Showing posts with label Indetiteti Shqiptar. Show all posts
Showing posts with label Indetiteti Shqiptar. Show all posts

Friday, September 29, 2017

Kur nuk ia di hujin historisë, pse futësh në te?




Kur nuk ia di hujin historisë, pse futësh në te?

(përgjigje në shkrimin “Pellazgët e një taksisti: hipoteza që po çorodit një popull “ të shkruar nga Salih Mehmeti në Konica.al )

“Qasja sharlataneske po e bën Zhyl Vernin si nismëtar të absurditeteve shqiptare me civilizime të harruara, Atlandita të rigjetura, rravgime si të Schliemann-it për gjetjen e një Troje të re, mistere kabala si dhe përfytyrimin e shqipes si kod hieroglifesh dhe enigmash mijëravjeçare. A nuk është ky një
dëmtim serioz i shëndetit mendor kolektiv?
“ -na shkroi Col Mehmeti në Konica.al me 28 Shtaro2017 , dhe vazhdoi : “Njerëz profanë, bjerrakohës e gdhë, që nuk njohin as greqishten e vjetër, madje as edhe një gjuhë indoevropiane, molloisin etimologji të dhjera e bëjnë rrokjezime si fantazistët mesjetarë, me folketimologji, duke i shpjeguar shqip muret e myshkura ciklopike, akropolet, piramidat, ziguratat, shkrimin kuineform në pllakat sumere, shkrimet sillabike të Linearit A dhe B… “

Sa e dhëmbshme aq edhe irrituese !

Ne shqiptarët e kemi një pyetje për ata që i futen va e pa va diçkaje që nuk e njohin :” Kur nuk ia di hujin ,pse futesh ? Pra Col Mehmeti kur nuk ia di hujin historisë pse futesh në te ?

Nëse ti në vitin 2005,në kohën kur nuk kishte portale dhe Facebook, dhe forumet (forumishqiptar.comarberiaonline.com) ishin platformat e vetme të diskutimeve virtuale, dhe ti bashkë me një grup djemsh të pasionuar, afishonit dendurisht materiale anglisht të shekullit të nëntëmbëdhjetë që tumirnin idenë pellazge. Po,kush të kishte faj aso kohe ? Pse futëshe aso kohe aty ku nuk delej ?

E turpi më i madh i yti është kur thua që “Sot pas 16 vitesh jo që s’besojmë në to, por edhe turpërohemi nga këto fanitje me sy hapur. “ . Kush ta ndërroi mendjen ? Paaftësi yte për të vazhduar në një punë që nuk kishe lidhje apo “pishmani “ qëndron diku tjetër.

Shiko mik kur shkruan se : “Ndiej një faj të pangushllueshëm që dikur në revistën kulturore ‘Albanica’ merresha me fantashkencë për hunzakë, kalashë e pamirianë, për të cilat fusja dorën në zjarr se ishin do fise të përhumbura pellazge në Baktri e Sogdianë (Afganistan dhe Pakistan) e deri në stepat e paanë të Taxhikistanit.” Me të vërtetë duhesh të turpërohesh edhe ti e edhe
Albanica” që kanë lejuar që ti të merresh me fantazi “
Ti nuk e di që je shumë i vogël për një studim të tillë. Marre qe je futur aty ku nuk ia ke zanatin. !

Të pranohet pishmani yt: « Veç dy vite lexime të thelluara mjaftuan që ta kuptoja humnerën e mjeruar të padijes sime dhe nonsensit të asaj që mëtoja »

Helbete, ishe i ri aso kohe !
Po pse sot i hynë mohimit kur nuk ia di hujin historisë ?

Shiko djali i demoralizuar nga ajo që ke thenë , vetëm një gjë e përserisë mos hyr aty ku nuk mundesh me dale.

Aha ! e desha edhe një vërejtje për gabimet në postimet e papjekura që i shkruan: "Pse katalanët u bënë figura të tmerrit në mitologjinë shqiptare? (Nga Salih Mehmeti - 27 Shtator, 2017) “”Sipas albanologëve që kanë studiuar folklorin shqiptar, figura e ‘Katallanit’ i është mbivendosur një personazhi tjetër të mitologjisë shqiptare, siç ishte ciklopi ose siç quhej në jug ‘syqenhënjeri’ (një bashkim i sy qen ha njeri).” E vërtetë kjo , po ç`lidhje kanë katalonasit e Spanjës të shek 12- të me figurat mitike të Homeri-t ?

Nejse, e di qe edhe kësaj do t`i biesh pishman më vonë .


Përshendetje nga


Fahri Xharra . Gjakovë




Sunday, May 7, 2017

Europës i jemi qasur me hile otomane. Shkruan Agron Gjekmarkaj

Europës i jemi qasur me hile otomane


shkruan Agron Gjekmarkaj


Shqiptarët, Zoti i ka vendosur në Mesdhe, aty ku u farkëtuan fatet e civilizimit perëndimor, ose e thënë më drejtpërdrejt, aty ky lindi Europa si koncept, si qytetërim, nga ku u nis për të mbështjellë me tisin e saj të mrekullueshëm një kontinent të tërë.
Atë qe ne sot e marrim të mirëqenë!
Po në fizionominë e kësaj Europe ne shqiptarët kemi lënë shenjat tona duke i skalitur ato me fuqinë e një populli mes sfidash, por të vjetër.
Nuk na mungojnë martirët e krishtërimit, perandorët, papët, mbrojtësit e Europës, shkrimtarët, politikanët e paqes, e shenjtorët! Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Papa Klementi XI, Nënë Tereza, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova e shumë të tjerë. Europën e kemi patur larg dhe afër, por ajo ka qenë gjithmonë porti mëmë ku jemi kthyer pas stuhish e erërash të forta që na ka rezervuar historia. Për 500 vjet pushtimi otoman tentoi ta shkulte prej nesh Europën, gjuhën shqipe, krishtërimin, Gjergj Kastriotin, por nuk ja doli.
Vetëdija ishte më e fortë sesa frika e dhunës. Po ashtu, pas një segmenti të shkurtër kohor i cili mbyllej në vitin 1944, një tjetër ndarje tragjike i ndodhi kombit tonë me kontinentin e vjetër. Diktatura komuniste e projektoji republikën e re totalitare në aleanca të panatyrshme, e më vonë në izolimin total.
Kur, 60 vite më parë, etërit themelues të BE-së, me Traktatin e Romës hidhnin firmat që do të modernizonin bashkohësinë duke shtuar sigurinë, vlerat demokratike, standardet ekonomike, dhe duke shtuar të gjitha liritë e njeriut për qytetarët e kontinentit, ‘politikanët e shtypjes’ në vendin tonë i anatemonin dhe përbuznin të gjitha këto kategori, duke u ofruar shqiptarëve terror, uri dhe propagandë.
Por Europa ka qenë zemërgjerë dhe e vetëdijshme për orientimin e popullit shqiptar. Ndaj ajo i nxiti ata për nga liria dhe demokracia, i mirëpriti dhe asistoi sapo dolën nga tirania duke u sintonizuar me thirrjen e një populli që vikaste me thirrjen e epërme, “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Po ashtu, trualli ynë i përbashkët, Europa ndihmoi shqiptarët e Kosovës, pikërisht në atë që dukej e pamundur në fitimin e lirisë dhe të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, duke ndrequr shqyerjet e kohës.
Në 26 vite liri dhe pluralizëm, Shqipëria ka bërë hapa seriozë drejt Europës, sot ajo ka statusin e vendit kandidat dhe lirinë e lëvizjes së lirë. Po ashtu Kosova ka hyrë në të tilla hulli. Të dyja shtetet, integrimin e shohin si të vetmen rrugë, por edhe si një mundësi të madhe prosperiteti, paqeje e demokracie kaq të dëshiruar e të merituar, pas mundimesh pa fund.
Sigurisht gjatë këtyre viteve, politika shqiptare mund të bënte shumë më tepër. Shpesh, ajo i është qasur Europës me hile otomane. Shpesh, ajo duke favorizuar korrupsionin, tarafin dhe logjikën tribale, fakte e cilësi që na kanë mbajtur larg Brukselit, e ka vështirësuar ecjen tonë edhe mjegulluar horizontin. Por, një gjë është e sigurt, shqiptarët janë europianë të bindur dhe integrimin e kanë aspiratë madhore, por nuk mund ta arrijnë atë pa emancipuar politikën e tyre. Politika dhe shoqëria nuk janë të ndarë, ato kushtëzojnë njëri-tjetrën. Një popull europian ka detyrimin të nxjerrë politikanë europianë.
Pa e bërë këtë hendeku me Europën do të mbetet.
Gjithsesi, ky 60 vjetor është edhe i shqiptarëve. I gjen ata më të vetëdijshëm për raportin me Europën, më këmbëngulës për të vetmen rrugë dhe rrugë pa kthim… atë të shkuarjes në shtëpi dmth në Europë. (http://politiko.al/ )

Tuesday, April 4, 2017

"Pushtimi i keshtjelles dhe qytetit te Lezhes nga Kasapi i Arberise, Sulltan.Mehmeti i II-te fatih ne vitin-1478".....


