë i komandueshëm. Gjithashtu edhe më i lirë për tu prodhuar dhe për tu blerë në treg. Sipas kësaj pajisje, njerëzit nuk kanë nevojë që të kenë kontakte muskulore por të komandohet me zë.

Ku e gjen më shumë veten në degët e shkencës?
Mund të the se e gjej veten në pjesën e elektronikës. Përderisa isha e suksesshme këtu mendoj të qëndroj në këtë fushë. Por jam mirë edhe në degë të tjera.
Ju bënë oferta pas këtij çmimi?
Po. Pas çmimit më bëri menjëherë ftesë një universitet në Amerikë. Por nuk do nxitohem. Do të përzgjedh.
Do vazhdosh studimet në këtë fushë? Do perfeksionohesh në këtë disiplinë? Do perfeksionohesh
Po do vazhdoj.
Cilat janë synimet e tua në jetë?
Mjafton të kem një punë. Suksesi për mua nuk është edhe aq i rëndësishëm.
Do kemi një shkencëtare në të ardhmen?
Do ja lë kohës
A keni një model nga ku udhëhiqeni në jetë?
Nga njerëz të famshëm jo brenda familjes po. Modeli për mua është gjyshi im Lulo Hoxha. Ai madje më shtyu që të ndërmerrja projektin. Edhe gjyshi tjetër. Prindërit më kanë qëndruar pranë dhe kanë ndihmuar që të realizoj synimet e mia.
Si u ndjeve kur fituat çmimin?
Ishte e papërshkrueshme. Një krenari më vete.  Në atë moment harrova që isha individualisht. Ishte diçka shumë e madhe.
Ke ndonjë mesazh për bashkëmoshatarët e tu?
Të ndihmosh njerëzit qëndron përtej të qënit dikush. 
infoelbasani.al

http://kanunitv.blogspot.al/2016/10/
Mili Butka