SHQIPTARI DHE E VËRTETA
!
Populli shqiptarë të jetë i zgjuar,
mendjendritur dhe të kaloj edhe këto pengesa të vogla që i kemi përpara.
Rruga për ne popullin shqiptarë, do jetë e rënd, por nuk është e pa-kaluar.
E shkruar nga Rudi Berisha
Prishtinë, 06 janar- Ata që luftuan për
atdhe, sakrificën dhe flijimin e tyre i falën lirisë, i quajnë dhunues,
vrastar, kriminel dhe mundohen disa të paditur dhe karrierist, disa dashakeq të
vet-atdheut të tyre të shkelin mbi kontributin e tyre, mbi gjakun e
familjes së tyre, dhe mbi vet historinë tonë shqiptare !
Më mirja dosje nga njerëz të caktuar, në
kohën e lig, u munduan të jenë pjesë e një sistemi shpifës duke u thirr: në
emër të ‘’ demokracisë, në emër të drejtësisë’’, por këto akt-akuza janë :
vetëm një shpifje dhe po mundohen të njollosin UÇK-n, djemtë e saj më të mirë
që i pati atdhe në shekullin qe ne po jetojmë ...
Frikacakët i quajnë sot hero, ky ‘’ realitet
‘’shitet sot në tryezën tonë, por ka edhe një pjesë nga ne, që këtë mashtrim
nuk e hamë, nuk e gëlltitim fare, edhe nëse ju o injorant mundoheni ç’ të
veshur më petkun e mëndafshit a po në kuzhinat e bukura të mbuluar më mjaltë të
na mashtroni, e keni shumë gabim, kaloj koha e paditurisë, është kohë që e dimë
kush është Hero, e kush jo...
Ne e dimë të vërtetën, më kohë do e
themi, më kohë do e merrni atë që po punoni...
Në zyrat e BE-së, që nga mëngjesi deri në
mbrëmje, shkojnë gjithë- çfarë informatash dhe shpije, kinse ‘’ UÇK-ja,
ka krye krime në lufte, gjatë lufte, pas lufte ‘’, të gjitha këto janë vetëm
shpifje, dhe këta individ ç’ janë më të ligj se vet armiku ynë i përbetuar
serbo-sllav...
Të punosh më nder është vështirë, të
tradhtosh atdheun dhe të spiunosh e ke të lehtë ( ka edhe që të paguajnë, që të
punosh kundër popullit, kombit dhe tokës që të rriti ), nëse dikush nga ne i
bënë të tilla gjëra, e ka dënuar Zoti dhe nëna që e rriti do e mallkoj.
Populli shqiptarë të jetë i zgjuar,
mendjendritur dhe të kaloj edhe këto pengesa të vogla që i kanë përpara.
Më vie keq, e ndjej dhimbje të madhe, dhe ju
them që shumë trima shqiptarë do pësojnë nga kjo dorë e zgjatur e armikut më ca
‘’ shqip-folsa ‘’, që do të dëmtojnë djemtë më të mirë ç’ i pati dhe i ka
Dardania ( Kosova ) sot. Janë duke u përgatitë shpifje të mëdha, por mos
harroni që në këto shpifje kanë dorë edhe ca ‘’ shqip-folsa’’, që po dërgojnë
informata në mullirin e gabuar e në mesin tonë shiten si ‘’patriot, si shpëtues
të atdheut ‘’, koha do e tregoj, dëshmoj të vërtetën ...!
Jam më ju të nderuar, më ju që kontribut për
atdheun tonë të përbashkët të jetë i lirë. I falënderoj shtetet
Ndërkombëtare që intervenuan për çlirimin e Dardanisë ( Kosovës), por në
veçanti deri në vdekje respektoj dhe do nderoj gjakun e dëshmorëve dhe të
civilëve shqiptarë që ranë dhe u martirizuar për Lirinë që e kemi ne sot , për
Lirinë tonë!
Qoftë i paharruar gjaku i dëshmorëve, respekt
për të gjithë luftëtarët pa ngjyra politike. Nderime Atdheut. Zoti e bekoftë
gjithë popullin shqiptarë. Qofshim të bashkuar përjetë !
Rudi Berisha, kryetar i Klubit Letrar ‘’
Zahir Pajaziti ‘’
Prishtinë, më 06 janar 2017