"Pushtimi i keshtjelles dhe qytetit te Lezhes nga Kasapi i Arberise, Sulltan.Mehmeti i II-te fatih ne vitin-1478".....
*Ky studim i bazuar vetem mbi burimet arkivore osmane qe lidhet me kronikanet/historianet osman me te njohur, vjen si kunder'pergjigje ndaj tendencave anti-Shqiptare te disa studiuesve shqipfoles te cilet na shfaqen haptas si mbrojtes shume te zellshem dhe propagandues te zjarrte te Neo-Otomanizmit.

Te gjitha burimet arkivore osmane qe i referohen pushtimit te Arberise por edhe ato qe lidhen me shtypjen e pergjakshme te 65-kryengritjeve anti-osmane ne harkun e tmerrshem kohor te viteve 1479-1912, jane te mbushura plot me Histori barbarizmash te pakufishme, nje Gjenocid i pashoq, dhune, masakra, plackitje, djegie, rrenime, rrafshime te keshtjellave madheshtore dhe qyteteve te lulezuara qe u kthyen ne fshatra te rendomta ose pushuan se ekzistuari, perdhunime, skllaverim, grabitje e femijeve te mitur dhe e vajzave te reja, shkaterrim te Kishave Katolike ose adaptimin e tyre ne Xhamija apo shnderrimin ne Tyrbe te komandanteve te korpusit te Jenicereve qe kishin rene shehid ne fushen e betejes, sic ishte rasti i percudnimit te Kishes Katolike te te Shelbuemit ne piken me te larte te Akrolisit antic (Lezhe).etj.

Duke qene se propaganduesit e Neo-Otomanizmit te mire'financuar nga Turqia erdoganiste, nuk ju besojne burimeve arkivore te kohes si; Veneciane, Napolitane, Relacioneve kishtare qe ruhen ne arkivat e Vatikanit apo veprave monumentale te Humanisteve te medhenj Arber te shek.XV-XVI-te, atehere jam shume kurioz qe te shoh qendrimet e tyre lidhur me ate cfare shkruhet kaq bukur dhe qarte nga kronikanet/historianet osmane me te njohur, mbi te cilet bazohet e gjithe historiografia zyrtare turke!!!....

E verteta nuk eshte monopol i askujt por duke qene se kronikat osmane konvergojne ne te njejten pike me burimet arkivore veneciane,napolitane,relacionetkishtare dhe veprat e Humanisteve te medhenj Arber, atehere une, duke i analizuar te gjitha keto te dhena nepermjet metodes krahasuese, dal ne konkluzionin e pashmagshem se "Perandoria Osmane ka qene pushtuesi me i tmerrshem dhe me i pameshirshem i vendit tone por gjithashtu edhe burimi i fatkeqesive me te medha pergjate Historise se Kombit-Shqiptar dhe shkaktari kryesor i ndryshimit te struktures etnike, i varferise biblike apo prapambetjes ekonomike dhe deme te tjera katastrofike, pasojat e te cilave po i vuajme edhe ne ditet e sotme"......

1)-"Tursun Beu;Tarih-i ebu'l-feth (Historia e atit te pushtimeve)";.....
*"Ai (Sulltan.Mehmeti i II-te fatih) dergoi beun e Rumelise, Daut Pashen, kunder keshtjelles se Zhabjakut e ndersa beun e Anadollit, Sulejman Beun perkunder keshtjelles se Drishtit. Keshtjella e Zhabjakut nuk rezistoi dhe me te mberritur atje Daut Pasha ,ajo u pushtua. Edhe ai u nis dhe shkoi kunder keshtjelles se Drishtit. Me ndihmen e hapesit te portave (Zotit) e pushtuan ate per nje kohe te shkurter dhe e grabiten. Pas kesaj ata erdhen prane Sulltanit madheshtor, i cili i dergoi kunder keshtjelles se Lezhes...

Te pafete e kesaj keshtjelle ishin gjysme te shpartalluar vetem nga lajmi i pushtimit te atyre dy keshtjellave. Kur ushtria te cilen e prin fitorja, mberriti kunder tyre,aty kishin mberritur nga ana e detit shume galera (anije te medha veneciane). Ata (Arberit; qytetaret e Lezhes), sipas permbajtjes se versetit "Po shkaterrojne shtepite e tyre me duart e veta", naten u vune zjarrin shtepive dhe u arratisen, duke hipur ne anijet e te pafeve. Ushtria (osmane) qe gjemon si bubullima, filloi te godase te pafete me bresheri shigjetash, qe nga dy anet e lumit.

Te pafete u coroditen dhe anijet, duke u perplasur me njera-tjetren, dolen ne breg. Ne duart e ketyre luftetareve rane plackat e te pafeve qe ndodheshin ne dy galera te medha. Pa arritur akoma ne det, nga zhurma e daulleve te ushtrise qe po godiste me shigjeta nga te dyja anet e lumit(Drin), shume te pafe dolen nga anijet dhe u hodhen ne ishull (sot,Ishull-Lezhe).
Luftetaret, duke mbajtur ne goje shpatat, notuan lakuriq dhe dolen ne ishull. Keta njerez te zhveshur krijuan nje repart dhe u versulen mbi te pafete. Ata i vune roberit perpara si nje kope. U gjeten anije peshkimi, hipen ne ato kuajt dhe sulmuan mbare ishullin. U ngopen me placke. Mbasi u pushtua kjo keshtjelle, ata (osmanet) fortifikuan keshtjellen e Zhabjakut e te Drishtit, ndersa forteses se Lezhes i vune zjarrin dhe e rrenuan".....

2)- "Kevami; Fetih-name-i Sultan Mehmed (Veper mbi fitoret e Sulltan Mehmetit)";.....
*"Sulltani urdheroi qe te gjithe komandantet te shkojne ne keshtjellen e njohur me emrin 'Lesh', e cila ishte liman dhe ndodhej ne bregdetin e atij vendi dhe te perpiqeshin per pushtimin e saj. Menjehere te gjithe komandantet se bashku me ushtrine islame marshuan per ne ate keshtjelle. Kete do ta godisnin gjithashtu me topa (si Krujen&Rozafen) deri sa gjylet ta shembnin dhe qe pastaj me anen e forces se shpatave, ta pushtonin.

Kur te gjithe komandantet islame, d.m.th. komandantet e Anadollit dhe Rumelise mberriten tek keshtjella e Lezhes qe ndodhet ne brigjet e detit, te pafete dhe paganet ,kur pane madheshtine e ushtrise islame, u tmerruan, nuk i nxinte me vendi, por menjehere futen ne anije familjet e tyre, njekohesisht ngarkuan edhe plackat. Nga ana tjeter, ata me duart e tyre i vune zjarrin keshtjelles dhe u larguan ne drejtim te detit. Ushtria islame, vendosi nje top ne breg te detit prane keshtjelles, ate e kishin mbushur dhe bere gati per zbrazje.

Pikerisht ne kohen kur te pafete u hipen anijeve dhe duke dale nga limani u drejtuan per ne det te hapur, atehere ushtaret islame filluan te godasin me topin e pergatitur qe me perpara. Menjehere guret e llahrarshem te topit, filluan te binin mbi ta si vetetima. Disa prej te pafeve u goditen; secili prej tyre i kapur mbi nje cope derrase, po notonte sikur te ishte ndonje zog deti. Te pafete dhe paganet u mbyten ne det. Disa prej tyre i kapen rob, disa te tjere i shkuan ne shpate, i copetuan. Ishte nje panorame e jashtezakonshme (e ka fjalen per masakren e qytetareve te Lezhes)!..

Ata i derguan lajm Sulltanit te botes duke i treguar perfundimin e kesaj pune. Sulltani i botes e pelqeu kete pushtim te dhuruar nga Allahu dhe zemra ju mbush plot me gezim, sepse secila nga keshtjellat qe ndodheshin ne Nahijen e Shkodres (Lezha, Drishti&Zhabjaku), me nje fare menyre u pushtuan dhe rane nen pushtetin e Sulltanit (Mehmeti i II-te fatih)"....

3)-"Idriz Bitlisi(14?!-1520);Hest Bihist(Tete Parajsat)";....
*"Mbasi arriti lajmi i kesaj fitoreje (marrja e Drishtit&Zhabjakut), u leshua urdheri sulltanor qe te gjithe te suleshin nga keshtjella e Lezhes dhe te benin cfare te ishte e mundeshme qe ta pushtonin edhe kete. Banoret e kesaj keshtjelle qe kishin degjuar per forcen derrmuese dhe trimerine e ushtrise islame ne pushtimin e dy keshtjellave te siperme, hoqen dore te deshperuar nga mbrojtja e keshtjelles.

Disa nga komandantet e medhenj dhe nga prijesit ushtarake freng (venecian) qe paten ardhur aty per mbrojtjen e keshtjelles, deshen qe tu hipin varkave duke marre me vete familjet, plackat dhe pasurite e tyre dhe duke kaluar nepermjet lumit te madh (Drini) qe u permend me siper, te arrinin ne bregun e detit dhe te shpetonin veten e tyre nga vorbulla e zhdukjes, por qelloi qe rruget e kalimit te varkave ne ate lume te madh, te ishin perkundrejt fushimit te ushtrise se sulltanit!.

Nderkaq, varkat e te pafeve u pane qe te largoheshin menjehere duke kaluar neper ate lume. Heronjte guximtare qe nuk kishin pare ndonjehere anija te tilla te mbushura grumbull me placka dhe gjera te vyera qe nuk mund te pershkruhen dot, si dhe plot me djem dhe vajza te bukur e me gra si hyrriet e parajses, te ndezur nga deshira per shperblim e placka, ata u derdhen nga bregu i lumit...

Nje turme notaresh te stervitur u zhveshen ashtu si zhvishet palla nga milli dhe duke shtrenguar shpatat me dhembe, kercyen ne uje. Duke bere not, ata ngriten mbi te pafete shpatat e trimerise dhe brenda nje hopi, kordhat e tyre te mprehura, qeruan pjesen me te madhe te te pafeve dhe i kapen rober te gjitha familjet dhe grate e tyre te bukura. Gjithashtu, zune si pre plackat, para dhe gjera te tjera te panumerta.

Disa varka te tjera qe ishin larguar nga kjo keshtjelle dhe qe po vinin prapa, kur pane se cfare i gjeti komandantet dhe udheheqesit e tyre, e ndryshuan drejtimin dhe u fshehen ne nje ishull plot me pyje (Ishull-Lezhe) qe ishte ne mes te atij lumi. Heronjte, ashtu si heren e pare, u hodhen ne Drin dhe dolen me not ne ate ishull. Ata diktuan ne mes te pyllit, turmen e madhe te te pafeve (Arber) dhe "ua dliren trupat e felliqur me ujin e palles se mrehte"!..

Pastaj ngarkuan ne varkat e vete atyre, plackat dhe familjet e tyre dhe i sollen ne fushimin sulltanor duke i vene nen kembet e ushtarve.. Me kete menyre te jashtezakonshme dhe ne saje te perpjekjeve te tyre, ata hodhen ne duar nje placke te pallogaritshme!.. 

Mbasi kaluan ne doren e sherbetorve te Sulltanit te tria keshtjellat; e Lezhes, e Zhabjakut dhe e Drishtit, keshtjella e Lezhes meqe keshtu e donte puna, u rrenua, kurse keshtjellat e tjera u forcuan shume. Mbi kullat e tyre qe arrinin deri ne qiell, u ngriten flamujt e Islamit por Sulltani ishte perqendruar teresisht ne ceshtjen e pushtimit te Shkodres"!.....

4)-"Kemal Pashazade/Ibn Kemali (1468-1534); Tevarih-i al-i osman (Historia e Dinastise Osmane) -Defteri/Vellimi i VII-te";.....
*"Kur lajmi i fitores (Drishti&Zhabjaku) ju njoftua selise se padishahut te islameve,u urdheruan ushtrite e siperpermendura qe menjehere prej andej, ata te niseshin per ne Lezhe, ta pushtojne ate keshtjelle dhe kufomat e atyre te panenshtruarve te asaj keshtjelle, tua japin si ushqim ujqerve, shpendeve dhe te gjithe egersirave te atij vendi!!...

Me te mberritur urdheri i larte perandorak, bejlerbejte u shperngulen nga Drishti dhe me fat te mbare u drejtuan per ne Lezhe. Fluturuan sikur te kishin krahet me te shpejte dhe pa u vonuar, arriten prane rrethimit te keshtjelles. Nderkohe ata (osmanet), hyne ne fushen e betejes dhe me doren e gjate te shigjetave, kalonin muret dhe godisnin te pafete (Arberit). Kthetrat e bronxta, torturonjese te luftes dhe tigrat e fuqishem te luftes malore, u ndane dhe u vendosen ne dy anet e keshtjelles duke e vene Lezhen ne mesin e tyre!..

Kur ushtria ngadhenjimtare u vendos plot madheshti rreze mureve te qytetit dhe kur zgjati doren drejt fundit te fustanit te fitores, atehere te pabindurve te Lezhes u iku gjaku nga frika dhe fytyrat e tyre mbeten te thata si te shenjetorve ne afresket e Kishave. Keshtu ata u shnderruan ne trupa te pashpirt!..

Me ne fund ata pane sesi krahinat perreth u pushtuan nga ushtria vershuese si Nili dhe e rrembyeshme si perrenjte e maleve dhe se kulla e tyre mbeti si nje ishull brenda ketij deti qe permbyt boten!.. Ata (Arberit) e kuptuan mire se Lezha me perleshje do tu ikte nga duart e tyre, dhe po te mos largoheshin me kohe per te shpetuar koken, atehere anija e trupave te tyre do te mbytej ne vorbullen e luftes!!!..

Kur ata pane qe nuk mund te qendronin me ne toke, preferuan qe te arratisen nga ana e detit.. Ne darke ata i vune zjarrin te gjithe keshtjelles dhe dogjen krejtesisht cfare kishte brenda, ashtu sic thote verseti kuranor; "Shkaterrojne shtepite e tyre me duart e veta".. Ata me duart e veta e dogjen vendin e tyre dhe me veprimet e tyre tiranike shkaterruan cdo gje!. Perpara syve te tyre, cdo shtepi e katund u be shkrumb e hi dhe zemrat e tyre u dogjen nga deshperimi..

Me qellim qe te ndihmonin keshtjellen e Lezhes,kishin ardhur nga Venecia disa galera. Ne qofte se do te fitonte armiku qe ndodhej jashte (osmanet), ata do te merrnin banoret (Arber) qe ndodheshin brenda ne keshtjelle dhe do te largoheshin nga ai vend... Banoret zbriten dhe hipen ne galerat qe qendronin te gateshme prane mureve te keshtjelles (porti lumor i qytetit te Lezhes dhe kantieri per ndertimin e anijeve)... Ne keshtjelle nuk mbeten as gra dhe as femije, as te rinj dhe pleq, por te gjithe se bashku mbushen anijet me plackat e tyre.. Gjate gjithe nates e deri ne mengjes ata ngarkuan anijet dhe e boshatisen brendesine e keshtjelles nga parate e qendrimit, ashtu sic u boshatis edhe qesja e durimit te tyre...

Ata emigruan nga Atdheu!!!...

Lotet e tyre qe rridhnin rreke per shkak te kesaj dhimbjeje, lanin guret e rrugeve... Kur mbi keshtjellen e Lezhes ra zjarri i permallimit, ajo u dogj dhe u be shkrumb si nje kamp armiku!.. Luftetaret ngadhenjimtare turq qe ndodheshin perreth keshtjelles, kur mesuan se te pafete e lane keshtjellen dhe iken, atehere me shpata te zhveshura, grupe-grupe u versulen si valet njera pas tjetres ne breg te detit!. Ato galera ishin mbushur aq shume me te pafe (Arber) dhe placka sa nuk mund te nxinin me; secili prej tyre kishte sjelle placka sa mund te sillnin banoret e nje mehalle te tere...

Meqenese ato (Galerat veneciane) ishin mbushur plot e perplot dhe me qe ndodheshin ne breg te detit, fundrat e tyre kishin prekur token!.. Disa nga te pafete keqberes, duke mos pasur dijeni per kete, kishin qendruar ne toke... Ata, kur pane se turqit po i sulmonin, deshen qe te arratiseshin, por anijet nuk leviznin dot nga vendi!.. Me gjithe perpjekjet qe ato bene duke perdorur lopata dhe hunj, prape se prape anijet nuk levizen dot nga vendi!. Ata njerez qe mendojne vetem pet keq, mbeten te pushtuar nga habia; ata qener u kredhen ne deshperim!.

Nje shumice kaloresish (osmane) mberriti aty duke vershuar si nje perrua malor dhe si nje re shiu ne pranvere.. Luftetaret turq, si shpata e mprehta, hyne ne uje deri ne gryke. Te guximshmit u kapen pas lopatave, ndersa disa te tjere pas litareve dhe kur hyne ne anije, njerezit qe kapen aty brenda i kthyen ne rober. Luftetaret e pafe, qe nuk u kishin mbetur me forca per lufte, u hodhen ne det per te shpetuar kokat e tyre. Disa prej tyre i arriten dhe i bene rober, ndersa shumica prej tyre u mbyten ne uje dhe shkuan ne fund te sketerres.

Ne kete menyre u kap nje pjese e atyre anijeve. Ato i pastruan nga ndyresira e paganeve dhe i lane me gjak. Kur disa prej ketyre anijeve hapen velat dhe po largoheshin duke perplasur krahet si zogu, osmanet nga bregu e cuan luften deri ne qiell duke hedhur mbi keto anije qe ishin afer; gure dhe drunj, ndersa ato qe ishin larg i godisnin me topa dhe dyfeqe. Ato egersira u torturuan, u thithen nga vorbulla e habise dhe duke mos pasur forca per tu arratisur, ata shkuan ne ishullin qe ishte perkundrejt keshtjelles se Lezhes...

Nga kjo ane, nje pjese e luftetarve qe mbanin shpatat me dhembe, duke qene te zhveshur si shpatat e ushtat, ata hyne ne detin e perleshjes, d.m.th. ne ate det qe ishte i mbushur plot me ushta dhe duke notuar si krokodilat e zjarrte, mberriten afer ishullit; duke dale si nje mjergull avulli nga uji, u versulen mbi te pafete, luftuan dhe i thyen ata keqberes!..
Kur turqit dolen nga ujet si krokodila kthetermprehte, hardhucat e gjarperinjte u asgjesuan (qytetaret e Lezhes)...
Nje grup burrash heronj gjeten barka dhe disa te tjere pergatiten me te shpejte lundra, hipen mbi to dhe zbarkuan ne ishull. Edhe disa qindra kalores te shpejte u futen ne uje se bashku me kuajt, notuan dhe si nje vale deti mberriten ne bregun e ishullit.

Kur ata dolen ne toke, disa prej atyre te prapeve me natyre divi qe gjeten atje, i goditen ashtu sikur te kishte rene ndonje gur nga qielli dhe disa i dogjen sikur tu kishte rene rrufeja. Ata te poshter me natyre te zjarrte, u rrethuan nga vala e shpatave te mprehta te detit te luftes. Disa nazemedhenj me trup argjendi qe ju shendriste si uje, duke u dridhur si gjethet e shelgut nga frika e shpatave te bardha, u hodhen ne uje, u mbyten. Zemrat, si zemra mali te mbushura me urrejtje te ketyre luftetareve te paudhe,e me natyre te celikte si themelet e Sheddadit, u bene cope-cope nga rrebeshi i shpatave.

Kokat e ketyre keqberesve, te prera qe ne zverk nga shpata, e qe ishin si pjeprit e kopshtit te sheshit te luftes, notonin ne siperfaqen e ujit si kungujt. Trupat e tyre te brishte leviznin si flluska uji dhe sa here qe dallga i prekte si nje shpate, ato rrudhnin ballin, i cili merrte pamjen e nje mburoje te trendafilte dhe mbyllnin gojen, e cila merrte pamjen e nje mburoje qe i shembullente nje burbuqeje te porsacelur. Luftetaret ngadhenjimtare i rane anembane ishullit dhe e grabiten; moren me vete roberit dhe kumashet qe u rane ne dore dhe me pas u kthyen. Ne ate vend disa nga njerezit e anijeve u zune rober dhe disa u mbyten ne ujin e luftes. Ne kete ane, keshtjella kishte marre zjarr dhe cfare kishte brenda,te gjitha moren flake dhe u shnderruan ne nje varr te te pafeve.

Kryengritesit qe gjendeshin brenda keshtjelles se Lezhes dhe kufomat e te vrareve u dogjen krejtesisht; tymi i tyre pushtoi horizontin dhe gjer kupen e qiellit... Ne kete menyre, ushtria e zjarrte (barbaret osman), pushtoi edhe kete keshtjelle me lufte... Ajo u shnderrua ne pirgje dheu!. Kete rajon e pastruan nga ndyresia e paganeve me ane te ujit te shpatave me ngjyre te perhimte. Ata u kthyen ne Shkoder, te pasuruar, fitimtare dhe me shume placka. Ata mberriten prane ushtrise perandorake, e cila i ka rene botes anembane, ndersa komandantet zune vendet e tyre te meparshme.

Disa prej pjesemarresve te luftes u lavderuan dhe disave ju dhane dhurata. Secili u gradua ne pershtatje me poziten e tij... Pasi qene marre keshtjellat qe ishin ne ato ane, vendin e te pafeve (Arberia veri-perendimore) e pushtoi hutimi dhe konfuzioni..
Nderkaq ne mes,akoma qendronte keshtjella e Shkodres;........

5)-"Hoxha Saddedin/Hasan Xhan bin Hafiz Muhammed Isfahani (1536-1599); Tac-ut-tevarih (Kurora e Historive)";.....
*"Perseri doli fermani i detyrueshem per tu zbatuar nga te gjithe, qe ata se bashku me ushtrine e suiten e tyre te rrethonin keshtjellen e Lezhes dhe ta pushtonin. Kur urdheri, te cilit i nenshtrohet bota dhe vendimi qe zbatohet nga te gjithe, ju njoftua te dy pashallareve pushtues te keshtjellave, ata sipas detyres se ngarkuar, rrethuan me ushtrine fitimtare keshtjellen e siperpermendur. Komandantet e keshtjelles te cilet kishin marre vesh me perpara nga pushtimi i dy keshtjellave te forta, fuqine e madhe te ushtrise fitimtare, duke marre parasysh edhe forcen e trimerine e saj, ata nuk e vazhduan luften dhe kerkuan qe te faleshin.

Disa komandante frengj (venecian) te ardhur nga ana e frengut per te qeverisur keshtjellen, mbasi futen ne anije se bashku me plackat, ata u arratisen duke shpresuar te arrinin ne det nepermjet lumit te rrembyeshem qe rridhte rreze keshtjelles. Me nje fjale, kur ushtria boteshkelese mbreterore arriti ne brigjet e atij lumi dhe ata armiq te denje per tu vrare, qe kishin hapur krahet e arratise, atehere trimat te armatosur me hanxhare e te etur per gjak armiku dhe notaret e pashoq ne artin e kredhjes ne uje, u zhveshen lakuriq si shpatat dhe u hodhen ne kete lume te thelle.

Turma e frengjve qe kishte hipur ne anijet, kur pa afrimin si krokodile te atyre trimaveu frikesua dhe kuptoi se barka e jetes se tyre do te mbytej. Ata me veshtiresi arriten deri ne breg dhe u arratisen ne pyll. Ndersa nga ana tjeter, luftetaret fitimtar i terhoqen anijet te cilat ishin te mbushura plot e perplot me sende, placka, me vajza te nje bukurie te rralle dhe i prune ne vendin ku ndodhej ushtria. Njekohesisht derguan perseri njerez me anijet e kapura per te ndjekur te poshterit, te cilet u arratisen. Te gjithe i kapen, i lidhen me zinxhire dhe i cuan ne seline e larte".....

6)-"Ali/Mustafa bin Ahmed bin Abdullah al-Mavla Celebi (1541-1600); Kunh-ul-ahbar (Berthama e lajmeve)";...
*"Pastaj qe te dy pashallaret vendpushtuesa shkuan per pushtimin e keshtjelles se Lezhes: ata u kujdesen per pararojen e ushtrise. Pra, te pafete europiane qe ndodheshin brenda saj vuanin e torturoheshin nga frika, sepse e dinin luften dhe shkallen e vleres se dy keshtjellave, qe u pushtuan. Ata, duke thene se eshte e kote qe tu bejme qendrese, hipen ne anije, vendosen ne to plackat se bashku me familjet e tyre dhe u nisen per ne Frengjistan.

Keshtjellen e lane nen kujdesin e paket te atyre qe rrinin ne keshtjelle (Arberit). Ne kohen kur ata hipen ne anije, u pane nga padishahu, mbrojtesi i botes. Meqenese shtegu kalonte po nga ai vend, prandaj ushtria perandorake synoi marrjen e lejes pet plackitje. Krokodilat e detit te luftes u drejtuan per tek ata, me qellim qe te zinin nje placke te pakufishme e te pafund si deti. Ata menjehere u zhveshen duke mbajtur shpatat e zhveshura me dhembe, notuan drejt per ne anijet dhe ja nisen luftes e perleshjes, duke thene; "Ti je preja jone".

Mbas nje lufte te madhe ata i moren anijet; nje pjese te te pafeve qe ndodheshin brenda tyre i bene preh te shpatave, kurse te tjeret i shnderruan ne rober te lidhur me zinxhire. Ata shtine ne dore skllave, skllever, sende me vlere e kukmashe hanedanes qe skishin te mbaruar. Disa anije qe u arratisen e u perforcuan ne limanet e ishullit qe ndodhej ne ato ane,u bene gjahu dhe preja e luaneve te afte; prej tyre nuk shpetoi as edhe nje njeri.

Ne kete menyre u pushtuan te tri keshtjellat. Keshtjellen e Lezhes e shkaterruan, e rrafshuan, ndersa keshtjellat e Drishtit dhe te Zhabjakut i rregulluan dhe i meremetuan. Ndersa keshtjella e Shkodres me kaq shume perpjekje e mund, nuk u arrit qe te pushtohej".....

7)-"Sollakzade/Mehmet Hemdemi (?!..-1657); Fihrist-i Sahan (Pasqyra e mbreterve) ose Tarih-i Solakzade (Historia e Sollakzadese)"...
*"Perseri doli fermani perandorak i detyrueshem per tu zbatuar nga te gjithe, qe urdheronte te dy bashkarisht; Daut Pashen dhe Sulejman Pashen, qe te shkonin, te rrethonin keshtjellen e Lezhes dhe ta pushtonin ate. Arberit kur pane fuqine e madhe te ushtrise fitimtare te te dy pashallareve, hapes te keshtjellave, qe ishin ngarkuar per te pushtuar kete keshtjelle, hoqen dore nga lufta dhe kerkuan qe te faleshin.

Ata futen familjet dhe placken e tyre ne disa anije qe kishin ardhur aty nga ana e frengut per ndihme, me qellim qe te dilnin ne det nepermjet rrjedhes se shpejte te lumit qe kalonte perpara keshtjelles. Ata nuk munden qe te arratiseshin ne kete menyre. Kur dolen per se largu anijet armike qe po arratiseshin, luftetaret e ushtrise osmane qe ndodheshin ne bregun e atij lumi, ata me trimat, te cilet ishin te etur per lufte me armikun dhe notaret qe ishin me te zotet ne artin e zhytjes, u zhveshen si shpatat dhe u hodhen menjehere ne uje.

Armiqte frengj, kur pane ardhjen si krokodila te luftetareve, i kapi me teper frika dhe po vuanin qe te arrinin bregun me qellim qe te shpetonin. Ata arriten ne ate breg,i lidhen anijet njera me tjetren dhe kur po i terhiqnin,arriti perpara tyre ushtria islame. Atehere te shpartalluarit qe u arratisen, hipen perseri ne anijet e tyre, por u ndoqen nga luftetaret fitimtare me anije,u kapen, u lidhen me zinxhire dhe u derguan ne seline e sulltanit"...

8)-"Mynexhimbashi/Dervish Ahmed dede bin Luftullah(1631-1702);...
*"Pastaj qe andej ata sulmuan e pushtuan keshtjellen e Lezhes, mbrojtesit e se ciles e dorezuan me kusht qe te liheshin te lire. Nderkohe ushtaret qe po vinin nga ana e Frengut per ndihme, moren arratine, por ne kohen kur po kalonin lumin, trimat islame u prene rruget dhe disa prej tyre i vrane e disa te tjere i zune rober"...
*"Ishulli i Lezhes (pjese nga studimi im me teme; Ishulli i Lezhes, nje Histori e lavdishme 1478-1506)...

*Qytetaret lezhjane qe i mbijetuan sulmit kataklizmik osman dhe masakrave te Jenicereve, zbarkuan ne Ishullin e pyllezuar mocalor qe ishte formuar nga akumulimet e lumit Drin dhe aty qendruan heroikisht duke mos i lejuar ushtaret turq qe te pushtonin kete cope te vogel toke e cila do te pershtatej si vendbanimi i tyre i ri ku do te vazhdonin qe ti rezistonin furise osmane per 28-vite me rradhe (1478-1506).

Momenti historik me kulminant per Ishullin e Lezhes shenohet gjate muajit shtator te vitit-1499, kur ne rrethinat e qytetit te Lezhës shpërtheu kryengritja e madhe kundër garnizonit turk duke i debuar nga keshtjella e rrenuar e Lezhes ku burgosen te gjithe funksionaret e larte osman dhe nga ana tjeter, kryengritesit Arber (Mirdite, Zadrime, Puke, Mat, Kruje, Kurbin) bllokuan rruget qe lidhnin Shkodren me Pejen dhe Prizrenin, por gjithashtu Luftetaret Dukagjinas debuan te gjithe funksionaret osmane nga vendet e tyre.etj..

Kreret e kesaj levizje te armatosur ku numri i forcave kryengritese arrinte ne 20.000-veta, kerkuan ndihmen e Republikes Veneciane qe ti furnizonte me armatime por vlen per tu nenvizuar kerkesa qe Fra.Francesku i Krujes dhe Fra.Lazri i Lezhes e paraqiten personalisht ne Venecia, prane Senatit, per dergimin ne Arberi te Skenderbeut te Ri/ Gjergji i II-te Kastrioti dhe vendosjen e tij ne krye te kesaj levizje...

Senati mori vendim qe me dt.1-tetor-1499 dhe pas shume pengesave te pajustifikueshme nga ana e autoriteteve shteterore veneciane, Princi.Gjergji i II-te Kastrioti zbarkoi ne Ishullin e Lezhes me dt.5-mars-1501 i shoqeruar nga Shtjefen Dukagjini, Proveditori venecian dhe nga 200-Stradiote Arber te regjur neper beteja. Atmosfera e krijuar ne Ishull te Lezhes kur u njoftuan per ardhjen e Skenderbeut te Ri permendet ne ditaret e M.Sanutos i cili i referohet Frat.Benardinit nga Shkodra ne nje dokument qe mban daten 4-qershor-1500, pra nje vit perpara ardhjes se tij;

"Come de li si aspeta Scanderbech come il Mesia dali Zudei insieme con il Signor Spam Duchagin et auto quela ixola di Alexio fortificandola con qualche Dardanio asediera Scutari e Croi con tuto il resto-/-Se si ne ato ane pritet Skenderbeu ashtu si Mesia prej Judejve, se bashku me zotin Shtjefen Dukagjini dhe pasi te merret ai ishull i Lezhes, dhe te forcohet me ndonje Dardan, do te rrethohen Shkodra e Kruja me gjithe vendet e tjera"...

Ne nje dokument tjeter i cili mban dt.7-mars-1501 M.Sanuto citon nje leter personale e cila ishte shkruar nga dora e Skenderbeut te Ri, 2-dite pasi kishte zbarkuar ne Ishullin e Lezhes ku ai lajmeron arritjen e tij ne Lezhe. etj. Perballja e pare ushtarake me osmanet ne fushen e betejes nuk rezultoi e sukseseshme si rezultat i intrigave veneciane por menjehere pas pushtimit te qytetit te Durresit nga P.Osmane me dt.13-gusht-1501, Rep.Veneciane u orvat seriozisht qe ti ndihmonte kyengritesit Arber me qellim qe ti perdorte si kundra'peshe dhe kjo situate zgjati deri me dt.14-dhjetor-1502 kur Senati Venecian nenshkruan marrëveshjen e paqes me Porten e larte!..

Ne kushtet e sapokrijuara, Princi.Gjergji i II-te Kastrioti vazhdon qe te luftoje me shume vendosmeri duke mos e braktisur Ishullin e Lezhes dhe as Trevat kryengritese rreth qytetit te Lezhes... Intrigat veneciane dhe presioni i jashtem osman po intensifikoheshin cdo dite e me shume, nderkohe qe qytetaret lezhjane nuk pranonin kurrsesi qe ti nenshtroheshin fatit te tyre te zi por qendronin te bashkuar dhe te palekundur duke luftuar me vetemohim nen komanden e Princit trashegimtar Gjergji
i II-te Kastrioti i cili si rezultat i mosmarreveshjeve te vazhdueshme me Proveditorin venecian te Lezhes dhe gjithe Arberise-Veneciane, Antonius Contareno dhe rethanave aq te disfavorshme, u detyrua qe te largohet nga Ishulli i Lezhes andej nga fundi i muajit shkurt te vitit-1503 duke mos e gjetur mundesine qe te rikthehej serish ne gjirin e atij Populli hyjnor qe e adhuronte sikur te ishte nje gjysem-perendi...

Pavaresisht veshtiresive dhe vuajtjeve titanike, qytetaret lezhjane e mbrojten Ishullin e Lezhes edhe per 3-vite te tjera duke i rezistuar me shume sukses sulmeve te perseritura te ushtrive osmane por edhe duke kundershtuar me arme ne dore, vendimet arbitrare te Senatit Venecian per largimin e artilerise nga brezi i fortifikuar qe mbronte ishullin nga sulmet osmane...

Ne vitin-1506 Senati Venecian dekretoi vendimin perfundimtar per te larguar artilerine nga ky ishull duke i privuar Arberit nga mbrojtja e tij dhe ne rrethanat e sapokrijuara, keto Arber kaq te pafat u detyruan qe ta braktisin Atdheun e tyre duke e lene Ishullin e Lezhes ne duart e P.Osmane por pasi ngarkuan familjet e tyre dhe plackat ne galerat veneciane, Luftetaret Lezhjane i vune zjarrin te gjithe ishullit te pyllezuar duke shkaterruar gjithcka (korrik-1506) dhe ata te gjithe, fillimisht u transportuan duke u vendosur ne qytetin e Ulqinit dhe me pas emigruan ne dy drejtime; Puglia dhe Venecia, ku u vendosen kryesisht ne qytetin e Venecias dhe Triestes, apo ne qytete Dalmate si Zadar/Zara, Split dhe Rijeka (Kroaci). etj.

Nga: Paulin Zefi.

Saturday, April 1, 2017

"Sa e vogël êshtë bota dhe me sa shumë të papritura është e mbushur"

*** Bota është e vogël , shumë e vogël***
Para disa javëve , nje nga nxenesit e mij ishte shumë i trishtuar e i merzitur .E vura re sapo fillova qe ti shpjegoja problemin që kish detyre shtëpije.Mendova që kish ndonje hall në shkollë .Më erdhi keq dhe e pyeta:
- Çfare problemi ke? Pse je kaqe i mërzitur ? A mund të të ndihmoj unë?-
U përpoq të buzëqeshte , me mirësjellje ,uli kokën që të fshinte lotët e më tha me zë të ulët :
- Jo ..nuk kam ndonje gjë, po edhe po të kem , ti nuk mund të më ndihmosh,megjithatë faleminderit.
E kuptova qe ai vuante , kish nje hall , nje problem e kish nevojë për ndihme.Prandaj me nje lloj insistimi vazhdova
sikur nuk kisha degjuar gjë:
-Dakort , po bën mire të ma thuash .Mendoj se mund të të ndihmoj nqs problemi yt ka të bëjë me ndonje detyrë të shkollës, pamvaresisht nga lënda.Ki besim tek unë , buzëqesha duke i thënë këto fjalë.
Mu duk sikur vura re nje lloj shprese , nje lloj besimi ,në syte e tij të bukur bojë qielli te çelur .Buzëqeshi me trishtim , po me nje farë lehtësije e shprese ,e më tha:
- Po ja , mamaja ka shkuar
ne Florida se gjyshja është e semurë, shumë.Nuk e di kur do të kthehet .Babaj është gjithë ditën në punë, Brenda gruaja ,që kujdeset për mua dhe motrën nuk mund të më ndihmojë. Gjithënjë, sa herë kam ndonje projekt, e duhet që prindërit të më ndihmojnë , mamaja nuk është këtu , tha me nje ton ankimi .
Më duhet që në fund te javës të pregatis nje projekt , nje material për "Social study " për Hungarianë.
Ne mesuam për emigracionin ne USA , tani sejcili nga ne do te jetë një " emigrant", që do të përfaqësojë nje shtet të Europes.Do kemi nje emer të këtij vëndi, nje pashaportë amerikane me emrin e emigrantit e duhet të dimë gjërat kryesore për atdheun që lamë prapa .Unë do të jem nga Hungaria dhe emri im është Ferenc. As e di se ku është ky vënd me kete emër të ngatëruar.Mesuesja na ka dhënë planin.Ka shkrojtur çdo gje që ne duhet të dimë.Jane shumë.- perfundoi ligjeratën e tij , disi i lehtesuar, që ju dha mundesia ta shprehte " hallin" e madh që e kish zënë.Me zë më të plotë , më të vendosur tani ,vazhdoi :
- Veç kësaj duhet të pregatisim nje tabelë me të dhënat më të rëndësishme , me veshjen karakteristike te vëndit , me flamurin , harten e të tjera .Ka shume punë.-psherëtiu disi i lehtësuar .
I kerkova meterialin me kerkesat që ju kish dhënë mësuesja , e lexova menjeherë duke buzëqeshur e duke menduar :" Sa praktikë janë amerikanët , sa shkolla te mira , të këndëshme e zbavitëse kanë !Sa metoda origjinale, mesojne thelbin , ujin e lenë mënjanë!"
- Mos u merzit , i thashë, unë do te ndihmoj për të pregatitur tabelën dhe për gjithë materialet e tjera që të duhen.Po ti duhet ti mësosh shume mire të gjitha ato që do pregatisim dhe dua që të vlerësohesh me notën maksimale. Vetëm me këtë kusht mund të te ndihmoj." Do te jap nje liste me gjitha materialet qe do na duhen për te bërë tabelën .Besoj që babaj ose Brenda do ti blenë për ty ..Pjesën teorike do ta fillojme që sot.Unë do te flas e ti, si te duash shkruaj ose shtyp , cilen te kesh me kollaj.Mbasi të mbarojmë matematikën fillojmë me Hungarinë, i thashë.

Lumturia e tij ish e pa treguar .Për nje moment mu duk sikur nuk më besoj dhe e vuri disi në dyshim faktin që unë mund ta ndihmoja për projektin e tij " shumë të vështirë."
Më erdhi për të qeshur kur lexova mosbesimin e pa shprehur te tij.
Pas kësaj bisede vazhduam normalisht mësimin e kur mbarova i thashë :
-Tani është koha të fillojmë të shkruajmë per Hungarinë.Do shkruajmë mbase më teper nga sa do na duhet .Në fund do të vendosim çfare do mbajmë e çfare do të heqim. Do të shkruash apo do te shtypësh ?Çfare ke me kollaj ?E pyeta duke buzëqeshur .
- Do shkruaj , më tha.
- Atehere mer letër e laps e le të fillojmë.
Filluam e ai pa dashje psheretiu i lehtësuar .
Hungaria eshte nje shtet në Europen qëndrore që kufizohet nga : Rumanija, Austria, Kroacia , Serbia Çekia,Sllovenia.Ka kryeqytet Budapestin .
Mora frymë thellë kur mendova sa me ka pëlqyer ky qytet , i pari qytetet " i jashtem " qe kam parë në jetë.Me ka lënë nje përshtypje të jashtëzakonëshme , me ato godina madheshtore e krye larta , me arqitektura interesante ,te mbushura plot me histori e legjenda të këndëshme.Më është dukur shumë i bukur .U shkeputa nga kujtimet e vazhdova :
-Në mes të qytetit kalon lumi i mrekullueshme Danub që e ndan kryeqytetin e Hungarisë në dy pjese : ne Buda e ne Pest.
Përsëri mu kujtua Danubi blu,valët e tij të bukura , shtetet që lag ky lumë i lundrueshëm .Mu kujtua që edhe emri i këtij lumi magjepës , i është vënë nga banorët e parë të Hungarise , që ishin Ilirët ,nga fisi i Panonëve.Hungarezët erdhën ne Europë nga shekulli i X- të , nga Azia qëndrore e sollen me vehte edhe gjuhen e tyre.Hungarishtja është nga të paktat gjuhë të Europës që nuk i takon familjes së gjuhëve Indoeuropiane.
Dhe pa dashje mu kujtua valsi i mrekullueshm, që mban emrin e këtij lumi të madh e të bukur , valsin e pa vdekshem , të kompozuar , nga familja e muzikantëve te mëdhenj austriakë , Strauss , që ne shqiptarët e shijojmë shumë ne ditën e parë të vitit, nëpërmjet koncertit te Vjenës .
U shkëputa përsëri nga mendimet e mija , e disi e menduar ,vazhdova :
-Hungaria ka qënë pjese perberese e perandorise së madhe Austro- Hungareze. Hungarezet i detyruan perandoret e fuqishem të që perandoria të quhej : Austro -Hungari .Në shekullin e 19- te hungarezet u shkëputën , e fituan pamvaresine ... ketu perseri m'u kujtua nje shoqja ime e shkolles që kish qef te më thëriste me emrin e poetit te madh hungarez Shandor Peteuf dhe vargjet e tij të famëshme, me rastin e pamvaresise :
..... Për perëndinë e Magjareve betohemi ne
Betohemi se skllevër më s'do të jemi...
Pa dashje mendja më fluturoi tek kompozitori i madh hungarez Franz Liszt , për të cilin kemi parë edhe film në Tirane, dhe meloditë e tij filluan të më vërtetën në kokë. Mu kujtua gjithashtu edhe themeluesi i antiseptis në biologj, hungarezi Semmelweis.Buzëqesha dhe mendova në se duhej ti shkruante apo jo.Mu duk me vënd që ti shkruante dhe vazhdova me zhvillimin e pyetjeve e kerkesat që ju kish dhene mësuesja.
Hungarezet , pjesa më e madhe janë katolikë .Bile ne Hungari ndodhej kisha me e gjatë në Europë.Kuriozitet i këndshem .
Ne 1956 ne Hungari shpërtheu nje revoltë e madhe popullore , kunder regjimit te kohës , që si tek ne ishte komunizmi . Sigurisht, u mobilizua gjithe " familja e madhe socialiste ", e lëvizja u shtyp. Buzëqesha përsëri me vehte se mu kujtua që ne në shkollë e kemi mësuar se :
" ishte kunder revolucion , që u nxit nga vëndet anti komuniste dhe se si populli hungarez fitoi perseri lirinë , mirëqënjen , përparimin , dhe komunizmin..."
Ai u lumturua shume kur ne e mbaruam shume shpejt materialin teorik dhe para se të ndaheshim më pyeti :
-Po ti nga i di gjithë këtë gjëra për Hungarinë ?
-I kam mësuar në shkollë, i thashë , kur isha në moshen tënde, dhe duke u larguar buzëqesha e kënaqur .
Mbas disa ditësh e bëmë edhe tabelën me flamurë , me harta , me veshjen karaktestike të tyre e me fotografi të ndryshme nga Hungarija .Doli vërtet shumë e bukur.
Ai ndjehej shumë krenar kur, mësuesja e konsideroj punimin e tij më të mirin në klasë. Më falenderoj përsëri per ndihmën që i dhashë e më tha:
-Do të isha shumë i kënaqur nqs do te vini ditën e Enjte , 30 Mars , në shkollë , në sallën e fiskultures , ku do të bëhet prezantimi.Do të vine jo vetëm prinderit por edhe te fituar e miq të familjes .Do te jenë te gjithe"emigrantët" nga shtete të ndryshme të Europes.Do ju jepet mundësia të na pyesni për shtetin nga kemi ardhur e ne do ju përgjigjemi.Do kendojme e pastaj do kemi ëmbelsira .Të lutem shumë që të vish . Do kënaqesh shumë , edhe unë do të kënaqem shumë.Të lutem.
Edhe vetë kisha dëshirë e kuriozitet te shikoja prezantimin e emigranteve dhe vajta.
Vërtet ishte diçka e bukur kur shikoje fëmijë amerikanë ,te veshur me roba karakteristike të vëndit imagjinar nga kishin emigruar .Kishte fëmijë që perfaqesonin emigrantet e ardhur nga Polonia, Irlanda, Hungaria , Italia , Hollanda , Gjermania e te tjera.Do kisha dëshirë të shikoja ndonje emigrant , ndermjet tyre ,te ardhur nga Shqiperija ... Po nuk gjeta.
Diku pashë një vajze qe ish emigrante nga Italia me nje emer teper interesant që më bëri përshtypje
U afrova dhe kexova :
Sofia Albanesse .Ne te vertete ish nje vajzë indiane qe ishte caktuar nga Italia .
Ju afrova dhe e pyeta :
- Po ti nga çfare shteti vjen?
- Nga Siqelia ,Italija jugore.
- Ke nje mbiemër shumë interesant , i thashë .Shteti nga jam une , në të vërtetë ka emrin e mbiemrit tënd : Albania
-Waw shumë interesant , me tha vajza me mbiemrin Albanesse ,që në të vërtetë ishte indiane e quhej Rieley.
Në këtë kohë ndjeva një dorë në sup.U ktheva dhe pashë nje grua disi të moshuar , që po më buzëqeshte.Ajo e kish ndjekur biseden time me " Sofine " dhe pa asnje ndrojtje mu prezantua :

- Më quajnë Anna Maskalone.Kam mbesën këtu .Perfaqeson nje vajze te ardhur nga Irlanda .Unë jam me origjinë nga arbereshët e Italisë, që janë larguar nga Shqiperia ne kohë të Skënderbeut, 500 e me shumë vite më parë. Gjyshërit edhe prindërit e mij dinin shqip .Bile edhe unë kuptoj e di disa fjalë shqip: si bukë,ujë Ishte e mallengjyer.Pastaj më pyeti :
-Po mirëmëngjes e mirëmbrëma si i thonë ne shqip?-
Ja thashë , po sikur nuk gjeti atë që priste nga përgjigjia ime e me pyeti :
-Po eshte nje fjalë tjetër pershendetje , me kujtohet , që gjysherit e mij e përdornin sa herë largoheshin
I thashë :
- Mos theshin natën e mirë e mirë u pafshim ?"
-Po , Po .. Kjo është : mirë u pafshim....sa u kenaqa që takova nje shqiptare nga vendi i të parëve te mij , që flet shqip! "
Edhe unë u kënaqa që takova nje arbëreshe , që edhe pse kishin kaluar 500 vjet , pa qënë kurre ne Shqiperi ndjehej krenare për origjinën e të parëve të saj . I premtova që do ta njoh me familjen time e do ti dhuroj nje fjalor te gjuhes shqipe.
Lumturia e saj ishte e pa masë, veçanërisht kur i premtova për fjalorin. Do ja gjej e do ja dhuroj pa tjetër.
U largova nga ky festim e lumturuar, duke mbajtur nje numur telefoni në xhep, e me një dëshirë të madhe që të takohem së shpejti me arbëreshen.
Pa dashje mendova: "Sa e vogël êshtë bota dhe me sa shumë të papritura është e mbushur" !

Sunday, January 8, 2017

PLATFORMA E RIKTHIMIT NË IDENTITET - IDEOI & PËRGATITI: RONI BAZELLI




PLATFORMA E RIKTHIMIT NË IDENTITET 

Faza 1: Identifikimi dhe regjistrimi i të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë në një Data Base Unike dhe paisja e secilit me nga një kartë të formatit e ID-Card, me të dhënat e secilit, me foton përkatëse dhe karta të jetë e standartizuar dhe me elementë sigurie. 


Faza 2: Së pari përgatiten grupet e punës që do të merren me zgjedhjen dhe caktimin e stafit për secilin shtet ku ndodhen Shqiptarët apo siç quhen ndryshe Arnautët, Arvanitët apo Arbëreshët edhe deri tek Albanët e Kaukazit dhe Hunzat e Kafiristanit. Gjithashtu sigurimi i donatorëve, dhe grupeve financiare që do të financojnë platformën Stafi duhet të merret me identifikimin e shqiptarëve, gjetjen e listave në gjendjet civile, nëpër zonat që ka Shqiptarë dhe hulumtimin e këtyre zonave krahinave që jetojnë shqiptarët, bashkëpunimi me shoqatat Shqiptare në secilin vend ku ka shqiptarë dhe regjistrimin në Data Base dhe paisjen e tyre me ID-Card. 

E rëndësishme është vërtetimi që ata janë shqiptarë apo rrjedhin nga familje shqiptare. Ç'do Shqiptar ose Arnaut, Arvanit apo Arbresh duhet të nënëshkruajë me emrin e tij në kartë dhe pse jo një shënjë gishti, kjo për t'ja rritur vlerën dhe sigurinë kartës por edhe procesit seriozitetin 

Faza 3: Pasi të krijohen grupet e punës, stafi përkatës për ç'do shtet e zonë dhe baza materiale e financiare, atëherë fillohet me regjistrinin në Data Base dhe paisjen me ID-Card Arnautët (Shqiptarët) e Turqisë sepse aty jetojnë 22 milion Arnaut (Shqiptarë). Pastaj paralel fillohet me regjistrinin në Data Base dhe paisjen me ID-Card të Arvanitëve të Greqisë që mund të jenë rreth 7 milion, po ashtu vazhdon procesi me regjistrimin në Data Base dhe paisjen me ID-Card të Arbreshve të Italisë. 

E njëjta procedurë me regjistrimin dhe paisjen me ID-Card vazhdohet me 5 milion Arnautët e vendeve Arabe si Egjyptit, Sirisë, Libanit, Libisë, Irakut. S'duhen harruar pa u regjistruar e paisur me ID-Card Shqiptarët e SHBA-s, Kanadasë, Meksikës, Amerikës Qëndrore, Amerikës Latine, Azisë, Afrikës, Australisë, Ishujve dhe Europës. 

 Faza 4: Do ishte shumë e vlefshme nëse gjatë procesit të regjistrimit në Data Base dhe paisjes me ID-Card, të hapeshin Shkolla për mësimin e gjuhës Shqipe në të gjitha këto zona të banura nga Arnautët, Arvanitët, Arbëreshët e të gjithë Shqiptarëve të tjerë kudo që ata ndodhen punojnë e jetojnē. Financimi i shkollave shqipe të bēhet nga shtetet përkatëse të cilët janë të detyruar t'a finacojnë hapjen e arsimit shqip konformë të drejtave ndërkombëtare arsimore dhe kulturore që minoritetet meritojnē! Por dhe Shkollat Shqipe private janë të mirëpritura të kontribuojnë në përhapjen e gjuhës Shqipe e cila në shumë nga këta Shqiptarë është harruar nga trysnia e asimilimit, shoqëria ku kanë jetuar, koha dhe faktorë të tjerë. 


Faza 5: Pasi procesi i regjistrimit në Data Base, paisja me ID-Card dhe shkollimi në gjuhën Shqipe të kenë avancuar pozitivisht, kalohet në përgatitjet për marrjen e pashaportës Shqiptare të gjithë Arvanitëve, Arnautëve, Arbreshëve dhe gjithe Shqiptarëve të vërtetuar si të tillë dhe të regjistruar në Data Base dhe të paisur me ID-Card. Faza 6: Pas paisjes me pashaportë qeveritë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi por dhe qeveritë ku stergjyshërit e e një pjese të këtyre shqiptarëve u shpërngulën, të krijojnë kushtet e favorshme për kthimin në trojet e tyre të atyre shqiptarëve që dëshirojnë njē gjë të tillë. 


Po ashtu qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të krijojnë kushtet dhe favore e përfitime ekonomike për stimulimin e rikthinin e Shqiptarëve nē trojet e stërgjyshëve të tyre. Nësë kjo platformë nuk realizohet, asimilimi dalë nga dalë do t'i humbas identitetin e gjuhën shqiptarëve por edhe vetëdijen e tyre dhe kështu veprimtaria dhe kontributi i tyre do t'i takojnë një shteti tjetër. Kjo Platformë mundëson Bashkimin Konkret Kulturor Social e Ekonomik të Gjithë Shqiptarëve Platforma është e hapur për përmirësime! Nuk është e lehtē, por është e mundur! 



IDEOI & PËRGATITI: RONI BAZELLI 
Tiranë, Korrik 2016

SHQIPTARI DHE E VËRTETA! - Nga Rudi Berisha

SHQIPTARI  DHE  E VËRTETA  !


Populli shqiptarë të jetë i zgjuar, mendjendritur dhe të kaloj edhe këto pengesa të vogla që i kemi  përpara. Rruga për ne popullin shqiptarë, do jetë e rënd, por nuk është e pa-kaluar.

E shkruar nga Rudi Berisha

Prishtinë, 06 janar- Ata që luftuan për atdhe, sakrificën dhe flijimin e tyre i falën lirisë, i quajnë dhunues, vrastar, kriminel dhe mundohen disa të paditur dhe karrierist, disa dashakeq të vet-atdheut të tyre  të shkelin mbi kontributin e tyre, mbi gjakun e familjes së tyre, dhe mbi vet historinë tonë shqiptare ! 

Më mirja dosje nga njerëz të caktuar, në kohën e lig, u munduan të jenë pjesë e një sistemi shpifës duke u thirr: në emër të ‘’ demokracisë, në emër të drejtësisë’’, por këto akt-akuza janë : vetëm një shpifje dhe po mundohen të njollosin UÇK-n, djemtë e saj më të mirë që i pati atdhe në shekullin qe ne po jetojmë ...

Frikacakët i quajnë sot hero, ky ‘’ realitet ‘’shitet sot në tryezën tonë, por ka edhe një pjesë nga ne, që këtë mashtrim nuk e hamë, nuk e gëlltitim fare, edhe nëse ju o injorant mundoheni ç’ të veshur më petkun e mëndafshit a po në kuzhinat e bukura të mbuluar më mjaltë të na mashtroni, e keni shumë gabim, kaloj koha e paditurisë, është kohë që e dimë kush është Hero, e kush jo...

Ne  e dimë të vërtetën, më kohë do e themi, më kohë do e merrni atë që po punoni...

Në zyrat e BE-së, që nga mëngjesi deri në mbrëmje, shkojnë  gjithë- çfarë informatash dhe shpije, kinse ‘’ UÇK-ja, ka krye krime në lufte, gjatë lufte, pas lufte ‘’, të gjitha këto janë vetëm shpifje, dhe këta individ ç’ janë më të ligj se vet armiku ynë i përbetuar serbo-sllav...

Të punosh më nder është vështirë, të tradhtosh atdheun dhe të spiunosh e ke të lehtë ( ka edhe që të paguajnë, që të punosh kundër popullit, kombit dhe tokës që të rriti ), nëse dikush nga ne i bënë të tilla gjëra, e ka dënuar Zoti dhe nëna që e rriti do e mallkoj.

Populli shqiptarë të jetë i zgjuar, mendjendritur dhe të kaloj edhe këto pengesa të vogla që i kanë përpara.

Më vie keq, e ndjej dhimbje të madhe, dhe ju them që shumë trima shqiptarë do pësojnë nga kjo dorë e zgjatur e armikut më ca ‘’ shqip-folsa ‘’, që do të dëmtojnë djemtë më të mirë ç’ i pati dhe i ka Dardania ( Kosova ) sot.  Janë duke u përgatitë shpifje të mëdha, por mos harroni që në këto shpifje kanë dorë edhe ca ‘’ shqip-folsa’’, që po dërgojnë informata në mullirin e gabuar e në mesin tonë shiten si ‘’patriot, si shpëtues të atdheut ‘’, koha do e tregoj, dëshmoj të vërtetën ...!

Jam më ju të nderuar, më ju që kontribut për atdheun tonë të përbashkët të jetë i lirë. I falënderoj shtetet Ndërkombëtare  që intervenuan për çlirimin e Dardanisë ( Kosovës), por në veçanti deri në vdekje respektoj dhe do nderoj gjakun e dëshmorëve dhe të civilëve shqiptarë që ranë dhe u martirizuar për Lirinë që e kemi ne sot , për Lirinë tonë!

Qoftë i paharruar gjaku i dëshmorëve, respekt për të gjithë luftëtarët pa ngjyra politike. Nderime Atdheut. Zoti e bekoftë gjithë popullin shqiptarë. Qofshim të bashkuar përjetë !

Rudi Berisha, kryetar i Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’
Prishtinë, më 06 janar 2017